ushtria ruse Archives - Albeu.com

CNN: Rusia ka rekrutuar 15 mijë nepalezë për të luftuar në Ukrainë
Ushtria ruse ka rekrutuar 15,000 nepalezë për të luftuar kundër Ukrainës, raporton CNN, duke cituar burime të shumta. Ndërsa viktimat ruse në fushëbetejë rriten, qeveria ruse vitin e kaluar njoftoi një paketë për luftëtarët e huaj që i bashkohen ushtrisë së Moskës, e cila përfshin të paktën një pagë mujore prej 2,000 dollarësh dhe një proces të përshpejtuar për marrjen e një pasaporte ruse.

Sipas qeverisë nepaleze, aktualisht ka vetëm rreth 200 qytetarë të saj që luftojnë në Ukrainë në anën ruse, me të paktën 13 prej tyre të vrarë në aksion dhe 4 të kapur si robër lufte. Por avokatët dhe aktivistët e të drejtave të njeriut në Nepal thonë se këto vlerësime zyrtare nënvlerësojnë shumë shifrat e vërteta.

Ligjvënësi nepalez i opozitës dhe ish-ministri i Jashtëm Bimala Rai Paudyal tha se midis 14,000 dhe 15,000 nepalezë po luftonin në Ukrainë, duke përmendur dëshmitë e burrave që ktheheshin nga vijat e frontit dhe duke u bërë thirrje autoriteteve ruse të japin numrat realë.

CNN përmend dy qendra trajnimi në Rusi, ku nepalianët dhe të huajt e tjerë po stërviten përpara se të vendosen në vijën e frontit në Ukrainë. Ministria e Jashtme ruse nuk iu përgjigj pyetjeve të transmetuesit amerikan për numrin e nepalezëve të rekrutuar nga ushtria ruse dhe sa prej tyre kanë vdekur deri më tani.

The post CNN: Rusia ka rekrutuar 15 mijë nepalezë për të luftuar në Ukrainë appeared first on Albeu.com.

Rusia po shqyrton konfiskimin e pasurisë së atyre që “shpifin” për ushtrinë
Parlamenti rus filloi sot shqyrtimin e një projektligji që do t’i jepte shtetit fuqinë për të konfiskuar pronën e njerëzve të akuzuar për shpifje ndaj ushtrisë ruse ose nëse bëjnë thirrje publike për veprime që minojnë sigurinë e shtetit.

Ky veprim është krahasuar me retorikën e diktatorit Josif Stalin dhe mund të ketë ndikim te mijëra rusë që kanë folur kundër ndërhyrjes ushtarake së Moskës në Ukrainë.

Kritika për “operacionin special ushtarak”, siç e quan Moska luftën në Ukrainë, është cilësuar si një krim në Rusi që kur filloi pothuajse dy vjet më parë, por projektligji i ri synon t’i bëjë dënimet edhe më të ashpra.

Për shembull, do të lejonte shtetin të konfiskonte pronat e rusëve që janë larguar nga vendi dhe kanë kritikuar luftën, por vazhdojnë të mbështeten në të ardhurat nga dhënia me qira e shtëpive ose apartamenteve të tyre në Rusi.

Kryetari i Dumës së Shtetit, dhoma e ulët e parlamentit rus, Vychislav Volodin, një aleat i ngushtë i Putinit, tha: “Të gjithë ata që përpiqen të shkatërrojnë Rusinë, e tradhtojnë atë, duhet të ndëshkohen në përputhje me rrethanat dhe t’i kthejnë dëmet vendit në formën e pronës së tyre,” tha ai duke shpallur prezantimin e projektligjit.

The post Rusia po shqyrton konfiskimin e pasurisë së atyre që “shpifin” për ushtrinë appeared first on Albeu.com.

Putin bën hapin e radhës, propozohet rritja e moshës për rekrutimin ushtarak, çfarë fshihet pas kësaj
Një projekt-ligj për të rritur moshën e rekrutimit ushtarak në Rusi është paraqitur nga një politikan i lartë në vend.

Kjo do të thotë se burrat mund të rekrutohen midis moshës 21 dhe 30 vjeç, në vend të moshës aktuale prej 18 deri në 27 vjeç, deri në vitin 2026.

Projektligji u prezantua nga Andrei Kartapolov, një ish gjeneral që kryeson komitetin e mbrojtjes të Dumës së Shtetit.

Për shkak se ka dy vite tranzicioni – 2024 dhe 2025 – kur mosha e rekrutimit do të kalojë 10 ose 11 vjet në vend të nëntë të zakonshme, projektligji do të rriste për njëfarë kohe numrin e burrave që i nënshtrohen shërbimit të detyrueshëm të një viti.

Presidenti rus Vladimir Putin dha mbështetjen e tij në dhjetor për propozimet për të ndryshuar diapazonin e moshës.

Projektligji vjen mes raporteve se ministri i mbrojtjes i Kremlinit, Sergei Shoigu, planifikon të rrisë numrin total të personelit luftarak në shërbim nga 1.15 milion në 1.5 milion. /albeu.com

The post Putin bën hapin e radhës, propozohet rritja e moshës për rekrutimin ushtarak, çfarë fshihet pas kësaj appeared first on Albeu.com.

Putin nuk gjen qetësi, sërish ndryshime në krye të ushtrisë
Gjeneral-lejtnant Andrey Mordvichev është bërë komandant i Qarkut Qendror Ushtarak të Rusisë, sipas RBC.

Ai zëvendëson gjeneral-kolonelin Alexander Lapin, i cili muajin e kaluar u promovua në shef të shtabit të forcave tokësore të Rusisë.

Vitin e kaluar, gjeneral-lejtnant Mordvichev udhëhoqi trupat ruse për të pushtuar qytetin port jugor të Mariupolit.

Beteja disamujore arriti kulmin me një rrethim në fabrikën e çelikut Azovstal të qytetit, e cila përfundimisht u kap nga forcat ruse.

Moska ka bërë ndryshime gjithëpërfshirëse në udhëheqjen e saj ushtarake gjatë luftës, pasi pësoi humbje të shumta të dhimbshme.

Tetorin e kaluar, Rusia emëroi gjeneralin e Forcave Ajrore Sergei Surovikin si komandantin e përgjithshëm të forcave të saj në Ukrainë, menjëherë pas shkarkimit të raportuar të komandantëve të distrikteve ushtarake Lindore dhe Perëndimore.

Por vetëm tre muaj më vonë, ai u hoq dhe u zëvendësua nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Valery Gerasimov. /albeu.com

The post Putin nuk gjen qetësi, sërish ndryshime në krye të ushtrisë appeared first on Albeu.com.

Sanksionet e reja të BE-së pritet të shënjestrojnë ushtrinë dhe bankat ruse
Organi ekzekutiv i Bashkimit Evropian propozoi vendosjen e sanksioneve ndaj forcave të armatosura të Rusisë, tri bankave dhe dhjetëra zyrtarëve.

“Rusia vazhdon të sjellë vdekje dhe shkatërrim në Ukrainë. Ajo qëllimshëm po sulmon civilët dhe infrastrukturën civile”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Por, ne qëndrojmë me Ukrainën dhe Rusia do të paguajë për mizoritë e saj”, shtoi ajo.

Bashkimi Evropian deri më tani ka miratuar tetë pako të sanksioneve ndaj Rusisë, që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt. Sanksionet evropiane kanë shënjestruar edhe eksportet e naftës, që janë kyçe për Rusinë.

Ambasadorët e BE-së do të diskutojnë për sanksionet e propozuara. Që ato të hyjnë në fuqi, duhet miratimi i të 27 shteteve të bllokut.

Von der Leyen tha se tani BE-ja po synon të sanksionojë “pothuajse 200 persona dhe entitete” dhe t’ua ndalojë atyre pajisjen me viza. Po ashtu, planifikohet ngrirja e aseteve të personave të sanksionuar, përfshirë edhe të zyrtarëve ushtarakë, ministrave dhe kompanive të mbrojtjes.

Në pakon e re, Komisioni ka propozuar sanksionimin të tri bankave, përfshirë Bankën ruse për Zhvillim Rajonal.

The post Sanksionet e reja të BE-së pritet të shënjestrojnë ushtrinë dhe bankat ruse appeared first on Albeu.com.

Ushtria e Rusisë: Fuqia e mbivlerësuar
Kur nisi pushtimin e Ukrainës, Putini ndoshta besonte në një fitore të shpejtë. Por mobilizimi i fundit tregon se ky ishte një iluzion. Sa e fortë është vërtet ushtria ruse?

Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, Moska bëri gjithçka që mundi për të ruajtur statusin e saj si një superfuqi – duke përfshirë edhe statusin e saj si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Bashkimi Sovjetik nuk mund të konkurronte ekonomikisht me shumë vende perëndimore. Por Kremlini e ka justifikuar gjithmonë pretendimin e Moskës si një superfuqi në aspektin ushtarak. Rusia, është thënë me dekada, ka një nga ushtritë më të mëdha dhe më të fuqishme në botë – duke përfshirë edhe armët bërthamore. Presidenti Putin rregullisht i dërgonte botës imazhe të paradave ushtarake me një koreografi të përsosur në Moskë ose përmes manovrave nga forcat e tij të armatosura.

Por sa e fuqishme është vërtet një ushtri nuk demonstrohet me parada në Sheshin e Kuq, por në fushën e betejës? E në fushëbetejë rusët po përjetojnë humbje të mëdha nga një ushtri shumë më e vogël, si ajo e Ukrainës, një ushtri e cila deri para pak vitesh nuk ekzistonte fare. Si mund të ndodhë kjo?

Sa e madhe është ushtria e Putinit?

Sipas Margarete Klein nga Fondacioni për Shkencë dhe Politikë në Berlin, forcat e armatosura ruse në letër mund të jenë 1 milion, e në të ardhmen pretendojnë të jenë madje deri në 1,1 milion ushtarë. Por madhësia reale është më e vogël, shpjegon ajo për Deutsche Wellen. Një pjesë e madhe e njësive ruse që janë gati për veprim janë vendosur tashmë në Ukrainë. Ato kanë pësuar humbje të rënda, për shkak të vrasjeve dhe plagosjve të ushtarëve”, thotë ajo. Nuk ka shifra të sakta, por shërbimi sekret amerikan CIS beson se Rusia ka pasur deri tani dhjetra mijëra të vdekur dhe të plagosur.

Deri më tani kanë vuajtur më së shumti regjimentet e stacionuara në pjesën aziatike të Rusisë gjatë kohës së paqes, thotë George Barros i Institutit për Studime të Luftës në SHBA. Ideja se Rusia ka rezerva ushtarësh të gatshëm për veprim nuk ka të bëjë fare me realitetin, tha ai për DW. Sipas Barros, rrjedha e deritanishme e luftës tregon se bota e ka mbivlerësuar prej kohësh forcën e ushtrisë ruse.

Margarete Klein shpjegon se Rusia tani duhet të thërrasë rezervistët për të plotësuar boshllëqet që kanë lindur si rezultat i humbjeve. Në fund të fundit, sipas Barros, qëllimi i Putinit në thirrjen e rezervistëve është të mbajë vijën aktuale të frontit dhe jo të fitojë territore të tjera.

Ushtarët pa stërvitje dhe pajisje

Fuqia ushtarake e Rusisë shihet nga vet fakti se kush po mobilizohet aktualisht. “Ka burra që janë mbi moshën 50 vjeç dhe kanë probleme shëndetësore”, thotë eksperti. Shembuj të shumtë në rrjetet sociale i konfirmojnë këto pohime.

Rezervistët duhet të trajnohen dhe të pajisen para se të dërgohen në luftë, thotë Barros. Një pjesë prej tyre do të trajnohen vetëm një ose dy muaj, që nuk mjafton. Por shumë të tjerë dërgohen drejt në front pa asnjë trajnim dhe pa pajisje fare, thotë ai. Ai nuk e beson se me rezervistë të tillë mund të arrihen suksese ushtarake. Ka gjasa të rritet vetëm numri i të vdekurve dhe të plagosurve.

Eksperti rus i sigurisë Pavel Luzin është dakord me këto pohime. Aktualisht ai jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas mendimit të tij, Ukraina do të vazhdojë të luftojë, pavarësisht nga i ashtuquajturi referendum që vasalët e Putinit mbajtën në lindje të Ukrainës. Për më tepër, Luzin mendon se industria ruse e armatimeve nuk është në gjendje të sigurojë furnizime në afat të shkurtër – sigurisht jo për rezervistët e thirrur aktualisht. Ndërsa Margarete Klein mendon se ka ende armë dhe predha të vjetra nga epoka sovjetike që ruhen në Rusi.

Por edhe këtu nuk është e sigurt nëse një pjesë e madhe e këtyre armëve nuk janë rishitur për shkak të korrupsionit apo nëse këto materiale mund të përdoren në luftë. Sipas Klein, industrisë ruse i mungojnë çipat për armë me precizion të lartë dhe pjesë të tjera rezervë. Por Rusia ka avantazhin që ka më shumë njerëz në dispozicion dhe kështu mund të dërgojë gjithnjë e më shumë rezervistë në luftë në planin afatgjatë, thotë për DW, Ted Galen Carpenter nga Instituti CATO në Uashington.

Shumë komponentë nevojiten për të qenë të suksesshëm në luftë, thotë George Barros. Ushtarë, armë moderne, stërvitje e mirë, udhëheqje, motivim, logjistikë, janë vetëm disa prej tyre. Thjesht dërgimi i më shumë burrave në front nuk do ta zgjidhë problemin që kanë rusët. Forcat ukrainase do të vazhdojnë të përparojnë. “Ofensiva juaj nuk ka mbaruar”, thotë Barros.

Rusët, nga ana tjetër, aktualisht janë të lumtur nëse mund të mbajnë pozicionet e tanishme. Në të kaluarën, forcat ruse ishin qartësisht superiore ndaj atyre të Ukrainës, edhe për sa i përket cilësisë së armëve dhe numrit të ushtarëve. Por udhëheqja ushtarake e Moskës nuk ishte në gjendje ta përdorte këtë epërsi për të arritur qëllimet strategjike në luftë, analizon ai.

Përdorimi i armëve bërthamore ka për synim frikësimin e Perëndimit

Kjo nuk mund të arrihet madje as me mercenarë të stërvitur dhe të pajisur mirë, si grupi i ashtuquajtur Wagner. Numri i tyre para luftës ishte rreth 8000-9000 luftëtarë. Por ato nuk do të përdoren vetëm në Ukrainë, sipas Barros. Në Ukrainën lindore ata luftuan si ushtarë të thjeshtë këmbësorie. Barros nuk mendon se ato do të ndikojnë dukshëm në rrjedhën e luftës.

Ekspertët pajtohen se Rusia me kërcënimet për përdorimin e armëve bërthamore synon të frikësojë Perëndimin. “Ky kërcënim nuk është i ri”, thotë Margarete Klein nga Fondacioni për Shkencë dhe Politikë. Qëllimi është të minojë mbështetjen perëndimore për Ukrainën. Përdorimi i armëve bërthamore nuk ka asnjë efekt ushtarak. Misioni mund të ketë kuptim vetëm politikisht; për shembull kur regjimi në Moskë përballet me një disfatë ushtarake. Por Margarete Klein e konsideron përdorimin e armëve bërthamore si të pamundur. Kjo do të thoshte se Putini do të humbiste mbështetjen nga Kina apo India. Nga ana tjetër, Ted Galen Carpenter i CATO thotë: “Nëse Putini përballet me zgjedhjen midis përdorimit të armëve bërthamore ose duhet të përgjigjet për krimet e tij në një gjykatë ndërkombëtare, ai do të zgjedhë opsionin bërthamor”.

Barros dhe ekspertë të tjerë besojnë se pas referendumeve të rreme që po zhvillohen aktualisht, Putin do të aneksojë Ukrainën lindore dhe jugore. Pas kësaj ai mund të përdorte edhe rekrutët dhe trupat e Ministrisë së Brendshme në këto zona, gjë që aktualisht është e ndaluar për arsye ligjore. “Forcat ruse kanë nevojë për pushim, janë të rraskapitura”, thotë Barros. Ai pret sulme të mëtejshme nga pala ukrainase këtë dimër.

Fundi i shpejtë i luftës në horizont?

Ted Galen Carpenter i CATO-s thotë, se Rusia dëshiron një fund të shpejtë të luftës. Ukraina dhe Perëndimi duhet të tregohen të gatshëm për të negociuar. Margarete Klein dhe George Barros, të cilët nuk besojnë në një përfundim të shpejtë të luftës, i shohin gjërat shumë ndryshe. Putin shpreson se Perëndimi do të heqë dorë nga mbështetja e tij për Ukrainën. Sipas Klein, rezultati i luftës në fakt varet nga kjo mbështetje e vazhdueshme e Ukrainës. Kjo luftë mund të përfundojë realisht vetëm nëse Rusia pëson një disfatë totale, thotë eksperti rus i sigurisë Pavel Luzin./DW

The post Ushtria e Rusisë: Fuqia e mbivlerësuar appeared first on Albeu.com.

“Nuk ka dhe nuk do të ketë vend për pushtuesit në Ukrainë”, Zelensky: Ushtria ruse bëri zgjedhjen e duhur dhe iku!
“Ushtria ukrainase ka rimarrë 2000 kilometra territor gjatë shtatorit”, është shprehur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Marrja në kontroll nga ushtria ukrainase e disa prej territoreve të cilat më herët i kishte Moska në kontroll, sipas liderit ukrainas Volodymyr Zelensky është gjëja më e mirë.

“Këto ditë ushtria ruse po jep më të mirën, duke u larguar. Dhe, në fund të fundit, është një zgjedhje e mirë për ta për të shpëtuar. Nuk ka dhe nuk do të ketë vend për pushtuesit në Ukrainë”, tha Zelensky.

Më herët u bë e ditur se forcat ukrainase rifituan kontrollin e plotë të qytetit të Balaklia, njoftoi zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës Hana Maliar, disa orë pasi Rusia njoftoi tërheqjen e forcave të saj.

Në të njëjtën kohë, kreu i administratës së zonave të pushtuara nga Rusia të rajonit të Kharkiv, i cili është emëruar nga autoritetet pushtuese, këshilloi sot të gjithë banorët të shpërngulen.

The post “Nuk ka dhe nuk do të ketë vend për pushtuesit në Ukrainë”, Zelensky: Ushtria ruse bëri zgjedhjen e duhur dhe iku! appeared first on Albeu.com.

Zyrtarët ukrainas: Rusët vranë dy punëtorë në Zaporizhja
Forcat ruse që kontrollojnë centralin bërthamor të Ukrainës në Zaporizhja kanë vrarë dy punonjës në objekt dhe kanë arrestuar dhjetëra të tjerë, i tha AFP-së të premten kreu Agjencisë për Energji Bërthamore të Ukrainës, Petro Kotyn.

Centrali bërthamor i Zaporizhjas, më i madhi në Evropë, u mor nga trupat ruse në mars.

Këto akuza vijnë në kohën e raportimeve për granatime të reja përreth gjashtë reaktorëve të centralit, teksa komuniteti ndërkombëtar ka shprehur shqetësimet për një katastrofë të mundshme bërthamore.

Moska dhe Kievi fajësojnë njëra-tjetrën për përshkallëzimin e situatës.

“Dy persona janë rrahur për vdekje. Nuk e dimë as ku janë rreth dhjetë të tjerë tani, që janë marrë (nga rusët) dhe pas kësaj nuk kemi asnjë informacion për vendndodhjen e tyre”, tha Kotin, duke shtuar se rreth 200 persona janë arrestuar.

Ai e përshkroi situatën aktuale në uzinë si “shumë të vështirë”, duke përmendur “torturat” e stafit dhe “rrahjet e personelit”.

Afër 11.000 persona punonin në Zaporizhja para se centrali të binte nën kontrollin rus në mars të këtij viti, disa ditë pasi Moska nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore raportoi gjatë kësaj jave se inspektimi i fundit në Zaporizhja tregoi se në këtë central ka një situatë të paqëndrueshme dhe duhen ndërmarrë “masa urgjente” për të shmangur një aksident bërthamor.

Kjo agjenci ka paralajmëruar se mungesa e stafit dhe stresi me të cilin përballen punëtorët, rrezikojnë që të shkaktojnë edhe probleme në operimin e centralit.

Dy prej 14 inspektorëve të OKB-së po vazhdojnë të qëndrojnë në Zaporizhja për të monitoruar situatën e sigurisë.

Më 7 shtator, Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore tha se “granatimet kanë dëmtuar linjat elektrike të Zaporizhjës”, duke shtuar se këto dëme minojnë sigurinë bërthamore në këtë uzinë. /REL

The post Zyrtarët ukrainas: Rusët vranë dy punëtorë në Zaporizhja appeared first on Albeu.com.

Si po e zbërthen ushtria ukrainase atë ruse
The Economist

“Ne nuk kemi humbur asgjë dhe nuk do të humbasim asgjë”, tha Vladimir Putin në një forum ekonomik në Vladivostok më 7 shtator.

Edhe ndërsa ai fliste, trupat e tij po tërhiqeshin. Më 6 shtator, Ukraina njoftoi një ofensivë të papritur në provincën verilindore të Kharkiv, duke shkaktuar trazira në ushtrinë e Putinit.

Të gjithë sytë ishin drejtuar nga një ofensivë e shumëpritur ukrainase në provincën jugore Kherson, e cila filloi më 29 gusht. Rusia kishte tërhequr disa nga  forcat e saj në lindje për të përforcuar jugun. Më 6 shtator ushtria ukrainase përfitoi, duke nisur një ofensivë në lindje të qytetit Kharkiv, raporton abcnews.al.

Ukraina rrethoi me shpejtësi Balakliya dhe u raportua se kishte avancuar 20 km në Volokhiv Yar. Deri më 7 shtator, forcat ukrainase po përparonin drejt Shevchenkove, një distancë e ngjashme.

Përparimi i forcave  ukrainase është një moment i rëndësishëm pas disa muajsh përparimesh të mëdha nga Rusia në rajonin lindor të Donbasit. Ushtria ruse tani po përballet me “kërcënime të shumëfishta deri në 500 km”, vuri në dukje inteligjenca britanike.

Është raportuar për luftime të ashpra jo vetëm në provincat Kherson dhe Kharkiv, por edhe në vetë Donbas, ku Rusia ka sulmuar drejt Bakhmutit, kryesisht pa sukses. Tani ajo përballet me trilemën nëse do të dërgojë rezerva të pakta në Kherson, Kharkiv apo Bakhmut, raporton abcnews.al.

Vendimi do të varet nga mënyra se si do të zhvillohen ofensivat ukrainase. Sulmet rreth Kharkiv duket se kanë mposhtur mbrojtësit rusë në disa vende. Ukraina tani mund të përbëjë një rrezik për Kupyansk, një pikë kyçe hekurudhore që furnizon forcat ruse në Izyum në jug. Artileria ukrainase është ndoshta brenda rrezes së qytetit.

Në Kherson, Ukraina duket se ka bërë përparime të vogla. Disa ekspertë thonë se ofensiva mund të ketë ngecur. Por ta gjykosh atë vetëm në aspektin territorial do të ishte një gabim. Strategjia e Ukrainës ndoshta nuk është të sulmojë qytetin, por të lodhë ushtarët rusë dhe t’i detyrojë ata të tërhiqen.

Kundërsulmet e Ukrainës po prishin qartë planet e Putinit.

Ai shpresonte të demonstronte rezultatet nga “operacioni i tij special ushtarak” deri në fund të verës dhe bëri plane për të aneksuar Kherson dhe provincat fqinje Zaporizhia këtë vjeshtë.

Sergei Kirienko, zëvendës shefi i shtabit të Putinit, u dërgua në Kherson për të bërë përgatitjet dhe Ria Novosti, agjencia shtetërore e lajmeve ruse, publikoi “referendumet” e ardhshme.

Këto spektakle të rreme duhej të përkonin me zgjedhjet lokale të Rusisë më 11 shtator.

Por më 5 shtator, një zyrtar i emëruar nga Rusia në Kherson tha se referendumi ishte shtyrë. Më 7 shtator, partia në pushtet e Rusisë, “Rusia e Bashkuar”, sugjeroi mbajtjen e referendumeve në territoret e pushtuara nga Rusia më 4 nëntor.

Putin nuk ka dhënë asnjë deklaratë për ofensivën dhe është ende i bindur se ai po fiton, thanë zyrtarët perëndimorë. Ai shpreson se liderët perëndimorë që po përballen me një krizë energjetike do të shtyjnë Volodymyr Zelenskyn, presidentin e Ukrainës, për të negociuar. Dhe ai po e kompenson dështimin në Ukrainë duke përhapur terror në vendin e tij, raporton abcnews.al.

Më 5 shtator, Ivan Safronov, një gazetar i respektuar ushtarak, i cili u arrestua në vitin 2020 dhe u akuzua për zbulimin e sekreteve shtetërore, u dënua me 22 vite burg.

Fakti që ai nuk kishte akses në informacione sekrete dhe përdorte vetëm burime të tjera nuk kishte asnjë ndryshim për gjykatën. Vëzhguesit thonë se ky rast është një hakmarrje nga ushtria ruse dhe shërbimet e sigurisë: në vitin 2019 Safronov shkroi për shitjen e fshehtë të avionëve luftarakë rusë Su-35 në Egjipt.

Ai refuzoi një ofertë për të ulur dënimin e tij në këmbim që të pranonte akuzat. Dënimi drakonian, sipas Kirill Rogov, një analist politik, ka për qëllim të shpërqendrojë popullin rus nga paaftësia e shërbimeve të sigurisë së Kremlinit, të cilët nuk arritën të fshehin planin e pushtimit për Ukrainën nga agjencitë e inteligjencës amerikane.

Dënimi i Safronov synon të pengojë të tjerët të flasin për dështimet ushtarake të Rusisë. Kommersant, një e përditshme ruse ku punonte  Safronov, iu përgjigj në mënyrë sfiduese me një letër të botuar në faqen e parë: “Ti je një gazetar i vërtetë.  Në raste dhe në rrethana të tjera, do të ishe liruar nga të gjitha akuzat”.

Në ditën kur Safronov u dënua, Kremlini pezulloi  Novaya Gazeta, gazetën e pavarur më kritike ruse, redaktor i të cilës ishte Dmitry Muratov, dhe fitoi Çmimin Nobel për Paqen në vitin 2021, ndërsa ishte sponsorizuar nga Mikhail Gorbachev, ish-udhëheqës sovjetik që vdiq më 30 gusht.

Kremlini i shkaktoi gjithashtu më shumë dhimbje Alexei Navalny, liderit të burgosur të opozitës, duke e vendosur atë për herë të tretë në muajin e kaluar, në një qeli pa ngrohje,  në një nga kolonitë e tij më të ashpra.

“Unë e urrej këtë luftë dhe kolegët e mi dhe unë po bëjmë gjithçka që mundemi për t’i dhënë fund”, tha Navalny më herët në një mesazh publik përmes avokatëve të tij. Ai  është përkushtuar më të gjitha burimet e tij politike dhe mediatike për të protestuar kundër luftës.

Ai aktualisht po u bën thirrje qytetarëve që në zgjedhjet lokale të votojnë për cilindo kandidat që nuk e mbështet Putinin./abcnews.al

The post Si po e zbërthen ushtria ukrainase atë ruse appeared first on Albeu.com.