ushtojne Archives - Albeu.com

Berisha: Këmbanat e ndryshimit po ushtojnë në të gjithë Shqipërinë
Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Dropullit, Thanas Maneka.

Gjatë fjalës së tij berisha theksoi se këmbanat e ndryshimit po ushtojnë fort në të gjithë Shqipërinë.

Sipas tij qytetarët nuk e durojnë dot më diktaturën e re të vendosur nga edi rama, prandaj ata në 14 maj do të voojnë ndryshimin.

“Besoj se nevoja jetike e ndryshimit, sirenat e të cilit po ushtrojnë në të gjithë Shqipërinë, në Dropull dhe minoritet po ushtrojnë edhe më fuqishëm, por ndjehen edhe më fuqishëm.

Po pse?

Ju burrat dhe gratë e minoritetit, keni provuar monizmin dhe nga ai monizëm keni qenë njerëzit më të vuajtur të Europës. Askush, askund shtypja staliniste nuk ka qenë më e egër se te zonat minoritare. Sot ju të gjithë e ndjeni se përsëri pushteti është përqendruar në një dorë. Ju them një gjë. Absolutisht, ndofta edhe më shumë se sa në diktaturën hoxhiste, dallimi është tjetër kund.

Enver Hoxha kishte skuadrat e pushkatimit, kishte kampet e përqendrimit, kishte burgjet e zeza. Por këto Edi Ramës nuk i lejohen. Do të donte ç’është e vërteta, do të donte. Mos harroni se nga subkoshienca i doli thirrja kur i tha gazetarit; shko në riedukim. Po të kishte kamp, do ta niste në kamp atë. Pse, sepse e pyeti për diçka që nuk i pëlqeu. Pra në rast se ky monizëm nuk ka kampet, burgjet dhe skuadrat e pushkatimit, ka të gjitha të tjerat.

Ky monizëm, njëlloj si i pari shumëzon me zero qytetarin, shkelmon të drejtat e qytetarit. Ky monizëm plaçkit qytetarin nga mëngjesi deri në darkë. Po shkatërron. Sot nuk ka kampe dhe burgje, por sot shqiptarët me qindra, mijëra në javë largohen nga trojet e tyre, nga vendi i tyre. Nisen për të gjetur fatin në vende të tjera, paçka se vendi i tyre është një parajsë me pasuri përrallore. Por problemi është se dara e varfërisë shtrëngohet gjithnjë e më shumë rreth tyre, sepse kjo qeveri ngriu rrogat e tyre, kjo qeveri ngriu dhe kohën e tyre”, tha Berisha.

/AlbEu.com/

The post Berisha: Këmbanat e ndryshimit po ushtojnë në të gjithë Shqipërinë appeared first on Albeu.com.