ushtari shkodra Archives - Albeu.com

E dinin të vdekur, komandanti i “UÇK” takon pas 21 vitesh ushtarin e tij
Lufta e Kosovës ka qenë një ndër luftërat më të përgjakshme në të cilën me qindra dhe mijëra ushtarë e civilë të pafajshëm të Kosovës humbën jetën për të fituar pavarësinë e tyre nga Serbia.

ë këtë luftë, Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës u janë bashkuar dhe njerëz të thjeshtë nga trevat e Shqipërisë që nuk kanë pasur formim ushtarak, vetëm me qëllimin që të ndalojnë vuajtjet e të pafajshmëve e dhunën e ushtruar nga Serbia. Shumë prej tyre humbën jetën, shumë humbën familjarët e të dashurit, shumë shpëtuan me dëmtimte të parikuperueshme dhe historia e gjithsecilit mbeti e harruar nën rrënoja, për tu mos u treguar kurrë.

Për herë të parë pas 21 vitesh në programin “Dua të të bëj të lumtur” mbrëmjen e sotme doli në sipërfaqe një nga mijëra historitë rrënqethëse, historia e Bashkim Shkodrës, ushtarit nga Shkodra i cili iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në studio kishte ardhur një nga veteranët e UÇK, komandanti Sheremet Jashari, i njohur si Komandant “Klina”, i cili rrëfeu historinë e ushtarit Bashkim Shkodra, por jo vetëm. Komandant “Klina” shumë vite më parë kishte humbur prindërit e tij, pasi ushtria serbe ia kishte vrarë.

Gjithashtu komandanti rrëfeu momentet kur ishte njohur për herë të parë me ushtar Shkodrën dhe tregoi se si ushtarët e policia serbe u kishin ngritur pritë. “Të nesërmen duke shkuar në fshatin Kushtovë, shumë shokë të mi dhe Bashkimi, ranë në pritë të ushtrisë serbe. Akoma nuk e besoj që Bashkimi është i gjallë edhe tani nuk e besoj që jam këtu, këto 21 vite kam ditur vetëm që ai ka vdekur në atë pritë.”,- u shpreh Komandant “Klina”.

Ushtari Shkodra ishte plagosur rëndë dhe kishte marrë dy plumba, një prej të cilit e ka akoma në trup pasi nxjerrja e tij do t’a paralizonte. Bashkimi e kishte pranuar ftesën për të ardhur në studio dhe u befasua tejmase kur zbuloi se në anën tjetër të ekranit ndodhej komandanti i tij. Ai i përlotur tha: Nuk u besoj syve, juve po më gënjeni se nuk ka mundësi. E kam ditur të vdekur komandantin deri më tani! Ky për mua ka qenë baba e shkuar babait.

Pasi ishte plagosur, Bashkimin e kishin sjellë në Shqipëri shokët e tij të luftës, që të shërohej, e të rikuperohej. Ai gjatë këtyre 21 viteve kishte pasur një jetë tepër të vështirë, pasi për shkak të plagës nuk mund të punonte dhe problemet ekonomike ishin përkeqësuar.

Në fund programi “Dua të të bëj të lumtur” në bashkëpunim me Fondacionin Humanitar “Golden Eagle” kishin vendosur që të ndihmonin Bashkimin duke i lidhur një pension për 1 vit të tërë./tch

The post E dinin të vdekur, komandanti i “UÇK” takon pas 21 vitesh ushtarin e tij appeared first on Albeu.com.