ushtaret ruse Archives - Albeu.com

Ushtarët rusë të demoralizuar, një numër i madh po dezertojnë
Gjykatat ruse po dënojnë një numër në rritje rusësh për dezertim, duke sugjeruar se morali i ushtarëve rusë është i ulët, sipas vlerësimit të fundit nga Ministria Britanike e Mbrojtjes.

“Refuzimi për të luftuar ndoshta reflekton mungesën e trajnimit, motivimit dhe situatave të stresit intensiv të përjetuar nga forcat ruse përgjatë gjithë vijës së frontit ukrainas”, tha ministria në një postim në platformën X (ish-Twitter).

Analiza i referohet një raporti të 18 korrikut nga uebsajti i pavarur rus Mediazona se gati 100 ushtarë dënohen çdo javë për refuzimin e respektimit të urdhrave.

“Shkalla e lartë e dezertimeve tregon gjendjen e dobët të moralit në ushtrinë ruse dhe hezitimin e disave për të luftuar”, thuhet në raport.

Kjo ka pak ndikim në numrin e trupave, megjithatë, pasi Rusia kompenson humbjet e fuqisë punëtore duke dërguar në masë ushtarë të trajnuar dobët në front, zbuloi analiza.

“Që nga mobilizimi i pjesshëm i forcave ruse në shtator 2022, Rusia ka përshtatur qasjen e saj ndaj luftës duke përdorur (ushtarë) masivisht për operacionet e saj sulmuese dhe mbrojtëse”, përfundoi i njëjti burim.

The post Ushtarët rusë të demoralizuar, një numër i madh po dezertojnë appeared first on Albeu.com.

“Nuk e di se si mbijetova”, ushtarët rusë tregojnë si po zhvillohet lufta në Donbas
Në fund të muajit shkurt, Ivani, i cili jeton në Volçika të rajonit siberian Altai, e ka pranuar një thirrje telefonike nga shoku i tij i ngushtë, Andrei.

Ky i fundit është thirrur nga autoritetet ruse për të luftuar në Ukrainë.

Ndonëse të dy kanë komunikuar vazhdimisht – edhe pas angazhimit të Andreit në luftë – atë kohë kishte kaluar një javë prej kur kishin folur dy miqtë.

“Nuk do ta harroj kurrë atë bisedë telefonike”, ka thënë Ivani për Radion Evropa e Lirë.

“Ka qenë hera e parë që e kam dëgjuar duke folur me zë të dridhur: ‘Nuk e di si mbijetova. Jam i vetmi në grup që kam mbetur gjallë’. Burri ka qarë për 10 minuta derisa më ka treguar se si ushtarët tjerë janë vrarë para syve të tij, duke përfshirë disa vetëm 20-vjeçarë”.

Tash e sa muaj Rusia dhe Ukraina janë duke zhvilluar luftime të ashpra në rajonin e Donbasit, duke përfshirë betejat në qytetet që tani i njeh gjithë bota: Bahmut, Avdivka dhe Marinka. Luftimet, në të cilat janë përfshirë mercenarët e grupit privat ushtarak rus, Wagner, janë krahasuar me përleshjet më brutale në frontin perëndimor përgjatë Luftë së Parë Botërore.

Edhe themeluesi i Wagnerit, biznesmeni i lidhur me Kremlinin, Yevgeny Prigozhin, e ka përshkruar ofensivën në Bahmut si “makinë grirëse të mishit”.

“Ai i ka parë duke vdekur dhe nuk ka mundur të bëjë asgjë për t’iu ndihmuar”, ka thënë Ivani për shokun e tij, Andrei.

“Ka qenë mrekulli që ai i ka mbijetuar ofensivës. Në fakt, atij i është thënë se do të shpërblehet me medalje, mirëpo ai ka qenë duke menduar vetëm për një gjë – si të largohet prej aty”.

Qeveria ruse e ka kufizuar raportimin dhe informacionet nga kjo zonë lufte.

Megjithatë, muhabetet kanë nisur të përhapen nga rusët e mobilizuar dhe miqtë e tyre, të cilët kanë treguar shumëçka për situatën e rëndë të ushtarëve, mungesën e trajnimeve dhe armëve, çka ka rezultuar më pas me numër të madh të viktimave.

Për shkak se Qeveria ruse i ka ndëshkuar ata që kanë folur hapur për luftën, Radio Evropa e Lirë e ka fshehur identitetin e personazheve në këtë artikull.

“Të vdekur apo të braktisur”

Një grua nga qyteti i Siberisë, Angarsk, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se burri i saj që është thirrur për të luftuar, e ka telefonuar një ditë prej spitalit dhe i ka treguar se është duke trajtuar plagët e marra në betejë.

“Ai më ka thënë se në orët e para të 1 marsit, grupi i tij, prej 25 burrave, është nxjerrë me forcë nga separatistët e mbështetur prej Moskës në rajonin e Donjeckut dhe janë lënë në fushë të hapur. Më pas, ushtarët separatistë kanë ikur. Ata kanë mbetur aty pa mbështetje, në dy tanke të armatosura. Në çast kanë nisur të sulmohen. Si përfundim, ata janë përballur me bombardime për orë të tëra”.

“Ai e di edhe për dy burra të plagosur”, ka thënë gruaja.

“Të gjithë të tjerët ose janë vrarë, ose janë braktisur”.

Deri më tani, Moska ka raportuar për 6.000 persona të vrarë, prej kur e ka nisur luftën në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, mirëpo shifra zyrtare besohet se është shumë më e madhe.

Analistët perëndimorë besojnë Rusisë i janë vrarë ose plagosur 200.000 njerëz në luftë.

Ivani ka thënë se i është dashur kohë derisa ka vendosur të flasë publikisht për bisedat që ka pasur me Andrein.

Megjithatë, në fund, ai ka thënë se “nuk ka pasur kuptim që të qëndroj o heshtur dhe të pres nëse do të rregullohet gjithçka”.

“Asgjë përveçse copë mishi”

Andreit, 32-vjeçar, i është dërguar thirrja për luftë në vjeshtën e vitit 2022, pak pasi presidenti rus, Vladimir Putin ka shpallur mobilizim të pjesshëm ushtarak.

AI e ka marrë këtë vendim pas kundërofensivës së suksesshme të ushtrisë ukrainase në verilindje, e cila ka rezultuar me zmbrapsjen e ushtrisë ruse dhe çlirimin e rreth 12.000 kilometrave katrorë.

Andrei ka qenë pjesëtar i bankës rezervë të ushtrisë ruse rreth një dekadë më parë.

Ai i ka kaluar tre muajt e parë, pas mobilizimit, në një bazë në qytetin siberian, Omsk, ka thënë Ivani.

“Gjatë gjithë kohës, ai ka shtënë me një karikator plumbash”, ka rikujtuar Ivani.

“Ata kanë qëndruar në formacione dhe kanë marshuar përreth”.

Më vonë, njësiti i tij është dërguar në Gadishullin ukrainas të Krimesë – të cilin e ka pushtuar Rusia më 2014 – për “mbrojtje territoriale”.

Mirëpo një muaj më vonë, ata kanë kthyer në rajonin pjesërisht të pushtuar, Zaporizhja, i cili gjendet në jug të Ukrainës.

“Aty, ata kanë kaluar një javë dhe më pas janë nisur në drejtim të Vuhledarit”, ka thënë Ivani, duke iu referuar një qyteze në Ukrainë, e cila gjendet në rajonin e Donjeckut.

“Në Vuhledar ka qenë një rrëmujë e madhe – fortifikime dhe llogore. Secili e ka ditur që ajo zonë është si humnerë, Brigada Detare e 155-të është shkatërruar thuajse tërësisht aty. Grupi i mikut tim është dërguar më pas aty për riorganizim”.

Andrei e ka kaluar një javë afër Vuhledarit, duke u përballur me luftime të ashpra, ka thënë Ivani.

“Nuk ka pasur mbrojtje të mirëfilltë”, ka thënë ai.

“Mbulesa e artilerisë ka qenë sporadike, dhe shpesh nuk është ditur se cila anë është duke gjuajtur. Ata me raste kanë shtënë me armë edhe kundër trupave të tyre”.

Pas atyre luftimeve, Ivanin e ka telefonuar miku i tij dhe atëherë ai është shokuar.

“E kam kuptuar nga ajo çfarë ka thënë se komandantët i konsiderojnë burrat si copë mishi dhe asgjë tjetër”, ka thënë Ivani.

“Atyre u kanë thënë ‘Bravo’, ose ‘Ju po e mposhtni armikun’, mirëpo në realitet ata i kanë shfrytëzuar për t’u mbrojtur nga vetë ushtarët e tyre dhe secilën herë që dikush ka bërë pyetje ose është ankuar, ata janë dërguar sërish në sulm”.

“Brigada ime nuk ekziston më”

Pas bisedës telefonike, njësiti i Andreit është dërguar në disa luftime edhe më intensive afër qytetit të Avdivkas.

“Më 3 mars, ata janë shtyrë që të luftojnë kundër fortifikimeve afër Avdivkas”, ka thënë Ivani.

“Më pas nuk kam pranuar asnjë thirrje nga Andrei për 10 ditë”.

“Më ka telefonuar më 13 mars, direkt prej frontit”, ka thënë Ivani.

“Thirrja ka zgjatur shtatë minuta. Kurrë në jetë nuk kam dëgjuar më shumë trishtim në zërin e dikujt – ‘Brigada ime nuk ekziston më’”.

“Burrat janë dërguar në luftë vetëm me pushkët e tyre”, ka thënë ai.

“Nuk ka pasur mbrojtje ajrore. As ndihmë mjekësore. Shumë prej tyre kanë vdekur në mungesë të ofrimit të ndihmës. Ushtarët e plagosur kanë mbetur në fushëbetejë. Vetëm ata që janë plagosur lehtësisht janë ndihmuar. Komandantët kanë frikësuar nga humbja e armëve të rënda. Ushtarët janë detyruar të luftojnë. Zyrtarët u kanë thënë hapur ‘ju për ne jeni vetëm copë mishi dhe asgjë më shumë. Harrojini medaljet dhe bonuset që u kemi premtuar. Ju thjesht nuk ekzistoni’”.

Andrei është ankuar se forcat ruse shpesh janë bombarduar nga artileria e tyre.

”Vijat e frontit janë shumë afër, 100 deri në 150 metra”, ka thënë Ivani.

“Mund të supozoj se burrat e angazhuar në artileri, ose sapo janë mobilizuar dhe nuk kanë ditur si t’i përdorin armët, ose kanë pasur pak përvojë. Mirëpo diçka vërtet nuk shkon aty”.

Në mesin e muajit mars, Ivanin e ka telefonuar sërish Andrei.

Ai ka thënë se prej 300 burrave me të cilët ka udhëtuar në Omsk, ai beson se vetëm tre kanë mbijetuar.

Ivani i ka cituar fjalët e Andreit, siç i janë kujtuar: “Kam ardhur këtu për të mbrojtur tokën armë. Mirëpo më duket se vetëm do të vdes në tokë të huaj. Edhe burrat që kanë ardhur me mua, me siguri kanë vdekur në tokë të huaj dhe Zoti e di përse”.

Andrei i ka treguar Ivanit se situata ka qenë “katastrofë totale” dhe se synon të refuzojë ndonjë pjesëmarrje në beteja tjera.

“Ai ka thënë se nuk e di çfarë ndodh të ndodhë me të pas refuzimit”, ka thënë Ivani për Radion Evropa e Lirë.

Ndërkohë, në Volçika, gruaja e Andreit dhe fëmija i vogël janë duke e pritur, ashtu sikurse edhe nëna e tij.

Gruaja e tij i ka thënë Radios Evropa e Lirë se vazhdimisht i shkruan komisionit ushtarak lokal për të marrë informacione për njësitin e burrit të tij.

Asaj i është thënë disa herë se burri i saj është i ngarkuar në “mbrojtje territoriale” në zonat e kontrolluara nga ushtria ruse./REL

The post “Nuk e di se si mbijetova”, ushtarët rusë tregojnë si po zhvillohet lufta në Donbas appeared first on Albeu.com.

Lufta po i kushton shumë Rusisë, 188 mijë ushtarë janë vrarë ose plagosur në Ukrainë
Sipas vlerësimeve të SHBA-së, forcat ruse mund të kenë regjistruar 188,000 viktima, duke përfshirë të vdekur dhe të plagosur, që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.

Shifra iu zbulua The Sun në samitin Ramstein në Gjermani.

Gazeta ia atribuoi shifrat burimeve të mbrojtjes, pasi gjenerali amerikan Mark Milley tha se Rusia kishte pësuar një sasi të madhe viktimash, mbi 100,000.

Numri i viktimave besohet se përfshin si forcat ruse ashtu edhe grupin mercenar Wagner. Sot ushtria e Kievit ka njoftuar se ushtarët rusë të vdekur janë 120.160, nga të cilët 860 u vranë dje. /albeu.com

The post Lufta po i kushton shumë Rusisë, 188 mijë ushtarë janë vrarë ose plagosur në Ukrainë appeared first on Albeu.com.

Me armën te koka, ushtarët e Putin detyrojnë ukrainasit të votojnë pro bashkimit me Rusinë (VIDEO)
Votimi me armë: Në momentin kur ushtarët e armatosur me pushkë sulmi ‘detyruan banorët të hedhin votën e tyre në referendumin ‘të rremë’ në rajonet e pushtuara ruse të Ukrainës’

Referendumi që me urdhër të Vladimir Putin po zhvillohet në rajonet ukrainase të pushtuara nga Rusia, duket se po nxjerr në pah anën e vërtetë të terrorit me të cilën qytetarët e zonave që dikur menaxhoheshin nga Kievi mbahen “të lidhur” me Kremlinin.

Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare Moska ka dërguar ushtarë për të detyruar ukrainasit të votojnë në referendume, madje duke ushtruar presion me armë.

Banorët në rajonet Donetsk dhe Luhansk kanë zbuluar se trupat ruse po shkojnë në shtëpitë e tyre në territoret e pushtuara për të zbatuar ‘votimin’.

“Familja ime sapo u detyrua të votonte nën kërcënimin e armës në lojën ruse të një “referendumi” në Ukrainën jugore”, tha Maxim Eristavi, gazetar dhe bashkëthemelues i Hromadske International, një stacion transmetimi në Ukrainë.

Gazetari ukrainas postoi një video që pretendonte se tregonte ushtarë të armatosur që hyjnë në korridoret ku jeton familja e tij dhe i detyrojnë ata të votojnë në favor të bashkimit me Rusinë.

Chechen soldiers show up at the apartments of Ukrainians in Russian-occupied areas, trying to force them to vote for the annexation of Ukrainian lands to the Russian Federation in the sham referendum that Putin ordered. pic.twitter.com/YJD6P4gxvu

— Visegrád 24 (@visegrad24) September 24, 2022

The post Me armën te koka, ushtarët e Putin detyrojnë ukrainasit të votojnë pro bashkimit me Rusinë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Lideri çeçen fyen rusët që nuk pranojnë rekrutimin në ushtri: Jeni frikacakë, qënie e dorës së dytë
Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov, i ka fyer rusët që nuk pranojnë rekrutimin në ushtri, duke i quajtur ata frikacakë dhe qënie të dorës së dytë.

“Arsyet që ata parashtrojnë për të mos luftuar, se ata kundërshtojnë luftën apo udhëheqjen politike ruse, nuk janë gjë tjetër veçse justifikime”, gjykoi Kadyrov.

“Ti e di, nuk je gjë tjetër veçse një frikacak, një tradhtar, një qenie njerëzore e dorës së dytë ”, tha ai në një postim në platformën Telegram, duke iu drejtuar çdo kundërshtari.

Kujtojmë se të mërkurën, Kremlini njoftoi një mobilizim të pjesshëm. Ky njoftim i presidentit Vladimir Putin bëri që shumë rusë të moshës ushtarake të nxitojnë drejt aeroporteve dhe pikave kufitare tokësore.

Në total, 300,000 rezervistë pritet të bëhen pjesë e ushtrisë. Kadyrov të enjten sqaroi se nuk do të ketë rekrutim në Çeçeni. Megjithatë, disa njësi të vullnetarëve çeçenë kanë shkuar tashmë në fronte, shtoi ai./albeu.com/

The post Lideri çeçen fyen rusët që nuk pranojnë rekrutimin në ushtri: Jeni frikacakë, qënie e dorës së dytë appeared first on Albeu.com.

Zelensky: Kemi shkëmbyer një politikan rus me 200 ushtarë ukrainas
Ukraina ka shkëmbyer një politikan rus të zënë rob me 200 ushtarë ukrainas.

Bëhet fjalë për politikanin ukrainas të opozitës pro-Kremlinit, Viktor Medvedchuk, i cili u kap në prill të këtij viti.

Lajmin e bëri të ditur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, sipas të cilit shkëmbimi u krye në kuadër të një marrëveshjeje për shkëmbimin e të burgosurve, raporton CNN.

Zelensky tha se 200 të burgosur ukrainas ishin kthyer në shtëpi në këmbim të Medvedchuk.

“Fillimisht, na u ofrua të kthenim 50 nga njerëzit tanë në këmbim të njërit prej atyre që ishin në qendrën e paraburgimit të Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës. Ne folëm. Ne këmbëngulëm. Numri nga 50 u rrit në 200,” tha Zelensky.

Vasyl Maliuk, kreu i shërbimit të sigurisë ukrainase, tha se Medvedchuk “nuk është vetëm një kumbar i fëmijëve së Putinit, por edhe një i dokumentuar nga ne si tradhtar”.

“Për më tepër, gjatë punës për rastin Medvedchuk, ne kemi neutralizuar rrjete të shumta agjentësh, kemi arrestuar tradhtarë të shumtë dhe kemi marrë shumë informacione të vlefshme që po përdorim për kundërzbulim dhe do të na afrojnë fitoren tonë”, shtoi Maliuk.

Pesë komandantë ukrainas u përfshinë në shkëmbimin e të burgosurve, si dhe 55 të burgosur që do të dërgoheshin në Rusi, sipas Zelensky. Është e paqartë nëse 55 të burgosurit janë të gjithë rusë apo pro-rusë, por Zelensky i përshkroi ata si njerëz “që luftuan kundër Ukrainës dhe ata që tradhtuan Ukrainën”.

Sipas Andrii Yermak, kreu i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, gjithsej 215 të burgosur lufte janë liruar si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve midis Rusisë dhe Ukrainës, duke përfshirë dhjetë të burgosur të huaj./albeu.com/

The post Zelensky: Kemi shkëmbyer një politikan rus me 200 ushtarë ukrainas appeared first on Albeu.com.

Tentuan të futen në uzinën e Gramshit, çfarë u gjet në bagazhin e makinës luksoze të rusëve
Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me ngjarjen e ndodhur në Uzinën e Gramshit, ku 2 shtetas rusë e një ukrainas tentuan të hyjnë me forcë në ambientet e brendshme të uzinës.

Prokuroria pritet të dorëzojë kërkesat për masat e sigurisë ndaj tyre brenda afatit ditën e sotme. Nga ana tjetër, burime bëjnë me dije për abcneës.al se krahas materialeve të tjera, në automjetin e të huajve janë gjetur edhe një palë targa, të dyshuara si të falsifikuara. Targat në fjalë janë gjetur në bagazhin e makinës luksoze, “Chevrolet”, me të cilën ata lëviznin.

Ndërkohë, siç abcneës.al ka raportuar më herët në telefonat e tyre janë gjetur fotografi dhe materiale të tjera të bazave të tjera ushtarake në Shqipëri përveç asaj të Gramshit. Këto materiale i përkasin periudhës së gushtit të këtij viti, teksa për Prokurorinë përforcojnë dyshimet se këta 3 shtetas të jenë pjesë e një rrjeti spiunazhi që dëmtojnë interesat e vendit tonë.

Gjithashtu është mësuar se janë zbërthyer aparatet celulare të 3 shtetasve të huaj ku kanë gjetur shkëmbime informacioni dhe komunikime të dyshimta me persona të tjerë përmes aplikacioneve të ndryshme por kryesisht “Telegramit”.

Kujtojmë se të arrestuarit janë 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, me pasaportë ruse, Mikhail Zorin 23-vjeç dhe një i ri tjetër me pasaportë ukrainase, Fiodor Mihailoviç. Ndaj tyre prokuroria ka ngritur tre akuza, mes të tjerash edhe për spiunazh./albeu.com/

The post Tentuan të futen në uzinën e Gramshit, çfarë u gjet në bagazhin e makinës luksoze të rusëve appeared first on Albeu.com.

Flet ushtari i sulmuar në Gramsh: Si e kapëm rusin që na hodhi spray
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi vizitoi sot në ambientet e spitalit të QSUT-së dy ushtarët e plagosur në Gramsh, me të cilët foli nga afër.

Gjatë bisedës me Peleshin, një nga ushtarët pohoi se pas ngjarjes kishte humbur shikimin për pak kohë.

“Edhe nga fytyra kishim djegie. Shikimi për momentin na iku. Për momentin po. E kapëm të dy dhe e po mbanim poshtë, derisa njoftuam patrullat”, tha ai.

Kujtojmë se dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe ukrainasi Fjodor Mihajlov janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh.

I riu rus sulmoi me spray neuro-paralizues dy ushtarët shqiptarë që ndodheshin në uzinë, teksa ata përpiqeshin ta neutralizonin atë. Ka dyshime se ata janë pjesë e një celule të spiunazhit rus.

The post Flet ushtari i sulmuar në Gramsh: Si e kapëm rusin që na hodhi spray appeared first on Albeu.com.

Blogerë apo agjentë? Misteri i “vizitës” së rusëve në Uzinën e Gramshit: Zbulohet çfarë filmuan tre të huajt
Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një incident në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh ku janë Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh arrestuar 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, Mikhail Zorin 23-vjeç me pasaportë ruse, dhe një tjetër i ri me pasaportë ukrainase.

Ka dyshime që ata të jenë agjentë, ndërsa në momentin që një prej tyre ka tentuar të futet në godinën ushtarake dhe ta fotografojë ka ndodhur edhe një përplasje me dy rojet ushtarake.

Të lënduar, pasi u ekspozuan ndaj një spray irritues mbetën Ardi Bici dhe Ardjan Xhaka, gjendja shëndetësore e të cilëve u përmirësua më pas, pas transportimit në në Pavijonin e Toksikologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Por çfarë qëndron vërtet pas tre shtetasve të huaj që tentuan të futeshin në një zonë të ndaluar ushtarake. Ka pretendime që të behët fjalë për tre blogerë, që guxuan më shumë seç duhet dhe u futën në zona të ndaluara në vendin tonë raporton abcnews.al

Svetlana Timofoeva, në një intervistë për Daily Mail se ata janë një grup që fotografojnë ndërtesa institucionesh të vjetra apo të braktisura në vendet që ata vizitojnë.

Në një nga “storyt” e tyre në Instagram madje është postuar edhe një foto e automjetit tip “Chevrolet”, me të cilin, Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se udhëtonin 33-vjeçarja Timofoeva dhe shoqëruesit e saj.

Fotoja e automjetit, i cili u bllokua nga autoritetet shqiptare, është bërë në Cërrik në Uzinën e Përpunimit të Naftës.

The post Blogerë apo agjentë? Misteri i “vizitës” së rusëve në Uzinën e Gramshit: Zbulohet çfarë filmuan tre të huajt appeared first on Albeu.com.

U përleshën me ushtarët shqiptar, zbulohen emrat e shtetasve rusë dhe gruas ukrainase që tentuan të hyjnë me forcë në uzinën e Armëve në Gramsh
Janë zbuluar emrat e dy prej të arrestuarve për ngjarjen e ndodhur në uzinën e Armëve në Gramsh.

Sipas burimeve, shtetasja ukrainase është Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe.

Ndërsa një prej shtetasve rusë është Mikhail Zorin, 23 vjeç.

Kujtojmë se gjatë përleshjes me ushtarët shqiptarë në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh, ata kanë përdorur lëndë kimike, duke i lënë bashkëkombasit tanë të plagosur./albeu.com/

The post U përleshën me ushtarët shqiptar, zbulohen emrat e shtetasve rusë dhe gruas ukrainase që tentuan të hyjnë me forcë në uzinën e Armëve në Gramsh appeared first on Albeu.com.