ushtare ukrainas Archives - Albeu.com

A do të trajnohen ushtarë ukrainas në bazën ajrore të NATO-s në Kuçovë? Si përgjigjet Balluku
Në një komunikim për mediat, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, nuk e ka përjashtuar mundësinë e trajnimit të ushtarëve ukrainas, në bazën ajrore të NATO-s në Kuçovë.

Pas mbledhjes së qeverisë, Balluku tha se baza ka të gjitha kushtet modern dhe është një aset që i përket NATO-s.

“Baza ajrore e Kuçovës është një aset që i përket NATO-s. Në koordinim të plotë me NATO-n nëse do të shikohet e nevojshme, ne do të jemi të gatshëm t’i mbështesim dhe të bëjmë trajnimin e ushtarakëve ukrainas. Baza përmbush të gjitha kapacitetet dhe kushtet moderne si të gjitha bazat e tjera të NATO-s”, tha Balluku.

The post A do të trajnohen ushtarë ukrainas në bazën ajrore të NATO-s në Kuçovë? Si përgjigjet Balluku appeared first on Albeu.com.

BE do të trajnojë 15,000 ushtarë të tjerë ukrainas
Bashkimi Evropian është zotuar të trajnojë edhe 15,000 ushtarë ukrainas, ka njoftuar shefi i politikës së jashtme të bllokut, Josep Borrell.

“Rusia e ktheu luftën në Evropë, por Ukraina vazhdon të luftojë”, shkroi ai në Twitter.

“Gëzohem t’i njoftoj kryeministrit Denys Shmyhal se Misioni i Ndihmës Ushtarake të BE-së do të trajnojë 15,000 ushtarë ukrainas shtesë, duke e çuar numrin total të personelit të trajnuar të EUMAM në 30,000.”

Trupave do t’u jepet trajnim i specializuar, si dhe “udhëzim teknik” për pajisje të reja, përfshirë tanket Leopard 2.

Programi, i cili filloi zyrtarisht në nëntor, synon të rrisë aftësinë ushtarake të Forcave të Armatosura të Ukrainës për t’i lejuar ato të mbrojnë vendin e tyre kundër Rusisë.

Russia brought war back to Europe, but Ukraine keeps fighting back. Glad to announce to PM @Denys_Shmyhal that EU Military Assistance Mission #EUMAM will train additional 15.000 Ukrainian soldiers, taking the total number of EUMAM trained personnel to 30.000.

(1/2) pic.twitter.com/cLTspN6MBz

— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) February 2, 2023

The post BE do të trajnojë 15,000 ushtarë të tjerë ukrainas appeared first on Albeu.com.

Flenë me turne gjatë ditës, jeta në llogoret e ushtarëve ukrainas ku të gjithë janë një “familje”
Nga Andrea Nicastro “Corriere della Sera”

Përktheu: Alket Goce-albeu.com

Rajoni Mykolaiv – Në llogore burrat flenë me turne, pasi natën lufta është edhe më e frikshme. Ose je në turn duke bërë roje, ose nisesh për sulmin ndaj atyre që ndoshta

këtë herë nuk do të shohin. Është e vështirë t’i imagjinosh rusët duke pirë Nescafé.

Armiqtë kanë diçka ndryshe nga ne, një lloj marrëzie që i afron ata me kafshët, një të keqe

që i bën të padurueshëm. Ndaj tyre kultivon një urrejtje aq të madhe sa të mund t’i vrasësh. Pra t’i eleminosh para se të eliminojnë ty. Kjo është një pjesë thelbësore e luftës: i urrej ata që përpiqen të më vrasin nga larg, si burracakët, duke përdorur një makineri të fuqishme dhe të zhurmshme.

Të njëjtën që përdor edhe ti dhe shokët e tu. Një ushtar 26-vjeçar më thotë se rekrutët rusë “kanë mbërritur tashmë në front”, dhe duke më shikuar ngultas në sy shton se “ata vazhdojnë t’i dërgojnë tek ne në grupe prej 20 vetash, dhe çdo ditë ne vrasim 18 prej tyre. Ndërkohë të nesërmen mbërrijnë 20 të tjerë e kështu çdo ditë”.

Quhet Ivan. Është një djalë me syze, me flokët e gjatë ashtu siç i pëlqejnë të dashurës së tij. Nga pamja duket si një ndihmës në një kishë. Në llogoret e luftës ndjenjat njerëzore bëhen ekstreme. Shokët e porsa-takuar bëhen vëllezër, të gjithë grumbullohen rreth njëri-tjetrit si gjethet përreth pemës.

Ivan është gati të vdesë për t’i mbrojtur ata, dhe kjo jo vetëm në mënyrë figurative. Sa herë që hipën mbi tank, ai e ekspozon trupin ndaj bombave që janë të afta ta djegin në çast edhe brenda armaturës së çelikut të tankut. Dhe në atë rast, nga syzet e studentit universitar, do të mbeteshin ndoshta disa topa plastike.

Nga brenda tankut Ivan ngarkon predhat, shënjestron dhe qëllon: armiqtë meritojnë fundin më të keq të mundshëm. Ai duhet të jetë i sigurt se po bën gjënë e duhur. Përndryshe ata 20 rusë do ta vrisnin atë. “Tani e dimë. Edhe nëse ata kanë një dron në fluturim, duhen 5 të shtëna që rusët të kuptojnë se nga ku po gjuajmë. Pra 5 të shtëna dhe asnjë më shumë”- thotë ai.

Në llogore duhet të jesh në gjendje të flesh atje edhe gjatë ditës, dhe çanta e shpinës aty nën tokë është vendi më i sigurt për të qëndruar. Gërmohet të paktën 2 metra e gjysmë thellë, dhe pastaj mbulohesh që të mos dalë asgjë nga toka. Është më mirë nëse tavani ndërtohet me trarë betoni të armuar, përndryshe duhet që trungjet të jenë të mjaftueshëm.

Ndonjëherë priten pemë, herë të tjera mblidhen shtyllat e linjave elektrike ose trarët e nxjerrë nga shtëpitë e bombarduara. Në një llogore nëntokësore nuk ka një derë, por batanije për të mbajtur nxehtësinë e një sobe të vogël me dru që e nxjerr tymin aty pranë midis shkurreve.

Për të ndërtuar këtë dhomë nëntokësore riciklohen mbetjet e mëdha të luftës. Kutitë që mbajnë municionet janë shumë të mira për izolimin e mureve nga lagështia. Duke u vendosur njëra mbi tjetrën ato shërbejnë si pllaka me shumë dekorime, kalibër, markë, numër serie.

Ndërkohë predhat e ngarkesave shpërthyese, ato që e shtyjnë bombën në tytat e tankeve janë shumë të mira në përforcimin e shkallëve. Dhe në fund rezultati duket të jetë një përzierje midis një shtëpie të ndërtuara mbi pemë nga disa fëmijë harrakatë, një miniere, dhe një kampingu për festat e muzikës rave.

Nuk ka kohë për të rregulluar gjërat. Ukrainasit shpresojnë që kjo llogore të jetë e përkohshme. “Ne do të fitojmë së shpejti”- thonë ata. Përndryshe do të jetë e nevojshme të tërhiqen, dhe atëherë kjo strehë do të mbetet po këtu për t`u kundruar nga fëmijët.

Këtu fati shërben edhe për t’u siguruar që të jetë gjithmonë dikush që është më i gatshëm se të tjerët për të gatuar. Kështu një tenxhere është gjithmonë e ngrohtë në sobë. Domate, kanoçe me mish të konservuar, panxhar, patate, qepë: racioni për çdo ushtar është më shumë se një mënyrë për të mbushur stomakun, është një ritual që na kujton shtëpinë, që i jep një ndjenjë vazhdimësie jetës ashtu siç duhet dhe jo ashtu siç është tani.

Ndonjëherë mjafton pak piper për të nxitur kujtimet e shtëpisë që mbeten gjallë në memorien e të gjithëve. Jeta në llogore është si të jesh në një familje, pa pasur asnjë droje, midis brezave të ndryshëm. Shpeshherë komandanti është më i ri se disa nga vartësit, dhe gjërat shkojnë mirë nëse të gjithë e kuptojnë se nuk mund të lexojnë, kuptojnë dhe vendosin aq mirë sa ai.

Por të moshuarit zgjidhin gjithnjë shumë probleme. Ata dinë që ta bëjnë këtë me lopata, gozhdë dhe çekiçë. Janë ata që ndërtojnë llogoret. Më të rinjtë, ashtu si në një familje normale, dalin më shpesh për misione, ndaj rrezikojnë edhe më shumë.

Që të gjitha grupet luftarake që strehohen në llogore kanë nga një qen. Sigurisht janë të pajisur edhe me sensorë dhe pajisje satelitore. Por është qeni ai që u jep ngushëllim ukrainasve kundër “ujqërve” që duan t’i gllabërojnë. Ata mund të jenë qen të mëdhenj ose të vegjël.

Gjatë ditës, rrinë rreth e rrotull, pa zinxhirë, dhe përkëdhelen dhe ushqehen nga ushtarët. Natën ata struken pranë rojeve dhe e forcojnë vigjilencën. Është mirë që kazermat të shmangen. Në kushtet e avionëve armiqve tanë fluturojnë mbi kokat tona, është e pamundur të ndërtohen kampe me tenda.

Ndaj çdo llogore, si një ekip skautësh, duhet të mendojë vetë se si të flejë, të hajë dhe të mbrohet. Jo gjithçka mund të jetë në llogore. Për shembull aty nuk ka mundësi të lahesh.

Në timonin e makinave civile, më të vjetrat dhe më të shëmtuarat e mundshme (ato që janë gjetur të braktisura) mund të dilni nga dhoma e nëndheshme dhe shkoni për pak orë në pjesën e pasme të frontit.

Nëse jeni me fat do të gjeni një shtëpi me një pus, një sobë dhe një banjë ku mund të laheni.

Fshatrat prapa llogoreve shndërrohen në kazerma të shpërhapura, ku janë radiot apo mediat sociale në celular (Whatsapp, Viber ose Telegram) ato që garantojnë ndërlidhjen midis njësive. Pastaj çdo muaj, çdo 2 ose 3 muaj, vjen pushimi i vërtetë.

Krahasuar me Rusinë shumë më madhe në sipërfaqe, Ukraina ka avantazhin e dërgimit të ushtarëve të saj në shtëpi pas një kohe relativisht të shkurtër qëndrimi në llogore. Dhe mund ta bëjë këtë sepse i gjithë vendi nuk është aq larg luftës. Nga supat e llogoreve tek picat në familje duhen maksimumi 8 ose 10 orë. Jeta normale është aq afër saqë nuk mund të mos luftojmë për ta mbrojtur atë. Aq afër sa është çmenduri./albeu.com

The post Flenë me turne gjatë ditës, jeta në llogoret e ushtarëve ukrainas ku të gjithë janë një “familje” appeared first on Albeu.com.

Raporti: BE pranon të trajnojë 15,000 ushtarë ukrainas
Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të organizojnë trajnime për deri në 15,000 ushtarë ukrainas sa më shpejt të jetë e mundur, ka raportuar revista Spiegel.

Sipas planit, i cili do të negociohet në Bruksel javën e ardhshme, Polonia do të marrë fondet e BE-së për të ngritur një seli për skemën, ndërsa disa pjesë do të drejtohen në shtete të tjera të BE-së.

Revista citoi burime të paidentifikuara të BE-së në raportin e saj.

Gjermania planifikon të ofrojë trajnime trupash në një qendër simulimi luftarak, ndërsa inxhinierë, mjekë dhe specialistë të tjerë ukrainas do të trajnohen gjithashtu në vend, tha revista.

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha në gusht se Berlini do të trajnonte ushtarë ukrainas, ndërsa Danimarka tha se do të mbështeste një projekt trajnimi të udhëhequr nga Britania për 130 trupa./albeu.com

The post Raporti: BE pranon të trajnojë 15,000 ushtarë ukrainas appeared first on Albeu.com.

NYT: Ushtarët ukrainas futen në Google për mësuar përdorimin e armëve amerikane
Armët e dërguara nga NATO dhe Shtetet e Bashkuara kanë mbërritur në Ukrainë më shpejt sesa trajnimi ushtarak për t’i përdorur ato.

Në mungesë të trajnimit të nevojshëm, ushtarët ukrainas po përdorin Google për të deshifruar udhëzimet për përdorim.

Sipas New York Times, trajnimi i ushtarëve për përdorimin e teknologjive të reja po bëhet një pengesë në rritje dhe e rëndësishme.

The post NYT: Ushtarët ukrainas futen në Google për mësuar përdorimin e armëve amerikane appeared first on Albeu.com.

Mariupol, nisin evakuimet e ukrainasve nga fabrika e çelikut Azovstal
Ministria ruse e Mbrojtjes ka bërë me dije se ka filluar evakuimi i forcave të plagosura ukrainase nga punimet e çelikut Azovstal në Mariupol, ndësrtesë ku ata kanë javë tashmë që janë të bllokuar.

“Më 16 maj, si rezultat i negociatave me përfaqësuesit e ushtarakëve ukrainas të bllokuar në territorin e Uzinës Metalurgjike Azovstal në Mariupol, u arrit një marrëveshje për largimin e të plagosurve. Aktualisht, në zonën e ndërmarrjes është vendosur një regjim armëpushimi dhe është hapur një korridor humanitar, përmes të cilit ushtarakët ukrainas të plagosur po dërgohen në një institucion mjekësor në Novoazovsk, në Republikën Popullore të Donetskut, për t’u siguruar atyre të gjitha ndihmën e nevojshme,” deklaroi kjo ministri, raportoi CNN./albeu.com

The post Mariupol, nisin evakuimet e ukrainasve nga fabrika e çelikut Azovstal appeared first on Albeu.com.

U bënë “heronj” pasi kundërshtuan thirrjet e forcave ruse, lirohen ushtarët e ishullit të gjarpërinjve të marrë peng
19 marinarët që mbronin ishullin Zmiinyi (Gjarpërinjve) për të cilët fillimisht u tha se u vranë, u morën robër lufte. Një muaj pasi trupat ruse pushtuan, Parlamenti ukrainas konfirmoi se marinarët ishin liruar si pjesë e shkëmbimit të 11 marinarëve rusë të kapur nga një anije e fundosur.

Në një postim në Twitter, Parlamenti ukrainas shkroi: “Shkëmbimi i parë i pengjeve të luftës ndodhi me urdhër të Presidentit Zelensky. Sot Ukraina shkëmbeu 11 marinarë rusë që i shpëtuam nga një anije që po mbytej pranë Odesa-s me 19 marinarë ukrainas”. Marina e Ukrainës konfirmoi se ushtarët në ishull zmbrapsën dy sulme nga forcat ruse më 24 shkurt, por u detyruan të dorëzoheshin ‘për shkak të mungesës së municioneve’, raporton Daily Mail.

Ata gjithashtu thanë në deklaratë se forcat ruse shkatërruan infrastrukturën e ishullit të gjarpërinjve, duke përfshirë kullat dhe antenat. Një ditë pas sulmeve, një audio u shpërnda në internet në të cilin një oficer nga një anije ushtarake ruse mund të dëgjohej duke iu thënë rojeve ukrainase që të ‘ulnin armët menjëherë për të shmangur gjakderdhjen dhe vdekjet e pajustifikuara’, pasi në të kundërt do të bombardoheshin’.

Rojet më pas u dëgjuan duke folur mes tyre, ndërsa bërtisnin; “Ik p**** anija ruse”. Ukraina më vonë humbi kontaktin me forcat e saj që mbronin ishullin pasi Rusia kreu sulme nga ajri dhe deti. Por vetëm pak ditë më vonë qarkulloi lajmi se ushtarët ukrainas mund të ishin gjallë.

The post U bënë “heronj” pasi kundërshtuan thirrjet e forcave ruse, lirohen ushtarët e ishullit të gjarpërinjve të marrë peng appeared first on Albeu.com.

Alarmi për pushtim: Rrëfimet e ushtarëve ukrainas në front
Pavarësisht shqetësimeve për një grumbullim të madh të trupave të Rusisë në kufirin me Ukrainën, luftëtarët në vijën e frontit, në Donbas, i kanë minimizuar paralajmërimet nga agjencitë e inteligjencës në Kiev dhe në vendet e Perëndimit, se Moska mund të jetë duke planifikuar një ofensivë të re ushtarake.

Timur, 28-vjeçar

“Unë, personalisht, nuk besoj se ka rrezik për ndonjë pushtim të madh. Unë mendoj se këto janë vetëm lojëra. Situatë të njëjtë kishim edhe në prill dhe në maj të këtij viti. Kishte aq shumë thashetheme për një sulm të mundshëm. Ato u bënë në mënyrë që Rusia të mund të siguronte përfundimin e gazsjellësit “Rrjedha Veriore 2”. Këtë herë, mbase është vetëm Putin që po përpiqet të ushtrojë trysni përsëri. Nga ajo çfarë kam dëgjuar, Kremlini po mundohet të marrë garanci se NATO-ja nuk do të zgjerohet deri në Ukrainë, dhe në vendet e tjera të Partneritetit Lindor, siç janë Gjeorgjia dhe Moldavia”.

“Luftimet këtu ndodhin herë pas here. Javën e kaluar përjetova bombardimin më të rëndë në këtë pozicion. Forcat proruse përdorën granatahedhës të tipit “SPG-9”. Më vonë, për disa ditë rresht, ishte pothuajse qetësi. T’ju them të drejtën, ndihem pak i frikësuar kur këtu është qetë, sepse filloj të mendoj: ‘Mbase ata kanë ndonjë plan’. Një nivel i ulët i bombardimit më bën të ndihem më rehat”.

“Pala tjetër shpesh përdor taktika dredharake. Për shembull, vëzhguesit e OSBE-së i përdorin dronët e tyre gati çdo ditë, për t’i kontrolluar pozicionet ushtarake. Ata i njoftojnë që të dyja palët për fluturimin e dronit të tyre për kontrollimin e pozicioneve në të dyja anët, që ne ta dimë se ai po vjen, por më pas forcat proruse e nisin dronin e tyre menjëherë pas atij të OSBE-së, për t’i bërë vëzhgimet e veta, ndërsa neve nuk na lejohet të qëllojmë në atë drejtim”.

Vlad, 22-vjeçar

“Ushtria ruse nuk është e përgatitur për luftë. Ajo nuk ka spitale fushore apo cisterna nafte në gatishmëri, dhe nuk ka shumë ushtarë apo automjete gati. Asaj do t’i duheshin 300,000 deri në 400,000 trupa për të sulmuar; tani ajo i ka të grumbulluar vetëm 100,000. Unë mendoj se kjo shifër do të nevojitej vetëm për Kievin. Ne kemi shumë nivele të mbrojtjes”.

“Nëse nuk vijmë këtu në front tani, do të vdesim nëpër shtëpitë tona më vonë. Është një thënie ukrainase: Ai që nuk e mbron familjen e tij në kohë paqeje, do t’i hajë fëmijët e tij në kohë të vështira. Është referencë për Holodomorin. Nëse një rus vjen dhe dëshiron të pijë ca gota vodka dhe të bëjë qejf, s’ka problem. Por, nëse ai vjen në shtëpinë time me armë, unë do ta vras atë”.

“Këtu, armiku po përdor pushkë të snajperëve dhe mitraloza çdo ditë, dhe nganjëherë ata përdorin edhe granatahedhës. Javën e kaluar, ata përdorën mortaja prej 82 milimetrash këtu afër. Kjo situatë s’ka për të ndryshuar në të ardhmen e afërt. Federata Ruse nuk është e përgatitur për sulm, mendoj unë. Vetëm po dërgohet një porosi, sepse konflikti është zgjatim i politikës. Gjithçka do të jetë mirë”.

Iryna (s’e ka treguar moshën)

“Unë mendoj se nëse një pushtim do të ndodhte tani, shumë njerëz do të vdisnin. Më shumë se më 2014. Do të kishte gjakderdhje të madhe. Do të ishte e tmerrshme”.

“Por, sigurisht, shumë ushtarë nuk besojnë se do të ndodhë një pushtim. Vija e frontit nuk ndihet aspak më ndryshe se më parë. Një arsye tjetër pse ata nuk iu besojnë këtyre thashethemeve është sepse ka shumë gënjeshtra në vendin tonë. Të gjithë në pozitat e fuqishme gënjejnë. Presidenti ynë ka premtuar se do t’i japë fund luftës brenda një jave pas marrjes së pushtetit. Tani, dy vjet më vonë, ja ku jemi”.

“Unë nuk mendoj se sanksionet financiare ndaj Rusisë do të ndryshonin diçka. Janë sikurse këto marrëveshjet e Minskut. Ato s’kanë aq efekt. Njerëzit shkruajnë diçka në letër, por, në realitet, këtu në vijën e frontit, situata është e njëjtë. Ende po përdoren armë të kalibrit të rëndë. Ndoshta do të ndodh një pushtim, por dikur më vonë”.

Petro, 27-vjeçar

“Ajo që di unë është se njerëzit do të rrinë dhe do ta mbrojnë vendin e tyre. Veteranët, të cilët ishin në front më 2014, kur lufta po fillonte, janë kthyer në shtëpi, por nëse ndodh një pushtim, ata do të kthehen këtu për të luftuar”.

“Në mëngjesin e hershëm, kur flije në shtëpi, dy granata përfunduan këtu afër, por këto gjëra janë normale. Nuk mund të them se së fundmi ka pasur ndonjë aktivitet të çuditshëm. Nganjëherë, prej këtu mund të dëgjosh tanket e armikut duke ndezur motorët e tyre. Motorët e tankeve kanë një zhurmë shumë specifike. Atë e bëjnë më shpesh në mot më të ftohtë”.

“Ka pasur shumë situata kur kam shpëtuar për pak. Një herë, po rrija mbi një automjet të blinduar, dhe vërejta një tank armiku. Më pas, pashë pushkën e tij duke vënë në shënjestër automjetin tonë. Vura shkrepësen time mes dhëmbëve, e kafshova fort, dhe iu luta Zotit. Ajo nuk shkrepi”.

“Unë nuk mendoj se sanksionet do të ndryshojnë diçka. Rusia është vend i pasur. Presidenti ukrainas dhe deputetët duhet të marrin vendime serioze. Dua që një ditë të notoj në Krimenë e lirë”./REL

The post Alarmi për pushtim: Rrëfimet e ushtarëve ukrainas në front appeared first on Albeu.com.