Ushtarë britanilë Archives - Albeu.com

Ushtarët britanikë të forcës rezervë strategjike të KFOR-it vendosen në Kosovë
<html><head></head><body>

Personeli, automjetet dhe pajisjet e Batalionit të Parë të regjimentit britanik “The Rifles” janë dislokuar në Kosovë. Sipas KFOR-it, bëhet fjalë për një vendosje të planifikuar dhe rutinë, në kuadër të Forcës Rezervë Strategjike të misionit.

Trupat britanike do të qëndrojnë në vend për rreth gjashtë javë dhe gjatë kësaj kohe do të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme stërvitore, njoftoi Misioni i NATO-s në Kosovë.

KFOR-i bëri të ditur se vendosja është pjesë e kontributit afatgjatë të Mbretërisë së Bashkuar në misionin paqeruajtës të udhëhequr nga NATO. “Gjatë gjashtë javëve të ardhshme, ata do të zhvillojnë disa aktivitete stërvitore, si pjesë e kontributit afatgjatë të Mbretërisë së Bashkuar në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO”, thuhet në njoftim.

Misioni sqaroi se ardhja e batalionit nuk ndryshon mandatin e KFOR-it dhe nuk lidhet me procesin e nisur për optimizimin e pranisë së tij, i cili synon të sigurojë që misioni të mbetet i përshtatshëm për qëllimin e vet.

KFOR-i vijon të kontribuojë në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë banorët e Kosovës, si dhe në garantimin e lirisë së lëvizjes. Ai vepron mbi bazën e mandatit afatgjatë të Kombeve të Bashkuara, të përcaktuar nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e miratuar në vitin 1999.

Misioni i NATO-s theksoi se vepron në mënyrë të paanshme dhe bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX-in. Policia e Kosovës dhe EULEX-i vazhdojnë të ushtrojnë rolet dhe përgjegjësitë e tyre përkatëse si aktorë të reagimit në fushën e sigurisë.

“Ne vazhdojmë të kontribuojmë në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si dhe në garantimin e lirisë së lëvizjes”, thuhet në deklaratën e KFOR-it.

Vendosja e trupave britanike është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar në KFOR dhe, sipas misionit të NATO-s, nuk sjell ndryshim në mandatin apo natyrën e misionit në Kosovë.

</body></html>

The post Ushtarët britanikë të forcës rezervë strategjike të KFOR-it vendosen në Kosovë appeared first on Albeu.com.