ushtaraket Archives - Albeu.com

Begaj uron ushtarakët: Kombi ju është shumë mirënjohës, Shqipëria është një vend i vogël, por me kontribute të mëdha
Presidenti Bajram Begaj, bashkëbisedoi dhe uroj online ato gra dhe burra nën uniform të cilët shërbejnë në misione ushtarake jashtë vendit, duke dhënë kontributin për një botë me më shumë paqe.

“Gëzimi dhe ngrohtësia familjare i takon festave të fundvitit dhe ju duhet të ishit pranë familjeve, por sot gjendeni në një mision më të rëndësishëm, në një detyrë që është në shërbim të atdheut për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe lirisë. Kombi ju është shumë mirënjohës. Shqipëria është një vend i vogël, por me kontribute të mëdha për paqen dhe sigurinë.

Vetë prezenca dhe shërbimi juaj, nga Kosova, në Bosnjë, nga Bullgaria, Letonia, Deti Egje, Irak, Sinai dhe deri në Sudanin e Jugut, është dëshmi e qartë e angazhimit dhe përkushtimit të vendit tonë ndaj paqes dhe sigurisë jo vetëm në rajon, por në mbarë botën”, tha presidenti.

Ju jeni ambasadorët më të mirë dhe falë shërbimit tuaj, flamuri kombëtar që ne pamë të valëvitet, valëvitet kudo me krenari përkrah flamujve të tjerë të NATO-s.

“Agresioni Rus ndaj Ukrainës ka ndryshuar tërësisht mjedisin e sigurisë. Kërcënimet e vjetra dhe të reja parashikojnë dhe parashtrojnë domosdoshmërinë e zhvillimit dhe modernizimit të Forcave tona të Armatosura. Gjatë vitit 2024, në bisedat që kam bërë me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm dhe me Ministrin e Mbrojtjes, jam informuar se buxheti i mbrojtjes është rritur dhe po kështu është rritur edhe ajo që është më e rëndësishme, mbështetja për ushtarakët. Unë besoj se është detyrim mbështetja për të gjithë ushtarakët dhe familjarët e tyre”, shtoi ai.

Dinamikat gjeopolitike theksoi presidenti Bajram Begaj, kërkojnë rritjen e kontributeve tona në NATO dhe forcimin e solidaritetit tonë.

Shqipëria do të vazhdojë të jetë kontributore aktive, me pjesëmarrjen e saj në misione dhe operacione kudo ku të kërkohet dhe sa herë të kërkohet.

The post Begaj uron ushtarakët: Kombi ju është shumë mirënjohës, Shqipëria është një vend i vogël, por me kontribute të mëdha appeared first on Albeu.com.

Ushtarakët e Defender 21 jashtë uniformave: Këngë, alkool dhe festë “të çmendur” në Vlorë
“Defender 21” ka bërë bashkë ushtarakë të kombeve të ndryshme të mbledhur në Shqipëri. Mbrëmjen e djeshme, të zhveshur nga uniforma ushtarake, ata janë bërë bashkë dhe festojnë e pinë në një lokal në zonën e Lungomares në Vlorë.

Ata shihen duke kërcyer, kënduar, në shoqërinë e njëri tjetrit dhe të disa vajzave, ndërkohë që atmosfera ka qenë e ndezur për orë me radhë.

Nuk munguan këngët himn të shqiptarisë si “Kuqezi” dhe “Xhamadani Vija Vija”. Por jo vetëm shqip. Muzika shpërtheu nga të gjitha kombësitë.

Kujtojmë se ‘Defender Europe 21’ është stërvitja më e madhja ushtarake që pret Shqipëria si aleate e NATO-s, me pjesëmarrjen e rreth 28 mijë trupave shumëkombëshe, aleate dhe partnere nga 27 vende të ndryshme. Stërvitja do të zhvillohet deri në 20 qershor 2021 në territorin e Shqipërisë.

iFrame is not supported!

The post Ushtarakët e Defender 21 jashtë uniformave: Këngë, alkool dhe festë “të çmendur” në Vlorë appeared first on Albeu.com.

Dy vite nga vdekja e ushtarakëve shqiptarë në Letoni, rreshteri i mbijetuar prek me dedikimin (FOTO LAJM)
Sot dy vite më parë, dy ushtarakët shqiptarë me shërbim në bazën e NATO-s në Letoni, nëntetares Zarife Hasanaj dhe majori Klodian Tanushit humbën jetën.

Ushtarakët humbën jetën gjatë shpërthimit të municionit luftarak, në mëngjesin e datës 6 maj 2019 ku mbeti i plagosur edhe rreshteri Julian Kapaj, ekspert i EOD, i cili i mbijetoi tragjedisë dhe vijon të jetë efektiv i FA.

Dy ushtarakët që humbën jetën në krye të detyrës u shpallën dëshmor të atdheut, ndërsa emrat e tyre janë gdhendur në një pllakë përkujtimore brenda kampit ADAZI në Letoni ku dhe ndodhi ngjarja.

I mbijetuari tragjedisë së Letonisë rreshteri Julian Kapaj ka përkujtuar dy kolegët e ndjerë me një mesazh tepër prekës në Facebook.

“Shpirti i vëllait. Sot bëhen 2 vite pa ty . Lavdi Dëshmorit të Atdheut Klodian Tanushi dhe motrës Zarife Hasanaj. Ju qoftë dheu i lehtë! Do jeni përherë në zemrën time”, shkruan ai.

The post Dy vite nga vdekja e ushtarakëve shqiptarë në Letoni, rreshteri i mbijetuar prek me dedikimin (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.