ushqimet Archives - Albeu.com

Shqipëria kryeson Europën për peshën e shpenzimeve ushqimore, me çmime të larta për bulmetin, vajrat dhe zarzavatet
Në vitin 2025, Shqipëria regjistroi përqindjen më të lartë në Europë të shpenzimeve për ushqime në raport me madhësinë e ekonomisë.

Shpenzimet nominale për produkte ushqimore arritën në 20.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), që përbën afërsisht një të pestën e ekonomisë. Mesatarja e Bashkimit Europian, ndërkohë, ishte vetëm 6.2%.

Dallimi vërehet edhe në krahasimin me vendet e rajonit. Në Malin e Zi, shpenzimet për ushqime përbënin 19.9% të PBB-së, në Bosnjë-Hercegovinë 19.1%, në Maqedoninë e Veriut 17.9%, ndërsa në Serbi 12.8%.

Kjo peshë e lartë lidhet kryesisht me të ardhurat e ulëta. Familjet që kanë mundësi më të kufizuara financiare orientohen në masë të madhe drejt përmbushjes së nevojave bazë, ku ushqimi zë vendin kryesor.

Në ekonomitë me të ardhura më të larta, pas mbulimit të nevojave ushqimore, një pjesë më e madhe e buxhetit mund të përdoret për strehim, transport, shëndetësi, arsim, kulturë, argëtim dhe kursime.

Konsumi individual për frymë në Shqipëri, i llogaritur sipas fuqisë blerëse, është në nivelin e 48% të mesatares së BE-së, ndërsa të ardhurat për frymë arrijnë në vetëm 43% të mesatares europiane.

Pavarësisht kësaj, pesha e shpenzimeve për ushqime ndaj ekonomisë është më shumë se tri herë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian.

Sipas të dhënave të Eurostat, vlera e shpenzimeve për ushqime në Shqipëri arrin në 5.1 miliardë euro.

Analiza sipas kategorive tregon se disa produkte bazë kanë peshë veçanërisht të lartë në ekonominë shqiptare. Shqipëria renditet e para në Europë për shpenzimet për qumështin dhe nënproduktet e tij, vajrat dhe yndyrnat, si edhe zarzavatet.

Kategoria “qumësht, produkte të tjera të bulmetit dhe vezë” përbënte rreth 4.5% të PBB-së së Shqipërisë në vitin 2025. Në Bashkimin Europian, mesatarja për këtë grup ishte 1% dhe asnjë vend tjetër në tabelën europiane nuk rezultonte me një peshë më të madhe.

Në Bosnjë-Hercegovinë, ky grup përfaqësonte 4.2% të PBB-së, në Malin e Zi 3.5%, në Maqedoninë e Veriut 3.4% dhe në Serbi 2.2%. Në Greqi, pesha ishte 1.7%, ndërsa në Itali 1.2%.

Kështu, qumështi, bulmeti dhe vezët kanë në ekonominë shqiptare një peshë 4.5 herë më të lartë se mesatarja e BE-së.

Nuk ka të dhëna që të dëshmojnë se shqiptarët konsumojnë më shumë produkte bulmeti se Europa. Hendeku duket se lidhet më tepër me çmimet e larta të kësaj kategorie.

Gjatë vitit 2025, Shqipëria shënoi indeksin 135.6 për qumështin, produktet e bulmetit dhe vezët, kundrejt mesatares 100 të BE-së.

Çmimet ishin 35.6% mbi mesataren europiane, duke e vendosur Shqipërinë në vendin e tretë ndër vendet më të shtrenjta të Europës për këtë grup. Në vlerë, shpenzimet për qumështin, bulmetin dhe vezët ishin 1.1 miliardë euro.

Krahasuar me rajonin, diferenca ishte edhe më e theksuar. Indeksi për këtë grup ishte 107.1 në Serbi, 95 në Malin e Zi, 92 në Bosnjë-Hercegovinë dhe 89.6 në Maqedoninë e Veriut. Konsumatorët shqiptarë i blinin këto produkte rreth 27% më shtrenjtë se serbët, 43% më shtrenjtë se malazezët dhe mbi 50% më shtrenjtë se konsumatorët në Maqedoninë e Veriut.

Edhe vajrat dhe yndyrnat shënojnë një ndryshim të madh. Në Shqipëri, kjo kategori zinte 1.4% të PBB-së, ndërsa në Bashkimin Europian vetëm 0.2%.

Në raport me madhësinë e ekonomisë, shpenzimet shqiptare për këto produkte ishin shtatë herë më të larta se mesatarja e BE-së. Vlera e shpenzimit ishte 356 milionë euro.

Shqipëria kishte peshën më të lartë edhe në këtë grup mes vendeve europiane të përfshira në tabelë. Në Malin e Zi, Bosnjë-Hercegovinë dhe Maqedoninë e Veriut, vajrat dhe yndyrnat përbënin 0.6% të PBB-së, ndërsa në Serbi 0.4%. Greqia, e cila rezultonte relativisht e lartë kundrejt mesatares së BE-së, ishte në nivelin 0.7%.

Në vitin 2025, çmimet e vajrave dhe yndyrnave në Shqipëri ishin gjithashtu mbi mesataren europiane. Indeksi i tyre arriti në 112.5, pra 12.5% mbi mesataren e BE-së.

Megjithatë, Shqipëria nuk ishte vendi më i shtrenjtë në rajon për këtë kategori, pasi Serbia kishte indeksin 128.4 dhe Mali i Zi 119.4. Bosnjë-Hercegovina regjistroi indeksin 99.2, ndërsa Maqedonia e Veriut 95.

Zarzavatet përbëjnë një tjetër kategori me peshë të pazakontë. Grupi që Eurostat e klasifikon si “zarzavate, zhardhokë, banane gatimi dhe bishtajore” përfaqësonte 3.9% të PBB-së shqiptare në vitin 2025, pothuajse pesë herë më shumë se mesatarja prej 0.8% e Bashkimit Europian. Për këtë grup shpenzohen afërsisht 1 miliardë euro në vit.

Shqipëria e ndante nivelin më të lartë me Maqedoninë e Veriut, ku zarzavatet përfaqësonin po 3.9% të PBB-së. Në Bosnjë-Hercegovinë pesha ishte 1.7%, në Malin e Zi 1.6%, në Serbi 1.4%, në Greqi po 1.4% dhe në Itali 1.2%.

Ndryshe nga rasti i bulmetit dhe vajrave, çmimet e zarzavateve në Shqipëri qëndronin nën mesataren e BE-së, por ishin dukshëm më të larta se në shumicën e vendeve të rajonit.

Indeksi i çmimeve për zarzavatet ishte 91.2, pothuajse në të njëjtin nivel me Serbinë, ku ishte 91. Megjithatë, çmimet në Shqipëri rezultonin rreth 20% më të larta se në Bosnjë-Hercegovinë, 22% më të larta se në Malin e Zi dhe 27% më të larta se në Maqedoninë e Veriut.

Mishi mbetet produkti që përthith pjesën më të madhe të shpenzimeve ushqimore në Shqipëri. Kategoria e mishit dhe produkteve të kafshëve të therura zinte 4.7% të PBB-së, përballë mesatares 1.3% në BE. Kjo peshë ishte rreth 3.6 herë më e lartë se niveli mesatar europian, ndërsa shpenzimi në vlerë arrinte gati 1.2 miliardë euro.

Në rajon, vetëm Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina kishin peshë më të madhe për mishin, me nga 5.6% të PBB-së. Serbia regjistroi 3.6%, ndërsa Maqedonia e Veriut 3.4%.

Në aspektin e çmimeve, mishi në Shqipëri ishte vetëm 2% më i lirë se mesatarja e BE-së, me indeks 98, por ishte më i shtrenjti në rajon. Indeksi ishte 86.1 në Serbi, 83 në Bosnjë-Hercegovinë, 77.6 në Maqedoninë e Veriut dhe 71 në Malin e Zi.

Edhe frutat dhe arrat zinin një peshë dukshëm më të madhe në ekonominë shqiptare sesa në Bashkimin Europian. Shpenzimet për këtë kategori përfaqësonin 1.9% të PBB-së, kundrejt 0.5% në BE, ose gati katër herë më shumë. Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kishin peshë më të lartë, me nga 2.3%, ndërsa Bosnjë-Hercegovina ishte në 1.7% dhe Serbia në 1%.

Çmimet e frutave dhe arrave në Shqipëri ishin në nivelin 92.1% të mesatares së BE-së. Megjithatë, diferenca me tregjet më të lira të rajonit ishte e konsiderueshme: indeksi ishte 71.2 në Bosnjë-Hercegovinë dhe 52.4 në Maqedoninë e Veriut.

Krahasuar me Maqedoninë e Veriut, frutat dhe arrat në Shqipëri kushtonin rreth 76% më shumë. Për drithërat dhe produktet e tyre, shpenzimet ishin 2.1% e PBB-së, mbi dy herë më shumë se mesatarja 1% e BE-së. Në këtë kategori, Shqipëria nuk ishte e para në rajon, pasi Mali i Zi arrinte në 3.5%.

Bosnjë-Hercegovina regjistroi 2.7%, Maqedonia e Veriut 2.5% dhe Serbia 2.2%.

Pesha e lartë e ushqimeve në ekonominë shqiptare shoqërohet tashmë edhe me një zhvillim tjetër. Për herë të parë në vitin 2025, niveli i çmimeve të ushqimeve në Shqipëri kaloi mesataren e Bashkimit Europian.

Indeksi i ushqimeve arriti në 102.9, ose 2.9% mbi mesataren e BE-së. Një vit më parë ishte 99.6, ndërsa në vitin 2022 ishte rreth 85. Shqipëria është i vetmi vend i rajonit ku çmimet e ushqimeve kanë tejkaluar mesataren europiane. Serbia, e dyta më e shtrenjtë, kishte indeksin 96.6, Mali i Zi 84.6, Bosnjë-Hercegovina 84.6 dhe Maqedonia e Veriut 74.3.

Kur llogariten së bashku ushqimet dhe pijet joalkoolike, indeksi i Shqipërisë ngjitet në 103.8. Në Serbi ai ishte 97.1, në Malin e Zi 86.5, në Bosnjë-Hercegovinë 85.8 dhe në Maqedoninë e Veriut 74.8.

Në Shqipëri, ushqimet dhe pijet joalkoolike kushtojnë rreth 7% më shumë se në Serbi, 20% më shumë se në Malin e Zi, 21% më shumë se në Bosnjë-Hercegovinë dhe gati 39% më shumë se në Maqedoninë e Veriut.

Nga 12 grupet e detajuara të ushqimeve që publikon Eurostat, çmimet në Shqipëri janë mbi mesataren e Bashkimit Europian në gjysmën e tyre. Në këtë grup bëjnë pjesë qumështi dhe produktet e bulmetit, vajrat dhe yndyrnat, sheqeri dhe ëmbëlsirat, pijet joalkoolike, si edhe ushqimet e gatshme. Mishi dhe peshku, ndërkohë, janë pranë nivelit mesatar europian.

Pijet joalkoolike, për të cilat Shqipëria shpenzon 1.4% të PBB-së kundrejt 0.6% në BE, kishin indeks çmimesh 114.3 në vitin 2025. Ky nivel ishte 14.3% mbi mesataren europiane dhe më i larti në rajon.

Indeksi për sheqerin, ëmbëlsirat dhe produktet e pastiçerisë ishte 123.1, ose 23.1% mbi mesataren e BE-së. Ndërsa ushqimet e gatshme dhe produktet e tjera ushqimore arritën indeksin 128.2, duke qenë 28.2% më të shtrenjta se mesatarja europiane.

The post Shqipëria kryeson Europën për peshën e shpenzimeve ushqimore, me çmime të larta për bulmetin, vajrat dhe zarzavatet appeared first on Albeu.com.

Lista/ 50% të grupeve ushqimore i paguajmë më shtrenjtë se Europa, rekord dhe në rajon
Shqipëria ka një nga peshat më të larta të bujqësisë në ekonomi në Europë, me gati 15% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, kundrejt afërsisht 2% mesatarisht në Bashkimin Europian dhe më pak se 8% në vendet e tjera të rajonit (shiko grafikun në fund).

Por pesha e lartë e bujqësisë nuk po përkthehet në ushqime më të lira për konsumatorët. Përkundrazi, shqiptarët i paguajnë një pjesë të produkteve bazë më shtrenjtë se mesatarja europiane dhe dukshëm më shtrenjtë se fqinjët.

Avantazhi që teorikisht duhet të sillte një bazë e gjerë prodhuese bujqësore nuk po reflektohet në çmimet që paguajnë familjet.

Të dhënat e krahasueshme të nivelit të çmimeve, ku mesatarja e Bashkimit Europian është 100, e vendosin Shqipërinë në indeksin 103.8 për ushqimet dhe pijet joalkoolike për vitin 2025.

Pra, niveli i çmimeve është 3.8% mbi mesataren e BE-së dhe më i larti ndër vendet e rajonit. Serbia, që është vendi i dytë më i shtrenjtë, ka indeksin 97.1, Mali i Zi 86.5, Bosnjë-Hercegovina 85.8 dhe Maqedonia e Veriut vetëm 74.8.

Në krahasim direkt, ushqimet dhe pijet joalkoolike kushtojnë në Shqipëri rreth 7% më shumë se në Serbi, 20% më shumë se në Malin e Zi, 21% më shumë se në Bosnjë-Hercegovinë dhe gati 39% më shumë se në Maqedoninë e Veriut.

Diferenca mbetet pothuajse e njëjtë edhe nëse nga grupi hiqen pijet dhe krahasohen vetëm ushqimet. Shqipëria ka indeksin 102.9, ose 2.9% mbi mesataren europiane, kundrejt 96.6 në Serbi, 84.6 në Bosnjë-Hercegovinë dhe Malin e Zi dhe 74.3 në Maqedoninë e Veriut.

Ushqimet në Shqipëri rezultojnë rreth 6.5% më të shtrenjta se në Serbi, 22% më të shtrenjta se në Bosnjë dhe Malin e Zi dhe gati 39% më të shtrenjta se në Maqedoninë e Veriut.

50% e grupeve ushqimore (ndër më të domosdoshmet) janë më të shtrenjta se në BE

Nga 12 grupe të detajuara ë raporton Eurostat, për 6 prej tyre, apo gjysmën, çmimet janë më të lartat sesa mesatarja europiane.

Këtu futen produkte bazë, si qumështi e nënproduktet, vajrat dhe yndyrnat, ndërsa dhe mishi e peshku janë shumë afër niveleve të BE-së.

Diferenca më e fortë për produktet bazë është te qumështi, produktet e bulmetit dhe vezët. Shqipëria ka indeksin 135.6, ose 35.6% mbi mesataren e BE-së.

Në Serbi indeksi është 107.1, në Malin e Zi 95, në Bosnjë-Hercegovinë 92 dhe në Maqedoninë e Veriut 89.6.

Shqiptarët i paguajnë këto produkte rreth 27% më shtrenjtë se serbët, 43% më shtrenjtë se malazezët dhe mbi 50% më shtrenjtë se konsumatorët në Maqedoninë e Veriut.

Edhe ushqimet e gatshme dhe produktet e tjera ushqimore janë dukshëm më të shtrenjta. Indeksi për Shqipërinë arrin në 128.2, ose 28.2% mbi mesataren e BE-së.

Serbia është në 111.2, Mali i Zi 108, Bosnja 95.5 dhe Maqedonia e Veriut 80.9. Shqipëria është rreth 15% më e shtrenjtë se Serbia dhe afro 59% më e shtrenjtë se Maqedonia e Veriut.

Për sheqerin, ëmbëlsirat dhe produktet e pastiçerisë, çmimet në Shqipëri janë 23.1% mbi mesataren e BE-së, me indeks 123.1.

Në këtë kategori Serbia është pak më e shtrenjtë, me 125.3, ndërsa Mali i Zi ka indeksin 120.5. Bosnja është në 104.2 dhe Maqedonia e Veriut në 92.5.

Te pijet joalkoolike, Shqipëria rikthehet si vendi më i shtrenjtë i rajonit, me indeks 114.3, ose 14.3% mbi mesataren europiane.

Mali i Zi është në 105.9, Serbia 103.2, Bosnja 97.7 dhe Maqedonia e Veriut 79.9. Krahasuar me Maqedoninë e Veriut, pijet joalkoolike kushtojnë rreth 43% më shumë në Shqipëri.

Edhe vajrat dhe yndyrnat janë mbi mesataren e BE-së, me indeks 112.5. Në këtë kategori Shqipëria nuk është më e shtrenjta në rajon: Serbia ka indeks 128.4 dhe Mali i Zi 119.4.

Bosnja është pranë mesatares europiane me 99.2, ndërsa Maqedonia e Veriut në 95.

Te mishi dhe produktet e kafshëve të therura, Shqipëria ka indeksin 98, pra pak më poshtë mesatares së BE-së. Por në raport me rajonin mbetet vendi më i shtrenjtë. Serbia ka indeks 86.1, Bosnja 83, Maqedonia e Veriut 77.6 dhe Mali i Zi vetëm 71.

Ndonëse Shqipëria është një vend me shumë burime ujore, ajo është e dyta më e shtrenjtë në rajon, duke lënë pas vetëm Serbinë, pa det.

Te peshku dhe produktet e detit, Shqipëria ka indeksin 96.5. Serbia është më e shtrenjtë, me 106.7, ndërsa Mali i Zi ka 90.2, Bosnja 88.3 dhe Maqedonia e Veriut 80.5.

Paradoksi i një vendi me peshë të lartë të bujqësisë është i dukshëm edhe te produktet që prodhohen gjerësisht në vend.

Për frutat dhe arrat, Shqipëria ka indeksin 92.1, nën mesataren europiane, por shumë mbi shumicën e rajonit. Serbia është pak më e shtrenjtë, me 95.9, ndërsa Mali i Zi ka 77.9, Bosnja 71.2 dhe Maqedonia e Veriut vetëm 52.4.

Krahasuar me Maqedoninë e Veriut, niveli i çmimeve në Shqipëri është rreth 76% më i lartë.

Për perimet, zhardhokët, bananet e gatimit dhe bishtajoret, Shqipëria ka indeksin 91.2, praktikisht të njëjtin nivel me Serbinë, 91. Por është rreth 20% më e shtrenjtë se Bosnja, 22% më e shtrenjtë se Mali i Zi dhe 27% më e shtrenjtë se Maqedonia e Veriut.

Edhe te drithërat dhe produktet e drithërave, ku indeksi shqiptar është 84, çmimet janë më të larta se në Bosnjë, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Vetëm Serbia, me indeks 87.3, është më e shtrenjtë.

Produkti më i shtrenjtë në Shqipëri janë pijet alkoolike. Shqipëria ka indeksin 159, ose plot 59% mbi mesataren e Bashkimit Europian.

Asnjë vend tjetër i rajonit nuk afrohet me këtë nivel. Mali i Zi ka indeks 128.8, Serbia 116.3, Maqedonia e Veriut 99 dhe Bosnjë-Hercegovina 92.6.

Në kategorinë më të gjerë “pije alkoolike, duhan dhe narkotikë”, Shqipëria ka indeksin 81.7. Ndonëse nën mesataren e BE-së, është sërish niveli më i lartë në rajon, përpara Serbisë me 72.5, Malit të Zi me 69.7, Bosnjës me 63.6 dhe Maqedonisë së Veriut me 58.5.

Të dhënat nxjerrin në pah një kontrast të fortë për ekonominë shqiptare: bujqësia zë rreth 15% të PBB-së, një peshë shumëfish më të lartë se në Bashkimin Europian, por konsumatori shqiptar përballet me çmime ushqimore që në shumë kategori janë jo vetëm më të lartat në rajon, por edhe mbi mesataren europiane.

Avantazhi që teorikisht duhet të sillte një bazë e gjerë prodhuese bujqësore nuk po reflektohet në çmimet që paguajnë familjet. Produkti më i lirë në Shqipëri është duhani, që normalisht është i dëmshëm për shëndetin!/Monitor

The post Lista/ 50% të grupeve ushqimore i paguajmë më shtrenjtë se Europa, rekord dhe në rajon appeared first on Albeu.com.

Njihuni me ushqimet që përmirësojnë kujtesën, çfarë të konsumoni dhe të shmangni për një mendje më të mprehtë
Një stil jetese i shëndetshëm nuk ndikon vetëm në trup, por edhe në funksionet njohëse. Studimet tregojnë se të moshuarit që ushqehen mirë dhe janë fizikisht aktivë shpesh kanë kujtesë më të fortë sesa të rinjtë me stil jetese sedentare, të lidhur me ushqimin e shpejtë dhe përdorimin e tepruar të teknologjisë.

Sipas ekspertëve, harresa nuk lidhet domosdoshmërisht me moshën, por më tepër me mënyrën e jetesës. Aktiviteti fizik dhe një dietë e balancuar janë faktorë kyç për të përmirësuar përqendrimin, për të lehtësuar të nxënit dhe për të ruajtur një kujtesë të shëndetshme në çdo moshë.

Ushqimet që ndihmojnë kujtesën

Një regjim i pasur me perime të freskëta, fruta dhe drithëra siguron lëndë ushqyese të domosdoshme për funksionin e trurit:

Perimet me gjethe jeshile, drithërat dhe kikirikët janë burim i mirë i acidit folik, i cili mbështet shëndetin e qelizave të trurit dhe qarkullimin e gjakut.

Lakra, lulelakra dhe soja përmbajnë kolinë, një substancë thelbësore për funksionimin e neuroneve dhe proceset e të mësuarit.

Frutat si kajsitë, pjeshkët dhe ftuat janë të pasura me beta-karoten, që ndihmon në përmirësimin e funksioneve njohëse.

Bimët dhe çajrat që stimulojnë përqendrimin

Përveç ushqimit, disa bimë mjekësore mund të ndihmojnë në përmirësimin e kujtesës dhe fokusit:

Rigon i egër: përdoret si çaj për të stimuluar qarkullimin dhe përqendrimin.

Rozmarina: mund të përdoret si çaj, vaj esencial apo edhe në banjë, duke ndihmuar në stimulimin e trurit.

Trumza dhe kopra: të njohura për efektet e tyre pozitive në funksionet mendore.

Xhenseni: rekomandohet veçanërisht për personat që përballen me stres mendor dhe fizik.

G

jithashtu, çajrat e përgatitur nga gjethet e frutave si kajsia, pjeshka dhe ftua, si dhe çaji nga lëvorja e mollës, përmbajnë vitamina dhe minerale që mbështesin aktivitetin e trurit.

Çfarë duhet të shmangni

Për të ruajtur një kujtesë të mirë, është e rëndësishme të kufizoni:

Konsumin e alkoolit

Ushqimet e yndyrshme dhe të përpunuara

Duhanin

Konsumin e tepërt të kafesë

Në vend të tyre, rekomandohet zgjedhja e ushqimeve të freskëta dhe konsumimi i çajrave natyralë.

Teknologjia dhe kujtesa

Përdorimi i tepruar i pajisjeve digjitale po ndikon në mënyrën se si truri përpunon dhe ruan informacionin. Mbështetja e vazhdueshme tek telefonat dhe kompjuterët ka bërë që njerëzit të mbajnë mend më pak të dhëna, duke dobësuar aftësinë për të dalluar informacionin e rëndësishëm.

Kujtesa e mirë nuk është vetëm çështje moshe, por rezultat i një kombinimi të stilit të jetesës, ushqyerjes dhe kujdesit për shëndetin mendor. Duke zgjedhur ushqimet e duhura dhe duke shmangur zakonet e dëmshme, secili mund të përmirësojë ndjeshëm përqendrimin dhe kapacitetin e të nxënit.

The post Njihuni me ushqimet që përmirësojnë kujtesën, çfarë të konsumoni dhe të shmangni për një mendje më të mprehtë appeared first on Albeu.com.

Jorida Tabaku: Qeveria mburret me suficit, ndërsa shqiptarët s’mbushin dot shportën e ushqimeve
Përmes një video në rrjetet sociale, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar duke denoncuar ndryshimet e fundit në buxhetin e shtetit, që sipas saj tregojnë jo forcë ekonomike, por një strategji të qëllimshme manipulimi të opinionit publik.

“Suficiti buxhetor që shpall qeveria nuk është shenjë e mirëmenaxhimit, por tregues i një krize që po fshihet pas shifrave”, deklaron Tabaku, duke theksuar se ndërkohë që familjet shqiptare luftojnë për mbijetesë, qeveria mban paratë e mbledhura nga taksat e qytetarëve pa i kthyer ato në shërbime dhe mbështetje reale.

Ajo thekson se sektorë jetikë për ekonominë si bujqësia dhe industria fason janë në rënie të vazhdueshme, ndërsa qeveria ka ulur fondet për bujqësinë me 6% dhe për pushtetin lokal me 10%, duke paralizuar investimet e vogla dhe shërbimet publike.

“Qeveria ato para që i mbledh nga taksat i përdor për tendera korruptivë apo për bonuse elektorale për pensionistët sa herë që ka zgjedhje”, nënvizon deputetja demokrate.

Sipas saj, në vend të një buxheti që përmbush nevojat reale të qytetarëve, Rama ka zgjedhur të vazhdojë për të 13-in vit radhazi të njëjtën mendësi ekonomike që ka sjellë varfëri, rënie prodhimi dhe rritje çmimesh.

“Shqipëria ka nevojë për një buxhet që ndihmon familjet, jo për një propagandë që fsheh krizat me numra”, përfundon Tabaku, duke bërë thirrje për politika që mbështesin shtresat e mesme, prodhuesit vendas dhe fermerët, ata që sot ndihen më të braktisurit nga qeveria.

The post Jorida Tabaku: Qeveria mburret me suficit, ndërsa shqiptarët s’mbushin dot shportën e ushqimeve appeared first on Albeu.com.

Tirana me konsumin më të madh/ 40 për qind e të ardhurave mujore të familjeve shqiptare shkojnë për ushqime
Ushqimet zënë gati 40% të buxhetit të familjeve në 2024 duke ruajtur të njëjtën peshë si në vitin 2023, ndërsa kjo është pesha më e lartë në Europë (mesatarja e Bashkimit Europian është rreth 13% dhe e rajonit nën 35%).

Sipas të dhënave të INSTAT mbi buxhetin e familjeve familjet shqiptare shpenzuan mesatarisht 93 mijë lekë në muaj për konsum, një rritje modeste prej 1,5% krahasuar me vitin 2023.

Edhe pse shpenzimet totale janë rritur, struktura e buxhetit të familjeve ka mbetur pothuajse e pandryshuar, me ushqimin që vijon të zërë peshën më të madhe.

Në vitin 2024, grupi “ushqime dhe pije jo-alkoolike” përbën 39,6% të shpenzimeve mujore, po aq sa një vit më parë, me një shumë mesatare prej 36,879 lekësh.

Sipas INSTAT, ndër grupet me rritje më të madhe të shpenzimeve janë “mobilim dhe mirëmbajtje e banesës” (+5,7%), “transporti” (+5,2%) dhe “veshje e këpucë” (+4,4%).

Megjithatë, pesha e tyre në buxhet ka ndryshuar shumë pak. Për shembull, shpenzimet për mobilim zënë tani 6,8% të totalit, nga 6,6% një vit më parë.

Në të njëjtën linjë, transporti përbën 7,1% të buxhetit (nga 6,8%), ndërsa veshjet dhe këpucët 5,1% (nga 5,0%). Në anën tjetër, shpenzimet për shëndet u tkurrën lehtë nga 4,3% në 3,8%, dhe ato për arsim nga 3,5% në 3,3%.

Familjet shpenzojnë mesatarisht 8.944 lekë në muaj për banesë, ujë, energji elektrike dhe qira, që përbën 9,6% të totalit të buxhetit, me një ndryshim minimal nga viti i kaluar.

Në të njëjtën kohë, shpenzimet për restorante dhe hotele janë rritur me 4,1%, duke arritur 7,6% të buxhetit, për shkak të rritjes së kërkesës për shërbime akomodimi dhe ngrënie jashtë shtëpisë.

Tirana, me konsumin më të lartë

Sipas të dhënave të “Anketës së Buxhetit të Njësive Ekonomike Familjare 2024” të publikuar nga INSTAT, ndarja e shpenzimeve për konsum sipas qarqeve tregon dallime të dukshme në nivelin e mirëqenies dhe kostos së jetesës mes rajoneve të vendit.

Familjet e qarkut Tiranë rezultojnë me shpenzimet mesatare mujore më të larta në vend, me 108.588 lekë, rreth 17% më shumë se mesatarja kombëtare (93.042 lekë).

Kjo diferencë lidhet me çmimet më të larta të banesave, shërbimeve dhe ushqimeve në kryeqytet, si dhe me të ardhurat më të larta të familjeve urbane.

Tirana përmban gjithashtu një pjesë të madhe të popullsisë aktive ekonomike dhe të punësuar në sektorë me paga më të larta, si administrata, financat dhe shërbimet.

Pas kryeqytetit, Korça dhe Durrësi renditen ndër qarqet me konsumin më të lartë, me përkatësisht 91.418 lekë dhe 90.218 lekë në muaj.

Në rastin e Korçës, shpenzimet e larta lidhen me struktura familjare më të vogla, por me të ardhura relativisht të qëndrueshme, si dhe me ndikimin e turizmit dimëror dhe të prodhimit bujqësor vendas që nxit konsum lokal.

Ndërsa Durrësi, përveç ndikimit të turizmit bregdetar, përfiton edhe nga afërsia me Tiranën dhe një nivel më i lartë i punësimit në tregtinë dhe shërbimet portuale.

Në rang mesatar ndodhen qarqe si Fieri (87.171 lekë) dhe Shkodra (85.891 lekë), që kanë ekonomi të bazuar në bujqësi, industri të lehtë dhe shërbime.

Megjithëse të ardhurat janë më të ulëta se në Tiranë apo Durrës, kostot e jetesës janë gjithashtu më të përballueshme, duke mbajtur një ekuilibër të qëndrueshëm në buxhetet familjare.

Në grupin e qarqeve me shpenzime më të ulëta se mesatarja kombëtare përfshihen Elbasani (80.929 lekë), Berati (84.475 lekë), Lezha (84.542 lekë) dhe Gjirokastra (84.420 lekë).

Këto qarqe kanë një strukturë familjare më tradicionale, me më shumë anëtarë për familje dhe me prirje për autokonsum — veçanërisht në zonat rurale.

Në fund të renditjes qëndrojnë Kukësi (75.048 lekë) dhe Dibra (75.883 lekë), me gati 30% më pak shpenzime se Tirana.

Këto dy qarqe shfaqin nivelin më të ulët të konsumit dhe të ardhurave, për shkak të largësisë nga qendrat urbane, mungesës së tregjeve të zhvilluara të punës dhe varësisë nga remitancat.

Pjesa më e madhe e familjeve në këto zona mbështeten ende te bujqësia për vetëkonsum dhe kanë akses më të kufizuar në shërbime arsimore e shëndetësore.

The post Tirana me konsumin më të madh/ 40 për qind e të ardhurave mujore të familjeve shqiptare shkojnë për ushqime appeared first on Albeu.com.

Zbuloni ushqimet që nuk duhet kurrë të ruhen në derën e frigoriferit
Pas një vizite në supermarket, vendosja e ushqimeve në frigorifer mund të duket një proces i thjeshtë.

Megjithatë, nuk është aq i thjeshtë sa duket, pasi shumë njerëz nuk e dinë se temperatura nuk është e njëjtë në çdo pjesë të frigoriferit.

Ruajtja e duhur e ushqimeve, është thelbësore për të mbajtur freskinë dhe vlerat ushqyese të tyre.

Le të shohim cilat janë pesë ushqimet që nuk duhet kurrë të ruhen në derën e frigoriferit, si dhe vendet më të përshtatshme për to, sipas ekspertëve të sigurisë ushqimore.

1. Qumështi

Edhe pse duket praktike të vendosni paketimet e mëdha me qumësht në derën e frigoriferit, temperatura atje është më e lartë dhe luhatjet janë më të mëdha. Kjo ndihmon zhvillimin e baktereve dhe përshpejton prishjen.

Vendoseni qumështin në raftin e mesëm ose të poshtëm, ku temperatura është më e qëndrueshme.

2. Vezët

Edhe pse disa frigoriferë kanë një raft të veçantë për vezët në derë, temperatura në atë zonë nuk është stabile. Vezët duhen ruajtur në paketimin origjinal, në pjesën e brendshme të frigoriferit.

Paketimi mbron lagështinë natyrale të vezëve dhe i izolon nga aromat e tjera.

3. Mishi dhe shpendët e pagatuar

Mishi dhe shpendët përmbajnë lëngje që mund të kontaminojnë ushqime të tjera. Ruajtja në derë rrit rrezikun e kontaminimit dhe prishjes.

Vendosini në raftin më të poshtëm, mirë të mbështjellë ose në enë hermetike.

4. Frutat dhe perimet

Frigoriferët kanë sirtarë të veçantë për fruta dhe perime, me kontroll më të mirë të lagështisë.

Mos harroni, frutat duhen ruajtur në mjedis me lagështi të ulët. Perimet kërkojnë lagështi më të lartë për të qëndruar të freskëta.

5. Djathi

Shumica e frigoriferëve modernë kanë një sirtar të hollë për djathërat, zakonisht në pjesën e mesme ose të poshtme. Atje temperatura është e ulët, por jo aq sa për të ngrirë produktin. Në këtë sirtar mund të ruani edhe proshutat dhe sallamet.

Çfarë mund të ruhet në derën e frigoriferit?

Salcat si ketchup, majonezë dhe mustardë

Salcat e gatshme për sallata

Lëngje dhe pije të gazuara

Këto produkte kanë jetëgjatësi më të madhe dhe janë më të qëndrueshme ndaj ndryshimeve të temperaturës.

Organizimi i frigoriferit nuk është vetëm çështje rendi, por edhe çështje sigurie. Kur qumështi, vezët, mishi, frutat, perimet dhe djathi ruhen siç duhet, rreziku i prishjes ulet dhe ushqimet qëndrojnë të freskëta për më gjatë.

Përdorni derën vetëm për produkte që nuk preken nga ndryshimet e temperaturës dhe shijoni një frigorifer që ruan shijen dhe sigurinë e ushqimeve tuaja.

The post Zbuloni ushqimet që nuk duhet kurrë të ruhen në derën e frigoriferit appeared first on Albeu.com.

Skandali në Vorë/ Ushqimet kishin skaduar në janar, u falsifikonin etiketat për t’u hedhur në treg, çfarë u sekuestrua
Këtë të shtunë, një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e produkteve ushqimore të skaduara dhe më pas hidheshin sërish në treg, është zbuluar në Vorë nga Policia e Tiranës.

Administratori i magazinës, Florenc Domi, 38-vjeç dhe magazinieri Agim Domi, 58-vjeç, janë vënë në pranga, ndërsa ortaku dhe shoferi i magazinës po hetohen në gjendje të lirë.

Nga hetimet rezultoi se subjekti me aktivitet import-eksport dhe tregtim të produkteve industriale dhe ushqimore, grumbullonte produkte të skaduara si çokollata, fruta të thata, patatina, kroasan, kikirika nga tregje të ndryshme në Tiranë, Durrës e Elbasan.

Pasi u falsifikonte datat e skadencës i hidhte sërish në treg, pa dokumentacion tatimor.

Gjatë operacionit, u sekuestruan në cilësinë e prova materiale 716 koli dhe dhjetra kilogramë me mallra ushqimorë të përpunuara që kishin afatin e skadencës në janar dhe shkurt 2025 dhe afati i skadencës ishte falsifikuar me qëllim rihedhjen në treg.

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale, shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, fshehja e të ardhurave, mospagimi i taksave dhe tatimeve”, punësim i paligjshëm dhe importi, prodhimi, shitja, ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve.

The post Skandali në Vorë/ Ushqimet kishin skaduar në janar, u falsifikonin etiketat për t’u hedhur në treg, çfarë u sekuestrua appeared first on Albeu.com.

Ushqimet që nuk duhet të mungojnë në tryezën e Kurban Bajramit
Ditën e sotme 6 Qershor 2025, Besimtarët Myslimanë, festojnë festën e Kurban Bajramit dhe ka disa ushqime kryesore që nuk mungojnë asnjëherë në tryezën e kësaj feste.

Sigurisht përbërësi kryesor që zë vend në tavolinën e festës së Kurban Bajramit, është mishi i therur për këtë festë.

Mishi nga kafsha e flijuar, ndahet në tre pjesë: Familja mban një të tretën; një e treta tjetër jepet për të afërmit, shokët dhe fqinjët; ndërsa një e treta e mbetur, u ndahet të varfërve dhe nevojtarëve.

Zakonisht për këtë festë një nga pjatat që nuk mungon është supa.

Supë e thjeshtë me lëng mishi, vezë, limon, pak miell dhe erëza.

Byrek me barishte ose vezë dhe djathë, ose vezë me kos

Sigurisht mishi nuk mungon asnjëherë në tavolinën e kësaj feste. I pjekur në furrë me patate ose thjesht i gatuar për t’u vendosur në anë të pjatës me orizin e gatuar.

Sallatat e çdo tipi, me perime të gatuara, të freskëta etj.

Së fundmi, janë futur dhe gatimet e prodhimeve të detit. Lëreni fantazinë t’ju udhëheqë në kuzhinë.

Ndërsa ëmbëlsirat më të preferuara janë sigurisht ato tipike turke: bakllavaja, revanija, shëndetlia, sheqerparet, por sigurisht mund ta kaloni gëzuar dhe me ndonjë tortë të blerë apo ëmbëlsirën që preferoni.

Duhet të keni parasysh që në tavolinën e Kurban Bajramit, nuk duhet të ketë asnjë gatim me mish derri dhe asnjë pikë alkool.

The post Ushqimet që nuk duhet të mungojnë në tryezën e Kurban Bajramit appeared first on Albeu.com.

Filloni ditën me fuqi: Ushqimet që duhet të konsumoni në mëngjes
Në mëngjes, është e rëndësishme të konsumojmë ushqime që ofrojnë energji dhe ushqyes të nevojshëm për të filluar ditën me fuqi. Ja disa opsione të shëndetshme për mëngjes:

1.Mëngjesi me proteina: Mund të konsumoni vezë (të ziera, omëletë, apo të fërguara), të cilat janë të pasura me proteina dhe ndihmojnë në ndërtimin e muskujve dhe ofrojnë ndjesinë e ngopjes.

2.Cereale të plota: Këto janë një burim i shkëlqyer i fibrave dhe karbohidrateve të ngadalta, që ndihmojnë në mbajtjen e energjisë gjatë ditës. Mund t’i kombinoni me qumësht ose kos për më shumë proteina dhe kalcium.

3.Frutat dhe perimet: Banane, mollë, boronica, dhe agrume janë burime të shkëlqyera të vitaminave dhe antioksidantëve që ndihmojnë sistemin imunitar. Mund t’i hani të freskëta ose t’i shtoni në një smoothie.

4.Kos i pasur me probiotikë: Kosi është një zgjedhje e shkëlqyer për mëngjes, pasi është i pasur me proteina dhe ndihmon në shëndetin e zorrëve. Mund të shtoni fara chia ose drithëra për një shtesë të tjera ushqyesish.

5.Përbërës të tjerë të shëndetshëm: Arra, farat (siç janë farat e linit dhe chia) dhe avokadoja mund të shtohen për të rritur vlerat ushqyese të mëngjesit tuaj dhe për të ofruar yndyra të shëndetshme.

The post Filloni ditën me fuqi: Ushqimet që duhet të konsumoni në mëngjes appeared first on Albeu.com.

Ja pse këto 8 ushqime nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Disa i quajnë ushqime superstare, ndërsa ekspertët thonë se ato nuk duhet të mungojnë në dietën tonë. Pra, është koha për të zbuluar se çfarë thesare fshehin. Përbërësit e tyre janë të paçmuar. Ato bëhen objekt studimi dhe zgjojnë interesin tonë.

tost

Mjafton sigurisht konsumimi i tyre sistematik dhe në kuadër të një diete të ekuilibruar për të përfituar në maksimum nga lëndët ushqyese të tyre.

Luleshtrydhet

Një kupë me luleshtrydhe ka më shumë vitaminë C se një portokall dhe është një burim i shkëlqyer i fibrave që ndihmon trupin tuaj të mbajë nivelet e sheqerit në gjak të qëndrueshme.

Vezët

Ato kanë një reputacion të keq pasi mendohet se janë ‘bomba’ kolesteroli, por hulumtimet e fundit tregojnë se duke ngrënë një ose dy vezë në javë, ato nuk do të rrisin kolesterolin tuaj, përkundrazi mund të ulin kolesterolin e keq (LDL). Përveç kësaj, vezët përmbajnë kolinë e cila ndihmon në funksionimin e mirë të trurit.

Sardelet

Sardelet kanë fituar me të drejtë titullin e superushqimit vitet e fundit, kryesisht për llojin e acideve yndyrore që përmbajnë. Ato përmbajnë sasi të konsiderueshme të acideve yndyrore omega-3 që janë thelbësore për trupin sepse nuk mund t’i sintetizojë ato vetë. Prandaj jemi të detyruar t’i sigurojmë ato rregullisht përmes dietës sonë, pasi ato ofrojnë shëndet më të mirë për enët e gjakut dhe zemrën.

Avokado

Është shumë e shijshme dhe në të njëjtën kohë shumë e yndyrshme. Por ky është avantazhi i tij kryesor, pasi është plot me acide yndyrore të mira të pangopura. Shtimi i fetave të avokados në sallata apo sanduiçe do të thotë se po e furnizoni trupin tuaj me acid oleik që mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit, por edhe me antioksidantë që luftojnë edhe kancerin.

Kivi

Sipas hulumtimeve, duke ngrënë 2 ose 3 kivi në ditë, ju mund të zvogëloni rrezikun e mpiksjes së gjakut që mund të çojë në një atak në zemër. Kivit janë gjithashtu plot me fibra që ndihmojnë në parandalimin e diabetit dhe kancerit.

Patate e ëmbël

Një patate e ëmbël nuk është thjesht një patate. Ka disa karakteristika të veçanta që e dallojnë nga pikëpamja ushqyese nga patatja klasike. Është e ëmbël, aromatike dhe jashtëzakonisht e pasur me lëndë ushqyese. Megjithatë, ajo nuk e ka vendin që meriton në tryezën shqiptare. Vlen gjithashtu të theksohet se pavarësisht shijes së ëmbël, patatja e ëmbël ka një indeks të ulët glicemik dhe pak kalori.

Arra

Edhe arrat janë në listën e super ushqimeve, pasi konsiderohen si një nga frutat e thatë më ushqyese që kanë një efekt të dobishëm në organet tona vitale. Ato përmbajnë acide yndyrore të pangopura omega-3 që janë thelbësore për trupin tonë. Yndyrnat në fjalë kontribuojnë në forcimin e sistemit tonë imunitar dhe në funksionimin më të mirë të trurit. Kur bëhet fjalë për funksionin e trurit, kombinimi i acideve yndyrore omega-3, triptofanit dhe melatoninës që përmbajnë arrat i bën ato të shkëlqyera. Ato janë gjithashtu të mira për sistemin tonë kardiovaskular dhe kjo për shkak se ato janë një nga burimet më të pasura të acideve yndyrore esenciale të pangopura omega-3, si dhe antioksidantëve kardio-mbrojtës (acidi ellagjik dhe galik).

Fasule

Në një kohë kur mishi rekomandohet të hahet jo më shpesh se një herë në 15 ditë, fasulet janë një zëvendësues i denjë për mishin, pasi përmbajnë sasi të konsiderueshme të proteinave bimore. Ato ofrojnë sasi të konsiderueshme të fibrave të patretshme dhe të tretshme që kontribuojnë në kontrollin më të mirë të glicemisë. Përveç kësaj, ato përmbajnë sasi të konsiderueshme të vitaminës B1, e cila quhet edhe tiaminë. Kjo kontribuon në funksionin tonë më të mirë mendor. Mos shtoni sodë buke kur njomni fasulet, pasi mund t’i ziejnë më shumë, por shkatërron vitaminën B1 (tiaminë ose aneurinë).

The post Ja pse këto 8 ushqime nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj appeared first on Albeu.com.