ushqimet e shportes Archives - Albeu.com

Bordi i Transparencës merr vendimin për ushqimet e shportës: Sa do të jetë çmimi për vajin, orizin, sheqerin dhe miellin
Pas analizimit të këtyre  marzheve Bordi i Transparencës vendosi që këto produkte duhet ti ofrohen konsumatorit familjar në markete me çmime jo më të larta se:

109 lekë/kg për orizin kokërrgjatë (1 kg)

121 lekë/kg për sheqerin (1 kg)

381 lekë/litër për vajin e lulediellit

79  lekë/kg për miellin masiv

Vendimi i Bordit të Transparencës së produkteve të shportës datë 29.4.2022

Bordi i Transaparencës dhe Monitorimit të Çmimeve të Tregtimit me shumicë/pakicë të produkteve ushqimore bazë dhe produkteve të tjera të lidhura me to, i ngritur  në zbatim të aktit normativ nr. 7, datë 18.03.2022 “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg”, në mbledhjen e datës 29 Prill, vendosi miratimin e listës së produkteve ushqimore bazë që do të monitorohen, si më poshtë:

Miell

Vaj luledielli

Sheqer

Oriz kokërrgjatë

Ky vendim është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë/pakicë këto produkte.

Gjithashtu  Bordi  i Transparencës vendosi miratimin e marzheve që do të aplikohen për disa produkte ushqimore bazë, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar nga rritja e cmimeve ndërkombëtare.

Për artikullin oriz kokërrgjatë (1 kg i paketuar) miratohen marzhet si më poshtë:

a) Marzhi i tregtimit të shitësit me shumicë të orizit kokërrgjatë, i cili paketohet në vend nga distributori, është 11.7 % mbi koston e zhdoganimit të produktit përfshirë dhe detyrimet e paguara në doganë, ose shprehur në vlerë 11 lekë/kg.

b) Marzhi i tregtimit të shitësit me pakicë të orizit kokërrgjatë të paketuar në vend nga distributori, është 3.8 % mbi çmimin e shitjes me shumicë të përllogaritur sipas shkronjës “a” të kësaj pike, ose shprehur në vlerë 4 lekë/kg.

Për artikullin sheqer (1 kg) miratohen marzhet si më poshtë:

a) Marzhi i tregtimit të sheqerit nga importuesi (i papaketuar), është 3.8 % mbi koston mesatare të ponderuar të zhdoganimit të produktit përfshirë dhe detyrimet e paguara në doganë, ose shprehur në vlerë 4 lekë/kg.

b) Marzhi i tregtimit të shitësit me shumicë të sheqerit, i cili realizon ambalazhimin e produktit të paketuar në vend, është 7.3 % mbi çmimin e blerjes së produktit të përllogaritur sipas shkronjës “a” të kësaj pike, ose shprehur në vlerë 12 lekë/kg.

c) Marzhi i tregtimit të shitësit me pakicë të sheqerit, është 3.4 % mbi çmimin e shitjes me shumicë të përllogaritur sipas shkronjës “b” të kësaj pike, ose shprehur në vlerë 4 lekë/kg.

Për artikullin vaj luledielli miratohen marzhet si më poshtë:

a) Marzhi i tregtimit të shitësit me shumicë të vajit të lulediellit të paketuar në vend nga distributori, është 10.3 % mbi koston mesatare të ponderuar të zhdoganimit të produktit përfshirë dhe detyrimet e paguara në doganë, ose shprehur në vlerë 35 lekë/litër.

b) Marzhi i tregtimit të shitësit me pakicë të vajit të lulediellit, është 1.6 % mbi çmimin e shitjes me shumicë të përllogaritur sipas shkronjës “a” të kësaj pike, ose shprehur në vlerë 6 lekë/litër.

Për miellin masiv miratohen marzhet si më poshtë:

a) Marzhi i tregtimit për produktin mielli masiv për prodhimin e bukës, i tregtuar nga përpunuesi i grurit, është 33.9 % mbi koston mesatare të ponderuar të zhdoganimit të produktit grurë, përfshirë dhe detyrimet e paguara në doganë, ose shprehur në vlerë 19 lekë/kg.

b) Marzhi i tregtimit të shitësit me pakicë të produktit miell masiv i ambalazhuar, është 5.3 % mbi çmimin e shitjes me shumicë të përllogaritur sipas shkronjës “a” të kësaj pike, ose shprehur në vlerë 4 lekë/kg.

Pas analizimit të këtyre marzheve Bordi i Transparencës vendosi që këto produkte duhet ti ofrohen konsumatorit familjar në markete me çmime jo më të  larta se:

109 lekë/kg për orizin kokërrgjatë (1 kg)

121 lekë/kg për sheqerin (1 kg)

381 lekë/litër për vajin e lulediellit

79  lekë/kg për miellin masiv

Ky vendim hyn në fuqi në datë 30.04.2022 dhe është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë/pakicë produktet e përcaktuara në këtë vendim.

The post Bordi i Transparencës merr vendimin për ushqimet e shportës: Sa do të jetë çmimi për vajin, orizin, sheqerin dhe miellin appeared first on Albeu.com.

Importuesit qetësojnë shqiptarët, furnizimet me ushqime dhe miell nuk do të mungojnë
Importuesit kryesorë të miellit dhe të ushqimeve garantuan se, vendi nuk do të vuajë nga furnizimet, pavarësisht situatave dhe vështirësive që ka krijuar fillimisht pandemia e Covid-19 dhe tani lufta Rusi -Ukrainë.

Eleni Babameto që ka në pronësi kompaninë “Teuta” një nga importuesit më të mëdhenj të artikujve ushqimorë në vend (Vaj, sheqer miell, oriz, fasule etj) tha se, tregu ndërkombëtar po vuan disa problematika që krijoi pandemia në zinxhirët e furnizimit, por ajo tha se kompanitë importuese në Shqipëri me përvojë të gjatë i kanë të garantuara furnizimet.

“Qytetarët duhet të jenë të qetë se ushqimet nuk do të mungojnë” tha ajo. Zonja Babameto tha se tashmë kompania e saj ka furnitorë që nga Peruja, Kina dhe vende të largëta të botës dhe ka mundësitë të sigurojë sasitë e nevojshme për sasitë që i duhen Shqipërisë.

Të njëjtën siguri dha edhe Adi Haxhiymeri i cili është një nga operatorët më të mëdhenj të te importit të grurit në vend dhe me produktet dhe nënproduktet e burimit “Prima”. Ai pohoi se, tashmë kompanitë shqiptare të importit të grurit kanë arritur të gjejnë furnitorë nga vende të tjera duke hequr varësinë nga tregjet Ruse. Ai tha se vendi do të vazhdojë të furnizohet normalisht me grurë dhe garantoi qytetarët të mos bëjnë blerje paniku nga frika se nuk do të ketë produkt në treg.

Ditët e fundit që kur nisi lufta qytetarët në të gjithë vendin po bëjnë blerje jo të zakonta nga frika se do të ketë mangësi në furnizime dhe çmimet do të rriten nga lufta Rusi-Ukrainë duke qenë së vendet janë një nga eksportuesit të mëdhenj global të grurit.

“Njerëzit po marrin kredi dhe borxhe për të kryer furnizime jo të zakonta me ushqime” tha Samiu një tregtar me pakicë në zonën e “5-majit” në Kryeqytet. Kjo kërkesë e lartë e çon më tej rritjen e çmimeve në tregun vendas pohoi ai.

Në të gjithë vendin, por sidomos në rrethe, njerëzit po kryejnë furnizime të mëdha nga frika që ka ngjallur lufta. Blerjet janë përqendruar kryesisht në miell. Edhe para sulmeve ruse në Ukrainë, tregjet po vuajnë nga kërkesa e lartë që u shfaq gjatë pandemisë në produktet ushqimore.

Paratë e kursyera nga mungesa e udhëtimeve u kanalizuan në një konsum më të lartë në ushqime dhe artikuj të furniturës për shtëpi. Kërkesa e lartë e kombinuar me probleme në zinxhirët e furnizimit, të tilla si kostot e larta të transportit dhe mungesat e punonjësve çuan në një valë të re çmimesh në të gjithë artikujt pa përjashtim. Lufta e ka vështirësuar situatën edhe më tej.

Ukraina si një nga furnitorët kryesor me drithëra i ka kryer mbjelljet e grurit në vjeshtë, korrjet e të cilit do të kryhen në korrik. Por eksportet nga ky vend do të varen nga ecuria e luftës, ndërkohë ngjarjet po pengojnë mbjelljet e pranverës në kulturat e tjera të drithërave si misri, lule dielli etj.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Ushqimit (FAO) konusmi global i drithërave më 2022 vlerësohet në 2.8 miliardë tonë, ndërsa rezervat globale janë 824 milionë tonë, të afta për të mbuluar 29 për qind të konsumit total global./Monitor

The post Importuesit qetësojnë shqiptarët, furnizimet me ushqime dhe miell nuk do të mungojnë appeared first on Albeu.com.