Ushqim i shendetshem Archives - Albeu.com

Nëse doni të humbisni peshë, këto janë ushqimet që duhet të hani në mëngjes
Nëse po tentoni të humbni peshë, një nga gjërat më të mira që mund të bëni është të hani mëngjes. Konsumimi i kalorive në orët e hershme të ditës do të thotë që keni më pak të ngjarë të hani më shumë se që duhet në orët e vona, sepse ditën tuaj e keni filluar të ngopur dhe të kënaqur.

Janë disa ushqime që mund të hani për mëngjes, të cilët janë aleatë të shkëlqyer për humbjen e peshës. Më poshtë gjeni disa prej ushqimeve të cilat mund të ndihmojnë në humbjen e peshës.

1.Vezët:

Janë jo vetëm të shijshme, por edhe të pasura me proteina. Ato ju mbajnë të ngopur, e rrjedhimisht larg ushqimit për disa orë të mira. Sipas një studimi, ata persona që konsumojnë vezë në mëngjes humbin thuajse dyfish më shumë peshë sesa të tjerët. Dhe nëse nuk ju pëlqen të hani të njëjtin ushqim gjithmonë, veza është perfekte, pasi ka shumë mënyra për ta gatuar atë.

2.Kosi:

Është, gjithashtu, një aleat i mirë i personave të cilët dëshirojnë që të humbin peshë. Kjo, për faktin së kosi nuk përmban sasi të sheqerit. Nëse nuk ju pëlqen shija e tij, provoni ta kombinoni atë me fruta të ndryshme ,gjithashtu, përfitoni një mëngjes akoma më të shëndetshëm.

3.Bananet:

Të pasuara me fibra, por me pak kalori janë një alternativë e shkëlqyer për drithërat me sheqer në mëngjes. Studime të shumta kanë zbuluar që rritja e konsumit të fibrave nga frutat dhe perimet shoqërohen në humbje të peshës.

Bananet mund të shijohen vetëm ose të prera si copëza për kos apo tërshërë. Ju, gjithashtu, mund të shtoni banane të papjekura jeshile në smoothie-n tuaj të mëngjesit për një dozë të niseshtës rezistente.

4.Smoothiet:

Kur jeni duke u përpjekur të humbni peshë, mëngjesi mund të vendosë tonin për pjesën tjetër të ushqimit tuaj atë ditë. Smoothiet, jo vetëm që janë një mënyrë e shpejtë dhe e thjeshtë për të marrë një dozë të përqendruar të lëndëve ushqyese, ato, gjithashtu, dyfishohen si një ushqim i përshtatshëm për mëngjes që mund të përshpejtojë humbjen e peshës.

5. Kafe:

Disa studime kanë zbuluar që filxhani juaj i kafesë së mëngjesit mund të sjellë përfitime të mëdha për humbjen e peshës. Për shkak të përmbajtjes së kafeinës, kafeja mund të ndihmojë në humbjen e peshës duke rritur metabolizmin dhe djegien e yndyrës.

6. Çaji jeshil:

Shikoni përbërësit në pothuajse çdo pilulë diete ose shtesë për djegien e yndyrës dhe ka një shans të mirë që të vini re çajin jeshil. Çaji jeshil është studiuar gjerësisht për kapacitetet e tij të metabolizmin dhe djegies së yndyrës. Për shembull, një studim i vogël në 23 njerëz zbuloi se duke marrë tre kapsula të ekstraktit të çajit jeshil, rritet djegia e yndyrës me 17% brenda vetëm 30 minutave.

7. Tërshërë:

Konsumimi i tërshërës mund të jetë një zgjedhje e shkëlqyer e mëngjesit, për të ndihmuar në humbjen e peshës. Fibra beta-glukan tërheq ujë dhe në thelb e bën ushqimin tuaj më të trashë, duke ngadalësuar shpejtësinë e lëvizjes së tij përmes sistemit të tretjes. Kjo do të thotë se ju do të ndiheni të ngopur për një kohë më të gjatë.

Ngrënia e rregullt e tërshërës, po ashtu, ndihmon në uljen e kolesterinës së keqe LDL, ndikon në zvogëlimin e përmasave të belit dhe në uljen e yndyrës trupore, si dhe mund të ndihmojë në kontrollin e reagimit të glukozës dhe insulinës, veçanërisht te njerëzit me diabet.

8.Sallatat:

Sallata trengjyrëshe, me karotë, trangull dhe rrepkë të bardhë, mund t’ju ndihmojë në përshpejtimin e udhëtimit tuaj drejt humbjes së peshës. Mund ta përfshini këtë sallatë në ushqimin tuaj të përditshëm. Është një prej ushqimeve që ju bën të ndiheni të ngopur në qoftë se e konsumoni në mëngjes.

The post Nëse doni të humbisni peshë, këto janë ushqimet që duhet të hani në mëngjes appeared first on Albeu.com.

Shqipëria me përqindjen më të lartë të njerëzve në Europë që nuk mund të ndjekin një dietë të shëndetshme
Rreth 20% e popullsisë në Shqipëri gjatë vitit 2020 nuk kishin mundësi të ndiqnin një dietë të shëndetshme, sipas një studimi krahasues të Bankës Botërore që u publikua së fundmi.

Në këtë studim Shqipëria rezultoi si vendi me përqindjen më të lartë të popullsisë në Europë që nuk kanë mundësi të ushqehen shëndetshëm.

Përballueshmëria e dietës u bazua në çmimet e artikujve ushqimorë të marra nga Programi Ndërkombëtar i Krahasimit (ICP), të kombinuara me të dhënat e përbërjes së ushqimit dhe kërkesat ushqyese nga një gamë e gjerë burimesh, duke përfshirë udhëzimet kombëtare dietike.

Pas Shqipërisë përqindjen më të lartë të popullsisë, që nuk kishte mundësi të ndiqte dietën e shëndetshme e kishte Maqedonia me 18%. Vendet e tjera të Rajonit dhe Europës kanë një përqindje shumë më të ulët të popullsisë që nuk kanë mundësi të ndjekin një ditë të shëndetshme.

Në vitin 2020, kostoja mesatare ditore globale e një diete të shëndetshme e krahasuar me fuqinë blerës ishte 3,54 dollarë. Në vendet me të ardhura të ulëta kostoja mesatare ishte 3,20 dollarë, ndërsa në vendet me të ardhura të larta ishte pak më e lartë në 3,35 dollarë. Kostoja më e lartë u vu re në vendet me të ardhura të mesme të larta, ku një dietë e shëndetshme kushtonte 3,76 dollarë, ndërsa në vendet me të ardhura të mesme të ulëta mesatarja ishte pak më e ulët në 3,70 dollarë.

Këto kosto janë shumë më tepër se komponenti ushqimor (52%) i kufirit aktual ndërkombëtar të varfërisë prej 1,90 dollarë në ditë.

Krahasimi i këtyre kostove me të dhënat e shpërndarjes së të ardhurave tregon nivelin e përballueshmërisë së dietës. Rreth 42% – ose 3.07 miliardë njerëz nuk mund të përballonin një dietë të shëndetshme në vitin 2020. Në vendet me të ardhura të ulëta dhe ato me të ardhura mesatare më të ulëta proporcionet u rritën në 88% dhe 69% respektivisht, dhe në dymbëdhjetë vendet më të prekura – të gjitha në Afrikën Sub-Sahariane, mbi 90% e popullsisë nuk mund të përballonte një dietë të shëndetshme.

Përqindja e njerëzve të paaftë për të përballuar një dietë të shëndetshme ra në të gjitha grupet e të ardhurave dhe në shumicën e rajoneve midis 2017 dhe 2019, por u rrit përsëri në vitin 2020. Kjo mund t’i atribuohet rritjes së mprehtë në nivel global të çmimeve të ushqimeve të konsumit në gjysmën e dytë të 2020 duke ndikuar në përballueshmërinë.

Më te shtrenjta nga grupet ushqimore janë ushqimet me origjinë shtazore, me çmim mesatarisht 0,87 dollarë për sasinë ditore të nevojshme për një dietë të shëndetshme. Për këtë grup ushqimor, kostoja më e lartë e regjistruar është në Azinë Jugore me 1,08 dollarë. Perimet janë të dytat më të shtrenjta me 0,79 dollarë ndërsa frutat kushtojnë mesatarisht 0,66 dollarë./monitor

The post Shqipëria me përqindjen më të lartë të njerëzve në Europë që nuk mund të ndjekin një dietë të shëndetshme appeared first on Albeu.com.

STUDIM/ Ushqimi i shëndetshëm i bën fëmijët më të lumtur
Mirëqenia mendore e një fëmije është e lidhur fort me llojin e ushqimit që konsumon çdo ditë, sipas një studimi britanik, që hedh dritë mbi rolin jetësor që luan një dietë e shëndetshme që në moshë të re.

Shëndeti mendor i nxënësve në shkollë përmirësohet veçanërisht me një mëngjes dhe drekë të mirë, si dhe me fruta e perime të përditshme, sipas hulumtimit që përfshin 9,000 fëmijë në Mretërinë e Bashkuar, të kryer nga Universiteti i Anglisë Lindore në Norewich.

“Ndërsa lidhjet midis të ushqyerit dhe shëndetit fizik janë kuptuar mirë, deri më tani, nuk dihet shumë nëse ushqimi luan një rol në mirëqenien emocionale të fëmijëve,” thotë Prof. Ailsa Welch, drejtuese e studimit të botuar në shtator.

“Ka një njohje në rritje të rëndësisë së shëndetit mendor dhe mirëqenies në jetën e hershme, jo më pak për shkak se problemet e shëndetit mendor të adoleshentëve shpesh vazhdojnë deri në moshën madhore, duke çuar në rezultate dhe arritje më të dobëta të jetës,” shton ajo.

Studiuesit i pyetën fëmijët për zakonet e tyre të të ngrënit dhe studiuan faktorë të tillë si gëzimi, aftësia për t’u çlodhur dhe rezultatet në teste, dhe të gjitha këto kontribuuan në vlerësimin e tyre për shëndetin mendor. Ekspertët e shëndetit kanë vënë në dukje prej kohësh një rregull të plotë diete që të gjithë (jo vetëm fëmijët) duhet të hanë pesë porcione fruta ose perime në ditë.

Sipas studimit, një fëmijë 6-vjeçar duhet të hajë 230 gramë perime dhe 210 gramë fruta në ditë. Deri në moshën 13 vjeç, vajzat duhet të hanë 320 gram perime dhe 300 gram fruta, djemtë 390 gram perime dhe 360 ​​gramë fruta. Ato mund të jenë ose të papërpunuara ose të gatuara./albeu.com

The post STUDIM/ Ushqimi i shëndetshëm i bën fëmijët më të lumtur appeared first on Albeu.com.