urinimi i shpeshte Archives - Albeu.com

Mos e neglizhoni, sëmundjet që paralajmëron urinimi i shpeshtë gjatë natës
Në rastin kur nevoja për të urinuar ju nxjerr gjumin, duhet trajtuar, pasi nuk është shenjë që duhet injoruar, madje edhe ngjyra e urinës suaj do të thotë shumë për shëndetin.

Rreth një në tre të rritur mbi moshën 30 vjeç thonë se duhet të ngrihen në mes të natës për të urinuar dhe kjo rritet në dy të tretat e të rriturve mbi moshën 65 vjeçare.

Gjendja quhet ‘nocturia’ dhe ata që vuajnë nga kjo, shpesh do të duhet të përdorin tualetin më shumë se një herë në natë. Nuk është vetëm shqetësimi se duhet të çohesh nga shtrati.

Gjumi i ndërprerë është i lidhur me një rrezik në rritje të diabetit, sistemeve të dobësuara të imunitetit, sëmundjeve të zemrës dhe madje disa kancereve. Ajo gjithashtu mund të shkaktojë probleme të shëndetit mendor të tilla si ankthi, depresioni dhe psikoza.

Flet eksperti – Profesori i urologjisë Philip Van Kerrebroeck, po i paralajmëron njerëzit që të shikojnë për shenjat e ‘nokturia’-s … për hir të shëndetit tuaj.

Ai thotë: “Njerëzit mendojnë se ngritja gjatë natës për të shkuar në tualet është vetëm pjesë e rritjes, por nuk duhet të jetë. Gjumi i dobët mund të dëmtojë seriozisht shëndetin tuaj, kështu që njerëzit që po ngrihen disa herë në natë duhet të shkojnë te mjeku i tyre për të parë se çfarë po e shkakton këtë. Lajm i mirë është se nocturia mund të trajtohet, kështu që ju nuk keni nevojë të vuani në heshtje”. Një gjumë nate i ndërprerë mund të ketë një ndikim të gjerë në shëndetin fizik dhe mendor.

Produktiviteti, marrëdhëniet dhe suksesi i karrierës mund të ndikojnë. Prof Kerrebroeck, redaktor i qendrës kërkimore për nokturia, tha se mungesa e gjumit mund të ndikojë në të gjitha format e funksionimit mendor, duke e bërë shumë më të vështirë të përqendrohesh, të kujtosh gjërat dhe të marrësh aftësi ose fakte të reja.

Shenjat – Jo vetëm që mungesa e gjumit mund të shkaktojë sëmundje, urinimi gjatë natës mund të jetë gjithashtu një shenjë e tyre. ‘Nocturia’ mund të shkaktohet nga një mbiprodhim i urinës, që mund të jetë simptomë për kushte më serioze. Urinimi i tepruar, i quajtur poliuria, është kur ju shkarkoni më shumë se 2.5 litra në ditë. Kjo mund të ndodhë sepse jeni duke pirë sasi të tepërt të lëngjeve, ose mund të jetë simptomë e diçkaje shumë më serioze: diabeti i tipit 2. Ajo gjithashtu mund të jetë një shenjë e infeksionit të fshikëzës, gurëve të veshkave, dështimit të veshkave dhe prostatës të zgjeruar tek meshkujt.

Sëmundjet – Një person që ka diabet të tipit 2 ka shumë sheqer në gjakun e vet. Veshkat reagojnë ndaj kësaj duke e nxjerrë atë nga gjaku dhe në urinë, gjë që rezulton në nevojën për të urinuar më shpesh.

Në mënyrë të ngjashme, nëse keni probleme me veshkat tuaja, siç janë gurët, atëherë ju do të urinoni më shpesh dhe problemi mund të ndryshojë mënyrën e funksionimit të veshkave. Nëse mendoni se urinoni më shumë se ç’është normale dhe filloni të vuani nga dhimbja e shpinës, humbja e peshës, djersitja natën, dobësia e këmbëve ose ethet, ju duhet të takoheni me mjekun tuaj. Sa më shpejt, aq edhe më mirë.

The post Mos e neglizhoni, sëmundjet që paralajmëron urinimi i shpeshtë gjatë natës appeared first on Albeu.com.

Shkaqet e urinimit të shpeshtë, nga diabeti te kanceri
Ju duhet të shkoni gjatë gjithë kohës në tualet? Teknikisht emri për problemin tuaj është urinim i shpeshtë. Tek shumica  njerëzve fshikëza e urinës është në gjendje që të ruajë urinën deri në momentin që ju shkoni në tualet, zakonisht 4 deri në 8 herë në ditë. Nëse shkoni në tualet më shumë se 8 herë në ditë, ose zgjoheni gjatë natës për të urinuar, mund të tregojë se keni pirë më shumë seç duhet ose shumë afër kohës së fjetjes. Ose mund të sinjalizojë për ndonjë problem shëndetësor.

Shkaktarët

Urinimi i shpeshtë mund të shkaktohet nga sëmundjet që prekin traktin urinar, i cili përfshin veshkat, tubat që lidhin këto organe me fshikëzën e urinës (uretër), fshikëza e urinës dhe kanali nëpërmjet të cilit del jashtë trupit urina (uretra).

Faktorë të ndryshëm mund të lidhen me urinimin e shpeshtë, si:

Infeksioni, sëmundja ose irritimi i fshikëzës së urinës

Gjendje që rrisin prodhimin e urinës

Ndryshimet në muskujt, nervat ose inde të tjera që prekin funksionin e fshikës së urinës

Trajtime të caktuara për kancerin

Ilaçe ose pije që rrisin prodhimin e urinës

Në varësi se çfarë e shkakton urinimin e shpeshtë, ju mund të përjetoni probleme të tjera urinare, si

Dhimbje ose parehati gjatë urinimit

Nevojë urgjente për të urinuar

Vështirësi në urinim

Humbje të kontrollit të fshikës së urinës

Një ngjyrë të pazakontë të urinës

Sëmundje të caktuara, gjendje ose faktorë të tjerë që mund të çojnë në urinim të shpeshtë janë:

Shkarje të mëparshme të organit (prolaps)

Ankthi

Hiperplazia prostatike beninje

Gurët në fshikën e urinës

Ndryshime në funksionimin e veshkave

Diabeti insipidues

Diuretikët

Konsumimi i tepërt i lëngjeve të ndryshme, alkoolit ose kafeinës

Cistitet intersticial

Infeksion në veshka

Fshikës tepër aktive

Shtatznia

Prostata

Trajtimet me rreze që prekin legenin ose pjesën e poshtme abdominale

Diabeti i tipit 1

Diabeti i tipit 2

Shtrëngimi uretral

Inkotinenca e urinës ose humbja e kontrollit të vezikës për të mbajtur urinën

Gurët në veshka

Inflamacioni i vaginës

The post Shkaqet e urinimit të shpeshtë, nga diabeti te kanceri appeared first on Albeu.com.