urinim Archives - Albeu.com

Meastro urinoi gjatë sfidës, Arbër Hajdari: Edhe unë mund ta kisha bërë
Big Brother mbrëmjen e sotme nisi me sfidën e qendrueshmërisë, të cilën e fitoi Nita Latifi duke rezistuar 14 orë e 50 minuta.

Megjithatë, një ndër konkurrentët që rezistoi më shumë ishte Maestro, i cili për të vazhduar garën urinoi para kamerave, mbuluar me një batanije.

Ky veprim u prit me shumë kritika nga disa banorë të cilët e cilësuan joetike dhe pavend.

Amosi madje e cilësoi kafshërore veprimin dhe pyeti opinionistin Arbër Hajdari nëse do ta kishte bërë një gjë të tillë.

“Nuk e di, nuk jam aty brenda. Edhe mund ta kisha bërë, por do të sigurohesha që asnjë nga banorët mos të ndihej në siklet”, u përgjigj Arbri./albeu.com

The post Meastro urinoi gjatë sfidës, Arbër Hajdari: Edhe unë mund ta kisha bërë appeared first on Albeu.com.

Mos e neglizhoni, sëmundjet që paralajmëron urinimi i shpeshtë gjatë natës
Në rastin kur nevoja për të urinuar ju nxjerr gjumin, duhet trajtuar, pasi nuk është shenjë që duhet injoruar, madje edhe ngjyra e urinës suaj do të thotë shumë për shëndetin.

Rreth një në tre të rritur mbi moshën 30 vjeç thonë se duhet të ngrihen në mes të natës për të urinuar dhe kjo rritet në dy të tretat e të rriturve mbi moshën 65 vjeçare.

Gjendja quhet ‘nocturia’ dhe ata që vuajnë nga kjo, shpesh do të duhet të përdorin tualetin më shumë se një herë në natë. Nuk është vetëm shqetësimi se duhet të çohesh nga shtrati.

Gjumi i ndërprerë është i lidhur me një rrezik në rritje të diabetit, sistemeve të dobësuara të imunitetit, sëmundjeve të zemrës dhe madje disa kancereve. Ajo gjithashtu mund të shkaktojë probleme të shëndetit mendor të tilla si ankthi, depresioni dhe psikoza.

Flet eksperti – Profesori i urologjisë Philip Van Kerrebroeck, po i paralajmëron njerëzit që të shikojnë për shenjat e ‘nokturia’-s … për hir të shëndetit tuaj.

Ai thotë: “Njerëzit mendojnë se ngritja gjatë natës për të shkuar në tualet është vetëm pjesë e rritjes, por nuk duhet të jetë. Gjumi i dobët mund të dëmtojë seriozisht shëndetin tuaj, kështu që njerëzit që po ngrihen disa herë në natë duhet të shkojnë te mjeku i tyre për të parë se çfarë po e shkakton këtë. Lajm i mirë është se nocturia mund të trajtohet, kështu që ju nuk keni nevojë të vuani në heshtje”. Një gjumë nate i ndërprerë mund të ketë një ndikim të gjerë në shëndetin fizik dhe mendor.

Produktiviteti, marrëdhëniet dhe suksesi i karrierës mund të ndikojnë. Prof Kerrebroeck, redaktor i qendrës kërkimore për nokturia, tha se mungesa e gjumit mund të ndikojë në të gjitha format e funksionimit mendor, duke e bërë shumë më të vështirë të përqendrohesh, të kujtosh gjërat dhe të marrësh aftësi ose fakte të reja.

Shenjat – Jo vetëm që mungesa e gjumit mund të shkaktojë sëmundje, urinimi gjatë natës mund të jetë gjithashtu një shenjë e tyre. ‘Nocturia’ mund të shkaktohet nga një mbiprodhim i urinës, që mund të jetë simptomë për kushte më serioze. Urinimi i tepruar, i quajtur poliuria, është kur ju shkarkoni më shumë se 2.5 litra në ditë. Kjo mund të ndodhë sepse jeni duke pirë sasi të tepërt të lëngjeve, ose mund të jetë simptomë e diçkaje shumë më serioze: diabeti i tipit 2. Ajo gjithashtu mund të jetë një shenjë e infeksionit të fshikëzës, gurëve të veshkave, dështimit të veshkave dhe prostatës të zgjeruar tek meshkujt.

Sëmundjet – Një person që ka diabet të tipit 2 ka shumë sheqer në gjakun e vet. Veshkat reagojnë ndaj kësaj duke e nxjerrë atë nga gjaku dhe në urinë, gjë që rezulton në nevojën për të urinuar më shpesh.

Në mënyrë të ngjashme, nëse keni probleme me veshkat tuaja, siç janë gurët, atëherë ju do të urinoni më shpesh dhe problemi mund të ndryshojë mënyrën e funksionimit të veshkave. Nëse mendoni se urinoni më shumë se ç’është normale dhe filloni të vuani nga dhimbja e shpinës, humbja e peshës, djersitja natën, dobësia e këmbëve ose ethet, ju duhet të takoheni me mjekun tuaj. Sa më shpejt, aq edhe më mirë.

The post Mos e neglizhoni, sëmundjet që paralajmëron urinimi i shpeshtë gjatë natës appeared first on Albeu.com.

Mund të vihet re kur urinoni, studiuesit zbulojnë simptomën e re të kancerit të pankreasit
Simptomat e kancerit janë të gjera dhe të keq përcaktuara, gjë që mund të komplikojë procedurat e referimit për ofruesit e kujdesit shëndetësor.

Natyrisht, simptomat ndryshojnë shumë nga kanceri në kancer, por disa shenja mbivendosen në forma të ndryshme. Kanceri i pankreasit , i cili vazhdimisht është numëruar ndër më pak të mbijetuarit, lidhet fort me verdhëzën dhe dhimbjet e stomakut.

Në një studim të fundit, studiuesit kanë lidhur dy simptoma të reja me sëmundjen, njëra prej të cilave mund të dallohet kur shkoni në tualet.

Gjetjet, të publikuara nga Instituti Kombëtar i Kërkimeve të Kancerit në vitin 2021, konfirmuan gjithsej 21 simptoma të kancerit të pankreasit, të cilat u shfaqën deri në një vit përpara se sëmundja të diagnostikohej.

Sëmundja shfaqet kur qelizat malinje shumohen brenda pankreasit, organi që prodhon lëngjet e tretjes. Cancer Research UK deklaron se vetëm 25% e pacientëve me kancer pankreatik i mbijetojnë sëmundjes për një ose më shumë vite pasi janë diagnostikuar.

Në vitin 2021, studiuesit në Universitetin e Oksfordit analizuan të dhënat nga më shumë se 24,236 pacientë me kancer pankreatik, për të krahasuar simptomat e tyre. Koha e simptomave u ekzaminua gjithashtu për të ndihmuar në përcaktimin se cila ofroi treguesin më të hershëm të sëmundjes. Dy simptomat më serioze të identifikuara ishin zverdhja e lëkurës dhe gjakderdhja në stomak ose zorrë.

Përveç kësaj, studiuesit identifikuan etjen dhe urinën e errët si simptoma të panjohura më parë, sipas Science Daily. Disa nga simptomat tjera të gjetura ishin gjakderdhje në stomak ose zorrë, probleme me gëlltitjen, diarre, ndryshim në zakonet e zorrëve, të vjella, dispepsi, dhimbje barku, humbje peshe, kapsllëk, masë barku, dhimbje barku, kapsllëk, fryrje, urth, ethe, lodhje, humbje oreksi, kruajtje, dhimbje shpine dhe etje.

Studiuesit zbuluan se pacientët e diagnostikuar me këtë sëmundje kishin një shans më të lartë për të përjetuar simptoma jo specifike një vit para diagnozës. Një mangësi e studimit ishte se të dhënat më të vjetra të përfshira nuk ofronin ndonjë tregues të fazës në të cilën u diagnostikua kanceri. Kjo do të thotë se studiuesit nuk ishin në gjendje të përcaktonin se cilat simptoma ishin të lidhura me sëmundjen e lidhur në fazën e hershme dhe sëmundjen në fazën e vonë.

Megjithatë, kërkime të mëtejshme po ndërmerren për të krahasuar gjetjet me të dhënat e simptomave nga grupe të tjera pacientësh.

The post Mund të vihet re kur urinoni, studiuesit zbulojnë simptomën e re të kancerit të pankreasit appeared first on Albeu.com.

Sa herë në ditë është normale të urinosh
Ka ditë kur ju shkohet kushedi për të satën herë në banjo, ashtu siç janë edhe ato ditët kur për orë e orë të tëra mund të qëndroni pa e shkelur derën e tualetit.

Tani, sa herë duhet të urinojmë për ta konsideruar veten të shëndetshëm? A duhet të shqetësohemi nëse nisim të urinojmë më shumë apo më pak? “Ajo që konsiderohet si normale varet nga një person te tjetri” shprehet Keri Peterson, mjek në New York. Sipas statistikave, njerëzit shkojnë mesatarisht në banjo gjashtë deri në shtatë herë.

Urinimi shkaktohet edhe nga shumë faktorë të jashtëm si: konsumimi i lëngjeve, përmasat e fshikëzës, kafeina apo duhani. Po kështu ndikon edhe djersitja, sa më shumë të djersini aq më pak do urinoni.

Po mirë, si ta dimë nëse po urinojmë më shumë apo më pak se normalja?

Më shumë se sa shpesh apo rrallë, e rëndësishme është mënyra e urinimit, ajo po që tregon shumë. Në rast se shkoni shumë herë në banjo por urinoni pak, kjo do të thotë se keni një fshikëz tepër aktive dhe mund ta stabilizoni përmes ushtrimeve kegel apo duke ndryshuar dietën dhe mjekimin (ju ndihmon mjeku për këtë).

Pra, duhet të shqetësohem për urinën time të shpeshtë ose të rrallë?

Nëse po urinoni më shumë se zakonisht dhe keni dhimbje ose djegie mund të vuani nga një infeksion urinar, i cili është tepër i zakonshëm te gratë e reja. Duhet të bëni një kontroll! Takimi me mjekun është i domosdoshëm edhe në rast kur frekuenca e të urinuarit ka ndryshuar krejt papritur, shfaqen shenja gjaku ose ju vjen për të urinuar dy ose tre herë gjatë natës.

Edhe diçka për ju që e mbani urinën– mos e bëni më kurrë! Mbatja e saj rrit rrezikun për infeksion pasi urina përmban shumë baktere që shumohen në fshikëz me kalimin e kohës. Ndërkohë natën funksionon ndryshe, ku ekzistenca e një hormoni mundëson mbylljen e veshkave gjatë kohës që flemë./ Women’s Health

The post Sa herë në ditë është normale të urinosh appeared first on Albeu.com.

Sa herë në ditë është normale të urinosh
Sa herë në ditë është normale që të urinojmë? A të bën dëm nëse e mban? Nëse shkojmë në banjë edhe gjatë natës, a është kjo një shenjë që duhet të na shqetësojë?

Përgjigjen e gjeni duke lexuar artikullin e mëposhtëm.

Për specialistët, normalisht një i rritur urinon tre deri katër herë në ditë, po frekuenca varet gjithsesi nga disa faktorë.

Madje jo vetëm nga sa pi por edhe se çfarë pi. Kafja dhe alkooli janë nxitës të urinimit. Ndërkohë që ka edhe individë që janë të prekur nga sindroma e “qeskës hiperaktive”, karakterizuar nga kontraksione të pavullnetshme të qeskës së urinës, gjë që haset më së shumti ndër femra.

Sipas mjekëve, nëse pavarësisht seksit fillojmë të shkojmë shpesh në banjë për të urinuar, këshillohet të shkojmë tek doktori. Në radhë të parë për të përjashtuar ndonjë rast tumoral, por edhe shqetësime të tjera.

Ndërkohë që nuk këshillohet të mbahet urina, pasi në këtë rast, dëmtohet muskuli i qeskës urinare i cili fillon të humbasë tonusin e tij, dhe në këtë rast, e ka të vështirë ta rifitojë për një kohë të shkurtër.

Një njëri që konsumon 2 litra ujë në ditë, normalisht do të duhet të shkojë në banjë një herë në katër orë dhe mbajtja e urinës për më shumë se gjashtë orë, është e dëmshme.

Urinimi i shpeshtë gjatë natës mund të jetë gjithashtu një simptomë e mirë. Në këtë rast keshillohet kontroll tek mjeku, pasi mund të kemi të bëjmë me zmadhim ose inflamacion të prostatës (tek meshkujt).

The post Sa herë në ditë është normale të urinosh appeared first on Albeu.com.