uria Archives - Albeu.com

Ndihmat nuk mundin urinë/ Gaza, turmat e njerëzve presin në rrugë kamionët e OKB
Edhe pse bllokada izraelite u lehtësua për të paktën 10 orë në ditë dhe disa vende po hedhin ndihma nga ajri, kjo nuk është mjaftueshëm për palestinezët që prej muajsh janë përballur me mungesë të theksuar të ushqimeve.

“Associated Press” shpjegon se grupet e ndihmës dhe vetë palestinezët thonë se ndryshimet kanë qenë graduale dhe mbi të gjitha janë shumë pak, për të ndryshuar skenarin më të keq të urisë që po ndodh në territorin e shkatërruar nga lufta.

Masat e reja kanë sjellë një rritje të numrit të kamionëve me ndihma që hyjnë në Gaza, por pothuajse asnjë prej tyre nuk arrin në depot e OKB për shpërndarje.

Pothuajse të gjithë kamionët zbrazen në moment nga turmat që i presin në rrugë, por mes tyre nuk ka vetëm njerëz të uritur, por edhe banda të armatosura që plaçkitin mallrat për t’i shitur më pas.

Pavarësisht se shpërndarja e ndihmave pritej të bëhej në mënyrë më të koordinuar gjatë pauzës taktike të njoftuar nga Izraeli, kjo nuk ka ndodhur. Ende shumë palestinezë vriten ose plagosen në përpjekje për të marrë ushqim. Sipas dëshmitarëve, janë ushtarët izraelitë ata që hapin zjarr rreth kamionëve të ndihmës.

Sistemi alternativ i shpërndarjes së ushqimit i drejtuar nga Fondacioni Humanitar i Gazës i mbështetur nga Izraeli është pikërisht vendi ku rastet fatale janë më të shumta.

Nga ana tjetër grupet e ndihmës përsërisin se ndihmat nga ajri ofrojnë vetëm një pjesë të vogël në krahasim me sasinë që mund të furnizohet nga kamionët. Gjithashtu, shumë pako janë hedhur në zona tani të paarritshme dhe të tjera kanë rënë në det, duke e bërë ushqimin të pakonsumueshëm.

Raportet më të fundit vijnë teksa i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, vizitoi Rripin e Gazës, ku u ndal në një qendër të shërbimit të ndihmave humanitare në qytetin Rafah. Witkoff u ndal në një nga pikat e Fondacionit humanitar të Gazës, megjithatë për disa palestinezë që folën për BBC, ky ishte një teatër i Izraelit

The post Ndihmat nuk mundin urinë/ Gaza, turmat e njerëzve presin në rrugë kamionët e OKB appeared first on Albeu.com.

Uria përhapet në Gaza: 21 fëmijë vdesin në 3 ditë, mbi 100 OJQ kërkojnë armëpushim
Më shumë se 100 organizata humanitare, përfshirë Mjekët pa Kufij, Amnesty International dhe Oxfam, paralajmëruan sot se uria po përhapet me shpejtësi në Rripin e Gazës. Ato kërkojnë armëpushim të menjëhershëm dhe shpërndarje pa pengesa të ndihmave.

Në vetëm 72 orët e fundit, 21 fëmijë kanë vdekur nga uria dhe kequshqyerja në spitalet e Gazës, sipas zyrtarëve shëndetësorë lokalë.

OKB e cilëson situatën si “katastrofë e paprecedentë” dhe kritikon pengesat për ndihmat. Ndërkohë, ton ndihma ushqimore e mjekësore qëndrojnë të bllokuara brenda ose pranë Gazës.

Izraeli akuzohet për kufizime të rrepta në kalimin e ndihmave, ndërsa e fajëson Hamasin për keqpërdorim të tyre dhe sulme ndaj civilëve gjatë shpërndarjes.

SHBA po përpiqet të negociojë një “korridor humanitar” dhe një armëpushim të ri. I dërguari special Steve Witkoff pritet të udhëtojë në Evropë këtë javë për bisedime me fokus Gazën.

Ndërkohë, sulmet izraelite ndaj enklavës palestineze vijojnë, ndërsa negociatat për armëpushim mbeten të bllokuara.

The post Uria përhapet në Gaza: 21 fëmijë vdesin në 3 ditë, mbi 100 OJQ kërkojnë armëpushim appeared first on Albeu.com.

Izraeli bllokon ndihmat humanitare, rëndohet situata në Gaza, mijëra njerëz vuajnë nga uria
Izraeli ka mbyllur pikën kufitare në veri të Rripit të Gazës, duke ndërprerë kalimin e ndihmave humanitare për qindra mijëra palestinezë, që përballen me uri ekstreme në mungesë të ushqimit.

Mbyllja vjen në një moment shumë të ndjeshëm, kur situata humanitare në territorin palestinez po përkeqësohet në mënyrë drastike.

Furnizimet humanitare, që më parë arrinin me shumë vështirësi, tani janë bllokuar plotësisht, duke shkaktuar një krizë të thellë mes shkatërrimeve dhe kufizimeve të vendosura nga Izraeli.

Kritikat ndërkombëtare ndaj Tel Avivit janë në rritje, ndërsa akuzat për pengimin e ndihmave me pretendimin se ato mund të përfundojnë në duart e Hamasit, po rëndojnë mbi popullsinë civile të pafajshme.

Kryeministri i Spanjës, ka dënuar ashpër situatën dhe e ka përshkruar si “gjenocid”, duke u bazuar në raportet e Bashkimit Evropian për shkelje të të drejtave të njeriut.

Ndërsa në tryezën e negociatave për armëpushim, raundi i tretë vazhdon pa ndonjë përparim të dukshëm.

Së fundmi, nga sulmet ajrore në jug të Rripit të Gazës kanë humbur jeten 11 persona.

Që nga nisja e këtij konflikti, numri i viktimave palestineze ka kaluar 56,000, shumica e tyre civilë, gra e fëmijë, duke bërë që shpresa për paqe dhe stabilitet të duket gjithnjë e më e largët.

The post Izraeli bllokon ndihmat humanitare, rëndohet situata në Gaza, mijëra njerëz vuajnë nga uria appeared first on Albeu.com.

Guterres: Vdekja e fëmijëve në Gaza nga uria është e pakuptueshme dhe plotësisht e shmangshme
Pa ndihma shtesë, Rripi i Gazës do të përballet me një krizë urie katastrofike urie, tha sekretari i përgjithshëm i OKB-së António Guterres

“Fëmijët në Gaza sot po vdesin nga mungesa e ushqimit dhe ujit. Kjo është e pakuptueshme dhe plotësisht e shmangshme”, tha sot Guterres në Nju Jork.

“Kur dera e ndihmës mbyllet, dera e urisë hapet”, shtoi ai.

“Më shumë se gjysma e popullsisë – mbi një milion njerëz – po përballen me urinë katastrofike. Asgjë nuk mund të justifikojë dënimin kolektiv për palestinezët”, tha Guterres.

Sipas ekspertëve ndërkombëtarë, uria, forma më e keqe e krizës së urisë, po afrohet, veçanërisht në Gazën veriore.

Guterres ishte mjaft i kujdesshëm në lidhje me hapat e shpallur së fundmi nga Izraeli për të lejuar më shumë ndihma.

Ai bëri thirrje për një ndryshim real në dhënien e ndihmave thelbësore për shkak të kushteve katastrofike.

The post Guterres: Vdekja e fëmijëve në Gaza nga uria është e pakuptueshme dhe plotësisht e shmangshme appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Britani/ 2-vjeçari vdes nga uria pranë babait të vdekur, shërbimet sociale nuk e vunë re në shtëpi
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Britani, ku një 2 vjeçar ka vdekur nga uria pranë trupit të babait të tij të vdekur.

Babai besohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak, dy javë më parë.

Mësohet se një punonjëse sociale, bëri një vizitë rutinë në shtëpi më 2 janar dhe kur nuk mori asnjë përgjigje.

Dy ditë më vonë, më 4 janar, shkoi sërish një punonjës social, por as këtë herë nuk mori asnjë përgjigje.

Trupat e babait dhe të fëmijës u gjetën deri më 9 janar, kur vetë punonjësja sociale përdori një çelës nga pronari për të hyrë në shtëpi.

Nëna 43-vjeçare e vogëlushit e pa për herë të fundit djalin e saj para Krishtlindjeve pas një grindjeje me ish-in e saj, ku familja fajësonte shërbimet sociale.

Familja e shkatërruar e djalit të vogël fajëson shërbimet sociale, pasi ata shkuan në shtëpi dy herë, por nuk e kuptuan.

The post E rëndë në Britani/ 2-vjeçari vdes nga uria pranë babait të vdekur, shërbimet sociale nuk e vunë re në shtëpi appeared first on Albeu.com.

Indeksi i urisë globale: Shqipëria në nivel të ulët, por ende larg zeros
Shqipëria, sipas Indeksit Global të Urisë, gjendet në një nivel të ulët të qenët vulnerabël ndaj urisë, larg shteteve në rrezik dhe duke shënuar ritme rënie ndër vite.

Megjithatë, ende larg nivelit 0 të urisë, sipas Objektivave të 2030 për t’u arritur.

Të moshuarit dhe anëtarët e grupeve minoritare janë veçanërisht të prekur. Por raporti sjell e një herë në vëmendje kequshqyerjen e fëmijëve, përqindja e së cilës nga 2014-2022 nuk ka pasur përmirësim.

Indeksi, që vendos në lupë ekzaminimi 120 shtete, bazohet në 4 tregues:

-% e popullsisë që janë të paushqyer

-% e fëmijëve nën 5 vjeç që mbiushqehen

-% e fëmijëve nën 5 vjeç që nënushqehen

-% e vdekshmërisë e fëmijëve nën 5 vjeç

Ky studim i realizuar nga Instituti i Kërkimeve të Politikave të Ushqimit, tregon se Jemeni është më e rrezikuara për urinë, e ndjekur nga Çadi dhe Zambia.

15 vitet e fundit, bota ka bërë progres të vazhdueshëm në kuadër të luftës ndaj urisë, por çdo vit 3 mln fëmijë ende vdesin për shkak të kequshqyerjes.

Një ndër 17 objektivat botërorë, është që të arrijë zero uri në vitin 2030, pjesë e fushatës së njohur Objektiva të Zhvillimit të Qëndrueshëm, për të ulur varfërinë, për të luftuar pabarazinë dhe drejtësinë etj./monitor

The post Indeksi i urisë globale: Shqipëria në nivel të ulët, por ende larg zeros appeared first on Albeu.com.

Kriza më e madhe ushqimore nga Lufta e II Botërore
Në panairin më të madh ushqimor në botë, Javën e Gjelbër në Berlin kanë ardhur për prezantim 1400 ekspozues nga 60 vende. Kudo aroma dhe gatime, mijëra njerëz shëtisin duke u përtypur. Por ka edhe një anë tjetër të këtij panairi. Në sallën e konferencavë u mblodhën në fundjavë 2000 përfaqësues nga e gjithë bota, ekonomia, shkenca, shoqëria civile dhe politika, 64 ministra bujqësie me ftesë të Ministrit gjerman të Bujqësisë në konferencën “Global Forum for Food and Agricultur”e (GFFA) për të diskutuar mbi të kundërtën e asaj që shikon në hollet e mëdha të panairit – urinë në botë.

Dy milliardë njerëz nuk ushqehen mjaftueshëm

“Të transformohen sistemet e ushqimit, një përgjigje ndaj multikrizave” -ishte tema e konferencës. “Krizat ndikojnë e forcojnë njëra-tjetrën”, konstaton ministri gjerman i Bujqësisë Cem Özdemir (Të Gjelbrit). Lufta përshpejton spiralen në rënie, që është në rrotullim të shpejtë edhe si pasojë e krizës së klimës dhe shuarjes së llojeve. “Dy miliardë njerëz në planetin tonë nuk kanë qasje të mjaftueshme, qasje të sigurtë në vazhdimësi tek ushqimi.”

Numri i njerëzve të uritur në botë është rritur në tre vitet e fundit nga 150 milionë në 823 milionë. Gjysma e tyre jeton në Azi dhe Afrikë. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, 282 milionë njerëz nuk janë të ushqyer sa duhet. Objektivi i OKB-së që t’i japë fund urisë në botë për shumicën e këtyre njerëzve deri në vitin 2023 duket shumë larg që të arrihet. Pa sukses kanë qenë edhe përpjekjet e deritanishme për mosprekjen e sistemeve globale të ushqimit nga krizat. Komisarja për Bujqësinë e Unionit Afrikan, Josefa Sacko thotë se 38 vende në kontinentin afrikan janë të varura nga importet e ushqimit. “Që para pandemisë COVID-19 ne kishim probleme me konfliktet, terrorizmin, me ndryshimin e klimës”, thotë Sacko. “Kjo pengonte çdo progres në lidhje me ushqimin e popullatës sonë. Por pastaj erdhën pandemia dhe konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës.”

“Dy ciklonë me përmbytje sidomos në jug të vendit e prekën shumë Malauin në vitin 2022 thotë Samuel Dalitso Kawale, ministër për Bujqësinë i Malauit, një vend shumë i varur nga ndihma e huaj. “Tokat tona nuk janë të mira”, por në të ardhmen sipas ministrit, për shkak të ndikimit të ndryshimit klimës do të prodhohet gjithnjë e më pak në vend.”

Më pak tokë në dispozicion, më shumë njerëz të urritur

Edhe ministri agrar i Bangladeshit, Abdur Razzaque raporton për probleme jo vetëm me përmbytjen, thatësirën por edhe për kriposjen e tokave. 60% e tokës nuk është më pjellore, thotë ai, edhe për shkak të mbjelljes intensive. Në një kohë që ne duhej të dyfishonim prodhimin që të ushqejmë popullsinë në Bangladesh. “Jemi para sfidave të mëdha”, konkludon Razzaque.

Gjendja e krizës në të cilën ndodhet bota nuk do të ndryshojë kaq shpejt, thotë Jason Clay nga organizata World Wildlife Fund (WWF), që trajton pasojat e prodhimit global të ushqimit. Madje pritet edhe keqësime. “Veç kësaj, nëse shohim parashikimet, deri në 1,5 miliardë vetë do të bëhen refugjatë për shkak të ndryshimit të klimës.”

Bota kërcënon të ketë krizën më të madhe ushqimore që nga Lufta e Dytë Botërore, thekson ministri gjerman i bujqësisë, Cem Özdemir. “Tek e vërteta bën pjesë, se deri në vitin 2030 kemi 8 të korra. Nëse premtimi i OKB që të mposhtë urinë nuk është thjesht një fjalë goje atëherë duhet të bashkësia ndërkombëtare të angazhohet të bëjë domosdoshmërisht diçka.”

Ajo që mungon është një koncept i koordinuar botëror, kritikon raportuesi i posaçëm i OKB për të drejtën e ushqimit, Michael Fakhri. Problemet më të mëdha janë kriza e borxheve dhe stanjacioni prej dekadash në sistemin e tregtisë botërore. “Nuk durohet që një numër i vogël vendesh të fuqishme ta bllokojnë aftësinë për koordinim ndërkombëtar dhe bashkëpunim.”

Para të shpenzuara gabimisht

800 miliardë dollarë japin qeveritë në botë për të subvencionuar ekonominë bujqësore. Subvencionet janë gjëja e duhur dhe të rëndësishme thotë zëvendëspresidenti i Bankës Botërore për Zhvillimin e Qëndrueshëm, Jürgen Vögele. Por 80% e fondeve shprenzohen gabimisht për plehra kimikë, pesticide dhe farëra, që vijnë nga koncernët ndërkombëtare. “Subvencionet nuk përdoren për luftën kundër ndryshimit të klimës dhe ngritjen e një ekonomie bujqësore të fortë ndaj krizave.”

Edhe ministri gjerman i Bujqësisë, Cem Özdemir e pranon se në të shkuarën janë bërë gabime. Për shembull eksporti i produkteve bujqësore në Afrikë. “Ne jemi krenarë për ekonominë e fortë bujqësore europiane. Por tek e vërteta bën pjesë edhe kontriibuti ynë që në pjesë të afrikës tregjet vendase si ai për pularinë, qumështin nuk kanë më shanse, sepse perspektivat ekonomike janë shkatërruar.

Kush e ka seriozisht me sigurinë e ushqimit duhet të forcojë tregjet vendase në Afrikë dhe të mbështesë vetëfurnizimin. Ndoshta në të ardhmen qëllimi duhet të jetë të ndërtohen rezerva drithërash në vend që të dërgohen thasë me drithëra, u shpreh Özdemir në konferencë në Berlin.

Gjermania dhe BE duhet të jenë më prezentë në Afrikë në të ardhmen, tha Özdemir. “Ne nuk duhet t’ua lëmë fushën shteteve autoritare, që janë aty aktive dhe përmes investimeve të tyre krijojnë varësi të reja.” Özdemir nënshkroi në Berlin edhe një Marrëveshje Partneriteti Bujqësor me Unionin Afrikan, në të cilën Gjermania do të ofrojë ndihma për ndryshimin ekologjik të ekonomisë bujqësore dhe tranformimin e sistemeve ushqimore./DW/

The post Kriza më e madhe ushqimore nga Lufta e II Botërore appeared first on Albeu.com.

Kriza më e madhe ushqimore në botë që nga Lufta e II Botërore
Në Berlin po zhvillohet Java e Gjelbër, pikërisht në kohën e krizës më të madhe ushqimore në botë, e ashpërsuar pas fillimit të luftës në Ukrainë. Ekspertët e politika paraqesin një gjendje dramatike.

Në panairin më të madh ushqimor në botë, Javën e Gjelbër në Berlin kanë ardhur për prezantim 1400 ekspozues nga 60 vende. Kudo aroma dhe gatime, mijëra njerëz shëtisin duke u përtypur. Por ka edhe një anë tjetër të këtij panairi.

Në sallën e konferencavë u mblodhën në fundjavë 2000 përfaqësues nga e gjithë bota, ekonomia, shkenca, shoqëria civile dhe politika, 64 ministra bujqësie me ftesë të Ministrit gjerman të Bujqësisë në konferencën “Global Forum for Food and Agricultur”e (GFFA) për të diskutuar mbi të kundërtën e asaj që shikon në hollet e mëdha të panairit – urinë në botë.

Dy milliardë njerëz nuk ushqehen mjaftueshëm

“Të transformohen sistemet e ushqimit, një përgjigje ndaj multikrizave” -ishte tema e konferencës. “Krizat ndikojnë e forcojnë njëra-tjetrën”, konstaton ministri gjerman i Bujqësisë Cem Özdemir (Të Gjelbrit). Lufta përshpejton spiralen në rënie, që është në rrotullim të shpejtë edhe si pasojë e krizës së klimës dhe shuarjes së llojeve. “Dy miliardë njerëz në planetin tonë nuk kanë qasje të mjaftueshme, qasje të sigurtë në vazhdimësi tek ushqimi.”

Numri i njerëzve të uritur në botë është rritur në tre vitet e fundit nga 150 milionë në 823 milionë. Gjysma e tyre jeton në Azi dhe Afrikë. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, 282 milionë njerëz nuk janë të ushqyer sa duhet. Objektivi i OKB-së që t’i japë fund urisë në botë për shumicën e këtyre njerëzve deri në vitin 2023 duket shumë larg që të arrihet.

Pa sukses kanë qenë edhe përpjekjet e deritanishme për mosprekjen e sistemeve globale të ushqimit nga krizat. Komisarja për Bujqësinë e Unionit Afrikan, Josefa Sacko thotë se 38 vende në kontinentin afrikan janë të varura nga importet e ushqimit. “Që para pandemisë COVID-19 ne kishim probleme me konfliktet, terrorizmin, me ndryshimin e klimës”, thotë Sacko. “Kjo pengonte çdo progres në lidhje me ushqimin e popullatës sonë. Por pastaj erdhën pandemia dhe konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës.”

“Dy ciklonë me përmbytje sidomos në jug të vendit e prekën shumë Malauin në vitin 2022 thotë Samuel Dalitso Kawale, ministër për Bujqësinë i Malauit, një vend shumë i varur nga ndihma e huaj. “Tokat tona nuk janë të mira”, por në të ardhmen sipas ministrit, për shkak të ndikimit të ndryshimit klimës do të prodhohet gjithnjë e më pak në vend.”

Më pak tokë në dispozicion, më shumë njerëz të urritur

Edhe ministri agrar i Bangladeshit, Abdur Razzaque raporton për probleme jo vetëm me përmbytjen, thatësirën por edhe për kriposjen e tokave. 60% e tokës nuk është më pjellore, thotë ai, edhe për shkak të mbjelljes intensive. Në një kohë që ne duhej të dyfishonim prodhimin që të ushqejmë popullsinë në Bangladesh. “Jemi para sfidave të mëdha”, konkludon Razzaque.

Gjendja e krizës në të cilën ndodhet bota nuk do të ndryshojë kaq shpejt, thotë Jason Clay nga organizata World Wildlife Fund (WWF), që trajton pasojat e prodhimit global të ushqimit. Madje pritet edhe keqësime. “Veç kësaj, nëse shohim parashikimet, deri në 1,5 miliardë vetë do të bëhen refugjatë për shkak të ndryshimit të klimës.

Bota kërcënon të ketë krizën më të madhe ushqimore që nga Lufta e Dytë Botërore, thekson ministri gjerman i bujqësisë, Cem Özdemir. “Tek e vërteta bën pjesë, se deri në vitin 2030 kemi 8 të korra. Nëse premtimi i OKB që të mposhtë urinë nuk është thjesht një fjalë goje atëherë duhet të bashkësia ndërkombëtare të angazhohet të bëjë domosdoshmërisht diçka.”

Ajo që mungon është një koncept i koordinuar botëror, kritikon raportuesi i posaçëm i OKB për të drejtën e ushqimit, Michael Fakhri. Problemet më të mëdha janë kriza e borxheve dhe stanjacioni prej dekadash në sistemin e tregtisë botërore. “Nuk durohet që një numër i vogël vendesh të fuqishme ta bllokojnë aftësinë për koordinim ndërkombëtar dhe bashkëpunim.”

Para të shpenzuara gabimisht

800 miliardë dollarë japin qeveritë në botë për të subvencionuar ekonominë bujqësore. Subvencionet janë gjëja e duhur dhe të rëndësishme thotë zëvendëspresidenti i Bankës Botërore për Zhvillimin e Qëndrueshëm, Jürgen Vögele. Por 80% e fondeve shprenzohen gabimisht për plehra kimikë, pesticide dhe farëra, që vijnë nga koncernët ndërkombëtare. “Subvencionet nuk përdoren për luftën kundër ndryshimit të klimës dhe ngritjen e një ekonomie bujqësore të fortë ndaj krizave.”

Edhe ministri gjerman i Bujqësisë, Cem Özdemir e pranon se në të shkuarën janë bërë gabime. Për shembull eksporti i produkteve bujqësore në Afrikë. “Ne jemi krenarë për ekonominë e fortë bujqësore europiane. Por tek e vërteta bën pjesë edhe kontriibuti ynë që në pjesë të afrikës tregjet vendase si ai për pularinë, qumështin nuk kanë më shanse, sepse perspektivat ekonomike janë shkatërruar.

Kush e ka seriozisht me sigurinë e ushqimit duhet të forcojë tregjet vendase në Afrikë dhe të mbështesë vetëfurnizimin. Ndoshta në të ardhmen qëllimi duhet të jetë të ndërtohen rezerva drithërash në vend që të dërgohen thasë me drithëra, u shpreh Özdemir në konferencë në Berlin.

Gjermania dhe BE duhet të jenë më prezentë në Afrikë në të ardhmen, tha Özdemir. “Ne nuk duhet t’ua lëmë fushën shteteve autoritare, që janë aty aktive dhe përmes investimeve të tyre krijojnë varësi të reja.” Özdemir nënshkroi në Berlin edhe një Marrëveshje Partneriteti Bujqësor me Unionin Afrikan, në të cilën Gjermania do të ofrojë ndihma për ndryshimin ekologjik të ekonomisë bujqësore dhe tranformimin e sistemeve ushqimore./ DW/

The post Kriza më e madhe ushqimore në botë që nga Lufta e II Botërore appeared first on Albeu.com.

G7 do të ndajë miliarda dollarë për të luftuar urinë, ja shuma që premton Biden
Sipas burimeve amerikane, vendet e G7 janë gati të ndajnë deri në pesë miliardë dollarë për sigurinë ushqimore. Shtetet e Bashkuara duan të kontribuojnë me pjesën më të madhe.

Më shumë se gjysma e shumës së planifikuar për luftimin e urisë do të vijë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha një zyrtar i lartë amerikan të martën në samitin e G7 në Elmau të Gjermanisë. Presidenti i SHBA Joe Biden ka premtuar një fond prej 2,76 miliardë dollarë amerikanë në përpjekjet për të zbutur probleme me urinë dhe për të siguruar ushqime. Dy miliardë dollarë do të përdoren për të shpëtuar jetën e njerëzve nga uria, nëpërmjet veprimeve të drejtpërdrejta humanitare. Ndërsa 760 milionë dollarë janë caktuar për ndihmë të qëndrueshme ushqimore afatshkurtër dhe afatmesme.

Përfaqësuesi i qeverisë amerikane akuzoi presidentin rus Vladimir Putin për përdorimin e “ushqimit si një armë lufte”. Është vlerësuar se deri në 40 milionë njerëz mund të futen në varfëri këtë vit, si rezultat i agresionit të Putinit kundër Ukrainës. Kjo ndikon edhe në sigurinë ushqimore në mbarë botën.

Me këtë projekt, G7 reagoi ndaj pengesave globale në furnizimet me ushqime si rezultat i luftës në Ukrainë. Para luftës, Ukraina ishte një nga eksportuesit kryesorë të drithit në botë. Megjithatë, eksportet këtë vit janë zvogëluar si rezultat i luftës së agresionit rus dhe bllokadës së porteve të Ukrainës. Rritja e çmimeve dhe pengesat e dërgesave janë pasojat e bllokadës, nga të cilat shumë vende të varfra po vuajnë shumë keq.

Kufiri i çmimit të naftës dhe gazit nga Rusia?

Vendet e G7 po synojnë të përcaktojnë edhe kufirin më të lartë të çmimeve të naftës dhe gazit rus. Kjo del nga deklarata përfundimtare e takimit të samitit të krerëve të shteteve dhe qeverive, njofton agjencia e lajmeve Reuters. Një kufi i tillë çmimi synon të kufizojë aftësinë e qeverisë ruse për të financuar pushtimin e saj në Ukrainë. Qeveria amerikane njoftoi të hënën se do të binte dakord me një masë të këtillë. Por kufiri i çmimit më të lartë mund të zbatohet vetëm në bashkëpunim me vendet e mëdha importuese të naftës si Kina ose India.

Të dy vendet kanë rritur madje importet e gazit dhe naftës nga Rusia pas sulmit të saj ndaj Ukrainës më 24 shkurt. Prandaj, formulimi në deklaratën e G7 synon bashkëpunimin me vendet e tjera. BE do të shqyrtojë mënyra për të ulur çmimet e energjisë me partnerët ndërkombëtarë, duke përfshirë mundësinë e futjes së kufijve të përkohshëm të çmimeve në importe, thuhet në deklaratë. Një zyrtar i G7 tha se kjo vlen si për naftën ashtu edhe për gazin. Shtetet e Bashkuara tashmë kanë ndaluar blerjen e naftës ruse, ndërsa BE-ja do të ndërpresë importet nga fundi i vitit.

Sipas informacioneve nga qarqet e BE-së, vendet e G7-ës duan të vendosin sanksione edhe në importin e arit nga Rusia. Kjo duhet të forcojë masat e marra kundër qeverisë në Moskë për shkak të luftës së agresionit në Ukrainë, u tha në margjinat e samitit të G7 në Elmau. Në takim, SHBA, Britania e Madhe, Kanadaja dhe Japonia mbështetën qartë ndalimin e importit të arit rus. Nga ana tjetër, shtetet e BE-së, Gjermania, Franca dhe Italia, hezitojnë ende sepse sanksionet duhet të vendosen unanimisht nga të gjitha 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Masat kundër punës me detyrim në Kinë

Qarqet amerikane në samit bëjnë të ditur se vendet e G7-ës duan të marrin masa edhe kundër punës me detyrim në Kinë. Produktet e prodhuara me punë të detyruar duhet të përjashtohen nga zinxhirët e furnizimit global. Kështu thuhet në dokumentin përfundimtar të krerëve të shteteve dhe qeverive të shtatë vendeve më të rëndësishme të industrializuara perëndimore, sipas qarqeve të delegacionit të SHBA.

Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë dhe ka për qëllim kryesisht dënimin e praktikave në Kinën, thuhet më tej. Krerët e shteteve dhe qeverive të G7 do të përfundojnë sot pasdite samitin e tyre në Elmau./DW/

The post G7 do të ndajë miliarda dollarë për të luftuar urinë, ja shuma që premton Biden appeared first on Albeu.com.

Samiti i G7 me dy mega-tema: Uria dhe ngrohja globale
Thatësira, të korra të këqia, kriza të mundshme urie dhe pandemia e vazhdueshme e koronës. Këto probleme janë në qendër të takimit të grupit G7.

Në samitin e G7 do të dikutohet për kriza të mëdha – nga lufta në Ukrainë tek uria dhe ngrohja globale. Pritshmëritë për takimin e krerëve të shteteve dhe qeverive në Elmau të Bavarisë janë aq të mëdha sa edhe problemet. Përveç Gjermanisë mikpritëse, grupi i G7 përfshin Francën, Italinë, Japoninë, Kanadanë, SHBA-në dhe Britaninë e Madhe. Në samit janë ftuar edhe India, Afrika e Jugut, Senegali, Indonezia dhe Argjentina. Po ashtu në të dëshiron të marrë pjesë edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Me sulmin ndaj Ukrainës, Rusia është izoluar ndërkombëtarisht dhe kjo e bën më të vështirë bashkëpunimin, jo vetëm në Kombet e Bashkuara. Prandaj grupi G7 po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. Në këtë samit mund të përcaktohen drejtime udhëzuese vendimtare për samitin e G20 dhe konferencën e ardhshme të OKB-së për klimën. Të dyja do të zhvillohen në nëntor. “G7 është ndoshta i vetmi forum shumëpalësh, mbirajonal që vazhdon të mbetet i aftë për të vepruar tani që në Ukrainë kemi luftë,” thotë Friederike Meister, drejtoresha për Gjermaninë e Global Citizen, një organizatë që punon për të luftuar varfërinë ekstreme. “Kjo është arsyeja pse G7 ka një rëndësi të veçantë këtë vit, gjithashtu si një koalicion i vendeve më të rëndësishme donatore.”

Kriza në fushën e ushqimit

Për një kohë të gjatë bashkësia ndërkombëtare kishte bërë përparime në luftën kundër urisë. Por kriza klimatike, pandemia e koronës dhe konfliktet po shfaqin pasoja shkatërruese. Sipas Programit Botëror të Ushqimit, 50 milionë vetë janë në prag të urisë. Organizata e OKB-së e vlerëson si katastrofike situatën në Etiopi, Nigeri, Sudanin e Jugut, Jemen, Afganistan dhe Somali. 750,000 vetë në vendet veçanërisht të prekura kërcënohen nga uria.

Arabischer Frühling in Jemen – 10 Jahre seit der Revolution

Lufta e Ukrainës, pandemia e koronës dhe ndryshimet klimatike të lidhura me thatësirat, për shembull, e përkeqësojnë situatën dhe çmimet e ushqimeve po rriten. Ukraina dhe Rusia janë eksportuesit më të mëdhenj të grurit në botë, ato zakonisht mbulojnë pothuajse një të tretën e kërkesës globale. Sipas Kombeve të Bashkuara 1.4 miliardë vetë në mbarë botën mund të përballen me mungesë ushqimi pasi Rusia mban të bllokuara portet e Ukrainës dhe eksportin e produkteve bujqësore përtej Detit të Zi.

Kriza e klimës

Sipas Këshillit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike emetimet globale të gazeve serrë ishin midis 2010 dhe 2019 më të larta se kurrë më parë në historinë njerëzore. Pa reduktime të menjëhershme të emetimeve qëllimi për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5 gradë në krahasim me kohërat para-industriale nuk mund të arrihet më. Organizata Botërore e Motit paralajmëron se temperatura mesatare vjetore në botë mund të kalojnë 1.5 gradë për herë të parë deri në vitin 2026.

Sipas raportit të OKB-së për thatësirën numri dhe kohëzgjatja e periudhave të thatësirës në botë është rritur tashmë me 29 për qind që nga viti 2000./DW

The post Samiti i G7 me dy mega-tema: Uria dhe ngrohja globale appeared first on Albeu.com.