urdhëron Archives - Albeu.com

Nuk zbatoi një vendim të arbitrazhit për të paguar 13 milionë dollarë/ Gjykata amerikane urdhëron konfiskimin e aseteve të Shqipërisë
Pas rastit të Francesco Becchettit, ku Shqipëria humbi dhe u detyrua të paguante 130 milionë euro, vendi është përballe vendimit për një tjetër konfiskim.

Kompania “Omni Bridgeway”, një financier i proceseve gjyqësore, ka marrë të drejtën nga një gjykatë federale në Uashington që të konfiskojë asetet që i përkasin Shqipërisë jashtë vendit.

Arsyeja lidhet me një vendim arbitrazhi prej rreth 13 milionë dollarësh në favor të kompanisë GBC Oil, një firmë me pronarë shqiptarë dhe një amerikan.

Ky vendim ka të bëjë me një konflikt që zgjat gati një dekadë, i nisur pas rritjes së taksave mbi koncesionet e naftës, kur kompania fillimisht Stream Oil, kishte marrë leje për të shfrytëzuar disa fusha nafte dhe më pas ndryshoi pronësia disa herë deri tek GBC Oil.

Në vitin 2017, fushat e naftës u rikombinuan nga Albpetrol, pasi kompania pretendonte se GBC Oil nuk kishte përmbushur detyrimet dhe kishte borxhe të mëdha ndaj shtetit.

GBC Oil iu drejtua Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Zvicër, dhe në 2020 fitoi 12.7 milionë dollarë kompensim.

Vendimi u konfirmua më pas edhe nga gjykata amerikane në Uashington, por Shqipëria nuk ka ndërmarrë asnjë hap për ta ekzekutuar atë.

Prandaj, Omni Bridgeway, kërkoi nga gjykata lejen për të marrë masa kundër aseteve shqiptare jashtë vendit, duke shfrytëzuar të njëjtin parashikim që u përdor edhe në rastin e Albcontrol dhe Becchettit.

Gjykata e aprovoi kërkesën dhe pas këtij vendimi, Shqipëria pritet të humbasë para ose asete jashtë vendit për të përmbushur vendimin e arbitrazhit, duke u vënë përsëri nën presion financiar dhe ligjor.

Ky rast tregon se vendimet ndërkombëtare, sidomos ato për taksat dhe koncesionet e naftës, mund të kenë pasoja direkte për asetet e shtetit, veçanërisht kur vendi nuk i përmbahet vendimeve gjyqësore.

Shqipëria tani përballet me nevojën urgjente për të gjetur një zgjidhje ligjore për të shmangur konfiskimin e aseteve sovrane. /News24

The post Nuk zbatoi një vendim të arbitrazhit për të paguar 13 milionë dollarë/ Gjykata amerikane urdhëron konfiskimin e aseteve të Shqipërisë appeared first on Albeu.com.

Ministri i Drejtësisë urdhëron 22 inspektime për noterët, heqje licence, gjoba dhe vërejtje me paralajmërim
Në tre muajt e fundit të vitit 2025, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka urdhëruar një valë inspektimesh për shërbimin noterial në mbarë vendin.

Konkretisht për periudhën shtator-dhjetor 2025 kur ai sapo kishte marrë detyrën, janë kryer 22 inspektime të plota ndaj noterëve, nisur edhe nga ankesat që kanë mbërritur prej qytetarëve, por edhe nga raportime të ndryshme mediatike.

Në përfundim të këtyre inspektimeve, rezulton se ka pasur 12 penalitete, përfshi edhe heqje të licencës.

Ndaj 6 noterëve është lëshuar masa “vërejtje me paralajmërim për heqjen e licencës për ushtrimin e profesionit të noterit”.

Frida Muçmatajt dhe Valentin Lleshit iu është hequr licenca, pasi edhe pse kishin mbushur moshën ligjore të daljes në pension ata vijonin ende të ushtronin profesionin e noterit.

Krahas masave disiplinore dhe heqjes se licencës, janë vendosur gjithashtu edhe disa gjoba me vlerë rreth 6 milionë lekë të vjetra për shkelje të ndryshme.

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, edhe në nisje të vitit 2026, ka urdhëruar inspektime të tjera për shërbimin noterial.

Rastet janë ende në proces dhe rezultatet pritet të komunikohen në muajt e ardhshëm.

Roli i Ministrisë së Drejtësisë si organ mbikëqyrës dhe kontrollues i sistemit noterial në vend, konsiston në monitorimin nga pikëpamja ligjore e veprimtarisë së noterëve, në mënyrë që ai të jetë në koherencë me nevojat e shoqërisë dhe zhvillimit të ekonomisë së lirë, si dhe në menaxhimin në mënyrë racionale e transparente të ushtrimit të një funksioni publik nga ana e profesionistëve privatë. Besueshmëria, transparenca dhe eficenca janë në themel të këtij profesioni.

The post Ministri i Drejtësisë urdhëron 22 inspektime për noterët, heqje licence, gjoba dhe vërejtje me paralajmërim appeared first on Albeu.com.

Donald Trump urdhëron CIA-n të kryejë operacione të fshehta në Venezuelë
Ditën e djeshme, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, konfirmoi se ka autorizuar operacione të fshehta të CIA-s në Venezuelë , duke shënuar një përshkallëzim të madh në fushatën e presionit të SHBA-së kundër regjimit të Nicolas Maduros .

Pranimi i Trump, raportoi Reuters, vjen pasi New York Times, raportoi urdhrin e klasifikuar presidencial, duke cituar zyrtarë amerikanë të njohur me vendimin.

Administrata Trump, shprehet se ka autorizuar CIA-n të kryejë operacione të fshehta në Venezuelë, të cilat mund të përfshijnë vrasje, operacione ndikimi dhe mbikëqyrje në Karaibe.

Ky veprim, është pjesë e një strategjie më të gjerë presioni të SHBA-së, për të dobësuar dhe në fund të fundit për të larguar Maduron nga pushteti.

Autorizimi është i fundit në një seri veprimesh që kanë përfshirë tashmë sulme ushtarake amerikane ndaj anijeve në brigjet e Venezuelës, të cilat Uashingtoni i thotë se janë anije trafikimi droge . Të paktën 27 persona janë vrarë në operacione, thanë zyrtarët.

Duke folur me gazetarët, Trump shpjegoi se ai dha urdhrin për dy arsye kryesore: së pari, siç tha ai, Venezuela “po liron një numër të madh të të ndaluarve, përfshirë njerëz nga mjediset psikiatrike”, të cilët, sipas tij, po kalojnë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, “për shkak të politikës së kufijve të hapur”.

Një arsye e dytë, shtoi ai, është “sasia e madhe e drogës që hyn në Shtetet e Bashkuara nga Venezuela, kryesisht përmes rrugëve detare”. Trump vuri në dukje në mënyrë karakteristike: “Unë besoj se Venezuela po e ndjen presionin…”, duke shmangur megjithatë përgjigjen nëse CIA ka autoritetin për të neutralizuar vetë Maduron.

Konfirmimi i Trump vjen ndërsa forcat e armatosura amerikane e kanë forcuar ndjeshëm praninë e tyre në rajon.

Përafërsisht 10,000 ushtarë janë në baza në Porto Riko dhe në anije zbarkimi, ndërsa Marina ka vendosur tetë anije luftarake dhe një nëndetëse në Karaibe.

Autorizimi i ri i CIA-s mbetet sekret, me zyrtarët amerikanë që flasin për një nga format më ekstreme të pushtetit ekzekutiv.

Strategjia e përgjithshme e Uashingtonit, e nënshkruar nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe Drejtori i CIA-s John Ratcliffe, synon të largojë Maduron, të cilin qeveria amerikane e quan “narko-terrorist”.

Shtetet e Bashkuara po ofrojnë një shpërblim prej 50 milionë dollarësh për informacionin që çon në kapjen e tij.

Ratcliffe është zotuar ta bëjë agjencinë “më agresive” dhe “më pak të kujdesshme ndaj riskut”, dhe gjatë seancës dëgjimore në Senat ai deklaroi se CIA “do të shkojë atje ku askush tjetër nuk mund të shkojë dhe do të bëjë gjëra që askush tjetër nuk mund t’i bëjë”.

Edhe pse administrata Trump pretendon se regjimi i Maduros është i përfshirë në trafikun e drogës përmes organizatës kriminale Tren de Aragua, vlerësimi i agjencive të inteligjencës amerikane nuk e konfirmon këtë pretendim.

Historia e operacioneve të fshehta të CIA-s në Amerikën Latine është plot me kontradikta dhe rezultate të diskutueshme – nga përmbysja e Presidentit Arbenz në Guatemalë në vitin 1954 dhe pushtimi i dështuar i Gjirit të Derrave, deri te përfshirja e agjencisë në grushtin e shtetit kilian në vitin 1973 dhe mbështetja për Kontras në Nikaragua në vitet 1980.

The post Donald Trump urdhëron CIA-n të kryejë operacione të fshehta në Venezuelë appeared first on Albeu.com.

Kërkoi heqjen e sekuestros mbi apartamentin, Apeli i GJKKO “rrëzon” Jorgo Goron, urdhëron konfiskimin e apartamentit
Ditën e sotme, Apeli i GJKKO ,ka vendosur rrëzimin e kërkesës së ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, mbi heqjen e sekuestros së vendosur ndaj një apartamenti.

Gjykata ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Posaçme, me ndryshimin që ka urdhëruar konfiskimin e pronës.

Njoftimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Daniela Shirka (kryesuese), Dhimitër Lara (anëtar) dhe Miliana Muça (anëtare), më datë 22.07.2025, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 44 akti, datë 03.06.2025 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dhe ankimet e paraqitura nga të pandehurit J.G., V.Gj. dhe J.B, ndaj vendimit nr. 25, datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

1 – Lënien në fuqi të vendimit nr. 25, datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:

Urdhërohet konfiskimi i pasurisë së mëposhtme:

– Apartament i regjistruar me nr. pasurie ***, volumi ***, faqe ***, zona kadastrale ***, me sipërfaqe 81,41 (tetëdhjetë e një presje dyzet e një) m2, ndodhur në ***, së bashku me sendin sekuestruar shtetasit E.V. me procesverbalin e sekuestrimit datë 03.07.2024, çelës me ngjyrë të zezë, me mbishkrimin “***”, me kod “***”.

2 – Mospranimin e ankimit të ankuesit Shoqëria “***” shpk, kundër vendimit nr. 25, datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

3 – Shpenzimet e gjykimit në apel i ngarkohen solidarisht të pandehurve.

U shpall në Tiranë, sot me datë 22.07.2025.

The post Kërkoi heqjen e sekuestros mbi apartamentin, Apeli i GJKKO “rrëzon” Jorgo Goron, urdhëron konfiskimin e apartamentit appeared first on Albeu.com.

Presdienti Trump urdhëron rihapjen e burgut famëkeq të Alkatrazit
Në një postim në rrjetin e tij social “Truth Social”, presidenti amerikan Donald Trump, ka bërë thirrje për rihapjen e burgut famëkeq të Alkatrazit.

Trump paralajmëroi se Amerika, “është e rrënuar nga kriminelë mizorë, të dhunshëm dhe serialë, llumrat e shoqërisë, të cilët nuk do të kontribuojnë kurrë në gjë tjetër veç mjerim dhe vuajtje”.

“Rindërtoni dhe hapni Alkatrazin! Për një kohë të gjatë Amerika është rrënuar nga shkelës kriminelë të egër, të dhunshëm, llumrat e shoqërisë, të cilët kurrë nuk do të kontribuojnë asgjë tjetër përveç mjerimit dhe Vvuajtjes. Kur ishim një komb më serioz, në kohët e kaluara, nuk nguronim t’i mbyllnim kriminelët më të rrezikshëm dhe t’i mbanim larg kujtdo që mund t’i dëmtonin. Kjo është mënyra se si duhet të jetë. Ne nuk do t’i tolerojmë më këta shkelës serialë që përhapin ndyrësi, gjakderdhje dhe kaos në rrugët tona”, tha Trump.

“Kjo është arsyeja pse, sot, po drejtoj Byronë e Burgjeve, së bashku me Departamentin e Drejtësisë, FBI-në dhe Sigurinë Kombëtare, për të rihapur një Alkatraz më të madh, për të strehuar shkelësit më të pamëshirshëm dhe më të dhunshëm të Amerikës”, shtoi ai.

“Ne nuk do të mbahemi më peng të kriminelëve, banditë dhe gjykatësve që kanë frikë të bëjnë punën e tyre dhe të na lejojnë të largojmë kriminelët që kanë ardhur në vendin tonë ilegalisht”.

Sipas Trumpit, rihapja e Alkatrazit do të shërbejë si simbol i ligjit, rendit dhe drejtësisë.

“Ne do ta bëjmë Amerikën të madhe sërish”, përfundoi ai.

The post Presdienti Trump urdhëron rihapjen e burgut famëkeq të Alkatrazit appeared first on Albeu.com.

KQZ urdhëron Lulzim Bashën që të heqë simbolet e Partisë Demokratike nga zyra e tij
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka shqyrtuar në mbledhjen e sotme ankimin e Partisë Demokratike me kryetar Sali Berishën, për heqjen e simboleve, stemave dhe logove jo zyrtare të PD nga një ambient privat.

Më konkretisht, bëhet fjalë për përdorimin e simboleve të PD-së nga ana e Lulzim Bashës në zyrën e tij, teksa tashmë ai ka parti të re “Demokratët Euro-Atlantikë”, me të cilën do të garojë dhe në zgjedhjet e 11 Majit.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka urdhëruar ish-kryedemokratin që të heqë simbolet e Partisë Demokratike, në ambientet private që po përdor.

Kreu i KQZ-së, deklaroi se për zbatimin e vendimit do të ngarkohet policia bashkiake dhe ajo e shtetit, teksa shtoi se do të caktohet edhe një afat në lidhje me zbatimin e këtij vendimi.

“Dakord me kërkesën e bërë nga subjekti zgjedhor PD për tu hequr këto simbole nga ambientet private dhe për zbatimin e këtij vendimi do të ngarkohet policia bashkiake dhe ajo e shtetit. Do të caktojmë edhe një afat në lidhje me zbatimin e këtij vendimi”, u shpreh Celibashi.

The post KQZ urdhëron Lulzim Bashën që të heqë simbolet e Partisë Demokratike nga zyra e tij appeared first on Albeu.com.

Presidenti Trump urdhëron daljen e SHBA nga Organizata Botërore e Shëndetësisë
Ditën e djeshme, presidenti Donald Trump, njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të dalin nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke thënë se agjencia globale e shëndetit kishte keqpërdorur pandeminë COVID-19 dhe kriza të tjera ndërkombëtare shëndetësore.

Trump tha se OBSH kishte dështuar të vepronte në mënyrë të pavarur nga “ndikimi i papërshtatshëm politik i shteteve anëtare të OBSH-së” dhe kërkoi “pagesa të padrejta të rënda” nga SHBA që janë në disproporcion me shumat e ofruara nga vende të tjera, më të mëdha, si Kina.

“Shëndeti botëror na shkatërroi, të gjithë shkatërrojnë Shtetet e Bashkuara. Nuk do të ndodhë më”, tha Trump në nënshkrimin e një urdhri ekzekutiv për tërheqjen, menjëherë pas inaugurimit të tij për një mandat të dytë.

OBSH nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Lëvizja do të thotë që SHBA do të largohet nga agjencia shëndetësore e Kombeve të Bashkuara në 12 muaj dhe do të ndalojë të gjitha kontributet financiare në punën e saj.

Shtetet e Bashkuara, janë deri tani mbështetësi më i madh financiar i OBSH-së, duke kontribuar rreth 18% të financimit të saj të përgjithshëm. Buxheti më i fundit dyvjeçar i OBSH-së, për 2024-2025, ishte 6.8 miliardë dollarë.

Largimi i SHBA ka të ngjarë të rrezikojë programet në të gjithë organizatën, sipas disa ekspertëve brenda dhe jashtë OBSH-së, veçanërisht ata që trajtojnë tuerkulozin, vrasësi më i madh i sëmundjeve infektive në botë, si dhe HIV/AIDS dhe urgjenca të tjera shëndetësore.

Urdhri i Trump tha se administrata do të pushonte negociatat për traktatin e pandemisë së OBSH-së, ndërsa tërheqja është në progres.

Personeli i qeverisë amerikane që punon me OBSH-në, do të tërhiqet dhe do të ricaktohet dhe qeveria do të kërkojë partnerë për të marrë përsipër aktivitetet e nevojshme të OBSH-së, sipas urdhrit.

Qeveria do të shqyrtojë, shfuqizojë dhe zëvendësojë Strategjinë Globale të Sigurisë Shëndetësore të SHBA-së, për vitin 2024 sa më shpejt që të jetë e mundur, thotë urdhri.

Donatorët e ardhshëm më të mëdhenj të OBSH-së, janë Fondacioni Bill & Melinda Gates, megjithëse shumica e këtij financimi shkon për çrrënjosjen e poliomielitit dhe grupi global i vaksinave Gavi, i ndjekur nga Komisioni Evropian dhe Banka Botërore. Donatori tjetër më i madh kombëtar është Gjermania, e cila kontribuon me rreth 3% të financimit të OBSH-së.

Tërheqja e Trump nga OBSH nuk është e papritur. Ai ndërmori hapa për të lënë trupin në vitin 2020, gjatë mandatit të tij të parë si president, duke akuzuar OBSH-në se ka ndihmuar përpjekjet e Kinës për të “mashtruar botën” në lidhje me origjinën e COVID.

OBSH-ja e mohon me forcë akuzën dhe thotë se vazhdon të bëjë presion ndaj Pekinit, për të ndarë të dhëna për të përcaktuar nëse COVID doli nga kontakti i njeriut me kafshë të infektuara, ose për shkak të kërkimit për viruse të ngjashme në një laborator shtëpiak.

Trump pezulloi gjithashtu kontributet e SHBA-së për agjencinë, duke i kushtuar asaj gati 200 milionë dollarë në 2020-2021 kundrejt buxheteve të mëparshme dyvjeçare, pasi ajo luftoi urgjencën më të keqe shëndetësore në botë në një shekull.

Sipas ligjit të SHBA-së, largimi nga OBSH kërkon një periudhë njoftimi një vjeçare dhe pagesën e çdo tarife të papaguar. Përpara se tërheqja e SHBA të përfundonte herën e fundit, Joe Biden fitoi zgjedhjet presidenciale të vendit dhe i ndaloi ato në ditën e tij të parë në detyrë më 20 janar 2021.

The post Presidenti Trump urdhëron daljen e SHBA nga Organizata Botërore e Shëndetësisë appeared first on Albeu.com.

Babë e bir dhunuan efektivin bashkiak, policia i arrestoi, Prokuroria e Vlorës urdhëron lirimin e tyre
Punonjësi i policisë bashkiake në Vlorë, Bruno Jazaj, u dhunua barbarisht një ditë më parë. Prej plagëve të rënda që mori nga goditjet, ai përfundoi në pavionin e kirurgjisë të spitalit të Vlorës.

Në reagimin e parë për gazetarin e News24 Erik Mehmeti, Jazaj ka rrëfyer se ishin dy persona, babë e bir ata që e dhunuan. Ai thotë se autorët e kishin akuzuar për gjobat ndaj makinave.

Pas ndalimit nga policia, mësohet se dy dhunuesit janë lënë të lirë me urdhër të prokurorit të Vlorës.

Mbeten të paqarta rrethanat dhe arsyet e lirimit të Kristi dhe Todi Sota, edhe pse i dhunuari prej tyre ndodhet në spital dhe po merr trajtim mjekësor për lëndimet e shkaktuara nga goditjet.

The post Babë e bir dhunuan efektivin bashkiak, policia i arrestoi, Prokuroria e Vlorës urdhëron lirimin e tyre appeared first on Albeu.com.

Vdekja e 42-vjeçarit në Pogradec/ Rrubullaku urdhëron inspektim në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka urdhëruar inspektim në Drejtorinë Vendore të Policisë, Korçë, lidhur me vrasjen e 42-vjeçarit, Egli Proga, ngjarje e ndodhur pasditen e së shtunës në lagjen nr. 1 të qytetit të Pogradecit, pas aludimeve se është tentuar të fshihet ngjarja.

“Bazuar në Rregulloren e Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, urdhëroi Drejtorinë e Standardeve Profesionale për kryerjen e vlerësimit të zbatimit të detyrave të strukturave në Drejtorinë Vendore të Policisë, Korçë, dhe në Komisariatin e Pogradecit, lidhur me ngjarjen ku, pas një konflikti, humbi jetën një 42-vjeçar.

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, do të vlerësojë të gjithë tërësinë e veprimeve dhe reagimit të punonjësve të policisë, prej momentit të parë të marrjes së njoftimit mbi ngjarjen, duke synuar nxjerrjen e përgjegjësisë dhe personave përgjegjës, nëse rezultojnë të tillë.

Drejtoria e Përgjithshme të Policisë së Shtetit shpreh edhe një herë angazhimin maksimal për zbatimin e ligjit dhe punën profesionale dhe me integritet të strukturave të policisë”, njofton Policia e Shtetit.

NGJARJA

42-vjeçari Eglantin Proga, ndërroi jetë në spital si pasojë e goditijeve të marra gjatë një konflikti fizik në Pogradec pranë vendit të njohur si “Agjencia e Autobusëve”, ndërsa si autor i ngjarjes është arrestuar 29-vjeçarin Denis Meçe.

Ngjarja u raportua si aksidentale, por pas hetimeve paraprake është përmbysur plotësisht skena e krimit së ndodhur pasditen e së shtunës.

Fillimisht u raportua se ai kishte qenë në gjendje të dehur dhe se ishte rrëzuar në tokë, ku kishte marrë goditjen fatale.

Por ky variant, është rrëzuar shpejt dhe hetuesit arritën në konluzionin se 42-vjeaçri Eglantin Proga, kishte marrë goditije me sende të forta në kokë.

Ngjarja ka ndodhur në lokalin e të atit, ku si viktima, por edhe autori kishin qënë duke konsumuar pije alkoolike.

Këtu ka nisur edhe konflikti mes tyre që ja degraduar në dhunë fizike dhe përdorimin e sendeve të forta.

Si pasojë e goditjeve, 42-vjeçari ka humbur ndjenjat e ka rënë në tokë. Pas këtij momenti ai është dërguar në spitalin e qytetit liqenor, ku pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk ka mbijetuar.

Blutë pas këqyrjes së kamerave të sigurisë kanë vënë në pranga 29-vjeçarin Denis Meçe, I cili dyshohet se është personi që ka goditur me sende të forta 42-vjeçarin duke i shkaktuar fraktura të rënda që çuan drejt vdekjes

Për ngjarjen në fjalë në pranga kanë përfunduar edhe tre persona të tjerë, të identifikuar si Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe, të cilët akuzohen për moskallëzim krimi dhe veprme për fshehejn e së vërtetës.

Grupi hetimor i ngritur për këtë rast vijon punën për zbardhejen e të gjitha rrethanave të ngjarjes që përfundoi me humbjen e jetës së një personi.

The post Vdekja e 42-vjeçarit në Pogradec/ Rrubullaku urdhëron inspektim në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë appeared first on Albeu.com.

U kallëzua nga KLSH/ GJKKO urdhëron SPAK të hetojë ish-kryebashkiakun e Kavajës Elvis Rroshi
Gjykata e Posaçme, ka urdhëruar SPAK që të vijojë hetimet ndaj ish-kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, që u largua për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

Ai akuzohet se kishte fshehur rekordet kriminale jashtë vendit.

Roshi u hetua nga Prokuroria e Durrësit, e cila vendosi pushimin e hetimeve, por Durrësi ia transferoi çështjen Gjykatës së Posaçme.

VENDIMI:

Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në datë 30.11.2023, është regjistruar kërkesa penale me nr. 23/113 akti, ardhur për shkak të deklarimit të mos kompetencës lëndore nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me objekt: “Pushimin e procedimit penal nr. 317 të vitit 2017, të regjistruar pa autor për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal”, me palë kërkuese Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës dhe kallëzues Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Rudina Palloj, bazuar në nenet 112, 75/a, 128, 128/a, 329, 329/a, 329/b e vijues të Kodit të Procedurës Penale, me vendimin nr. 23, datë 26.03.2024, vendosi:

1)Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me objekt: Pushimin e procedimit penal nr.317 të vitit 2017, të regjistruar për veprën penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 të K. Penal.

2)Kalimin e akteve që ndodhen pranë kësaj gjykate, të përcjella nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për vijimin e hetimeve, Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

3)Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtën e ankimit brenda 15 ditëve nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

The post U kallëzua nga KLSH/ GJKKO urdhëron SPAK të hetojë ish-kryebashkiakun e Kavajës Elvis Rroshi appeared first on Albeu.com.