urdher arreste Archives - Albeu.com

Serbia lëshon urdhërarrest për gazetarin shqiptar!
Kombëtarja shqiptare do të përballet me Serbinë më 11 tetor, në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës që do të zhvillohet në Leskovac, Serbi. Megjithatë, një nga gazetarët më të njohur sportivë shqiptarë, Arlind Sadiku, nuk do të jetë i pranishëm në stadium për të raportuar rreth këtij takimi të rëndësishëm. Arsyeja është befasuese: ndaj tij ekziston një urdhër-arrest në Serbi.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Sadiku gjatë një interviste televizive në Kosovë, ku ka treguar se ka bërë të gjitha përpjekjet për të verifikuar situatën përmes institucioneve dhe kontakteve lokale në Luginën e Preshevës.

“Jam interesuar përmes institucioneve serbe, përmes shqiptarëve që kemi në Luginën e Preshevës, megjithatë ka një urdhër-arrest ndaj meje, kështu që nuk do të më lejohet të udhëtoj,”- tha gazetari.

Sadiku, i njohur për komentet e tij në ndeshjet e kombëtares dhe analizat sportive në Kosovë e Shqipëri, ka qenë i pranishëm në shumë përballje të rëndësishme të kuqezinjve ndër vite, por kësaj here do ta ndjekë ndeshjen nga distanca.

Ndërkohë, për arsye sigurie, ndeshja Serbi–Shqipëri është zhvendosur nga stadiumi i Beogradit në atë të Leskovacit, pasi autoritetet serbe kanë vlerësuar se ky qytet ofron kushte më të kontrolluara për organizimin e sfidës me rrezik të lartë sigurie.

Përballja mes dy vendeve pritet të zhvillohet nën masa të forta sigurie dhe me interes të madh nga publiku shqiptar dhe ndërkombëtar, duke qenë se rivaliteti sportiv mes dy kombëtareve ka një histori të ngarkuar politike dhe emocionale.

The post Serbia lëshon urdhërarrest për gazetarin shqiptar! appeared first on Albeu.com.

Aksion në Turqi/ Urdhër-arreste për 47 persona, zyrtarë dhe ish-deputetë të opozitës
Mëngjesin e sotëm, autoritetet turke kanë kryer raundin e pestë të arrestimeve që si pjesë e masave të ashpra ndaj kryetarit të ndaluar të Stambollit, Ekrem Imamoglu, dhe kryetarëve të tjerë të bashkive të Partisë Republikane Popullore (CHP), partisë kryesore opozitare.

Prokuroria e Stambollit, ka lëshuar urdhër-arreste për 47 persona, të cilët janë zyrtarë të CHP-së në qeverisjen vendore.

Mes urdhër-arresteve, janë pesë që kanë të bëjnë me kryetarët e bashkive rajonale, tre në Stamboll dhe dy në provincën Adana. Një ish-deputet i CHP-së u arrestua gjithashtu.

Që nga mëngjesi i hershëm, policia vazhdoi të ekzekutonte urdhër-arrestet dhe rreth orës 10:00 të mëngjesit, 30 persona janë arrestuar tashmë.

Pas këtij zhvillimi, organet e CHP-së në Stamboll mbajtën një takim urgjent.

The post Aksion në Turqi/ Urdhër-arreste për 47 persona, zyrtarë dhe ish-deputetë të opozitës appeared first on Albeu.com.

SPAK lëshon urdhër arreste ndaj gazetarëve, Artan Hoxha dhe Elton Qyno
Ditën e sotme, Prokuroria e Posaçme  (SPAK), ka lëshuar dy masa për gazetarët e njohur, Elton Qyno dhe  Artan Hoxha.

Për gazetarin Hoxha, është kërkuar masa e “arrestit shtëpiak”, ndërsa gazetarit Elton Qyno, i është vendosur masa “detyrim paraqitje”.

Ky operacion i SPAK, është drejtuar nga Prokurori Vladimir Mara.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me këto masa./TPZ

The post SPAK lëshon urdhër arreste ndaj gazetarëve, Artan Hoxha dhe Elton Qyno appeared first on Albeu.com.

Skemë mashtrimi që i shkaktuan rreth 127 mln lekë dëm shtetit, urdhër-arreste për katër biznesmenë në Fushë-Krujë
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ka kërkuar caktimin e masës ‘Arrest me burg’ për katër shtetas të cilët drejtojnë biznese në Fushë-Krujë, pasi hetimet zbuluan një skemë mashtrimi me TVSH-në, duke i shkaktuar shtetit një dëm në vlerën 127,551,874 lekë.

Prokuroria në bashkëpunim me oficerët e hetimit tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, zbuluan skemën e mashtrimi me TVSH-në në të cilën përfshiheshin të paktën gjashtë subjekte që operonin në fushën e ndërtimit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka verifikuar shitjet e subjektit “R S”, i cili ka vetëdeklaruar në vlerë total shitjeje prej 286,301,702 lekësh për periudhën Dhjetor 2023 dhe subjektit “L”, që ka vetëdeklaruar një total shitje 162,302,300 lekë gjatë Dhjetorit të vitit 2023. Në total, këto subjekte kanë kryer shitje që përllogaritet në 448,604,002 lekë, vlera për të cilat Prokuroria dyshon të jenë fiktive dhe janë faturuar te subjektet që operojnë në fushën e ndërtimit “3D C” dhe I.V FP.

Administrata tatimore ka kryer verifikimin e faturave të deklaruara, shitjet totale, historikun e punësimit të shoqërive të ndërtimit dhe marrëdhëniet me bizneset e tjera. Nga analizimi i të dhënave të deklaruara si shitjet totale për çdo subjekt, është kryer llogaritja e tatimit mbi vlerën e shtuar si dhe Tatimi Fitimi për çdo subjekti, dhe ka rezultuar në total një dëm i shkaktuar ndaj shtetit në vlerën 127,551,874 lekë.

Pas hetimeve të kryera Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ka miratuar kërkesën e Prokurorisë së Durrësit për caktimin e masës “arrest me burg” për katër shtetas të cilët drejtonin bizneset me adresë në Fushë-Krujë, ndërsa ka kërkuar “arrest në shtëpi” dhe “detyrim paraqitje” për tre shtetas/se të tjerë.

Gjithashtu, grupet hetimore kanë kryer verifikimet e pajisjeve dhe automjeteve që zotëronin shoqëritë e ndërtimit nga ku ka rezultuar se subjekti “3D C” kishte në pronësi vetëm automjete luksoze, Mercedes benz AMG 63, Mercedes benz AMG GT 43, PorscheCayenne, Land Rover apo BMË X5. Asnjë prej këtyre automjeteve nuk përdoret për aktivitetin e ndërtimit.

The post Skemë mashtrimi që i shkaktuan rreth 127 mln lekë dëm shtetit, urdhër-arreste për katër biznesmenë në Fushë-Krujë appeared first on Albeu.com.

Urdhër arrest për dy vëllezërit Duka, armiqtë e betuar të Ervis Martinajt! Si nisi përplasja mes tyre
Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka lëshuar urdhër arrest për dy vëllezërit Duka, Leonard dhe Erlis Duka. Mësohet se  janë ushtruar kontrolle edhe në banesat e tyre, në operacionin e SPAK që është shtrirë në disa qytete të vendit.

‘Klani’ Duka njihen edhe si armiqtë e betuar të Ervis Martianj, bosi i lojërave të fatit që rezulton i zhdukur që prej gushtit 2022, fati i të cilit ende nuk dihet.

Emri i Dukës është shumë i njohur për drejtësinë, por edhe për publikun shqiptar. Ai është arrestuar në vitin 2019 nga një super operacion për luftën kundër trafikut të drogës

Grupi ‘Duka’ ka qenë i skeduar si grup i strukturuar i trafikut të drogës Shqipëri-Gjermani. Leonard Duka quhej nga miqtë e tij si “Princi Damian”, një pseudonim i cili sipas tij reflekton luksin dhe jetën e shtrenjtë.

Si nisi armiqësia mes Leonard Dukës dhe Ervis Martinaj?

Ervis Martinaj i cili ka qenë një nga bosët më të mëdhenj të lojërave të fatit në Shqipëri, duke qarkulluar dhjetëra milion euro si, dhe një investitor i madh në sektorin e ndërtimit, ishte kthyer ‘në gjahun’ më të shtrenjtë të rivalëve të tij, shpesh për këtë ‘gjah’ është përmendur edhe ‘Klani Duka’.

Kreu i klanit “Duka”, Leonardi dhe Martinaj më parë kishin qenë miq dhe ortakë në biznesin e lojërave të fatit, më pas patën përplasje të ashpra dhe u përfshinë në një konflikt pikërisht prej këtij aktiviteti disa milionësh.

Pas prishjes së ortakërisë mes tyre, Martinaj mori peng dhe keqtrajtoi babanë e Dukës. Pas kësaj, ishte radha e Dukës që të merrte hak ndaj Martinajt, fillimisht duke dashur ta eliminojë atë fizikisht, por pasi dështoi, i ekzekutoi krahun e tij të djathtë, Santiago Malkon.

Që nga viti 2019 ndaj tij janë planifikuar dhe tentuar disa atentate, por në të gjitha rastet ai ka mundur që të shpëtojë. Në vitin 2019 ka pasur një plan konkret për eliminimin e Ervis Martinajt. Klani Duka mundi që të rekrutojë një shtetase me inicialet N.SH e cila në atë kohë punonte në një agjenci turistike dhe kishte informacion të detajuar për lëvizje dhe fluturimet e Martinajt nga Shqipëria në drejtim të vendeve të ndryshme të BE.

Këto informacione bashkë me të fejuarin e saj i vuri në dispozicion të klanit Duka kundrejt një shume prej 30 mijë euro. Leonard Duka, nuk arriti dot ta eliminonte fizikisht Ervis Martinajt dhe sipas SPAK ekzekutoi krahun e tij të djathtë Santiago Malko.

Në vazhdën e kësaj ‘gjuetie’ ndaj milionerit, Vis Martinaj, i cili që nga mbyllja e basteve sportive ka bërë një jetë të tërhequr (por të blinduar me një “ushtri” të rinjsh që e ruan) në zonat rurale të largëta në aksin Laç-Lugina e Patokut, kundërshtarët e tij kanë mundur që të eliminojnë deri më tani disa nga njerëzit më të afërt të tij ndërkohë që vetë Martinaj është zhdukur.

Ish polici Santiago Malko, Fabian Gaxha, Erigers Mihasi, kushëriri i parë Brilant Martinaj (dhe 2 të tjerë te atentati i Fushë Krujës; teksa në Milot disa ditë më vonë u vra Klisman Preçi dhe i plagosur rëndë krahu i djathtë i Martinajt, Ylli Brahimi… janë njerëzit që janë sulmuar dhe eliminuar.

Eliminimi i Santiago Malkos mendohet se ka ardhur pas konflikteve të klanit “Duka” me të zhdukurin Ervis Martinaj për territorin e lojërave të fatit, konflikt i nisur pas një miqësie të fortë, për të cilin në burg është vetëm polici Jeton Lami për të cilin hetimet janë mbyllur.

Leonard Duka u arrestua më 14 shkurt 2023 në një provincë të Brukselit në Belgjikë./albeu.com

The post Urdhër arrest për dy vëllezërit Duka, armiqtë e betuar të Ervis Martinajt! Si nisi përplasja mes tyre appeared first on Albeu.com.

Sulmet kibernetike në vendin tonë, lëshohen 5 urdhër arreste: Kush janë punonjësit që akuzohen për “shpërdorim detyre”
Prokuroria e Tiranës firmos 5 urdhër arreste lidhur me sulmet kibernetike ndaj sistemeve shtetërore shqiptare.

Mësohet se urdhër arrestet janë lëshuar për punonjës të Ministrisë së Brendshme që pasur akses në këto sisteme dhe punonjës të Departamentit të Administratës Publike

Personat emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur akuzohen për “shpërdorim detyre” dhe ndaj tyre kërkohet “arrest shtepie”.

Njoftimi i Prokurorisë:

PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË RRETHIT GJYQËSOR

T I R A N Ë

Sulmi kibernetik në sistemet kompjuterike të institucioneve të Republikës së Shqipërisë, Prokuroria kërkon ‘Arrest shtëpie’ për pesë punonjës IT

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë kërkon masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për pesë punonjës IT pranë Departamentit të Adminiatratës Publike (DAP).

Kërkesa bëhet për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i K.Penal për sulmin kibernetik ndaj institucionit shtetëror të AKSHI-t që përmbledh gjithë faqet zyrtare qeveritare në Republikën e Shqipërisë.

Punonjësit në fjalë janë angazhuar në pozicionin IT pranë DAP gjatë të njëjtës kohë kur është implementuar dhe mirëmbajtur sistemi administratë.al.

Në rastin konkret, stafi IT pranë DAP mund dhe duhej të kërkonte raportim nga ana e operatorit ekonomik të kontraktuar prej DAP për implementimin dhe mirëmbajtjen e sistemit në kohë lidhur me gjendjen në të cilën ndodhej ky sistem, pavarësisht mungesës së dijenisë për mënyrën e zbatimit të kontratës për implementimin e sistemit administrata.al.

Në rast se këta punonjës, do të kishin vepruar në përputhje me urdhërimet e Rregullores së Sigurisë së Informacionit nr. 337/1 prot., datë 17.01.2022, dhe Rregullores së Brendshme të AKSHI-it duke kërkuar informacion dhe duke u azhornuar me antiviruset më të fundit të sistemit, atëherë do ishte zbuluar në sistemet e tyre virusi i cili ka hyrë fillimisht tek administrata.al në mënyrë që të bëhej e mundur neutralizimi i tij pa prekur sistemin e AKSHI-t.

Personat e identifikuar nga vetë strukturat e AKSHI, të cilët me mosveprimet e tyre nuk kanë bërë të mundur identifikimin më parë janë:

A.I. – Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike, Përgjegjës, Sektori i IT në Ministrinë e Brendshme;

A.S. – Përgjegjës, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike, Përgjegjës, Sektori i IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve;

R.Ll. – Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike;

I.L. – Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike; dhe

A.Gj. – Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike.

Këta persona me mosveprimet e tyre kanë sjellë pasoja të rënda dhe kanë konsumuar elementet e figurës së veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Prokuroria do vazhdojë hetimet për identifikim e plotë të çdo aktori apo subjekti të përfshirë në këtë veprimtari duke vënë para përgjegjësisë penale.

The post Sulmet kibernetike në vendin tonë, lëshohen 5 urdhër arreste: Kush janë punonjësit që akuzohen për “shpërdorim detyre” appeared first on Albeu.com.

Operacion kundër korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës në Tiranë, ekzekutohen 4 urdhër arreste, mes tyre dhe zyrtarë
Njësia e Krimit Ekonomik dhe Prokuroria e Tiranës janë duke kryer një operacion për akuzat e korrupsionit e shoërdorimit të detyrës.

Deri tani janë ekzekutuar 4 masa arresti, ndërsa mësohet se operacioni vijon.

Mes të arrestuarve janë dhe zyrtarë.

Vijon…

The post Operacion kundër korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës në Tiranë, ekzekutohen 4 urdhër arreste, mes tyre dhe zyrtarë appeared first on Albeu.com.

Inceneratorët/ Priten të tjera arrestime, 5 masa sigurie lihen “porosi” për Elbasanin
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë 5 masa të tjera për inceneratorin e Elbasanit.

Njoftimi i SPAK:

Mbi hetimet e kryera për inceneratorin Elbasan.

Prokuroria Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka vijuar hetimet në lidhje me proçedimin penal nr.277 viti 2020, që bën fjalë për proçedurën e ndjekur për lidhjen e kontratës së konçensionit me objekt “Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Elbasan, për prodhimin e energjisë”, si dhe veprimet e kryera në fazën e zbatimit të kësaj kontrate konçensioni, kontratë e cila është lidhur midis Ministrisë së Mjedisit dhe shoqëritë tregtare “Albtek Energy” sh.p.k. Në vijim të veprimeve hetimore të kryera lidhur me këtë proçedim penal, janë mbledhur prova dhe janë krijuar dyshime të arsyeshme, se anëtarët e komisionit për dhënien e konçensionit të mësipërm, kanë konsumuar veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve paraprake të këtij proçedimi penal, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin me nr.20, datë 27.03.2022 të Gjykatës Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, është vendosur:

Caktimin ndaj personave nën hetim Pëllumb Abeshi dhe Bardhul Çabiri të masës së sigurimit personale “arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, si të dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

Caktimin ndaj personave nën hetim Serafin Papa, E. K. dhe J. Z. të masës së sigurimit personale “arrest në shtëpi” të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, si të dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

Po kështu, me vendimin nr.130 akti, datë 28.03.2022 të Gjykatës Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, është vendosur caktimi i masës së sigurimit pasurore “sekuestro preventive” për pasuritë e mëposhtme:

14 apartamente me sipërfaqe banimi në total prej 1356 m²;

3 njësi tregtare me sipërfaqe shfrytëzimi në total prej 297 m²;

1 pasuri të paluajtshme të llojit truall me sipërfaqe 147 m² dhe ndërtesë 126 m²;

8 shoqëri tregtare dhe të gjitha asetet në pronësi të shoqërive tregtare.

Pasuritë e paluajtshme të sekuestruara dyshohet se përbëjnë produkt të veprave penale për të cilat po ushtrohet ndjekja penale, ndërsa shoqëritë tregtare të sekuestruara dyshohet se kanë shërbyer dhe janë përdorur si mjete për të realizuar veprat penale. Vlera e pasurive të paluajtshme të sekuestruara është rreth 2,000,000 Euro.

Shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit kanë ekzekutuar sot në datën 29.03.2023 masat e sigurimit personale për shtetasit Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri dhe Serafin Papa, si dhe janë duke u kryer veprimet e nevojshme për ekzekutimin e masave të sigurimit për shtetasit e tjerë dhe për vënien në administrim të Agjensisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara Tiranë, të pasurive për të cilët është vendosur masa e sigurimit pasurore “sekuestro preventive”.

The post Inceneratorët/ Priten të tjera arrestime, 5 masa sigurie lihen “porosi” për Elbasanin appeared first on Albeu.com.

42 urdhër-arreste nga SPAK, mes tyre edhe 2 policë
Një operacion i madh është zhvilluar ditën e sotme kundër një grupi të madh të narko-trafikut.

Në kuadër të operacionit të SPAK ditën e sotme në të gjithë vendin janë nxjerrë 42 urdhër-arreste, mes tyre edhe dy punonjës policie.

Burime bëjnë me dije se një prej punonjësve të policisë ka qenë inspektor zone në Tepelenë, ndërkohë që efektivi tjetër ishte punonjës i qarkullimit në Gjirokastër.

Paraprakisht dyshohet se dy punonjësit e policisë kanë qenë të përfshirë në grupin e trafikut të drogës.

Njëri prej punonjësve të policisë është me inicialet A.L dhe tjetri me inicialet F.M.

Personat e vënë në pranga akuzohen për trafik droge drejt Italisë, ndërkohë që operacioni është shtrirë në Vlorë, Gjirokastër Tepelenë, Durrës, Tiranë dhe Lezhë.

Hetimet me partnerët kanë zbuluar se trafiku i drogës drejtohej nga Shqipëria, përmes grupeve të strukturuara kriminale.

The post 42 urdhër-arreste nga SPAK, mes tyre edhe 2 policë appeared first on Albeu.com.