ura Archives - Albeu.com

Pas Radojeviqit, Collina takohet edhe me Pecin – KFOR nuk tregon nëse u diskutua për Urën e Ibrit
<html><head></head><body>

Zëvendëskomandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, Gjenerali i Brigadës Federico Collina, dhe Shefi i Shtabit të Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe (MSU), Nënkoloneli Massimo Ienco, zhvilluan sot një takim me kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Faton Pecin.

Sipas njoftimit të KFOR-it, gjatë bisedës u shkëmbyen qëndrime lidhur me forcimin e bashkëpunimit.

KFOR bëri të ditur se Gjenerali i Brigadës Collina prezantoi informacione për aktivitetet e misionit dhe përsëriti angazhimin e vazhdueshëm për të ndihmuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë banorët e Kosovës.

Gjatë së njëjtës ditë, Collina u takua edhe me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Milan Radojevic.

</body></html>

The post Pas Radojeviqit, Collina takohet edhe me Pecin – KFOR nuk tregon nëse u diskutua për Urën e Ibrit appeared first on Albeu.com.

Guerot: Vendimi për hapjen e Urës së Ibrit për automjetet kërkon konsultim gjithëpërfshirës
<html><head></head><body>

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, deklaroi se çdo vendim për lejimin e qarkullimit të automjeteve në Urën e Ibrit duhet të merret vetëm pas diskutimeve me të gjithë hisedarët relevantë.

Sipas tij, ura aktualisht është e hapur për këmbësorët dhe përdoret rregullisht nga qytetarët. Guerot kujtoi se e ka kaluar shpesh atë, ndërsa gjatë festivalit në Mitrovicë vitin e kaluar kishte parë familje që kalonin nëpër urë me karroca fëmijësh. Ai theksoi se situata nuk është më ajo e së kaluarës, pasi ura është funksionale për këmbësorët.

Ambasadori francez në largim nënvizoi se çështja e hapjes për automjetet duhet të shqyrtohet me banorët e zonës, zyrtarët e zgjedhur, policinë dhe KFOR-in, i cili, sipas tij, do të vijojë të ketë një rol të përgjithshëm në Kosovë. Guerot tha se mënyra se si arrihet te vendimi mund të jetë më e rëndësishme se vetë vendimi dhe se ky proces duhet të zhvillohet në konsultim me të gjithë hisedarët.

Guerot e përshkroi gjendjen e sigurisë si më të qetë, por ende të brishtë. Ai vlerësoi kontributin e KFOR-it gjatë 26 viteve të fundit në krijimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ambasadori sqaroi se vlerësimet e fundit mund të çojnë në uljen ose optimizimin e mëtejshëm të vëllimit të pranisë së KFOR-it, por kjo nuk nënkupton tërheqjen e tij. Sipas Guerot, KFOR-i do të mbetet një element kyç për Kosovën dhe sigurinë e qytetarëve, ndërsa një situatë më e qetë, edhe pse fragjile, përbën një shenjë pozitive.

</body></html>

The post Guerot: Vendimi për hapjen e Urës së Ibrit për automjetet kërkon konsultim gjithëpërfshirës appeared first on Albeu.com.

Vuçiq kundërshton ndryshimin e pranisë së KFOR-it në Urën e Ibrit, Ramabaja: Një simbol i status quo-së po humbet rëndësinë strategjike
<html><head></head><body>

Kalimi gradual nga prania e përhershme e KFOR-it në Urën e Ibrit në Mitrovicë ka shkaktuar shqetësim te presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Gjatë një interviste të dhënë të premten për një media serbe, Vuçiq foli për urën mbi lumin Ibër dhe zbuloi se lidhur me hapjen e saj i është drejtuar me shkrim sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

“Besoj se Rutte dëshiron të garantojë sigurinë për të gjithë njerëzit në Ballkan dhe, në përputhje me këtë, vetë kërkova respektimin e të drejtave të serbëve dhe zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit. Po të ishte themeluar Asociacioni i komunave me shumicë serbe, asgjë nga këto nuk do të kishte ndodhur. Ura mbi Ibër ishte pjesë e dialogut, ndërsa tani duan ta zhvendosin sepse u pengon që një serb nuk dëshiron ta njohë të ashtuquajturën Kosovë. Janë gjëra të pabesueshme që dikush të mendojë se Serbia sovrane do të heqë dorë nga një pjesë e territorit të saj; ishte e rëndësishme që ta përdori edhe integritetin tim personal për ta paralajmëruar Rutten për atë që po ndodh”, ka deklaruar Vuçiq.

Presidenti serb e ka përshkruar Rutte-n si një person inteligjent, i cili, sipas tij, ka më shumë informacion se kushdo tjetër.

“Është mjaftueshëm i zgjuar që, kur të gjithë e shtyjnë në konflikt me Trumpin, ai të mos hyjë në konflikt. Besoj se edhe tani do të veprojë në mënyrë racionale”, u shpreh Vuçiq.

Profesori doktor Sadri Ramabaja vlerëson se deklarata e presidentit serb pasqyron qartë gjendjen politike dhe shpirtërore të Beogradit përballë zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës.

Sipas Ramabajës, reagimi i Vuçiqit tregon se Ura e Ibrit nuk është konsideruar nga Beogradi vetëm si një vepër infrastrukturore apo si një çështje e zakonshme sigurie. Ai e sheh atë si një element politik të ruajtjes së status quo-së dhe si një prej simboleve të sovranitetit të kontestuar në veri.

“Ura e Ibrit dhe fundi i një iluzioni strategjik! Nga deklarata e Vuçiqit te dështimi i projektit për ndarjen e Kosovës”, shprehet Ramabaja.

“Ura mbi lumin e Ibrit ishte pjesë e dialogut, tani duan ta heqin.”

“Kjo deklaratë e presidentit serb Aleksandar Vuçiq flet më shumë se shumë deklarata të tjera për gjendjen shpirtërore dhe politike të Beogradit përballë zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës. Në të vërtetë, ajo është një dëshmi e qartë se ura mbi Ibër nuk është parë nga Beogradi thjesht si një objekt infrastrukture apo si çështje teknike e sigurisë. Ajo është trajtuar si një aset politik i status quo-së dhe, për pasojë, si një prej simboleve të hapësirës së kontestuar të sovranitetit në veri”, deklaron Ramabaja për “Bota sot”.

Ai thekson se ndryshimi gradual i pranisë së përhershme të KFOR-it duhet analizuar si pjesë e një riorganizimi më të gjerë të realitetit politik dhe strategjik në veri të Kosovës.

“Prandaj, paralajmërimi për tërheqjen graduale të pranisë së përhershme të KFOR-it nga ura dhe kalimin e përgjegjësisë së sigurisë te Policia e Kosovës nuk mund të interpretohet vetëm në terma operacionalë. Ai duhet parë në kontekstin e një transformimi më të thellë të realitetit politik e strategjik në veri.

Për rreth 27 vjet, ura mbi Ibër ka qenë një nga simbolet më të fuqishme të ndarjes së Mitrovicës. Në planin fizik, ajo ndante dy pjesë të qytetit; në planin politik, ajo mishëronte një vijë ndarëse shumë më të thellë: kufirin ndërmjet një rendi institucional që Republika e Kosovës synonte ta shtrinte në të gjithë territorin e saj dhe një realitet paralel që Beogradi kishte ushqyer, financuar dhe mbështetur politikisht.

Në këtë kuptim, ura ishte shumë më tepër se urë. Ajo ishte simboli i një status quo-je. Dhe status quo-ja, për Beogradin, nuk ishte neutralitet. Ishte një mundësi strategjike”, thekson profesori.

Më 10 gusht, Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, njoftoi se kishte nisur tranzicionin gradual të pranisë së përhershme në Urën e Ibrit në Mitrovicë. Sipas KFOR-it, ky proces po zhvillohet për shkak të përmirësimit të situatës së sigurisë në Kosovë dhe është pjesë e zvogëlimit gradual të pranisë së misionit.

</body></html>

The post Vuçiq kundërshton ndryshimin e pranisë së KFOR-it në Urën e Ibrit, Ramabaja: Një simbol i status quo-së po humbet rëndësinë strategjike appeared first on Albeu.com.

Maqedonci: Optimizimi i pranisë së KFOR-it në Urën e Ibrit pasqyron përmirësimin e sigurisë në Kosovë
<html><head></head><body>

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se ndryshimi gradual i pranisë së KFOR-it në Urën e Ibrit lidhet me përmirësimin e gjendjes së sigurisë në Kosovë.

Në një postim në Facebook, ai bëri të ditur se Kosova tashmë disponon institucione të sigurisë profesionale dhe të besueshme, ndërsa theksoi se koordinimi me KFOR-in dhe partnerët ndërkombëtarë vijon të jetë i afërt.

Maqedonci tha se procesi i optimizimit, përfshirë përshtatjen e pranisë në urën mbi Ibër, është rezultat i vlerësimeve profesionale të situatës në terren. Sipas tij, kjo nuk nënkupton ulje të nivelit të sigurisë për asnjë qytetar apo komunitet në Republikën e Kosovës.

“Optimizimi gradual i pranisë së KFOR-it, përfshirë përshtatjen e pranisë në urën mbi Ibër, është para së gjithash reflektim i përmirësimit të situatës së sigurisë në Kosovë dhe i rritjes së kapaciteteve të institucioneve tona të sigurisë. Ky është një proces i bazuar në vlerësime profesionale të situatës në terren dhe nuk paraqet zvogëlim të sigurisë për asnjë qytetar apo komunitet në Republikën e Kosovës. Kosova ka ndërtuar ndër vite institucione profesionale dhe të besueshme të sigurisë, ndërsa bashkëpunimi dhe koordinimi me KFOR-in dhe partnerët ndërkombëtarë vazhdon të jetë i ngushtë. Siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim etnie, është dhe mbetet përgjegjësi dhe prioritet i institucioneve tona”, shkroi Maqedonci.

Ai shtoi se përpjekjet e lidershipit serb për ta interpretuar optimizimin e pranisë së KFOR-it si kërcënim ndaj komunitetit serb ose si dëshmi të një situate të paqëndrueshme në Kosovë nuk pasqyrojnë realitetin në terren.

“Përkundrazi, ato synojnë të krijojnë perceptimin e një krize atje ku vlerësimet profesionale të sigurisë tregojnë progres”, u shpreh Maqedonci.

</body></html>

The post Maqedonci: Optimizimi i pranisë së KFOR-it në Urën e Ibrit pasqyron përmirësimin e sigurisë në Kosovë appeared first on Albeu.com.

Vuçiqi kërkon nga Rutte të pengojë hapjen e urës së Ibrit, ekspertët: Beogradi synon ta ndërkombëtarizojë çështjen
<html><head></head><body>

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se do t’i dërgojë një letër sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për t’i kërkuar që të mos lejohet hapja e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Vuçiq ka thënë se letra do të niset gjatë mbrëmjes së sotme dhe ka shprehur shpresën që kreu i NATO-s do ta shqyrtojë kërkesën e tij.

Presidenti serb ka përsëritur se Serbia do të vazhdojë ta kundërshtojë hapjen e urës, duke deklaruar se për këtë çështje do të “luftojë aq sa mundet”.

Ndërkohë, KFOR-i ka nisur më herët një proces gradual për ndryshimin e pranisë së tij në urën kryesore mbi Ibër.

Ky zhvillim, sipas njoftimeve, lidhet me përmirësimin e gjendjes së sigurisë dhe me përshtatjen graduale të misionit të NATO-s në Kosovë.

Islami: Vuçiqi po përpiqet ta çojë çështjen e urës nga niveli lokal në atë ndërkombëtar

Avni Islami, profesor i shkencave të sigurisë, ka deklaruar për “Bota sot” se Aleksandar Vuçiqi e ka rritur ashpërsinë e retorikës së tij kundër planeve për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Sipas tij, presidenti serb pritet t’i drejtojë Mark Rutte-s një letër zyrtare, përmes së cilës do të kërkojë që ura të mos hapet për qarkullim.

“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ish-ministër i propagandës në kohën e Millosheviçit, e ka ashpërsuar qëndrimin ndaj planeve për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Ai ka paralajmëruar se do t’i dërgojë sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, një letër zyrtare me kërkesën e qartë që të parandalohet hapja e urës për qarkullim”, ka thënë Islami.

Vlerësimi i tij është se kjo qasje synon të shtojë trysninë ndërkombëtare ndaj Kosovës dhe ta përfshijë drejtpërdrejt KFOR-in në vendimmarrjen rreth urës së Ibrit.

Islami mendon se Beogradi po përpiqet të krijojë përshtypjen se hapja e urës mund të rrezikojë sigurinë e serbëve në Kosovë. Në këtë mënyrë, sipas tij, forcohet edhe narrativa e Vuçiqit si “mbrojtës” i këtij komuniteti.

“Kjo lëvizje e tregon qartë strategjinë e Vuçiqit për ta zhvendosur çështjen nga niveli lokal në arenën më të lartë ndërkombëtare dhe diplomatike.

Duke iu drejtuar drejtpërdrejt kreut të NATO-s, Beogradi synon t’ia heqë Kosovës autoritetin vendimmarrës dhe ta vendosë NATO-n e KFOR-in përballë një përgjegjësie të drejtpërdrejtë për ruajtjen e status-quosë.

Paralajmërimi për dërgimin e letrës zyrtare përbën një përshkallëzim të ri politik dhe shoqërohet me një ekuacion të rrezikshëm sigurie. Përmes kësaj retorike, Vuçiqi synon tri objektiva kryesore: t’i bëjë presion KFOR-it dhe t’i implikojë drejtpërdrejt trupat e NATO-s për të bllokuar vendimet sovrane të institucioneve të Kosovës.

Njëkohësisht, synohet ndërtimi i një narrative ku hapja e urës paraqitet si kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin e komunitetit serb, duke e përdorur frikën si mjet presioni. Objektivi i tretë është forcimi i figurës së “mbrojtësit”, përmes propagandës së brendshme se Beogradi mbetet garantuesi i vetëm i sigurisë dhe ekzistencës së serbëve në Kosovë”, ka përfunduar Islami për “Bota sot”.

Shala: Ura nuk është vetëm një rrugë, por simbol i ndarjes së Mitrovicës

Njohësi i sigurisë, Drizan Shala, ka thënë në një bashkëbisedim me “Bota sot” se kundërshtimi i Vuçiqit ndaj hapjes së urës nuk mund të shpjegohet vetëm me argumentet e sigurisë, pasi ai përmban edhe elemente politike dhe strategjike.

Sipas Shalës, ura përfaqëson ndarjen e Mitrovicës, ndërsa hapja e saj do ta dobësonte këtë realitet dhe do ta ngushtonte hapësirën e ndikimit të Beogradit në veri të Kosovës.

“Deklarata e Aleksandar Vuçiqit se do t’i drejtohet Mark Rutte-s me kërkesën që ura kryesore mbi Ibër në Mitrovicë të mos hapet duhet të analizohet përtej rëndësisë simbolike të vetë urës.

Arsyeja e parë pse Vuçiqi e kundërshton hapjen lidhet me faktin se ura e Ibrit nuk është thjesht një objekt infrastrukture. Për më shumë se dy dekada, ajo është shndërruar në simbol të ndarjes fizike, politike dhe psikologjike të Mitrovicës.

Hapja e saj do të sillte pasoja shumë më të gjera sesa lejimi i kalimit të automjeteve, sepse do ta dobësonte rolin e urës si vijë ndarëse.

Për Beogradin, ruajtja e kësaj ndarjeje ka rëndësi politike. Një Mitrovicë e ndarë mund të paraqitet më lehtë si dëshmi e një realiteti ende të pakonsoliduar dhe si argument për ndërhyrjen e vazhdueshme të Serbisë në çështjet e veriut të Kosovës.

Prandaj, kundërshtimi i hapjes nuk duhet parë vetëm si shqetësim për sigurinë e komunitetit serb. Ai ka një prapavijë të dukshme politike dhe strategjike”, është shprehur Shala.

Ai e konsideron kërkesën e Beogradit për përfshirjen e NATO-s në çështjen e urës si përpjekje për të ndërhyrë në një fushë që i përket juridiksionit të institucioneve të Kosovës.

Shala thekson se Serbia ka të drejtë të shprehë shqetësime për sigurinë, por nuk mund t’ia kalojë NATO-s kompetencën për të vendosur nëse infrastruktura në Kosovë duhet të hapet apo jo.

“Nëse synimi i kërkesës është që një autoritet i jashtëm të ndalojë një vendim për funksionimin e territorit dhe infrastrukturës që ndodhen nën juridiksionin e institucioneve të Kosovës, atëherë kemi të bëjmë me një ndërhyrje.

Shqetësimet e Serbisë për sigurinë e serbëve në Kosovë mund të shprehen dhe NATO/KFOR duhet t’i trajtojë ato me seriozitet. Megjithatë, duhet bërë dallimi mes ngritjes së një shqetësimi sigurie dhe kërkesës për përcaktimin e fatit të një infrastrukture në Kosovë.

Në këtë rast, Beogradi po tenton që vendimmarrjen ta zhvendosë nga institucionet e Kosovës te NATO-ja. Kjo është çështja që duhet shqyrtuar me kujdes”, ka thënë ai.

Sipas Shalës, NATO duhet ta vlerësojë me seriozitet kërkesën e Vuçiqit, por ajo nuk duhet të shndërrohet në veto politike ndaj institucioneve të Kosovës.

Ai shton se, në mungesë të kërcënimeve konkrete për sigurinë, ura nuk duhet të vazhdojë të mbetet simbol i ndarjes politike.

“NATO nuk duhet ta shpërfillë kërkesën, por as nuk duhet ta trajtojë atë si urdhër politik.

Qasja më profesionale do të ishte që ta dëgjonte dhe ta analizonte nga këndvështrimi i sigurisë, ndërsa çdo përpjekje për ta përdorur KFOR-in si instrument të vendimmarrjes politike të Beogradit duhet të refuzohej.

KFOR-i ka përgjegjësi për sigurinë dhe stabilitetin, por kjo nuk nënkupton se ai duhet të marrë kompetencat e institucioneve të Kosovës.

Edhe qëndrimi evropian ka qenë se ura duhet të hapet, por në koordinim me partnerët e sigurisë. Për këtë arsye, pyetja kryesore nuk duhet të jetë nëse Vuçiqi e dëshiron hapjen e urës, por nëse ekziston ndonjë kërcënim konkret dhe i verifikueshëm që do ta arsyetonte mos-hapjen e saj.

Nëse ka një kërcënim konkret, ai duhet të përballohet me masa konkrete sigurie. Nëse një kërcënim i tillë nuk ekziston, atëherë argumenti i sigurisë nuk mund të përdoret për të ruajtur një ndarje politike.

Beogradi e kundërshton hapjen në një hapësirë ku institucionet e Kosovës kanë përgjegjësi sepse ura ka peshë simbolike shumë më të madhe se funksioni i saj fizik.

Hapja e saj do të përcillte mesazhin se veriu i Mitrovicës nuk duhet trajtuar si zonë e veçantë politike dhe e izoluar nga pjesa tjetër e Kosovës. Ky mesazh bie drejtpërdrejt ndesh me narrativën politike të Beogradit.

Nga këndvështrimi i sigurisë, duhet shmangur reduktimi i çështjes në një përplasje shqiptaro-serbe. Problemi kryesor është nëse një infrastrukturë publike mund të mbahet e mbyllur pa afat vetëm pse është shndërruar në simbol të një konflikti politik.

Mesazhi nga perspektiva e sigurisë kombëtare duhet të jetë i qartë: institucionet e Kosovës duhet të kenë përgjegjësinë kryesore për rendin publik dhe funksionimin e infrastrukturës në territorin e Kosovës. KFOR-i duhet të garantojë sigurinë brenda mandatit të tij, ndërsa çështjet politike duhet të trajtohen përmes dialogut politik.

Nuk duhet lejuar krijimi i një modeli ku çdo vendim i institucioneve të Kosovës në veri bllokohet përmes presionit politik që Beogradi ushtron mbi NATO-n. Një praktikë e tillë do të krijonte precedent të rrezikshëm.

Në fund, ura e Ibrit nuk është vetëm çështje betoni, asfalti dhe qarkullimi. Ajo është një test për të përcaktuar se kush e vendos normalitetin në veri të Kosovës. Nëse siguria mund të garantohet, lëvizja e lirë duhet të jetë synimi. Nëse ekzistojnë kërcënime, ato duhet të neutralizohen, por siguria nuk duhet të përdoret si pretekst për të ruajtur ndarjen politike.

Për këtë arsye, kërkesa e Vuçiqit duhet të trajtohet me seriozitet diplomatik, por nuk duhet të lejohet që ajo të shndërrohet në veto politike ndaj institucioneve të Kosovës”, ka përfunduar Drizan Shala për “Bota sot”.

</body></html>

The post Vuçiqi kërkon nga Rutte të pengojë hapjen e urës së Ibrit, ekspertët: Beogradi synon ta ndërkombëtarizojë çështjen appeared first on Albeu.com.

Politologu Qaka për urën e Ibrit: BE-ja po zbaton standarde të dyfishta, presioni duhet të jetë mbi Beogradin
<html><head></head><body>

Kërkesa e Bashkimit Evropian që hapja e urës kryesore mbi lumin Ibër të bëhet vetëm pas koordinimit ndërmjet institucioneve qendrore të Kosovës, komunave veriore me shumicë serbe dhe komunitetit lokal ka shkaktuar reagime të shumta. Politologu Adnan Qaka e cilëson këtë qëndrim të Brukselit si të njëanshëm dhe të dëmshëm për Kosovën, duke kërkuar që të njëjtat standarde për të drejtat individuale e kolektive të vlejnë edhe për shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Më 18 gusht, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anita Hipper, deklaroi se pozicioni i BE-së nuk ka ndryshuar. Sipas saj, çdo veprim për urën duhet të paraprihet nga koordinimi efektiv dhe konsultime kuptimplota. Hipper kërkoi edhe që Policia e Kosovës të garantojë sigurinë e të gjitha komuniteteve, në pajtim me parimet demokratike, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit.

Aktualisht, ura mund të kalohet nga këmbësorët, ndërsa qarkullimi i automjeteve vijon të jetë i ndaluar. Qëndrimi i Brukselit u bë publik pak ditë pasi KFOR-i konfirmoi se kishte nisur një tranzicion gradual të pranisë së tij të përhershme në këtë pikë.

Ura mbi Ibër bashkon pjesën jugore të Mitrovicës, ku shumica e banorëve janë shqiptarë, me pjesën veriore, ku shumicën e përbëjnë serbët. Për vite me radhë ajo ka qenë një prej pikave më të ndjeshme politike dhe të sigurisë në Kosovë. Hapja për automjete ishte paraparë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi dhe, sipas planit të zbatimit të vitit 2016, duhej të ndodhte në janar të vitit 2017.

Megjithëse punimet për revitalizimin e urës përfunduan në vitin 2018, pas një investimi prej 1.5 milionë eurosh, automjetet nuk u lejuan asnjëherë të qarkullonin aty. Përpjekjet e institucioneve të Kosovës janë kundërshtuar nga serbët lokalë, ndërsa partnerët ndërkombëtarë kanë kërkuar që çdo ndryshim të ndërmerret në koordinim me ta.

Qaka thotë se hapja e urës nuk mund të reduktohet në një veprim fizik ose politik, pasi ajo duhet të jetë pjesë e një procesi më të gjerë të menaxhimit të sigurisë dhe analizimit të rrezikut.

“Hapja e urës mbi lumin Ibër nuk duhet të vlerësohet vetëm si një akt fizik, politik apo institucional, por si rezultat i një procesi shumë më të gjerë të menaxhimit të sigurisë, të vlerësimit të situatës dhe të ndërtimit të kapaciteteve operative. Përtej momentit simbolik të hapjes, ajo që ka rëndësi profesionale është ambienti i sigurisë që është krijuar, mënyra se si është analizuar rreziku, si janë identifikuar indikatorët e mundshëm të përshkallëzimit dhe si janë organizuar strukturat për ta parandaluar çdo situatë që mund të cenonte rendin dhe sigurinë publike”, ka deklaruar politologu Adnan Qaka.

Megjithatë, ai e quan të papranueshëm reagimin e BE-së, të cilin e sheh si të dëmshëm dhe të njëanshëm. Sipas Qakës, të drejtat e komunitetit serb në Kosovë duhet të maten me gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ku ai pretendon se vazhdojnë diskriminimi, segregacioni dhe mungesa e të drejtave.

“Reagimi i Bashkimit Evropian është tejet i papranueshëm dhe tejet i dëmshëm për shtetin e Kosovës dhe i njëanshëm. Të gjitha të drejtat individuale dhe kolektive që i gëzojnë pakicat serbe në Kosovë, do të duhej së paku të njëjtat të drejta t’i gëzonin edhe shqiptarët në rajonin e Luginës së Preshevës, që po përballen me segregacion dhe spastrim etnik, mungesë pothuajse totale të çdo të drejte, frikësim nga autoritetet e sigurisë së Serbisë, pengim të investimeve nga shteti i Kosovës në atë rajon dhe vetë shteti serb, duke e lënë rajonin si rajonin më të prapambetur në Serbi”, shprehet Qaka për “Bota sot”.

Një nga problemet që ai veçon është pasivizimi i adresave. Qaka pretendon se, përmes kësaj praktike, Serbia po ndikon në mënyrë sistematike në zbrazjen e Luginës së Preshevës.

“Përmes pasivizimit të adresave, shteti serb në mënyrë sistematike po e depopullon atë rajon. Shqiptarët janë duke u larguar nga ky terror sistematik serb që po ndodh në vazhdimësi. Në krahinën e Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, nuk po respektohet vullneti plebishitar i shprehur dhe i manifestuar me referendumin e 1-2 marsit 1992, për barazi dhe gëzim të të drejtave individuale dhe të drejtave kolektive, si dhe për autonomi politike e territoriale të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, thotë ai.

Politologu thekson se, sipas tij, po anashkalohet edhe sakrifica e shqiptarëve të kësaj treve për mbrojtjen e pragut, dinjitetit dhe identitetit të tyre, përfshirë luftën e armatosur të UÇPMB-së.

Ai deklaron gjithashtu se Serbia nuk po e zbaton Marrëveshjen e Konçulit të 20 majit 2001. Në vlerësimin e tij, zbatim të plotë nuk kanë pasur as marrëveshjet e nënshkruara me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të kësaj krahine në vitet 2001, 2009, 2013 dhe 2022.

“Nuk po përfillet sakrifica në mbrojtje të pragut, dinjitetit dhe identitetit, mbrojtja përmes luftës së armatosur nga UÇPMB-ja. Nuk po zbatohet nga Serbia Marrëveshja e Konçulit e 20 majit 2001, por nuk ka zbatueshmëri edhe për të gjitha marrëveshjet e nënshkruara me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të kësaj krahine në vitet 2001, 2009, 2013 dhe 2022”, deklaron Qaka.

Qaka përmend sërish çështjen e adresave të qytetarëve shqiptarë në Luginë. Sipas tij, mbi 25 mijë shqiptarë janë prekur nga pasivizimi dhe rreth çdo i katërti banor i kësaj krahine nuk figuron në evidencat civile.

“Janë mbi 25 mijë qytetarë shqiptarë që u janë pasivizuar adresat, apo çdo i katërti qytetar i kësaj krahine nuk figuron në evidencat civile; kemi një pasivizim alarmant të adresave”, thotë ai.

Ndër problemet e tjera të renditura prej tij janë mungesa e arsimit universitar në gjuhën amtare, mungesa e një spitali rajonal për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, moskthimi i lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së në Preshevë dhe nevoja për rikthimin e gjykatës në Preshevë.

Ai kërkon edhe vende të rezervuara për shqiptarët në Parlamentin e Serbisë, si dhe përfaqësim proporcional në strukturat shtetërore e në institucionet lokale dhe qendrore.

“Jo vetëm që mohohet shkollimi në nivel universitar në gjuhën amtare, por mungon spitali rajonal për pacientët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, nuk është kthyer lapidari i dëshmorëve të UÇPMB-së në Preshevë, duhet të kthehet gjykata në Preshevë, duhet përfaqësimi me vende të rezervuara në Parlamentin e Serbisë; fatkeqësisht, kemi një mos-përfaqësim proporcional në strukturat shtetërore, në të gjitha instancat lokale dhe qendrore”, shprehet ai.

Sektori i sigurisë është një tjetër burim shqetësimi, sipas politologut. Ai thotë se në Luginën e Preshevës nuk ekziston një stacion policor dhe pretendon se që nga viti 2016 nuk është punësuar asnjë polic shqiptar në Serbi.

“Nuk ka një stacion policor në Luginën e Preshevës dhe, nga viti 2016, nuk është pranuar asnjë polic shqiptar në këtë shtet. Serbia, përveç të tjerash, vazhdon të mbjellë frikë, përdorimin e gjuhës së urrejtjes, racizëm dhe ksenofobi, diskriminim në kulturë, në informim, në investime, mohim sistematik shtetëror, diskriminim klasik”, deklaron Qaka.

Ai e lidh situatën edhe me praninë e konsiderueshme ushtarake dhe të sigurisë përgjatë zonës kufitare.

“Militarizim më të lartë pothuajse në të gjithë BE-në, ku ka 48 minibaza në zonën tokësore të sigurisë në këtë rajon, dhe është instaluar një psikozë, nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje, arsimilim dhe spastrim etnik”, thotë Qaka.

Në këtë kuadër, ai akuzon BE-në se po toleron diskriminimin sistematik ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe e sheh këtë si dëshmi të standardeve të dyfishta.

“BE-ja tani lejon këtë diskriminim sistematik; është diskriminim klasik i strukturuar dhe është një provë kredibiliteti, pasi kemi respektim të standardeve vetëm në një drejtim. Duhet të praktikohet reciprociteti: standard të njëjtë për të gjitha të drejtat individuale dhe kolektive që i gëzojnë pakicat serbe në Kosovë, do të duhej së paku të njëjtat të drejta t’i gëzonin edhe shqiptarët në rajonin e Luginës së Preshevës dhe gjithandej Serbisë”, shprehet ai.

Sipas Qakës, serbët në Kosovë kanë një gamë të gjerë të drejtash politike dhe institucionale të garantuara me Kushtetutë. Ai përmend vendet e rezervuara në Kuvend, përdorimin zyrtar të gjuhës, vetëqeverisjen lokale dhe përfaqësimin proporcional në institucione.

“Pakicat serbe në Kosovë i gëzojnë të drejtat e gjera dhe të garantuara me Kushtetutë, në një nivel më të avancuar në të gjithë BE-në, të drejtash politike dhe institucionale, duke përfshirë të drejtat e përfaqësimit në Parlamentin e Kosovës me vende të rezervuara, deri te përdorimi zyrtar i gjuhës dhe vetëqeverisja lokale në komuna, përfaqësim proporcional në Qeveri, Parlament, gjykata, prokurori, kryetarë të komunave, komandantë të stacioneve të Policisë së Kosovës dhe zinxhirin komandues të Policisë së Kosovës dhe FSK-së”, thotë ai.

Ai përmend edhe institucionet arsimore dhe simbolet e trashëgimisë kulturore serbe në Kosovë. Sipas pretendimit të tij, komuniteti serb ka universitete në Mitrovicën e Veriut, ndërsa në zonat ku jeton janë vendosur shtatore dhe lapidare.

“Pakicat serbe në Kosovë kanë universitetet në Mitrovicën e Veriut, gjithashtu kanë vendosur shtatore të ndryshme nga trashëgimia e tyre kulturore dhe lapidare me kriminelë serbë që kanë marrë pjesë në krimin e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë; pra, në të gjitha poret e jetës kanë përfaqësim. Me një fjalë, në asnjë shtet të BE-së nuk zbatohen dhe nuk i gëzojnë si të drejtat e pakicës serbe si në Kosovë”, deklaron politologu.

Kritikat e Qakës shtrihen edhe te emisarët e BE-së të angazhuar në dialogun Kosovë-Serbi. Ai vlerëson se të gjithë kanë përdorur të njëjtin diskurs dhe kanë zbatuar, sipas tij, standarde të dyfishta ndaj shqiptarëve në Serbi dhe serbëve në Kosovë.

“Të gjithë emisarët e BE-së, pa dallime, për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, kanë ndjekur diskursin e njëjtë me standarde të dyfishta nga BE-ja për pakicën shqiptare në Serbi dhe pakicën serbe në Kosovë”, thotë Qaka.

Duke iu rikthyer urës, politologu e interpreton kërkesën evropiane si presion politik ndaj Kosovës dhe si përpjekje për të minimizuar atë që ai e konsideron sukses të institucioneve kosovare në veri.

“Kërkesa e Bashkimit Evropian mund të kuptohet si një presion politik ndaj shtetit të Kosovës për t’ia zbehur ose minimizuar pothuajse suksesin e plotë të Kosovës në atë pjesë, duke luftuar organizatat terroriste ortodokse serbe, krimin e organizuar, ekonominë joformale, kontrabandën dhe vënien e sigurisë, edhe pse ende atje ka mjaft punë për t’u bërë që shteti i Kosovës ta krijojë një siguri të plotë dhe një fuqizim të sovranitetit”, shprehet ai.

Sipas tij, trysnia e faktorëve ndërkombëtarë duhet të përqendrohet te Beogradi dhe te serbët lokalë në Kosovë, në mënyrë që ata ta pranojnë realitetin e Kosovës së pavarur dhe të mos pengojnë bashkëjetesën përmes ndarjeve e bllokadave.

“Mendoj se presioni politik duhet të bëhet mbi Beogradin dhe serbët lokalë në Kosovë që ta pranojnë realitetin dhe të jetojnë së bashku në Kosovën e pavarur, të mos krijojnë ndasi e bllokada, siç kanë bërë serbët në mbi dy dekada nga paslufta në Kosovë”, deklaron Qaka.

Ai e përshkruan urën e Ibrit si një kufi psikologjik, i cili për shumë vite e ka ndarë qytetin dhe ka kufizuar lëvizjen e lirë të qytetarëve.

“Ura e Ibrit ka qenë një kufi psikologjik dhe jo shtetëror që, fatkeqësisht, e kishte ndarë shtetin dhe e pengonte qarkullimin e lirshëm të qytetarëve shqiptarë me çdo automjet. BE-ja, me këtë rast, dëshiron ta zvarrisë këtë çështje dhe t’i japë sinjal Beogradit se nuk ka përkrahjen tonë, ani pse në prapaskenë mund të jetë e kundërta; sidoqoftë, kjo është thirrje e tyre për një zvarritje dhe është rrezik i madh që çështja e urës, nga një vendim teknik, të kalojë në vendim politik”, thotë ai.

Qaka u bën thirrje institucioneve të Kosovës që të komunikojnë drejtpërdrejt me BE-në dhe të sqarojnë se hapja e urës nuk përbën kërcënim për sigurinë e serbëve, por mund të ndikojë në integrimin e komuniteteve dhe në zhvillimin ekonomik.

“Shteti i Kosovës duhet të ketë komunikim me Bashkimin Evropian dhe t’ia bëjë të qartë se ndërtimi i urave dhe hapja e tyre nuk cenojnë sigurinë e qytetarëve serbë që jetojnë atje; kjo paraqet siguri dhe integrim të komuniteteve dhe prosperitet ekonomik”, deklaron ai.

Politologu pretendon se serbët lokalë kanë refuzuar të integrohen në shtetin e Kosovës për afro tri dekada dhe se vazhdojnë të shërbejnë si instrument destabilizues i Beogradit.

“Janë vetë serbët që nuk po duan tash e pothuajse tri dekada nga paslufta në Kosovë të integrohen në shtetin e Kosovës dhe vazhdojnë të jenë instrument destabilizues i Beogradit kundër shtetit të Kosovës”, shprehet Qaka.

Në përfundim, ai thotë se ura nuk duhet të mbetet peng i politikave që prodhojnë ndarje dhe standarde të ndryshme. Sipas tij, nëse BE-ja kërkon demokraci, të drejta të njeriut, sundim të ligjit dhe siguri për të gjitha komunitetet, këto parime duhet të zbatohen në mënyrë të barabartë.

“Çështja e urës mbi Ibër nuk mund të mbetet peng i një politike që prodhon ndarje, frikë dhe standarde të dyfishta; nëse Bashkimi Evropian kërkon demokraci, të drejta të njeriut, sundim të ligjit dhe siguri për të gjitha komunitetet, atëherë këto standarde duhet të jenë të njëjta, të zbatueshme dhe të matshme në të dyja anët e kufirit. Kosova nuk mund të kërkohet vazhdimisht të dëshmojë përgjegjësinë e saj, ndërsa diskriminimi sistematik ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës të trajtohet si çështje dytësore”, thekson Qaka.

Ai kërkon që të drejtat e komuniteteve të mos përdoren si mjet politik vetëm ndaj Kosovës, por të trajtohen si një parim universal.

“Respektimi i të drejtave të komuniteteve nuk mund të jetë instrument politik vetëm kur i kërkohet Kosovës; ai duhet të jetë parim universal, pa standarde të dyfishta, pa tolerim të diskriminimit dhe pa relativizim të realiteteve. Hapja e urës mbi Ibër duhet të shihet si hap drejt integrimit, lëvizjes së lirë, sigurisë dhe funksionimit normal të shtetit të Kosovës, ndërsa presioni ndërkombëtar duhet të orientohet aty ku ekzistojnë pengesat reale për normalizim, integrim dhe bashkëjetesë”, thotë ai.

Qaka e përmbyll qëndrimin duke theksuar se urat duhet t’i afrojnë njerëzit dhe jo t’i thellojnë ndarjet. Në vlerësimin e tij, standardet evropiane kanë vlerë vetëm nëse zbatohen njësoj ndaj të gjithëve.

“Sepse urat ndërtohen për të bashkuar njerëzit, jo për të legalizuar ndarjet, ndërsa standardet evropiane kanë kuptim vetëm atëherë kur zbatohen njësoj për të gjithë, pavarësisht përkatësisë etnike, territorit apo interesit politik”, përfundon politologu Adnan Qaka.

</body></html>

The post Politologu Qaka për urën e Ibrit: BE-ja po zbaton standarde të dyfishta, presioni duhet të jetë mbi Beogradin appeared first on Albeu.com.

BE-ja kërkon koordinim para hapjes së Urës së Ibrit, ekspertët paralajmërojnë rreziqe dhe kërkojnë plan të qartë
<html><head></head><body>

Komisioni Evropian ka përsëritur nevojën për koordinim të mirëfilltë dhe konsultime domethënëse mes komunave të prekura dhe institucioneve qendrore të Kosovës përpara hapjes së Urës së Ibrit. Ura kryesore mbi lumin Ibër lidh Mitrovicën e Jugut, ku shumicën e përbëjnë shqiptarët, me Mitrovicën e Veriut, të banuar kryesisht nga serbët.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anita Hipper, deklaroi në një konferencë për media më 18 gusht se qëndrimi i Bashkimit Evropian për këtë çështje mbetet i qartë.

Sipas saj, Policia e Kosovës duhet të sigurojë të gjitha komunitetet, duke vepruar në përputhje me parimet demokratike, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit, në mënyrë që çdo qytetar të ndihet i mbrojtur.

Hipper rikujtoi se ura aktualisht është e kalueshme për këmbësorë, ndërsa qarkullimi i automjeteve ende nuk lejohet. Ajo tha se janë ndërmarrë hapa lidhur me këtë çështje, por BE-ja vazhdon të presë koordinim efektiv dhe konsultime kuptimplota, të cilat, sipas saj, duhet të përmirësohen.

Qëndrimi i Komisionit Evropian u bë publik pasi KFOR-i njoftoi më 10 gusht se kishte nisur “tranzicionin gradual” të pranisë së tij të përhershme në urë.

Misioni paqeruajtës i NATO-s e lidhi këtë vendim me përmirësimin e situatës së sigurisë, duke theksuar se procesi do të zhvillohet në mënyrë të shkallëzuar dhe në varësi të kushteve në terren. Megjithatë, KFOR-i do të vazhdojë të ketë prani të dukshme në Mitrovicën e Jugut, Mitrovicën e Veriut dhe në pjesën veriore të Kosovës në përgjithësi.

Eksperti i sigurisë, Fidair Berisha, deklaroi për “Bota sot” se hapja e urës për automjete ka rëndësi strategjike për Kosovën, edhe pse ajo po realizohet me vonesë dhe pa ndonjë arsye të veçantë. Ai e përmblodhi këtë situatë me shprehjen “më mirë vonë se kurrë”.

Berisha vlerëson se nga pala shqiptare nuk pritet asnjë provokim, pasi synimi kryesor është garantimi i lirisë së lëvizjes dhe zbatimi i sundimit të ligjit. Në të njëjtën kohë, ai pret që nga pala serbe të mund të shfaqen skenarë të ndryshëm destabilizues.

Sipas tij, Serbia mund të përpiqet ta pengojë procesin ose ta mbyllë urën përmes provokimeve dhe rrugëve diplomatike. Berisha thotë se strukturat politike në Beograd e dinë se Policia e Kosovës dhe institucionet e tjera të sigurisë e kanë situatën nën kontroll dhe nuk do të lejojnë veprime që cenojnë sigurinë në Kosovë.

Ndër skenarët e mundshëm, eksperti përmend provokime të inskenuara ndëretnike, bllokime të rrugëve në veri me automjete të rënda, fushata dezinformimi dhe raste të inskenuara ku qytetarët serbë mund të paraqiten si të rrezikuar nga shqiptarët ose nga organet e sigurisë.

Berisha beson se Policia e Kosovës ka kapacitete të mjaftueshme njerëzore dhe logjistike për të garantuar rendin publik dhe për të mbajtur situatën nën kontroll, pavarësisht natyrës së provokimeve. Ai e konsideron të rëndësishëm edhe koordinimin taktik me KFOR-in dhe EULEX-in, me qëllim shmangien e keqkuptimeve dhe përcjelljen e një mesazhi të qartë uniteti.

Sa i përket planit të koordinimit para hapjes, eksperti propozon pika statike monitorimi në të dyja anët e urës, një linjë të drejtpërdrejtë komunikimi mes dy komunave të Mitrovicës dhe funksionalizimin e një qendre të përbashkët operative që do të vepronte në kohë reale.

Ai mendon se hapja e urës, në planin afatgjatë, mund të ndikojë në uljen e tensioneve dhe në integrimin e veriut. Megjithatë, Berisha e cilëson si skenarin më të rrezikshëm një sulm të qëllimshëm ndaj automjeteve, i cili më pas mund të përdorej nga strukturat serbe dhe Serbia për të kërkuar rikthimin e bllokadave përmes faktorit ndërkombëtar.

Eksperti shton se institucionet e sigurisë në Kosovë janë të përgatitura dhe të afta të reagojnë me profesionalizëm. Për këtë arsye, ai beson se çdo skenar do të zbulohet në kohë dhe do të menaxhohet me sukses.

Analisti Eduard Gashi thotë se kërkesa e BE-së për koordinim nuk duhet të shndërrohet në pengesë për ushtrimin e sovranitetit të Kosovës. Sipas tij, çështja kryesore nuk është më nëse ura duhet të hapet, por mënyra e hapjes dhe mesazhi politik që do të përcillet përmes këtij vendimi.

Gashi e interpreton kërkesën e Komisionit Evropian për “koordinim efektiv dhe konsultime kuptimplota” jo si veto ndaj hapjes së urës, por si kërkesë për një proces të kontrolluar politikisht dhe institucionalisht. Ai thekson se kjo kërkesë nuk duhet të përdoret si formulë për shtyrje të pakufizuar.

Sipas analistit, Kosova e ka të drejtën ta ushtrojë sovranitetin e saj, por një shtet serioz nuk duhet ta dëshmojë këtë sovranitet duke i befasuar aleatët. Ai vëren se BE-ja ka theksuar se ura duhet t’u shërbejë të gjitha komuniteteve dhe se Policia e Kosovës duhet të garantojë sigurinë për të gjithë.

Gashi kujton se vetëm pak ditë më parë BE-ja kishte konfirmuar se kushtet që më herët i kishte konsideruar të nevojshme për hapjen e urës ishin përmbushur. Paralelisht, KFOR-i kishte nisur tërheqjen graduale të pranisë së tij të përhershme nga ura, duke e lidhur këtë zhvillim me përmirësimin e sigurisë.

Ai thekson se koordinimi nuk është leje dhe konsultimi nuk përbën veto. Sipas tij, institucionet e Kosovës nuk mund ta kushtëzojnë sovranitetin e tyre me miratimin e një komune apo të një partie politike serbe. Megjithatë, në një zonë të ndjeshme si Mitrovica e Veriut, dëgjimi i qytetarëve dhe autoriteteve lokale është pjesë e qeverisjes së mirë.

Gashi e konsideron të papranueshme që Lista Serbe ose Beogradi të kenë mundësi të japin apo të refuzojnë pëlqimin për hapjen e urës, pasi kjo do të krijonte një të drejtë vetoje mbi funksionimin e autoritetit dhe infrastrukturës së Republikës së Kosovës.

Analisti rikujton se çështja e urës nuk është e re. Në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, Kosova dhe Serbia u pajtuan në vitin 2015 që ura dhe zona përreth saj të revitalizoheshin, me synimin që ajo të hapej për të gjithë trafikun jo më vonë se qershori i vitit 2016. Sipas Gashit, tashmë jemi në vitin 2026 dhe, dhjetë vjet më vonë, ende diskutohet për hapjen e saj.

Ai vlerëson se kjo situatë dëshmon dobësinë e politikës evropiane në Ballkan, pasi çështjet teknike të pazgjidhura në kohë shndërrohen në probleme politike, më pas në çështje sigurie dhe kërkojnë një angazhim edhe më të madh diplomatik.

Gashi thekson se bashkëpunimi me SHBA-në, NATO-n dhe BE-në nuk duhet parë si cenim i sovranitetit, por si mënyrë për ta rritur fuqinë e Kosovës. Ai nënvizon se një shtet i vogël dhe ende joanëtar i OKB-së, NATO-s apo BE-së e shumëfishon ndikimin e vet përmes aleancave dhe se Kosova nuk e ka arritur pozitën e sotme e vetme.

Sipas tij, edhe nëse Kosova e ka të drejtën juridike për ta hapur urën, vendimmarrja shtetërore duhet të marrë parasysh pasojat që mund të sjellë mënyra e zbatimit. Pyetja, thekson ai, nuk është vetëm nëse një veprim është i lejuar, por edhe çfarë fitohet, çfarë rrezikohet dhe kush qëndron pranë Kosovës ditën pas vendimit.

Një hapje e njëanshme, në kundërshtim me partnerët kryesorë ndërkombëtarë, mund t’i sigurojë Kosovës përfitime të menjëhershme në planin e brendshëm, por njëkohësisht mund t’i kushtojë kapital diplomatik në Bruksel dhe në qendrat e tjera vendimmarrëse.

Analisti i konsideron të rëndësishme shqetësimet e komunitetit serb në veri dhe thotë se qytetarët serbë duhet të ndihen të sigurt në rast të hapjes së urës. Megjithatë, ai bën dallim mes dëgjimit të këtij komuniteti dhe dhënies së një vetoje politike mbi funksionimin e rrugëve, urave dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

Gashi shprehet se qytetari serb në Mitrovicën e Veriut duhet të ndihet po aq i sigurt kur kalon urën sa edhe qytetari shqiptar nga jugu. Sipas tij, garantimi i kësaj sigurie është përgjegjësi e Kosovës, por asnjë komunitet nuk duhet të vendosë se cilat pjesë të infrastrukturës apo institucioneve të Republikës mund të funksionojnë.

Ai kërkon nga BE-ja më shumë qartësi për përmbajtjen e “konsultimeve kuptimplota”. Nëse nevojiten konsultime të tjera, sipas tij, Brukseli duhet të përcaktojë me kë do të zhvillohen, çfarë do të përfshijnë dhe brenda cilit afat duhet të përfundojnë, në mënyrë që ato të mos shndërrohen në një proces pa fund.

Gashi vlerëson se synimi përfundimtar duhet të jetë që Ura e Ibrit të mos trajtohet më si çështje politike, por të shërbejë thjesht si lidhje mes dy pjesëve të qytetit. Për këtë arsye, ai propozon konsultime të menjëhershme, garanci konkrete për sigurinë, bashkërendim me KFOR-in dhe BE-në, si dhe një afat të qartë për hapjen.

“Kosova duhet ta hapë urën e Ibrit, por nuk duhet të djegë urat politike me aleatët e saj gjatë këtij procesi”, është përfundimi i analistit, i cili e cilëson këtë qasje si politikë shtetërore dhe jo si dobësi.

Ura kryesore mbi Ibër u bllokua pas luftës së vitit 1999 dhe gjatë viteve u shndërrua në një prej pikave kryesore të tensioneve etnike.

Kosova dhe Serbia u pajtuan për hapjen e saj në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. Plani i zbatimit, i dakorduar më 2016, parashikonte që ura të hapej për qarkullim në janar të vitit 2017.

Punimet për revitalizimin e urës, në të cilat u investuan rreth 1.5 milion euro, përfunduan më 2018. Pavarësisht kësaj, ajo nuk u hap asnjëherë për automjete.

Në vitin 2024, nismat e Qeverisë së Kosovës për hapjen e urës u kundërshtuan nga serbët lokalë. Në atë kohë, bashkësia ndërkombëtare kërkoi që çdo veprim të ndërmerrej përmes koordinimit.

</body></html>

The post BE-ja kërkon koordinim para hapjes së Urës së Ibrit, ekspertët paralajmërojnë rreziqe dhe kërkojnë plan të qartë appeared first on Albeu.com.

Ura e Ibrit drejt hapjes pas dy dekadash ndarje? Profesori bën thirrje për kujdes
<html><head></head><body>

Pas vendimit të KFOR-it për të filluar kalimin gradual nga prania e përhershme ushtarake në urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, Bashkimi Evropian ka konfirmuar se kriteret e nevojshme për hapjen e saj janë plotësuar. Ky zhvillim konsiderohet me peshë për veriun e Kosovës dhe për përpjekjet që synojnë normalizimin e jetës në Mitrovicë.

Për vite të tëra, Ura e Ibrit ka përfaqësuar një prej simboleve më të dukshme të ndarjes së qytetit në dy pjesë. Për këtë arsye, çdo ndryshim i statusit të saj shoqërohet me ndikime politike, shoqërore dhe të sigurisë. Megjithatë, ende mbetet e paqartë nëse qëndrimi i BE-së e bën hapjen vetëm çështje kohe dhe se çfarë efekti mund të ketë tranzicioni i pranisë së KFOR-it mbi qëndrueshmërinë e zonës.

Profesori Nijazi Halili, duke folur për “Bota sot”, e cilësoi konfirmimin e Bashkimit Evropian si një hap të rëndësishëm, por paralajmëroi se ai nuk duhet kuptuar automatikisht si sinjal se ura do të hapet së shpejti.

Sipas Halilit, Ura e Ibrit prej kohësh nuk është thjesht një objekt infrastrukture, pasi ajo është kthyer në shenjë të ndarjes politike dhe shoqërore në Mitrovicë. Për këtë arsye, ai vlerëson se vendimmarrja për hapjen duhet të jetë e kujdesshme dhe të zhvillohet në bashkërendim të plotë me mekanizmat ndërkombëtarë dhe ata të sigurisë.

Duke komentuar ndryshimin gradual të pranisë së përhershme të KFOR-it në këtë pikë, profesori tha se procesi nuk duhet parë si largim nga përgjegjësitë për ruajtjen e sigurisë. Ai e përshkroi atë si një tranzicion të planifikuar dhe të koordinuar.

Halili nënvizoi se stabiliteti në veri vazhdon të jetë thelbësor, ndaj çdo ndryshim në terren duhet zbatuar me maturi, në mënyrë që të shmanget krijimi i tensioneve të reja.

Sipas profesorit, një hapje e realizuar në kushte të sigurta dhe përmes koordinimit mund të ndikojë ndjeshëm në garantimin e lëvizjes së lirë dhe në kthimin e jetës së qytetarëve të Mitrovicës drejt normalitetit.

Megjithatë, ai theksoi se vetëm largimi i pengesave fizike në urë nuk mjafton për të kapërcyer ndarjet shumëvjeçare mes komuniteteve. Ky veprim, sipas tij, duhet të shoqërohet edhe me masa të tjera që ndihmojnë në krijimin e besimit të ndërsjellë.

Në përmbyllje të prononcimit për “Bota sot”, Nijazi Halili deklaroi se synimi duhet të jetë transformimi i urës nga një vijë ndarëse në një vend që afron qytetarët. Ai shtoi se normalizimi në Mitrovicë nuk mund të arrihet vetëm me hapjen e saj, por kërkon gjithashtu siguri, dialog, liri të lëvizjes dhe vullnet politik për tejkalimin e ndasive.

</body></html>

The post Ura e Ibrit drejt hapjes pas dy dekadash ndarje? Profesori bën thirrje për kujdes appeared first on Albeu.com.

KFOR për hapjen e Urës së Ibrit: Vendimi duhet të marrë parasysh të gjitha komunitetet
<html><head></head><body>

KFOR-i ka bërë të ditur se çdo vendim për rihapjen e mundshme të Urës së Ibrit në Mitrovicë për qarkullimin e automjeteve duhet të marrë në konsideratë nevojat e të gjitha komuniteteve. Misioni i NATO-s në Kosovë deklaroi gjithashtu se po mbështet përpjekjet diplomatike të Bashkimit Europian, ndërsa për statusin e urës i referoi palët te BE-ja dhe institucionet e Kosovës.

Në një përgjigje për mediat pas takimit të komandantit të KFOR-it, Ozkan Ulutash, me përfaqësuesen europiane në Kosovë, Eva Palatova, një zyrtar i NATO-s tha se misioni po i ofron Bashkimit Europian mbështetjen e nevojshme në aspektin e sigurisë për avancimin e procesit diplomatik.

“KFOR-i gjithashtu vazhdon të ofrojë mbështetjen e nevojshme në fushën e sigurisë, në mënyrë që përpjekjet diplomatike të udhëhequra nga BE-ja të mund të avancojnë”.

Për çdo qëndrim lidhur me statusin e Urës së Ibrit, KFOR-i udhëzoi që pyetjet t’u drejtohen Bashkimit Europian dhe institucioneve të Kosovës.

“Për çdo koment të mëtejshëm lidhur me statusin e urës, ju referoj te BE-ja dhe institucionet e Kosovës”.

KFOR-i ka nisur një tërheqje graduale të pranisë së tij të përhershme nga ura kryesore mbi lumin Ibër. Sipas misionit të NATO-s, ky proces lidhet me përmirësimin e situatës së sigurisë në Kosovë dhe me optimizimin e pozicionimit të trupave.

Ky zhvillim u bë publik në një kohë kur Bashkimi Europian deklaroi se janë përmbushur kushtet për hapjen e urës edhe për automjetet. KFOR-i sqaroi se tranzicioni do të zhvillohet hap pas hapi, në varësi të situatës në terren, dhe mund të kthehet pas nëse rrethanat e sigurisë e kërkojnë.

“Procesi po koordinohet ngushtë me të gjithë akterët relevantë, përfshirë përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë dhe të organizatave ndërkombëtare, si dhe me përfaqësuesit e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”.

Sipas KFOR-it, aktorët lokalë janë informuar dhe përfshirë rregullisht në këtë proces. Në mesin e tyre është edhe Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë.

Komandanti Ozkan Ulutash është takuar për herë të fundit me përfaqësuesit e kësaj partie më 11 gusht. Përveç Listës Serbe, ai vijon komunikimin edhe me aktorë të tjerë të përfshirë në këtë çështje.

“Sa i përket procesit të përgjithshëm të optimizimit, gjeneralmajori Ulutaş, komandanti i misionit të KFOR-it, vazhdon të mbajë kontakte të ngushta me të gjithë homologët e tij kryesorë në institucionet e Kosovës, organizatat ndërkombëtare dhe Forcat e Armatosura të Serbisë”.

Megjithëse prania e përhershme mbi urë po pëson tranzicion, KFOR-i theksoi se do të vazhdojë të jetë i pranishëm në pjesën jugore dhe veriore të Mitrovicës, si dhe në veri të Kosovës.

“Personeli ynë është i pozicionuar mirë për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi të rëndësishëm, në përputhje me mandatin e kahershëm të KFOR-it të përcaktuar nga OKB-ja. KFOR-i do të mbajë prani të dukshme në Mitrovicën e Jugut dhe të Veriut, si dhe në veriun e Kosovës, dhe do të vazhdojë kontributin e tij për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet”.

Misioni i NATO-s përsëriti se po ndjek nga afër situatën në terren dhe se mbetet i përqendruar në zbatimin e mandatit të tij, të përcaktuar nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së e vitit 1999. Ky mandat synon garantimin e një mjedisi të sigurt e të qetë dhe të lirisë së lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Pas nisjes së tranzicionit të pranisë së KFOR-it mbi Urën e Ibrit, në zonë u vu re prania e Policisë së Kosovës, e cila pritet të marrë tashmë përgjegjësinë për garantimin e sigurisë në këtë pjesë.

Komisioni Europian i drejtoi një mesazh këtij institucioni. Zëdhënësja e KE-së, Anita Hipper, tha në një konferencë për media se Bashkimi Europian e ka të qartë qëndrimin e tij: kushtet për rihapjen e urës për automjete janë plotësuar.

“Ajo që kërkojmë, gjithashtu, është që Policia e Kosovës të garantojë sigurinë e të gjitha komuniteteve, në përputhje me parimet demokratike, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit, në mënyrë që të gjithë të ndihen të sigurt”.

BE-ja deklaroi gjithashtu se pret nga institucionet e Kosovës koordinim me të gjitha komunitetet.

“Ne e kemi bërë vlerësimin tonë, janë ndërmarrë hapa në këtë drejtim dhe qëndrimi ynë mbetet se ende presim koordinim efektiv dhe konsultime kuptimplota, të cilat duhet të përmirësohen”, tha Hipper.

Ndërkohë, nga Beogradi u paralajmërua një ankesë drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se do t’i dërgojë një letër zyrtare Mark Ruttes lidhur me hapjen e Urës së Ibrit dhe shprehu pakënaqësi ndaj komandantit të KFOR-it.

“Këtë po e bën turku, komandanti i KFOR-it. Sot do t’i shkruaj Mark Rutes dhe shpresoj që t’i përgjigjet letrës sime dhe ta pranojë kërkesën time që kjo të mos bëhet. Për mua, ky është një turp i madh dhe një zhgënjim. Kjo na tregon se nervozizmi ka hyrë në radhët e tyre, nuk dinë se si ta detyrojnë Serbinë ta pranojë Kosovën e pavarur”.

Ura mbi lumin Ibër, e cila lejonte kalimin e këmbësorëve, por jo të automjeteve, është konsideruar prej vitesh simbol i ndarjes së Mitrovicës.

Gjatë vitit 2024, nismat e Qeverisë së Kosovës për hapjen e saj u kundërshtuan nga serbët lokalë. Bashkimi Europian u kishte kërkuar autoriteteve kosovare që të bashkërendonin veprimet përpara ndërmarrjes së një hapi të tillë. Më vonë, Qeveria ndërtoi dy ura paralele me urën kryesore si rrugë alternative.

</body></html>

The post KFOR për hapjen e Urës së Ibrit: Vendimi duhet të marrë parasysh të gjitha komunitetet appeared first on Albeu.com.

Gacaferi për largimin gradual të NATO-s nga ura e Ibrit: Serbisë i shuhet çdo shpresë
<html><head></head><body>

Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se NATO-ja e ka informuar për kalimin gradual nga prania e përhershme e misionit të KFOR-it në urën e Ibrit, në Mitrovicë.

BE-ja sqaroi se procesi ka të bëjë me ndryshimin hap pas hapi të angazhimit të KFOR-it në këtë pikë strategjike. Gjatë tranzicionit pritet të tregohet kujdes ndaj gjendjes së sigurisë në terren, ndërsa koordinimi dhe garantimi i sigurisë e stabilitetit në veri të Kosovës mbeten thelbësore.

Lun Gacaferi, anëtar i Guxo, e ka mirëpritur lëvizjen e NATO-s nga ura e Ibrit dhe Manastiri i Deçanit, ndonëse e konsideron atë të vonuar.

Sipas tij, largimi i ushtarëve të NATO-s nga këto dy lokacione dëshmon se gjendja e sigurisë në Kosovë është stabilizuar në masë të jashtëzakonshme. Gacaferi vlerësoi se ky zhvillim pasqyron gjithashtu besimin e NATO-s te Policia e Kosovës, e cila, siç tha ai, po i kryen detyrat në mënyrë të shkëlqyer dhe me profesionalizëm të lartë.

Ai deklaroi për “Bota sot” se vendimi lidhur me urën e Ibrit duhej të ishte marrë më herët, por shtoi se është më mirë të ndodhë vonë sesa të mos realizohet fare.

Gacaferi theksoi se arsyeja kryesore për t’u gëzuar është kalimi i urës së Ibrit nën kontrollin e Policisë së Kosovës. Sipas tij, me këtë veprim serbëve dhe Serbisë u shuhet çdo shpresë që kufiri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të vendoset mbi urën e Ibrit. Për Kosovën, ai e cilësoi këtë si kulmin e arritjeve të Qeverisë Kurti në shtrirjen e sovranitetit në çdo pjesë të territorit të vendit.

</body></html>

The post Gacaferi për largimin gradual të NATO-s nga ura e Ibrit: Serbisë i shuhet çdo shpresë appeared first on Albeu.com.