Universiteti mjeksise Archives - Albeu.com

Shpallen fituesit, 1624 maturantë do të ndjekin studimet në Universitetin e Mjekësisë
1624 maturantë kanë rezultuar fitues në provimin pranues të zhvilluar një javë më parë pranë Universitetit të Mjekësisë, për të ndjekur ëndrrën e tyre drejt misionit të shenjtë të bluzave të bardha.

Nga ky numër i përgjithshëm studentësh, 500 prej tyre do të sudiojnë Mjekësi të Përgjithshme, ndërsa pjesa e mbetur ndahet midis degëve të tjera të Mjekësisë.

Sipas rektorit të ri të Universitetit prof. Xheladin Dracini, në total Mjekësia ka patur 20 mijë aplikime, teksa 7312 maturantë i janë nënshtruar provimit selektues pranë Universitetit, ndërsa janë përzgjedhur vetëm 1624 nxënës për të vijuar studimet në këto auditore.

Gjithashtu, rektori shprehet se në këtë Universitet vijnë më të mirët, pasi maturantët fitues janë ekselentë, me një mesatare të përgjithshme mbi 9.7.

“Kanë qenë 7312 maturantë  që kanë zgjedhur degët e Mjekësisë me mbi 20 mijë aplikime në disa degë të saj, nga të cilët janë përzgjedhur vetëm 1624.

Në mjekësi vijnë më të mirët. Këtë e konfirmon edhe testimi i informatizuar i cili bën një tjetër selektim”,- tha rektori i ri i Universitetit, prof. Xheladin Dracini

Rektori konfirmoi, po ashtu se procesi i regjistrimeve, i cili ndahet në faza 48 orëshë, do të nisë në datën 30 gusht dhe do të zgjasë deri në 13 shtator.

“Në 28 është data e ankimimeve dhe në datë 30 nis procesi i regjistrimeve me faza 48 orëshe”,- përfundoi rektori, prof. Xheladin Drecini.

Megjithatë, vlen të theksohet se për studentët e Mjekësisë së këtij viti, nuk do të ketë një kontratë me shtetin, pasi ligji me ndryshimet e kërkuara nga Gjykata Kushtetuese nuk ka kaluar ende për miratim në parlament.

Ligji i ri, i cili u propozua nga qeveria detyronte studentët që përfundonin Universitetin e Mjekësisë, që të ofronin shërbim shëndetësor në Shqipëri për një periudhë 5 vjeçare.

Projektligji për studentët e mjekësisë u miratua në Korrik të vitit të shkuar si masë për të frenuar largimin e mjekëve nga Shqipëria. Por ky ligj ngjalli pakënaqësinë e studentëve, të cilët u hodhën në protesta për ta kundërshtuar.

Tabelë/  Pranimet në Universitetin e Mjekësisë

Dega                                                  Kuota pranimi               Aplikime

Mjekësi e Përgjithshme                        500                            2034

Farmaci                                                    110                          2149

Shëndet Publik                                      30                               530

Stomatologji                                           120                              2448

Infermieri                                               380                           2931

Fizioterapi                                              100                           1915

Teknik Laboratori                                 100                           2073

Teknik   imazherie                                110                           2143

Mami                                                       88                             865

Logopedi                                               45                              1164

Teknik dentar                                       35                              1823

Higjenist dentar                                  70                               799

The post Shpallen fituesit, 1624 maturantë do të ndjekin studimet në Universitetin e Mjekësisë appeared first on Albeu.com.