Universiteti i Prishtinës Archives - Albeu.com

Gjykata vendos masë sigurie për pronën 68-arëshe të Universitetit të Prishtinës
<html><head></head><body>

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masë sigurie ndaj një parcele prej mbi 68 ari në zonën e Fakulteteve Teknike, e cila figuron si pronë komunale në dokumentacionin e Universitetit të Prishtinës.

Vendimi, i marrë më 24 gusht pas kërkesës së Prokurorisë Themelore, është mirëpritur nga Universiteti i Prishtinës, i cili e konsideron atë një hap në mbrojtje të pasurisë universitare.

“Që nga fillimi i mandatit, rektori Arben Hajrullahu ka qenë i vendosur për mbrojtjen e pronës universitare, duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar çdo përpjekje për tjetërsimin e saj në dëm të interesit publik”, thuhet në reagimin e UP-së.

Për vendimin e gjykatës ka reaguar edhe Fitore Pacolli, ministre në detyrë e Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor.

Ajo ka deklaruar se masa e sigurisë lidhet me një hapësirë prej mbi 68 ari në zonën e Fakulteteve Teknike, për të cilën, sipas saj, kishte pasur përpjekje për tjetërsim.

“Me këtë vendim, prona publike e Universitetit të Prishtinës po mbrohet nga rreziku i tjetërsimit”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Sipas saj, çështja është trajtuar nga Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, të cilin ajo e ka udhëhequr si kryetare, me mbështetjen e deputetëve të tjerë.

“Kontributi i secilit deputet ka qenë shumë i vlefshëm në adresimin e kësaj çështjeje, e sidomos puna dhe angazhimi i ish-deputetit Milazim Salijaj, me të cilin kemi kërkuar që pretendimet dhe dyshimet lidhur me këtë pronë të hetohen dhe të trajtohen nga institucionet kompetente”, ka deklaruar ajo.

Pacolli e ka vlerësuar caktimin e masës së sigurisë si një zhvillim të rëndësishëm për ruajtjen e pasurisë publike.

“I gëzohem këtij zhvillimi dhe do të vazhdoj të angazhohem që pronat publike të mbrohen me ligj dhe me përgjegjësi institucionale”, ka shkruar ajo.

Universiteti i Prishtinës ka shprehur mirënjohje për punën e ish-Komisionit Parlamentar dhe për faktin që rasti është ngritur e trajtuar në mënyrë institucionale.

UP-ja ka falënderuar veçanërisht ish-deputeten Fitore Pacolli dhe Milazim Salijajn për angazhimin në shqyrtimin e çështjes dhe për kontributin e tyre në evidentimin e problematikave që kërkonin hetim nga institucionet kompetente.

“Mirënjohje të veçantë Universiteti i shpreh edhe sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës, institucioneve të hetuesisë dhe të gjithë zyrtarëve që, në kuadër të përgjegjësive të tyre ligjore, kanë kontribuar në trajtimin e këtij rasti”, thuhet në reagimin e Universitetit të Prishtinës.

</body></html>

The post Gjykata vendos masë sigurie për pronën 68-arëshe të Universitetit të Prishtinës appeared first on Albeu.com.

UP nis të hënën konkursin për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2026/2027
Universiteti i Prishtinës do ta çelë të hënën konkursin për regjistrimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2026/2027. Në dispozicion do të jenë mbi 5 mijë e 600 vende studimi në nivelin baçelor, ndërsa institucioni ka paralajmëruar edhe masa të reja për përfshirjen e studentëve nga diaspora.

Më 29 qershor, UP-ja do të nisë pranimin e aplikimeve për studentët e rinj në nivelin bachelor. Si institucioni më i madh publik i arsimit të lartë në Kosovë, ai do të ofrojë mbi pesë mijë vende studimi në dhjetëra programe akademike. Sipas drejtuesve të universitetit, oferta e sivjetme është ndërtuar në përputhje me kërkesat e tregut të punës dhe standardet më të fundit të cilësisë në arsimin e lartë.

“Në këtë nivel të studimeve do të pranojmë 5663 student në një ofertë të madhe të programeve të lloj-llojshme në të tria nivelet. UP ofron 146 programe nga të gjitha fushat, nga të gjitha profilet, janë programe të gjitha të rishikuara dhe të riakredituara në bazë të standardeve të reja të Agjencionit të Akreditimit e poashtu edhe në bazë të analizës së tregut të punës. Disa prej tyre shkojnë këtë vit në  akreditim dhe riakredimit programe tjera sipas gjetejev që i kemi pasur prej disa analizave dhe  kështu plotësohet nevoja e të rinjëve sipas afiniteteve të lloj llojshme që ata vijnë por edhe nevoja e tregut të punës në Kosovë”, tha Majlinda Gjelaj, prorektore për zhvillimin institucional, cilësi dhe çështje studentore

Një risi e këtij viti është ndarja e katër për qind të vendeve të studimit për kategori të caktuara aplikuesish nga jashtë Kosovës. Në këto kuota përfshihen diaspora shqiptare, arbëreshët e Italisë, arbneshët e Zarës dhe shqiptarët me prejardhje nga Kosova që jetojnë jashtë vendit.

“Këto programe, konkursin që do ta hapim, parashihet që do të ndahen edhe disa kuota të veçanta të studentëve të cilët nuk ka qenë si praktikë në të kaluarën, por për herë të parë kemi ndarë 4 përqind të totalit të numrit të studentëve që pranojmë, të ndahet për arbëreshët e Italisë 1 përqind dhe ata të Zarës, për shqiptarët me prejardhje nga Kosova që jetojnë në Shqipëri dhe për mërgatën tonë kudo që jetojnë nëpër botë 2 përqind prej tyre. Konkretisht me numra 112 kandidatë do të pranohen nga mërgata në programe të ndryshme, 62 prej tyre do të jenë nga Turqia 64 nga Arbëreshët e Zarës dhe së Italisë”, tha Majlinda Gjelaj, prorektore për zhvillimin institucional, cilësi dhe çështje studentore

Në ndërkohë, universiteti synon që në nivelin Master të regjistrojë rreth 2 mijë e 600 studentë. Zyrtarët bëjnë të ditur se në disa programe kuotat janë ulur me qëllim që të përmirësohet cilësia e mësimdhënies, puna praktike dhe hulumtimi shkencor.

“Në programet master do të regjistrojmë diku rreth 2600 studentë. Të gjitha programet poashtu janë të rishikuara, të riakredituara. Kemi kërkuar kuotat më të vogla në nivelet master për shkak të rritjes së cilësisë së të nxënit edhe mësimdhënie, në grupe më të vogëla të punës praktike dhe hulumtimeve dhe shkencore dhe menaxhimit më të mirë por edhe standardit të cilësisë ku raporti midis numrit të profesorëve edhe studentëve ëhstë ulur ndjeshëm si kërkesë e jona por edhe standardeve evropiane për cilësinë në arsimin e lartë. Tani në përgjithësi kemi një raport shumë të kënaqshëm që krahasohet me të gjitha universitetet cilësore në botë, 1 me 23, do të thotë në të kaluarën një profesor ka qenë me 100 student i ngarkuar që ka qenë numër i jashtëzakonshëm që një profesor mundet me e bartë për të qenë edhe cilësor në mësimdhënie kurse tani kjo kuotë ka ndryshuar dhe raporti është 1 me 23”, Majlinda Gjelaj, prorektore për zhvillimin institucional, cilësi dhe çështje studentore

Universiteti i Prishtinës do të vazhdojë të ofrojë studime pa pagesë për studentët, ndërsa ata që arrijnë rezultate të larta akademike do të mbështeten përmes skemave të bursave.

The post UP nis të hënën konkursin për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2026/2027 appeared first on Albeu.com.