Universitetet bosh Archives - Albeu.com

Gjysma e Universiteteve bosh/ Pas dy raunde regjistrimesh, përsëri u plotësuan vetëm gjysma e kuotave
Në Universitete ka rreth 31 mijë karrige në auditore për studentët e vitit të parë, por me përfundimin e dy raundeve të regjistrimeve, gati gjysma kanë mbetur të paplotësuara, që tregon tkurrjen e vazhdueshme të numrit të studentëve.

Teksa mjekësia dhe degët e teknologjisë e inxhinierive kryesojnë preferencat e të rinjve në arsimin e lartë, programet e shkencave të natyrës apo shkencave humane ka mes tyre që janë në rrezik mbyllje.

Arkeologjia dhe trashëgimia kulturore, është një ndër programet me më pak interes në Universitetin e Tiranës, me vetëm 5 regjistrime, pasuar nga shkencat mjedisore me 6 studentë.

Edhe fizikën e kanë zgjedhur vetëm 7 studentë dhe kiminë 9. Raporti i vendeve në Institucionet e Arsimit të Lartë, krahasuar me numrin e studentëve është jo në proporcion.

Për shembull nga 80 kuota, në Fakultetin e Historisë janë zënë vetëm 22 me vitparistë. Interesi është i ulët edhe te Gjeografia ku kanë mbetur të lira 104 vende për studentë, nga 152.

Edhe te Gjuhë-Letërsia dhe gazetaria gati ½ e kuotave kanë mbetur pa studentë. Në Fakultetin e Gjuhëve të huaja 0 regjistrime ka për greqishten, ndërsa të rinjtë priren të shkojnë te anglishtja me 215 regjistrime e më pas te gjermanishtja me 29 studentë.

Në Universitetin e Arteve në Tiranë, studentët numërohen me gishtat e dorës, sidomos në programet e instrumenteve muzikorë, edhe pse kuotat janë numra një shifror, ka ose pak student ose fare.

Për shembull, në degën e trombës apo fagotit ka zero regjistrime. Por edhe konkursi për t’u pranuar në aktrim, një interes i lartë i mëparshëm, duket se ka tkurrje me vetëm 8 studentë të regjistruar.

Edhe studentët te degët akademike në Universitetin Bujqësor kanë tkurrje, pavarësisht se disa programe të zhvillimit rural janë pjesë e programeve prioritare, ku shpërblimi është bursa sa paga minimale. Por më të rrezikuarit, janë Universitetet e rretheve, në vend të parë rezulton Gjirokastra me mbi 80% të degëve në mospërmbushje të kriterit, për të paktën 10 studentë për një program.

The post Gjysma e Universiteteve bosh/ Pas dy raunde regjistrimesh, përsëri u plotësuan vetëm gjysma e kuotave appeared first on Albeu.com.