unitet Archives - Albeu.com

Ish-delegatët e 2 Korrikut bëjnë thirrje për bashkim politik dhe ngritje të shpejtë të institucioneve
Me rastin e 36-vjetorit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990, ish-delegatët e asaj periudhe u kanë kërkuar deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Kosovës që të heqin dorë nga interesat personale dhe partiake dhe të bëjnë sa më shpejt konstituimin e institucioneve të reja të vendit, pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

Ish-delegati Jakup Ballatovci theksoi se deputetët duhet të luajnë rol bashkues dhe ta vendosin interesin e shtetit mbi atë individual, duke rikujtuar se, sipas tij, delegatët e vitit 1990 dalloheshin për unitet.

Ballatovci: Të lihen inatet anash dhe të formohen institucionet e reja

“Apeloj që të jenë unifikues. Të jenë në nivelin tamam të deputetit dhe t’i kenë interesat shtetërore dhe jo personale. Si popull, si delegat i ish asaj kohe kemi qenë unik dhe kemi bërë vetëm çështjen kombëtare dhe jo personale. Apeloj që brenda kohës së shkurt të konstituohen organet shtetërore”, thotë ai.

Mesazh të ngjashëm dha edhe ish-delegati Nezir Sallahu, i cili vlerësoi se uniteti mbetet elementi kryesor për tejkalimin e çdo sfide politike dhe shtetërore. Ai kujtoi se delegatët e atëhershëm arritën rezultate të mëdha pikërisht falë bashkimit, ndonëse vepronin në rrethana të rënda.

Sallahu: Partitë të bëhen bashkë për formimin e institucioneve

“Porosia ime është që të jenë bashkë. T’i zgjidhin problemet bashkë pasi pa unitet nuk ka asgjë. Prandaj i lus të jenë unik për çdo çështje, qoftë politike, ekonomike dhe të gjitha. Ne kemi qenë shumë unik pasi mos me qenë unik nuk do t’i kishim mbërri me bërë këto rezultate dhe punë të mëdha. Në atë kohë kur kemi shpallë Deklaratën Kushtetuese këtu kanë qenë në ndërtesa plot me snajper”, deklaron Sallahu.

Edhe ish-delegati Agush Balaj u kërkoi deputetëve që të tregojnë përkushtim në përmbushjen e detyrimeve të tyre dhe të veprojnë në dobi të qytetarëve. Ai nënvizoi se pas zgjedhjeve duhet të konstituohet Kuvendi, të krijohet Qeveria dhe të zgjidhet presidenti, duke kërkuar që përfaqësuesit politikë të mos udhëhiqen nga egoja dhe interesat partiake.

Balaj: Të formohet qeveria dhe të zgjidhet presidenti – liderët të mos bëhen egoistë

“Tani iu apeloj deputetëve të zgjedhjeve të 7 qershorit, që s’dihet a do të bëhet certifikimi i tyre, që çdo njeri të përkushtohet në aspektin profesional dhe t’i zbatojë interesat e bazës nga vjen. Me qëllime të caktuara, për zhvillim ekonomik, arsim dhe drejtësi…. Janë bërë zgjedhjet, të konstituohet Kuvendi, formohet qeveria dhe të zgjidhet presidenti, mos të bëhen egoistë, pa marrë parasysh cila parti”, potencon ai.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i publikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit më 27 qershor.

Nga ky proces zgjedhor, si forcë e parë doli Lëvizja Vetëvendosje, në koalicion parazgjedhor me Guxo dhe Alternativa, me 47.13%, duke siguruar 53 ulëse. Partia Demokratike e Kosovës mori 19.44% dhe fitoi 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës me 16.69% siguroi 18 ulëse, ndërsa Aleanca me 6.74% fitoi shtatë ulëse.

Përveç konstituimit të Kuvendit dhe krijimit të qeverisë, deputetët e legjislaturës së njëmbëdhjetë kanë edhe detyrimin për ta zgjedhur presidentin e ri, për të cilin afati është 60 ditë nga momenti i konstituimit të Kuvendit.

Zgjedhjet e 7 qershorit u mbajtën pikërisht pasi partitë parlamentare dështuan ta zgjedhin presidentin e vendit, pas përfundimit të mandatit të ish-presidentes Vjosa Osmani.

The post Ish-delegatët e 2 Korrikut bëjnë thirrje për bashkim politik dhe ngritje të shpejtë të institucioneve appeared first on Albeu.com.

Fadil Hadërgjonaj kërkon unitet në LDK dhe apelon për reflektim të thellë
Deputeti i LDK-së, Fadil Hadërgjonaj, ka bërë një thirrje publike për më shumë përgjegjësi, bashkim dhe reflektim brenda partisë, duke theksuar se LDK-ja nuk duhet ta humbasë energjinë në konflikte të brendshme dhe përballje personale.

Ai ka vlerësuar se Kosova prej vitesh po kalon nëpër krizë politike, polarizim shoqëror dhe stagnim institucional, prandaj sipas tij fokusi duhet të jetë te fuqizimi i LDK-së dhe te ofrimi i zgjidhjeve konkrete për qytetarët.

Hadërgjonaj ka nënvizuar se situata kërkon një analizë të sinqertë dhe të përbashkët, ndërsa ka theksuar se “sot më shumë se kurrë, uniteti nuk është vetëm nevojë politike, por përgjegjësi kombëtare”.

Në fund të reagimit të tij, ai është shprehur: “LDK nuk është rastësi. LDK është histori. LDK është përgjegjësi. LDK është dashni”.

Postimi i plotë:

Të dashur simpazantë, votues dhe struktura të LDK-së,

Sot, LDK-ja ka nevojë për reflektim të thellë dhe jo për akuza, për bashkim dhe jo për përçarje, për urtësi, maturi dhe mençuri, jo për përplasje të kota.

Në kohën kur Kosova prej vitesh po vuan nga kriza politike, polarizimi shoqëror, stagnimi institucional dhe mungesa e një perspektive të qartë zhvillimore, LDK-ja nuk mund t’ia lejojë vetes të merret me ndarje të brendshme apo me beteja personale. Përkundrazi, ajo ka detyrim ndaj historisë së saj, ndaj anëtarësisë dhe ndaj qytetarëve që të jetë e bashkuar, e përgjegjshme dhe e gatshme të japë zgjidhje.

Prej vitesh, Kosova po përballet me këtë “mortajë” politike që ka dobësuar institucionet, ka zbehur besimin e qytetarëve dhe ka ngadalësuar zhvillimin e vendit. Në rrethana të tilla, çdo energji duhet të drejtohet kah forcimi i LDK-së dhe rolit të saj në shërbim të shtetit, e jo kah thellimi i dallimeve mes nesh.

Analiza duhet të jetë e sinqertë, kolektive dhe e mbështetur në përgjegjësi, duke nxjerrë mësime dhe duke marrë vendime të qarta për të ecur përpara. Kjo nuk është kohë për ego personale, por për vizion të përbashkët. Nuk është kohë për ndarje, por për bashkim rreth vlerave që e kanë bërë LDK-në shtyllë të shtetformimit dhe demokracisë në Kosovë.

LDK-ja do të vazhdojë t’i ruajë dhe t’i mbrojë vlerat e saj burimore. Ajo do të mbetet zëri i arsyes, i dialogut, i shtetit dhe i interesit kombëtar. Sepse Kosova ka nevojë për një LDK të fortë, të bashkuar dhe të mençur, që mbi çdo interes individual vendos interesin e qytetarëve dhe të Republikës.

Sot më shumë se kurrë, uniteti nuk është vetëm nevojë politike; është përgjegjësi kombëtare. Vetëm të bashkuar mund ta ndihmojmë Kosovën të dalë nga kjo gjendje e rëndë dhe t’ia rikthejmë shpresën, besimin dhe drejtimin që meriton.

LDK nuk është rastësi.

LDK është histori.

LDK është përgjegjësi.

LDK është dashni 🩵

The post Fadil Hadërgjonaj kërkon unitet në LDK dhe apelon për reflektim të thellë appeared first on Albeu.com.

Zelensky: Për të fituar kundër tiranisë nevojitet unitet më i madh
“Për të fituar kundër tiranisë duhet unitet më i madh”, ka thënë Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të natës.

Udhëheqësi ukrainas tha gjithashtu se kishte marrë pjesë në Samitin global për Demokraci me ftesë të Presidentit Joe Biden.

Ai tha se pothuajse në të gjitha fjalimet e liderëve në samit, kishte “fjalë të përshtatshme mbështetjeje për vendin tonë dhe popullin tonë”.

“Por për të fituar kundër tiranisë, nevojitet unitet më i madh. Jam i sigurt se bota demokratike është në gjendje ta arrijë atë. Ajo është e aftë të fitojë,” tha ai.

Zelensky vazhdoi duke thënë se demokracia kishte nevojë për fitore dhe “sa më shpejt të jetë e mundur”.

“Sot është bërë gjithashtu një hap për të forcuar pavarësinë shpirtërore të shtetit tonë, për të mbrojtur shoqërinë tonë nga manipulimi i vjetër dhe cinik i fesë nga Moska.

Ukraina është territori i lirisë më të madhe fetare në pjesën tonë të Evropës. Kështu ka qenë që nga viti 1991. Kështu do të jetë gjithmonë.”/albeu.com

The post Zelensky: Për të fituar kundër tiranisë nevojitet unitet më i madh appeared first on Albeu.com.

Zelenky thirrje liderëve të BE-së: Tregoni unitet më të madh, merrni shembull te ne
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u është drejtuar liderëve të BE-së në Bruksel virtualisht, duke thënë se Evropa duhet të tregojë “unitet më të madh”.

“Është koha që ju të mos jeni të ndarë, jo fragmente, por të jeni një,” tha ai, duke bërë thirrje për një grup të ri sanksionesh kundër Rusisë, duke përfshirë një ndalim të naftës ruse.

Zelensky përdori vendin e tij si shembull, duke thënë se duke punuar së bashku, ukrainasit i kanë mbajtur trupat ruse më shumë sesa prisnin shumica e liderëve botërorë, përfshirë Putinin.

“Nëse dikush siluron një anije, është e pamundur që një ose më shumë kabina të kenë shpresë për të qëndruar në det kur të tjerët mbyten,” tha Zelensky.

Zelensky tha gjithashtu se Evropa duhet të ndalojë “grindjet” e brendshme për sanksionet, duke thënë se ato vetëm e nxisin Rusinë.

Udhëheqësit e BE-së po takohen për një samit të jashtëzakonshëm në përpjekje për të arritur një marrëveshje për një grup të gjashtë sanksionesh kundër Rusisë, që do të përfshinte një ndalim të naftës ruse. Por Hungaria, e cila është shumë e varur nga gazi rus, thotë se nuk do ta mbështesë planin./albeu.com

The post Zelenky thirrje liderëve të BE-së: Tregoni unitet më të madh, merrni shembull te ne appeared first on Albeu.com.

Zelensky goditje Perëndimit: Nuk keni unitet lidhur me Ukrainën
Presidenti i Ukrainës Zelensky ka thënë se Perëndimit i mungon unitet lidhur me çështjen e dispozitave të armëve dhe mbështetjes tjetër për vendin e tij.

“Uniteti ka të bëjë me armët. Pyetja ime është, a ekziston ky unitet në praktikë? Unë nuk mund ta shoh atë,” tha ai, duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Gjermania, ekonomia më e madhe e Evropës, ka luftuar për të dërguar armatime të rënda në Ukrainë gjatë konfliktit, megjithëse kjo nuk u përmend në mënyrë eksplicite nga Zelensky.

Ai tha gjithashtu duke thënë se paaftësia e Bashkimit Evropian për të rënë dakord për një paketë të gjashtë sanksionesh që synojnë eksportet ruse të karburantit sinjalizuan më tej mungesën e unitetit.

The post Zelensky goditje Perëndimit: Nuk keni unitet lidhur me Ukrainën appeared first on Albeu.com.