unioni Archives - Albeu.com

Rama tha se do të kërkojë heqjen e “non gratës” nga Greqia për Marin Memën/ UGSH: Veprim i vonuar
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalimit të mbajtur në mitingun e Selanikut, deklaroi se do t’i kërkojë shtetit grek të heqë vendimin për të shpallur “non grata” gazetarin shqiptar, Marin Mema, vendim i marrë 12 vite më parë.

Pas kësaj deklarata të Ramës ka reaguar dhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, që e quan të vonuar këtë veprim të lajmëruar nga qeveria.

UGSH thotë se në mënyrë të përsëritur e ka ngritur zërin për këtë vendim absurd të autoriteteve greke ndaj Marin Memës dhe disa rasteve të tjera me gazetarë të mediave të tjera.

Reagim i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë

Kërkesa e Kryeministrit të Shqipërisë zotit Edi Rama për “… rishikimin e një vendimi absurd 12 vite më parë për të ndaluar gazetarin Marin Mema që të hyjë në Greqi”, është një reagim i vonuar i qeverisë së Shqipërisë.

UGSH është e vetmja organizatë e gazetarëve profesionistë në Shqipëri që në mënyrë të përsëritur e ka ngritur zërin për këtë vendim absurd të autoriteteve greke ndaj këtij gazetari të njohur dhe disa rasteve të tjera me kolegë të mediave të tjera.

UGSH, ndaj këtij rasti, ka protestuar para Ambasadës së Greqisë në Tiranë, para Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe u është drejtuar Federatës Europiane të Gazetarëve dhe Reporterëve pa Kufi, për solidaritet.

Në disa takime dhe forume UGSH ka kërkuar ndjekjen e kësaj çështjeje dhe reagimin e palës greke për rishikimin e këtij vendimi dhe mospërsëritjen e sjelljeve penguese ndaj gazetarëve për lëvizje dhe qarkullim të lirë mes dy vendeve tona.

The post Rama tha se do të kërkojë heqjen e “non gratës” nga Greqia për Marin Memën/ UGSH: Veprim i vonuar appeared first on Albeu.com.

Putin propozon krijimin e një unioni për gazin natyror, ja shtetet që do të përfshihen
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka propozuar krijimin e një “unioni të gazit” me Kazakistanin dhe Uzbekistanin me qëllim që të krijohet një mekanizëm për transportin e gazit natyror në mes këtyre tri shteteve dhe shteteve të tjera, përfshirë Kinën.

Një ditë pasi presidenti kazak, Qasym-Zhomart Toqaev, tha se ka biseduar në Moskë me Putinin për këtë çështje, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov konfirmoi më 29 nëntor se ky propozim po diskutohet mes këtyre tri shteteve sepse ka “nevojë për sinkronizim” pasi që të gjitha këto shtete shesin gaz natyror.

Faza e parë e propozimit të Putinit përfshin “krijimin e një mekanizmi koordinues” për këtë plan, tha Peskov.

“Kjo çështje me gjasë do të diskutohet me një entitet juridik për të vendosur bashkëpunimin mes tri shteteve dhe për të siguruar zhvillimin e infrastrukturës për tregjet e jashtme”, tha Peskov.

Zëdhënësi i Toqaevit, Ruslan Zheldibai shkroi në Facebook më 29 nëntor se presidenti kazak dhe ai rus kanë diskutuar se si të “koordinojnë veprimet e përbashkëta për transportin e gazit rus përmes territoreve të Kazakistanit dhe Uzbekistanit”.

“Presidentët Qasym-Zhomart Toqaev dhe Vladimir Putin kanë thënë se mendojnë se është e nevojshme të zhvillojnë biseda të detajuara me pjesëmarrjen e ekspertëve për të gjetur një zgjidhje të arsyeshme për këtë çështje që e konsiderojnë se është në interes të të gjitha palëve të përfshira”, shkroi Zheldibai.

Peskov theksoi se pasi që rajonet veriore të Kazakistanit varen nga gazi natyror që transportohet nga Siberia e Rusisë, do të ishte ekonomikisht e dobishme për të rritur furnizimet me gazin rus në vend se të ndiqet plani i Qeverisë kazake për ndërtimin e një gazsjellësi të ri, që do të siguronte furnizime me gaz kazak për rajonin. Kjo, sipas zëdhënësit të Kremlinit, do t’i kursente Astanës “dhjetëra miliarda dollarë”.

Rusia është një prej eksportuesve më të mëdha të gazit natyror, ndërkaq sasia e gazit natyror që prodhojnë Kazakistani dhe Uzbekistani mezi është e mjaftueshme për konsum të brendshëm.

Këto dy shtete në Azinë Qendrore kanë një gazsjellës të përbashkët për në Rusi dhe një gazsjellës që transporton gazin natyror nga Turmenistani për në Kinë.

Moska ka rritur dërgesat me gaz natyror për në Kinë që kur shtetet evropiane nisën të ulin varësinë e tyre ndaj gazit rus, pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në fund të shkurtit./REL

The post Putin propozon krijimin e një unioni për gazin natyror, ja shtetet që do të përfshihen appeared first on Albeu.com.

“Do përgjigjemi me breshëri plumbash nëse nuk na paguani”, ky shtet anëtar kërcënon BE-në me largim nga unioni
Polonia do të hakmerret kundër Bashkimit Evropian nëse ky i fundit nuk paguan fondet e destinuara për rimëkëmbjen e pandemisë, thanë të martën politikanët në pushtet të Polonisë pasi Brukseli sinjalizoi pakënaqësinë e tij me reformat e fundit gjyqësore të Varshavës.

Më shumë se 35 miliardë euro janë lënë në pritje për shkak të një mosmarrëveshjeje midis Brukselit dhe Varshavës në lidhje me reformën në drejtësi, për të cilën BE pretendon se shkel standardet demokratike.

Komisioni Evropian miratoi fondet për Poloninë në qershor, por kryetarja e këtij organi, Ursula von der Leyen, tha gjatë vizitës së saj në vend se ka ende punë për të bërë për sundimin e ligjit.

Reformat në drejtësi

Partia në pushtet Pravo i Pravda (PiS) ka njoftuar se qëllimi i reformës në drejtësi është ta bëjë sistemin më efikas, duke hedhur poshtë se ai ndërhyn në gjykata për arsye politike.

“Nëse do të ketë një përpjekje për të bllokuar pagesat dhe Komisioni Evropian përpiqet të bëjë presion mbi ne, ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse ‘të nxjerrim të gjitha armët nga arsenali ynë dhe të përgjigjemi me një breshëri zjarri’,” Krzysztof Sobolewski, Sekretar i Përgjithshëm i PiS.

Megjithatë, ai nuk ka specifikuar se çfarë ka dashur konkretisht.

Refuzimi i Varshavës për të pranuar kërkesat evropiane për gjyqësorin ka nxitur kritikat nga opozita se PiS në të vërtetë dëshiron të nxjerrë Poloninë nga Bashkimi Evropian, gjë që qeveria e rrëzon si pretendim.

The post “Do përgjigjemi me breshëri plumbash nëse nuk na paguani”, ky shtet anëtar kërcënon BE-në me largim nga unioni appeared first on Albeu.com.