unioni europian Archives - Albeu.com

Raporti i YouGov: Gjermanët dhe francezët nuk duan që Shqipëria të futet në BE
Teksa beteja e Shqipërisë për hapjen e Negociatave të antarësimit në Bashkimin Europian po vijon, duket se disa vende janë ende skeptike për këtë gjë.

Rreth gjysma e francezëve dhe gjermanëve nuk duan që Shqipëria të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian dhe vlerësojnë se vendi ynë nuk është gati për t’u anëtarësuar.

Këto të dhëna dolën në një raport që publikoi YouGov, shoqëria ndërkombëtare e të dhënave, që mat opinionin publik për çështje të ndryshme përmes sondazheve serioze.

Raporti nxori se 43% e francezëve të anketuar në vitin 2022 janë kundër anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Vetëm 21 është përqindja e francezëve që janë pro anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Edhe popullsia gjermane duket se ka deri diku të njëjtin mendim, pasi 44% e tyre mendojnë se Shqipëria nuk është gati për të qenë pjesë e BE.

Vetën çereku i gjermanëve janë pro anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Sa i përket vendeve të tjera të Europës si Spanja dhe Italia, ka një raport të përmbysur.

40% e spanjollëve në vitin 2022 janë dakord që Shqipëria të bëhet pjesë e BE-së, ndërsa 24% janë kundër.

Vendi që është më përkrahës që Shqipëria të jetë pjesë e BE-së, është Italia, ku 45% janë pro dhe 27% kundër.

Qytetarët e këtyre katër vendeve të Europës, sipas sondazhit ndajnë me përafërsi të njëjtin qëndrim edhe në raport me Kosovën dhe vendet e rajonit si Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja Hercegovina.

Në tërësi, përqindja më e lartë e francezëve dhe gjermanëve mendojnë se vendet e rajonit të Ballkanit nuk janë gati për t’u bërë pjesë e BE-së.

Raporti u përgatit bazuar në të dhënat që nxori anketimi me 2 mijë të rritur në Francë, mbi 2 mijë të tjerë në Gjermani, si dhe më shumë se 2 mijë të anketuar në Spanjë dhe Itali në muajin mars 2022.

The post Raporti i YouGov: Gjermanët dhe francezët nuk duan që Shqipëria të futet në BE appeared first on Albeu.com.

S’ka unitet brenda unionit, BE as këtë vit s’do t’i liberalizojë vizat për Kosovën
Regjimi i vizave për Kosovën do të mbetet në fuqi edhe për pjesën e fundit të 2021-ës. Burime diplomatike të Gazetës Express kanë konfirmuar se liberalizimi i vizave s’do të jetë në agjendën e Këshillit të BE-së në këtë vit kalendarik. Pritja e kosovarëve për të marrë vizë shëngen në ambasada do të vazhdojë.

Këshilli i BE-së, që është institucioni vendimmarrës i Bashkimit Evropian, nuk pritet ta fus në agjendë as këtë vit çështjen e liberalizimit të vizave.

Kështu bëjnë të ditur burime diplomatike të Gazetës Express brenda BE-së.“Diskutimet për liberalizimin e vizave për Kosovën kanë mbetur në nivel teknik brenda Këshillit. Kjo temë nuk pritet të jetë në agjendën e Këshillit para fundit të vitit”, ka thënë ky burim.

Mosfutja e çështjes së liberalizimit të vizave në agjendën e Këshillit sipas këtyre burimeve ka të bëjë edhe me shqetësimet që kanë shtetet anëtare të BE-së lidhur me përmbushjen e kritereve të kërkuara nga ana e Kosovës.

Skepticizmi sa i përket kritereve është arsyeja pse shtetet anëtare në Këshill s’kanë dalë me një qëndrim të përbashkët lidhur me heqjen e vizave.

“Propozimi për t’i dhënë Kosovës liberalizim vizash është paraqitur nga Komisioni Evropian në Këshill dhe në Parlamentin Evropian në vitin 2016, pas një raporti më 2018 që tregonte se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara. Është mbi bazën e këtij propozimi që Këshilli e ka diskutuar këtë çështje me synim për t’u pajtuar rreth mandatit të negocimit për fillimin e diskutimeve me Parlamentin Evropian. Megjithatë, përkrahja e nevojshme për një tekst nuk është arritur ende për shkak të shqetësimeve nga një numër i shteteve anëtare sa i përket përmbushjes së kritereve të kërkuara”, ka thënë tutje ky burim.

Kosova mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e së cilës ende nuk e gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë në zonën shengen.

Në korrik të vitit 2016, Komisioni Evropian kishte konsideruar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe i rekomandoi shteteve anëtarë të Bashkimit Evropian heqjen e regjimit të vizave. Të njëjtin rekomandim KE e ka bërë edhe në vitin 2018.

Në anën tjetër Parlamenti Evropian, më mars të këtij viti ka ripërsëritur me shumicë votash mbështetjen në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Vendimi final mbetet te Këshilli i Ministrave. Aty nevojitet shumicë e kualifikuar që të kalojë ky vendim.

Deri tash, votimi për liberalizimin e vizave për Kosovën nuk është prezantuar asnjëherë në takimet e ministrave të BE-së shkaku i skepticizimit të disa shteteve anëtare të BE-së.

Mosliberalizimi i vizave është parë si mospërmbushje e premtimeve të BE-së karshi Kosovës.

Franca dhe Holanda janë përmendur si dy shtete kryesore që kanë dilema për dhënien e dritës së gjelbër për liberalizim të vizave për Kosovën.

Sllovenia është kryesuese e Presidencës së Këshillit të BE-së deri më 31 dhjetor 2021, ndërkaq nga 1 janari 2022 deri më 30 qershor 2022, presidencën do ta udhëheqë Franca./Express/

The post S’ka unitet brenda unionit, BE as këtë vit s’do t’i liberalizojë vizat për Kosovën appeared first on Albeu.com.