uniceff Archives - Albeu.com

UNICEF: Lufta në Ukrainë ka përkeqësuar të drejtat e fëmijëve
Lufta në Ukrainë ka krijuar “një krizë e të drejtave të fëmijëve”,sipas UNICEF. “Pothuajse dy të tretat e fëmijëve të Ukrainës janë të zhvendosur – qofshin të zhvendosur brenda vendit apo ata që kanë ikur përtej kufijve si refugjatë”, tha Afshan Khan, Drejtoreshë Rajonale për Europën dhe Azinë Qendrore, sipas CNN.

“Fëmijët detyrohen të lënë shtëpitë, miqtë, lodrat dhe sendet e çmuara, anëtarët e familjes dhe po përballen me pasigurinë për të ardhmen.”

Khan tha se sipas shifrave të OKB-së, 277 fëmijë janë vrarë dhe 456 janë plagosur gjatë rrjedhës së luftës dhe luftimet kanë dëmtuar ose shkatërruar një në gjashtë “shkolla të sigurta” të mbështetura nga UNICEF-i në lindje të vendit.

Ndërkohë, Prokurori i Përgjithshëm tha se 313 fëmijë janë vrarë dhe 579 janë plagosur.

“Siç tregojnë këto shifra, lufta në Ukrainë është një krizë e të drejtave të fëmijëve dhe UNICEF po punon për të mbështetur fëmijët dhe familjet kudo që janë në vend,” shtoi Khan.

Ajo tha se sulmet në zonat e populluara dhe infrastrukturën civile duhet të marrin fund.

“UNICEF-i vazhdon të bëjë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë dhe për të mbrojtur të gjithë fëmijët nga rreziku.Çdo ditë që kjo luftë vazhdon, po shton ndikimin afatgjatë, shkatërrues mbi fëmijët, në Ukrainë, në rajon dhe në mbarë botën”.

The post UNICEF: Lufta në Ukrainë ka përkeqësuar të drejtat e fëmijëve appeared first on Albeu.com.

“Të varfërit gjithmonë humbin”, samiti i G-20-ës dhe shqetësimet mbi pabarazinë në shpërndarjen e vaksinave
Në një kohë kur pandemia e koronavirusit ka krijuar shqetësime të thella lidhur me pabarazinë në shpërndarjen e vaksinave, udhëheqësit e 20 vendeve më të pasura të botës do të takohen në fund të kësaj jave për të diskutuar se si mund ta trajtojnë këtë problem.

Takimi i nivelit të lartë niset të shtunën në Romë dhe shqetësimet lidhur me pandeminë ka të ngjarë të mbizotërojnë në takimin e parë mes udhëheqësve të G-20-ës që nga viti 2019.

Presidenti Joe Biden thotë se Shtetet e Bashkuara janë “arsenali i vaksinave në botë”. Numri i vaksinave të premtuara për t’u dhuruar nga SHBA-ja arrin në 1.1 miliardë të tilla, duke lënë pas në këtë drejtim shumë vende të tjera.

Megjithatë edhe kjo sasi nuk është e mjaftueshme thonë aktivistët që veprojnë në fushën e shëndetit publik.

Në realitet vetëm një pjesë e sasisë së vaksinave të premtuara janë dorëzuar dhe sipas një studimi të ri të kompanisë analitike shkencore “Airfinity”, vendet e G-20 kanë marrë 15 herë më shumë doza të vaksinës kundër COVID-19 për frymë, krahasuar me vendet e Afrikën Nënsahariane.

Udhëheqësit botërorë janë treguar të gatshëm të bëjnë më shumë së bashku. Në shtator ministrat e G-20s nënshkruan njëzëri atë që u quajt “Pakti i Romës”, i cili rikonfirmon objektivin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të vaksinuar 40 për qind të popullsisë globale, deri në vitin 2021.

Por kritikët vunë menjëherë në dukje se në dokument nuk parashikohet asnjë angazhim specifik. Aktivistët dhe grupet e ndihmës u kanë bërë thirrje vendeve të G-20-ës që të bëjnë premtime të prekshme, të përshpejtojnë dorëzimin e vaksinave si dhe të jenë më shumë bujarë duke ofruar edhe teknologjinë e mjetet e nevojshme për injektimin e vaksinave.

Ekspertët argumentojnë se ky nuk është vetëm një problem për ata që nuk kanë vaksina, por një problem që dëmton të gjithë.

“Pabarazia lidhur me vaksinat nuk po frenon vetëm vendet më të varfra, por mbarë botën”, tha drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it Henrietta Fore. “Ndërsa udhëheqësit takohen për të përcaktuar prioritetet për fazën tjetër të përgjigjes ndaj COVID-19s, është jetike që ata të kenë parasysh se në garën e vaksinave, ne ose fitojmë të gjithë, ose humbim të gjithë”./VOA

The post “Të varfërit gjithmonë humbin”, samiti i G-20-ës dhe shqetësimet mbi pabarazinë në shpërndarjen e vaksinave appeared first on Albeu.com.