UNESCO Archives - Albeu.com

Lahuta shqiptare zyrtarisht pjesë e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s
Arti i të luajturit, të kënduarit dhe bërjes së Lahutës një nga thesaret më të çmuara të identitetit kulturor shqiptar, është shpallur zyrtarisht pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s, duke u përfshirë në listën e elementeve që kërkojnë mbrojtje të menjëhershme.

Ky art unik, i kultivuar ndër shekuj në hapësirat rurale shqiptare, përfaqëson një dimension thelbësor të kujtesës kulturore kombëtare.

Lahuta, së bashku me Eposin e Kreshnikëve dhe baladat e traditës Veriore, ka shërbyer si mjet i transmetimit të virtyteve të trimërisë, qëndresës, besës, nderit dhe mikpritjes.

Kjo traditë, është ruajtur brez pas brezi në krahinat e Malësisë së Madhe, Dukagjinit, Malësisë së Gjakovës, Rugovës, Drenicës, Plavës dhe Gucisë.

Përfshirja në UNESCO vjen si rezultat i një procesi të gjatë kërkimor, të udhëhequr nga një grup studiuesish të njohur në fushën e trashëgimisë kulturore: Vaso Tole, Shaban Sinani, Rigers Halili, Armanda Hysa dhe Susane Ogge.

Në bashkëpunim me komunitetet lokale, kërkimet në terren dhe dokumentimin e detajuar, ata arritën të përgatisin një dosje të standardeve më të larta, e cila u dorëzua zyrtarisht në UNESCO në mars të vitit 2024.

Përfshirja e Lahutës në këtë listë ndërkombëtare, jo vetëm e ngre këtë traditë në vëmendjen globale, por edhe thekson nevojën për ruajtjen e saj të menjëhershme, për të siguruar vazhdimësinë e një simboli të rrallë të identitetit shqiptar.

The post Lahuta shqiptare zyrtarisht pjesë e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s appeared first on Albeu.com.

SHBA-ja do të largohet përsëri nga UNESCO, 2 vjet pasi u ribashkua me organizatën
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë të ditur të martën se do ta braktisin përsëri agjencinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për edukim, shkencë dhe kulturë, për shkak se besojnë se përfshirja e tyre në të nuk është në interesin e tyre kombëtar, dhe se UNESCO-ja mbështet gjuhë kundër Izraelit.

Ky vendim vjen vetëm dy vjet pasi Shtetet e Bashkuara iu ribashkuan UNESCO-s, pas largimit më 2018, gjatë administratës së parë të presidentit Donald Trump, raporton AP. Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Tammy Bruce, ka thënë se tërheqja lidhet me agjendën e perceptuar të UNESCO-s për “mbështetjen e kauzave përçarëse sociale dhe kulturore”.

Ajo ka shtuar, në një komunikatë, se vendimi i UNESCO-s “për ta pranuar ‘Shtetin e Palestinës’ si shtet anëtar është tejet problematik, në kundërshtim me politikën e SHBA-së, dhe se i kontribuon ashpërsimit të retorikës kundër Izraelit brenda organizatës”. Vendimi do të hyjë në fuqi në fund të dhjetorit të vitit 2026.

Kjo do të jetë hera e tretë që SHBA-ja do të largohet nga UNESCO-ja, e cila ka selinë në Paris, dhe hera e dytë gjatë një administrate Trump. Ajo iu ribashkua agjencisë për herë të fundit më 2023, nën administratën e Joe Bidenit.

Drejtorja e përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay, ka thënë se me keqardhje “të thellë” ka pranuar vendimin e SHBA-së, por ka thënë se ai ishte i pritshëm, dhe se agjencia “është përgatitur për të”. Ajo ka mohuar akuzat për anim kundër Izraelit.

“Këto akuza… janë në kundërshti me realitetin e përpjekjeve të UNESCO-s, veçanërisht në fushën e edukimit për Holokaustin dhe luftën kundër antisemitizmit”, është shprehur ajo.

Administrata Trump njoftoi më 2017 se SHBA-ja do të tërhiqej nga UNESCO-ja, duke e akuzuar organizatën për anim kundër Izraelit. Vendimi hyri në fuqi një vit më vonë. SHBA-ja dhe Izraeli ndërprenë financimin e UNESCO-s, pasi organizata votoi për përfshirjen e Palestinës së shtet anëtar më 2011.

Tërheqja e SHBA-së pritet të ketë ndikim mbi UNESCO-n, për shkak se Uashingtoni mundëson një pjesë të buxhetit të organizatës. Por, UNESCO-ja pritet t’ia dalë, teksa ka diversifikuar burimet e financimit gjatë viteve të fundit, ndërsa kontributi i SHBA-së është tkurrur, duke përbërë vetëm 8 për qind të buxhetit të përgjithshëm të organizatës.

Azoulay është zotuar se UNESCO-ja do të vazhdojë të kryejë misionin e saj, pavarësisht “resurseve të reduktuara”, teksa ka bërë të ditur se organizata nuk po planifikon ta shkurtojë stafin e saj tani për tani.

“Qëllimi i UNESCO-s është t’i pranojë të gjitha kombet e botës, dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dhe do të jenë gjithmonë të mirëseardhura”, është shprehur ajo.

“Ne do të vazhdojmë do të punojmë ngushtë me të gjithë partnerët tanë amerikanë në sektorin privat, në organizata të shkencës dhe jofitimprurëse, dhe do të zhvillojmë dialog politik me administratën dhe me Kongresin amerikan”, ka thënë Azoulay.

Shtetet e Bashkuara ishin tërhequr nga UNESCO-ja edhe gjatë administratës së Ronald Reaganit, më 1984, duke e konsideruar organizatën të keqmenaxhuar, të korruptuar dhe të keqpërdorur për avancimin e interesave të Bashkimit Sovjetik. SHBA-ja ishte kthyer në UNESCO më 2003, gjatë presidencës së George W. Bushit./ REL

The post SHBA-ja do të largohet përsëri nga UNESCO, 2 vjet pasi u ribashkua me organizatën appeared first on Albeu.com.

UNESCO shpall kështjellat e mbretit të Bavarisë Ludwig II, trashëgimi e kulturës botërore
Kështjellat përrallore të mbretit të Bavarisë Ludwig II, Komisioni i UNESCO-s i ka shpallur trashëgimi e kulturës botërore.

Krahas Neuschweinstein kategorizohen edhe tri kështjella të tjera si trashëgimi e kulturës botërore.

Në mbledhjen e Komisionit të Trashëgimisë së Kulturës Botërore të UNESCO-s në Paris, u pranuan në listën e objekteve të mbrojtura të kulturës botërore kështjellat përrallore të mbretit të Bavarisë Ludwig i II si dhe shtëpia mbretërore në Berg.

Këto kështjella në mjedise idilike natyrore që prej mëse 140 vjetësh janë si një magnet për turistët.

Vetëm vitin e kaluar janë joshur të vizitojnë këto vepra mjeshtërore rreth 1,7 milionë vizitorë nga brenda dhe jashtë vendit.

Tri kështjellat e famshme të Ludwig-ut të II u ndërtuan gjatë mbretërimit të tij me shuma maramendëse parash.

Kështjellat Linderhof dhe Herrenchiemsee, ku janë vendosur ekspozitat qëndrore në kujtim të Ludwig-ut të II, si dhe kështjella Neuschwanstein.

Mbreti i famshëm bavarez

Ludwig i IIështë konsideruar në gjithë botën si gjermani më i njohur, megjithëse parë hollë ai ka qenë bavarez: Mbreti Ludwigu i II ka lindur më 25 gusht 1845 në kështjellën Nymphenburg afër Mynihut dhe ka vdekur më 13 qershor 1886 në liqenin Starnberger. Ludwigu i II. ka sunduar nga 1864 deri në vdekjen e tij si mbreti i Bavarisë.

Ai nuk ka qenë mbret “konvencional”, të cilit nuk i interesonte shumë politika, lufta dhe administrata. Ai angazhohej për artin, ndërtimin e kështjellave shumë pompoze, mbështeste Richard Wagnerin dhe muzikën e tij.

The post UNESCO shpall kështjellat e mbretit të Bavarisë Ludwig II, trashëgimi e kulturës botërore appeared first on Albeu.com.

Pjesë e UNESCO-s/ Egjipti dhe Greqia bien dakord të mbrojnë statusin e manastirit të Malit Sinai
Greqia dhe Egjipti kanë rënë dakord të mbrojnë statusin e njërit prej vendeve më të vjetra të adhurimit të krishterë në botë, thanë ministrat e jashtëm të të dy vendeve vonë të mërkurën, pasi një vendim i gjykatës egjiptiane javën e kaluar, hodhi pasiguri mbi të ardhmen e tij.

Manastiri i Shën Katerinës, në rrëzë të malit Sinai të Egjiptit, u themelua në shekullin e 6-të dhe është manastiri më i vjetër i krishterë që përdoret ende për funksionin e tij origjinal, thotë UNESCO, e cila e ka listuar zonën si një vend të Trashëgimisë Botërore.

I nderuar nga të krishterët, myslimanët dhe hebrenjtë, manastiri ndodhet në vendin ku sipas traditës biblike, Moisiu mori ‘Dhjetë Urdhëresat’.

Por javën e kaluar, një vendim gjykate egjiptiane, i parë nga Reuters, urdhëroi murgjit ortodoksë të lironin disa parcela toke që murgjit i kanë përdorur për vite me radhë, duke përfshirë vreshta dhe kopshte ngjitur me kompleksin e manastirit, me arsyetimin se ato ishin sekuestruar në mënyrë të paligjshme, duke shkaktuar një stuhi diplomatike midis Kajros dhe Athinës, lidhur me statusin e vendit.

“Ne ramë dakord që në të ardhmen e afërt të punojmë për mbrojtjen e të drejtave të manastirit, si dhe statusin e tij ligjor”, tha Ministri i Jashtëm Grek, George Gerapetritis, pasi u takua me homologun e tij egjiptian, Badr Abdelatty, në Kajro.

“Si Egjipti ashtu edhe Greqia synojnë të ecin përpara, bazuar në traditën e gjatë dhe statusin tashmë të vendosur të një manastiri emblematik për karakterin e tij ortodoks grek të adhurimit”.

Abdelatty tha se vendimi ruan vlerën e thellë shpirtërore dhe qëndrimin fetar të manastirit, dhe konfirmoi se murgjit do të vazhdojnë të kenë qasje dhe të përdorin manastirin dhe vendet e tij fetare dhe historike, sipas një deklarate të ministrisë së jashtme.

Me një histori të gjatë të marrëdhënieve diplomatike, Greqia dhe Egjipti kanë thelluar bashkëpunimin në vitet e fundit .

Shën Katerina është një kompleks i gjerë dhe sipas traditës u ndërtua rreth një kaçubeje që digjej, ku thuhet se Zoti i foli Moisiut, siç përshkruhet në Librin e Eksodit. Biblioteka e saj është një nga më të gjerat në botë, duke përmbajtur disa nga dorëshkrimet më të hershme të krishtera në botë./ Reuters.

The post Pjesë e UNESCO-s/ Egjipti dhe Greqia bien dakord të mbrojnë statusin e manastirit të Malit Sinai appeared first on Albeu.com.

Trashëgimia kulturore, raporti: Rekomandimet që lihen nga UNESCO, në vesh të shurdhër
Shkëlqimi turistik i Shqipërisë në kohën kur po vlerësohet gjithmonë e më shumë si një destinacion që ngjall interes edhe kulturor, duhet të kishte nxitur një qasje më aktive në mbrojtjen e asaj që njihet si trashëgimi kulturore.

Por duket se diçka e tillë nuk ka bërë institucionet më të vëmendshme për promovimin dhe mbrojtjen e kësaj pjese.

Një auditim i Kontrollit të Latë të Shtetit që ka në objekt të tij tematikën “Mbrojtja e vlerave dhe pasurisë së vendit tonë në UNESCO”, nxjerr në pah disa problematika që lidhen pikërisht me vëmendjen ndaj trashëgimisë kulturore.

Një prej tyre është ajo që lidhet me rekomandimet që lënë misionet e UNESCO, sa i takon pasurve që janë pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore pjesë e të cilave janë dy qytete në vendin tonë.

“Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, nuk merr asnjë masë konkrete për të adresuar zbatimin e rekomandimeve që lënë misionet e UNESCO-s për pasuritë pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore (p.sh Qendrat Historike të Beratit dhe Gjirokastrës, Trashëgimia kulturore dhe natyrore e Liqenit të Ohrit).

Rekomandimet nuk adresohen për ndjekje dhe zbatim nga asnjë strukturë specifike në institucionet publike, nuk koordinohet puna midis institucioneve përgjegjëse, nuk ka një plan masash për zbatim, si dhe nuk ka informacion se çfarë bën dhe duhet të bëjë secila strukturë për zbatimin e rekomandimeve të UNESCO-s”, thuhet në auditim.

Një tjetër rast ku nuk janë adresuar shqetësimet për faktorët që rrezikojnë trashëgiminë, këtë herë natyrore është ai për Liqenin e Ohrit.

Këto institucione, sipas KLSH, në vijimësi kanë shpërfillur rekomandimet e Komitetit të UNESCO-s i cili që nga viti 2019 e në vijim, thekson se duhet të merren masa urgjente dhe të mobilizohen të gjitha palët dhe aktorët për të reduktuar kërcënimet dhe për të bërë të mundur ruajtjen e Vlerave të Jashtëzakonshme Universale të Liqenit të Ohrit.

Gjithashtu, projekti i Parkut Ujor Drilon – Tushemisht ka vijuar, pa marrë në konsideratë rekomandimet e Komitetit që nga viti 2020 e në vijim

I njëjti dokument vë theksin tek mosrespektimi i detyrimeve që lindin nga anëtarësimi në konventat e trashëgimisë kulturore, ku kërkohet që për projektet infrastrukturore të merret mendim edhe nga autoritetet përgjegjëse për këtë fushë.

“Shqipëria edhe pse nënshkruese e dy konventave bazë për mbrojtjen dhe ruajtjen e pasurive kulturore / kulturore natyrore dhe pasurive kulturore jomateriale, nuk ka të përcaktuar në kuadrin ligjor në fuqi detyrime që derivojnë nga këto Konventa, si p.sh., çdo projekt që kryhet në sitet e trashëgimisë kulturore duhet të marrë më parë “Vlerësim të Ndikimit në Trashëgimi (HIA)”.

Konkretisht, Shteti Shqiptar për projektin infrastrukturor të Bypass-it të Gjirokastrës ka vijuar zbatimin pa bërë “Vlerësimin e Ndikimit në Trashëgimi” të tij, si dhe pa konsideruar rekomandimet që janë bërë vit pas viti nga Komiteti i UNESCO-s duke riskuar integritetin e përgjithshëm të këtij qyteti dhe cenuar këtë pasuri me vlerë universal”, nënvizohet në auditim. /Monitor

The post Trashëgimia kulturore, raporti: Rekomandimet që lihen nga UNESCO, në vesh të shurdhër appeared first on Albeu.com.

Vjosa në UNESCO, gati dosja e aplikimit, Kumbaro: Një kontribut i gjithë shoqërisë shqiptare
Ka përfunduar përgatitja e dosjes për përfshirjen e Parkut Kombëtar “Lumi Vjosa” në UNESCO, programi “Njeriu dhe Biosfera”.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro nënshkroi dosjen që do të dërgohet pranë UNESCO, një punë voluminoze e udhëhequr nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në bashkëpunim me ekspertët e Unionit Ndërkombëtar të Konservimit të Natyrës dhe partnerët ndërkombëtarë.

“Vjosa do të kategorizohet në kategorinë e re «Njeriu dhe Biosfera», një ndër kategoritë më interesante që ka UNESCO kur bëhet fjalë për zona të mbrojtura natyrore, ku njeriu bashkëjeton me natyrën. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me ekspertët ndërkombëtarë të IUCN dhe UNESCO, dosjen e kanë bërë gati. Tani fillon një proces bashkëpunimi me ekspertët e UNESCO në Paris dhe me besimin e plotë se në mbledhjen e ardhshme të Komitetit të Trashëgimisë Natyrore, Vjosa do të marrë edhe këtë patentë të re për të rritur emrin e vet, për të përfshirë komunitetet, por edhe për të ardhur me produkte të reja për secilën nga zonat që shtrihen në Pellgun e Vjosës. Jemi shumë krenarë për punën që kemi bërë gjithë këto vite për Vjosën ku secili nga aktorët e shoqërisë shqiptare ka luajtur një kontribut shumë të rëndësishëm, nga shoqëria civile deri tek ata që janë njerëzit e Vjosës dhe e kanë ruajtur e mbrojtur në shekuj”, u shpreh ministrja Kumbaro përmes një videomesazhi.

Muaji shtator shënoi edhe një tjetër ngjarje të rëndësishme për Parkun Kombëtar Lumi Vjosa, siç është miratimi i Planit të Integruar të Menaxhimit, rezultat final i një pune mjaft intensive ndërmjet ekspertëve shqiptarë dhe të huaj, konsultimesh publike të njëpasnjëshme në të gjithë territorin, diskutimesh, trajnimesh dhe ekspertizash. Ndërkohë, paralelisht ka vijuar puna edhe për përgatitjen e projektit të Qendrës Multifunksionale të Parkut Kombëtar Vjosa, puna për të cilin nis brenda vitit.

The post Vjosa në UNESCO, gati dosja e aplikimit, Kumbaro: Një kontribut i gjithë shoqërisë shqiptare appeared first on Albeu.com.

UNESCO: Shqipëria të shmangë me çdo kusht menaxhimin e fragmentarizuar të Butrintit
UNESCO nuk pritet ta listojë këtë vit Butrintin në Trashëgiminë Kulturore në Rrezik por u kërkon autoriteteve shqiptare të shmangin me çdo kusht menaxhimin e fragmentarizuar dhe të sqarojnë me urgjencë kufijtë e pronës.  Projektvendimi që do të shqyrtohet në asamblenë e UNESCO-s që mbahet në Indi u kërkon autoriteteve shqiptare të dorëzojnë një hartë të kufijve të pronës së Butrintit, të cilët janë ndryshuar dy vjet më parë nga qeveria shqiptare pa miratimin e UNESCO-s.

Një analizë e thelluar e Qendrës së Trashëgimisë Botërore dhe një projktvendim i Komitetit të UNESCOS që do të mblidhet në Indi këtë muaj nuk parashikojnë që të listojnë këtë vit Butrintin në Trashëgiminë në Rrezik, por u kërkohet autoriteteve shqiptare” të shmangin me çdo kusht menaxhimin e fragmentarizuar dhe të sqarojnë me urgjencë kufijtë e pronës”. UNESCO thotë në analizën e zhvillimeve të fundit lidhur me Butrintin se Plani i Menaxhimit përfshin themelimin e Fondacionit për menaxhimin e ardhshëm të zonës A3, që njihet si qyteti antik për një periudhë kalimtare.

“Është për të ardhur keq thuhet në analizën e UNESCOS , që ky proces mund të rezultojë në një mjedis menaxhimi të fragmentuar, pasi seksionet A3 nuk mbulojnë të gjithë pronën. Kjo duhet të shmanget me çdo kusht”, vlerëson UNESCO.

UNESCO thotë se duke marrë parasysh që Plani i Menaxhimit të Butrintit është miratuar nga qeveria shqiptare në vitin 2020 dhe se periudha e tranzicionit ka përfunduar, Komiteti mund të ftojë Shqipërinë të ndërmarrë një rishikim afatmesëm të zbatimit të tij bazuar në kuadrin monitorues”. Një tjetër qëndrim në analizën e fundit të UNESCO-s shprehet ndaj kufijve të Butrintit ku kërkohen sqarime urgjente.

“Kërkohen sqarime urgjente sesi do të menaxhohen seksionet e pronës që nuk mbulohen nga përcaktimi A3 dhe administrohen nga Fondacioni Menaxhimit të Butrintit dhe se si do të sigurohet ruajta në këto zona”, thuhet në analizën e UNESCO-s.

“Kjo është veçanërisht urgjente në kontekstin aktual, duke qenë se misioni UNESCO-s konfirmoi se në janar 2022, rreth 600 ha u tërhoqën nga Parku Kombëtar pranë Ksamilit, ku në atë kohë ishte në ndërtim e sipër një kompleks rezidencial turistik.Kjo sipërfaqe shtrihet brenda zonës tampon të pronës siç është miratuar në 2007 nga UNESCO dhe një pjesë e vogël e pronës gjithashtu mund të jetë shkelur nga ndryshimi kufijve,” thotë UNESCO.

“Është për të ardhur keq që është ende në pritje sqarimi i kufijve të pronës dhe zonës së saj tampon, që pritet që prej datës 15 shkurt 2023″, thotë UNESCO në analizën për Butrintin.

Edhe projekt- vendimi që do ti paraqitet Komitetit të Trashëgimisë Botërore në sesionin e 46 që mbahet në Indi këtë muaj bazohet mbi analizën e Qendrës Botërore të Trashëgimisë. Në projekt vendim thuhet se “po punohet për të siguruar që Ministria e Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës të ketë mbikëqyrjen e të gjithë pronës së Trashëgimisë Botërore pasi menaxhimi i Zonës A3, t’i transferohet Fondacionit të Menaxhimit të Butrintit deri në tetor 2024”.

Në projekt vendim UNESCO thotë se “ mirëpret punën e vazhdueshme për të siguruar që Ministria e sapo krijuar e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të mbajë mbikëqyrjen e të gjithë Pronës së Trashëgimisë Botërore”. Projekt vendimi thekson “se për të arritur një menaxhim dhe llogaridhënie efektive, prona e Trashëgimisë Botërore dhe zona e saj tampon duhet të menaxhohen në mënyrë të koordinuar dhe në tërësi.”

UNESCO në projekt vendimin e saj thotë se “kërkon për më tepër që Shqipëria të japë sqarime për Qendrën e Trashëgimisë Botërore mbi rregulloret aktuale mbrojtëse dhe përdorimet e përcaktuara për të gjitha zonat e Parkut Kombëtar në lidhje me mbrojtjen e pronës së Trashëgimisë Botërore dhe funksionin e zonës tampon, dhe mbi mënyrën se si regjimet e ndryshme të menaxhimit do të harmonizohen për të shmangur fragmentimin”.

Në projekt vendim Komiteti i Trashëgimisë Botërore “shpreh keqardhje që qartësimi i kufijve të pronës dhe zonës së saj tampon është ende në pritje dhe i kërkon Shqipërisë që të paraqesë, si çështje prioritare, një hartë të qartë dhe të saktë që tregon kufirin e pronës së Trashëgimisë Botërore dhe kufirin e zonës tampon që Qendra e Trashëgimisë Botërore ta marrë në shqyrtim”. Lidhur me dokumentet e UNESCO-s, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit tha përmes një deklarate se e gjen projekt-vendimin dhe raportin analitik si shumë objektiv dhe tërësisht korrekt.

Por MEK nuk dha sqarime përse autoritete shqiptare nuk po e dorëzojnë hartën e kufijve të rinj të Butrintit në UNESCO dhe si do të arrihet ligjërisht autoriteti i kësaj Ministrie në gjithë Parkun Kombëtar të Butritnit, kur një pjesë e tij që njihet si qyteti antik do të jetë nën administrim të një organizate joftimprurëse për dhjetë vite.

Autoritetet qeveritare shqiptare ndërmorën kohët e fundit takime intensive me drejtues të Unescos të cilat shihen nga analistët e pavarur si një përpjekje për të zbutur qëndrimet e ashpra të UNESCO-s që u refletuan në një raport të një misioni monitorimi tetorin e vitit të shkuar lidhur me Butrintin. Raporti u bë publik nga Zëri i Amerikës pasi autoritetet shqiptare nuk dhanë miratimin që UNESCO ta publikonte raportin në faqen zyrtare.

Gjykata Kushtetuese vendosi në prill me një rezultat të ngushtë 5 me 4 të anëtarëve të saj për rrëzimin e kërkesës së një grupi deputetësh të opozitës që kërkonin shfuqizimin e marrëveshjes për administrimin në Parkun Kombëtar të Butrintit. Sipas marrëveshjes zona A3 e Parkut Kombëtar të Butrintit që njihet si qyteti antik do të administrohet për dhjetë vite nga një organizatë jofitimprurëse në formë Fondacioni krijuar nga ministria shqiptare e Kulturës dhe Fondacioni shqiptaro-amerikan për Zhvillimin (AADF).

The post UNESCO: Shqipëria të shmangë me çdo kusht menaxhimin e fragmentarizuar të Butrintit appeared first on Albeu.com.

16 Maj, Dita Ndërkombëtare e Dritës
Dita Ndërkombëtare e Dritës festohet çdo vit më 16 maj, në përvjetorin e funksionimit të parë të suksesshëm të lazerit, në vitin 1960 nga fizikani dhe inxhinieri, Theodore Maiman. Kjo ditë është një thirrje për të forcuar bashkëpunimin shkencor dhe për të shfrytëzuar potencialin e tij për të nxitur paqen dhe zhvillimin e qëndrueshëm, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas UNESCO-s, Dita Ndërkombëtare e Dritës thekson rolin që luan drita në shkencë, kulturë dhe art, arsim dhe zhvillim të qëndrueshëm dhe në fusha të ndryshme si mjekësia, komunikimi dhe energjia.

Studimi i dritës ka çuar në burime alternative premtuese të energjisë, përparime mjekësore që shpëtojnë jetë përmes teknologjisë dhe trajtimet diagnostikuese, internetin me shpejtësi të dritës dhe shumë zbulime të tjera që kanë revolucionarizuar shoqërinë dhe kanë formësuar të kuptuarit tonë për universin.

Këto teknologji u zhvilluan përmes shekujsh kërkimesh mbi vetitë e dritës, duke filluar me veprën kryesore të Ibn Al-Haytham, Kitab al-Manazir, “Libri i Optikës”, botuar në 1015 dhe duke përfshirë punën e Ajnshtajnit në fillim të shekullit të 20-të, e cila ndryshoi mënyrën se si mendojmë për kohën dhe dritën.

Pa dritë, planeti ynë do të ishte vetëm një vend i ftohtë dhe djerrë. Në të vërtetë, ku ka dritë, shpesh ka jetë me bollëk. Megjithatë, drita përfaqëson edhe më shumë për njerëzimin. Drita shkon dorë për dore me dijen; është një lente përmes së cilës mund të shihet dhe të kuptohet bota.

The post 16 Maj, Dita Ndërkombëtare e Dritës appeared first on Albeu.com.

UNESCO: Shqetësimet për Butrintin në ‘sitën’ e Qendrës së Trashëgimisë Botërore
UNESCO ka reaguar në lidhje me vendimin e lënë në fuqi të Gjykatës Kushtetuese të marrëveshjes së Qeverisë shqiptare me institutin shqiptaro-amerikan për menaxhimin e Butrintit. Në reagimin e tyre, UNESCO ka bërë me dije se ata po monitorojnë nga afër gjendjen e ruajtjes së pronës së Trashëgimisë Botërore.

Drejtori i Qendrës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Lazare Eloundou Assomo konfirmon se këto shqetësime do të shqyrtohen nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore në sesionin e tij të ardhshëm të 46-të, që do të mbahet në Nju Delhi, Indi, nga 21-31 korrik 2024.

“Drejtori i Qendrës së Trashëgimisë Botërore të UNESCOs, Lazare Eloundou Assomo konfirmon se ky komitet është duke monitoruar nga afër gjendjen e ruajtjes së pronës së Trashëgimisë Botërore ‘Butrint’. Këto shqetësime do të shqyrtohen nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore në sesionin e tij të ardhshëm të 46-të, që do të mbahet në Nju Delhi, Indi, nga 21-31 korrik 2024. Të shpresojmë që ky hap i ndërmarrë nga UNESCO të mos i paraprijë vendosjes së Butrintit në listën e pasurive botërore në rrezik.”, thuhet në reagimin e Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.

The post UNESCO: Shqetësimet për Butrintin në ‘sitën’ e Qendrës së Trashëgimisë Botërore appeared first on Albeu.com.

Misioni monitorues i UNESCO-s po vlerëson Ohrin
Kryetari i Ohrit, Kiril Pecakov dhe ekipi i tij realizuan takim pune me përfaqësuesit e misionit monitorues reaktiv të UNESCO-s, të cilët po qëndrojnë për vizitë pune në vend.

Para anëtarëve të Qendrës së Trashëgimisë Botërore, Këshillit Ndërkombëtar për Monumentet dhe Lokalitetet dhe Unionit Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Natyrës, si dhe ekipit Koordinues Kombëtar nga Maqedonia, Pecakov theksoi përkushtimin e fuqishëm të Komunës së Ohrit për ruajtjen e të trashëgimisë natyrore në rajonin e Ohrit.

“I kam informuar në detaje për të gjithë hapat që po ndërmarrim si Vetëqeverisje Lokale dhe afatet kohore për zbatimin e tyre. Jemi fuqishëm të përkushtuar dhe nuk devijojmë në zbatimin e rregullave tashmë të përcaktuara për ruajtjen e statusit të UNESCO-s”, thotë Pecakov.

The post Misioni monitorues i UNESCO-s po vlerëson Ohrin appeared first on Albeu.com.