ulja e çmimit Archives - Albeu.com

Plani i qeverisë për të moshuarit: nga pensioni i 13-të, te heqja e taksave dhe ulja e çmimit të energjisë
Qeveria shqiptare, ka miratuar Strategjinë e Moshimit dhe Planin e Veprimit 2025-2030, një dokument gjithëpërfshirës që synon përmirësimin e jetesës së të moshuarve në vend, përmes lehtësirave ekonomike, rritjes së pensioneve dhe mbështetjes sociale.

Sipas planit të publikuar, të moshuarit pritet të përfitojnë një pension të 13-të, ndërsa pensioni mesatar në qytet do të rritet nga 18,341 lekë aktualisht në mbi 27,511 lekë deri në vitin 2030.

Në zonat rurale, pensioni parashikohet të arrijë në 16,576 lekë. Paralelisht, qeveria synon indeksimin e diferencuar të pensioneve sipas të ardhurave, me fokus në rritjen e pensioneve më të ulëta.

Lehtësira për të moshuarit:

Heqje e taksës së pronës për personat mbi 60-vjeç;

Heqje e taksës vjetore për automjetet për të moshuarit mbi 65 vjeç;

Ulje e çmimit të energjisë elektrike dhe përfshirja në listën e “klientit në nevojë”;

Karta e pensionistit do të lëshohet nga të gjitha bashkitë, duke siguruar përfitime si transport publik falas, lehtësira në strehim dhe shërbime publike;

Rishikim i listës së barnave të rimbursueshme, në favor të të moshuarve me sëmundje kronike si diabet, Alzheimer, Parkinson, apo probleme të shëndetit mendor.

Për pensionistët që vijojnë të punojnë, plani parashikon ulje të tatimit mbi pagën dhe bonuse sipas performancës.

Qeveria thekson se këto masa do të shoqërohen me fushata informuese për të rritur ndërgjegjësimin mbi të drejtat dhe mundësitë e kësaj kategorie.

Reforma e pensioneve gjithashtu parashikon rritjen graduale të moshës së daljes në pension, me qëllim barazimin më të shpejtë të saj për burrat dhe gratë, në përputhje me kërkesat e Bashkimit Europian. Në këtë kuadër do të rishikohet edhe formula e përllogaritjes së pensioneve dhe ligji për sigurimet shoqërore.

Plani përfshin gjithashtu:

Përjashtim nga taksa e pronës për pensionistët me pension social ose minimal;

Fondi i kontigjencës për mbrojtjen e të moshuarve në raste krizash;

Bonusi i qirasë për të moshuarit pa strehë;

Mbështetje për të vetmuarit me humbje të autonomisë.

Ky dokument shënon një ndër ndërhyrjet më të gjera të dekadës së fundit për përballimin e plakjes së popullsisë në Shqipëri, që sipas ekspertëve, është ndër sfidat më të mëdha afatgjata për vendin.

The post Plani i qeverisë për të moshuarit: nga pensioni i 13-të, te heqja e taksave dhe ulja e çmimit të energjisë appeared first on Albeu.com.

Ulja e çmimit të energjisë nis nga 1 shkurti/ Balluku prezanton masat e marra për skemën e re të faturimit
Ministja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, administratori i OSHEE, Enea Karakaçi dhe administratori i OSSH, Blendian Dalipi kanë zhvilluar një takim me punonjës të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, në rolin e lexuesve të matësve të energjisë, për të diskutuar mbi masat e marra dhe detyrat që dalin nga skema e re e faturimit të energjisë elektrike.

Ajo theksoi se nga 1 shkurti, do të aplikohet ulja e çmimit të energjisë elektrike për abonentët familjarë.

Më tej, Balluku pohoi se ndër masat e marra nga ana e OSHEE-së, është shtimi i numrit të lexuesve deri në vendosjen në të gjithë vendin të matësve inteligjentë.

”Kemi një trupë të konsiderueshme prej 870 punonjësish. Kësaj trupe do t’i shtohen edhe 120 punonjës të rinj, pasi nga 1 shkurti OSHEE do të aplikojë një çmim të ri, 10,5% më të ulët për më shumë se 1 milion abonentë familjarë, që përbëjnë 95% të numrit total të abonentëve”, tha Balluku.

Pak ditë më pas, Bordi i Entit Rregullator të Energjisë (ERE), vendosi që çmimi për konsumatorët familjarë që shpenzojnë deri në 700 kilovat, do të jetë 8,5 lekë, kurse ata që shpenzojnë më shumë do paguajnë të njëjtin çmim aq sa është aktualisht.

Kryeministri Edi Rama, e cilësoi këtë ulje si një arritje që është nga më domethënëset. Sipas tij, kjo është ulja e parë në historinë e këtyre 35 viteve të çmimit të energjisë elektrike.

The post Ulja e çmimit të energjisë nis nga 1 shkurti/ Balluku prezanton masat e marra për skemën e re të faturimit appeared first on Albeu.com.