Ulian bajrami Archives - Albeu.com

Arrestimi i avokatit Bajrami/ Prokurori Çela: Është e papranueshme, rasti nuk duhet të ndodhte
Ditën e sotme, një nga pyetjet në Parlament nga deputetët e opozitës, ishte ajo që lidhej me incidentin e ndodhur ditë më parë në Gjykatën e Elbasanit, ku u prokurori i një prej dosjeve kërkoi arrestimin e avokatit Ulian Barjami për kanosje dhe kërcënim në seancë.

Mbrojtësi ligjor u lirua nga paraburgimi gjatë masës së sigurisë, por ngjarja shkaktoi shumë bujë dhe reagime të forta politike.

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, u përgjigj se ky ishte një rast për reflektim dhe sa për çështjen po pritej përfundimi i inspektimit nga ILD-ja.

Por ai nënvizoi se u ka kërkuar prokurorëve që të jenë të butë me masat shtrënguese të arrestit me burg.

Sipas tij, masa e izolimit duhet të jetë e fundit që aplikohet, në varësi të veprave penale.

“Rasti ne fjalë mund të jetë reflektim. I kemi kërkuar prokurorëve që masa e arrestit të jetë masa e fundit që kërkohet dhe vlerësimi duhet të jetë shumë i kujdesshëm. Veprat penal i nënshtrohen një kallëzimi, por ne jemi përpjekur që të kemi një ulje të masave ekstreme. Rasti në fjalë nuk duhet të ndodhte. Por masa e arrestit në burg është ekstreme dhe e pajustifikueshme”, tha Çela.

Pyetjes nëse ka ngjarje të tjera të ngjashme ai tha se nuk kishte, por vuri theksin te masat e buta të sigurisë dhe për arrestimin e avokatit dhe incidentin me prokurorin po priste rezultatet e ILD.

“Nuk ka rast tjetër të ngjashëm, në dijeninë time nuk ka pasur. Por kam dijeni se ka një hetim edhe nga ILD për këtë rast, ku do dalin konkluzionet përkatëse”, përfundoi kryeprokurori.

The post Arrestimi i avokatit Bajrami/ Prokurori Çela: Është e papranueshme, rasti nuk duhet të ndodhte appeared first on Albeu.com.

Masa disiplinore që shkojnë deri në heqjen e licensës/ Pas arrestimit të Ulian Barjamit, avokatët përshkallëzojnë qëndrimin: Kërkojnë bojkot privat në nismën anonime
Pas arrestimit të avokatit Ulian Barjami, disa kolegë të tij kanë ndërmarrë një nismë për bojkot të përgjithshëm dhe pa afat të të gjitha proceseve gjyqësore, në shenjë proteste ndaj asaj që e konsiderojnë shkelje të rëndë të ligjit dhe të drejtave të mbrojtjes.

Gazetarja e Anila Hoxha raporton se mesazhi po qarkullon në celularët e avokatëve, dhe në të kërkohet mbledhje urgjente e Dhomës së Avokatisë dhe bojkot i plotë i të gjitha proceseve civile dhe penale në të gjitha nivelet, përveç çështjeve që lidhen me masat e sigurimit.

Kërkesat kryesore të përfshira në këtë dokument janë:

– Anulimi i procedimit penal ndaj Ulian Barjamit, të cilin e konsiderojnë të paligjshëm, nisur nga deklarimet e tij në seancën gjyqësore të datës 17 tetor 2025.

– Kthimi i menjëhershëm i telefonit personal të avokatit Barjami të sekuestruar prej policisë.

-Hetimi dhe ndëshkimi i efektives Zmeralda Mehilli dhe drejtuesve të policisë së Elbasanit për ndalimin e paligjshëm të Barjamit më 18 tetor.

-Hetimi i prokurores Ajkuna Anxhaku, për mosveprim dhe shpërdorim detyre lidhur me rastin.

-Masa disiplinore ndaj prokurorit Gjergji Ceka dhe gjyqtares Megi Strakosha, për qëndrimin e tyre ndaj avokatit gjatë një seance gjyqësore.

Sipas dokumentit, mospjesëmarrja e avokatëve në seanca do të jetë një arsye e ligjshme për shtyrjen e proceseve gjyqësore, ndërsa çdo avokat që nuk e respekton bojkotin do të përballet me masa disiplinore që shkojnë deri në heqjen e licencës për ushtrimin e profesionit. Kërkesa pritet t’i dërgohet institucioneve të drejtësisë, përfshirë KLGJ-në, KLP-në, ILD-në dhe SPAK-un, si dhe të bëhet publike në media.

Më poshtë po ju paraqesim kërkesat, pjesë e dokumentit që po qarkullon në telefonat e avokatëve:

Bllokimin, nëpërmjet bojkotit pa afat, të të gjitha proceseve civile dhe penale, si në hetim dhe në gjykim, në të gjitha shkallët, përfshi edhe proceset në Gjykatën Kushtetuese duke përjashtuar nga efektet e këtij bojkoti pjesmarrjen në çështjet penale me objekt caktimi, ndryshimi, zëvendësimi dhe shuarje e masave të sigurimit, deri në përmbushjen e këtyre kushteve:

-të vendoset menjëherë mosfillimi i procedimit penal të regjistruar në mënyrë të paligjshme nga Prokuroria e Elbasanit, prokurorja Ajkuna Anxhaku, ndaj avokatit Ulian Barjami për deklarimet e tij në seancën e datës 17.10.2025.

– ti kthehet menjëherë telefoni i avokatit Ulian Barjami i sekuestruar në mënyrë të paligjshme nga oficerja e policisë gjyqësore Zmeralda Mehilli, në datën 18.10.2025.

– të hetohet dhe të merren masa ndëshkuese për oficeren e policisë gjyqësore Zmeralda Mehilli dhe të gjithë zinxhirin drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, për ndalimin e paligjshëm që i kanë bërë avokatit Ulian Barjami në datën 18.10.2025 ora 17.40 në ambientet e kësaj drejtorie.

– të hetohet dhe të merren masa ndëshkuese për prokuroren e gatshme në Prokurorinë e Elbasanit për datën 18.10.2025 Ajkuna Anxhaku, e cila me neglizhencë nuk mori masa për ndalimin e paligjshmerisë së kryer nga opgj-Zmeralda Mehilli, madje në shpërdorim detyre, edhe pasi u njoftua me mesazh telefonik nga avokati mbrojtës Adriatik Kuka ne orët e para të mëngjesit të datës 19.10.2025 për rastin dhe nevojën për ndërhyrjen e saj, nuk mori asnjë masë për të ndaluar paligjshmërinë por e zgjati këtë paligjshmëri deri në orët e pasdites së datës 20.10.2025 pra deri në fund të afatit ligjor maksimal 48 orë nga momenti i ndalimit të paligjshëm.

– të hetohet dhe të merren masa ndëshkuese për prokurorin Gjergji Ceka dhe gjyqtaren Megi Strakosha për shkelje shumë të rëndë të etikës në lidhje me komunikimin e tyre drejtuar avokatit Ulian Barjami, në seancën e datës 17.10.2025 për shqyrtimin e kërkesës për caktimin e disa masave të sigurimit.

2. Ti dërgohet vendimi, për njoftim dhe plotësim të kushteve, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të gjitha mediave në Republikën e Shqipërisë.

3.Mospjesmarrja e avokatëve në proceset penale si në hetim dhe gjykim në datat e mësipërme, është arsye objektive për shtyrjen e proceseve gjyqësore.

4.Moszbatimi i këtij vendimi nga avokatet përbën shkelje të rëndë disiplinore, si rrjedhojë shërben si bazë për fillim të procedimit disiplinor nga Komiteti i Disiplinës, duke u shoqëruar me vendosjen e masave më të rënda disiplinore, pezullim deri në heqjen e liçensës së ushtrimit të profesionit.

The post Masa disiplinore që shkojnë deri në heqjen e licensës/ Pas arrestimit të Ulian Barjamit, avokatët përshkallëzojnë qëndrimin: Kërkojnë bojkot privat në nismën anonime appeared first on Albeu.com.

Flet për herë të parë pas lirimit nga burgu, avokati Barjami: Tonet kërcënuese ishin nga prokurori, po mbroja klientin
Avokati Ulian Barjami në një intervistë të dhënë për emisionin Breaking me Dafina Hysën në Top News tha se hetimi ndaj tij do të vazhdojë nga ana e prokurorisë se Elbasanit, por ai ende nuk është njohur me akuzat e procedimit. Ndërsa sqaroi dhe momentin si u arrestua.

“Kam dijeni që do të vijojë procedimi. Nuk e di saktësisht, por do të vazhdojë. Nuk jemi njohur akoma me praktikimin që do të bëjë. Ka qenë oficeri i policisë gjyqësore që ka bërë ekzekutimin e vendimit”, u shpreh avokati.

Ai mohoi që të ketë kërcënuar prokurorin ndërsa theksoi se në çdo moment ka ndjekur rrugën ligjore.

“Tonet kërcënuese ishin nga ana e prokurorit. Çdo gjë ishte ligjore dhe veprimi që unë bëra ishte ligjore… kam qenë përfaqësues i njërit prej personave të arrestuar.

Ka pasur diskutime e debate të ndryshme, ishin paraqitur fakte të pavërteta, kërkesa e paraqitur nga prokurori për vlerësim mase por dhe relatimi që bëri nuk përputheshin, por dhe gjykata e konstatuar këtë gjë. Nuk rezultonin 12 persona por pesë persona. Personat e tjerë kanë ardhur pasi u bë kontrolli. I mbrojturi prej meje nuk ishte në tavolinë, këtë e evidentoj para gjykatës”, u shpreh ai.

The post Flet për herë të parë pas lirimit nga burgu, avokati Barjami: Tonet kërcënuese ishin nga prokurori, po mbroja klientin appeared first on Albeu.com.

U arrestua pasi dyshohet se kërcënoi prokurorin në sallën e gjyqit, lirohet avokati Ulian Bajrami
Avokati Ulian Barjami, i cili u arrestua dy ditë më parë pas një debati të ashpër në sallën e gjyqit në Elbasan, është liruar sot rreth orës 15:50. Arrestimi i tij u bë me iniciativën e një oficereje policie, pas përplasjes që ai pati me prokurorin e çështjes, Gjergji Ceka, lidhur me provat që, sipas tij, ishin të pabazuara dhe fajësonin padrejtësisht klientin e tij.

Burime pranë sistemit të drejtësisë bëjnë me dije se ndalimi i avokatit është vlerësuar si i paligjshëm nga vetë prokurorja e çështjes.

Seanca gjyqësore ku ndodhi përplasja kishte të bënte me caktimin e masës së sigurisë për 14 personat e arrestuar nga operacioni policor “Fast” me shtrirje në Elbasan.

Avokati Bajrami mbronte në këtë seancë, një prej të arrestuarve, Maksim Suçi.

The post U arrestua pasi dyshohet se kërcënoi prokurorin në sallën e gjyqit, lirohet avokati Ulian Bajrami appeared first on Albeu.com.