Ukrainë Archives - Albeu.com

Mosnjohja e Kosovës, levë diplomatike në duart e Ukrainës?
<html><head></head><body>

Raportet midis Ukrainës dhe Serbisë nuk kanë karakter strategjik, por interesat reciproke që i kanë bashkuar po influencojnë edhe qasjen e Kievit ndaj çështjes së pavarësisë së Kosovës, sipas ekspertëve të konsultuar nga Radio Evropa e Lirë.

Kjo temë doli në pah pas udhëtimit të parë zyrtar të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në kryeqytetin serb, ku ai theksoi se respekton sovranitetin territorial të partnerëve dhe se pozicioni i Ukrainës rreth shpalljes së pavarësisë së Kosovës “nuk ka ndryshuar”.

Kateryna Shymkevych, specialiste në Qendrën Analitike për Studime Ballkanike me seli në Ukrainë, vlerëson se Kievi e konsideron bashkëpunimin me Beogradin si të favorshëm për sigurimin e municioneve, për marrëdhëniet me Brukselin dhe për përpjekjet për të tërhequr Serbinë, sado pak, drejt Perëndimit.

Ajo shton se Serbia, nga ana e vet, dëshiron lidhje më të ngushta me Gjermaninë dhe Francën dhe e sheh Ukrainën si një portë hyrëse në BE, ndërsa Ukraina ka nevoja konkrete për armë dhe dëshiron të ruajë një linjë dialogu me një shtet tradicionalisht besnik ndaj Rusisë.

“Ukraina e di mirë që Serbia është një vend prorus, por t’i komunikosh BE-së se nuk do të bashkëpunosh me Serbinë nuk është një zgjidhje realiste”, thekson Shymkevych për Radion Evropa e Lirë.

Një qëndrim të ngjashëm mban edhe Yevhen Mahda, drejtor ekzekutiv i Institutit për Politikat Botërore në Kiev.

Ai vëren se Ukraina dhe Serbia nuk mund të cilësohen aleatë strategjikë, duke sugjeruar se ishte presidenti serb, Aleksandar Vuciq, ai që përfitoi më shumë nga ardhja e Zelenskyt.

Sidoqoftë, Mahda nuk hedh poshtë që edhe Ukraina nxori përfitime nga ky raport.

“Shkurtimisht, [Ukraina ka marrë] furnizime me municion dhe mundësinë që Serbia të shërbejë si urë për bisedime me Rusinë”, deklaron ai për REL-in.

Në këtë mozaik interesash përfshihet edhe çështja e Kosovës, me mosnjohjen e saj nga ana e Ukrainës që u bë objekt diskutimi gjatë qëndrimit të Zelenskyt në Beograd.

Çfarë e frenon njohjen e Kosovës nga Ukraina?

Kievi justifikon qëndrimin e tij mosnjohës ndaj pavarësisë së Kosovës duke u mbështetur në parimin e së drejtës ndërkombëtare për integritetin territorial dhe nga frika se ky akt njohjeje mund të instrumentalizohet nga Rusia për territoret e pushtuara ukrainase.

Mirëpo, Prishtina zyrtare kundërpërgjigjet se ky krahasim nuk qëndron: Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi më 2010 se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me normat ndërkombëtare.

Në një studim të publikuar këtë javë nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, analisti Ramadan Ilazi vëren se Kosova dhe zonat ukrainase të pushtuara nga Rusia janë raste krejtësisht të ndryshme dhe se Ukraina nuk ka pse të trillojë krahasime artificiale midis tyre.

Ai shpjegon se shteti i Kosovës u krijua pas vitesh represioni, konflikti të armatosur, ndërhyrjes humanitare të NATO-s dhe një procesi të gjerë ndërkombëtar për përcaktimin e statusit. Ndryshe ndodhi me Krimenë, e cila u uzurpua dhe u aneksua nëpërmjet agresionit ushtarak rus.

Edhe Gëzim Visoka, pedagog i studimeve për paqe dhe konflikt në Universitetin e Dublinit, e përqendron kritikën e tij pikërisht në këtë dallim thelbësor.

Ai nënvizon se “mungon çdo paralelizëm mes Kosovës dhe territoreve ukrainase nën pushtim” dhe se Ukraina do të dilte më mirë ta njihte Kosovën sesa t’i jepte Kremlinit rast për të justifikuar okupimin e territoreve të saj.

“Në këtë rrethanë, besoj se vërejtja e kotë dhe aspak miqësore e Ukrainës për pavarësinë e Kosovës jo vetëm që legjitimon qëndrimin obstruktiv të Serbisë, por gjithashtu u dhuron një pretekst shtesë pesë anëtarëve të BE-së që vazhdojnë ta mbajnë Kosovën të panjohur”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Të njëjtin qëndrim përforcoi edhe Glauk Konjufca, ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, duke deklaruar se shteti kosovar lindi nga lufta çlirimtare e popullit pas “vitesh të tëra shtypjeje sistematike dhe fushate gjenocidale nga regjimi i Millosheviqit”.

“Ajo që erdhi më pas nuk ishte okupim, aneksim apo pushtim i dhunshëm, por një proces mbikëqyrjeje ndërkombëtare nën egjidën e OKB-së dhe ndërmjetësimit diplomatik për zgjidhjen e statusit final”, u shpreh Konjufca pak ditë më parë.

Në vijim të analizës, Visoka shton se Prishtina ka bërë aq sa duhet për Ukrainën, sa që Kievi të kishte çdo arsye për ta rivlerësuar njohjen, edhe pse shton se një vendim i tillë mund të varet nga përfundimi i konfliktit dhe kursi strategjik i ardhshëm i vendit.

“Zhgënjimi dhe reagimi i Kosovës pas deklaratës së Zelenskyt në Beograd janë të përmbajtura dhe të kuptueshme. Mbështetja e pakushtëzuar ndaj Ukrainës ka një kufi dhe duket se Kosova tashmë mund ta ketë arritur atë prag”, përfundon Visoka.

Që nga fillimi i agresionit rus, Kosova i ka qëndruar fort Ukrainës, duke iu bashkuar sanksioneve ndërkombëtare, duke akorduar ndihmë dhe mikpritje për refugjatët ukrainas, si dhe duke ofruar përkrahje të vazhdueshme politike.

Por, Kateryna Shymkevych nga Qendra Analitike për Studime Ballkanike sheh valutën tjetër të medaljes dhe e sheh reagimin ndaj fjalëve të Zelenskyt si “të ekzagjeruar”.

“Udhëheqja ukrainase nuk ka dhënë asnjë premtim për njohjen e Kosovës. Mund të jetë një pilulë e hidhur për t’u gëlltitur, por ky është realiteti”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

Shymkevych shpjegon se shqetësimi i Ukrainës nuk ka të bëjë vetëm me Serbinë, por me faktin se Rusia e përdor vazhdimisht rastin e Kosovës si precedent. Moska, sipas saj, i është referuar opinionit këshillimor të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën për të mbështetur pretendimet e veta për Krimenë, Donjeckun dhe Luhanskun. Dy rajonet e fundit, që gjenden në pjesën lindore të Ukrainës, janë deklaruar të aneksuara nga Rusia, por njihen botërisht si territor ukrainas.

Prandaj, për Kievin ekziston një dilemë e vërtetë: njohja e Kosovës mund të mos shkaktojë pasoja të dukshme në marrëdhëniet me shumicën, por do t’i ofronte Moskës një tjetër armë në luftën e saj propagandistike.

“Kjo rrezikon të sjellë kaos edhe më të thellë në arenën ndërkombëtare, me pasoja si luftëra civile, gërryerje të mëtejshme apo edhe shembje të plotë të parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare”, paralajmëron ajo.

Ndërkaq, Mahda si pasojë të vetme të mundshme përmend përkeqësimin e marrëdhënieve me anëtarët e BE-së që ende nuk e njohin Kosovën.

“Brenda shoqërisë ukrainase, njohja e pavarësisë së Kosovës nuk do të kishte asnjë efekt negativ”, shton ai, duke treguar se këtë e konstatoi gjatë një vizite në Kosovë në fundin e vitit të kaluar.

Megjithatë, Shymkevych nënvizon se mungesa e njohjes formale nuk e ka frenuar Ukrainën të forcojë gradualisht lidhjet me Kosovën.

Ajo sjell si shembuj pjesëmarrjen e paqeruajtësve ukrainas në KFOR deri më 2022, njohjen e dokumenteve kosovare për çështje humanitare, marrëdhëniet tregtare dhe rrjetet e specialistëve që luftojnë propagandën dhe dezinformimin.

Gjatë vitit 2025, Ukraina ka emëruar gjithashtu një përfaqësues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë për Shqipërinë dhe Kosovën.

Në një bisedë të zhvilluar të hënën për Radion Evropa e Lirë, kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme në parlamentin ukrainas, Oleksandr Merezhko, la të kuptohet se qëndrimi ndaj pavarësisë së Kosovës mund të rishikohet pas luftës, në varësi “nga qëndrimi i BE-së dhe shteteve të saj anëtare”.

</body></html>

The post Mosnjohja e Kosovës, levë diplomatike në duart e Ukrainës? appeared first on Albeu.com.

Eksperti austriak kërkon ngrirjen e fondeve të BE-së për Ukrainën deri në njohjen e Kosovës
<html><head></head><body>

Gunther Fehlinger, ekspert nga Austria, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian të pezullojë të gjithë financimin për Ukrainën, derisa Kievi të njohë Republikën e Kosovës.

Në një postim në X, Fehlinger shkroi: “Ukraina me të drejtë kërkon nga Evropa solidaritet, sovranitet dhe respektim të së drejtës ndërkombëtare. Kosova meriton të njëjtin parim”.

Ai vlerëson se vazhdimi i mbështetjes financiare të BE-së për Ukrainën duhet të kushtëzohet qartazi në aspektin politik me njohjen e Kosovës.

Fehlinger e mbylli reagimin e tij me thirrjen: “Ukrainë, njihe Kosovën tani”.

</body></html>

The post Eksperti austriak kërkon ngrirjen e fondeve të BE-së për Ukrainën deri në njohjen e Kosovës appeared first on Albeu.com.

Pas qëndrimit të Zelenskyt për Kosovën, Prishtina largon flamurin me mbishkrimin “Free Ukraine”
Komuna e Prishtinës ka hequr nga qendra e kryeqytetit flamurin me mbishkrimin “Free Ukraine” (Liri për Ukrainën), pas deklaratës së bërë një ditë më parë nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kundër pavarësisë së Kosovës.

Flamuri ishte vendosur pas shpërthimit të luftës, si shenjë solidariteti me Ukrainën.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale, duke deklaruar: “Shteti i Kosovës duhet të respektohet. Kur Kosova nuk respektohet, kryeqyteti, Prishtina përgjigjet gjithmonë njëjtë”.

Sipas Ramës, populli i Kosovës tregon gjithmonë solidaritet me popujt që përballen me dhunë, luftë dhe persekutim, sepse “e dimë çfarë do të thotë të luftosh për liri, dinjitet dhe të drejtën për të ekzistuar si shtet”.

“Por, asnjë kauzë dhe asnjë politikë nuk mund të ndërtohet duke nënçmuar shtetësinë e Kosovës dhe sakrificën e popullit të saj”, shtoi ai.

Gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Beograd, Zelensky deklaroi se Ukraina nuk e ka ndryshuar qëndrimin për mosnjohjen e Kosovës. Ai tha gjithashtu se vendi i tij respekton integritetin territorial të Serbisë dhe të drejtën ndërkombëtare.

Presidenti ukrainas u shpreh se Ukraina i është mirënjohëse Serbisë për respektimin e integritetit territorial të saj, përfshirë Krimenë, të cilën Rusia e aneksoi në mënyrë të paligjshme më 2014.

Edhe pse Kievi nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, Prishtina është rreshtuar përkrah sanksioneve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë. Kosova gjithashtu ka strehuar gazetarë ukrainas që u larguan nga vendi i tyre si pasojë e luftës.

The post Pas qëndrimit të Zelenskyt për Kosovën, Prishtina largon flamurin me mbishkrimin “Free Ukraine” appeared first on Albeu.com.

Goditja e Ukrainës ndaj Iranit në Detin Kaspik ndërlikon edhe më shumë situatën
Dronët e prodhuar nga Irani u kanë shkaktuar dëme të mëdha forcave ukrainase që luftojnë kundër trupave ruse. Moska ka marrë edhe teknologji dronësh nga Teherani, duke e rritur dukshëm prodhimin dhe tani përdor dronë të shumtë në luftën e saj për ta pushtuar Ukrainën.

Nga këndvështrimi i Ukrainës, kjo nënkupton se Irani është i përfshirë tërthorazi në këtë luftë. Dhe, kjo do të thotë se anijet iraniane të mallrave që bartin ngarkesa drejt Rusisë cilëson shënjestër e ligjshme ushtarake. Pikërisht kjo ndodhi gjatë fundjavës në Detin Kaspik, dhe tani Teherani nuk është aspak i kënaqur.

Pushtimi i nisur nga Rusia më 2022 ka tronditur politikën evropiane. Lufta SHBA-Izrael kundër Iranit ka tronditur politikën në Lindjen e Mesme. Pra, çfarë nënkuptojnë sulmet ukrainase ndaj ngarkesave iraniane ose anijeve ruse në Detin Kaspik për këto dy luftëra?

“Nëse ukrainasit vazhdojnë ta bëjnë këtë, padyshim që do ta vështirësojnë gjendjen si për Iranin, ashtu edhe për Rusinë. Nuk mendoj se ky është ndryshim thelbësor që do ta ndryshojë edhe rrjedhën e luftës. Sulmi ukrainas ndaj një anijeje iraniane përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm në taktika dhe dërgon një mesazh të qartë se Ukraina nuk do ta tolerojë agresionin, pavarësisht se nga vjen ai. Dyshoj se operacione të tilla do ta bëjnë gjithnjë e më të vështirë transportin detar midis Rusisë dhe Iranit nëpër Detin Kaspik”, tha Luke Coffey, ekspert për Rusinë në institutin Hudson, një institut kërkimor në Uashington.

Teherani “i përgjigjet çdo veprimi kundër tij”

Rrethanat e incidentit të 25 korrikut mbeten të paqarta Agjencia kryesore e inteligjencës së brendshme të Ukrainës, SBU, tha se dronët goditën një anije raketore ruse të quajtur Molnyia, si dhe dy anije mallrash, për të cilat tha se ishin nën sanksione ndërkombëtare dhe përdoreshin për bartjen e ngarkesave ushtarake midis Iranit dhe Rusisë.

“Ukraina ka arritur rezultate shumë të forta me sulmet me rreze të gjatë në Detin Kaspik, përfshirë ndaj anijeve të përdorura për bartjen e ngarkesave ushtarake që lidhen me Iranin”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në një postim në Telegram.

Ky përshkrim duket se i referohet dy anijeve ruse, Port Olya 2 dhe Begey, të cilat ndodhen nën sanksione ndërkombëtare për shkak të luftës në Ukrainë. Nuk dihet saktësisht se çfarë po bartnin këto anije. Pasi mori mijëra dronë vetëvrasës të prodhuar nga Irani në muajt e parë të pushtimit të nisur në shkurt 2022, Rusia ndërtoi fabrikat e veta të montimit dhe shtoi përmirësime të reja mbi projektet origjinale iraniane. Autoritetet iraniane reaguan me zemërim ndaj sulmit ndaj anijeve, duke thënë se një marinar u vra dhe duke premtuar hakmarrje. Diplomati më i lartë ukrainas në Teheran u thirr takim qortues në Ministrinë e Jashtme iraniane.

“Zelensky ka sulmuar një anije tregtare iraniane, duke vrarë një marinar”, shkroi ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, në rrjetin X, duke e quajtur këtë shkelje të hapur të Kartës së Kombeve të Bashkuara, e kryer me nxitjen e Izraelit për ta zhytur Evropën në luftën e tij.

Kievi së shpejti do të mësojë se Teherani nuk lë pa iu përgjigjur asnjë veprimi, tha Ebrahim Azizi, kryetar i Komisionit për Siguri Kombëtare në Parlamentin iranian, në një tjetër postim. Përtej retorikës së ashpër, mbetet e paqartë deri në çfarë mase Irani do të ishte në gjendje të hakmerrej.

“Teherani është qartazi i zemëruar, por ka aftësi shumë të kufizuara për të projektuar fuqi ushtarake kundër Ukrainës. Nëse vendos të përgjigjet, do të prisja diçka të tërthortë, si operacione kibernetike, aktivitete të inteligjencës, mbështetje për operacionet ruse ose ndoshta goditje ndaj interesave ukrainase jashtë vendit, më shumë sesa një sulm konvencional ushtarak. Nuk është domosdo në interesin e Iranit ta përfshijë Ukrainën në këtë konflikt dhe nuk besoj se është as në interesin e Rusisë. Rusët mund të jenë duke ushtruar presion mbi Iranin që të përmbahet”, tha Saeid Golkar, ekspert për ushtrinë iraniane dhe profesor në Universitetin e Tenesisë.

Edhe Nate Swanson, i cili shërbeu si drejtor për Iranin në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë gjatë presidencës së Joe Bidenit, shprehu dyshime për aftësinë e Iranit për t’u përgjigjur seriozisht.

“Irani leh më shumë sesa kafshon kur bëhet fjalë për Ukrainën”, tha Swanson, tani studiues në Këshillin e Atlantikut, një institut kërkimor në Uashington.

“Edhe pse është e mundur që Irani të ndërmarrë ndonjë përgjigje simbolike ndaj Ukrainës, besoj se as Ukraina dhe as Irani nuk kërkojnë të hapin fronte të reja në luftërat e tyre përkatëse”, theksoi ai.

“Kërcënimet e Iranit duken më shumë si një sinjal për Rusinë”, tha Mikhail Troiskiy, drejtues i Programit për Rusinë dhe Euroazinë në universitetin Tufts. “Teherani ka nevojë për mbështetje më të madhe nga Moska, e cila me gjasë nuk po i plotëson të gjitha kërkesat iraniane për inteligjencë dhe pajisje”.

“Dy anët e medaljes”

Kjo nuk ishte hera e parë që Ukraina goditi shënjestra në Detin Kaspik.

Flota ruse prej 28 anijesh në Detin Kaspik, e vendosur pranë Makaçkalës, rreth 1.300 kilometra larg territorit ende nën kontrollin ukrainas, ka lëshuar më parë raketa ndaj shënjestrave brenda Ukrainës.

Sipas Coffeyt, të paktën 12 anije luftarake ruse janë goditur më herët gjatë pushtimit rus, megjithëse shkalla e dëmeve në shumë raste mbetet e paqartë.

Edhe Izraeli, i cili ka kryer sulmet e veta ndaj Iranit në bashkërendim me forcat amerikane, ka goditur caqe iraniane në Detin Kaspik.

Më 18 mars, rreth tri javë pas fillimit të fushatës amerikano-izraelite, avionët izraelitë goditën portin Bandar Anzali, duke fundosur një numër të panjohur anijesh ushtarake.

Ekspertët thanë se është e mundur që forcat ukrainase të kenë vepruar gjatë fundjavës me ndihmën e inteligjencës izraelite.

“Nga pikëpamja strategjike, kjo do të kishte kuptim”, tha Golkar. “Izraeli ka mbulim shumë të mirë të inteligjencës në Iran, ndërsa Ukraina ka interes të madh për ta penguar bashkëpunimin ushtarak Iran-Rusi”.

Zelensky, i cili u takua me presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë më 28 korrik, pritej t’i paraqiste sulmet ukrainase si një shtesë të rëndësishme në fushatën amerikane kundër Iranit.

Po ashtu, Zelensky pritej të ngrinte pretendimet e mëhershme të Ukrainës se Rusia po i furnizon Iranit imazhe satelitore dhe informacione të tjera të inteligjencës, duke e ndihmuar Teheranin të shënjestrojë caqe amerikane në rajonin e Gjirit, përfshirë stacionet e CIA-s.

Sipas Coffeyt, edhe koha e sulmeve ishte me shumë gjasë e zgjedhur qëllimisht: për të tërhequr vëmendjen e administratës Trump.

“Nuk besoj se kjo e ndërlikon situatën për administratën Trump. Përkundrazi, presioni shtesë mbi Iranin ka gjasa të shihet pozitivisht”, tha ai. “Gjithashtu, dyshoj se është rastësi që këto sulme ndaj transportit detar iranian ndodhën vetëm pak ditë para takimeve të Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë”.

Megjithatë, përpjekjet e Kievit për t’i ndërthurur këto dy luftëra mund t’ia vështirësojnë punën Uashingtonit, tha Grajewski.

“Amerikanët, për çfarëdo arsye, nuk duan të tregojnë se rusët janë të përfshirë në luftën kundër Iranit”, tha ajo. “Në këtë kuptim, po, kjo e ndërlikon situatën sepse ukrainasit po dalin publikisht dhe po thonë se ka përfshirje të drejtpërdrejtë ruse”.

Administrata Trump “dëshiron t’i trajtojë këto dy luftëra si konflikte të ndara”, tha ajo. “Sa më shumë që këto dy luftëra ndërthuren, aq më e vështirë do të jetë të justifikohen disa nga politikat që lidhen me Ukrainën dhe Iranin”.

“Kjo ka dy anë të medaljes”, tha Golkar.

“Nga njëra anë, pengimi i bashkëpunimit ushtarak Iran-Rusi përputhet me interesat më të gjera strategjike të SHBA-së pa kërkuar përfshirje të drejtpërdrejtë amerikane. Nga ana tjetër, kjo shton një shtresë të re kompleksiteti. Uashingtoni tani duhet të menaxhojë marrëdhëniet me Ukrainën, Izraelin, partnerët në Gjirin Persik dhe Iranin, ndërsa përpiqet të parandalojë një përshkallëzim më të gjerë rajonal”./REL

The post Goditja e Ukrainës ndaj Iranit në Detin Kaspik ndërlikon edhe më shumë situatën appeared first on Albeu.com.

Sulmet ukrainase godasin jugun e Rusisë, humbin jetën 5 persona
Sulmet ajrore ukrainase kanë vrarë të paktën pesë persona dhe kanë plagosur shumë të tjerë në jug të Rusisë.

Në qytetin e Rostov-mbi-Don, një qendër e madhe eksporti pranë Detit të Azovit, një çift humbi jetën pasi një sulm goditi një ndërtesë banimi, njoftoi guvernatori i rajonit të Rostovit, Yury Slyusar, në një postim në Telegram.

Sipas tij, pesë persona të tjerë mbetën të plagosur, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje kritike. Ai shtoi se mbetjet e dronëve të rrëzuar shkaktuan zjarre në disa zona.

Në qytetin e Belgorodit, një sulm me dron plagosi 12 persona, përfshirë dy fëmijë, dhe shkaktoi zjarr në një ndërtesë banimi.

Ndërkohë, në Ukrainë, guvernatori i rajonit të Zaporizhzhias, Ivan Fedorov, bëri të ditur se një sulm ajror me bomba të drejtuara dhe dronë vrau një person dhe plagosi dy të tjerë në qytetin jugor të Zaporizhzhias, i cili ka qenë objekt i bombardimeve të rënda gjatë muajve të fundit.

The post Sulmet ukrainase godasin jugun e Rusisë, humbin jetën 5 persona appeared first on Albeu.com.

Goditje në zemër të ushtrisë ukrainase/ Zelensky largon edhe kreun e Forcave të Armatosura, pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka larguar ministrin e Mbrojtjes Mykhailo Fedorov dhe shefin e Forcave të Armatosura Oleksandr Syrsky. Ndryshimet në udhëheqje pasqyrojnë konfliktin e thellë mbi strategjinë e luftës përballë pushtimit rus.

Mediat shkruajnë se Fedorov mbrojti investimin në teknologji dhe sisteme pa pilot, ndërsa Sirsky ndoqi metodat tradicionale ushtarake të komandës. Shefi i ri i Forcave të Armatosura të Ukrainës është gjenerali Mykhailo Drapati, i cili ka përvojë në përdorimin e sistemeve moderne të armëve.

Rivendosja e udhëheqjes ushtarake është një rrezik politik për Zelensky mes presionit të vazhdueshëm rus në front. Për Volodymyr Zelensky, ky është një bast politik veçanërisht me rrezik të lartë, pasi suksesi ose dështimi i udhëheqjes së re ushtarake do të ndikojë jo vetëm në rrjedhën e operacioneve, por edhe në stabilitetin e brendshëm politik të Ukrainës.

The post Goditje në zemër të ushtrisë ukrainase/ Zelensky largon edhe kreun e Forcave të Armatosura, pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes appeared first on Albeu.com.

Rusia dhe Ukraina sulmojnë njëra-tjetrën me dronë
Shtëllunga të mëdha tymi u panë në qiellin e rajonit të Moskës më 20 korrik pasi sulmet me dronë ukrainas goditën një depo nafte dhe objekte logjistike, duke plagosur dhjetë persona. Kievi u zotua se do të përgjigjet ndaj sulmeve vdekjeprurëse ruse që vranë disa persona.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, konfirmoi sulmet ndaj një depoje nafte dhe objekteve logjistike në rajonin e Moskës më 20 korrik, duke shtuar se janë goditur gjithashtu dy cisterna nga “flota në hije” e Rusisë dhe katër anije mallrash, teksa Ukraina lëshoi qindra dronë gjatë natës.

Në javët e fundit, Ukraina ka intensifikuar sulmet ndaj objekteve energjetike dhe logjistike ruse, përfshirë edhe sulmin ndaj një depoje të kompanisë Wildberries gjatë fundjavës, ku u vranë shtatë persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Kompania e shitjeve online, më e madhja në Rusi, tha se pezulloi përkohësisht shërbimet më 20 korrik si masë parandaluese, por i riktheu operacionet pak më vonë.

Ukraina e ka akuzuar Wildberries-in, që shpesh krahasohet me Amazon-in në Rusi, se shet furnizime ushtarake të përdorura nga Rusia për luftë, përfshirë produkte me përdorim të dyfishtë si jelekë antiplumb dhe teknologji për vëzhgim.

“Ne po përgjigjemi, në mënyrë të drejtë, ndaj çdo sulmi rus kundër qyteteve dhe komuniteteve tona”, tha Zelensky përmes një postimi në rrjetet sociale, duke konfirmuar sulmet me dronë ukrainas ndaj rajonit të Moskës. Ai shtoi se “sanksionet tona me rreze të gjatë veprimi kanë dhënë rezultate kundër objekteve logjistike dhe një depoje të naftës”.

Sulmet u kryen pasi një raketë ruse goditi një anije që transportonte misër pranë portit ukrainas të Odesës, kur u vranë dhjetë persona.

Marina ukrainase tha se anija Golden Leo, me flamur të Guinea-Bisaut dhe me ekuipazh nga India dhe Siria, u përfshi nga flakët pasi u godit nga tri raketa lundruese ruse më 19 korrik.

Pas operacioneve të kërkim-shpëtimit të kryera gjatë natës gjetën u tha se nëntë anëtarë të ekuipazhit dhe një pilot detar humbën jetën, ndërsa tetë nga 17 anëtarët e ekuipazhit u shpëtuan.

Shefi i njësiteve ukrainase të dronëve, Robert Brovdi, shkroi në Telegram se forcat e tij kishin goditur shtatë anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, si dhe shtatë objekte energjetike në Krimenë e okupuar nga Rusia.

Brovdi tha se që nga 1 korriku, operacionet ukrainase kanë goditur 183 anije ruse, 103 objekte energjetike dhe 25 elemente të mbrojtjes ajrore, duke ulur për 75 për qind kapacitetin e kalimit me traget në ngushticën e Kërçit.

Ndërkaq, Forcat Ajrore të Ukrainës thanë më 20 korrik se Rusia kishte kryer një sulm gjatë natës ndaj Ukrainës duke përdorur dy raketa ajrore dhe 94 dronë sulmues.

Forcat ruse sulmuan për herë të parë qytetin Pavlorad me bomba të modernizuara ajrore, tha më 20 korrik kreu i administratës rajonale.

Në një tjetër sulm rus me bomba ajrore ndaj Zaporizhjës, guvernatori rajonal Ivan Fedorov raportoi se një person u vra dhe pesë të tjerë u plagosën mëngjesin e 20 korrikut. Si pasojë e sulmit u dëmtuan ndërtesa banimi dhe ndërtesa të tjera./REL

The post Rusia dhe Ukraina sulmojnë njëra-tjetrën me dronë appeared first on Albeu.com.

Valë e re sulmesh ruse në Ukrainë, tetë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur
Sulmet ruse gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë lënë të paktën tetë të vdekur në Ukrainë.

Në portin e Odesës, në brigjet e Detit të Zi, tre persona humbën jetën dhe tre të tjerë u plagosën si pasojë e një sulmi “masiv” me dronë dhe raketa, njoftoi kreu rajonal, Oleh Kiper. Sipas tij, kjo ishte dita e pestë radhazi që rajoni është vënë në shënjestër të sulmeve ruse.

Në qytetin verilindor të Sumy-t, tre persona u vranë dhe 17 të tjerë u plagosën nga bombardimet me bomba ajrore të drejtuara, tha kryetari i përkohshëm i bashkisë, Artem Kobzar. Dy viktima të tjera u raportuan në rajonet e Dnipropetrovskut, në qendër të vendit, dhe Zaporizhzhias, në jug.

Ndërkohë, ushtria ukrainase bëri të ditur se dronët e saj goditën 20 anije ruse në Detin e Zi gjatë natës, përfshirë 17 cisterna nafte.

Nga ana tjetër, Ministria ruse e Mbrojtjes konfirmoi sulmin ndaj Odesës, duke deklaruar se objektiv i operacionit ishte infrastruktura portuale, “të përdorur për shkarkimin e naftës, vajit dhe lubrifikantëve”.

Në një postim në Telegram, Oleh Kiper akuzoi Rusinë se ka shënjestruar qëllimisht civilët. Ai tha se viktimat dhe të plagosurit u shkaktuan pasi një raketë ruse goditi një ndërtesë shumëkatëshe banimi.

Sipas tij, nga sulmet u dëmtuan gjithashtu një ndërtesë jorezidenciale dhe një tubacion gazi.

The post Valë e re sulmesh ruse në Ukrainë, tetë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur appeared first on Albeu.com.

Jep dorëheqjen kryeministrja e Ukrainës, Yulia Svyrydenko
Yulia Svyrydenko është shkarkuar nga posti i kryeministres pasi parlamenti i Ukrainës miratoi vendimin sot, sipas seancës parlamentare. Mediat shkruajnë se 258 anëtarë të parlamentit të Ukrainës votuan pro shkarkimit të kreut të qeverisë, ndërsa një votoi kundër. Pesë anëtarë të tjerë abstenuan dhe 47 nuk votuan.

Shkarkimi i Svyrydenko

Presidenti Volodymyr Zelenskyy njoftoi planet për të riorganizuar kabinetin e ministrave. Ai i ka ofruar Svyrydenkos një pozicion të ri, por nuk ka dhënë detaje. Në deklaratën e saj, ajo konfirmoi dorëheqjen dhe gatishmërinë e saj për të vazhduar punën në rolin e ri. Ka të ngjarë të jetë pozicioni i ambasadorit të Ukrainës në Shtetet e Bashkuara.

Dorëheqja e kryeministres nënkupton edhe dorëheqjen e qeverisë. Prandaj, pas emërimit të një kryeministri të ri, parlamenti i Ukrainës duhet të riemërojë ministrat. Ndër kandidatët për të marrë drejtimin e qeverisë përmenden ish-kryeministri dhe ministri aktual i Energjisë, Denys Shmyhal, ministri i Transformimit Digjital, Mykhailo Fedorov, kryetari i bashkisë së Kharkivit Ihor Terekhov dhe drejtori i përgjithshëm i kompanisë shtetërore “Naftogaz”, Serhii Koretsky.

The post Jep dorëheqjen kryeministrja e Ukrainës, Yulia Svyrydenko appeared first on Albeu.com.

BE hap kapitullin e parë të negociatave për anëtarësimin e Ukrainës
Bashkimi Evropian ka hapur zyrtarisht grup-kapitullin e parë të negociatave për anëtarësimin e Ukrainës, një hap i rëndësishëm në procesin e saj drejt integrimit evropian.

Ursula von der Leyen e cilësoi këtë zhvillim si një përparim të madh, duke theksuar se Ukraina ka bërë progres të dukshëm në reformat e brendshme.

“Sot po hapim grup-kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim në BE. Ky është një hap i madh përpara,” deklaroi presidentja e Komisionit Evropian.

Ajo shtoi se Ukraina ka përmbushur pjesën e saj të detyrimeve në procesin e reformave dhe tani është radha e Bashkimit Evropian të veprojë në të njëjtën mënyrë.

“Ukraina ka bërë përparim të jashtëzakonshëm në reforma. Ata kanë përmbushur detyrimet e tyre, prandaj tani edhe ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë,” u shpreh ajo.

Ky zhvillim shihet si një sinjal i fortë politik për mbështetjen e BE-së ndaj aspiratave evropiane të Ukrainës, në një kohë kur vendi vazhdon të përballet me luftën dhe sfida të mëdha të sigurisë dhe rindërtimit.

The post BE hap kapitullin e parë të negociatave për anëtarësimin e Ukrainës appeared first on Albeu.com.