ukrainas Archives - Albeu.com

Gjermania arreston një rus që dyshohet se vrau dy ushtarë ukrainas
Prokurorët gjermanë thanë se nuk e përjashtojnë mundësinë që vrasja e dy ushtarëve ukrainas gjatë fundjavës mund të ketë pasur motive politike, teksa theksuan se kanë arrestuar një qytetar rus që dyshohet se ka therur për vdekje dy ushtarët.

Dy ushtarët – që po rikuperoheshin në jug të Gjermanisë – u gjetën jashtë një qendre tregtare në një qytet në Bavari mbrëmjen e së shtunës. Sipas policisë, ata kishin pësuar plagë serioze me thikë. Njëri prej tyre, 36 vjeç, vdiq në vendngjarje, ndërkaq ushtari tjetër 23 vjeç ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Një rus 57 vjeç është arrestuar pak pas vrasjeve të dyshuara, tha policia gjermane.

Sipas informacioneve të para, tre personat duket se e kanë njohur njëri-tjetrin.

“Motivi për krimin ende është i paqartë edhe pse motivi politik nuk mund të hidhet poshtë. Hetuesit po hetojnë në të gjitha drejtimet”, tha Zyra e Prokurorit të Munihut që po e trajton këtë rast.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dymtro Kuleba, i ka kërkuar Konsullatës së Përgjithshme ukrainase në Munih që të monitorojë rastin dhe të vazhdojë të jetë në kontakt me autoritetet gjermane.

Ndërkaq, në një rast të ndarë dy shtetas gjermano-rusë u arrestuan në Gjermani më herët gjatë prillit nën dyshimet se po planifikonin sulme sabotuese, përfshirë ndaj ndërtesave ushtarake. Zyrtarët thanë se këto sulme synonin të minonin mbështetjen ushtarake për Ukrainën.

The post Gjermania arreston një rus që dyshohet se vrau dy ushtarë ukrainas appeared first on Albeu.com.

Kreu i Wagner: Për çdo ushtar ukrainas, vriten 5 rusë
Që nga fillimi i luftës më shumë se një vit më parë, raportohej se numri i ushtarëve rusë që humbën jetën në Ukrainë ishte i lartë.

Megjithatë Kremlini nuk e pranoi kurrë këtë fakt, madje ndaloi edhe raportimin e humbjeve shumë kohë pas nisjes së konfliktit të armatosur, me qëllim fshehjen e shifrave të vërteta.

Së fundmi ka qenë kreu i Wagner, Yevgeny Prigozhin, ai që ka pranuar se numri i forcave ruse që humbën jetën në front është i lartë.

Ai tha se për çdo ushtar ukrainas të vrarë, balanca nga ana e trupave të Putinit është 5 ushtarë.

Sipas tij një bilanc i tillë vjen pasi ushtrisë ruse i mungojnë armatimet e duhura.

“Askush nuk po na mbulon krahët. Askush nuk na jep municion.

Numri i njerëzve në Wagner është duke u reduktuar. Po përballemi me të vdekurit, të plagosurit dhe ata që u larguan pas përfundimit të kontratës së tyre. Nuk na jepen armatime dhe po bëjmë gjithçka është e mundur me sasinë minimale që kemi në dispozicion.

Do të zgjasim edhe dy deri në tre javë derisa të mbetemi me vetëm një plumb në armët tona.

Gjeneralët e luftës duhet të mbajnë përgjegjësi për atë që po ndodh në vijën e frontit.

Kundërofensiva e Ukrainës është e pashmangshme. Kjo do të ndodhë pas datës 2 maj.

Kur ukrainasit të fillojnë të përparojnë, ushtarët rusë do nisin të pyesin: Ku janë armatimet tona? Ku është udhëheqësi ynë? Ku janë komandantët?

Edhe një herë po ndodh një krim kundër Federatës Ruse. Çdo predhë që gjeneralët e luftës nuk dhanë nënkupton vdekjen e një ushtari tonë.

Në vend që të vdisnin ndërsa sulmonin armikun, do vdesin sepse nuk kemi armatime të ndalim sulmin e ukrainasve.

Ajo që po ndodh është një krim kundër Rusisë dhe popullit rus. Kjo nuk duhet të kalojë pa u vënë re. Kriminelët duhet të mbajnë përgjegjësi!”, tha ai.

The post Kreu i Wagner: Për çdo ushtar ukrainas, vriten 5 rusë appeared first on Albeu.com.

BE planifikon të trajnojë 30 mijë ukrainas për tu përballur me pushtimin rus
Bashkimi Evropian dëshiron të trajnojë 30 mijë trupa ukrainase, duke dyfishuar objektivin e tij fillestar, për të ndihmuar Kievin të përballet me një pushtim rus.

Sipas një zyrtari europian në 27 nëntor, të vitit të shkuar Be filloi një plan për trajnimin e 5 mijë ushtarëve ukrainas, por gjatë ditëve të fundit u mendua që ky numër të dyfishohej.

“Ne do ta arrijmë këtë numër ndoshta para fundit të tremujorit të dytë të vitit dhe do të ketë një objektiv të ri, për të trajnuar (të tjerë) 15,000 ushtarë ukrainas,” tha zyrtari, duke folur në kushte anonimiteti. “Kështu, numri i ushtarëve ukrainas që do të trajnohen në këtë program do të arrijë në 30,000”, shtoi ai.

Trajnimi do të zhvillohet në vende të ndryshme, por qendra kryesore është në Poloni.

Objektivi i ri do të shpallet zyrtarisht në samitin e BE-së me Ukrainën të premten në Kiev.

The post BE planifikon të trajnojë 30 mijë ukrainas për tu përballur me pushtimin rus appeared first on Albeu.com.

Shfrytëzonin ukrainasit në fabrikat e paligjshme të duhanit, shkatërrohet banda në Spanjë
Policia në Spanjë ka shkatërruar një bandë qe cila drejtonte tre fabrika ilegale të duhanit ku refugjatët ukrainas punonin në kushte të këqija.

Operacionet u zhvilluan në tre rajone të Spanjës dhe 27 persona janë arrestuar.

Banda dyshohet se kishte kontrabanduar sasi të mëdha duhani të kthyer në cigare të falsifikuara.

Fabrikat mund të prodhonin më shumë se gjysmë milioni paketa cigaresh në ditë, të cilat shiteshin në të gjithë Spanjën dhe jashtë saj.

Policia tha se ukrainasit, të cilët kishin ikur nga pushtimi rus në vendin e tyre, jetonin “të ngjeshur” në strehimore të parafabrikuara brenda fabrikave.

Ata punonin me orë të tëra dhe nuk largoheshin, për të shmangur zbulimin, pasi disa kishin hyrë ilegalisht në vend.

Ndërkohë, bosët e organizatës gëzonin një “jetë luksi”, dyshohet se pastronin para për operacionin e tyre të kontrabandës së duhanit.

Autoritetet konfiskuan produkte duhani me vlerë 37.5 milionë euro (41 milionë dollarë; 33 milionë £), automjete luksoze, bizhuteri dhe sasi të mëdha parash gjatë bastisjes së tyre. Më shumë se 20 shtëpi, ndërtesa industriale dhe dyqane u kontrolluan.

Fabrika e parë klandestine u gjet në një kasolle pulash pranë Seviljes në jug në fund të vitit 2021, duke i bërë autoritetet të zhvillojnë dy operacione të tjera, në rajonin lindor të Valencias dhe La Rioja në veri.

Policia tha se banda po diversifikonte gjithashtu prodhimin duke zhvilluar plantacione të mëdha marihuanë.

Në operacion mori pjesë edhe Europol.

Sipas Kombeve të Bashkuara, ka rreth tetë milionë refugjatë ukrainas të regjistruar në të gjithë Evropën, të cilët u larguan nga pushtimi i Rusisë në shkurt 2022. Më shumë se 160,000 janë regjistruar në Spanjë.

Në nëntor, ligjvënësit në Parlamentin Evropian raportuan se shfrytëzimi për punë i ukrainasve ishte në rritje, duke thënë se urgjenca e situatës së tyre dhe barrierat gjuhësore ndonjëherë i detyronin refugjatët të merrnin punë joformale dhe të papaguara./Albeu.com/

The post Shfrytëzonin ukrainasit në fabrikat e paligjshme të duhanit, shkatërrohet banda në Spanjë appeared first on Albeu.com.

Zelensky uron ukrainasit për Krishtlindje: Rezistencë, liria ka çmim të lartë
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka kërkuar popullit të tij që të rezistojnë përballë sulmeve ruse ndërsa vendi feston Krishtlindjet, raporton BBC.

Në një fjalim sfidues të shtunën, ai tha: “Liria ka një çmim të lartë. Por skllavëria ka një çmim edhe më të lartë.”

Sulmet me raketa dhe dron të Rusisë kanë lënë miliona ukrainas pa energji, ngrohje dhe ujë të rrjedhshëm.

Vetëm dje, sulmet ajrore ruse vranë 10 persona në qytetin jugor Kherson të Ukrainës, thanë zyrtarët.

Autoritetet rajonale thanë se 68 persona të tjerë u plagosën dhe u bënë thirrje banorëve vendas që të dhurojnë urgjentisht gjak.

Duke e përshkruar Rusinë si një “vend terrorist”, Zelensky akuzoi trupat ruse për “vrasje për të frikësuar dhe për hir të kënaqësisë”.

Moska ka mohuar në mënyrë të përsëritur të ketë shënjestruar civilët në sulmet e saj. Megjithatë, presidenti Vladimir Putin ka pranuar së fundmi se trupat ruse kanë goditur objektet kritike energjetike të Ukrainës./albeu.com

The post Zelensky uron ukrainasit për Krishtlindje: Rezistencë, liria ka çmim të lartë appeared first on Albeu.com.

Sulmet me raketa lënë pa energji elektrike 10 milionë ukrainas
Sulmet e reja ruse goditën qytetet anembanë Ukrainës të enjten, duke gjymtuar infrastrukturën energjetike të vendit dhe duke zhytur miliona në errësirë ​​me fillimin e dimrit dhe uljen e temperaturave.

Breshëritë e përsëritura kanë ndërprerë furnizimin me energji elektrike dhe ujë në të gjithë Ukrainën, raporton AFP, por Kremlini fajësoi vuajtjet e civilëve në refuzimin e Kievit për të negociuar, në vend të sulmeve ruse.

Gazetarët e AFP-së në disa qytete të Ukrainës thanë se sulmi i fundit përkoi me borën e parë të sezonit, pasi zyrtarët në Kiev paralajmëruan për ditë “të vështira” në vazhdim.

“Aktualisht, më shumë se 10 milionë ukrainas janë pa energji elektrike”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të enjten, duke shtuar se rajonet e Odessa, Vinnytsia, Sumy dhe Kiev ishin më të prekura.

Sulmet në rrjetin elektrik të Ukrainës pasojnë një seri pengesash në fushën e betejës për Rusinë, duke përfshirë tërheqjen e javës së kaluar nga Kherson./albeu.com

The post Sulmet me raketa lënë pa energji elektrike 10 milionë ukrainas appeared first on Albeu.com.

Të paktën gjashtë ukrainas të vrarë në sulmin me raketa ruse
Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe më shumë se 30 të tjerë dyshohet se janë bllokuar në rrënojat në rajonin lindor të Ukrainës, Donetsk, pasi raketat ruse Uragan goditën një bllok apartamentesh pesëkatëshe, duke e shembur ndërtesën, tha një zyrtar rajonal më 10 korrik.

Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës ushtarake të Donetsk tha se sulmi ndodhi vonë më 9 korrik në Chasiv Yar, një qytet me rreth 12,000 banorë.

Andriy Yermak, shefi i shtabit të presidentit të Ukrainës, tha se sulmi ishte “një tjetër sulm terrorist” dhe se Rusia duhet të caktohet si “shteti sponsorizues i terrorizmit” si rezultat.

Sulme të shumta me raketa u raportuan gjithashtu në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Harkiv, jo shumë larg kufirit rus.

Raketat, të lëshuara në orët e para të 10 korrikut, goditën një shkollë, një shtëpi private dhe një sanatorium për fëmijë, duke shkatërruar pjesërisht ndërtesat, tha zyra e prokurorit të Harkiv.

Zyrtarët ukrainas thanë se forcat ruse sulmuan zonat pranë qytetit lindor të Slovianskut më 10 korrik, por u detyruan të tërhiqen.

Serhiy Hayday, guvernatori i rajonit lindor të Luhanskut tha se trupat ruse po mblidheshin në fshatin Bilohorivka, rreth 50 kilometra në lindje të Slovianskut./rel

The post Të paktën gjashtë ukrainas të vrarë në sulmin me raketa ruse appeared first on Albeu.com.

Rusia: Kemi rrethuar 2 mijë ushtarë ukrainas
Rusia thotë se ka rrethuar afër 2000 ushtarë ukrainas në Donbas derisa ka intensifikuar përpjekjet e saj për të zaptuar Severodonetskun dhe Lysychanskun, tha zëdhënësi i ministrisë ruse të Mbrojtjes Igor Konashenkov në një konferencë.

“Në total, në zonën e Hirske, ne kemi prerë deri në 2000 njerëz: rreth 1800 ushtarakë [ukrainas], 120 nazistë nga sektori i djathtë dhe deri në 80 mercenarë të huaj”.

CNN ka kontaktuar me ushtrinë ukrainase dhe administratën rajonale për të marrë përgjigje mbi pretendimet e Rusisë – të cilat CNN nuk ka qenë në gjendje t’i verifikojë në mënyrë të pavarur – por ende nuk ka marrë përgjigje, transmeton Gazeta Express.

Më herët të premten, kreu i administratës ushtarake rajonale të Luhansk pranoi se forcat ruse kishin bërë përparim në disa zona në jug të Lysychansk, përkatësisht Zolote dhe Toshkivka.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha gjithashtu se forcat e Moskës kishin shënjestruar pesë depo municionesh në rajonin e Luhanskut./albeu.com

The post Rusia: Kemi rrethuar 2 mijë ushtarë ukrainas appeared first on Albeu.com.

Gjermania, e gatshme të trajnojë ushtarët ukrainas për përdorim armësh
Ministria e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock ka deklaruar se tashmë ukrainasit do të marrin trajnime edhe nga Gjermania për mirëmbajtjen dhe përdorimin e armëve.

Baerbock tha se ndërsa partnerët e tjerë po i ofrojnë Ukrainës artileri, Gjermania do të ndihmonte me trajnimin dhe mirëmbajtjen e tyre.

Gjatë një konferencë për shtyp në Riga me homologun e saj letonez Edgars Rinkevics, Baerbock shtoi se Gjermania kishte zgjedhur të mos i bënte publike të gjitha armët që kishte dërguar në Ukrainë.

“Ne kemi furnizuar Ukrainën me armë antitank, Stingers [sistemet e mbrojtjes ajrore] dhe shumë armë të tjera për të cilat nuk kemi folur në publik,” tha ministrja e  Jashme.

Baerbock tha se vendi i saj do të ndihmojë forcat ukrainase të mirëmbajë sistemet e  avancuara të armëve që ka marrë nga Gjermania dhe aleatët e saj, si dhe të trajnojë ushtarët për t’i përdorur ato./albeu.com

The post Gjermania, e gatshme të trajnojë ushtarët ukrainas për përdorim armësh appeared first on Albeu.com.

Paralajmërimi i zyrtarit evropian: Mariupoli mund të bjerë brenda disa ditëve
Qyteti i sulmuar ukrainas i Mariupol mund të bjerë plotësisht në duart e forcave ruse brenda disa ditësh, ka thënë një zyrtar evropian.

BBC shkruan se zyrtari, i cili kërkoi të mos përmendet emri, tha se ata besojnë se Rusia shpreson ta shpallë qytetin “të çliruar” deri më 9 maj, datë kur Rusia shënon humbjen e Gjermanisë naziste në 1945.

“Ne presim një shkatërrim të plotë të qytetit dhe shumë viktima civile në Mariupol,” tha ai.

Zyrtari shtoi se ata kanë frikë se numri i të vdekurve mund të jetë më i keq se Bucha, ku trupat ruse janë akuzuar për vrasjen e qindra civilëve.

Rusia i mohon pretendimet. Për më tepër, zyrtari tha se ata besonin se objektivi afatmesëm i Rusisë ishte të kontrollonte Luhanskun dhe Donetsk dhe të siguronte një korridor tokësor me Krimenë, të cilin Rusia e kapi në vitin 2014. Një operacion i tillë ka të ngjarë të marrë nga katër deri në gjashtë muaj për t’u përfunduar, pas së cilës konflikti mund të rezultojë në një ngërç./albeu.com

The post Paralajmërimi i zyrtarit evropian: Mariupoli mund të bjerë brenda disa ditëve appeared first on Albeu.com.