Ukraina Archives - Albeu.com

Bekim Sali rikonfirmon përkushtimin e Maqedonisë së Veriut ndaj Ukrainës dhe rrugës së saj drejt BE-së
<html><head></head><body>

Në sesionin plenar të Samitit midis Ukrainës dhe Evropës Juglindore, i mbajtur për nder të Ditës së Shtetësisë ukrainase, mori pjesë Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Çështjeve Evropiane, Bekim Sali.

Gjatë adresimit të tij, Sali ritheksoi qëndrimin e patundur të Maqedonisë së Veriut në krah të Ukrainës, duke ripërsëritur përkrahjen për sovranitetin, pavarësinë dhe tërësinë tokësore të vendit, në harmoni me normat e së drejtës ndërkombëtare.

Ai nënvizoi se që prej nisjes së sulmit rus, Shkupi ka ofruar ndihmë në sferat politike, humanitare, ushtarake dhe teknike, dhe se ky angazhim do të vijojë në bashkërendim të plotë me Bashkimin Evropian dhe partnerët euroatlantikë.

Duke u ndalur te pesha e këtij Samiti, Sali vuri në dukje se bashkëveprimi mes Ukrainës dhe shteteve të rajonit të Evropës Juglindore është kyç për konsolidimin e stabilitetit në zonë, për të ndihmuar në rimëkëmbjen e Ukrainës dhe për të formuar një Evropë më të qëndrueshme dhe më të bashkuar.

Lidhur me integrimin evropian, ai theksoi se Maqedonia e Veriut, me statusin e saj si vend kandidat dhe me një histori të gjatë në procesin negociator me BE-në, është e përgatitur të ofrojë dijen, përvojën dhe burimet e saj institucionale për të mbështetur ambicien e Ukrainës për anëtarësim në bllok.

Ministri Sali po ashtu vuri në pah se Memorandumi i Bashkëpunimit i nënshkruar ndërmjet institucioneve të të dyja vendeve, shërben si një bazament i fortë për zgjerimin e partneritetit dhe zhvillimin e bashkëpunimit të prekshëm në funksion të rrugëtimit eurointegrues të Ukrainës.

Në mbyllje të fjalës së tij, ai konfirmoi edhe një herë se Maqedonia e Veriut do të jetë gjithmonë një aleate e sigurt dhe mbështetëse e palëkundur e Ukrainës në përpjekjet e saj për të arritur paqen, sigurinë dhe të ardhmen evropiane.

</body></html>

The post Bekim Sali rikonfirmon përkushtimin e Maqedonisë së Veriut ndaj Ukrainës dhe rrugës së saj drejt BE-së appeared first on Albeu.com.

Hungaria bëhet pengesë që Ukraina dhe Moldavia të anëtarësohen në Bashkimin Evropian
“Hungaria ka vonuar një hap të rëndësishëm procedural për aplikimet e Ukrainës dhe Moldavisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, shkruajnë mediat e huaja

Dy vendet kandidate kaluan një moment kyç më 15 qershor, kur shtetet e BE-së miratuan hapjen e kapitullit të parë të negociatave, një proces që ishte bllokuar për vite nga ish-kryeministri hungarez Viktor Orban.

Aplikimet e Ukrainës dhe Moldavisë janë të lidhura politikisht, ndaj njëra nuk mund të ecë përpara pa tjetrën.

Zëvendëskryeministri ukrainas Taras Katska tha se Kievi synon të hapë gjashtë kapituj deri në mesin e korrikut, por ky afat është në rrezik pasi Hungaria kundërshtoi dërgimin e një letre drejtuar Këshillit dhe Komisionit Evropian në emër të 27 vendeve anëtare.

Letra do të shprehte qëndrimin e përbashkët të kryeqyteteve të BE-së, por Budapesti ishte i vetmi që e refuzoi por pritet që ky veprim të diskutohet sërish javën e ardhshme.

Sipas mediave ky qëndrim është në përputhje me politikën e ftohtë të kryeministrit Peter Majar ndaj pranimit të Ukrainës. Edhe pse ai nuk kundërshtoi hapjen e kapitullit të parë, qeveria hungareze kërkoi që fjalët “sa më shpejt të jetë e mundur” të hiqeshin nga përfundimet e takimit të udhëheqësve të BE-së në Bruksel.

Majar tha se hapja e menjëhershme e gjashtë kapitujve nuk është ide e mirë, sepse procesi sapo ka nisur dhe sepse do të dërgonte një mesazh të gabuar vendeve të Ballkanit Perëndimor si Serbia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, të cilat kanë vite që përpiqen të bashkohen me BE-në.

The post Hungaria bëhet pengesë që Ukraina dhe Moldavia të anëtarësohen në Bashkimin Evropian appeared first on Albeu.com.

Irani mëson nga Ukraina taktikat e luftës, Hezbollahu përdor dronë me fibra optike për të goditur Izraelin
Hezbollahu po përdor gjithnjë e më shumë dronë me fibra optike kundër Izraelit, duke i kthyer ato në një nga kërcënimet më serioze përgjatë kufirit libanez, pavarësisht armëpushimit që ka hyrë në fuqi prej më shumë se gjashtë javësh.

Një ushtar izraelit u vra dhe dy të tjerë u plagosën të mërkurën në një sulm me dron pranë komunitetit kufitar të Shomerës, në veri të Izraelit. Sipas autoriteteve izraelite, tetë nga 11 ushtarët izraelitë dhe një kontraktor civil të vrarë që nga hyrja në fuqi e armëpushimit janë goditur nga dronë me fibra optike.

Qendra Kërkimore Alma, e specializuar në monitorimin e konfliktit, raportoi se Hezbollahu ka kryer më shumë se 100 sulme me dronë ndaj komuniteteve izraelite që nga fillimi i armëpushimit në prill.

Dronët e njohur si FPV (First Person View) fluturojnë në lartësi të ulët dhe kontrollohen përmes kabllove me fibra optike, duke shmangur sistemet tradicionale të bllokimit elektronik të ushtrisë izraelite. Ata janë të pajisur me kamera dhe eksplozivë, duke u lejuar operatorëve të ndjekin objektivat në kohë reale dhe të godasin me saktësi.

Ekspertët thonë se taktika është frymëzuar nga përdorimi i ngjashëm i dronëve në luftën në Ukrainë, ku teknologjia me fibra optike është përdorur për të shmangur ndërhyrjet elektronike dhe për të rritur efektivitetin e sulmeve.

Banorët e komuniteteve kufitare izraelite thonë se dronët kanë krijuar një ndjenjë të re pasigurie. Kryetari i këshillit të Shomerës, Sami Zanetti, deklaroi se dronët janë shumë më të vështirë për t’u dalluar sesa raketat tradicionale.

“Problemi është se nuk i ndjen që po vijnë. Je ulur aty dhe papritmas mbërrijnë,” tha ai.

Sipas banorëve, paralajmërimet për sulmet me dronë shpesh vijnë vetëm disa sekonda para goditjes, ndërsa në disa raste nuk ka asnjë alarm. Rrugët e Shomerës janë mbuluar me mbetje telash optikë të lëna nga dronët e rrëzuar ose të shpërthyer.

Fermeri lokal Amichai Ben David, shtëpia e të cilit ishte goditur më parë nga raketat, tha se dronët paraqesin një kërcënim më të madh për civilët.

“Raketat ndaluan pas armëpushimit, por tani kanë filluar dronët. Ata kanë kamera dhe mund të zgjedhin objektivin para se të shpërthejnë,” tha ai.

Ndërkohë, ushtria izraelite vazhdon operacionet në Libanin jugor dhe përpiqet të përmirësojë sistemet e mbrojtjes kundër dronëve të vegjël, të cilët po rezultojnë gjithnjë e më të vështirë për t’u neutralizuar.

The post Irani mëson nga Ukraina taktikat e luftës, Hezbollahu përdor dronë me fibra optike për të goditur Izraelin appeared first on Albeu.com.

Shqipëria tha se nuk do e tërheq trupën diplomatike nga Kievi pavarësisht kërcënimeve të Rusisë, ministri ukrainas: Vlerësojmë mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë
Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, ka vlerësuar qëndrimin e palëkundur të Tiranës, pas reagimit të ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxhës.

Ukraina ka falëndeuar ndaj Shqipërinë pas vendimit të Tiranës për të mos tërhequr trupën diplomatike nga Kievi, pavarësisht paralajmërimeve të Rusisë për sigurinë e diplomatëve dhe qytetarëve të huaj.

“Ne e vlerësojmë qëndrimin parimor dhe të fortë të Shqipërisë. Kërcënimet ndaj diplomatëve dhe civilëve vetëm sa e ekspozojnë më tej shpërfilljen e Rusisë për përpjekjet e paqes. Ukraina vlerëson solidaritetin dhe mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë. Së bashku, ne qëndrojmë për paqen, sigurinë dhe drejtësinë”, shkroi Sybiha

<img data-recalc-dims="1" fetchpriority="high" decoding="async" src="https://i0.wp.com/albeu.com/wp-content/uploads/2026/05/IMG_4534.jpeg?resize=640%2C371&ssl=1" alt="" width="640" height="371" class="alignnone size-full wp-image-882315" /.

The post Shqipëria tha se nuk do e tërheq trupën diplomatike nga Kievi pavarësisht kërcënimeve të Rusisë, ministri ukrainas: Vlerësojmë mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë appeared first on Albeu.com.

Ukraina sulm me dronë në një shkollë të mesme në Luhansk, humbin jetën katër persona, plagosen 40 të tjerë
Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe 40 të tjerë janë plagosur pas një sulmi me dron në një shkollë të mesme në rajonin e Luhanskut, i cili ndodhet nën kontrollin rus, sipas autoriteteve ruse.

Sipas deklaratave zyrtare, dronët ukrainas kanë goditur objektin shkollor, ku në momentin e sulmit ndodheshin 86 nxënës të moshës nga 14 deri në 18 vjeç në konvikt. Autoritetet ruse e kanë cilësuar ngjarjen si një “sulm barbar”, duke e dënuar ashpër atë.

Ministria e Jashtme ruse ka deklaruar se situata është ende në zhvillim dhe se aktualisht nuk ka informacione mbi identitetin e viktimave.

Autoritetet lokale dhe shërbimet e emergjencës kanë nisur operacionet e kërkim-shpëtimit dhe hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

The post Ukraina sulm me dronë në një shkollë të mesme në Luhansk, humbin jetën katër persona, plagosen 40 të tjerë appeared first on Albeu.com.

Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit
Ukraina dhe Rusia kanë akuzuar njëra tjetrën për shkelje të një armëpushimi tre-ditor të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara. Armëpushimi u shpall nga vetë nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump.

“Që nga fillimi i ditës, numri i sulmeve të kryera nga agresori ka arritur në 51”, tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Forcat Ajrore Ukrainase raportuan 44 mjete ajrore pa pilot të lëshuara nga Rusia që nga e premtja.

Nga ana tjetër Ministria ruse e Mbrojtjes tha se grupet ukrainase nisën sulme me dronë dhe artileri ndaj pozicioneve ruse.

The post Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit appeared first on Albeu.com.

Ukraina kërkon sqarime nga SHBA për armëpushimin e propozuar nga Rusia më 9 maj
Ukraina do të kërkojë sqarime nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me propozimin e Rusia për një armëpushim të përkohshëm më 9 maj.

Lajmi u bë i ditur nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, i cili tha se Kievi synon të mësojë detajet konkrete të nismës së propozuar nga Moska.

Një ditë më parë, presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi një bisedë telefonike me homologun rus Vladimir Putin, ku sipas tij u diskutua ideja e një “armëpushimi të shkurtër”.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se armëpushimi pritet të përkojë me 9 majin, ditë që shënon përvjetorin e fitores ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore, por pa një orar të saktë të përcaktuar.

Zelenskyy u shpreh se mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për disa orë sigurie gjatë paradës në Moskë apo për një marrëveshje më të gjerë. Ai theksoi se Ukraina mbështet një armëpushim afatgjatë, me garanci sigurie dhe paqe të qëndrueshme.

Kujtohet se vitin e kaluar, Rusia shpalli një armëpushim 72-orësh për të njëjtën datë, por pa dakordësi me Kievin, i cili e akuzoi Moskën për shkelje të shumta të marrëveshjes.

Sipas Kremlinit, vendimi për armëpushimin e ri tashmë është marrë, ndërsa pritet një reagim nga pala ukrainase.

Ndërkohë, Rusia ka njoftuar se parada e këtij viti në Sheshin e Kuq do të jetë më e kufizuar se zakonisht, pa ekspozimin e zakonshëm të armëve, për shkak të asaj që e cilëson si kërcënim sigurie nga Ukraina.

The post Ukraina kërkon sqarime nga SHBA për armëpushimin e propozuar nga Rusia më 9 maj appeared first on Albeu.com.

“E vështirë të reagonim, nuk ishim mirë në aspektin mendor”, Silvinjo e pranon te Shqipëria: Ukraina luajti shumë më mirë se ne
Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, është shfaqur para mediave në fund të ndeshjes miqësore që Shqipëria humbi 1-0 përballë Ukrainës.

“Duhet të jem i sinqertë, ishte e vështirë që të reagonim pas humbjes ndaj Polonisë. Imagjinoni që kishim mundësinë e vetme në jetë, si shtet e federatë që të shkonim në Botëror, ishte hera e parë për ne. Pritshmëria ishte shumë e lartë, po luanim 100% e më shumë ndaj Polonisë, kishim edhe një pjesë të ndeshjes në dorën tonë.

Në fund të ndeshjes ishte e vështirë ta pranonim. Ishte e vështirë të punonim në ekip dhe mundësia të reagonim, të vinim e luanim këtu ndaj një ekipi të mirë si Ukraina, me lojtarë të mirë. Ky është një ekip i pabesueshëm, e kam parë ndeshjen ndaj Suedisë, mund ta shihja sa shumë lojtarë të mirë kishit bërë. Pastaj kur flet për futbollin, e pëson 3 gola, je jashtë. Por duke menduar për ekipin tonë ishte shumë e vështirë, ne kemi shpenzuar shumë energji që të vinim këtu dhe u munduam të bënim mirë në mendjen tonë. Nuk rikuperuam mirë, të them të drejtën, nëse flitet për aspektin mendor.

Thashë që do jem i kënaqur nëse e fitoj? Nëse fiton ndeshjen je, nëse jo, padyshim jo. Edhe paraqitja ishte e vështirë, që të rikuperonim lojtarët nga ana mendore. E provuam të gjithë, edhe federata. Për ne është shumë e vështirë, është një kundërshtar i vështirë. Por kur je këtu, në play-off, mund ta imagjinosh që mund të shkosh para, nuk ia dolëm. Polonia ishte rezultat i vështirë, e përsërit se si përfundoi ndeshja, ishte e vështirë të menaxhonim edhe 25-30 minutat e fundit. Nuk kam çfarë të them, jam i mërzitur. Urime Ukrainës, shihemi herën tjetër.

Miqësorja me Ukrainën? Kur më pyesni, po mendoj se ju e dini përgjigjen time. Po bëj shaka. E kuptoj pyetjen tuaj shumë qartë. Besoj se e dini përgjigjen time. Është e vështirë për të dyja skuadrat, po flas për një ndeshje me Ukrainën. Pesë ditë më parë po luanit në nivele të larta, përqëndrimi dhe taktikisht. Dhe të gjithë lojtarët po prisnin për atë ndeshje që ishte pesë ditë më parë. Është e vështirë për të dyja skuadrat.

Sigurisht që Ukraina luajti shumë më mirë se ne sot, kanë kualitet të mrekullueshëm. Keni lojtarë që luajnë te PSG, Benfika, Gijon, Bornmuth, Everton. Shumë lojtarë të mirë. Ishte e vështirë për ne. Le të shkojmë te pika që po më pyet, ishte shumë e vështirë. Që Shqipëria të shkonte në “play off” nënkuptonte shumë për të gjithë, mund të ishte më mirë, por ne kishim eksperiencën që luajtëm dy ndeshje dhe pse i humbëm të dyja”, u shpreh trajneri Silvinjo.

The post “E vështirë të reagonim, nuk ishim mirë në aspektin mendor”, Silvinjo e pranon te Shqipëria: Ukraina luajti shumë më mirë se ne appeared first on Albeu.com.

Shqipëria humbet miqësoren, Ukraina mposht 1-0 kuqezinjtë
Shqipëria është mundur 1-0 përballë Ukrainës në një miqësore, pas eliminimit nga play off-i i Botërorit kundër Polonisë. Sfida e luajtur në Valencia u dominua nga ekipi ukrainas, me shumë raste të njëpasnjëshme. Goli i vetëm i sfidës u shënua nga Hutsuliak në startin e pjesës së dytë.

Sylvinho zgjodhi të evitonte eksperimentet në këtë sfidë, teksa rrotacioni erdhi vetëm në pjesën e dytë. Kështu Shqipëria e mbyll me zhgënjim aventurën e saj në mars, pas eliminimit nga playt off-i i Botërorit.

The post Shqipëria humbet miqësoren, Ukraina mposht 1-0 kuqezinjtë appeared first on Albeu.com.

Rusia refuzon paqen për Pashkë, Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina, kërkohet marrëveshje përfundimtare
Rusia refuzoi një armëpushim të përkohshëm me Ukrainën gjatë festës së Pashkëve, duke deklaruar se nuk ka marrë një propozim të qartë nga pala ukrainase.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u shpreh se nga deklaratat e presidentit Volodymyr Zelensky nuk rezulton një iniciativë e formuluar konkretisht për një armëpushim.

Ai theksoi se Rusia nuk synon marrëveshje të përkohshme, por një zgjidhje përfundimtare të konfliktit. Nga ana tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Ukraina është e gatshme për çdo format armëpushimi, qoftë të plotë apo të kufizuar në sektorin energjetik.

Sipas tij, një ndalim i sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike gjatë Pashkëve do të ndihmonte edhe në zbutjen e krizës globale të energjisë, të ndikuar nga tensionet ndërkombëtare. Zelensky theksoi se Ukraina është e gatshme për kompromis, por jo në dëm të sovranitetit dhe dinjitetit të saj.

Ndërkohë, Kievi akuzon Moskën se po zvarrit qëllimisht luftën për të fituar më shumë territor, ndërsa Rusia vijon të këmbëngulë se prioritet mbetet arritja e një marrëveshjeje përfundimtare paqeje.

The post Rusia refuzon paqen për Pashkë, Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina, kërkohet marrëveshje përfundimtare appeared first on Albeu.com.