Ukraina akuzon Rusinë për shkelje të marrëveshjes së grurit Archives - Albeu.com

Ukraina akuzon Rusinë për shkelje të marrëveshjes së grurit
Ukraina akuzoi Rusisë të martën, duke thënë se ajo ka përjashtuar efektivisht portin ukrainas Pivdeni nga marrëveshja tregtare që synon lehtësimin e eksporteve të sigurta të grurit në rajonin e Detit të Zi, derisa Rusia, nga ana tjetër, tha se nuk ishte në gjendje të transportonte amoniak përmes tubacionit në Pivdeni, siç është arritur në marrëveshje.

Kjo marrëveshje, e cila ka të bëjë me eksportin e drithërave dhe plehrave gjatë luftës, është ndërmjetësuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe Turqia në korrik të vitit të kaluar dhe së fundmi është zgjatur edhe për dy muaj të tjerë.

Në marrëveshje përfshihen portet ukrainase Odesa, Çornomorsk dhe Pivdeni.

Të hënën, Kombet e Bashkuara shprehën shqetësimet e tyre në lidhje me mungesën e anijeve që në portin Pivdeni që nga 2 maji.

Një zëvendësminstër ukrainas, Yuriy Vaskov, akuzoi Rusinë për një “shkelje të rëndë” të marrëveshjes, duke vënë në dukje se inspektorët rusë kishin refuzuar të inspektonin anijet e destinuara për në Pivdeni që nga 29 prilli.

Marrëveshja ka mundësuar një ekip të përbashkët të Rusisë, Ukrainës, Turqisë dhe OKB-së të inspektorëve përgjegjës për inspektimet e anijeve.

Vaskov tha se Rusia kishte gjetur një mënyrë për të reduktuar eksportet e grurit ukrainas duke përjashtuar nga nisma portin e Pivdeni, i cili është vendimtar për trajtimin e anijeve të tonazhit të madh.

Pivdeni është porti më i madh i përfshirë në marrëveshje. Të dhënat e Ministrisë së Restaurimit tregojnë se në këtë port ruhen rreth 1.5 milion ton artikuj ushqimorë për eksport për të ardhmen.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Matthew Miller, dënoi veprimet e Rusisë të martën, duke i përshkruar ato si një shkelje të qartë të angazhimeve të tyre sipas marrëveshjes së grurit. Ai i bëri thirrje Moskës që të ndalojë mbajtjen peng të furnizimeve globale ushqimore.

Marrëveshja e Detit të Zi për drithërat u arrit për të ndihmuar në trajtimin e krizës globale ushqimore të përkeqësuar nga pushtimi i Ukrainës nga Moska në shkurt të vitit 2022.

Marrëveshja lejon edhe eksportin e amoniakut rus, të cilin Rusia e transporton në Pivdeni nëpërmjet tubacionit për eksport.

Rusia ka kërcënuar se nuk do të rinovonte marrëveshjen e Detit të Zi nëse nuk plotësohej një listë e kërkesave në lidhje me eksportet e saj të ushqimit dhe plehrave.

Rihapja e tubacionit të amoniakut është një nga kërkesat që Kombet e Bashkuara janë përpjekur të ndërmjetësojnë./rel/

The post Ukraina akuzon Rusinë për shkelje të marrëveshjes së grurit appeared first on Albeu.com.