ukraia Archives - Albeu.com

Forcat ukrainase rrëzojnë për tre minuta helikopterët rusë, njëri njihej si “Peshkaqeni i Zi” (VIDEO)
Ukraina ukrainase ka rrëzuar dy helikopterët e modelit Ka-52 Alligators në rajonin jugor të Khersonit në vetëm tre minuta. Pamjete transmetuara nga Daily Mail tregojnë momentin kur helikopterët  gofiten nga një rakehedhës dhe rrëzohen në tokë.

Një nga helikopterët e rrëzuar kapte vlerën e 12 milion paundëve dhe njihej si “Peshkaqeni i Zi” dhe është përshkruar gjerësisht si ‘helikopteri më vdekjeprurës’ i forcave ruse.

Po ashtu forcat ukrainase rrëzuan dhe një helikopter Mi-8 në Donetsk. Në monetin që helikopteri goditet ai fillon të nxjerrë tym dhe më pas rrëzohet me shpejtësi në tokë ku edhe shpërthen. Imazhet janë marrë nga Brigada e 54-të të hënën

The post Forcat ukrainase rrëzojnë për tre minuta helikopterët rusë, njëri njihej si “Peshkaqeni i Zi” (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Vizitë surprizë, zonja e parë e SHBA-së udhetoi drejt Ukrainës
Zonja e parë e SHBA-së, Jill Biden ka zhvilluar një takim surprizë për Ditën e Nënës me homologen e saj ukrainase, Olena Zelenskyy, në një vizitë të papritur në Ukrainë.

Biden udhëtoi nën petkun e fshehtësisë, duke u bërë amerikani i fundit i profilit të lartë që hyri në vendin e shkatërruar nga lufta. Vizita e saj pason ndalesat e fundit në Kiev nga kryetarja e Dhomës Nancy Pelosi dhe anëtarë të tjerë të Kongresit, si dhe një udhëtim i përbashkët i Sekretarit të Shtetit Antony Blinken dhe sekretarit të Mbrojtjes Lloyd Austin për t’u takuar me Presidentin Zelenskyy.

Zonja e parë udhëtoi me automjet për në qytetin Uzhhorod nga një fshat sllovak që kufizohet me Ukrainën.

The post Vizitë surprizë, zonja e parë e SHBA-së udhetoi drejt Ukrainës appeared first on Albeu.com.

Lufta Rusi-UKrainë, ja çfarë duhet të dini për zhvillimet e fundit
Të paktën pesë persona u vranë – dhe 18 u plagosën – pasi raketat ruse goditën infrastrukturën e transportit në dy qytete në rajonin qendror të Ukrainës Vinnytsia, thanë zyrtarët lokalë.

Sipas zyrtarëve ukrainas, pesë hekurudha ishin në shënjestër të sulmeve – duke përfshirë një afër Lviv dhe dy në rajonin Rivne.

Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace ka konfirmuar se Mbretëria e Bashkuar po i jep Ukrainës “një numër të vogël” automjetesh të blinduara Stormer, të pajisura me lëshues për raketat anti-ajrore Starstreak.

Mbretëria e Bashkuar tha gjithashtu se kishte vlerësuar se rreth 15,000 personel ushtarak rus ishin vrarë që nga fillimi i pushtimit.

Një korridor humanitar i propozuar për evakuimin e civilëve të kapur në rrethimin në fabrikën e çelikut në Mariupol ka dështuar të materializohet.

Moska tha se do të kishte një armëpushim rreth uzinës nga ora 1400 me orën lokale, por zëvendëskryeministri i Ukrainës tha se nuk ishte arritur asnjë marrëveshje dhe bëri thirrje për garanci me shkrim sigurie.

Më shumë se 45,000 ukrainas janë larguar nga vendlindja e tyre në 24 orët e fundit, ka thënë Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët – duke e çuar numrin e përgjithshëm të refugjatëve në 5.2 milionë.

Rusia ka “kërkuar t’i jepet fund” propozimeve të SHBA-së për të dërguar më shumë armë në Ukrainë. Ambasadori i Moskës në Uashington tha se një notë zyrtare diplomatike ishte dërguar në Shtëpinë e Bardhë. Kjo vjen pasi SHBA premtoi 713 milion dollarë të tjera ndihmë ushtarake për Ukrainën./albeu.com

The post Lufta Rusi-UKrainë, ja çfarë duhet të dini për zhvillimet e fundit appeared first on Albeu.com.

Tetë shkaqet që e bëjnë Putinin të sillet si gangster ndaj botës së civilizuar
Nga Rose Gottemoeller “The Bulletin”

Ndërsa në Ukrainë po ndodh një masakër e tmerrshme dhe tërësisht e panevojshme, miqtë, familja, kolegët dhe mediat nga e gjithë bota kanë ngritur me të drejtë të njëjtën pyetje:Çfarë po i thotë mendja Putinit? Çfarë e ka nxitur atë të nisë luftën më të madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore? Çfarë po e shtyn ta kërcënojë botën me Luftën e Tretë Botërore, duke përfshirë edhe përdorimin e armëve bërthamore?

Përgjigja ime ka qenë: Është e ndërlikuar. Asnjë përgjigje e vetme nuk e shpjegon plotësisht sjelljen tejet agresive të Vladimir Putin. Shumë ekspertë rusë që e njohin mirë Putinin, kanë folur mbi mentalitetin e tij. Por unë gjykoj se janë të paktën 8 faktorë të ndryshëm, ata që po ndikojnë përbëjnë sjelljen kaotike dhe shumë të rrezikshme të presidentit rus:

Nostalgjia

Putini e ka pranuar shumë herë nostalgjinë e madhe që ai ndjen për të kaluarën perandorake të Rusisë, dhe tiparet nacionaliste që e shoqërojnë atë: ortodoksinë ruse, mbrojtjen e rusisht-folësve, dhe interpretimet konservatore të identitetit kombëtar rus.

Artikulimi më i qartë i kësaj nostalgjie, ishte në esenë e tij të botuar verën e vitit të kaluar mbi lidhjet sipas të pavdekshme midis Moskës dhe Kievit. Ai i bëri jehonë konceptit se rusët dhe ukrainasit janë një popull, duke injoruar opinionin e atyre që mendojnë të kundërtën.

Korrigjimi i gabimeve të së shkuarës

Putin e ka thënë se shembja e Bashkimit Sovjetik ishte tragjedia më e madhe e shekullit XX-të. Ai i përbuz Gorbachev dhe Yeltsin, dy liderët rusë që lejuan shkëputjen e republikave. Pushtimi i Krimesë në vitin 2014, ishte një nga përpjekjet e tij më të hershme për të korrigjuar gabimet e së kaluarës.

E percepton ndryshe realitetin

Putin është i rrethuar nga disa njerëz që mendojnë identikisht si ai, dhe të cilët prej kohësh kanë kontrolluar me xhelozi informacionin që mbërrin tek shefi i tyre. Ata janë ”alergjikë” ndaj pikëpamjeve që nuk i pëlqejnë Putinit.

Përbuzja për udhëheqjen dhe sistemin e Ukrainës

Ukraina ka evoluar në një demokraci disi të rrëmujshme por gjithsesi dinamike, të cilën Putin nuk mund ta kuptojë. Sistemi i saj zgjedhor është i pakontrollueshëm prej tij, dhe qeveria ukrainase po e çon vendin gjithnjë e më larg orbitës ruse.

Një bullist global

Në vitin 2007, Putin mori me vete qenin e tij të madh në një takim që do të zhvillonte me Angela Merkel, pasi e dinte që kjo e fundit i kishte tmerr qentë. Në atë takim kancelarja gjermane ishte vërtet e frikësuar, ndaj ai e forcoi reputacionin e tij si një bullist.

Merkel do të deklaronte në atë kohë:“Unë e kuptoj pse ai ka nevojë të sillet kështu, për të provuar se është burrë…Putin ka frikë nga dobësia e tij”. Ky tingëllon si përkufizimi klasik i një bullisti. Tani ai po luan rolin e bullisti global, duke e frikësuar botën me ushtrinë ruse dhe me kërcënime për luftë bërthamore. Është ajo që ai di të bëjë më së miri, dhe që i sjell përfitime.

Kërkon patjetër vëmendjen e botës

Kina është ngjitur shumë lart në skenën botërore, duke krijuar pasurinë e saj të madhe, ushtrinë e saj, dhe duke pretenduar se do të dominojë në këtë shekull. Kjo sjellje e ka alarmuar superfuqinë e shekullit XX-të, SHBA-në, e cila e ka kthyer vëmendjen nga Azia.

Përpara krizës aktuale, presidenti Joe Biden dhe administrata e tij mezi e përmendnin fjalën “Rusi” në bisedat e tyre mbi prioritetet e politikës së jashtme. Por Putinit nuk i pëlqen të zhduket nga skena. Ndaj ai e ka nisur këtë luftë, që e gjithë bota t’i ketë sytë tek ai.

Synon të ruajë ekuilibrat e brendshëm

Putin mbush 70 vjeç këtë vjeshtë. Ai ka arritur në fazën e vonë të autokracisë, kur i duhet vazhdimisht të ruajë balancat, dhe të bëjë kompromise midis pushtetarëve që kanë nevojë për të, që të ruajnë pushtetin e tyre, por që tashmë po bëjnë plane për ta pasuar atë në detyrë. Po ashtu Putin ka një publik që ka gjithnjë e më pak besim tek qeveria e tij. Ai duhet që t’i mbajë të nën kontroll këto ekuilibra, dhe pretendimi për një kërcënim të jashtëm ekzistencial, është një mënyrë efikase për ta bërë këtë.

Një zhgënjim i madh me Perëndimin

Kur Putin u informua për herë të parë mbi natyrën e Traktatit të Forcave të Armatosura Konvencionale në Evropë (CFE), thuhet se u zemërua shumë për faktin se kufizimet në traktat nënkuptonin se ai nuk mund t’i lëvizte dot forcat e tij as në territorin rus.

Edhe vendet e NATO-s u penguan t’i përqendronin forcat në kufi kundër Rusisë. Por kjo nuk e ndaloi Putinin që në vitin 2007 të deklaronte se Rusia nuk do t’i përmbahej më CFE-së. Në krizën aktuale, ai ka thënë shpesh se duhet të ketë të drejtën të lëvizë sa herë të dojë trupat e veta në territorin rus.

Duke pasur parasysh izolimin e tij të madh, përpjekja për ta sprapsur nga gremina ku po tenton të na hedhë të gjithëve, do të kërkojë shumë energji. Asnjë homolog i huaj nuk ka gjetur deri tani mjetet për ta bërë këtë, megjithëse shumë janë përpjekur. Presidenti francez Macron po përpiqet akoma. Ndoshta tani që Kina është interesuar të ndërmjetësojë negociatat midis Ukrainës dhe Rusisë, presidenti Xi Xingping mund të jetë edhe heroi i kësaj historie. Kjo do të ishte shumë interesante. /abcnews.al

Shënim: Rose Gottemoeller, lektore në Qendrën për Siguri dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar në Universitetin e Stenfordit. Në vitet 2016-2019, ka qenë Zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s./abcnews.al

The post Tetë shkaqet që e bëjnë Putinin të sillet si gangster ndaj botës së civilizuar appeared first on Albeu.com.