ujqerit e nates Archives - Albeu.com

Vizita e Lavrov në Beograd, çfarë paralajmëron grupi ekstremist “Ujqërit e natës”
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka paralajmëruar një vizitë zyrtare në Beograd.

Nga ana tjetër, grupi ekstremist “Ujqërit e natës”, i cili ka lidhje të forta me presidentin rus Vladimir Putin, ka paralajmëruar organizimin e një tubimi në Beograd në mbështetje të ardhjes së ministrit rus.

Aleksander Zaldastanov, i njohur si udhëheqës i grupit, ka theksuar se të gjitha urat midis Federatës Ruse dhe qytetërimit perëndimor janë shembur.

“Kur u shërben këto ura, praktikisht nuk kemi asgjë të përbashkët”, theksoi ai për mediat e Kremlinit.

Kujtojmë se Zaldastanov më 22 shkurt, pasi Putini njohu pavarësinë e të ashtuquajturave Republika të Donetskut dhe Luganskut, e përshëndeti lëvizjen e tij, derisa ky grup brohoriste “Donbas-Rusi, Kiev-Rusi, Kosovë-Serbi!”.

Ai u nderua me “Urdhrin e Ekselencës” nga presidenti rus nëntë vjet më parë.

Përfaqësuesit e këtij klubi motoçiklistësh, njoftojnë mediat ruse, kanë bërë homazhe për viktimat e bombardimeve të NATO-s, para Ambasadës serbe në Moskë në muajin mars.

Po ashtu, anëtarët e këtij grupi morën pjesë edhe në liturgjitë në Mal të Zi, në vitin 2020. Edhe para kësaj kanë qëndruar në manastirin e Ostrogut, ku i ka shoqëruar Emir Kusturica.

Në tetor 2014, motoristët vizituan Malin e Zi në një turne të quajtur “Ballkani rus”, dhe vizita e tyre u promovua në faqen e internetit të Ambasadës ruse në Podgoricë.

Gjatë turneut të quajtur “Bota Sllave 2016”, ata do të vizitonin Serbinë, Bosnje e Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Bullgarinë. Qëllimi, siç thoshin në atë kohë, është forcimi i bashkëpunimit ndërmjet Rusisë dhe vendeve me origjinë sllave.

Kjo organizatë ekziston që nga viti 1980, kur u themelua si një klub i dashamirëve të motoçikletës dhe muzikës rock.

Ata kanë zhvilluar lidhje të forta me Putinin, i cili shpesh në media i përshkruajnë si “miq”. “Ujqërit e natës” janë pjesëmarrës të rregullt në marshimet nacionaliste, të financuara nga Kremlini dhe thellësisht të përfshirë në strukturën e Kishës Ortodokse Ruse.

Kur Putin erdhi në Beograd në vitin 2011 për një ndeshje mes Zenit dhe Yllit të Kuq, Goran Jovanovic – Fonza ishte ulur pranë tij në pjesën e personave VIP. Fonza është kryetar i degës serbe të këtij grupi ekstremist.

Këta janë të njohur për mbështetjen e tyre për serbët nga Kosova, por edhe për “punën e tyre humanitare” dhe mbështetjen për “Vëllezërit Ortodoks”.

Ish-presidenti serb Tomislav Nikolic ka pritur Zaldastanovic dhe ka marrë dhuratë prej tij një jelek të motoristëve me stemat e Serbisë dhe Rusisë. Ai është pritur edhe nga ish-patriarku Irinej. Ata janë fotografuar disa herë në prani të Milorad Dodikut dhe Aleksandar Vulinit.

Besohet gjerësisht se anëtarët e këtij klubi motoçiklistësh synojnë të nxisin ndjenjën anti-perëndimore në Ballkan, ku kanë lidhje të forta me politikanët pro-rusë në rajon.

Eksperti rus Mark Galeotti, profesor i çështjeve gjeopolitike në Universitetin e Neë Yorkut, thotë se “Ujqërit e natës” veprojnë si “përfaqësues dhe mjet i shtetit”.

The post Vizita e Lavrov në Beograd, çfarë paralajmëron grupi ekstremist “Ujqërit e natës” appeared first on Albeu.com.