ujësjellësit Archives - Albeu.com

KLSH: Ujësjellësit po mbulojnë dështimet e tyre duke rritur çmimin e ujit për qytetarët
Rritja e tarifave të ujit, po përdoret në disa raste më shumë për të mbuluar pasojat e keqmenaxhimit dhe joeficiencës së ujësjellësve sesa për të përmirësuar performancën e tyre.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, e ngre këtë shqetësim në auditimin e Entit Rregullator të Ujit, duke evidentuar nivele tepër të larta të Ujit Pa të Ardhura në Lezhë, Fier dhe Shkodër.

Sipas KLSH-së, treguesi i Ujit Pa të Ardhura arrin në 74.14% në UK Rajonale Lezhë, 69.59% në Fier dhe 67.01% në Shkodër.

Auditimi vlerëson se problemi nuk po trajtohet me masa konkrete dhe detyruese, në përpjesëtim me ndikimin që ka në kostot që përballojnë konsumatorët që paguajnë rregullisht faturat.

“Në këto kushte, rritja e tarifave më së shumti përdoret për të mbuluar pasojat e mosmenaxhimit dhe joeficiencës së këtyre shoqërive”, konstaton KLSH, ndërsa thotë se kërkesat për tarifa më të larta nuk janë shoqëruar me masa të qarta e të matshme për uljen e humbjeve, luftimin e lidhjeve të paligjshme, përmirësimin e faturimit dhe investimet në rrjet.

Situata më problematike nga tre operatorët e analizuar rezulton në Lezhë. Shoqëria prodhonte rreth 13.65 milionë m³ ujë në vit, por vetëm 16.3% e prodhimit ishte e matur.

Uji Pa të Ardhura arrinte në 74.14%, nivel që vetë dokumentacioni i përdorur në procesin rregullator e konsideron të papranueshëm.

Problemi lidhet me humbjet teknike, lidhjet e paligjshme dhe pasaktësitë në vlerësimin e sasive të ujit.

Në Shkodër problemi është edhe më i madh sa i përket besueshmërisë së bazës së të dhënave. Prodhimi vjetor është rreth 14.8 milionë m³, por është pothuajse 100% i vlerësuar, pasi vetëm disa burime kanë ujëmatës.

Nga ky prodhim, shoqëria faturon vetëm 32.98%, ndërsa Uji Pa të Ardhura është 67.01%.

Rrjeti prej 313 kilometrash paraqitet në një pjesë të madhe i amortizuar, sidomos në Vau Dejës dhe Malësi të Madhe.

Ndërkohë, 73.7% e lidhjeve të konsumatorëve kanë ujëmatës, por matja mungon pikërisht në prodhim, duke krijuar pasiguri mbi volumin që hyn në sistem.

Në Fier prodhohen 20.79 milionë m³ ujë në vit, nga të cilat vetëm 67.7% maten. Shoqëria faturon vetëm 30.41% të ujit të prodhuar, ndërsa Uji Pa të Ardhura arrin në 69.59%.

Në Fier, auditimi thekson edhe burimin e humbjeve: 31.93% përfaqësojnë humbje administrative, ku përfshihen lidhjet e paligjshme dhe nënfaturimi, ndërsa 37.01% janë humbje reale ose teknike.

KLSH vlerëson se, kur niveli i Ujit Pa të Ardhura është kaq i lartë, rritja e tarifës rrezikon t’ua transferojë barrën konsumatorëve korrektë, ndërsa vazhdojnë problemet që krijojnë humbjet.

Për këtë arsye, KLSH kërkon që ERRU, kur miraton tarifat për operatorët me humbje të larta, të vendosë kushte detyruese performance dhe jo vetëm objektiva deklarative. Operatorët duhet të kenë plane veprimi të verifikueshme, afate, indikatorë konkretë dhe pasoja rregullatore nëse objektivat nuk realizohen /ekofin.al

The post KLSH: Ujësjellësit po mbulojnë dështimet e tyre duke rritur çmimin e ujit për qytetarët appeared first on Albeu.com.

Ndërtimi i ujësjellësit në Tragjas/ Rama për protestën e banorëve: Burimet janë të Republikës, jo të një komuniteti, projekti nuk paraqet asnjë kërcënim
Në rubrikën  “Sy m’sy”, kryeministri Edi Rama, ka reaguar lidhur me projektin e ujësjellësit në Tragjas të Vlorës, që ka nxitur shumë reagime, me banorët që shprehen se po u merret uji.

Rama: Ky është një diskutim që ka në thelb një pikëpyetje shumë të madhe për mua, sesi ka mundësi të të bihet pre e një konfuzioni të tillë, sepse jam k bindur që mbrapa kësaj ka burime helmi që kanë derdhur sasira të caktuara në mendjen e Tragjasit.

Por përtej këtyre, pyetja është shumë e thjeshtë; si është e mundur që të imagjinohet që një qeveri, të marri ujin që u duhet disave për t’ua dhënë disa të tjerëve.

Këtu është future brenda edhe kuçedra, oligarkët që po marrin ujin për qëllime të tyre etj.

Nga ana tjetër jam përpjekur ta shpjegoj dhe rishpjegojm se ky projekt bazohet në studim hidrologjik.

Janë bërë matje të vazhdueshme të prurjeve, analiza për të dalë në konkluzionin se sa prurje ka, sa nevojë ka mjedisi gjeologjik, sa duhet për konsum, sa prurje ikin në det etj.

Mbi bazën e këtyre analizave dhe matjeve është bërë projekti, i cili synon që edhe vetë zona atje, banorët atje, shtëpitë atje, të cilat furnizohen me pikatore sepse sistemi i ujësjellësit atje është ndërtuar në vitet 60, ndërkohë që një pjesë tjetër e banorëve kanë bërë investime personale, për të marrë ujë me puse.

Ne e shohim si një potencial të madh për turizmin, për transformimin e shtëpive, kështu që edhe kanalizimet qe mungojnë janë pjesë e projektit.

Do të bëhet ujësjellësi i ri i Tragjasit, do të furnizojë edhe zonën e poshtme.

Detajet janë teknike, por dua të shpjegoj se një projekt bëhet me profesionistë, por ka edhe oponencë.

Prurja minimale e matur, dhe matjet janë bërë në periudha korrik, gusht shtator, 2021, 2022, ka edhe matje të 2018, kështu që prurjet mininale janë 700 litër në sekond.

Nga të gjithë shfrytëzimi, në maksimum, që do t’i bëhet këtij burimi për shkak të ujësjellësit, është dy herë më i vogël sesa prurja minimale.

Në të gjitha rastet, ajo që mbetet e pashfrytëzuar nga sistemi i ujësjellësit, është mëse e mjaftueshme për mjedisin.

Për ujin e pijshëm do të plotësohen nevojat. Kjo është çështje teknike, nuk shihet me sy, por me instrumente shkencore që mbëjnë matjet dhe me analiza progresive.

Nuk ka asnjë kërcënim, është çmenduri të jem unë personi që dashkam tua marr ujin tragjasitëve, për tua dhënë himarioteve.

Burimet nuk janë të një komuniteti apo një tjetri, por të Republikës së Shqipërisë, vihen në interesat e saj pa cënuar interesat e tyre që kanë të drejtën të kenë akses në burim.

The post Ndërtimi i ujësjellësit në Tragjas/ Rama për protestën e banorëve: Burimet janë të Republikës, jo të një komuniteti, projekti nuk paraqet asnjë kërcënim appeared first on Albeu.com.

Vidhet transformatori i ujësjellësit në Bërdicë të Shkodrës, 4 fshatra mbesin pa ujë
Persona të paidentifikuar kanë grabitur transformatorin e rrjetit elektrik të Bërdicës, në Shkodër, e për rrjedhojë 4 mijë banorë kanë mbetur pa ujë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të punuar për hetimin, zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Inxhinieri i shoqërisë rajonale të ujësjellës kanalizime në Shkodër, Lazër Pema, tha se dëmi i shkaktuar është i konsiderueshëm.

Ai bëri me dije se shumë shpejt do merren masa për rikthimin e ujit të pijshëm në katër fshatrat e Bërdicës.

Ai iu bëri thirrje banorëve, por jo vetëm, që të mos dëmtojnë stacionet e ujësjellësave duke qenë se ky është një rast i përsëritur, pasi brenda 3 viteve të fundit ky transformator elektrik në stacionin e ujësjellësit të Bërdicës është vjedhur tri herë.

The post Vidhet transformatori i ujësjellësit në Bërdicë të Shkodrës, 4 fshatra mbesin pa ujë appeared first on Albeu.com.