ujesjelles Archives - Albeu.com

60 grupe në terren, aksion kundër lidhjeve të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit në Fier
Ka vijuar sërish aksioni kundër informalitetit dhe lidhjeve të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit të Fierit.

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve bëri të ditur se ekipet vijojnë punën në terren për evidentimin dhe verifikimin e të gjitha rasteve të lidhjeve të paligjshme.

“Fokusi ynë mbetet përmirësimi i shërbimit për të gjithë abonentët”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Në kuadër të aksionit kundër informalitetit dhe lidhjeve të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit, në gjithë vendin janë në terren 60 grupe pune.

Qëllimi kryesor është ligjshmëria e furnizimit të subjekteve me ujë dhe kontrolli i planeve të tyre tarifore.

Në fokus janë kryesisht bizneset në zonat turistike. Aksioni po kryhet në bashkëpunim me forcat e Policisë së Shtetit./Albeu.com.

The post 60 grupe në terren, aksion kundër lidhjeve të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit në Fier appeared first on Albeu.com.

Sistemi në kolaps, borxhet e ujësjellësve në OSHEE arrijnë 264 milionë euro
Ndërmarrjet e ujësjellësit janë kthyer në një gangrenë për financat e kompanisë së shpërndarjes së energjisë, OSHEE.

Ministria e Financave raportoi se detyrimet e akumuluara të ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve rezultojnë të jenë rreth 27.8 miliardë lekë (264 mln euro) deri në fund të tremujorit të parë 2023, nga të cilat, rreth 15 miliard lek janë detyrime të faturuara dhe 12.8 miliard lekë janë detyrime për kamatëvonesa.

Pasi e cilësoi problematike situatën Ministria e Financave tha se treguesit kryesorë të performancës për T1 -2023 për ndërmarrjet Ujësjellës Kanalizimeve që u morën në analizë, tregojnë një vijimësi të gjendjes ekzistuese financiare dhe vështirësi në pagimin e detyrimeve dhe mbledhjen e të ardhurave korente dhe të prapambetura, duke sinjalizuar probleme potenciale të likuiditetit në periudhën afatshkurtër.

Siç shihet nga të dhënat në tabelën e mëposhtme Ujësjellësi i Durrësit ka pjesën më të madhe të detyrimeve ndaj OSHE-së me rreth 4,4 miliardë lekë me një vlerë rreth 40 milionë euro. Ndërmarrja e Ujësjellësit të Vlorës me 1,5 miliardë lekë, ndërmarrja e ujësjellësit Kurbin me 1 miliardë lekë, e Patosit, me 870 milionë lekë dhe e Fierit me 810 milionë lekë. Detyrimet e ndërmarrjeve të tjera janë më të ulëta në vlera.

Vitet e fundit aftësia paguese e enteve buxhetore dhe jo buxhetore ndaj faturave të energjisë ka rënë, teksa familjarët po tregohen më korrektë në pagesa pasi detyrimet e tyre ndaj OSHE-së kanë rënë në mënyrë të qëndrueshme.

Në vitin 2022 startoi procesi i reformimit dhe riorganizimit të Sektorit të Ujit, në përputhje me Strategjinë Kombëtare të “Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve 2020-2030”. Synimi është rigrupimi i 58 ndërmarrjeve UK aktuale, përmes rigrupimit të tyre në 15 shoqëri SKP-UK rajonale, me qëllim final menaxhimin optimal dhe rritjen e performancës së tyre financiare.

Ministria e Financave sqaron se deri në mars 2023 janë arritur marrëveshjet e transferimit të aktivitetit të shërbimeve ndërmjet 50 bashkive dhe si rrjedhojë janë krijuar 12 shoqëri UK rajonale nga 15 të parashikuara sipas reformës.

Shoqëritë e reja rajonale të krijuara janë: “SKP UK Korçë, SKP UK Pogradec, SKP UK Durrës, SKP UK Lezhë, SKP UK Dibër, SKP UK Kukës, SKP UK Berat, SKP UK Elbasan, SKP UK Gjirokastër, SKP UK Fier, SKP UK Lushnje, dhe SKP UK Sarandë.

Mbeten 11 bashki të cilat ende nuk kanë firmosur marrëveshjet e bashkëpunimit për krijimin e 3 shoqërive rajonale përkatësisht: “SKP UK Shkodër, SKP UK Tiranë dhe SKP UK Vlorë”.

Ministria e Financave vë në dukje se problematika më e rëndësishme për tu zgjidhur mbetet stoku i detyrimeve të akumuluara nga ndërmarrjet UK Sh.a ndaj sektorit të energjisë./monitor/

The post Sistemi në kolaps, borxhet e ujësjellësve në OSHEE arrijnë 264 milionë euro appeared first on Albeu.com.

Inceneratorët “dogjën” 103 mln euro deri në qershor 2023; Kompania mëmë merr 2 milionë euro për shërbime ndaj ujësjellësve
Projektet e inceneratorëve do të mbahen mend për numrin e lartë të zyrtarëve publikë që shkuan para drejtësisë, por në të njëjtën kohë edhe si një precedent që, pavarësisht veprave penale që shkaktuan, u financuan nga buxheti i shtetit me taksat e shqiptarëve, në injorim të plotë të moralit qeverisës dhe ligjeve të shtetit.

Teksa Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka kërkuar Kuvendit dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-zv.kryeminisrit Arben Ahmetaj, ndërkohë që në burg janë një seri zyrtarësh të lartë dhe ish-ministra, buxheti i shtetit vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit 2023 financoi me 586,5 milionë lekë (5.5 milionë euro) inceneratorin e Tiranës.

Që nga fillimi i projekteve, pagesat progresive për të tre inceneratorët, Elbasanit, Fierit dhe Tiranës, kapin vlerën totale 11 miliardë lekë (103 mln euro) deri në fund të qershorit 2023, sipas të dhënave zyrtare nga Thesari i Ministrisë së Financave që raportohen nga “Open Data Albania”.

Më herët, burimet e rezervuara nga Ministria e Financave i pohuan “Monitor” se pagesat buxhetore për inceneratorët mund të bllokoheshin, por më parë duhet të nisë një hetim administrativ nga ministria e linjës që mbikëqyr kontratat, që në këtë rast është Ministria e infrastrukturës dhe Energjisë.

Deri më tani qeveria nuk ka marrë hetime administrative ndaj kompanive, madje ministritë e linjës hezitojnë të raportojnë edhe të dhënat periodike mbi kontratat dhe stacionet e punimeve siç i detyron ligji.

Një praktikë e ngjashme po ndodh edhe me koncesionet në sektorin shëndetësor, ku ka mungesa të theksuara në raportimin dhe monitorimin e treguesve, teksa fondet ndaj tyre po rriten vit pas viti edhe më shumë se parashikimet në kontrata.

Të dhënat nga Ministria e Financave nga Thesari të përpunuara nga “Open Data Albania” tregojnë se financimi progresiv për inceneratorin e Tiranës ka arritur deri në fund të qershorit te këtij viti 5,6 miliardë lekë, “52.6 mln euro”, ku rreth 5,5 milionë euro u dhanë në janar-qershor të këtij viti.

Inceneratori i Fierit ka marrë deri në fund të prillit 2023 një shumë prej 3.5 miliardë lekësh sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, ose rreth 33 milionë euro, ndërsa për impiantin e Elbasanit janë bërë pagesa 1,9 miliardë lekë, rreth 18 milionë euro.

Kompania integrated Technology Services nën sekuestro dhe nën administrimin e Farudin Arapit (administratori në emër të shtetit) me ortak Klodian Zoton ka marrë këtë vit edhe 2 milionë euro pagesa buxhetore për shërbimeve ndaj ndërmarrjeve të ujësjellësve sipas të dhënave nga thesari i Ministrisë së Financave.

Personat, që zotërojnë kontratat e incineratorëve janë shpallur në kërkim nga organet hetimore dhe kontratat e nënshkruara janë thyer tashmë pasi nuk i kanë zbatuar afatet për ndërtimin e impianteve. Kompanitë që po paguhen sistematikisht me taksat e shqiptarëve ka ngritur skema pastrimi krejtësisht të pasofistikuara kanë zbuluar hetimet e SPAK.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar më herët ketë vit se, projekti i inceneratorit të Tiranës ka rezultuar që në fillim i papërballueshëm për buxhetin e shtetit, ndërsa Bashkisë së Tiranës nga viti 2018 i janë dyfishuar kostot e pastrimit të qytetit, pikërisht për shkak të pagesave që ajo duhet t’u bënte inceneratorëve.

Bashkia e Tiranës ka paguar në periudhën 2018-2020 rreth 3.2 miliardë lekë (26.5 milionë euro) shtesë, krahas kostos së pastrimit prej 3.9 miliardë lekësh.

Prej vitit 2018 deri aktualisht, thekson KLSH, Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Industrisë dhe Energjisë (MIE) janë duke paguar tarifën prej 29 euro/ton mbetje urbane për incenerimin e mbetjeve për një shërbim ende të pakryer, duke qenë se inceneratori ende nuk është përfunduar si objekt industrial për djegien e mbetjeve urbane./monitor

The post Inceneratorët “dogjën” 103 mln euro deri në qershor 2023; Kompania mëmë merr 2 milionë euro për shërbime ndaj ujësjellësve appeared first on Albeu.com.

Balluku në Elbasan për ujësjellësin: Keni gënjyer me shifrat, drejtor kthehu tani në zyrë dhe ndreqe problemin
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ishte pasditen e sotme në Elbasan për të diskutuar me kryebashkiakët e këtij qarku lidhur me reformën në ujësjellës-kanalizime.

Balluku kritikoi shifrat e paraqitura nga Ujësjellësi i Peqinit dhe Belshit.

“Peqini në 2018-20 deklaronte 60.5% ndërkohë që sot ka arritur në 70.73%, pra ka një rritje të ujit të papaguar në 10%. Peqini si duket ka vendosur të bëhet bamirës dhe ka ngritur shifrën e ujit të papaguar apo humbjeve teknike.

Në Belsh kemi një problem shumë serioz, që duhet ta diskutojmë. Të gjitha deklarimet janë të rreme, sepse ju keni deklaruar që humbja juaj në 2018-20 ishte 16.5% dhe tani e keni shtuar pak e keni bërë 20%. Kjo nuk ka shans të ndodhë, pasi nëse rrjeti është përfundimisht i ndërtuar rishtazi humbjet teknike duhet të jenë rreth 20%. Ju në 2018 para investimeve keni deklaruar 16% humbje, të njëjtat deklarata janë në të gjitha tabelat. Pra deklaratat tuaja nuk e vë në dyshim që nuk keni mendim të pasëm për të bërë këtë lloj deklarate.

Ju bën thirrje, do të merret edhe drejtori i AKUM-it, ju bëj thirrje që duhet të bëheni serioz, drejtor ktheu në zyrë, duhet të thërrasësh vartësit dhe të ulesh dhe të bësh deklarata të vërteta. Sikur të kishit 20% humbje do të ishit model, por nuk keni. Jeni duke gabuar me disa herë, këtë problem do ta ndreqni sot, që është e premte.

Që ne të bëjmë reformën na duhet të kemi shifra të përafërta. E di që nuk matni as burimin as depon, por sikur e bëjnë të tjerët do ta bëni edhe ju dhe nuk do të vini më me këto shifra qesharake. Nuk po ju gjykoj apo akuzoj, por nuk keni bërë punën si duhet” tha ministrja./ Abcneës.al

The post Balluku në Elbasan për ujësjellësin: Keni gënjyer me shifrat, drejtor kthehu tani në zyrë dhe ndreqe problemin appeared first on Albeu.com.

Situata me helmimin në Krujë drejt normalizimit, furnizimi me ujë të pijshëm mbetet problem për banorët
Që prej ditës së diel, rreth 500 persona janë paraqitur në spitalin e Krujës për të marrë shërbim shëndetësor pasi kanë shfaqur shenja helmimi.

Pas 4 ditësh, sot situata është normalizuar dhe gjatë mbrëmjes së djeshme ka pasur një rënie të numrit të qytetarëve që janë paraqitur për ndihmë mjekësore.

Burime për albeu.com bëjnë me dije se në repartin e urgjencës ndodhen vetëm dy persona. Ndërsa personat e tjerë të prekur nga helmimi i ujit po trajtohen në shtëpi, por nuk ka infoemacion nga mjekët sesa është numri i tyre.

Kujtojmë se pas publikimit të analizave nga Institutit i Shëndetit në Krujë, rezultoi se uji ishte kontaminuar me dy baktere: Esheria Koli dhe Streptokoku Fekal.

Ndërsa situata me helmimin është normalizuar, problem mbetet  furnizimi me ujë të pijshëm nga ujësjellësi.

Banorët janë furnizuar me ujë një pjesë me autobote ndërsa pjesa tjetër duke e blerë me bideonë./albeu.com

The post Situata me helmimin në Krujë drejt normalizimit, furnizimi me ujë të pijshëm mbetet problem për banorët appeared first on Albeu.com.

I shkëputi linjën e ujit të paligjshëm, dhunohet drejtori i ujësjellësit
Drejtori i ujësjellësit në Fushë-Arrëz Anduel Gjinaj është dhunuar.

Mësohet se ka qenë vetë Gjinaj ai që ka bërë denoncim në polici lidhur me dhunën e ushtruar ndaj tij, nga një person me inicialet M.Q, i cili nuk është shoqëruar ende për në komisariat.

“Jam goditur nga shtetasi M. Q., për shkak të detyrës. Shtetasit M. Q. i shkëputa një linjë uji të paligjshëm”, mësohet të ketë thënë Gjinaj, në denoncimin e tij, ndërkohë që janë duke vijuar hetimet për rastin.

Gjinaj është goditur në hyrje të institucionit që drejton, ndërkohë që ngjarja është parë dhe nga kalimtarë të rastit.

The post I shkëputi linjën e ujit të paligjshëm, dhunohet drejtori i ujësjellësit appeared first on Albeu.com.