ujesjelles kanalizime Archives - Albeu.com

Abuzimet me ujësjellës-kanalizimet, Rama-kryebashkiakëve: Të ndalojë kjo hemorragji papërgjegjshmërie
Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së sotme me kryebashkiakët për analizën e performancës së sektorit ujësjellës – kanalizimeve, ka akuzuar bashkitë e vendit se janë në shkelje totale të ligjit dhe abuzim me postet.

“Kthehemi tek e njëjta fabul që ata që nuk paguhen ankohen se nuk kanë bukë ndërkohë që ata që mund të ankoheshin ishin paguesit më të rregullt të energjisë elektrike. Edhe këtu abuzimin më të madh  e bëjnë bizneset, hotelet jo familjet. Se nuk u vjen ujësjellesave e keqja nga familjet në nevojë. Kjo gjendje është në kufijtë e absurditetit dhe Ministria e Energjisë dhe e Infrastrukturës do të ndërhyjë me njëherë duke ndërtuar një proces ndërveprimi më partnerët dhe me ju për të riorganizuar të gjithë sistemin me themel. Cilido që nuk do të dojë të kuptojë se një ndërmarrje ujësjellësi që nuk mbulon as pagat, as sigurimet dhe që mban me borxhe lista të tëra punonjësish është pasqyra më dëshpëruese e papërgjegjshmërisë. Nuk diskutohet që as Korca dhe Pogradeci nuk i paguajnë dot kreditë. Jemi në kushtet që duhet të ndalojë kjo hemorragji papërgjegjshmërie me kosto marramendëse për shtetin dhe qytetarët. 1 miliardë euro investime qeveria shqiptare bashkë me partnerët për ta zgjidhur këtë cështje njëherë e mirë. Ne kemi një përgjegjësi që nuk e shmangim dhe delegojmë dot më. Pjesa dërrmuese e bashkive janë në shkelje të ligjeve nga ana ligjore ndërsa kur marrin përgjegjësi e delegojnë tek bashkia. Do të bëjmë një skanim të të gjitha burimeve njerëzore.Sa janë në profilin e tyre punonjësit? Merrini masat vetë përpara se këto pasqyra do të tregojnë gjëra që do të mbeten në satirën e shqiptarëve. Do të kërkojmë ehe ndihmën e partnerëve tanë për një proces serioz. Këto nuk janë zyra punësimi për njerëz që duan të marrin një rrogë që nuk janë fare në Shqipëri, janë ndërmarrje. Është e trishtueshme kjo pamje dhe prandaj vendosëm ta bëjmë publikisht këtë gjë. Ky është abuzim i hapur me votën e popullit”, tha Rama./albeu.com

The post Abuzimet me ujësjellës-kanalizimet, Rama-kryebashkiakëve: Të ndalojë kjo hemorragji papërgjegjshmërie appeared first on Albeu.com.

Rama: Në ujësjellëse ka të punësuar persona që nuk ndodhen fare në Shqipëri
Kreu i qeverisë Edi Rama po zhvillon një takim me kryetarët e bashkive për çështjen e ujësjellës kanalizimeve. Pasi theksoi se bashkitë po rrisin humbjet në këtë sektor edhe pse qeveria po rrit investime, vuri në dukje dhe një problem tjetër. Atë të punësimeve të personave që nuk ndodhen në Shqipëri.

“Është koha për të vepruar dhe natyrisht që sikur folëm për mbetjet, edhe në këtë drejtim qeveria nuk do të rrijë më në pozitën e thjeshtë financuesit të këtyre shërbimeve, por do të përfshihet aktivisht në këto shërbime. Nuk do ta lejojmë që paratë e popullit shqiptar të abuzohen më nga keqqeverisja ekstreme e këtij sektori dhe shpërdorimi i të ardhurave.

E para, duke paguar si punonjës njerëz që nuk kanë lidhje fare me profilin, deri edhe njerëz që nuk janë në Shqipëri dhe rezultojnë në librat e pagave të ndërmarrjeve. Do të bëjmë një skanim për drejtorët, shefat dhe punonjësit.

Kampione bashkia Kavajë, 31% arkëtim. Ndërkohë që ka edhe këtu diferenca, por nuk po hyj të them se edhe më të mirët janë në pozitë shumë të disfavorshme. Këtu është qartësisht një problem administrimi dhe keqqeverisje.

Është kronike është një sëmundje kronike e shumë viteve, por nuk mundemi më ta pranojmë dhe të mos ndërhyjmë për të mos e përmbysur” tha Rama./albeu.com

The post Rama: Në ujësjellëse ka të punësuar persona që nuk ndodhen fare në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

“Ne rrisim investimet në ujësjellës-kanalizime, ju humbjet!” Rama: Bashkia Vlorë “kampione”
Kryeministri Edi Rama pas helmimit të rreth 600 qytetarëve në Krujë nga uji i pijshëm, ka zhvilluar një takim me kryebashkiakët për analizën e performancës së sektorit ujësjellës – kanalizimeve.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se janë akorduar mbi 1 miliardë euro për këtë sektor, dhe ndërsa investimet rriten, rriten dhe humbjet.

Sipas Ramës, Bashkia Vlorë është “kampione” për humbje, me 78.9%.

“Në rreshtin mes nesh janë ata që e kanë shoqëruar këtë proces investimesh në ujësjellës. Këtu kam një tabelë për investimet e bëra nga qeveria shqiptare nga viti 2014 dhe të vendosura aktualisht deri në vitin 2013 ku hyjnë fondet e buxhetit të shtetit dhe fondet e akorduara nga partnerët të cilat ju kujtoj që janë kredi që duhen paguar. Shuma që këto dy detyrime që qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion është mbi 1 mld euro. Që të jemi të saktë, mbi është faktikisht 1 mld e afro 200 mln euro. Këtu kam tre pyetje për ju si kryetarë bashkish.

A jeni në dijeni të performancës së ujësjellës kanalizimeve në bashkinë tuaj të shërbimit që ofrojnë për qytetarët. E keni parë ndonjëherë që është përtej çdo logjike. Dhe pyetja e tretë, sa fonde keni alokuar nga buxheti i bashkisë për furnizimin me ujë. Faktit flasin vetë dhe fakti i fundit që ishte si pika që ka përmbysur këtë kupë është fakti që ne rrisim investimet, ju rrisni humbjet dhe pastaj qytetarët me të drejtë ankohen.

Rritja e investimeve nuk mund të përkthehet në rritje të humbjeve. Duhet të përputhet me një ulje të humbjeve dhe sens përgjegjësie për atë gropë që i është hapur mu në zemër këtij shteti nga keqadministrimi i ujit për 30 vite që nuk mbyllet dot menjëherë por në nivelin e administrimit nuk po jep shenja që nuk ka tendencë të zgjerohet. Kam listën këtu dhe nuk po hyj t’i marr me radhë. Kampioni bashkia e Vlorës, 78.9% humbje”, tha Rama./albeu.com

The post “Ne rrisim investimet në ujësjellës-kanalizime, ju humbjet!” Rama: Bashkia Vlorë “kampione” appeared first on Albeu.com.

Balluku: Performaca e ujësjellës-kanalizimeve mbetet e dobët në të gjitha bashkitë
Gjatë mbledhjes së sotme me kryebashkiakët për analizën e performancës së sektorit ujësjellës – kanalizimeve, ministrja Balluku është shprehur se ky sektor mbetet problem.

“Kemi marrë në analizë të thellë sektorin e ujit, janë prekur të gjitha zonat, urbane dhe rurale. Kam raportuar te kryeministri performancën e këtij sekretoi që le për të dëshiruar dhe nuk do përjashtoja asnjë ndërmarrje të ujësjellësit. Duke hequr mënjanë Korçën dhe Pogradecin, kemi identifikuar që pavarësisht procesit të agregimit para disa vitesh, sërish performanca e ujësjellës kanalizimeve në të gjitha bashkitë, mbetet e dobët. Të gjitha shifrat janë jo në përputhje me shifrat e inevstimeve në ndërmarrjet tuaja. 39% e ujësjellës kanalizime furnizojnë më pak se 10%, 28% kanë një nivel të humbjeve mbi 67% dhe një fenomen shqetësues është që në ato ujësjellës ku ne investojmë, kemi patur edhe rritje madje të humbjeve. Ndërkohë që investohet, rritet përqindja e ujit të papaguar dhe kjo është ajo sasi që vidhet në rrjet ose që humb për shkaqe teknike. Duke u përballur me këtë fakt na lind e drejta të mendojmë që ka keqmenaxhim nga drejtuesit e e ndërmarrjeve të ujësjellës kanalizimeve”, tha Balluku.

The post Balluku: Performaca e ujësjellës-kanalizimeve mbetet e dobët në të gjitha bashkitë appeared first on Albeu.com.

Paralajmërohet rritja e çmimit të ujit, ujësjellës-kanalizime ka nevojë për 5 miliardë dollarë investime
Sektori i ujësjellës-kanalizimeve për të shkuar drejt parametrave normalë të furnizimit pa ndërprerje dhe ofrimit të shërbimit në gjithë vendin ka nevojë për 5 miliardë dollarë deri në vitin 2040.

Enti Rregullator i Ujit (ERRU) në raportin e performancës të publikuar këto ditë nënvizon se kjo do të ishte e barabartë me investimin sistematik të afërsisht 200 milionë dollarëve çdo vit për çerekshekulli. Një pjesë të mirë të kësaj barre duket se shteti do ta faturojë tek tarifat që konsumatorët paguajnë.

“Investimet fizike në sektorin UK, referuar Master Planit Kombëtar për këtë fushë të projektuara deri në vitin 2040 rezulton që të jenë rreth vlerës së 5 miliard Euro. Për përmbushjen e këtyre kërkesave kërkohen rreth 200 milion Euro/vit duke patur parasysh projektimin e tyre në 25 vite. Mënyra e synuar e financimit të nevojave fizike të sektorit përcaktohet në draft Strategjinë e Financimit të sektorit të ujësjellës kanalizimeve nëpërmjet sistemit të 3T-ve, përkatësisht nga Taksat (buxheti i shtetit), Transferta (financimi i donatorëve), si dhe nga Tarifat (faturat e shërbimeve të ujësjellës kanalizimeve nga konsumatorët” thuhet në raport.

I njëjti vlerëson se në vitin e kaluar investimet e bëra në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve ishin 53 milionë euro. sipas ERRU një pjesë e financimeve është realizuar nga buxheti i shtetit përmes AKUM në vlerën 4.4 miliard lekë ose 36 milion euro (plus dhe vlerën e TVSH-së) dhe pjesa tjetër nga burimet e huaja përmes KfW & SECO në vlerën 2.1 miliard lekë ose 17 milion euro.

Investimet e bëra sipas raportit kanë mundësuar ujë 24 orë në disa bashki. “Deri në mbyllje të vitit 2020 si rezultat i investimeve të kryera rezulton të kemi furnizim me ujë pa ndërprerje (24 orë) për 22 qendra urbane (qytete), përkatësisht Fushë Arrëz, Pukë, Vau Dejës, Koplik, Lezhë, Rrëshen, Tropojë, Krujë, Cërrik, Peqin, Korçë, Pogradec, Maliq, Bilisht, Kolonjë, Poliçan, Fier, Konispol, Tepelenë, Memaliaj, Këlcyrë dhe Përmet” nënvizon ERRU.

Sfidë për sektorin mbetet pjesa e kanalizimeve ku ende gati gjysma e vendit nuk është e mbuluar me këtë shërbim për largimin e kontrolluar të ujërave të përdorur.

“Duhet theksuar se investimet e planifikuara në drejtim të kanalizimeve mbeten akoma një sfidë për tu arritur në të ardhmen pasi mbulimi i sektorit me kanalizime në rang kombëtar mbetet akoma shumë i ulët në masën e 51.5 %” thuhet në raportin e performancës.

Në një tjetër raport të mëparshëm, për të rritur efikasitetin nëpërmjet ekonomisë së shkallës, Enti Rregullator i Ujit (ERRU) në një raport të fundit propozon dy variante konkrete për agregimin (bashkimin) e ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve. Në një prej alternativave thuhet që të aplikohet një faturë e unifikuar për sektorin në vlerën prej rreth 1400 lekë/muaj, ndërsa aktualisht vlera mesatare e faturës mujore varion nga 350 deri në 2,000 lekë në muaj. Kjo automatikisht do të çonte në një katërfishim të faturës për ata që sot paguajnë me vlerë minimale. Vetë ERRU e pranon se kjo do të krijonte kosto të mëdha sociale, sidomos për zonën verilindore.

Sektori po vuan dhe nga detyrimet e papaguara të energjisë. Ministria e Financave, në një raport të mëparshëm ka propozuar që borxhet që ujësjellësit kanë për energjinë të futen në faturën e ujit. Ndërmarrjet e ujësjellësit, të cilat janë në administrim publik kanë rikrijuar një borxh prej 17 miliardë lekësh ose 138 milionë eurosh ndaj OSHEE -se deri në fund të vitit të kaluar. Ministria e Financave në një prej alternativave për zgjidhjen e situatës propozon që të bëhet zbatimi i plotë i reformës së ujit, ku do të reflektohet kosto e energjisë elektrike në tarifën e ujit në kuadër të rishikimit të metodologjisë të tarifave të ujit./Monitor

The post Paralajmërohet rritja e çmimit të ujit, ujësjellës-kanalizime ka nevojë për 5 miliardë dollarë investime appeared first on Albeu.com.