ujërat. brenda Archives - Albeu.com

BIRN: Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike
Pas humbjeve të njëpasnjëshme zgjedhore, ish-deputeti Ervin Salianji dhe mjeku Ilir Alimehmeti, kanë bashkuar forcat për një ndryshim në parti,  një lëvizje e shëndetshme sipas analistëve të politikës, por që ende i mungon vizioni.

Me qëllimet e shprehura publikisht për “ringritje” dhe “rizgjim” të Partisë Demokratike, ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie, Ervin Salianji, ka nisur një tur takimesh me strukturat e partisë, një lëvizje që shihet si sfidë ndaj kryetarit historik Sali Berisha dhe analizës së munguar pas humbjes së thellë të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Salianji, i shoqëruar edhe nga njëri prej kandidatëve më të votuar për listën e Tiranës, Ilir Alimehmeti zhvilluan një takim me demokratë të qytetit të Durrësit të mërkurën, ku u fol për nevojën që kanë demokratët të dëgjohen nga drejtuesit e partisë.

“Personalisht e ndjej plagën tuaj dhe të çdo demokrati, humbjet dhe vjedhjet na kanë gërryer shpirtin dhe e di zhgënjimin. I di problemet me listat e mbyllura”, tha në këtë takim Salianji.

Edhe pse nuk ka shpalosur deri më tani ndonjë ambicie të hapur për të sfiduar kreun e Partisë apo ndonjë platformë konkrete për reformimin e saj, lëvizja ka trazuar ujërat në partinë më të madhe opozitare që është përballur me përçarje dhe rënie të elektoratit që prej humbjes së pushtetit në vitin 2013.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e akuzoi të enjten Salianjin për një “axhendë personale dhe private”, ndërsa hodhi akuza dhe për pjesëmarrësit e tjerë në takimin e Durrësit.

“Aty ishin një grup të pakënaqurish. Kishte të tjerë që punuan për PS dhe kanë frikë se do t’u dalë”, tha Berisha për gazetarët. Ai paralajmëroi se do të kishte “llogaridhënie” para strukturave për ata që sipas tij nuk kanë punuar për fushatën e PD-së.

“Agjenda private, disa prej tyre që njoha sepse pashë individë që ia kanë mbathur në fushatë për turizëm…,” shtoi më tej ai.

Salianji u zgjodh deputet në vitin 2017 si përfaqësues i qarkut të Korçës, por në shtator të vitit 2024, mandati i tij i deputetit u ndërpre pas dënimit nga gjykata me 1 vit burg për veprën penale të kallëzimit të rremë në lidhje me një audio-përgjim, përmes së cilit u pretendua se ekspozoheshin lidhjet kriminale të vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Procesi gjyqësor u cilësua prej Salianjit dhe Partisë Demokratike si i montuar politikisht.

Salianji ka afruar pranë vetes të pakënaqur të tjerë brenda radhëve të PD-së, siç është doktor Alimehmeti, një figurë e re karizmatike që nuk mundi të hynte në parlament për shkak të rezultatit të dobët të Partisë Demokratike në Tiranë.

Pavarësisht sulmeve nga Partia Demokratike, ekspertët e politikës e shohin këtë lëvizje si të shëndetshme për demokracinë brenda partisë, edhe pse sipas tyre i mungon vizioni për të adresuar krizën e besueshmërisë publike të Partisë Demokratike.

“Lëvizja e Salianjit dhe Alimehmetit është shenjë e një pakënaqësie brenda PD-së, po aq sa dhe një shenjë e një mundësie për rivalitet për kreun e partisë”, tha Ermal Hasimja, pedagog i Shkencave Politike.

Sipas tij, Salianji dhe Alimehmeti nuk janë të parët që e provojnë, por janë në kushte pak më të ndryshme se “kryengritjet” e mëparshme, për shkak të situatës së vështirë ku ndodhet sot opozita.

“Me shumë gjasa në ditët në vijim do të krijohet një spirale rritëse përballjeje politike të shëndetshme brenda partisë. Them të “shëndetshme”, sepse mendoj se rreziku më i madh i PD-së është status quo-ja, dhe jo sfidimi i situatës”, shtoi Hasimja.

Analisti Neritan Sejamini, e sheh me skepticizëm lëvizjen e saponisur dhe faktin që, si drejtuesit e partisë, edhe të tjerët i bëjnë takimet me militantët brenda partisë.

“Problemi kryesor i zhvillimeve në PD është se merren vetëm me militantët e partisë, ndërkohë që kjo parti ka problem me besueshmërinë publike”, tha Sejamini për BIRN, duke shtuar se, “aktivitetet partiake s’ka pse të bëhen para kamerave se rrezikojnë të dobësojnë thelbin e diskutimit”.

Gjithsesi, Sejamin e quan të mirë çdo lëvizje në aspektin e sfidimit për kryetar të PD-së, por ky sfidim sipas tij duhet të ketë një vizion të qartë për publikun.

“Berisha ka thënë që do të rikandidojë për kyetar dhe sfida është e mirë në këtë drejtim, por ata që kandidojnë duhet të kenë një vizion dhe jo vetëm një vizion për forcimin e PD-së, por një vizion për Shqipërinë dhe se si do të duhej të ishte qeverisja e PD-së”, sugjeron Sejamini.

Lëvizja e udhëhequr nga Salianji dhe Alimehmeti, vjen në një kohë kur konflikti i brendshëm në Partinë Demokratike, është ende i freskët dhe ku beteja politike dhe ligjore mes Berishës dhe ish-kryetarit Basha zgjati për më shumë se dy vite.

Konflikti që shkoi deri në përplasje fizike mes mbështetësve të dy palëve për të marrë selinë e partisë, nisi në vjeshtën e vitit 2021, kur Basha përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar, pasi ai u shpall “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Berisha, i cili është dorëhequr nga drejtimi i partisë pas humbjes së zgjedhjeve në vitin 2013 por kishte vijuar të qëndronte deputet dhe të ruante ndikimin politik, nisi të ashtuqujturën ‘foltore’, një tur takimesh me anëtarët e partisë që kulmuan me një krijimin e strukturave paralele dhe rimarrjen përfundimtare të drejtimit të kësaj partie.

Gjithsesi, Berisha nuk arriti të fitojë besimin e publikut për të sjellë sërish në pushtet Partinë Demokratike, ndërsa po përballet me drejtësinë për akuza korrupsioni në lidhje me dosjen e njohur si ish-klubi sportiv Partizani./BIRN

The post BIRN: Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike appeared first on Albeu.com.