uje Archives - Albeu.com

Fshati Morin në Kukës mbetet pa ujë në ditët e nxehta, banorët riparojnë vetë ujësjellësin
Nën temperaturat e larta të këtyre ditëve, banorët e fshatit Morin po përballen me mungesën e ujit të pijshëm.

Me një eskavator të vogël të marrë me pagesë dhe me punën e tyre, ata kanë dalë në terren për të riparuar tubacionin e dëmtuar.

Sipas tyre, dëmtimi ka ndodhur gjatë punimeve për vendosjen e shtyllave elektrike. Banorët thonë se, përballë mungesës së ndërhyrjes institucionale, janë detyruar ta zgjidhin vetë problemin.

Ata tregojnë se ujësjellësin e fshatit e kanë ndërtuar vite më parë me kontributet e familjeve të Morinit, ndërsa edhe sot shpenzimet për riparimin po i përballojnë vetë, me ndihmën e fëmijëve të tyre në emigracion.

Investimi i fundit për furnizimin me ujë, sipas banorëve, është bërë në vitin 2008, por furnizimi zgjati vetëm pak ditë. Nga ndërtimi i ujësjellësit deri te riparimi i tubacioneve, ata thonë se kanë paguar dy herë për të pasur ujë në shtëpitë e tyre.

Ndërsa puna vijon nën temperaturat e larta, mbetet ende pa përgjigje se kur do të ndërhyjnë institucionet përgjegjëse.

The post Fshati Morin në Kukës mbetet pa ujë në ditët e nxehta, banorët riparojnë vetë ujësjellësin appeared first on Albeu.com.

Dibran Hoxha ngre dyshime për mashtrim me importin e naftës: Sipas tij, kështu dyshohet se vepronte skema
Pas aksionit të zhvilluar sot nga Prokuroria dhe Policia e Kosovës në më shumë se 40 lokacione, ka reaguar analisti Dibran Hoxha, i cili tha se hetimet për skemën e dyshuar të shpëlarjes së parave përmes importit të naftës duket se po shkojnë drejt një epilogu.

Hoxha pretendon se mekanizmi i dyshuar funksiononte në atë mënyrë që nafta regjistrohej në dokumente si import për Kosovën, por në fakt shkarkohej në Shqipëri dhe më pas tregtohej në tregun e zi. Sipas pretendimeve të tij, më pas cisternat mbusheshin me ujë dhe hynin në Kosovë për të fshehur gjurmët.

Ai thekson gjithashtu se në një fazë të hershme ishte përmendur edhe kompania Exfis, por sipas tij kjo ishte bërë padrejtësisht. Hoxha shton se mbetet të sqarohet nga hetimet zyrtare se cilat kompani do të rezultojnë të përfshira.

Postimi i Hoxhës:

Skema kriminale e shpërlarjes së parave përmes importit të naftës paska nisë me marr epilog meqë Prokuroria dhe Policia e Kosovës sot paskan zhvillu aksion në 40 lokacione brenda vendit për me zbulu këtë skemë.

Si ka funksionu skema?

Tonelata naftë të ngarkume për import për në Kosovë, me rrugë tranzit Shqipninë, po figuronin muaj pas muaji si naftë që po futej në vend për nevoja të tregut.

Meqë Shqipnia e ka më të shtrenjt TVSH-në e akcizën për naftë, një ose disa konpani importuese e kishin gjet ni formulë manipulimi.

1. Nafta përmes dokumentacionit figuronte që do importohej në Kosovë.

2. Nafta shkarkohej në Shqipni dhe shpërndahej në tregun e zi të naftës.

3. Cicternat mbusheshin me ujë dhe futeshin në Kosovë, me qëllim të mbulimit të krimit.

Skema nisi me u bo e dyshimtë kur stoqet e kompanive të naftës nuk po mundeshin ma me arsyetu naftën e pretendume të importume, se nevoja e tregut nuk ishte aq e madhe.

Ky lajm ka nisë me qarkullu para disa muje në Kosovë. Niher, po duket padrejtësisht, u përmend Exfis-i si pjesëmarrës i kësaj skeme. Por, kur gazetarët “profesionistë” morën informacione se të kujt janë kamionat e zënë me mashtrim, nisën me i shti vesht në lesh.

Sot, duke e pa cili portal po i qet e po i hjek lajmet e këtij krimi ekonimik (shifra milionësh) gjasat janë që njana prej kompanieve ma të mëdha petrole me pas bajrakun e kësaj skeme.

Te shohim. 😉

The post Dibran Hoxha ngre dyshime për mashtrim me importin e naftës: Sipas tij, kështu dyshohet se vepronte skema appeared first on Albeu.com.

“Autoblinda moderne, ujë me presion për opozitën, por zjarrfikësit me mjete të vjetëruara”/ Teliti: Siguria e karriges vlen më shumë se qytetari
Këshilltari ekonomik i PD-së, Dorian Teliti, me ironi ka bërë një krahasim mes dy fotove. Në njërën foto, janë zjarrfikësit te pallati i djegur i ‘Farmacisë 10’ në Tiranë, me presion të pamjaftueshëm uji dhe në foton tjetër, autoblindat moderne të Policisë së Shtetit, me topa uji me presion dhjetëfish më të lartë, të radhitura kundër protestuesve dhe opozitës. Mesazhi është i qartë dhe therës: Shteti shqiptar e ka teknologjinë. E ka presionin e ujit. E ka investimin. Por e ka blerë dhe e mban jo për të shuar zjarrin mbi kokën e qytetarit, por për të shuar zërin e tij në rrugë.

Reagimi i Dorian Telitit:

Shikoni këto dy foto. Kjo është pamja e një shteti që ka humbur rrugën. Në njërën foto, shohim zjarrfikësit tanë heronj që luftojnë me flakët te ‘Farmacia 10’ me mjete që lëngojnë për ujë presion dhe teknologji të vjetruar. Një pafuqi totale për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarit me taksat që ai paguan çdo ditë. Në foton tjetër, shohim forcën brutale dhe antiligjore të Policisë së Pushtetit: autoblinda moderne me një presion uji 10 herë më të fuqishëm, i përdorur për të goditur qytetarët, opozitën dhe për të shtypur fjalën e lirë. Pyetje jo thjesht politike, por ekzistenciale: Pse qeveria-shtet investon qindra miliona euro për të na mbyllur gojën, por kursen çdo qindarkë kur duhet për të na shpëtojë jetën? Përgjigja e qeverisë-shtet është e qartë: ‘Siguria e karriges vlen shumë më shumë se siguria e qytetarit dhe e pronës së tij’. Ndaj hapni sytë o shqiptarë, ngrihuni, protestoni, reagoni.

The post “Autoblinda moderne, ujë me presion për opozitën, por zjarrfikësit me mjete të vjetëruara”/ Teliti: Siguria e karriges vlen më shumë se qytetari appeared first on Albeu.com.

Skandal në Klos të Matit/ Tubancionet në natyrë, banorët të shqetësuar: Ja si mbushet Ujëmbledhësi (VIDEO)
Një skandal ka ndodhur në Klos të Matit, lidhur me mënyrën se si mbushet Ujëmbledhësi i ujit.

Raportohet se uji që përdoret për të mbushur strukturën, merret dhe dërgohet në mënyrë të dyshimtë, duke shkelur procedurat standarde.

Uji ndodhet nëpër tubacione që ndodhen në natyrë, duke ngritur pikëpyetje për sigurinë e procesit. Kjo situatë ka shkaktuar shqetësim mes banorëve.

The post Skandal në Klos të Matit/ Tubancionet në natyrë, banorët të shqetësuar: Ja si mbushet Ujëmbledhësi (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Hysaj: Në kulmin e sezonit turistik, Durrësi përballet me mungesë uji dhe neglizhencë totale
Anëtarja e kryesisë së PD, Jola Hysaj përmes një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar mungesën e ujit të pijshmëm në Durrës.

Në një foto në Instagram, Jola Hysaj shkruan:Skandal me ujin në Durrës.

Në zonën e plazhit mungon uji prej ditësh. Bizneset dhe banorët ankohen.

Turistët janë të zhgënjyer por ujësjellësi hesht.

Në kulmin e sezonit turistik, Durrësi përballet me mungesë uji dhe neglizhencë totale.

”Kur dhëndri është nga Durrësi dhe vjehrri jeton në Tiranë. 8 Ditë pa ujë!

Vjehrri: O dhëndër ku vete kesh?

Dhëndëri: Vij te nusja bëj një dush, se u mbush djersa u bë llum!”, shkruan Hysaj në Instagram.

The post Hysaj: Në kulmin e sezonit turistik, Durrësi përballet me mungesë uji dhe neglizhencë totale appeared first on Albeu.com.

Durrësi një orë në ditë me ujë/ Rama i përgjigjet komentuesit: S’kemi shkop magjik
Në episodin e radhës të rubrikës ‘sy më sy’ me komentuesit, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një qytetari nga Durrësi, i cili i shprehte shqetësimin për mungesën e ujit të pijshëm 24 orë.

Rama tha se shkop magjik nuk ka, por çfarë është bërë dhe investuar për ujin e pijshëm në tre mandatet e tij nuk është investuar kurrë më parë.

Komenti nga Ardi Omeri: Durrësi akoma furnizohet një orë në ditë, ndërsa ju vendosni si zonë, pjesërisht me ujë 24 orë. Fakti që nuk pranoni realitetin, ju bën më pak të besueshëm se në 2013, kur të besuam dhe ta dhamë votën masivisht.

Kryeministri Edi Rama: I dashur, Ardi ta shpjegoj unë pse Durrësi figuron si zonë pjesërisht e furnizuar 24 orë dhe pse ke bërë shumë mirë që ma ke dhënë votën në 2013.

Kur ti më dhe votën, kishte a s’kishte 3 orë ujë në ditë gjithandej.

Që kur ti më dhe votën kemi investuar për ujin e pijshëm në Durrës, rreth 60 milionë euro më shumë se të gjitha vitet e tjera të mbledhura së bashku me përfitues banorët e të gjitha njësive administrative të asaj bashkie, ku të mos harrojmë, s’ka pasur kurrë ujë 24 orë se ka rëndësi ta kujtojmë edhe këtë.

Atëherë, ne kemi rindërtuar apo ndërtuar krejt nga e para linjat e ujit të pijshëm në shumë segmente.

Këtu kam shumë, por po të përmend nga lagjja 1, në lagjet 13 plazh, 14 Shkozet, 15 Spitallë, nga Ishmi, sektori Rinia dhe deri në Manëz. Nga Hamallaj, Rashbull, Romanat, Shijak dhe Xhavzotaj dhe si rezultat, sot që flasim, disa zona të qytetit si Spitalla, Porto Romano, një pjesë e Durrësit të ri, ose ish-Këneta, siç e quan bufi, apo zona e Nishtullës, furnizohet 24 orë ujë në ditë dhe ndërkohë në pjesët e tjera, furnizimi varion 18 deri 20 orë maksimumi, deri në minimumi katër orë.

Ndërsa në zonën rurale, 28 fshatra kanë furnizime me ujë 24 orë.

9 fshatra kanë furnizim me ujë 4-8 orë, ndërsa 11 fshatra kanë furnizim me ujë 2 deri në 4 orë.

Ndërsa në plazh, furnizimi me ujë ka arritur 7-8 orë në ditë, por ama ka shumë, shumë rëndësi dhe kjo të duhet për 11 majin që të informohen të gjithë se brenda këtij viti, projekti i financuar nga Agjencia Franceze për Zhvillim, hyn në rrugën e realizimit, pasi janë bërë të gjitha procedurat dhe falë këtij projekti, brenda mandatit të 4, përmbyllim edhe të gjithë programin e furnizimit me ujë 24 orë në Durrës.

E pra, shumë e thjeshtë. Shkop magjik nuk ka, por ama ta përsëris, çfarë është bërë dhe çfarë është investuar për ujin e pijshëm në këto tre mandate, nuk është bërë dhe nuk është investuar në dekada e dekada të tëra të marra së bashku.

Dhe mos harro, në rang vendi, kur ne morëm detyrën, kishim vetëm 4 zona urbane me 24 orë ujë.

Sot kemi 43 dhe 98 të tjera zona rurale, ndërkohë që 11 zona urbane janë në kantier dhe deri në fund të mandatit të 4 përfundon gjithë programi kombëtar i furnizimit me ujë 24 orë edhe për 16 zona urbane dhe 37 rurale, duke e përmbyllur transformimin historik në sektorin e ujit të pijshëm.

The post Durrësi një orë në ditë me ujë/ Rama i përgjigjet komentuesit: S’kemi shkop magjik appeared first on Albeu.com.

10 përfitime të mahnitshme të ujit me limon
Uji me limon është një pije natyrale që shumë njerëz në mbarë botën e konsumojnë çdo ditë për përfitimet e shumta shëndetësore. I lejon konsumatorët të shijojnë përfitimet e ndryshme të agrumeve gjatë gjithë ditës, veçanërisht gjatë një kure detoksifikimi. Uji me limon përmban sasi të konsiderueshme të vitaminës C, e cila i jep atij disa përfitime shëndetësore.

Përveç kësaj, limoni përmban edhe acid folik, i njohur më mirë me emrin e vitaminës B9. Ka edhe disa gjurmë të vitaminës B5 dhe shumë të tjera. Mund të gjenden gjithashtu disa kripëra minerale dhe elementë gjurmë, duke përfshirë kalcium, magnez, kalium, fosfor, si dhe mangan, hekur dhe bakër.

Në përbërjen e tij përfshihen edhe polifenolet, duke përfshirë flavonoidet që janë antioksidantë.

Përfitimet kryesore të ujit me limon

Mbron sistemin kardiovaskular

Limoni është një frut i pazakontë, i dalluar nga shija e tij acidike dhe ngjyra e bukur e verdhë. Por ajo që dihet më pak është se vepron në favor të shëndetit tonë kardiovaskular. Limoni përmban vitaminë C dhe antioksidantë, të cilët janë shumë të dobishëm për shëndetin e zemrës. Së bashku, këta elementë ndihmojnë në ruajtjen e elasticitetit të mureve të sistemit tonë të gjakut. Këto veprime luftojnë shfaqjen e kolesterolit, hemorroideve , variçeve, presionit të lartë të gjakut dhe arteriosklerozës.

Disa studime kanë treguar se marrja e rregullt e flavonoideve nga frutat agrume (dhe për rrjedhojë limoni) lidhej drejtpërdrejt me reduktimin e rrezikut të zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare. Kështu, antioksidantët ndihmojnë në parandalimin e oksidimit të kolesterolit të keq, reduktojnë grumbullimin e trombociteve të gjakut dhe përmirësojnë vazodilatimin koronar.

Një pije antioksiduese

Një nga përfitimet kryesore të pirjes së ujit me limon është të përfitoni nga antioksidantët që përmban. Konsumimi i rregullt i këtij uji bën të mundur luftën aktive kundër efekteve të radikaleve të lira në trup. Këto të fundit marrin pjesë në plakjen e përshpejtuar të qelizave tona, dhe degradimin e tyre. Stresi, alkooli, duhani, një dietë e keqe… Të gjithë këta elementë janë në origjinën e zhvillimit të tyre në trupin tonë.

Duke luftuar kundër radikalëve të lirë, uji me limon lejon që metabolizmi ynë të funksionojë në nivelin e tij optimal. Sistemi imunitar gjithashtu mund të kryejë plotësisht funksionet e tij, gjë që na lejon të gëzojmë shëndet të shtuar dhe vitalitet të madh.

Parandalon dhe ngadalëson kancerin

Me kalimin e viteve, studime të ndryshme kanë hedhur dritë mbi veprimin e limonit në parandalimin e disa llojeve të kancerit, përkatësisht kancerit të stomakut , ezofagut, zorrës së trashë, faringut dhe gojës. Konsumimi i rregullt i agrumeve mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të kancerit që lidhet me pjesën e sipërme të sistemit të frymëmarrjes dhe të gjithë traktin tretës.

Përveç kësaj, antioksidantët e pranishëm në ujin me limon (flavonoidet) ngadalësojnë zhvillimin dhe përhapjen e qelizave të kancerit. Ato gjithashtu mund të zvogëlojnë rritjen e metastazave, të cilat mund të nxisin terapinë antitumorale. Komponime të caktuara në frutat agrume kanë gjithashtu fuqinë për të reduktuar përhapjen e qelizave kancerogjene.

Ndihmon në humbjen e peshës dhe eliminimin e yndyrës

Limoni është i njohur për virtytet e tij për humbje peshe. Ai është i pajisur me aftësi të ndryshme interesante për të na ndihmuar të humbim peshë. Uji me limon mund të ndihmojë në shkrirjen e yndyrës dhe në rritjen e metabolizmit tonë. Kështu, i lejon trupit të konsumojë më shumë kalori për të funksionuar, dhe për këtë arsye të djegë më shumë yndyrë me kalimin e kohës.

Uji me limon është gjithashtu shumë i ulët në kalori, gjë që e bën atë një alternativë të shkëlqyer për pijet industriale, të cilat janë shumë të ëmbla dhe me shumë kalori.

Për më tepër, limoni përmban kafeinë dhe pektinë, duke e bërë atë një frut të ngopshëm. Në të vërtetë, konsumimi i ujit me limon ndihmon në nxitjen e ndjenjës së ngopjes dhe rregullon oreksin tonë. Prandaj, ne mund ta konsumojmë atë para ngrënies për të mbajtur kontrollin mbi marrjen e ushqimit dhe sasinë e konsumuar.

I mirë kundër diarresë

Virtytet astringente të limonit, dhe rrjedhimisht uji me limon, e bëjnë atë një aleat të mirë në luftën kundër diarresë, apo për të parandaluar gastroenteritin. Nëse keni probleme me tretjen ose vuani nga diarreja, rekomandohet të pini një gotë ujë me limon çdo mbrëmje para se të shkoni në shtrat.

Përforcon sistemin imunitar

Siç e përmendëm më parë, uji me limon (dhe limon, më konkretisht) përmban vitaminë C dhe vitaminë B9. Këto lëndë ushqyese janë thelbësore për funksionimin e duhur të sistemit tonë imunitar, dhe rrjedhimisht të të gjitha mbrojtjeve tona natyrore. Limoni është veçanërisht i përqendruar në vitaminën C, gjë që e bën atë interesant për t’u konsumuar gjatë gjithë vitit, veçanërisht kur afrohet dimri.

Përveç kësaj, vitamina C ndihmon në luftimin e lodhjes dhe humbjes së moralit . Prandaj, ne mund të konsumojmë ujë me limon rregullisht ose gjatë kurave detoksike për disa javë për të shijuar përfitimet e tij.

Alkalizon trupin

Bilanci acid-bazë është thelbësor për funksionimin normal të trupit të njeriut. Ai ndikohet nga dieta jonë, nga emocionet negative dhe nga ekspozimi ynë ndaj faktorëve të jashtëm si ndotja. Kur bëhet shumë acid, trupi ynë bëhet i brishtë dhe bëhet i prekshëm ndaj shumë sëmundjeve, siç është kanceri. Për ta kundërshtuar këtë, duhet të ribalanconi dietën tuaj dhe të konsumoni ushqime që thuhet se janë “alkalizuese”, siç janë perimet jeshile për shembull.

Pavarësisht shijes së tij acidike, limoni është një ushqim alkalik, i cili lufton kundër acidifikimit në trup. Konsumimi i ujit me limon ndihmon në rivendosjen e ekuilibrit acid-bazë të trupit. Kështu, ne mund të parandalojmë zhvillimin e sëmundjeve dhe sëmundjeve të ndryshme duke vepruar në dietën tonë.

Një pije diuretike

Limoni është një ushqim shumë i fuqishëm pastrues dhe diuretik. Ndihmon në eliminimin e toksinave nga trupi. Por gjithashtu mbështet mëlçinë në misionin e saj, si dhe veshkat dhe fshikëzën e tëmthit. Me pak fjalë, limoni pastron trupin, gjë që lejon organet tona të punojnë më lehtë dhe me efikasitet. Të gjitha këto veprime lejojnë limonin të mbështesë tretjen dhe përpjekjet tona për asimilimin e lëndëve ushqyese. Por gjithashtu e bën më të lehtë largimin e toksinave dhe mbeturinave nga trupi, të cilat kalojnë në veçanti përmes veshkave.

Parandalon ngërçet dhe lodhjen gjatë sportit

Uji me limon është shumë interesant gjatë stërvitjes sportive, sepse trupi më pas prodhon natyrshëm acid laktik në qelizat e privuara nga oksigjeni, i cili, duke u grumbulluar, mund të shkaktojë ngërçe të muskujve dhe ndjenjën e lodhjes.

Uji me limon ndihmon në rihidratimin dhe mbrojtjen e trupit nga aciditeti dhe humbjet e mineraleve që lidhen me djersitjen gjatë stërvitjes. Kjo e bën ujin me limon një pije energjike, detoksifikuese dhe alkalizuese.

Aktivizon dhe përmirëson tretjen

Uji i vakët me limon ndihmon stomakun të tresë ushqimin dhe stimulon prodhimin e tëmthit në mëlçi. Uji me limon mund të ndihmojë gjithashtu me kapsllëk ose diarre siç u përmend më lart. Uji me limon përmban gjithashtu shumë citrate, të cilat mund të veprojnë kundër formimit të gurëve të tëmthit ose gurëve në veshka.

The post 10 përfitime të mahnitshme të ujit me limon appeared first on Albeu.com.

Hiqni dorë nga orizi nëse ju ka rënë celulari në ujë, ekspertët tregojnë se ç’duhet të bëni
Nëse celulari juaj ka rënë ndonjëherë në ujë, nuk jeni i vetmi. Sipas Science Alert, deri në 25 për qind e përdoruesve të smartfonëve janë përballur me këtë problem. Për fat të mirë, kjo nuk do të thotë që telefoni juaj nuk mund të riparohet. Ekspertët këshillojnë që të ndiqni disa hapa.

Fikeni pajisjen menjëherë.

Nëse celulari juaj është i papërshkueshëm nga uji ose keni derdhur ndonjë lëng tjetër përveç ujit, ekspertët rekomandojnë ta shpërlani me ujë të pastër por jo direkt nën rubinet pasi mund ta dëmtojë.

Fshijeni mirë celularin me peshqir ose me një leckë të butë.

Shkundeni butësisht për të kulluar ujin nga pjesa e karikimit por kini kujdes që të mos e tundni shumë pasi kjo mund ta shtyjë ujin më thellë në brendësi të telefonit.

Hiqni kartën SIM.

Mos e thani celularin pasi nxehtësia mund të dëmtojë pjesët e gomës si dhe ekranin.

Ruajeni celularin në një enë hermetike të mbushur me pako me xhel silicë ( vijnë me këpucë ose çanta të reja) ose një tharës tjetër që do të ndihmojë në thithjen e lagështirës.

The post Hiqni dorë nga orizi nëse ju ka rënë celulari në ujë, ekspertët tregojnë se ç’duhet të bëni appeared first on Albeu.com.

Historia e pabesueshme e 58-vjeçarit që duket 20 vjeç! (FOTO)
Chuando Tan nga Singapori duket se ka gjetur sekretin e rinisë së përjetshme. Imazhi i artistit nga Singapori ka bërë xhiron e botës. Ai është 58 vjeç, i lindur më 3 mars 1966, por duket rreth 20 deri në 25 vjeç.

Chuando Tan filloi karrierën e tij si model në vitet 1980 dhe rreth 10 vjet më vonë ai hyri në botën e muzikës, duke interpretuar balada pop. E gjithë kjo pa shumë sukses, gjë që bëri t’i drejtohej pasionit të tij të vërtetë, fotografisë.

Një mik i tij i rekomandoi të hapte një llogari në Instagram, ku përveç publikimiy të punës së tij profesionale, postonte edhe imazhe të tij dhe tashmë ka 1.4 milionë ndjekës.

Fotografi dhe influencuesi ka pranuar se një pjesë e madhe e pamjes së tij rinore është për shkak të gjenetikës, por ai ka ndarë edhe serinë e rutinave dhe kujdesit të tij që e ndihmojnë të ruajë atë pamje.

Chuando i ndan rutinat dhe zakonet e tij të shëndetshme në dy pjesë: ushqim dhe ushtrime fizike. Ai vetë ka shpjeguar në rrjetet sociale dietën që konsumon zakonisht, ditën e nis me 6 vezë të ziera pa të verdha. Pas mëngjesit ai ha pulë me oriz ose perime të pjekura në skarë. Në kohën e drekës ha supë peshku dhe lë vend për ëmbëlsirë, e cila zakonisht është akullore. Ai ka hequr dorë nga kafeja dhe çaji dhe tani rekomandon thjesht të pini shumë ujë. Chuando zakonisht e mbyll mbrëmjen me një sallatë.

Ai pranon se ka bërë një trajtim me botoks, por këmbëngul se ishte shumë vite më parë. Trajtimet e tij të vetme janë kremrat e fytyrës dhe lyerja e flokëve për të fshehur flokët e tij të thinjur.

The post Historia e pabesueshme e 58-vjeçarit që duket 20 vjeç! (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Uji i tepërt e dëmton shëndetin tonë, sasia e rekomanduar ditore për të plotësuar nevojat trupore
Uji përbën 45-57% të peshës së trupit tonë. Ai luan një rol jetik në shëndetin e zemrës, menaxhimin e peshës, performancën sportive dhe funksionin e trurit. Studimet tregojnë se pirja e shumë ujit mund të ketë shumë përfitime për shëndetin tuaj.

Sa sasi ujë është i mirë për ne?

Nuk ka një përgjigje të qartë për këtë, megjithëse shumica bien dakord për një sasi rreth 2 litra. Dhe se pirja e tepërt e ujit mund të dëmtojë shëndetin tuaj.

Sa ujë ka nevojë trupi juaj?

Kjo varet nga gjinia, aktiviteti fizik, dieta dhe pjesa tjetër e lëngjeve që keni marrë gjatë ditës. Në përgjithësi, llogaritet se 2.7 litra ujë në ditë për femrat dhe 3.7 litra për meshkujt mbulojnë nevojat e organizmit. Megjithatë, ne nuk kemi nevojë të pimë këto 2.7 litra ujë pasi trupi ynë merr lëngje nga pijet, frutat, perimet dhe përgjithësisht nga ushqimi që hamë çdo ditë.

The post Uji i tepërt e dëmton shëndetin tonë, sasia e rekomanduar ditore për të plotësuar nevojat trupore appeared first on Albeu.com.