uej Archives - Albeu.com

Pas disa ditësh në terr rikthehet energjia elektrike dhe furnizimi me ujë në Kiev
Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, ka thënë se furnizimet me energji elektrike dhe ujë janë rikthyer një ditë pas sulmeve me raketa ruse në objektet ukrainase të energjisë.

“Furnizimet me ujë në Kiev janë rikthyer plotësisht”, ka thënë Klitschko duke falënderuar kompanitë që kanë punuar në këtë drejtim.

Klitschko ka thënë se edhe furnizimet me rrymë janë rikthyer, mirëpo ende ka me raste ndërprerje, për shkak të dëmit të madh.

Ka disa javë që Rusia është duke shënjestruar infrastrukturën ukrainase të energjisë, dhe ndërtesa tjera civile, me raketa, dronë dhe sulme artilerie, teksa ushtria ukrainase zgjeron kundërofensivën në lindje dhe juglindje.

Në adresimin e tij ditor, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se sistemi ajror ukrainas ka bërë punë të mirë në rrëzimin e shumicës së raketave që janë nisur drejt hapësirës ajrore të Ukrainës.

“Forca jonë ajrore, dhe secili që është përfshirë në mbrojtjen e qiellit, ka bërë punë të mirë sot”, ka thënë Zelensky në orët e vona të 31 tetorit.

Zyrtarët perëndimorë dhe ata ukrainas kanë thënë se meqë Kremlini është duke dështuar në përmbushjen e synimeve në luftën e nisur tetë muaj më parë, ushtria ruse po tenton, secilën herë e më shumë, që të terrorizojë dhe demoralizojë popullsinë ukrainase.

Rusia deri më tani ka shkatërruar më shumë se 40 për qind të infrastrukturës ukrainase të energjisë. Ndërkohë në Moskë, Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se do të pezullohen të gjitha aktivitetet e mobilizimit të pjesshëm ushtarak.

Sipas deklaratës, prej tani njësitet ushtarake do të pranojnë vetëm vullnetarët dhe kontraktorët. Megjithatë, në deklaratë është thënë se ky vendim nuk përbën dhënie fund të mobilizimit të pjesshëm, të cilin e ka dekretuar presidenti rus, Vladimir Putin në shtator.

Diçka e tillë mund të bëhet vetëm me një tjetër dekret zyrtar të Putinit. Prej shpalljes së mobilizimit, qindra mijëra rusë kanë ikur prej Rusisë.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL/

The post Pas disa ditësh në terr rikthehet energjia elektrike dhe furnizimi me ujë në Kiev appeared first on Albeu.com.

E frikshme! Ja çfarë ndodh me trupin nëse nuk konsumojmë shumë ujë gjatë ditës
Uji është më i domosdoshëm për trupin se gjithçka tjetër që mund të konsumoni. Uji mundëson funksionimin e organeve në mënyrën e duhur, prandaj moskonsumimi i tij në sasinë e duhur mund të jetë diçka fatale. Sipas Rehydration Project, 1.35 milion njerëz nëpër botë vdesin nga efektet e dehidratimit çdo muaj.

Por çfarë ndodh saktësisht nëse nuk pini sasinë e duhur (2 litra) të ujit në ditë? Dëmet në trup janë të mëdha.

Nivelet e plazmës ulen

Çka sjell rritjen e përqëndrimit të qelizave të kuqe të gjakut. Kjo gjë e bën më të vështirë transportimin e qelizave të rëndësishme, mineraleve, nutrientëve dhe oksigjenit në të gjitha pjesët e trupit shkruan Class.

Zemra punon më shumë nga sa duhet (sforcohet)

Zemrës i duhet të punojë më shumë se zakonisht për të sjellë të njëjtën sasi energjie në muskuj. Prandaj, kur jeni të dehidratuar rrahjet e zemrës përshpejtohen.

Keni dhimbje koke

Në rast dehidratimi, gjaku qarkullon me vështirësi në trup duke bërë që të rritet presioni i tij. Si pasojë, shkaktohen dhimbjet e kokës.

Probleme me trurin

Trashja e gjakut prek edhe një organ shumë të rëndësishëm, siç është truri. Kur nuk pini mjaftueshëm ujë, ulet veprimtaria e trurit dhe do të keni probleme me kujtesën, si dhe mund të kaloni në gjendje të fikëti.

Probleme me veshkat

Nëse veshkat nuk kanë mjaftueshëm ujë për të nxjerrë jashtë trupit mbetjet, do të përballeni me probleme. Këto probleme mund të jenë infeksione urinare, deri te sëmundje serioze.

Trupi e humbet aftësinë për të rregulluar temperaturën

Djersitja, që është një proces i rëndësishëm për rregullimin e temperaturës së trupit, nuk ndodh kur trupi nuk merr sasinë e duhur të ujit. Si rrjedhojë, muskujt nuk funksionojnë mirë.

Probleme me lëkurën

Kur nuk konsumoni sasinë e duhur të ujit, lëkura fillon të rrudhoset dhe plaket para kohe. Kush e dëshiron këtë gjë?/albeu.com

The post E frikshme! Ja çfarë ndodh me trupin nëse nuk konsumojmë shumë ujë gjatë ditës appeared first on Albeu.com.