udheheqesit Archives - Albeu.com

Tre vite burg nëse tallesh dhe përbuz “udhëheqësit”
Nëse tallesh me udhëheqësit politikë të vendit, apo nëse guxon t’i përçmosh apo t’i përbuzësh ata apo simbolet jofrymore të shtetit, nëse guxon të thuash një fjalë të keqe kundër personave që kanë statusin ligjor “Dëshmor i atdheut”, rrezikon të dënohesh me deri katër vjet burg, ndërsa nëse një sakrilegj i tillë kryhet nga “subjekti juridik”, mund të jepet në masë plotësuese, përveç gjobës, edhe “ndalimi për të kryer veprimtarinë” deri në pesë vjet, një nen ky që, me gjasa, mundet të përdoret për të goditur mediat dhe gazetarët për çdo gjë kritike që ato mund të thonë.

Neni 236 i dokumentit kontrovers të prezantuar nga qeveria shqiptare si një projetligj për ndryshimin tërësor të Kodit Penal të vendit, parashikon masat e dënimit për një vepër penale të titulluar “Përdhosja e Republikës dhe e simboleve të saj”.

Por ndërsa neni përkatës në kodin aktual i referohet vetëm flamurit apo simboleve të vendosura në institucionet shtetërore, kodi i ri penal konsideron në të njëjtin status me flamurin presidentin, kuvendin, këshillin e ministrave, gjykatën kushtetuese ose sistemin gjyqësor, forcat e armatosura apo dëshmorët e atdheut.

Dhe për më tepër, projekti i ri duket se jep masë ndëshkimi më të lartë për institucione të tilla se sa për “përdhosjen” e vetë flamurit.

“Përdhosja e Republikës, Presidentit, Kuvendit, Këshillit të Ministrave, Gjykatës Kushtetuese ose sistemit gjyqësor, forcave të armatosura apo dëshmorëve të Atdheut, dënohet me burgim deri në tre vjet”, shkruhet në projektin e publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë.

“Për qëllim të këtij ligji me përdhosje do të kuptohet dhunimi i diçkaje të shenjtë, vetive të larta morale apo vlerave të nderuara botërisht, poshtërimi, bërja e padobishme, përçmimi, tallja, përlyerja, apo përbuzja e institucioneve të përmendura në këtë dispozitë”, shkruhet më tej në këtë nen.

Ndryshe nga propozimi i ri, kodi aktual penal në nenin 268 parashikon si “poshtërim” të republikës vetëm rastet e dëmtimit të flamurit ose të stemës kur këto janë të vendosura në institucionet shtetërore.

Edhe në këtë rast, kodi aktual penal parashikon gjobë ose burgim deri në tre muaj, masa dënimi këto shumë më të ulëta se sa burgimi deri në tre vjet i parashikuar nga kodi i ri.

“Përdhosja” është një vepër penale e parashikuar në kapitullin e dytë të kodit të propozuar, i cili mban titullin “veprat penale kundër rendit kushtetues”.

Ky kapitull dënon kryengritjet, atentatet ndaj udhëheqësve të shtetit, komplotet, partitë antikueshtetuese, tentativat për rrëzim me dhunë të rendit kushtetues, shkrimet, që gjykohen si “antikushtetuese” e të tjera.

Mes këtyre krimeve serioze, duket se bën pjesë edhe “përçmimi”, “tallja” apo “përbuzja” e këtyre “institucioneve”.

Në kundërshtim me Kartën Evropiane të të Drejtave të Njeriut

Dokumenti bazë që udhëheq hartimin e legjislacionit në kontinentin evropian, tashmë prej shumë dekadash është Karta Evropiane e të Drejtave të Njeriut, si dhe vendimet dhe arsyetimet që Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut i ka bërë kësaj karte.

Shqipëria, Kodi Penal i së cilës u miratua në vitin 1995, u detyrua, me hir apo me pahir, që të ndryshojë politikën e saj penale në përputhje me Kartën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Kështu, përgjatë tre dekadave të fundit, nga Kodi Penal i vitit 1995, i cili u hartua në thelb nga të njëjtët juristë që ishin edukuar në sistemin e padrejtësisë së regjimit totalitar komunist, u hoqën apo u ndryshuan shumë nene.

Nenet e para që ikën ishin ato që parashikonin dënim me vdekje dhe që u shfuqizuan nga Gjykata Kushtetuese menjëherë pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së vitit 1998. Pastaj, në vitin 2001, u shfuqizua si vepër penale homoseksualiteti ndërsa në vitin 2012, vepra penale “Shpifja ndaj presidentit të Republikës”, e vetmja mbrojtje ekstra për kreun e shtetit kundret qytetarëve të tjerë, u shfuqizua si pjesë e pajtimit të politikës penale të vendit me nenin 10 të Kartës, Liria e Shprehjes.

Aktualisht, Bashkimi Evropian, në një numër dokumentesh, kërkon mes të tjerash, shfuqizimin nga Shqipëria të neneve aktuale të kodit penal që parashikojnë si kundravajtje penale “shpifjen” dhe “fyerjen”.

Përkundrejt të gjitha këtyre ndryshimeve, hartuesit e projektit për kod të ri penal duket sikur kanë punuar të izoluar nga bota dhe kanë hartuar një dokument pa shumë lidhje me kontekstin global.

Në shumë drejtime duket sikur kodi penal synon të drejtojë Shqipërinë për nga e shkuara totalitare komuniste dhe jo për nga Bashkimi Evropian.

Politika tmerrësisht e ashpër penale është ajo që i ka rënë në sy disa prej kritikëve të projektit, si Prokurorit të Përgjithsëm Olsian Çela apo kryetari i Dhomës së Avokatëve Maksim Haxhia, i cili e konsideroi atë si “inkuizitor”.

Por ashpërsimi i penaliteteve për shpifjen dhe fyerjen, për të cilat sakaq BE dhe OSBE kanë kërkuar shfuqizim, si dhe përshkallëzimi i dënimeve për këto kundravajtje penale kur personat e prekur janë zyrtarë të lartë është ana tjetër që sugjeron se sa jashtë realitetit kanë qenë hartuesit e këtij dokumenti të cilin qeveria e ka hedhur për konsultim publik.

Gjuha amorfe e përdorur në të gjithë dokumentin, është një aspekt tjetër i vënë në dukje ndërsa klasifikimi i drejtuesve politikë të shtetit si më vete nga pjesa tjetër e shoqërisë dhe barazimi i institucionit me politikanin, parashikimi si rrethanë rënduese të “shpifjes” apo “fyerjes” kur pala e prekur është politikan, janë disa çudira të cilat vështirë se do t’i mbijetojnë ballafaqimit të këtij kodi me kushtetutën dhe me kartën evropiane të të drejtave të njeriut, në rast se ai miratohet.

Por ajo që do të ndodhë është që vendi do të shkojë dekada pas, ndërsa gjykatat do të duhet të rikthehen te shqyrtimi i gjërave elementare, për shembull, parimit që udhëhqësit politikë duhet të kenë shkallë më të lartë tolerance ndaj kritikave, talljeve apo fyerjeve se sa qytetarët e zakonshëm.

Mbi të gjitha, klasifikimi i talljes së “institucioneve” si vepër penale kundër rendit kushtetues dhe parashikimi i dënimit me 1 deri në 4 vite burg kur kjo bëhet përmes medias, kjo ngjan sikur ka dalë nga gjuha amorfe e regjimeve totalitare./ Gjergj Erebara, BIRN

The post Tre vite burg nëse tallesh dhe përbuz “udhëheqësit” appeared first on Albeu.com.

Njihuni me udhëheqësit e lashtë që ndryshuan historinë
Analet e historisë janë të mbushura me tregime mbi udhëheqës të mëdhenj që kanë lënë gjurmë në këtë botë, duke diktuar e ngjarjeve njerëzore përmes veprimeve, vendimeve dhe vizioneve të tyre. Nga pushtuesit që ndërtuan perandori të mëdha tek shtetarët që sollën paqe dhe stabilitet në kombet e tyre, këta udhëheqës të lashtë ishin arkitektët e kohës së tyre, duke lënë pas një trashëgimi që ka rezistuar për shekuj me radhë. Ja cilët janë 9 prej tyre:

1.Aleksandri i Madh, Mbreti i Maqedonisë

I lindur në vitin 356 Para Krishtit Aleksandri lindi nga Filipi II Mbreti i Maqedonisë dhe Olimpias, një princeshë nga Epiri. U ngjit në fron në moshën 20 vjeçare pas vrasjes së të atit. Krijoi një aleancë me mbretëritë e tjera greke, dhe nisi luftën ndaj armikut të vjetër të Greqisë, Persisë.

Gjatë 10 viteve të ardhshme, Aleksandri pushtoi pjesën më të madhe të botës së njohur. Pasi mundi persët dhe pushtoi kryeqytetin e tyre, Persepolis, nisi të realizonte ëndrrën e tij, një perandori kozmopolite që shtrihej nga lindja në perëndim. Por nuk e realizoi dot pasi vdiq në moshën 33-vjeçare nga një sëmundje misterioze. Gjithsesi mbretërimi i tij solli përhapjen e kulturës greke në mbarë botën. Sukseset e tij ndikuan në rrjedhën e filozofisë, shkencës dhe letërsisë për shekujt e ardhshëm.

2.Jul Çezari dhe vdekja e Republikës Romake

I lindur në vitin 100 Para Krishtit, Jul Cezari është një nga figurat më të famshme dhe më mendikim në historinë e lashtë romake. Ai luajti një rol kryesor në ngjarjet që çuan në rënien e Republikës Romake dhe lindjen e Perandorisë Romake. Çezari ishte para së gjithash një udhëheqës i madh ushtarak.

Karriera e tij përfshinte një seri fitoresh mahnitëse, si pushtimin e Galisë (Franca e sotme) dhe humbjen e armikut të tij, Pompeit (një udhëheqës ushtarak rival). Ai luajti një rol kyç në formimin e Triumviratit të Parë, një aleancë e fuqishme politike që përbëhej nga ai, Pompeudhe Krasi.

Kur aleanca u shpërbë, Çezari u kthye në Romë në vitin 44 dhe u bë një diktator i përjetshëm. Por sundimi i tij nuk zgjati shumë. Më 15 mars të po atij viti, u vra nga një grup senatorësh që kishin frikë se Çezari ishte bërë shumë i fuqishëm. Vdekja e tij e zhyti Romën në krizë. Pas një serie luftëra civile, në krye të perandorisë u ngjit Oktaviani (djali i birësuar i Çezarit).

3.August Çezari, Perandori i Parë i Romës

U ngjit në pushtet pas vrasjes së Jul Çezarit. Në luftërat civile që pasuan ai mundi rivalin e tij kryesor, Mark Antoni, dhe u bë sundimtari i padiskutueshëm i Romës. E konsolidoi pozitën e tij duke siguruar besnikërinë e ushtrisë, reformuar sistemin ligjor dhe vendosur një sistem klientësh që siguronte mbështetjen e elitave.

Këto reforma e bënë Romën një perandori e qëndrueshme dhe e begatë, të cilën bota nuk e kishte parë kurrë më parë. Augusti drejtoi një program të madh ndërtimesh që e transformuan qytetin e Romës në kryeqytetin kulturor të botës antike. Sistemi i tij i qeverisjes dhe i administratës u bë modeli për sundimin e perandorëve të mëvonshëm.

4.Qin Shi Huang, njeriu i parë që bashkoi Kinën

I lindur në vitin 259 Para Erës Sonë, Qin Shi Huang u ngjit në fronin e shtetit Qin në moshën 13-vjeçare, pas vdekjes së babait të tij. Ai nisi të konsolidonte pushtetin e tij duke i  shtypur fraksionet rivale brenda mbretërisë dhe krijuar një burokraci të centralizuar. Më pas filloi të pushtojë 6 mbretëritë e tjera dhe u bë perandori i parë që bashkoi Kinën.

Ai shfuqizoi feudalizmin dhe i zëvendësoi zyrtarët që trashëgonin postin me ata që e fitonin atë sipas meritave. Më pas drejtoi një seri projektesh ambicioze si Muri i Madh i Kinës dhe një kanal që lidhte lumenjtë Jance dhe Perl. Po ashtu ndërtoi shumë rrugë, reformoi prerjen e monedhave dhe e rishpërndau tek fshatarët pjesën më të madhe të tokës së mbretërisë.

Por nga tjetër, ishte një lider brutal që shtypte me dhunë të gjitha format e mospajtimit. Ishte përgjegjës për djegien e librave, ekzekutimin e dijetarëve, dhe u bë gjithnjë e më i fiksuar pas mbajtjes së pushtetit. Pinte mërkur për të jetuar përgjithmonë, dhe ndërtoi ushtrinë e terrakotave me qëllim që t’i shërbente atij përgjithmonë.

5.Ashoka i Madh: Promovuesi i Paqes dhe tolerancës në Indi

Sundoi mbi Perandorinë Mauria në vitet 268-232 Para Krishtit. E nisi mbretërimin e tij me një periudhë brutale pushtimesh, që e zgjeruan territorin e Maurias në pjesën më të madhe të nën–kontinentit Indian. Ajo periudhë kulmoi me fitoren e tij në Betejës e Kalingas në vitin 261.

Por numri i madh i të vrarëve e nxiti Ashokan të reflektonte thellë. Ai përqafoi menjëherë Budizmin dhe hoqi dorë nga dhuna dhe agresioni. Zbatoi një sërë politikash që synonin promovimin e harmonisë sociale dhe kulturore si dhe mësimeve të Budës. Dekretet e tij përfshinin tolerancën ndaj feve të tjera, promovimin e mirëqenies sociale dhe vënien e theksit tek mos-përdorimi i dhunës dhe dhembshuria.

6.Kleopatra VII, faraonia e fundit e Egjiptit

E famshme për bukurinë dhe zgjuarsinë e saj në politikë, ajo sundoi në vitet 51-30 Para Krishtit. Mbretërimi i saj u karakterizua nga politika e saj e jashtme ambicioze, e cila u fokusua tek një aleance strategjike me Jul Çezarin e Romës. Të dy u takuan në vitin 48, u dashuruan dhe sollën në jetë një djalë, Çezarionin. Kur u vra Çezari, Kleopatra lidhi në aleancë me Mark Antonin. Por ky u mund nga Oktavian Augusti në vitin 30. Kleopatra dhe Antoni kryen vetëvrasje. Egjipti u pushtua nga Augusti dhe u shndërrua në një provincë të Romës.

7.Xhengiz Khan: Themeluesi i Perandorisë Mongole

Lindi në vitin 1162, dhe në fillim njihej me emrin Temuxhin. Më vonë u bë themeluesi i Perandorisë Mongole, perandorisë më të madhe që ka parë ndonjëherë bota. Këtë e arriti duke bashkuar disa fise mongole nën udhëheqjen e tij, dhe përmes pushtimeve që patën sukses falë strategjive të  tij të shkëlqyera.

Nën drejtimin e tij, ushtria mongole u bë e famshme për shpejtësinë e rrufeshme, disiplinën e rreptë dhe brutalitetin. Por veç kësaj, ai ishte i njohur edhe për tolerancën e tij fetare dhe mbështetjen ndaj tregtisë. Kur vdiq në vitin 1227, perandoria u nda midis djemve dhe nipërve të tij. Perandoria e tij pati një ndikim të madh duke lehtësuar përhapjen e kulturës, fesë dhe teknologjisë në Azi dhe Evropë.

8.Hatshepsut, Faraoneshae dytë grua

Hatshepsut ishte gruaja, vajza dhe motra e një mbreti. Por Egjipti kishte ligje dhe tradita të rrepta që e ndalonin sundimin e grave. Ndaj për t’u ngjitur në front Hatshepsut përdori dinakërinë e saj politike, prejardhjen mbretërore dhe ndikimin fetar. Pasi mori pushtetin nisi zbatimin e projekteve të mëdha ndërtimore që synonin legjitimimin e sundimit të saj.

Asnjë sundimtar para saj, nuk zbatoi aq shumë projekte ndërtimore sa ajo. Për të paguar për to, riktheu rrugët e vjetra tregtare dhe kreu disa pushtime në shtetet fqinje.

9.Budica, mbretëresha luftëtare

Ishte mbretëresha e fisit kelt Iceni, e famshme për udhëheqjen e popullit të saj kundër romakëve. Kur vdiq bashkëshorti, ai dorëzoi mbretërinë e tij të vogël Romës me shpresënse ajo do t’i lejonte popullit të tij një formë pavarësie. Por romakët e shtypën brutalisht popullsinë kelte.

Kjo sjellje e frymëzoi Budicën të udhëheqë rebelimin e popullit të saj Iceni dhe fqinjëve të tyre kundër Romës. Ushtritë e saj pushtuan Kolçesterin dhe shkatërruan Legjionin XIX. Ushtria e saj përparoi duke plaçkitur vendbanimet romake, dhe duke i detyruan zyrtarët romakë të arratiseshin në Londinium (Londra e sotme). Fatkeqësisht, suksesi i saj ishte jetëshkurtër. Romakët u hakmorën në një betejë në periferi të Londrës. Budica refuzoi të tërhiqej. Ajo i udhëhoqi rebelët e saj në betejë dhe vdiq gjatë betejës ose diku më pas.

The post Njihuni me udhëheqësit e lashtë që ndryshuan historinë appeared first on Albeu.com.