UBT Archives - Albeu.com

Zbardhen përgjimet që “fundosën” stafin e Universitetit Bujqësor
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar “goditi” më herët Universitetin Bujqësor të Tiranës, duke kërkuar masa sigurie për 24 pjesëtarët e stafit të këtij universiteti.

Ata akuzohen për abuzime në nëntë procedura prokurimi, të zhvilluara në vitin 2022 me një vlerë prej 90 milionë lekësh.

Ndërkohë, së fundmi emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka zbardhur përgjimet që janë zhvilluar mes biznesmenit Piro Zoga dhe stafit të universitetit Bujqësor të Tiranës në lidhje me tenderat, për të cilat SPAK dyshon se janë korruptive, duke lëshuar edhe disa urdhër arreste.

15 Shtator 2022, ora 15.06

Shpend Shahini komunikon me Altin Murton

Shpendi: ‘Na bëri dëm të madh ai Piro. S’na i pruri të gjitha’

Altini: ‘Pse?’

Shpendi: ‘Ka pru mangut lamat.’

Altini: ‘Ça të them unë o burrë. Ne bëmë namin (shan)’.

Shpendi: ‘Mundohu, nëse do vemë në dijeni edhe Mondin dhe rektorin për këtë problem’.

Por duket se mangët nuk kanë ardhur vetëm lamat. Por edhe pajisje të tjera të cilat ishin siguruar nga kompania ‘Krijon’ shpk. Kompania mesa duket nga nxitimi ka sjellë tjetër për tjetër edhe termometrat. Shqetësim që shfaqet edhe në bisedat midis Menaxheres së cilësisë së Laboratorit të Mbrojtjes së Bimëve, në UBT me pedagogun Shahini.

Por edhe në bisedën që ajo ka me administratorin e kompanisë, Piro Zoga.

Përgjimet

20 Shtator 2022, ora 12.10

Piro Zoga bisedon nga telefoni i Shpend Shahinit me Aiten Berxollin, që i prezantohet si menaxhere e cilësisë së Laboratorit të Mbrojtjes së Bimëve Aiten: ‘Na kanë ardhur 5 hidrometra, kur ne kemi kërkuar termometër inkubatori 3 copë, termometër frigoriferi 3 copë, që janë e njëjta gjë, por që ne nuk na duhen hidrometrat, na duhen termometrat’.

Piro: ‘Ju duhen termometra, ta shof listën se nuk jam aty’.

Por duket se Piro Zoga ka pasur takime të shpeshta fizike edhe me rektorin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku.

Takime që sipas përgjimeve janë kryer në ambientet e këtij universiteti, pikërisht në periudhën kohore kur kompania ‘Krijon’ shpk kishte blerë pajisjet që u ishin kërkuar pa garë nga ky universitet.

Sikurse është edhe ky takim që mban datën 20 Shtator 2022, ku në orën 12.46 të kësaj date,

Piro Zoga del se jo vetëm ka telefonuar rektorin Sallaku, por edhe e ka takuar atë disa minuta më pas.

Përgjimet

22 Shtator 2022, ora 12.46

Fatbardh Sallaku komunikon me Piro Zoga-n

Fatbardhi: ‘Alo, mos u largo pa më takuar. Ku je, hajde se po të pres se duhet ta konsumojmë si bisedë’

Piro: ‘Lëviza tani, ja po kthehem prapë mbrapsht’

Ora 13:30,

Piro: ‘Prof, këtu jam. Vonon shumë se kam një takim tjetër,’

Ora 13:32

Fatbardhi: ‘Hajde.’

Por personazhet e kësaj historie në dukje korruptive me seli në Universitetin Bujqësor të Tiranës, nuk e dinin  se ishin përgjatë gjithë kohës në përgjim dhe në vëzhgim.

Siç dokumentohet në këtë episod të mbajtur në monitorim nga agjentët e policisë.

Ku i pranishëm është shoferi i Piro Zogaj, i cili futet me duart bosh në zyrën e prokurimeve në godinën e Universitetit Bujqësor dhe del nga aty me aty me një tufë me letra.

Dosja Hetimore

Nga procesverbalet e vëzhgimit ka rezultuar se më datë 20 Shtator 2022, në orën 12:01, në ambientet e parkimit të UBT-së konstatohet mjeti me targa AA 187 LA, nga ku zbret shtetasi Armando Kondaj, i cili është shofer pranë operatorit ekonomik ‘Krijon’ sh.p.k.  Ky shtetas vihet re teksa futet në ambientet e godinës B, kati zero, në zyrën e prokurimeve. Pasi qëndron në ketë zyrë rreth 5 minuta, ai del nga aty me disa letra në dorë dhe hipën në makinë, të cilën e parkon rreth 50 metër më larg, pranë një eventi, në të cilin ndodhet shtetasi Piro Zoga.

Si të ishin në kompaninë e tyre, Piro Zogaj pasi merr letrat nga shoferi i tij, drejtohet në godinën e rektoratit.

Aty ku nga ku del vetëm dy orë më pas, për t’u larguar me të njëjtën makinë me të cilën mbërriti.

Raport vëzhgimi

Në orën 12:31, shtetasi Piro Zoga hipën në automjetin me targa AA 187 LA dhe drejtohet për nga Rektorati i UBT-së, dhe pasi zbret nga makina ai vihet re teksa futet në ambientet e brendshme të këtij Rektorati, nga ku del në orën 14:17, dhe largohet me automjetin me targa AA 187 LA, me shofer shtetasin Armando Kondaj.

Por bindja e grupit hetues se janë përballë një afere korruptive është konfirmuar edhe nga kryqëzimi i provave dhe rrethanave në të cilat dyshohet se është kryer kjo vepër penale në bashkëpunim.  Siç është edhe fakti që në numrin telefonik të administratorit të kompanisë ‘Krijon’ shpk në këtë rast Piro Zogaj, gjenden dokumente prokurimi të prodhuara nga zyra e prokurimeve në UBT, që në muajin korrik 2022.

Pra shumë më herët se ky tender të shpallej i hapur, që përkon me muajin dhjetor të po këtij viti.

Dosja Hetimore

Më datën 7 Korrik 2022, në orën 10:19, Piro Zoga i ka dërguar në aplikacionin ‘ËhatsApp’ shtetasit Fatbardh Sallaku, Rektor në UBT, dokumentin me titull ‘Oferta UBT FBM 24.06.2022.xlsx’.

Dokument me një listë të reagentëve për procedurën e prokurimit të mësipërm që është përgatitur që në muajin qershor 2022 nga operatori ekonomik ‘Krijon’ sh.p.k.,  ndërsa procedura e prokurimit është hapur më datë 29 Dhjetor 2022.

Pra është e qartë që operatori ‘Krijon’ shpk me administrator Piro Zogaj, jo vetëm ishte në dijeni disa muaj më herët për tenderin që do të hapej, por kishte nisur edhe blerjen e reagentëve përpara se të shpallej edhe vetë procedura e tenderimit.

Këtu ku dalin në pah lidhjet e administratorit të kësaj kompanie jo vetëm me titullarin e UBT, Fatbardh Sallaku, por edhe me dekanin , Ilir Kristo.

Dosja Hetimore

Më datë 7 Korrik 2022, Ilir Kristo, Dekan në Fakultetin e Mjedisit, i ka dërguar shtetasit Piro Zoga, dokumentin ‘Oferta UBT FBM 24 Qershor 2023’, e cila përmban një foto me një listë me 8 zëra, materiale/ kite/ reagentë/.   Më pas ai i dërgon mesazh shtetasit Piro Zogaj:

‘Përshëndetje Piro. Lista më e detajuar e materialeve që diskutuam. Klm Ilir Kristo’,

Piro i shkruan: ‘Kjo është lista e konfirmuar? T’i futim në porosi?

Iliri i përgjigjet: ‘Po’.

Por siç thamë i gjithë meraku, pasi pajisjet kishin mbërritur në Shqipëri, ishte si do të vazhdohej me tej, deri në momentin kur nuk kishte ende një procedurë tenderi.

Ndërkohë që koha nuk priste.

Pasi laboratori i ri në UBT duhej të certifikohej.

Dhe futja e këtyre pajisjeve pa tender në laborator, nuk mund të bëhej asesi pa miratimin e titullarëve të rektoratit të UBT.

Përgjimet

25 Korrik 2022, ora 09:52

Piro Zoga i shkruan shtetasit Ilir Kristo, me detyrë Dekan në Fakultetin e Mjedisit.

Piro: ‘Materialet kanë ardhur, si të procedojmë?

Ora 10:03

Iliri: ‘Flm Piro. Njoftova Shpendin dhe Administratorin. Do lidhen me ty. Klm. Iliri’.

Por magazinimi i këtyre pajisjeve të prokuruara pa tender nuk mund të bëhej pa miratimin e Administratorit të UBT. Ai nga ana e tij nuk vonon dhe më datë 14 shtator nuk vonon dhe i jep lejen Piro Zogajt që të sjellë materialet dhe t’i magazinojë në UBT.

Përgjimet

Më datë 13 Shtator 2022, në aplikacionin ‘ËhatsApp’ shtetasi Edmond Tërthorja, Administrator i UBT-së, komunikon me shtetasin Piro Zoga.

Edmondi: ‘Si je’

Në orën 14:44, Piro i dërgon një foto, e cila përmban një listë me 8 zëra.

Piro: ‘Ndjesë. kjo është lista e Shpendit, t’i sjellim nesër?

Edmondi: ‘Si do ia bëjmë? Se na duhen… dhe te nis procedurën për all’

Ora 17:16

Piro: ‘Po i dërgoj nesër. Ti çojmë te magazina? Apo te Shpendi?

Edmondi: ‘Po të them në mëngjes’

Më datë 14 Shtator 2022, në orën 10:50, Edmond Tërthorja i dërgon sms Piro Zogaj:

Edmondi: ‘Ndjesë se u vonova…. silli në magazinë dhe e zgjidh unë pastaj’.

Piro: ‘Ok, nesër në mëngjes po i çojmë te magazina’

Kujtojmë se GjKKO më 26 shkurt la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për administration e Universitit Bujqësor dhe 3 zyrtarë të tjerë të këtij universiteti për akuzën e shkeljes së barazisë në tender dhe falsifikim dokumentash. Ndërsa, ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest në shtëpi”  në “detyrim paraqitje” për 6 persona nga stafi i UBT-së.

Kujtojmë se personat nën hetim akuzohen për abuzime në nëntë procedura prokurimi, të zhvilluara në vitin 2022 me një vlerë prej 90 milionë lekësh.

SPAK më herët tha se zyrtar e UBT në bashkëpunim me biznese “frynin” tenderat dhe përfitonin paratë.

Përmes një njoftimi zyrtar Prokuroria e Posaçme, bëri me dije se hetimet, të nisura më 21 tetor 2022, zbuluan një skemë të mirëorganizuar në të cilën zyrtarë të nivelit të lartë akademik përfshirë 2 zv. rektorët Ilir Kapaj e Romina Kotaj, dhe administratorin, Edmond Tërthorja në bashkëpunim me biznese manipuluan procesin e prokurimeve publike, duke favorizuar firmat “Krijon” sh.p.k, “Zero Group” sh.p.k dhe “Malvina Visoka PF”.

Hetimet zbuluan se këto firma jo vetëm favorizoheshin dhe paracaktoheshin në tendera, por edhe bënin oferta fiktike në emër të bizneseve të tjera për të fryrë vlerën e tenderave.

MASA E SIGURISË:

Arrest me burg:

Edmond Tërthorja

Amarildo Lleshi

Mehmet Qoshja

Altin Murto

Arrest në shtëpi:

Agim Sefa

Arjan Buliqi

Artur Koleci

Radion Dhromi

Detyrim paraqitje:

Serafin Skënderi

Ilir Kusi

Dritan Laçi

Azem Parllaku

Blenard Spaho

Tedi Proda

Enkeleda Sallaku

Klara Jahollari

Ilir Kapaj

Erjola Kopali

Klea Lekocaj

Romina Koto

Bejo Bizhga

Etleva Shore

Rezearta Dervishi

The post Zbardhen përgjimet që “fundosën” stafin e Universitetit Bujqësor appeared first on Albeu.com.

GJKKO zbuti masat për stafin e UBT, Rama: Jam i lehtësuar, s’mund të merrej peng jeta universitare
Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas vendimit të GJKKO për lehtësimin e masave të sigurisë për stafin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, duke u shprehur i kënaqur për këtë vendim.

Rama theksoi se ky lehtësim i masave nuk do të ndikojë në procesin e drejtësisë, e cila mund të vazhdojë pa pengesa hetimet dhe gjykimet për shkeljet e dyshuara.

Ai u shpreh se jeta universitare, reputacioni i universitetit dhe stabiliteti i komunitetit arsimor nuk duhet të merrte peng, duke ruajtur kështu balancën mes drejtësisë dhe normave demokratike.

Rama gjithashtu, përmendi rëndësinë e mbrojtjes së pavarësisë së institucioneve të drejtësisë dhe respektimin e standardeve të drejtësisë europiane.

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, e ka kthyer Kuvendin në një strehë për zyrtarët e korruptuar. Pas rastit Bushka, kryeministri Edi Rama, mori në “patronazh” për të mbrojtur stafin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, të cilët akuzohen për korrupsion dhe abuzim me tendera.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

Rama: Ja pse jam i lehtësuar me lajmin e rrëzimit në Gjykatën Speciale të 20 masave të sigurisë (nga 24) në Universitetin Bujqësor:

1. Drejtësia për shkeljet e pretenduara të tre viteve më parë, as nuk pengohet as nuk ndihmohet nga ato masa sigurie, ndërsa jeta personale e familjare e kujtdoqoftë që mund të jetë krejt i pafajshëm, kthehet në një ferr padrejtësie me pasoja traumatike.

2. Prokurorët dhe gjykatësit mund ta bëjnë tani pa asnjë ndryshim, deri në fund, detyrën e tyre dhe fajtorët e mundshëm nuk kanë asnjë shans të shpëtojnë, nëse kanë prekur fondet publike. Por ama jeta universitare nuk merret peng, reputacioni i universitetit nuk mbytet në llumin mediatik, stabiliteti psikologjik i komunitetit të pedagogëve, studentëve, prindërve nuk lëndohet, ndërkohë që drejtësia vazhdon qetësisht punën e vet.

3. Aleanca strategjike e UBT me Universitetin BOKU të Vienës, që u krijua me një përpjekje të madhe të qeverisë dhe programi ambicioz i transformimit rrënjësor, e i njehsimit të diplomave BOKU/UBT2030 nuk kërcënohet më nga humbja e besimit të partnerëve austriakë përballë panoramës lemeritëse të 24 masave të sigurisë, a thua se bëhet fjalë për ndonjë operacion në fshatin Corleone!

Duam luftë pa kompromis kundër korrupsionit, ndëshkim pa mëshirë për çdo dorë që hyn në xhepat e popullit, por po ashtu, nuk mund të bëjmë kompromise në mbrojtje të normave demokratike europiane të drejtësisë.

Pas 100 e kusur vitesh e kemi tërhequr pushtetin politik nga fusha e drejtësisë dhe ia kemi lënë drejtësisë të na hetojë e gjykojë edhe ne, si të gjithë të tjerët, nëse shkelim ligjin.

Shpatën e ndëshkimit ia kemi dorëzuar SPAK-ut. Peshoren e drejtësisë ia kemi besuar Gjykatës Speciale. Por fashon e pavarësisë e paanësisë prokurorët, e sidomos gjykatësit, duhet ta bëjnë pa humbur kohë pjesë të lëkurës së tyre profesionale, në respekt të prezumimit të pafajësisë, të lirive e të drejtave të njeriut, të standarteve demokratike të drejtësisë europiane.

Prandaj, shpatën ta mbajnë lart, e kanë gjithë mbështetjen tonë. Peshorja është e tyrja, nuk ndërhyjmë në brendinë e çështjeve. Por sa herë do t’ua shohim sytë të pambuluar e deri edhe me gjak, nuk do të ngurrojmë ta themi publikisht.

Drejtësia e re e Shqipërisë 2030 në BE duhet të jetë si kjo statujë e Zonjës së Drejtësisë. Për të gjithë. Gjithnjë.

The post GJKKO zbuti masat për stafin e UBT, Rama: Jam i lehtësuar, s’mund të merrej peng jeta universitare appeared first on Albeu.com.

Abuzim me tenderat në Universitetin Bujqësor të Tiranës, GJKKO lë në burg 5 të arrestuarit
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për administratorin e Universitetit Bujqësor të Tiranë dhe 4 zyrtarë të tjerë të këtij universiteti për akzuën e shkeljes së barazisë në tenderë dhe falsifikim dokumentesh.

Gjithashtu la në fuqi masat për 15 personat e tjerë të dyshuar, ndërsa ndryshoi vetëm për 5 të dyshuar nga “arrest ne shtëpi” në “detyrim paraqitje” në prokurori.

VENDIMET:

1- Edmond Tërthorja, administratori i UBT-se – “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, në 6 raste (nenet 258 e 25 të Kodit Penal)

2- Amarildo Lleshi, përgjegjësi juridik i UBT – “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, në 5 raste, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.

3- Mehmet Qoshja, –  drejtor i prokurimeve – “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, në 3 raste, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.

4- Altin Murto,  – Drejtor i fondeve – “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, në 2 raste, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.

5- Piro Zoga –  Zotëruesi i operatorit ‘Krijon shpk’ – “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal (katër raste).

Pedagogët dhe zyrtarët akuzohen për korrupsion, shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.

Sipas hetimeve të SPAK, dyshohet se zyrtarë të këtij universiteti kanë manipuluar nëntë tendera gjatë vitit 2022, me një vlerë totale prej 90 milionë lekësh.

Hetimet kanë zbuluar një skemë korruptive, ku janë përfshirë zëvendësrektori i universitetit, administratori dhe anëtarë të njësisë së prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave.

Ata dyshohet se kanë bashkëpunuar me kompani private, duke përcaktuar fituesit e tenderave paraprakisht dhe duke falsifikuar dokumente për të rritur vlerën e kontratave publike.

Sipas SPAK, hetimet u referuan nga policia e shtetit dhe nga hetimet janë evidentuar shkelje ligjore të personave përgjegjës të nivelit akademik në UBT, shtetasit; R.K., dhe I.K., me detyrë zëvendësrektorë në Universitetin Bujqësor të Tiranës, B.B., me detyrë përgjegjës i Departamentit të Moduleve Paraklinike në UBT, që në kohën e ideimit të projekteve dhe sigurimin e fondeve pranë Agjencisë Kombëtare për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin (AKKSHI ka kryer veprime në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, shtetasin E.T., me detyrë Administrator i UBT-së.

The post Abuzim me tenderat në Universitetin Bujqësor të Tiranës, GJKKO lë në burg 5 të arrestuarit appeared first on Albeu.com.

Abuzim me tendera/ Sot në GJKKO seancë për masat e sigurisë ndaj stafit të UBT, mbërrijnë dy zëvendës rektorët
Këtë të mërkurë, në Gjykatën e Posaçme, do të mbahet seanca për vlerësimin e 24 masave të sigurisë të firmosura ndaj anëtarëve të stafit të Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Raportohet se në GJKKO kanë mbërritur dy zëvendës rektorët Ilir Kapaj dhe Romina Koto. SPAK ka lëshuar masat e sigurisë për veprat “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funsione publike”.

Në njoftiin e SPAK, thuhet se janë grumbulluar dhe referuar të dhëna për përfshirjen në veprime korruptive të zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës, veprime të shtrira në një kohë të gjatë, në procesin e përgatitjes dhe zhvillimit të procedurave të prokurimeve publike.

SPAK thotë se nga hetimet proaktive me metoda speciale si; përgjimi i bisedave telefonike të zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës, vëzhgimet e kryera nga Policia e Shtetit dhe administrimi i dokumentacionit të procedurave të prokurimit, me autoritet kontraktor Universiteti Bujqësor i Tiranës, deri në këtë fazë të hetimit janë hetuar në kuadër të këtij procedimi 9 procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022, me një vlerë të prokurimit prej 90.000.000 lekë.

Prokuroria e Posaçme, shton se gjatë hetimit janë evidentuar shkelje ligjore të personave përgjegjës të nivelit akademik në UBT, Romina Koto, dhe Ilir Kapaj, me detyrë zëvendësrektorë në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Bejo Bizhga, me detyrë përgjegjës i Departamentit të Moduleve Paraklinike në UBT, që në kohën e ideimit të projekteve dhe sigurimin e fondeve pranë Agjencisë Kombëtare për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin (AKKSHI ka kryer veprime në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, Edmond Tërthorja me detyrë Administrator i UBT-së.)

SPAK thotë se veprimet e kundraligjshme të personave të mësipërm kanë konsistuar në përgatitjen e të dhënave fiktive të projekteve, me specifikime të përgatitura nga vetë operatorët ekonomik konkurues dhe fitues në këto procedura prokurimi. Në njoftim thuhet se pas sigurimit të fondeve nga AKKSHI, kanë vijuar veprimet e kundraligjshme të autoritetit kontraktor në fazën e përgatitjes dhe gjatë zhvillimit të procedurave të prokurimit, veprimet e komisionit të përllogaritjes së fondit limit dhe specifikimeve teknike apo termave të referencës, të koordinuara në vazhdimësi me veprimet e kundraligjshme të njësisë së prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave.

The post Abuzim me tendera/ Sot në GJKKO seancë për masat e sigurisë ndaj stafit të UBT, mbërrijnë dy zëvendës rektorët appeared first on Albeu.com.

Masat e sigurisë ndaj stafit të UBT/ Rama: Hynë në një Universitet, si në fshatin e Corleones
Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e grupit parlamentar të PS pas 24 masave të sigurisë të vendosura nga GJKKO për stafin e UBT, është ndalur tek situata e vështirë që ka kaluar Universiteti me mungesën e studentëve.

Ai ka rrëfyer se rektori i Universitetit ka kërkuar që në UBT, të pranoheshin studentë edhe me mesatare notash 5, sepse rrezikohej mbyllja.

Masat e marra ndaj stafit nga Gjykata e Posaçme, Rama i ka paralelizuar me atë që anti-mafia bën në Itali.

“Rektori më tha, kryeministër po mbyllet universiteti le të marrë një vendim qeveria që edhe me 5-a të vijnë në universitet sepse do të mbyllet. I kam thënë jo do të luftojmë në anën tjetër.

Në Kamëz do të bëhet Universiteti i Vjenës. Si i shpjegohet austriakëve që SPAK hyn në një Universitet sikur hyn në fshatin e Corleones? Këto i bën antimafia në Itali”, tha ai.

The post Masat e sigurisë ndaj stafit të UBT/ Rama: Hynë në një Universitet, si në fshatin e Corleones appeared first on Albeu.com.

Rama pas masave në UBT: Duam drejtësi evropiane, pa ne s’do kishte as SPAK as hetime VIP
Këtë të mërkurë, Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, ka dëgjuar rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, pas 24 masave të lëshuara nga SPAK për anëtarët e stafit të Universitetit ditën e djeshme.

Në fjalën e tij, Sallaku tha se nuk komentojnë drejtësinë, por beson te një proces i ndershëm, duke thënë se stafi ka nisur betejën ligjore dhe uron që të faktojnë se kanë zbatuar ligjin.

Vetë Rama këto masa sigurie, një ditë më parë i quajti masa pa gjyq.

Ndërsa në fjalën e tij në Kryesinë e Kuvendit ditën e sotme, Rama përsëriti sërish qëndrimin e tij pse po luftojnë për një drejtësi të pavarur dhe evropiane.

Pa PS dhe shumicën qeverisëse, theksoi Rama, SPAK dhe institucionet e reja të drejtësisë nuk do të ekzistonin.

The post Rama pas masave në UBT: Duam drejtësi evropiane, pa ne s’do kishte as SPAK as hetime VIP appeared first on Albeu.com.

UBT marrëveshje me Universitetin e njohur të Vjenës/ Rama: Ky është një moment historik, s’po mbajmë me hatër rektorin demokrat
Universiteti Bujqësor i Tiranës, në partneritet me Universitetin BOKU të Vjenës, kanë lidhur një marrëveshje bashkëpunimi 4-vjeçar, ndërsa i pranishëm në ceremoni ishte dhe kryeministri Edi Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama, gjatë fjalës së tij risolli në vëmendje transformimin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, sipas standardeve europiane.

“Ky është një moment realisht historik për Universitetin tuaj dhe një nga momentet jo të shpeshta kur marrja me politikë që ka gjithë ato siklete dhe rëndon, të bën të mendosh se; ç’mu desh kjo punë. Kjo të jep një sadisfaksion që të gjitha të tjerat i bën hallall. Para tre vitesh kishit një situatë jo të lehtë me rekrutimet e studentëve. Rektori erdhi me një propozim të qartë për ministrinë e Arsimit, ku kërkoi mbështetje për të ulur mesataren për Universitetin Bujqësor. Isha kundër kësaj për shkak se studentët po tregonin më pak interes. Këtu i binte që të uleshin nxënës që do të kishin nevojë për kurs këndimi dhe shkrimi.

Unë thashë që duhet ta kthenim këtë universitet në destinacion, duke e ndërkombëtarizuar dhe bashkuar me një universitet ekselence në Europë me synimin që UTB të jetë një universitet që; ti je në Tiranë, por merr gjithçka që do të merrje dhe po të ishe në Vjenë. Rektori nuk kishte si të më besonte se nuk ia lejonte dhe partia. Ne u bëmë bashkë dhe ju e dini se ky është një proces që ka nisur më parë. Ky nuk është një program i qeverisë për të mbajtur me hatër një rektor demokrat. Austria nuk ka dashuri me shikim të parë, por të shohin, të masin, nga para nga pas, kontrollojnë, shohin nusen apo shtëpinë apo dhe krushqit. Mos t’i cysim, që të mendojnë për divorcin”, tha ai.

The post UBT marrëveshje me Universitetin e njohur të Vjenës/ Rama: Ky është një moment historik, s’po mbajmë me hatër rektorin demokrat appeared first on Albeu.com.

Marshimi nga UBT, studentët protestojnë përpara ministrisë së Arsimit
Studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës të cilët kanë ecur në këmbë, janë ndalur tek Ministria e Arsimit.

Në hyrje të rrugës së Durrësit, në zonën e “Zogut të Zi” njëri prej tyre është përplasur me policinë duke i kërkuar llogari pse nuk i lejojnë studentët të kalojnë.

Ai i kërkoi efektivit t’i lejojë protestuesit të ecin në drejtim të qendrës duke deklaruar se nuk proteston vetëm për të drejtat e tij por edhe të vetë policëve.

“Mos më prek me dorë. Pse më keni rrethuar. Jam kriminel? Thojani atij në krye te qeverisë. Ata po na vjedhin. Ne do të marshojmë për të drejtat tona dhe tuajat.

Na lini të kalojmë rrugën. Pse po na ndaloni”, tha ai.

The post Marshimi nga UBT, studentët protestojnë përpara ministrisë së Arsimit appeared first on Albeu.com.

“Çohuni nga kafja, fikini makinat”, studentët e UBT bojkotojnë mësimin dhe ngrihen në protestë
Studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës kanë bojkotuar mësimin dhe janë ngritur sot në protestë, ndërsa në shenjë kundërshtie për rritjen e çmimit të karburantit dhe të produkteve ushqimore kanë marshuar drejt qendrës së Tiranës.

Me thirrjet “UBT proteston”, “ngrihuni nga kafja”, “fikni makinat” ata janë nisur nga universiteti, drejt Tiranës.

Të gjithë njëzëri, duke përsëritur thirrjet ‘Poshtë qeveria’ të rinjtë ecin drejt qendrës së kryeqytetit, ndërkohë që turmës i janë bashkuar edhe qytetarë. Ndërkohë, policia iu ka kërkuar protestuesve që të qëndrojnë vetëm në një korsi, në mënyrë të tillë që të mos bllokohet qarkullimi i mjeteve.

Kujtojmë se sot dhe studentë nga Universiteti Fan Noli në Korçë u ngritën në protestë, ndërsa kërkuan uljen e çmimit të karburantit, por dhe të produkteve të tjera. Prej tre ditësh vendi ynë është përfshirë nga protesta në disa rrethe, ku i kërkohet qeverisë që të ndërhyjë me mekanizmat e saj për uljet e çmimeve.

The post “Çohuni nga kafja, fikini makinat”, studentët e UBT bojkotojnë mësimin dhe ngrihen në protestë appeared first on Albeu.com.