Uashingtoni Archives - Albeu.com

Rusia dënon planet e Uashingtonit për të furnizuar Kievin me armë që përmbajnë uranium të varfëruar
Rusia dënoi të mërkurën planet e Shteteve të Bashkuara për të furnizuar Ukrainën me armë që përmbajnë uranium të varfëruar, duke e cilësuar atë “shenjë të çnjerëzimit”.

“Vendimi i administratës amerikane për të furnizuar Ukrainën me uranium të varfëruar është një shenjë çnjerëzimi”, thuhet në një shkrim të ambasadës ruse në Uashington, në platformën Telegram.

“Është e qartë se për të shkaktuar ‘një disfatë strategjike’, Uashingtoni është i gatshëm të sakrifikojë breza të tërë të ukrainasve”, thuhet në postimin e ambasadës ruse në Telegram.

Komentet e ambasadës ruse pasuan njoftimin e Sekretarit të Shtetit Antony Blinken për një pako të re ndihmash për Ukranën prej mbi 1 miliard dollarësh. Pjesa ushtarake e ndihmës, që arrin në 175 milionë dollarë, përfshinë armë të mbrojtjes ajrore, municion artilerie, armë anti-tank, municion që përmbanë uranium të varfëruar dhe pajisje të tjera.

Sekretari Blinken u takua të mërkurën në Kiev me ministrin e jashtëm Dmytro Kuleba, Kryeministrin Denys Shmyhal dhe Presidentin Zelensky për të marrë vlerësimin e tyre mbi ecurinë e kundërofensivës në lindje të Ukrainës dhe përgatitjetë për dimrin e ardhshëm.

Në komentet në fillim të takimit të tij me zotin Zelenskiy, zoti Blinken tha se ishte i inkurajuar nga rezultatet e deritanishme të kundërofensivës.

“Ne po shohim përparim të rëndësishëm që po bëhet aktualisht me kundërsulmin dhe kjo është tejet inkurajuese”, tha zoti Blinken.

Kjo është vizita e tretë në Kiev e Sekretarit Blinken që nga fillimi i agresionit rus ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Gjatë takimit me Kryeministrin ukrainas Denys Shmyhal, zoti Blinken tha se çdo herë që viziton vendin befasohet nga qëndrueshmëria e jashtëzakonshme e popullit ukrainas, forca e ushtrisë së tij dhe udhëheqja shumë e fortë e vendit.

“Jam këtu kryesisht me kërkesë të Presidentit Biden për të riafirmuar angazhimin tonë për të qëndruar me ju, për t’u ndihmuar që të keni sukses ushtarakisht dhe të përballeni me agresionin. Por gjithashtu të qëndrojmë me ju për t’u siguruar që përpjekjet për të ndërtuar një ekonomi dhe demokraci të fortë, të kenë sukses. Pasi një demokraci dhe ekonomi e fortë, janë ndryshimi mes një Ukrainë që mbijeton, e që do ta bëjë një gjë të tillë, dhe një Ukrainë që lulëzon, e që duhet ta bëjë, e që mundet. Ne do të jemi partnerët tuaj në këto përpjekje, së bashku me shumë vende të tjera të botës”, tha zoti Blinken.

The post Rusia dënon planet e Uashingtonit për të furnizuar Kievin me armë që përmbajnë uranium të varfëruar appeared first on Albeu.com.

Koreja e Veriut lëshon raketa ndërsa Uashingtoni dhe Seuli përgatiten për stërvitje ushtarake
Koreja e Veriut ka gjuajtur një raketë me rreze të gjatë veprimi nga kryeqyteti i saj në drejtim të detit, pranë ujërave të Japonisë.

Ky zhvillim vjen një ditë pasi Pheniani kërcënoi se do të merrte masa të forta kundër Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara, lidhur me stërvitjet ushtarake të përbashkëta që planifikojnë të mbajnë dy vendet.

Koreja e Jugut njoftoi këtë javë një seri stërvitjesh ushtarake me Shtetet e Bashkuara, të cilat synojnë të forcojnë përgjigjen e tyre ndaj kërcënimeve në rritje të Koresë së Veriut.

Japonia bëri të ditur se nuk është raportuar asnjë dëmtim nga raketa e lëshuar të shtunën. Lëshimi i saj është pjesë e një numri rekord provash me raketa të Phenianit, si përgjigje ndaj atyre që Koreja e Veriut i sheh si kërcënime ndaj udhëheqjes së vendit.

Stërvitjet mes Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara, që pritet të mbahen në mes të muajit mars do të reflektojnë kërcënimin bërthamor që paraqet Koreja e Veriut si dhe mësimet e nxjerra nga agresioni rus në Ukrainë./voa

The post Koreja e Veriut lëshon raketa ndërsa Uashingtoni dhe Seuli përgatiten për stërvitje ushtarake appeared first on Albeu.com.

Uashingtoni, Londra dhe Berlini: Mali i Zi në qorrsokak
Mali i Zi duhet të zgjidhë ngërçin politik dhe të mbetet i përkushtuar në rrugën euroatlantike, tha i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pas takimit që pati me kryeministrin në mandat teknik, Dritan Abazoviq.

Ai i bëri thirrje Podgoricës që “të kundërshtojë qartë agresionin brutal të Rusisë kundër Ukrainës”.

Në vizitë zyrtare në Mal të Zi po qëndrojnë edhe të dërguarit special të qeverive të Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Stuart Pich dhe Manuel Sarazin.

Ata shprehën shqetësimin për krizën politike, bllokimin e institucioneve, polarizimin në rritje të shoqërisë dhe pafuqinë e vendimmarrësve për të gjetur një rrugëdalje nga kriza.

“Vendimmarrësit duhet të konsiderojnë me kujdes mesazhin e dëmshëm që do t’u dërgojnë partnerëve euroatlantikë nëse zgjedhin një kryeministër dhe formojnë një Qeveri bazuar në një Ligj që është i diskutueshëm nëse është në përputhje me Kushtetutën”, thanë ata.

Aktualisht Gjykata Kushtetuese, e cila vlerëson nëse ligjet e miratuara janë në përputhje me të, nuk ka kuorum për vendimmarrje që nga shtatori.

Me iniciativën e Frontit Demokratik pro-rus, më 12 dhjetor shumica parlamentare miratoi amendamentet në Ligjin për Presidentin.

Me miratimin e këtij Ligji, kjo shumicë do të marrë një pjesë të kompetencave së presidentit Milo Gjukanoviq në zgjedhjen e Qeverisë së re.

Të dërguarit nga Britania dhe Gjermania shprehën shqetësimin e tyre për miratimin e ndryshimeve, duke mos marrë parasysh rekomandimin kundër të Komisionit të Venecias.

“Vendimet e marra në Kuvend më 12 dhjetor e përkeqësuan edhe më shumë krizën. Kjo është shumë shqetësuese dhe e dëmshme për Malin e Zi dhe qytetarët e tij”, thanë të dërguarit special.

Qëllimi i ndryshimeve të propozuara nga Fronti Demokratik pro-rus është që kandidati i tyre, Miodrag Llekiq, të jetë kandidat për kryeministër i Qeverisë së re malazeze.

Opozita, e udhëhequr nga partia e Gjukanoviqit, kërkon shpërndarjen e Parlamentit dhe organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, por shumica parlamentare kërkon që të formohet një Qeveri e re që do të udhëhiqej nga Llekiqi dhezgjedhjet e rregullta të mbahen në vitin 2024.

Më 12 dhjetor, Komisioni Evropian u bëri thirrje vendimmarrësve që ta tërheqin këtë Ligj, duke shprehur frikën se ky veprim do ta zhytë Malin e Zi në kaos kushtetues.

Që nga gushti i vitit 2020 në Mal të Zi kanë rënë dy qeveri, e fundit e Dritan Abazoviqit në gusht të këtij viti./REL

The post Uashingtoni, Londra dhe Berlini: Mali i Zi në qorrsokak appeared first on Albeu.com.

Vuçiç: Me aplikimin për anëtarësim në BE, Kosova shkeli Marrëveshjen e Uashingtonit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, shkel Marrëveshjen e Uashingtonit.

Më 15 dhjetor, Kosova zyrtarisht aplikoi për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Ne do t’i përgjigjemi të gjitha këtyre sonte, pas mbledhjes së Qeverisë. Ne po ashtu do të marrim përgjigje sa i përket kërkesës sonë lidhur me Rezolutën 1244, por edhe për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga shumë shtete”, tha Vuçiq për gazetarët më 15 dhjetor, gjatë një vizite në kufirin midis Serbisë dhe Hungarisë.

Marrëveshja e Uashingtonit, të cilës i referohet Vuçiqit, veç tjerash, parashihte një moratorium njëvjeçar për Kosovën dhe Serbinë. Kosova ishte zotuar se për një vit nuk do të aplikonte për anëtarësim në institucione e organizata ndërkombëtare, ndërkaq Serbia të ndalte fushatën për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

Në përvjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes, Departamenti amerikan i Shtetit inkurajoi Kosovën dhe Serbinë që të vazhdojnë memorandumin.

Vuçiq tha se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE shkel nenin 49 të Traktatit të BE-së.

“Kushti për të qenë në gjendje për të aplikuar për anëtarësim në BE është që të jesh shtet evropian. Nuk e di se çfarë kriteri përdoret për të përcaktuar se çfarë nënkuptojmë me të qenët shtet, a i referohet një shteti të BE-së apo të gjitha shteteve të BE-së, apo anëtarësimit në Kombet e Bashkuara”, tha Vuçiq.

Nga 27 shtetet e BE-së, pesë prej tyre ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Kosova po ashtu ende nuk është anëtare e OKB-së.

Kosova ka shpallur pavarësinë më 2008.

Ndërkaq, zyrtarët në Serbi kanë paralajmëruar se do t’i drejtohen KFOR-it më 15 dhjetor me kërkesën për dislokimin e trupave ushtarake dhe policore në Kosovë.

Serbia ka argumentuar se dërgimi i trupave në Kosovë i lejohet në bazë të Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara.

Kosova ka kundërshtuar këtë pretendim të Serbisë, duke thënë se ushtarët dhe policët serbë nuk mund të dislokohen në shtet.

“Serbia dhe udhëheqësi i saj [Aleksandar] Vuçiq, e dinë fare mirë se prezenca e ushtrisë serbe në territorin e Kosovës mori fund një herë e përgjithmonë më 12 qershor 1999″, tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë fjalimit të saj vjetor të mbajtur më 15 dhjetor në Kuvendin e Kosovës.

Po ashtu, Shtetet e Bashkuara kanë kundërshtuar fuqishëm idenë e dislokimit të trupave serbe në Kosovë.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, i dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se Kosova ka “garanci të forta sigurie” nga SHBA-ja.

“Ne e kundërshtojmë këtë në mënyrë kategorike. Ne e refuzojmë këtë në mënyrë kategorike. Nuk e mbështesim fare. Dhe, po ashtu, dua të them se Kosova ka garanci shumë të forta të sigurisë nga Shtetet e Bashkuara”, tha Escobar.

Tensionet midis Kosovës dhe Serbisë janë rritur, pasi në veriun e Kosovës ditëve të fundit janë regjistruar disa incidente me armë zjarri, granata dore dhe shok bomba.

Më 10 dhjetor, disa serbë lokalë ngritën barrikada në veri, në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-polici serb, që Kosova thotë se dyshohet për organizimin e “sulmit terrorist” ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri më 6 dhjetor.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar largimin e menjëhershëm të barrikadave, teksa Qeveria e Kosovës ka thënë se po pret që misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, t’i largojë barrikadat.

KFOR ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të zgjidhin çështjet e tyre përmes dialogut, duke thënë se dialogu është mënyra e vetme për arritjen e paqes së qëndrueshme./REL/

The post Vuçiç: Me aplikimin për anëtarësim në BE, Kosova shkeli Marrëveshjen e Uashingtonit appeared first on Albeu.com.

Protestat e dhunshme në Kinë, Uashingtoni ofron mbështetje për protestuesit
Shtëpia e Bardhë është vendosur në një pozitë delikate me Kinën, konkurrentin e saj më të madh, duke shprehur hapur mbështetje për protestat paqësore, që u shfaqën në të gjithë vendin. Por, për shkak të tyre, zyrtarët e administratës po peshojnë me kujdes fjalët në lidhje me politikat e rrepta “zero-COVID” të Kinës. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Anita Powell njofton nga Shtëpia e Bardhë.

Protestat në rrugë kanë tronditur disa qytete kineze ditët e fundit, pasi 10 persona humbën jetën për shkak të zjarrit që ra në një ndërtesë banimi, që mbahej nën izolim nga autoritetet, duke shkaktuar zemërim të gjerë mbi kontrollet e rrepta ndaj COVID-it.

Në Shtëpinë e Bardhë reagimi ishte i matur. “Mesazhi ynë për protestuesit paqësorë anembanë botës është i njëjtë dhe i pandryshuar: njerëzve duhet t’u lejohet e drejta për t’u mbledhur dhe për të protestuar në mënyrë paqësore ndaj politikave, ose ligjeve, apo diktateve të cilat ata i kundërshtojnë”, tha John Kirby me Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Por, shtoi zoti Kirby, administrata ishte e kujdesshme në diskutimin e menaxhimit të rreptë të pandemisë nga Pekini, që ka çuar në mbylljen e shkollave dhe bizneseve dhe ka mbajtur dhjetëra miliona njerëz të mbyllur në shtëpi.

“Bllokimet nuk janë një politikë që ne e mbështesim këtu. Natyrisht, ka njerëz në Kinë që kanë shqetësime për këtë dhe ata po protestojnë. Ne besojmë se ata duhet të jenë në gjendje ta bëjnë këtë në mënyrë paqësore”. Në Kongres, ligjvënësit amerikanë janë më të hapur, duke theksuar ankesat e protestuesve për censurën e qeverisë kineze, simbolizuar nga copa letrash të bardha bosh.

“Ne po shohim popullin kinez të ngrihet kundër qasjes drakoniane të partisë komuniste të Kinës dhe të jetë i shqetësuar jo vetëm për politikat e COVID-it, por edhe për censurën. Jam në anën e popullit kinez. Mendoj se populli kinez po shpreh dëshirën e tij për të pasur më shumë liri dhe më pak censurë në vendin e tij dhe unë qëndroj me ta”, tha senatori demokrat Mark Warner.

Qeveria e Kinës ka kundërshtuar akuzën se zjarri në apartament, në rajonin Xinjiang të Kinës veriperëndimore, ku jeton pakica myslimane ujgure, u shkaktua nga politikat e tyre për pandeminë. “Në mediat sociale ka forca me motive të fshehta që e lidhin këtë zjarr me reagimin ndaj COVID-19”, tha zëdhënësi i ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian. Ai nuk tha se kur do të përfundonte kjo politikë. Vëzhguesit që ndjekin zhvillimet nga afër thonë se një gjë është e qartë: protestat janë të pazakonshme.

“Këto janë veprime që të fusin në burg. Është shumë domethënëse që njerëzit janë të gatshëm të flasin publikisht, me zë të lartë, të regjistrohen dhe të përpiqen të mobilizojnë edhe njerëz të tjerë për ta mbështetur këtë. Është një shenjë që tregon se sa të zemëruar janë njerëzit. Nuk do të thosha se kjo është, një lëvizje apo diçka e tillë. Por është ndryshe nga protestat normale në Kinë, të cilat zakonisht janë shumë më të lokalizuara”, thotë Julian Ku, me universitetin Hofstra për Zërin e Amerikës.

Dhe është e qartë se këto politika të rrepta – që synojnë të ndalojnë përhapjen e virusit – nuk po ndalojnë përhapjen e pakënaqësisë. Protesta në mbështetje të atyre në Kinë, janë zhvilluar edhe në qytete të tjera anembanë botës, siç ishte ajo e komunitetit ujgur përpara godinës së Departamentit të Shtetit, të hënën këtu në Uashington./VOA

The post Protestat e dhunshme në Kinë, Uashingtoni ofron mbështetje për protestuesit appeared first on Albeu.com.

Ish-sekretari amerikan i shtetit: SHBA është në prag të luftës me Rusinë dhe Kinën
Ish-sekretari amerikan i shtetit, Henry Kissinger, beson se Uashingtoni është aktualisht në prag të luftës me Moskën dhe Pekinin. Tass shkruan se në një intervistë për Wall Streel Journal, Kissinger ka rrëfyer frikën e tij destabilizimin që e pret planetin.

“Ne jemi në prag të luftës me Rusinë dhe Kinën për çështjet të cilat i krijuam pjesërisht, pa asnjë koncept se si do të përfundojë kjo apo çfarë supozohet të çojë”, tha ai.

Kissinger propozon që vendet të mos kthehen kundër njëri-tjetrin dhe të mos krijojnë tensione.

“Nuk mund të thuash vetëm tani se do t’i ndajmë dhe do t’i kthejmë kundër njëri-tjetrit. Gjithçka që mund të bëni është të mos përshpejtoni tensionet dhe të krijoni opsione, dhe për këtë duhet të keni një qëllim”, shtoi Kissinger.

The post Ish-sekretari amerikan i shtetit: SHBA është në prag të luftës me Rusinë dhe Kinën appeared first on Albeu.com.

Rusia kërcënon botën: Do ju hedhim 2 raketa bërthamore në Londër dhe Washington
Televizioni shtetëror rus ka paralajmëruar se përshkallëzimi i konfliktit në centralin atomik më të madh të Evropës mund të çojë në katastrofë me kërcënime për lëshimin e raketave bërthamore në Londër dhe Uashington.

Ukraina ka akuzuar forcat pushtuese për bombardimin e qëllimshëm të stacionit të energjisë bërthamore të Zaporizhzhia dhe një plan “vetëvrasës” për ta hedhur atë në erë me mina.

Rusia ka nisur gjithashtu sulme me artileri dhe raketa nga uzina , duke e përdorur atë si një “mburojë bërthamore”, sepse ata e dinë se ukrainasit nuk mund të kundërpërgjigjen pa rrezikuar një fatkeqësi të stilit të Çernobilit .

Mbikëqyrja bërthamore e OKB-së paralajmëroi se termocentrali – me gjashtë reaktorë – është “jashtë kontrollit” dhe tha se Rusia kishte “shkelur çdo parim sigurie” që nga kapja e tij në mars.

Ka frikë se Vladimir Putin do të përdorë një fatkeqësi në vend si pretekst për të thelluar konfliktin . Rusia i mohon akuzat dhe pretendon se është Ukraina që rrezikon katastrofën bërthamore duke bombarduar centralin.

Natën e kaluar, kanali më i madh televiziv i Moskës, i kontrolluar nga shteti, i dha kohë transmetimit Yury Kot, liderit të përfolur të lëvizjes ukrainase Parus pro-Kremlinit.

Ai pretendoi se ishte Kievi dhe Perëndimi që rrezikonin sigurinë bërthamore – dhe i kërkoi Putinit të ishte gati të gjuante me armë bërthamore në Londër dhe Uashington.

“Ne të gjithë e kuptojmë shumë mirë se [Ukraina dhe Perëndimi] po sajojnë një realitet imagjinar,” tha ai në Channel One.

“Duhet t’i tregojmë Ukrainës dhe vendeve mbështetëse të saj – Britanisë dhe Amerikës në radhë të parë… dhe ta bëjmë të qartë.

“Nëse centrali bërthamor i Zaporizhzhia dëmtohet dhe ndodh një fatkeqësi, dy raketa do të godasin menjëherë qendrat tuaja vendimmarrëse.

“Njëri në Uashington, tjetri në Londër.

“Ato bërthamore. Dhe kaq… nuk do të flitet më.”

Por ai u godit nga një tjetër ekspert i talk shoë-t, Aleksey Mukhin, kreu i Qendrës për Informacionin Politik, i cili tha: “Kjo do të shkaktonte protokollin e shkatërrimit të ndërsjellë , kështu që sinqerisht do të përmbahesha nga deklarata të tilla.”

Putini është mburrur se raketat e tij të reja bërthamore Sarmat dhe Tsirkon janë “të pandalshme” nga mbrojtja perëndimore mes kërcënimeve të përsëritura për të asgjësuar Evropën dhe SHBA-në.

Ndërkohë në kanalin Rossiya 1, një tjetër propagandues i Putinit paralajmëroi për një “dimër bërthamor” të shkaktuar nga ndërprerja e furnizimeve me gaz nga Rusia .

Igor Korotchenko – një kolonel rezervë dhe kryeredaktor i revistës Mbrojtja Kombëtare e Rusisë – pohoi: “Bota është e dënuar.

“Miliona evropianë…janë të tmerruar nga ardhja e dimrit.

“Do të jetë si një dimër bërthamor. Një apokalips para syve tanë.

“Fikja e energjisë, mungesa e gazit, grabitësit në rrugë, sherri me policinë dhe përpjekjet e njerëzve të dëshpëruar për të mbijetuar.

“Nuk do të ketë ushqim, energji elektrike dhe gaz.

“Dhe gjëja kryesore është se nuk do të ketë shpresë.”

Dje agjencia bërthamore e Ukrainës, Energoatom, pretendoi se Rusia kishte vendosur eksploziv në uzinën e Zaporizhzhia dhe ishte gati ta “hedhte në erë”.

Dhe një komandant rus, gjeneralmajori rus Valery Vasiliev, u citua duke paralajmëruar se “ose do të jetë tokë ruse ose një shkretëtirë e djegur”.

Sipas raporteve të Ukrainës, ai tha: “Ne minuam të gjitha objektet e rëndësishme të [stacionit të energjisë].

“Dhe këtë nuk ia fshehim armikut, i kemi paralajmëruar.

“Armiku e di se stacioni do të jetë ose rus ose i askujt. Ne jemi gati për pasojat e këtij hapi.”

Zëdhënësit britanikë kanë thënë se artileria e rëndë ka qenë në përdorim “në afërsi të termocentralit Zaporizhzhia” për të shpërthyer objektivat përtej lumit Dnieper.

Ushtarët rusë të rraskapitur kanë përdorur gjithashtu një qytet aty pranë për pushim dhe rikuperim, sepse afërsia e tij me termocentralin i mbron ata nga sulmet.

Kombet e Bashkuara i kanë kërkuar Rusisë dhe Ukrainës që të lejojnë ekspertët të vizitojnë kompleksin.

Rafael Grossi, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, e quajti situatën aktuale “jashtëzakonisht të rëndë dhe të rrezikshme”.

Ai tha: «Çdo parim i sigurisë bërthamore është shkelur . . . në një vend ku lufta aktive është në vazhdim.

“Unë kam këmbëngulur që nga dita e parë që ne duhet të jemi në gjendje të shkojmë atje për të kryer vlerësimin e sigurisë dhe të sigurisë, për të bërë riparime dhe për të ndihmuar siç kemi bërë tashmë në Çernobil.”

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken i ka quajtur veprimet e Rusisë rreth termocentralit “kulmi i papërgjegjshmërisë” dhe akuzoi Moskën se e përdor atë si “mburojë bërthamore”./Abcnews.al/

The post Rusia kërcënon botën: Do ju hedhim 2 raketa bërthamore në Londër dhe Washington appeared first on Albeu.com.

Rusia kërcënon SHBA me luftë: Do të ketë pasoja të paparashikuara
Rusia ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se do të ketë “pasoja të paparashikuara” nëse Uashingtoni vazhdon të furnizojë me armë Ukrainën , sipas një raporti të Washington Post të publikuar sot .

“Ne i bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj që të ndalojnë militarizimin e papërgjegjshëm të Ukrainës, i cili ka pasoja të padëshiruara për sigurinë rajonale dhe globale ,” këto fjalë sipas gazetës janë thënë nga Rusia në një deklaratë dërguar Shteteve të Bashkuara.

Paralajmërimi i ashpër i Moskës për Uashingtonin vjen vetëm disa orë pas fundosjes së anijes së flotës ruse në Detin e Zi “Moskva ” pas një sulmi raketor “kirurgjikal” nga forcat e armatosura ukrainase dhe dy ditë pas njoftimit se SHBA do t’i japë ndihmë të re ushtarake Ukrainës, me një buxhet prej 800 milionë dollarë.

Pardje, zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov , në një intervistë për agjencinë e lajmeve TASS, kishte deklaruar se Rusia do t’i konsideronte si objektiva legjitime ushtarake automjetet e SHBA-së dhe NATO-s që transportonin armë në territorin ukrainas./albeu.com

The post Rusia kërcënon SHBA me luftë: Do të ketë pasoja të paparashikuara appeared first on Albeu.com.

Uashingtoni ngre padi kundër organizatave të ekstremit të djathtë për sulmin në Kapitol
Uashingtoni ngriti sot një padi kundër ekstremit të djathtë Proud Boys and Oath Keepers dhe rreth 30 apo më shumë udhëheqës të tyre, të cilët akuzohen për “planifikim, promovim dhe pjesëmarrje” në sulmin e  6 janarit në Kapitol.

Padia ka për qëllim “dekurajimin e akteve të ardhshme të dhunës” dhe kompensimin e viktimave, duke përfshirë oficerët e policisë në kryeqytetin amerikan, tha në një konferencë shtypi Prokurori i Përgjithshëm i Uashingtonit, Carl Racine.

Padia civile bazohet në një ligj të vitit 1871 mbi të drejtat e mbrojtjes së afrikano-amerikanëve pas heqjes në vitin 1865 të skllavërisë, veçanërisht kundër organizatave ekstremiste si Ku Klux Klan.

Në vitet 1980 dhe 1990, paditë e ngritura nga aktivistët anti-racistë në këtë kontekst i dhanë një goditje organizatave të ndryshme ekstremiste, të cilat u detyruan të dorëzonin pasuritë e tyre për të paguar dëmshpërblimin e urdhëruar nga gjyqësori.

Në nëntor, grupet e ekstremit të djathtë dhe anëtarët e tyre u dënuan të paguanin më shumë se 25 milionë dollarë për viktimat e një tragjedie në Charlottesville, Virxhinia, në 2017.

Në shkurt, senatori demokrat Benny Thompson ka ngritur një padi civile kundër Proud Boys dhe Oath Keepers, si dhe ish-presidentit Donald Trump dhe avokatit të tij Rudy Giuliani për rolin e tyre në sulmin e 6 janarit ndaj KGB-së.

Por “kjo është hera e parë që një qeveri vendore” po përpiqet të marrë kompensim, tha Carl Racine.

Sipas padisë, “sulmi i 6 janarit është një akt i koordinuar i terrorizmit të brendshëm ” dhe qyteti i Uashingtonit u detyrua më pas të “menaxhojë pasojat” e këtij sulmi.

The post Uashingtoni ngre padi kundër organizatave të ekstremit të djathtë për sulmin në Kapitol appeared first on Albeu.com.

Yuri Kim: PD është në proces tranzicioni, shpresojmë të dalë më e fortë dhe më e bashkuar
Pas takimit me kryetarin e PD-së Lulizm Bashën, ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka dalë në një prononcim për mediat., ku tha se takimi erdhi menjëherë pas mbërritjes së saj nga Uashingtoni.

Kim deklaroi se PD është në një proces tranzicioni dhe se shpreson që të dalë më e fortë dhe e bashkuar.

“I thashë Bashës që Uashington mbetet i angazhuar për të bashkëpunuar me PD. Demokracia definohet nga të pasurit e një partie opozitare të fortë dhe që lulëzon. E dimë që është një pozitë e vështirë për PD, është proces tranzicioni por shpresojmë që të dalë më e fortë dhe më e bashkuar. Dhe të rikthehet në pushtetet. Jemi shumë seriozë ndaj korrupsionit, kudër pandëshkueshmërisë. Do ta luftojmë këtë problem, pavarësishmë ragun dhe parties”, tha Kim./albeu.com

The post Yuri Kim: PD është në proces tranzicioni, shpresojmë të dalë më e fortë dhe më e bashkuar appeared first on Albeu.com.