uarda gjekaj Archives - Albeu.com

Avokatja rrëfen TMERRIN te Onkologjiku me mjeken Alketa Pere: Nёse do isha burrё do ia vija duart nё fyt derisa t’ia merrja frymёn!
Avokatja Uarda (Albunesa) Gjekaj ka treguar për tmerrin e saj në Shërbimin Onkologjik në Tiranës, më shumë se një dekadë më parë,

Nisur dhe nga raportimet e ditëve të fundit për mjekët që bënin pazar me pacientët me kancer, kanë qenë të shumta historitë që familjarë të të sëmurëve kanë përjetuar në atë spital.

Një prejt tyre është edhe avokatja Uarda (Albunesa) Gjekaj, e cila ka treguar për tmerrin e saj në Shërbimin Onkologjik në Tiranës

Uarda thotë se për dy vite, nga 2011 deri në 2013 është endur dyerve të Onkologjikut me babain, i cili ishte diagnostifikuar me kancer.

Shkruan Uarda (Albunesa) Gjekaj:

Ishin vitet 2011-2013…

Ai u diagnostikua me tumor akut në pankreas….

Ndodhesha te QSUT në Tiranë. Mjekja na i komunikoi me një ftohtësi befasuese diagnozën.

Atë ditë, gusht 2011, bota mu shëmb bashkë me çdo andërr në sirtar. I dhanë veç 3 muaj jetë dhe na thanë ta nxirrnim nga spitali, nuk kishte ma asnjë shpresë….

Mbaj mend si sot,  zbrita shkallët e atij spitali, u ulu në katin e parë, zura një qoshe dhe me kokë godisja me sa kisha fuqi murin. Si do ia thoja atij të vertetën

Aty bëra mëkatin e parë njerëzor, vura Zotin në dyshim dhe e akuzova që më kishte kthy shpinën…

Pas disa muajsh filloi trajtimi me kimio në QSUT. çdo javë ishte një luftë me sistemin mjeksor.

Ai priste në dhomë I pafuqishëm flakonin e kemios, si shpresa e tij e fundit dhe une nuk mund të dështoja…Nuk më lejohej kurrsesi.

I buzëqeshja me shpirt ndër dhëmbë dhe I thoja: “Mos mbaj merak, sot do e na japin flakonin”.

Dilja nga dhoma e mbipopulluar e onkologjikut dhe shkoja tek dhoma e mjekes “Alketa Pere”. E si mund ta harroj kete emer….- ”Nuk ka flakon sot, me vjen keq. Provo ta blesh në farmaci!” (një flakon në javë kushtonte 1500 euro)

Betohem në Zot, nëse do isha burrë do ia vija duart në fyt derisa t’ia merrja edhe frymën e fundit. Por më kujtohej që ai me priste lart, me sy nga dera që unë të kthehesha me flakon në dorë.

Ato muaj më kthyen në përbindësh në koridoret e qelbura të atij onkologjiku. ëngjëllin brenda meje e ruaja vetëm për atë që më kërkonte edhe një ditë më shumë…..Por ç’mund të bëja unë, veçse ti përgjërohesha Zotit

Sot teksa lexova skandalin e onkologjikut mu rikthy dhimbja dhe pafuqia si e bija e një të dënuari me vdekje në atë spital, ku një I sëmurë terminal ishte një objekt për me nxjerrë ma shumë lekë stafi mjeksor. Ai “objekt ” per ata,  ishte qëndra e botës per mua, im atë.

Se dija që ai ferr vazhdonte akoma sot….

Mjeksia është profesion shumë i rëndësishëm e unë përulem përpara çdo mjeku profesionist dhe human, por ama për ata të paudhë që fatkeqësinë e tjetrit e kthejnë në biznes nuk kam mëshirë.

Paçin mëshirën e Zotit se unë s’ia bëj hallall kurrë, as në këtë jetë, as në tjetrën!

The post Avokatja rrëfen TMERRIN te Onkologjiku me mjeken Alketa Pere: Nёse do isha burrё do ia vija duart nё fyt derisa t’ia merrja frymёn! appeared first on Albeu.com.