u dhunua Archives - Albeu.com

E rëndë në Prishtinë/ U dhunua nga bashkëshorti, gruaja ndërron jetë në spital
Një grua me inicialet M.Zh., nga Gushterica e Poshtme e komunës së Graçanicës, ka ndërruar jetë më 2 gusht në Qendrën Spitalore Klinike në Prishtinë, pasi burri i saj e kishte rrahur duke i shkaktuar lëndime të rënda.

Lajmi ëhstë konfirmuar nga drejtori i Qendrës Emergjente në Prishtinë, Naser Syla.

“Fatkeqësisht, ajo ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Ajo kishte një hemorragji në tru nga lëndimet e rënda, dhe ne nuk mundëm ta operonim në atë gjendje. Ajo ishte në makineri 24 orë në ditë”, tha Syla.

M.Zh., e lindur më 1983, ishte transferuar në Prishtinë nga Qendra Spitalore Klinike në Graçanicë, ku u pranua në gjendje të rëndë mbrëmjen e 31 korrikut.

Policia e Kosovës, ka konfirmuar se bashkëshorti i saj me iniciale D.Zh. është ndaluar dhe se ka nisur hetimet për këtë rast.

Të mbijetuarat e dhunës në familje në Kosovë, tregojnë se nuk kanë parë drejtësi.

Aktivistja për të drejtat e grave dhe drejtoreshë e organizatës joqeveritare “Pravo na pravo” nga Graçanica , Milica Stojanoviq, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, tregon se institucionet kanë dështuar sërish kur është fjala për dhunën ndaj grave.

“Ky përfundim tragjik ka ardhur pikërisht sepse institucionet nuk janë marrë sa duhet me këtë problem. Më e keqja është se institucionet ende heshtin. Policia është përgjigjur me kohë, njeriu është dërguar në mbajtje, por varet edhe nga institucionet tjera se çfarë do të ndodhë”, tha Stojanoviq.

Ajo tha se janë institucionet vendore ato që duhet të punojnë për fuqizimin e grave, për të denoncuar në kohë dhunuesin dhe se institucionet e drejtësisë, duhet të vendosin dënime më të rrepta për dhunuesit.

“Që të mos lirohen dhunuesit me gjobë, dhunuesi nuk duhet të lirohet asnjëherë 24 apo 48 orë pas ushtrimit të dhunës”, nënvizon ajo dhe shton se në raste të tilla duhet të reagojë edhe shoqëria, sepse dhuna nuk është kurrë “çështje private”.

Gjatë muajit prill, dy gra u qëlluan nga burrat e tyre brenda pak ditësh.

Nga viti 2010 deri në fund të vitit 2023, në Kosovë janë vrarë të paktën 55 gra.

Në të shumtën e rasteve, autorë të vrasjeve ishin bashkëshortët, të ndjekur nga baballarët dhe djemtë.

The post E rëndë në Prishtinë/ U dhunua nga bashkëshorti, gruaja ndërron jetë në spital appeared first on Albeu.com.

U dhunua barbarisht pasi doli nga shkolla, ndërron jetë 15 vjeçari
15 vjeçari që u dhunua barbarisht nga disa persona të enjten në dalje të shkollës në Viry-Satillon, në rajonin e Parisit, vdiq sot, njoftoi prokuroria në një njoftim për shtyp.

Hetimi që nisi fillimisht për tentativë vrasjeje, tashmë ka të bëjë me “akuzat e vrasjes dhe sulmit në grup në periferi të një kompleksi shkollor”.

Ngjarja ndodhi pasditen e së enjtes, ku adoleshenti u dhunua nga disa persona. Ai iu gjet i plagosur rëndë nga një kalimtar. Ai vdiq në spital pasi iu nënshtrua një operacioni urgjent.

Sulmuesit e tij, numri i të cilëve ende nuk është bërë i ditur, por flitet për tre apo katër djem, janë ende në arrati.

Motivi mbetet i panjohur. Sipas raportimeve, sulmi ndodhi ndërsa i riu po kthehej në shtëpi. Por kur ai ishte rreth 100 metra larg shkollës, rreth orës 16:00, disa persona me fytyrat e mbuluara me kapuç e sulmuan atë.

The post U dhunua barbarisht pasi doli nga shkolla, ndërron jetë 15 vjeçari appeared first on Albeu.com.

E tmerrshme/ “Ia theu dhëmbët”: Këngëtarja e njohur dhunohet rëndë nga vëllai i saj
Doja Cat dyshohet se është dhunuar fizikisht dhe verbalisht nga vëllai i saj i madh, të paktën kështu është ajo që nëna e tyre i ka thënë një gjykatësi.

Sipas dokumenteve të reja ligjore, të marra nga TMZ, nëna e Dojas, Deborah Elizabeth Sawyer, paraqiti një kërkesë të përkohshme masë ndalimi ndaj djalit të saj 30-vjeçar, Raman Dalithando Dlamini dhe në denoncimin e saj, ajo hedh disa akuza të rënda.

Mamaja e Dojas e liston artisten si një person tjetër që ka nevojë për mbrojtje nga Raman.

Kjo nuk është e gjitha, nëna e Dojas gjithashtu pretendon se Raman e ka rrahur atë dhe ka shkatërruar e vjedhur disa nga pronat e saj.

The post E tmerrshme/ “Ia theu dhëmbët”: Këngëtarja e njohur dhunohet rëndë nga vëllai i saj appeared first on Albeu.com.