U dënua me burgim të përjetshëm Archives - Albeu.com

U dënua me burgim të përjetshëm: Si e masakroi familjen shqiptare greku në Patra, prindërit i vrau me armë, dy fëmijët i mbyti
Drejtësia greke dënoi dje katër herë me burgim të përjetshëm, 61-vjeçarin grek që vrau familjen shqiptare për dy qira të papaguara në mars të vitit 2022 në Patra.

61-vjeçari, Sakis Vravaresos, mori dënimin më të madh, shumëzuar me 4, aq sa ishin dhe viktimat e tij, një çift dhe dy djemtë e mitur 1 dhe 2 vjeç, duke i’u bashkuar plotësisht akuzës të ashpër të prokurorit për një vrasës të egër, që bëri çdo gjë në gjakftohtësi e pasi mbyti dhe foshnjen me duart e tij, ndërroi rrobat e u largua nga zona.

61-vjeçari vrasës do të vuaj 21 muaj dënim dhe 900 euro gjobë për armëmbajtje pa leje. Ngjarja tronditi jo vetëm banorët e Andravidas në Patra, por gjithë Greqinë ndërsa akoma dhe sot shumë banorë deklarojnë se që shtëpia ku djali i madh i familjes gjeti trupat pa jetë të prindërve dhe vëllezërve të mitur nuk banohet nga askush, por edhe shumica e tyre nuk munden akoma të kalojnë as nga rrugica ku ndodhet.

Në dëshminë e tij, autori i krimit ka rrëfyer me detaje se si masakroi familjen shqiptare për qiranë e banesës.

Autori i krimit duket se e kishte planifikuar vrasjen pasi më parë kishte marrë masat edhe për zhdukjen e trupave duke i ngarkuar në një kamionçinë me qëllim heqjen e tyre nga shtëpia pasi kishte finalizuar planin djallëzor.

Sipas të afërmve të çiftit shqiptar, Armando dhe Maria Kloci, 57-vjeçari ka pasur debate të forta me viktimat kohët e fundit për shkak të mosmarrëveshjeve financiare në lidhje me qiranë e shtëpisë.

Fqinjët kanë thënë se autori kishte arritur në pikën ku i kishte ndërprerë energjinë elektrike dhe ujin banesës ku familja shqiptare jetonte.

Masakrës i shpëtoi djali 12-vjeçar i familjes që nuk ndodhej në shtëpi në atë moment, por jashtë duke luajtur.

Vrau prindërit, mbyti dy fëmijët

Mjekësia ligjore ka zbuluar edhe shkakun e vdekjes së katër pjestarëve të familjes shqiptare në Andravida të Greqisë. Ata u vranë në shtëpinë dhe më pas autori 61-vjeçar i vrasjes fshehu trupat, por kërkimet e policisë bënë që të gjendeshin shpejt nga policia./albeu.com/

The post U dënua me burgim të përjetshëm: Si e masakroi familjen shqiptare greku në Patra, prindërit i vrau me armë, dy fëmijët i mbyti appeared first on Albeu.com.