TVSH Archives - Albeu.com

Erion Braçe: Karotat po merren nga Turqia se janë më lirë, sistemi i TVSH-së po dëmton prodhimin vendas
Ditën e sotme, deputeti Erion Braçe, ka ngritur shqetësimin për sistemin e TVSH-së, i cili sipas tij, po dëmton prodhimin vendas.

Në Komisionin e Ekonomisë, ai u shpreh se shumë përpunues po zgjedhin të blejnë produkte bujqësore jashtë Shqipërisë, pasi kjo rezulton më e leverdishme financiarisht sesa blerja nga prodhuesit vendas.

Sipas Braçe, situata ka arritur deri në atë pikë sa disa kompani po importojnë karota nga Turqia, pasi kostoja totale, duke përfshirë edhe transportin, doganën dhe TVSH del më e ulët se blerja në Divjakë.

“Më rregulloni TVSH-në mua si grumbullues. Më rregullon mua TVSH. Sepse s’kam asnjë interes të blej brenda vendit. E kuptoni që ka përpunues që po shkojnë po e marrin karotën, jo në Divjakë, po po e marrin në Turqi, se është më e lirë, se sa në Divjakë. E kuptoni këtë gjë? Bashkë me transportin brenda, bashkë me doganën e paguar bashkë edhe me TVSH e paguar në Doganë. Të gjitha bashkë, është më lirë se sa ta blesh në Divjakë karotën.

Pra janë dy gjëra komplet të ndryshme, të cilat nuk duhen ngatërruar, sepse kjo ngatërresë në harkun e pesë viteve, në harkun e pesë viteve, ka sjellë këtë pasuri që ne kemi sot. Kaq e thjeshtë është gjëja, dhe do ju lutesha shumë kur ja shpjegoni dhe udhëheqësve tuaj. Na dëgjo pak të lutem drejtoresh, kur ia shpjegoni këtë gjë dhe udhëheqësve tuaj. Do ju lutesha shumë të mos i ngatërroni kompensimin me normën e Tatimit mbi vlerën e shtuar në transaksionet brenda vendit. Mos i ngatërroni më! Se ndodh pastaj që shkon në Shkodër, dhe të çohet tjetri atje përballë, dhe të thotë: Po atë pse s’e bën? Dakord? Ja ky është problemi”,- është shprehur Braçe.

The post Erion Braçe: Karotat po merren nga Turqia se janë më lirë, sistemi i TVSH-së po dëmton prodhimin vendas appeared first on Albeu.com.

Rikthimi i kompensimit të TVSH në bujqësi “çorodit” fermerët, si do funksionojë skema
Paketa e re fiskale, që do të sjellë ndryshime në ligjin për TVSH-në, ka nisur të çorodisë fermerët lidhur me mënyrën e zbatimit.

Drejtues të fabrikave të përpunimit të qumështit, veçanërisht në zonën e Juglindjes, pohuan se fermerët me NIPT po e kuptojnë gabim funksionimin e skemës, duke pretenduar se kompensimi do të jetë sa 10% e vlerës së autofaturave të lëshuara nga përpunuesit.

Por ky pretendim i fermerëve nuk është i saktë, pasi autofaturat që do të dorëzohen në adminsitratën tatimore synojnë vetëm të dokumentojnë formalizimin e shitjeve mes fermerit dhe grumbulluesit.

Pas dokumentit të formalizimit të shitjeve, me skemën e re fermeri do të marrë mbrapsht 10% e TVSH-së që ka paguar kur ka blerë plehrat kimikë, farat, pesticidet dhe fidanët.

“Kompensimi i prodhuesve bujqësorë me normë fikse është një mekanizëm i TVSH-së, për ata fermerë që nuk i nënshtrohen TVSH-së dhe si të tillë, as nuk ngarkojnë TVSH për blerësit e produkteve të tyre bujqësore, por as kanë të drejtë të zbresin TVSH-në e paguar në blerje.

Norma e kompensimit të prodhuesve bujqësorë prej 10 për qind ka si qëllim t’i kompensojë ata për një pjesë të TVSH-së që paguajnë për inputet, në funksion të realizimit të prodhimeve të tyre bujqësore”, thuhet në relacion.

Për të përfituar, fermeri duhet të dorëzojë kërkesën pranë administratës tatimore, së bashku me autofaturat e lëshuara nga përpunuesi, grumbulluesi apo një agroturizëm i certifikuar që tregojnë NIPT-in e tij dhe numrin e llogarisë bankare.

Kërkesa për kompensim do të paraqitet dy herë në vit. Do të paraqitet brenda datës 31 Dhjetor, për furnizimet e kryera gjatë periudhës Janar-Qershor të vitit përkatës.

Brenda datës 30 Qershor të vitit pasardhës, për furnizimet e kryera gjatë periudhës Korrik-Dhjetor të vitit paraardhës. Kërkesa do të dërgohet në rrugë postare ose në rrugë elektronike.

Administrata tatimore kryen kompensimin brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës.

Zbatimi i kësaj, përveç formalizimit të tregtimit të produkteve bujqësore, synon të zbusë koston e prodhimit për fermerët, duke e lehtësuar me kompensim të TVSH të paguar për inputet bujqësore.

Prej vitit 2019 deri në dhjetor 2021 TVSH-ja për inputet bujqësore ka qenë zero. Nga 1 janari 2022 me hyrjen në fuqi të ndryshimeve fiskale, nisi zbatimi i TVSH-së 10% për çmimet e inputeve bujqësore.

Si funksiononte skema e mëparshme

Deri në vitin 2017, rimbursimi i TVSH-së 20% për fermerin kalonte nëpërmjet përpunuesve çka do të thotë se p.sh,. për çdo blerje me faturë tatimore nga fermeri, përpunuesi mund të kreditonte këtë vlerë në TVSH-në e zbritshme.

Kjo skemë e bënte ekonomikisht të leverdishme blerjen edhe me çmim të lartë për fermerin dhe siguronte marzh të qëndrueshëm fitimi për industrinë.

Nga viti 2019 deri në 2022, skema ndryshoi. Fillimisht në vitin 2019 TVSH-ja në blerje (nga fermerët) nga 20% u ul në 6%. Më pas skema u hoq plotësisht nga janari i vitit 2022.

Në vend të rimbursimit të TVSH-së, qeveria aplikoi subvencione direkte deri në 10,000 lekë për krerë bagëtie/lopë për fermerët.

Në relacionin e projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014, ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’, i ndryshuar” Ministria e Financave thekson se nga viti 2022 kur u vendos norma 0% e kompensimit për fermerët, ka pasur rritje dyfish të fermerëve që përfitojnë nga subvencionet dhe rritje dyfish të shumës së dhënë subvencion.

Për vitin 2024 janë rreth 14 mijë fermerë që kanë marrë 2,64 mld lekë subvencione. Nga viti 2022 është përfshirë në masat mbështetëse subvencionimi i naftës, nga e cila në vitin 2024 kanë përfituar rreth 31,500 fermerë në shumën prej 1,25 mld lekë./ Monitor

The post Rikthimi i kompensimit të TVSH në bujqësi “çorodit” fermerët, si do funksionojë skema appeared first on Albeu.com.

Qeveria gati të rikthejë skemën e kompensimit të TVSH-së për fermerët, në nivelin 10%
Pas përfundimit të aksionit për kontrollin e tregtimit me faturë të produkteve blegtorale, qeveria po përgatitet të rikthejë një skemë kompensimi për fermerët, nëpërmjet rimbursimit të TVSH-së në nivelin 10%.

Sipas burimeve për Monitor, është gati një projektligj i ri, i cili parashikon që kompensimi për fermerët të aplikohet duke nisur nga viti 2026, si pjesë e një reforme më të gjerë për formalizimin e zinxhirit agroushqimor dhe uljen e kostove për prodhuesit vendas.

Deri tani, në rang vendi rezultojnë të regjistruar 100 mijë fermerë të pajisur me NIPT që kanë të drejtë të shesin te përpunuesi, grumbulluesi apo supermaketet produktet e veta, pa faturë TVSH-je, por nëpërmjet autofaturës që plotësohet prej blerësit.

Skema e TVSH-së së rimbursueshme që përfitohej prej përpunuesve, u hoq plotësisht në vitin 2022. Pas heqjes së saj, ku fermeri përfitonte tregtimin e produkteve me çmim të leverdisshëm, u rrit kostoja e prodhimit, sepse TVSH-ja e paguar nuk kreditohet më dhe bëhet pjesë e kostos së lëndës së parë.

Deri në vitin 2017, rimbursimi i TVSH-së për përpunuesit ishte 20%, ç`ka do të thotë se psh,. për çdo blerje të qumështit me faturë tatimore nga fermeri, përpunuesi mund të kreditonte këtë vlerë në TVSH-në e zbritshme.

Kjo skemë e bënte ekonomikisht të leverdishme blerjen edhe me çmim të lartë për fermerin dhe siguronte marzh të qëndrueshëm fitimi për industrinë.

Nga viti 2019 deri në 2022, skema ndryshoi. TVSH-ja në blerje (nga fermerët) u ul në 6%. Ndërsa TVSH-ja në shitje e produkteve të bulmetit mbeti 20%.

Kjo krijoi një pabarazi fiskale, pasi industria paguante më shumë në dalje sesa kreditonte në hyrje.

Prej vitit 2022, skema e TVSH-së së kreditueshme u heq plotësisht, duke vendosur 0% TVSH të zbritshme për blerjet e qumështit nga fermerët.

Shoqata e Industrisë së Përpunuesve të Qumështit, propozoi që skema të harmonizohej me praktikat e rajonit, ku TVSH-ja e blerjes dhe e shitjes të unifikohej në 6% ose 9%, për të shmangur pabarazitë tatimore.

Skema e vjetër të zëvendësohej me një mekanizëm neutral fiskal, jo penalizues për përpunuesin. Ky propozim nuk u pranua nga Ministria e Financave në buxhetin e vitit 2022.

Në vend të rimbursimit të TVSH-së, qeveria aplikoi subvencione direkte deri në 10,000 lekë për krerë bagëtie/lopë për fermerët.

Por përpunuesit në atë kohë theksuan se skema e subvencioneve, nuk do të ketë efekt të të drejtpërdrejtë në uljen e kostos së lëndës së parë për industrinë. Nuk garanton formalizimin, sepse nuk është e lidhur me volumin real të qumështit të shitur.

Ndryshe nga rajoni, ku subvencionet jepen për litër qumësht të prodhuar e dorëzuar, në Shqipëri mungon kjo logjikë e orientuar drejt prodhimit të formalizuar.

Situata me heqjen e TVSH-së së kreditueshme, kostot e larta të ushqimit të kafshëve nga fragmetizimi i tokave dhe mungesës së vaditjeve krijuan një zinxhir pasojash në sektor, duke ulur ndjeshëm volumin e përpunimit dhe duke vënë në rrezik vazhdimësinë e kapaciteteve prodhuese, ndërkohë që tregu po përballet me konkurrencë gjithnjë e më të fortë të mallrave të gatshme që vijnë nga importi.

Po ashtu për shkak të çmimit më të lirë të shitjes së qumështit jashtë, importet vijojnë të jenë në nivele të larta, pasi qumështi i prodhuar nga fermat e huaja po përdoret, kryesisht në sezonin e verës si lëndë e parë për përpunuesit vendas.

Në periudhën janar-prill 2024, u importuan 6 mln litra qumësht sipas të dhënave të Doganave. Kjo ishte sasia më e larta e qumështit e importuar prej 2016-s.

Për janar-prill 2025 u importuan 5,1 mln litra qumësht. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar importet janë ulur 15,4%.

Çfarë synon aksioni?

Nisja prej 14 korrikut të aksionit të tatimorëve për kontrollin e zinxhirit të tregtimit të mallrave blegtorale nga fermeri drejt grumbulluesit dhe konsumatorit final, shkaktoi paqartësi te fermerët në radhë të parë dhe grumbulluesit ku nisën t’i kërkonin njëri-tjetrit fatura fiskale, teksa mes tyre transaksionet dokumentohet me autofaturim të blerësit.

Po ashtu, inspektorët tatimorë nisën të kërkonin origjinën e mallit edhe te tregtarët ambulantë.

Nisur nga situata Administrata Tatimore sqaroi për Monitor se fokusi i aksionit është forcimi i kontrollit në terren mbi lëshimin e autofaturës për tregtimin e produkteve blegtorale, ku rezulton informalitet i lartë në tregtimin e tyre, sidomos prej grumbulluesve dhe përpunuesve të mëdhenj.

Nëpërmjet këtij aksioni tatimet synojnë të rrisin të ardhurat, dhe të forcojnë sistemin për gjurmueshmërinë e mallit.

Pavarësisht nisjes së aksionit skema e faturimit për tregtimin e mallrave blegtorale nga fermeri drejt grumbulluesit nëpërmjet faturës fiskale të llojit autofaturim, me qëllim më pas hedhjen në treg të tyre për konsumatorin final nuk ndryshoi.

Do të vijojë të mbetet e njëjtë. Pra fermeri i pajisur me NIPT shet produktet e tij te grumbulluesi, përpunuesi apo supermarketet, ndërsa këta të fundit kanë detyrimin e lëshimit në SelfCare të autofaturës.

E njëjta skemë do të vijojë të funksionojë për shitjen e fermerëve të regjistruar si tatimpagues për kategorinë “person fizik” apo “shpk”. Në këtë rast fatura e fiskalizuar për shitjen e mallit lëshohet prej tij. Në këtë rast nuk funksionon autofatura.

Po ashtu, përmes një njoftimi Tatimet bënë me dije se tregtarët ambulantë nuk kanë asnjë detyrim, për të lëshuar faturë dhe për të mbajtur dokumentacion tatimor për mallrat.

Ndërsa Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në reagimin e saj bëri me dije se kontrollet për sigurinë ushqimore dhe pajisjen me faturë tatimore nuk janë aksion kundër fermerëve, por një hap për ta formalizuar, forcuar dhe mbështetur sektorin bujqësor./ Monitor

The post Qeveria gati të rikthejë skemën e kompensimit të TVSH-së për fermerët, në nivelin 10% appeared first on Albeu.com.

Booking: Nga 1 Nëntori, ata që japin apartamente me qira duhet të deklarojnë NIPT-in, ndryshe do paguajnë 20% TVSH mbi komisionin
Pas kthimit të vendit në një destinacion të preferuar turistik është rritur ndjeshëm numri i individëve që regjistrojnë në Booking apo AirBnb pronat e tyre për t’i dhënë me qira ditore, por pjesa dërmuese e tyre operojnë në informalitet, sipas agjencive imobiliare.

Tashmë midis kompanive ndërkombëtare që ofrojnë këtë lloj shërbimi dhe administratës tatimore është vendosur bashkëpunimi për formalizimin e tregut dhe për taksat që duhet të paguhen për të ardhurat e gjeneruara nga qiratë afatshkurtër.

Me kërkesë të autoriteteve shqiptare, platforma Booking, nëpërmjet një njoftimi, u ka kërkuar pronarëve të apartamenteve se nëse nuk deklarojnë NIPT-in, nga 1 Nëntori do të paguajnë 20% TVSH për komisionet që mban Booking.

“Ju lutem vini në dispozicion numrin tuaj NIPT brenda 31 Tetorit 2023. Gjithashtu konfirmoni regjistrimin tuaj për taksën e TVSH-së, datën e regjistrimit dhe deklaratën e regjistrimit të TVSH-së brenda 31 Tetor 2023. Nga 1 Nëntori 2023, nëse nuk keni dorëzuar regjistrimin e TVSH-së, konfirmimin që jeni i regjistruar në TVSH, datën dhe një kopje të vërtetimit tuaj të regjistrimit do të aplikojmë 20% TVSh në faturën e komisionit që ju dërgojmë. Ju lutem vini re se kjo ka të bëjë vetëm me faturën e komisioneve që ju dërgojmë, nuk ndikon në TVSH-në që i ngarkohet klientit në çmimin e qëndrimit të tyre në pronën tuaj”, thuhet në njoftimin e Booking.

P.sh. nëse një shtëpi ka një qira ditore 100 euro, Booking merr zakonisht 12-18% komision, ose 12-18 euro.

Tashmë Booking do t’u mbajë pronarëve të apartamenteve TVSH-në mbi komisionin që ajo merr, pra 20% të 12-18 eurove, ose 2.4-3.6 euro shtesë. Këtë shumë Booking do t’ua paguajë më pas autoriteteve fiskale shqiptare.

Alternativat e pronarëve, ose tatim mbi të ardhurat 15%, ose të regjistrohet si strukturë akomoduese me 6% TVSH

Ndërsa shuma që Booking do të mbajë si TVSH mbi komisionet mund të mos jetë shumë e lartë, synimi i Tatimeve është që përmes këtyre pagesave të identifikohen individët e regjistruar në këtë platformë, pasi të dhënat nga pagesat e kryera nga Booking do t’i dërgohen Drejtorisë së Tatimeve.

Këta të fundit do t’u drejtohen më pas pronarëve të apartamenteve për t’u kërkuar që të paguajnë taksat mbi të ardhurat që ata përfitojnë, në bazë të legjislacionit fiskal.

Pas identifikimit nga tatimet, individët pronarë kanë dy alternativa:

E para, ata mund të vazhdojnë që të mbajnë statusin që kanë, d.m.th. të mos regjistrohen në tatime, por ndërkohë duhet të paguajnë 15% si tatim mbi të ardhurat që ata marrin nga qiraja.

E dyta, të regjistrohen si subjekt tregtar të kategorizuar, si struktura akomoduese për të cilat detyrimi i TVSH-së është 6%. Kategorizimi si strukturë akomoduese për përfitimin e TVSH-së 6% kryhet nga Ministria e Turizmit, dhe më tej pas marrjes të tij, subjekti tregtar regjistrohet për NIPT në Tatime.

Për momentin kjo masë për formalizimin e tregut përmes identifikimit të pronarëve të regjistruar në platformat e huaja është për Booking, pritet së shpejti të shtrihet edhe për identifikimin e pronave të regjistruara në AirBnb dhe Tripadvisor.

Biznesi në rritje i qiradhënies

Në muajin shtator 2023, numri i strukturave me qira ditore në dy platformat ndërkombëtare booking (sipas kërkimeve të Monitor) dhe AirBnb (sipas të dhënave të AirDNA) arriti në 24,902 apartamente/banesa.

Në muajin shtator 2023, sipas kërkimeve të Monitor, numri i apartamenteve dhe shtëpive të listuara në Booking arriti 9,390 prona. Deri më tani janë vendosur në Booking 5,614 prona për dhënie me qira për shtator 2024 (pronat e vendosura për dhënie me qira pranë sezonit të vitit të ardhshëm nuk përdoren më përpara).

Ndërsa në AirBnb, për muajin shtator 2023, sipas të dhënave të AirDNA që analizon statistikat për strukturat me qira ditore kishte 15,512 listime pronash të disponueshme. Krahasuar me muajin shtator 2022, pronat e listuara për dhënie qiraje në këtë platformë u rritën me 25%.

Përveç mungesës së formalizimit, zhvillimi i vrullshëm i tregut të qirasë afatshkurtër, po dëmton edhe sektorin e qiradhënies afatgjatë, ku sipas agjencive po mungojnë pronat për dhënie me qira afatgjatë dhe çmimi i qirave është rritur ndjeshëm.

Stela Dhami, nga agjencia ndërkombëtare e pasurive të paluajtshme “Colliers International Albania”, tha për Monitor se kërkesa e lartë për apartamente nga të huajt nëpërmjet rezervimeve online në Airbnb dhe Booking, kryesisht gjatë sezonit të turizmit, forcoi ndjeshëm presionet për rritje të çmimeve të qirave afatgjatë.

Znj. Dhami pohon se është shtuar numri i individëve që po marrin apartamente me qira për t’i ridhënë ato me qira ditore.

Zak Topuzi, nga Shoqata e Hotelerisë Shqiptare, pohoi për Monitor se tregu i qirasë afatshkurtër në AirBnb është kthyer në një shqetësim botëror dhe qasja ndaj tyre po ndryshon në shumë shtete, të cilat ose po i pezullojnë ose po i lënë të kryejnë aktivitet jo më shumë se 3 muaj në vit.

Ndërsa në Shqipëri, sipas tij, u arrit të detyrohen pronarët e këtyre apartamenteve të paguajnë detyrimet nëpërmjet bashkëpunimit me Booking, që i detyron të deklarojnë NIPT-in, ndryshe subjekti do të paguajë 20% TVSH ndaj komisioneve, nëpërmjet të cilave do të identifikohet në tatime.

Kjo është masa e dytë që ndërmerret nga administrata tatimore për regjistrimin e pronarëve e apartamenteve që jepen për qira ditore.

Në 2019, nga Drejtoria e Shërbimit të Tatimpaguese, kontrolli nisi nëpërmjet kontaktimit me telefon të pronarëve të apartamenteve në të gjitha platformat online ku ishin të publikuara dhënia me qira e apartamenteve.

Nga verifikimi online rezultoi se një numër i lartë i tyre nuk ishin të regjistruar si subjekte tatimore, por problematika për formalizimin e tyre nuk arriti të adresohej./monitor

The post Booking: Nga 1 Nëntori, ata që japin apartamente me qira duhet të deklarojnë NIPT-in, ndryshe do paguajnë 20% TVSH mbi komisionin appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Të përfshirë në skemë mashtrimi me TVSH, shpallen fajtorë 8 persona në Durrës
Skemë mashtrimi për shmangien e TVSH-së në vlerën 571,175,889 lekë, shpallen fajtorë 8 persona, konfiskohet një hidrocentral, truall dhe disa kamionë.

Fajtorë janë shpallur shtetasit Ardi Xhaferri, Regan Merdani, Ali Agolli, Tahir Afmataj, Enis Xhaferri, Ben Caka, Roland Avdo.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se të pandehurit kishin ngritur një skemë mashtrimi me pesë kompani, me qëllim shmangien e pagesës së TVSH-së dhe të Tatim Fitimit, nga e cila ka rezultuar se është shmangur një detyrim tatimor në vlerën totale 571,175,889 lekë. Ndërkohë autorët e veprës penale, kanë mundur që të terheqin parat cash nga bankat e nivelit të dytë, në vlerën totale prej 619,048,206 lekë, ku qëllimi i tërheqjeve ka qënë shmangia dhe mos pagimi i detyrimeve të lindura nga aktiviteti fiktiv tregtar i subjekteve objekt hetimit.

Njoftim policie

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, pas një hetimi të kryer me metoda speciale të hetimit, dërgoi për gjykim dhe dha konkluzionet përfundimtare të procedimit penal, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” e kryer në bashkëpunim, dhe Veprën Penale “Moskallëzim i krimit”.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se të pandehurit kishin ngritur një skemë mashtrimi me pesë kompani, me qëllim shmangien e pagesës së TVSH-së dhe të Tatim Fitimit, nga e cila ka rezultuar se është shmangur një detyrim tatimor në vlerën totale 571,175,889 lekë. Ndërkohë autorët e veprës penale, kanë mundur që të terheqin parat cash nga bankat e nivelit të dytë, në vlerën totale prej 619,048,206 lekë, ku qëllimi i tërheqjeve ka qënë shmangia dhe mos pagimi i detyrimeve të lindura nga aktiviteti fiktiv tregtar i subjekteve objekt hetimit.

Pas kërkesave të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës nga ana e Gjykatës u vendos:

– Deklarimin fajtor të të pandehurit A.Xh. për kryerjen e veprës penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” parashikuar nga neni 114/a-25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.

-Në zbatim të nenit 40 të Kodit Penal të pandehurit A.Xh. i hiqet e drejta për të ushtruar detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si edhe çdo detyrë tjetër që ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 10(dhjetë) vjeçare pas vuajtjes së dënimit me burgim.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit R.M. për kryerjen e veprës penale të “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” parashikuar nga neni 144/a-25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër) vite e 6 (gjashtë) muaj burgim.

-Në zbatim të nenit 40 të Kodit Penal të pandehurit R.M i hiqet e drejta për të ushtruar detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si dhe çdo detyre tjetër qe ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 7(shtatë) vjeçare pas vuajtjes së dënimit me burgim.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.A. për kryerjen e veprës penale të “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” parashikuar nga neni 144/a-25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tri) vite e 6 (gjashte) muaj burgim.

– Në zbatim të nenit 40 të Kodit Penal të pandehurit A.A. i hiqet e drejta për të ushtruar detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si dhe çdo detyrë tjetër që ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 7(shtatë) vjeçare pas vuajtjes së dënimit me burgim.

4. Deklarimin fajtor të të pandehurit T.A., për kryerjen e veprës penale të “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar parashikuar nga neni 144/a-25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (vjet) vite e 6 (gjashtë) muaj burgim.

– Në zbatim të nenit 40 të Kodit Penal të pandehurit T.A. i hiqet e drejta për të ushtruar detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si dhe çdo detyrë tjetër që ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 5 (pesë) vjeçare pas vuajtjes së dënimit me burgim.

5. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.Xh. për kryerjen e veprës penale të “Moskallzimi i krimit” parashikuar nga neni 300/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

-Në zbatim të nenit 40 të Kodit Penal të pandehurit E.Xh i hiqet e drejta për të ushtruar detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si dhe çdo detyrë tjetër që ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 3 (tre) vjeçare pas vuajtjes së dënimit.

6. Deklarimin fajtor të të pandehurit B.C., për kryerjen e veprës penale të “Moskallzimi i krimit” parashikuar nga neni 300/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 9 (nëntë) muaj burgim.

-Në zbatim të nenit 40 të Kodit Penal te pandehurit B.C., i hiqet e drejta për të ushtruar detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si dhe çdo detyrë tjetër që ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 3 (tre) vjeçare pas vuajtjes së dënimit.

7. Deklarimin fajtor të të pandehurit R.A., për kryerjen e veprës penale të “Moskallzimi i krimit” parashikuar nga neni 300/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

-Në zbatim të nenit 40 të Kodit Penal te pandehurit R.A., i hiqet e drejta për të ushtruar detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si dhe çdo detyrë tjetër që ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 3 (tre) vjeçare pas vuajtjes së dënimit.

8. Deklarimin fajtor të të pandehurit, personit juridik “S.L.” për kryerjen e veprës penale të “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” parashikuar nga neni 144/a-25 të K.Penal dhe dënimin e tij me “Mbarimin e personit juridik”, duke urdhëruar procedurat e likujdimit të tij nga organet kompetente, sipas ligjit. Pjesa e të ardhurave dhe e pasurive që, në përfundim të procedurës së likuidimit të detyruar të personit juridik, rezultojnë të jenë mjete apo produkte të veprës penale duhet të konfiskohen.

– Në zbatim të të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurve i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, pas shqyrtimit te çeshtjes me gjykim të shkurtuar.

Konfiskimin e mjeteve apo produkteve të veprës penale të sekuestruara.

Sendet e sekuestruara me anë të procesverbalit të sekuestrimit datë 16.11.2021 të cilat janë asete të shoqërisë A.N., Korçë në pronësi të shtetasit A.A. dhe konkretisht.

1. Një automjet i tipit kamion i markës DAF, kokë tërheqje me ngjyrë të bardhë.

2. Një automjet tip kamion i markës MAN koke tërheqje me ngjyrë të bardhë.

3. Një automjet tip Fadrome i markës CASE me ngjyrë të verdhë.

4. Një automjet tip kamion i markës MAN me ngjyrë të bardhë,

5. Një automjet tip kamion “botë uji” i markës IVEKO me ngjyra të bardhë dhe të kuqe.

6. Linjë prodhimi dhe pastrimi për inerte e pa montuar për punë me ngjyre gri jeshile dhe të verdhë.

7. Produkt i gatshëm për shitje “hekur-nikel” sipas procesverbalit të sekuestros mbi 300 (treqindë) ton.

8. Pasuria e regjistruar në rregjistrin hipotekor me adresë Dhërmi, Vlorë, objekti hidrocentral sëbashku me truallin në sipërfaqe e përbërë nga 619,5 m2 në pronesi të shtetasit A.Xh.

The post EMRAT/ Të përfshirë në skemë mashtrimi me TVSH, shpallen fajtorë 8 persona në Durrës appeared first on Albeu.com.

Prodhuesit e bukës kërkojnë uljen e TVSH-së për të parandaluar ndikimin e krizës nga Europa
Shoqata e Prodhuesve të Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave kërkon që qeveria të marrë masa parandaluese fiskale me qëllim që zinxhiri i falimentimit të furrave që po ndodh në Europë, të mos ndodhë edhe në Shqipëri.

Kryetari i Shoqatës Gëzim Peshkopia tha për “Monitor” se kolapsi që ka Europa për furnizimin me energji dhe me shtrenjtimin e çmimeve të përbërësve të bukës dhe produkteve të brumërave , si miell, margarina, vaji, etj nga furnizohet Shqipëria janë dallgë të krizës që kanë ardhur edhe në Shqipëri.

Për të parandaluar ndikimin e krizës nga Europa dhe rrezikun e mbylljes së furrave, Peshkopia rekomandon që edhe qeveria shqiptare duhet të marrë në konsideratë kërkesat për ulje të TVSh-së, taksave apo tarifave të tjera që kanë të bëjnë me prodhimin e produkteve ushqimore, ashtu siç kanë kërkuar edhe furrat në Europë.

Rritja e çmimeve të lëndëve të para dhe energjisë janë shqetësimet kryesore të prodhuesve të bukës në Europë.

Për këtë arsye Konfederata Evropiane e Organizatave Kombëtare të Furrave dhe Ëmbëlsirave (CEBP) ku bën pjesa edhe shoqata e prodhuesve shqiptarë, në një letër drejtuar Presidentes së Komisionit Europian Ursula Von der Leyen ngrenë shqetësimin se lufta Rusi-Ukrainë ka rritur kostot prodhuese.

Prodhuesit në Europë paralajmërojnë se shtimi i kostove do të rrisë edhe më shumë mbylljen e furrave dhe për këtë arsye kërkojnë që për kompanitë ushqimore të bëhen ndërhyrje të përkohshme te TVSH, taksat apo tarifat e tjera.

Shqetësimet dhe kërkesat e konfederatës europiane të furrave të bukës (CEBP) për KE

Në letrën dërguar Presidentes së KE Ursula Von der Leyen prodhuesit e Europës shprehen se çmimet e miellit, energjisë, transportit dhe shumicës së lëndëve të para, furnizimeve dhe shërbimeve thelbësore për të bërë bukë janë duke përjetuar rritje dramatike që na çojnë, mikro, të vogla dhe furrat e mesme dhe pastiçeritë në një situatë kritike. Ata theksojnë se këto kompani tashmë kishin hasur në vështirësi të mëdha gjatë pandemisë, kur furnizimi me bukë nuk u ndërpre kurrë.

Dhe, ndërsa zanati ynë dhe furrat tradicionale po bëjnë gjithçka që është e mundur për të zbutur ndikimin ndaj konsumatorëve dhe vazhdojnë të prodhojnë, CEBP sheh me shqetësim të madh rritjen në rritje, të atyre që janë të detyruar të mbyllen.

-Që të njihet roli themelor i bukës artizanale dhe tradicionale, pra duke u garantuar kompanive tona akses në energji dhe lëndë të para, duke pasur parasysh atë statusin si ushqim bazë.

-Që barrierat tregtare për importet e vendeve të treta të ndalen sa më shumë, me rregull për të parandaluar mungesën e lëndëve të para bujqësore esenciale për prodhimin e bukës.

-Që aksesi në masat zbutëse të garantohet për operatorët tanë mikro, të vegjël dhe furrat e mesme dhe pastiçeritë, duke miratuar masa strukturore për të zbutur ndikimi i inflacionit në kostot e energjisë, transportit dhe punës, si dhe fleksibiliteti në nivel lokal masat mbështetëse dhe ndihma shtetërore për operatorët e kompanive tona ushqimore në çështje të tilla si TVSH, taksat, tarifat, të përkohshme ose të papunësisë. Është veçanërisht kritike për të zbutur dërrmuesin nga rritja e kostove të energjisë, për shkak të indeksimit të gazit, i cili po udhëheq gjithnjë e më shumë tek ne kompanitë deri në mbylljen përfundimtare.

The post Prodhuesit e bukës kërkojnë uljen e TVSH-së për të parandaluar ndikimin e krizës nga Europa appeared first on Albeu.com.

Dëm 3 milionë euro shtetit përmes TVSH, kush janë kompanitë që Prokuroria i vuri nën hetim: Lëshonin fatura fiktive
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masë sigurimi “arrest në burg” ndaj 13 shtetasve si dhe masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” ndaj 4 shtetasve, të lidhur ngushtë me subjektet fiktive “No-El Construction” me nipt L72302057R, “G.S Construction” me nipt M01704017D, “Fam Construksion” me nipt L81408017V, “Tirana Universal Construksione me nipt L81721022Q, “Glob Construksion”, me nipt M21416014J, “Fredi 2021”, me nipt M11505007T, “Xhersi 2021”, me nipt M11705012P, “Aluku Grup”, me nipt M01922011F, “Joam”, me nipt M12315033I, si dhe të lidhur ngushtë me subjektet përfituese “Mihola”, me nipt L81616001M “E.L.2020 construksion”, me nipt M01420028U, “Amarildo Hasrama”, me nipt L61410014F, “Priam 20”, me nipt M02006001I.

Rezulton se këta kompani kanë funksionuar si furnizuese, kanë lëshuar fatura fiktive duke mos kryer asnjë blerje dhe duke mos ushtruar në asnjë moment aktivitet ligjor, duke i shkaktuar dëm shtetit afërsisht 300,000,000 lekë.

Njoftimi:

Skemë mashtrimi me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar me dëm mbi 3 mln Euro, Prokuroria Tiranë hetim subjekteve fiktive

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në kuadër të Procedimit Penal Nr.1054 të vitit 2020, pas një pune disa mujore me metoda speciale të hetimit bënë të mundur ekzekutimin e Vendimit nr.1981 Regj.Them. datë 24.09.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka caktuar masë sigurimi “arrest në burg” ndaj 13 shtetasve si dhe masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” ndaj 4 shtetasve, të lidhur ngushtë me subjektet fiktive “No-El Construction” me nipt L72302057R, “G.S Construction” me nipt M01704017D, “Fam Construksion” me nipt L81408017V, “Tirana Universal Construksione me nipt L81721022Q, “Glob Construksion”, me nipt M21416014J, “Fredi 2021”, me nipt M11505007T, “Xhersi 2021”, me nipt M11705012P, “Aluku Grup”, me nipt M01922011F, “Joam”, me nipt M12315033I, si dhe të lidhur ngushtë me subjektet përfituese “Mihola”, me nipt L81616001M “E.L.2020 construksion”, me nipt M01420028U, “Amarildo Hasrama”, me nipt L61410014F, “Priam 20”, me nipt M02006001I.

Sa më sipër, nga analizimi dhe studimi i të dhënave të shoqërive objekt hetimi, rezulton se kanë funksionuar si furnizuese, kanë lëshuar fatura fiktive duke mos kryer asnjë blerje dhe duke mos ushtruar në asnjë moment aktivitet ligjor. Këto fatura fiktive janë injektuar në mënyrë direkte në shoqëri tregtare që operojnë në fusha të ndryshme, në vlerën totale 1,257,082,590 lekë, duke i shkaktuar shtetit një dëm finaciar në TVSH dhe TF, afërsisht 300,000,000 lekë, këto të fundit me kontabilizimin e kësaj vlere kanë ulur pagesën e TVSH mujore, si dhe duke rritur fiktivisht shpenzimet vjetore kanë ulur normën e TF.

Këto subjekte në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë konsumuar elementë të veprës penale “Skemë Mashtrimi në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe “Bashkëpunimit”, parashikuar nga nenet 144/a dhe 25 e Kodit Penal. Nga ky aktivitet kriminal, shtetasit nëpërmjet subjekeve fiktive kanë mundur të përfitojnë nga mos pagimi i detyrimeve tatimore dhe përfitimi i tyre në mënyrë të kundraligjshme, duke shkaktuar një dëm monetar dhe financiar shtetit në vlerën mbi 3 milion Euro.

Gjithashtu, dyshohet se në këtë skemë kriminale mashtrimi janë të përfshirë persona dhe subjekte të tjera, si dhe funksionare të administratës shtetrore, për të cilat vazhdojnë hetimet dhe veprimet proceduriale për të dokumentuar të gjithë veprimtarin kriminale./albeu.com

The post Dëm 3 milionë euro shtetit përmes TVSH, kush janë kompanitë që Prokuroria i vuri nën hetim: Lëshonin fatura fiktive appeared first on Albeu.com.

Gjermania ul përkohësisht TVSH-në për gazin natyror
Kancelari gjerman, Olaf Solz njoftoi uljen e përkohshme të TVSH-së për gazin natyror nga 19% në 7%, duke theksuar se kjo masë do të mbulojë barrën e “taksës së gazit” prej 2.419 cent/kWh, e cila u shpall pak ditë më parë.

Qeveria federale planifikoi të përjashtonte taksën nga TVSH-ja, por kjo nuk u pranua nga Bashkimi Evropian.

Ulja e përkohshme e TVSH-së për gazin natyror pritet të jetë në fuqi deri në fund të marsit 2024.

The post Gjermania ul përkohësisht TVSH-në për gazin natyror appeared first on Albeu.com.

Penalizime, bizneset që ushtrojnë aktivitet nuk mund të lëshojnë fatura të pafiskalizuara
Administrata Tatimore rikujton tatimpaguesit e biznesit të vogël pa TVSH, të pafiskalizuar brenda 30 qershorit të fiskalizohen, pasi nga 1 korriku bizneset, që nuk janë fiskalizuar do të përballen me penalitetet, që rrjedhin nga zbatimi i legjislacionit tatimor në fuqi!

“Rikujtojmë tatimpaguesit e biznesit të vogël pa TVSH, që nuk e kanë nisur ende procesin e fiskalizimit, të fiskalizohen për të vijuar ushtrimin e aktivitetet të tyre në përputhje me ligjin në fuqi, sipas të cilit asnjë biznes nuk mund të ushtrojë aktivitet nëse nuk lëshon fatura të fiskalizuara përndryshe do të gjobitet deri në mbyllje të aktivitetit”, sqaron Administrata Tatimore, e cila vijon të informojë tatimpaguesit në kanalet e saj të komunikimit dhe më gjerë për të përmbushur detyrimet ligjore tatimore.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve risjell në vëmendje se për të filluar procesin e fiskalizimit, tatimpaguesit duhet tё aplikojnё online për t’u pajisur me certifikatën elektronike të fiskalizimit, përmes shërbimit elektronik në e-Albania “Aplikim për certifikatë elektronike për projektin e fiskalizimit” (https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13691) ku shpjegohet çdo hap i procedures, që duhet të ndjekin për kryerjen e aplikimit me sukses!

Administrata Tatimore bën gjithashtu me dije se tatimpaguesit, që:

1) Nuk janë subjekt i tatimit mbi vlerën e shtuar;

2) Kanë përgjegjësi tatimore të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël;

3) Nuk kanë më shumë se një vendndodhje të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit;

4) Kanë statusin ligjor “Person Fizik” dhe kategorinë e punësimit “I vetëpunësuar i vetëm”.

Mund të përdorin FALAS platformën Self-Care.

Sa i takon tatimpaguesve, që nuk përfshihen në kategoritë si më lart, Administrata Tatimore vë në dispozicion listën e kompanive softuerike tё certifikuara nga AKSHI dhe DPT pёr Fiskalizimin, sipas linkut (https://www.tatime.gov.al/c/424/494/lista-e-subjekteve-te-certifikuara)

Për çdo paqartësi lidhur me procesin e fiskalizimit, Administrata Tatimore fton tatimpaguesit t’i drejtohen platformës Help Desk në faqen zyrtare http://helpdesk.tatime.gov.al, tё vizitoni faqen onlinё nё adresёn https://www.tatime.gov.al/c/424/fiskalizimi apo tё kontaktojnë Shërbimin për Tatimpaguesit në çdo DRT.

The post Penalizime, bizneset që ushtrojnë aktivitet nuk mund të lëshojnë fatura të pafiskalizuara appeared first on Albeu.com.

Bardhi: Xhaçka dhe bashkëshorti i saj paguajnë 5% TVSH për hotel me 5 yje, qytetarët katërfish për domate
Është mbledhur Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë për të shqyrtuar kërkesën e grupit të Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Opozita e akuzon ministren se ka konflikt interesi përmes bashkëshortit të saj si investitor strategjik.

Ndër të tjera gjatë diskutimeve, Taulant Balla pyeti palën që ka bërë kërkesën nëse ministrja Xhaçka ka fituar deri më sot qoftë edhe një qindarkë nga projekti në fjalë dhe nëse po, në çfarë mënyre. “Në bankë, me çek, në cash, kripto?”

Pyetjen deputeti demokrat Gazment Bardhi e cilësoi pa sens pasi, shtoi ai, fitimet nuk është e thënë të jenë gjithnjë në monedhë.

“Zonja ka përfituar të drejtën e ushtrimit të veprimtarive përfituese me prona të shtetit. Olta gënjehu. Tha që nuk kam fituar nga reduktimi i TVSH. Vendimet e komitetit të investimeve strategjike referojnë të kundërtën.  Olta Xhacka për të bërë hotel me yje paguan 5% të TVSH. Janë lekë të munguara në buxhetin e shtetit. Subjekti ka lidhur kontratë me brand ndërkombëtar. Ministrja gënjeu në seancë publike…”

The post Bardhi: Xhaçka dhe bashkëshorti i saj paguajnë 5% TVSH për hotel me 5 yje, qytetarët katërfish për domate appeared first on Albeu.com.