tusk Archives - Albeu.com

Olaf Scholz, Macron dhe Tusk takohen sot për të biseduar për Ukrainën
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, do të takohet sot në Berlin me presidentin francez, Emmanuel Macron, dhe me kryeministrin polak, Donald Tusk.

Takimi i tyre vjen në një kohë kur janë duke u rritur dallimet mes Gjermanisë dhe Francës, në politikën e tyre për Ukrainën.

Scholz pritet të takohet me Macronin të premten në mesditë. Dy liderët do ta takojnë pastaj së bashku kryeministrin polak Tusk.

Ky do të jetë takimi i parë i Trekëndëshit të Vajmarit, në nivel të lartë prej qershorit të vitit të kaluar.

Bisedimet mes tyre do të mbahen gati tri javë pas takimit të rreth 20 liderëve qeveritarë në Paris, ku u diskutua lufta në Ukrainë.

Konferenca e tyre mbaroi me qëndrime të ndara, për mundësinë e dërgimit të trupave në zonën e luftës.

Trekëndëshi i Vajmarit, u themelua në gusht 1991 nga ministrat e atëhershëm të jashtëm Hans-Dietrich Genscher, Roland Dumas dhe Krzysztof Skubiszewski, në Vajmarit, në Gjermani.

Ky grup ka filluar të takohet më shpesh prej se Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës, para pak më shumë se dy vjetëve.

Të enjten, Macroni përsëri u bëri thirrje fuqive perëndimore të mos tregojnë shenja dobësie kundër Rusisë, si dhe e përsëriti qëndrimin e tij se dërgimi i trupave perëndimore brenda Ukrainës nuk duhet të hidhet poshtë.

“Sot nuk jemi në gjendje, por të gjitha këto opsione janë të mundura”, tha Macron.

Scholz e kishte kundërshtuar qëndrimin e Macronit, pas takimit të liderëve në Paris për dërgimin e trupave në Ukrainë.

Ai kishte thënë se pjesëmarrësit ishin pajtuar që vendet evropiane të mos dërgojnë “trupa tokësore” në tokën ukrainase.

The post Olaf Scholz, Macron dhe Tusk takohen sot për të biseduar për Ukrainën appeared first on Albeu.com.

Donald Tusk zgjidhet si kreu i qeverisë polake nga parlamenti
Parlamenti polak vendosi për kreun e opozitës polake, Donald Tusk si kryeministër të ardhshëm të Polonisë. Për kreun e koalicionit qytetar liberal-konservator votuan 248 deputetë nga 449 të pranishëm. Koalicioni tre partiak që nga zgjedhjet e 15 tetorit ka shumicën në parlamentin polak. Të hënën pasdite kryeministri polak, Mateusz Moraviecki ashtu si pritej humbi një votëbesim në parlament.

Partia nacional-konservatore e Moravieckit, PiS megjithë ndërrimin e forcave të pushtetit në parlament mori detyrën për krijimin e qeverisë nga presidenti polak, Adrzej Duda. Duda vjen po ashtu nga radhët e partisë PiS dhe është kundërshtar i ndërrimit të qeverisë. Në votëbesim Moraviecki mori vetëm 190 vota, kurse 266 deputetë votuan kundër tij.

Me ndërrimin e pushtetit mund të marrë fund një grindje prej vitesh mes BE dhe Polonisë në lidhje me reformën në drejtësi dhe si pasojë bllokimin e mjeteve financiare të BE në miliarda. 66 vjeçari Tusk ka qenë nga viti 2007 deri në vitin 2014 kryeministër i Polonisë dhe nga viti 2014 deri në 2019 presidenti i Këshillit të BE, ai ka kontakte të mira në Bruksel. Tusk ka theksuar vazhdimisht, se dëshiron të “ndërtojë sërish” pozicionin e Polonisë në BE. Kurse kundërshtarët politike të Tusk e akuzojnë atë se vendos interesat e huaja para interesave të Polonisë.

“Në kundërshtim me kushtetutën polake”

Paralelisht me sprovën për pushtet në parlamentin polak, Gjykata Kushtetuese Polake i shpalli antikushtetuese gjobat që Gjykata Europiane vendosi kundër Polonisë. Gjobat e vendosura për shkak të reformës së kontestuar juridike dhe për mosrespektim të rregulloreve mjedisore në nxjerrjen e qymyrit janë në “kundërshtim me kushtetutën polake”, thuhet në argumentimin e gjykatës. Gjykata Kushtetuese ndodhet nën ndikimin e partisë nacional-konservatore PiS. /DW

The post Donald Tusk zgjidhet si kreu i qeverisë polake nga parlamenti appeared first on Albeu.com.