turp Archives - Albeu.com

Kuçi rendit 9 argumente: Pse Vuçiq s’mund të pretendojë se po kërkon “mbrojtje për serbët”
<html><head></head><body>

Eksperti i sigurisë Gurakuç Kuçi ka reaguar pas deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiç, duke thënë se thirrjet e tij për “mbrojtje të serbëve në Kosovë” janë në kundërshti me përkrahjen që, sipas tij, Beogradi vijon t’u japë personave të lidhur me sulmin në Banjskë dhe me rrjete kriminale.

Sipas Kuçit, Milan Radoiçiç nuk po ndiqet për arsye politike, por për akuza të rënda, ku përfshihen krime lufte dhe terrorizëm. Ai rikujton se Radoiçiç ndodhet nën sanksione amerikane, kërkohet nga drejtësia e Kosovës dhe, përmes avokatit të tij, ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë.

Kuçi vlerëson se përkrahja politike dhe financiare që Serbia ua jep personave të lidhur me këtë rrjet dëshmon se çështja nuk lidhet vetëm me krimin e organizuar, por me përdorimin e tij si mjet i politikës shtetërore ndaj Kosovës.

“Ndarja reale nuk është mes serbëve dhe shqiptarëve, por mes drejtësisë dhe krimit”, përfundon ai.

Kuçi e ka titulluar reagimin e tij me pyetjen: “Mbrojtje për serbët, apo mbrojtje për Radoiçiqin?”

Ai thotë se këtu qëndron paradoksi më i madh i politikës serbe ndaj Kosovës: ndërsa Vuçiq i kërkon KFOR-it dhe NATO-s “mbrojtje për serbët në Kosovë”, sipas tij Beogradi njëkohësisht mbron dhe relativizon individë të lidhur me krimin e organizuar, sulmet ndaj KFOR-it, sulmin terrorist në Banjskë dhe destabilizimin e veriut të Kosovës.

Sipas tij, nuk mund të kërkohet siguri për një komunitet në të njëjtën kohë kur u jepet mbështetje politike strukturave që prodhojnë terrorizëm për të gjitha komunitetet.

Kuçi thekson se rasti i Milan Radoiçiqit dhe Zvonko Veselinoviqit nuk është thjesht një histori kriminale, por mënyra sesi krimi i organizuar, nacionalizmi shtetëror dhe politika e Vuçiqit bashkohen në një mekanizëm të vetëm presioni ndaj Kosovës.

Më tej, ai rendit faktet një nga një.

Së pari, Kuçi thotë se Radoiçiq dyshohet për vrasjen e 106 civilëve shqiptarë dhe keqtrajtimin e 300 të tjerëve në Gjakovë. Ai kujton se në prill 2025, Gjykata Themelore në Prishtinë lëshoi urdhër-arrest ndaj Radoiçiqit dhe 19 personave të tjerë të dyshuar për krime lufte në Gjakovë.

Së dyti, ai nënvizon se para se Vuçiqi dhe SNS-ja të vinin në pushtet, institucionet serbe i kishin identifikuar Radoiçiqin dhe Veselinoviqin si figura të lidhura me rrjete kriminale që përfshinin drogë, armë, naftë, fajde dhe pastrim parash. Më vonë, Departamenti amerikan i Thesarit e përshkroi rrjetin e Veselinoviqit si organizatë kriminale të përfshirë në trafikim mallrash, parash, narkotikësh dhe armësh mes Kosovës dhe Serbisë.

Së treti, sipas Kuçit, Radoiçiq dhe Veselinoviq lidhen edhe me vrasjen e Oliver Ivanoviqit në vitin 2018, pasi aktakuza në Kosovë i përshkroi si drejtues të një grupi të organizuar kriminal që, sipas prokurorisë, mbante përgjegjësi për atë vrasje.

Së katërti, ai rikujton se në vitin 2021, SHBA-ja vendosi sanksione ndaj Radoiçiqit dhe Veselinoviqit, bashkë me persona dhe kompani të lidhura me ta. OFAC theksoi se ky rrjet ishte i përfshirë në korrupsion dhe në trafikim të paligjshëm të mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve.

Së pesti, Kuçi sjell në vëmendje ngjarjet e 29 majit 2023, kur grupe të dhunshme serbe sulmuan pjesëtarët e KFOR-it në Zveçan, duke lënë të plagosur 30 paqeruajtës, 11 italianë dhe 19 hungarezë. KFOR-i i cilësoi këto sulme si të paprovokuara. Më pas u raportua se një ushtar hungarez humbi këmbën si pasojë e plagëve të marra.

Së gjashti, ai përmend sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjskë, kur një grup i armatosur sulmoi Policinë e Kosovës, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, ndërsa më pas u vranë tre sulmues serbë. Kuçi thekson se Milan Radoiçiq e pranoi përgjegjësinë për ngjarjet në Banjskë përmes avokatit të tij, Goran Petronijeviq. Në Serbi ai u arrestua përkohësisht, por më vonë u lirua.

Së shtati, Kuçi thotë se në dhjetor 2023, Interpoli lëshoi fletarrest ndërkombëtar për Radoiçiqin në lidhje me sulmin në Banjskë.

Së teti, ai thekson se në shtator 2024, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë ndaj 45 personave për sulmin në Banjskë, mes tyre edhe ndaj Milan Radoiçiqit. Sipas tij, aktakuza përfshin terrorizëm, cenim të rendit kushtetues, financim të terrorizmit dhe pastrim parash.

Së nënti, Kuçi thotë se edhe pas aktakuzës për sulmin në Banjskë, institucionet e Serbisë kanë vazhduar të financojnë rrjete të lidhura me këtë rast. Ai i referohet një zbulimi të Radios Evropa e Lirë, sipas të cilit kompania “Rad 028”, në pronësi të Radulle Steviqit, i cili është nën sanksione amerikane dhe i akuzuar në Kosovë për përfshirje në rastin Banjska, ka përfituar kontrata milionëshe nga institucionet serbe. Vetëm që nga fillimi i vitit 2026, kjo kompani ka lidhur dhjetë kontrata me vlerë mbi një milion euro, ndërsa gjatë vitit 2025 kishte fituar mbi 30 kontrata me vlerë mbi 6.4 milionë euro. Sipas aktakuzës së Kosovës, Steviq, përmes kompanive të tij, e kishte ndihmuar Milan Radoiçiqin në pastrimin e parave. Për Kuçin, kjo dëshmon se lidhja e Beogradit me rrjetin e Banjskës nuk është vetëm politike dhe propagandistike, por edhe financiare dhe institucionale.

Ai kujton gjithashtu se ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier e ka cilësuar Radoiçiqin si kriminel dhe ka kërkuar që ai të përballet me drejtësinë. Po ashtu, ish-emisari amerikan Gabriel Escobar ka kërkuar përgjegjësi për Banjskën dhe ka theksuar se ka pasur lidhje financiare e organizative me shtetin serb.

Sipas Kuçit, edhe Parlamenti Evropian e ka dënuar sulmin në Banjskë dhe ka kërkuar që autorët të mbajnë përgjegjësi. Ai shton se më 3 qershor 2026, Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian, AFET, shprehu keqardhje që Serbia nuk i ka ndjekur penalisht përgjegjësit për sulmin në Banjskë, në veçanti Milan Radoiçiqin, dhe kërkoi bashkëpunim me Kosovën për sjelljen e autorëve para drejtësisë.

Kuçi përmend edhe qëndrimin e Britanisë së Madhe, e cila në tetor 2025 kërkoi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që Serbia të luajë rolin e saj për sjelljen para drejtësisë të përgjegjësve për Banjskën, përfshirë Milan Radoiçiqin. Ai shton se në prill 2026, Britania e Madhe e përsëriti këtë kërkesë dhe kërkoi drejtësi edhe për sulmet ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj 2023.

Po ashtu, ai vëren se edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka kërkuar nga Serbia përgjegjësi për sulmin në Banjskë dhe për sulmin ndaj trupave të KFOR-it në Zveçan.

Kuçi thekson se Ambasada gjermane dhe përfaqësues të vendeve partnere kanë kërkuar vazhdimisht përgjegjësi për sulmin në Banjskë. Sipas tij, ambasadori gjerman në Kosovë ka nënvizuar se Radoiçiqi dhe të gjithë të përfshirët në Banjskë duhet të dalin para drejtësisë.

Në fund, ai ndalet te deklarata më e fundit e Vuçiqit, për të cilën thotë se presidenti serb sërish i doli në mbrojtje Radoiçiqit duke deklaruar se ai nuk ndiqet “për krim”, por “për Kosovë e Metohi”. Për Kuçin, kjo nuk është një deklaratë e rastësishme, por mbrojtje politike për një figurë të sanksionuar nga SHBA-ja, të kërkuar nga Interpoli, të akuzuar në Kosovë dhe që ka pranuar përgjegjësinë për Banjskën. Ndërkohë, ai thotë se raportimi i Radios Evropa e Lirë tregon se institucionet serbe vazhdojnë t’u japin kontrata milionëshe kompanive të lidhura me persona të akuzuar për Banjskën. Sipas tij, kjo mbrojtje nuk kufizohet te deklaratat, por shfaqet edhe përmes parave publike, tenderëve dhe kontratave shtetërore.

Për këtë arsye, Kuçi shtron pyetjen se kur Vuçiq kërkon “mbrojtje për serbët në Kosovë”, dilema e vërtetë është: mbrojtje nga kush?

A është fjala për mbrojtje nga institucionet e Kosovës që kërkojnë rend dhe ligj?

Ose, siç shprehet ai, nga strukturat kriminale dhe paramilitare që vetë Beogradi i ka ushqyer, mbrojtur dhe përdorur për vite me radhë?

Sipas Kuçit, serbët e Kosovës nuk janë të rrezikuar nga drejtësia, por nga instrumentalizimi politik i Beogradit, nga strukturat kriminale që flasin në emër të tyre dhe nga një regjim që dhunën e paraqet si patriotizëm.

Ai shton se siguria nuk ndërtohet duke mbrojtur kriminelët.

Paqja, vijon ai, nuk ndërtohet duke amnistuar sulmet ndaj KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe rendit kushtetues.

Sipas tij, drejtësia nuk mund të zbatohet në mënyrë selektive: ose Radoiçiq dhe rrjeti i tij përballen me drejtësinë, ose Serbia pranon hapur se krimi i organizuar është pjesë e politikës së saj shtetërore ndaj Kosovës.

Kuçi përfundon se kur një shtet nuk i ndjek penalisht rrjetet e dhunës, por vazhdon t’i ushqejë ato me kontrata publike, atëherë problemi nuk mbetet më vetëm te krimi i organizuar. Sipas tij, problemi është vetë shteti që e përdor krimin si instrument politik.

Në fund, ai e përmbledh qëndrimin e tij me vlerësimin se ndarja e vërtetë nuk është mes serbëve dhe shqiptarëve, por mes drejtësisë dhe krimit.

</body></html>

The post Kuçi rendit 9 argumente: Pse Vuçiq s’mund të pretendojë se po kërkon “mbrojtje për serbët” appeared first on Albeu.com.

Gazetarja për ‘BBV’: Turp! E lumtur që i kam refuzuar ftesën
Gazetarja sportive Qeqa Krelani ka bërë së fundmi një postim në rrjetin social Instagram, ku ka zbuluar se ka marrë ftesën për të qenë pjesë e “Big Brother VIP”, por e ka refuzuar.

“Jam shumë e lumtur që kam refuzuar ftesën të qenë pjesë e “BIG BROTHER VIP” i pifsha vetes ujë për shëndet. Vendimin më të mirë që e kam marr.”- shprehet ajo.

Sakaq Krelani ka shtuar se në atë shtëpi promovohen abuzues mental, gënjeshtar në emër të dashurisë, bullizues, torturues dhe të gjithë janë për vepër penale.

“Në këtë shtëpi promovohen abuzues mental, gënjeshtar në emër të dashurisë, bullizues, torturues, njerëz që me këto sjellje i kisha deponu në kategorinë për “Vepër Penale”. Nuk ka nevojë më të dal gjak nga trupi për me marr masa, ose me e kuptu torturën apo dhembjen që po ushtrohet në këtë “kopsht zoologjik”. Po me vjen turp kush po e përfaqëson Kosovën e gjithë Shqipërinë aty brenda.

Arsyetimi që “Kjo është lojë” është turpërues. Po më vjen turp për juve. As në lagje nuk kisha desht me iu pas. Se lërë në një shtëpi 24/7. Prej sot vota ime ka me qenë kundër këtij formati sepse E KENI TEPRU”, shkruan ajo.

The post Gazetarja për ‘BBV’: Turp! E lumtur që i kam refuzuar ftesën appeared first on Albeu.com.

Akuzat e PD për Portin e Durrësit, Rama: Turp dhe poshtërsi në dëm të interesit të vendit
Akuzat e opozitës për projektin e Portit Turistik të Durrësit, Kryeministri Edi Rama i konsideron si turp në dëm të interesit të vendit.

Në një reagim në Twitter, Rama shkruan se akuzat e opozitës synojnë pengimin e këtij investimi nga kompania e Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Sulmi haxhiqamilist i Aleancës së Rublave dhe bedelave të saj kundër projektit të Portit Turistik të Durrësit është një turp dhe një poshtërsi e madhe në dëm të interesit të vendit, ndërkohë që tërbimi shpifarak është prova se i kanë bërë vetë tërë pisllëqet që akuzojnë! Synimi i këtij sulmi të dëshpëruar është pengimi i këtij investimi të madh transformues për Durrësin dhe gjithë Shqipërinë, përmes intimidimit të një prej kompanive flamur të Emirateve të Bashkuara, të cilën e kemi sjellë me mbështetjen e Presidentit, Sheikh Muhammed Bin Zayed. Akuzat haluçinante kundër një kompanie ardhja e së cilës është përveç të tjerash një imazh i ri fitues i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, janë tallja e radhës me ata shqiptarë që akoma i ndjekin pas këta të shitur, pa fe, pa atdhe, pa din e as iman”, thotë Rama në reagimin e tij.

The post Akuzat e PD për Portin e Durrësit, Rama: Turp dhe poshtërsi në dëm të interesit të vendit appeared first on Albeu.com.

3 shenjat që nuk e dinë se çfarë do të thotë fjala “turp”
Pavarësisht se çfarë mund të mendojnë disa njerëz, të qenit i turpshëm nuk është gjë e keqe. Shumë e barazojnë turpin me çuditshmërinë, por të jesh i turpshëm thjesht do të thotë se ndoshta je më shumë introvert sesa ekstrovert.

Shumica e ekstrovertëve janë më të rehatshëm duke bërë miq pothuajse me të gjithë ata që takojnë. Por për sa i përket introversionit, ka disa shenja që janë më të turpshme se të tjerat.

3 shenjat e mëposhtme nuk duket se e dinë se çfarë do të thotë fjala “turp”.

Ujori

Ujori është një person shumë i ngrohtë dhe miqësor që është gjithmonë në kërkim të një personi të ri për të folur. Bisedat, veçanërisht ato të thella, me të rinjtë i duken shumë ndriçuese dhe tërheqëse. Edhe dihet që Ujori është gjithmonë në kërkim të gjërave të reja për të mësuar.

Ujori gjithashtu vlerëson njerëzit që respektojnë se ai mund të jetë pak më ndryshe nga ata. Atij sigurisht nuk i intereson se çfarë mendoni për të, por është mirë të dini se nuk po përpiqeni qëllimisht ta bëni atë të ndihet në siklet.

Dashi

Dashi është gjithmonë në kërkim të njerëzve të rinj për të takuar sepse është emocionues dhe sepse shkon shumë mirë në situata sociale.

Dashit i pëlqen të ketë një jetë shoqërore dhe nuk ka asnjë arsye për t’u turpëruar kur jeta juaj sillet rreth argëtimit dhe qëndrimit me miqtë. Përveç kësaj, Dashi ka vetëbesim natyral, kështu që ndrojtja pothuajse kurrë nuk i shkon në mendje.

Guximi vjen me besim. Nëse Dashi mund të flasë me të rinjtë pa u turpëruar apo edhe të qëndrojë para një grupi të huajsh dhe të flasë, ai gjithashtu mund të mos ndihet lehtësisht në siklet.

Luani

Për Luanin nuk ka fjalë “turp”. Si mundet ai, në fund të fundit, kur i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes.

Luani nuk ka turp, thjesht sepse kjo do të kundërshtonte gjithçka që ai tashmë do në vetvete. Ai mund të jetë mik pothuajse me këdo dhe mund t’i ketë të gjithë sytë tek ai kur hyn në një hapësirë. Luani është gjithashtu i përkushtuar ndaj suksesit dhe e di se ndonjëherë ju duhet të rrezikoni dhe të dilni nga zona juaj e rehatisë nëse dëshironi të keni sukses. Kështu, nuk ka asnjë siklet apo ndroje që e ndjek në jetën personale dhe profesionale.

The post 3 shenjat që nuk e dinë se çfarë do të thotë fjala “turp” appeared first on Albeu.com.

4 gjërat për të cilat nuk duhet të keni turp ta pyesni gjinekologun
Përse periudha ime menstruale është kaq e tmerrshme?

Nëse keni fluks të madh menstruacionesh ose dhembje të padurueshme, duhet t’ia thoni gjinekologut. Ai mund të jetë në gjendje të gjejë një zgjidhje për t’ju lehtësuar ose mund të identifikojë ndonjë problem shëndetësor.

A duhet të bëj një vaksinë HPV (Human Papilloma Vius)?

Sëmundjet e shkaktuara nga virusi papiloma janë mëse të zakonshme dhe në raste të rënda, mund të shkaktojnë edhe kancer të qafës së mitrës.

A është ky një infeksion mykotik?

Nëse keni pasur më parë një infeksion myku, e dini mirë se për çfarë bëhet fjalë. Por nëse nuk e keni një eksperiencë të tillë, është mirë të konsultoheni me mjekun.

Pse mbaj erë të çuditshme?

Kjo është një nga temat më të sikletshme në takimet me gjinekologun, por është diçka për të cilën duhet të pyesni. Ushqime të caktuara ose cikli menstrual mund të shkaktojnë ndryshime të erës në zonën intime, por mund të bëhet fjalë edhe për një infeksion, veçanërisht nëse keni ndryshime në sekrecione apo kruarje.

The post 4 gjërat për të cilat nuk duhet të keni turp ta pyesni gjinekologun appeared first on Albeu.com.