turizmin Archives - Albeu.com

Turizmi dhe çmimet në bregdet/ Flet Stafa: Rritja e cmimeve demton turizmin dhe xhepat
Nga monitorimi i Qendrës të Konsumatorit, është vërejtur një rritje e paperballueshme e çmimeve të disa produkteve në zonat bregdetare.

Kreu i Qendrës së konumatorëve, ka shprehur shqetësimin e tij duke theksuar se ky fenomen është jo vetëm i papranueshëm, por edhe negativ për industrinë e turizmit.

Çmimet në disa zona të bregdetit shqiptar, janë rritur me shifra marramendëse. Alarmi vjen nga kreu i Qendrës kombëtare të Konsumatorit Hasan Stafa.

“Pjesën më të madhe të ankesave më të mëdhaja I kemi për spekulim dhe rritjes së çmimeve. Rritja e çmimeve duke filluar kryesisht me zonën e Divjakës, Vlorës, Orikumin, Dhërmiut, Konispolit, Himarës, Konispolit, Borshit dhe Sarandës. Janë qendra të mëdhaja që kanë rreth 4 milion pushues gjatë sezonit turistik, të cilët këtë vit, ndryshe nga vitet e tjera kanë shfaqur , kanë shfaqur një fenomen negative në treg, duke vjedhur konsumatorët me spekulim dhe rritjen e çmimeve”.

Në një intervistë per Ora News, Stafa ka bërë të ditur se nga monitorimi i fundit eshte zbuluar rritje të çmimeve në produkte themelore me kosto shumë më të larta se në qendrat e banuara.

“100%, 200%, 500%, pra një shishe birrë nëse blihet 95 lekë dhe shitet deri në 4 mijë/ dhe 5 mijë lekë të vjetra. Një shishe ujë merret 260 lekë, gjyslitroshe dhe shitet 2mijë lekë të vjetra, si dhe çmimi i shazllonit që është rritur me 4 fishin e vitit tjetër janë disa nga ankesat e konsumatorëve që vijnë nga kjo zonë”.

Ai ka shtuar se kjo praktikë nuk është e drejtë dhe ka pasoja negative për turizmin, duke i detyruar shumë vizitorë të blejnë ushqim dhe pije në markete, për shkak të pamundësisë per të perballuar restorantet.

“Turistët, kryesisht çekët, polakët, austriakët, gjermanët kanë filluar të blejnë bukë nëpër markete, supermarkete dhe të shkojnë ta konsumojnë aty pranë detit”.

Për kreun e qendrës konsumatore, ky shtrejntim i çmimeve jo vetëm që dëmton xhepin e turistëve, por gjithashtu rrezikon imazhin e vendit.

The post Turizmi dhe çmimet në bregdet/ Flet Stafa: Rritja e cmimeve demton turizmin dhe xhepat appeared first on Albeu.com.

Plazhet bosh? Rama: Sulm i organizuar për të dëmtuar turizmin, Shqipëria e para për rritjen e fluksit të turistëve
Në një takim me kryebashkiakët e vendit, i cili po mbahet në kryeministri, kreu i qeverisë i ka quajtur sulme videot e postuara në mediat sociale, të cilat tregojnë një numër të ulët turistësh në plazhet e vendit.

Saakq, Rama tha se faktet flasin ndryshe.

Ai bëri me dije se Komisioni Evropian i udhëtimeve në një klasifikim të publikuar disa ditë më parë, ka rendisur Shqipërinë në vendin e parë për sa i përket rritjes së fluksit të turistëve.

Rama: “Është shumë e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm që ka një sulm të organizuar për të dëmtuar turizmin shqiptar. Kam folur me kryetarët e bashkive bregdetare. Te gjithë janë të habitur dhe të skandalizuar nga shumë video, lajme, komente të rreme, të manipuluara, të bëra me qëllim që duan të thonë se këtu nuk ka ardhur njeri. Faktet janë në terren. Nuk është ky shqetësimi kryesor, që të merremi me ata që janë pjesë e këtij sulmi të organizuar. Ajo që vjet ishte një çelje e lules së turizmit shqiptar në sytë e botës, erdhi dhe me sfida të reja, sfida që janë gjithnjë e më komplekse.

Sivjet para pak ditësh Komisioni Evropian i udhëtimeve nxori një kalsifikim dhe Shqipëria është në vendin e parë me 86% rritje të fluksit të turistëve. Pastaj vijnë Serbia, Mali i Zi, Greqi, Turqia, ndërkohë që shumë nga vendet perëndimore janë me rënie. Pjesë e këtij sulmi është dhe një përpjekje shumë e ulët për të thënë që shqiptarët e Kosovës e kanë braktisur Shqipërinë. Fakti është që nga janari deri në qershor ka 1.7 milion hyrje të shqiptarëve të Kosovës, ose 25% më shumë se vjet”.

Sa i përket rritjes së çmimeve, Rama deklaroi se qeveria dhe Bashkitë nuk kanë gjë në dorë. Por, u kërkoi kryebashkiakëve që të jenë në komunikim të vazhdueshëm me bizneset, në mënyrë që çmimet gjatë sezonit turistik të jenë të arsyeshme.

Rama: “Qeveria dhe bashkitë nuk vendosin dot çmimet, as të hoteleve, as të restoranteve dhe nuk i kontrollojnë dot. Rritja e palogjikshme e kostove vjen me një kosto shumë të lartë vitin tjetër. Po të ishte kaq kollaj, do ta kishte bërë gjithë bota këtë sport. E kanë bërë dhe kanë marrë mësime të hidhura. Përpara se të jetë vonë është shumë e rëndësishme të komunikohet në mënyrë të vazhdueshme që çmimet të jenë të arsyeshme”.

The post Plazhet bosh? Rama: Sulm i organizuar për të dëmtuar turizmin, Shqipëria e para për rritjen e fluksit të turistëve appeared first on Albeu.com.