turizmi Archives - Albeu.com

Shqipëria, vendi i dytë më i varur nga turizmi në Europë
Shqipëria renditet si vendi i dytë më i varur nga turizmi në Europë dhe i 13-ti në botë, me të ardhurat nga ky sektor që përbëjnë 20% të PBB-së, sipas të dhënave të UN Tourism.

Për disa vende, turizmi është shumë më tepër se një industri udhëtimesh, ai është shtylla kurrizore e ekonomisë. Në renditjen globale kryeson Andorra, ku turizmi kontribuon me gati 72% të PBB-së, duke e bërë vendin më të varur në botë nga ky sektor.

Aruba dhe Maldivet vijnë pas saj, duke treguar se ekonomitë e vogla të lidhura me plazhet, resortet dhe udhëtimet ndërkombëtare mund të bëhen shumë të varura nga shpenzimet e turistëve.

Në rajon, Mali i Zi renditet i 16-ti dhe Kroacia e 20-ta, duke treguar varësinë e lartë të ekonomive bregdetare nga turistët.

Ekspertët theksojnë se vendet e vogla mbështeten më shumë te turizmi pasi kanë më pak industri të zhvilluara si teknologjia apo prodhimi.

Ndër ekonomitë më të mëdha, Emiratet e Bashkuara Arabe janë ndër më të varurat nga turizmi, me shpenzimet e vizitorëve që kontribuojnë në më shumë se 10% të PBB-së. Portugalia dhe Greqia renditen gjithashtu relativisht lart, të mbështetura nga kërkesa e fortë për udhëtime ndërkombëtare dhe turizmi i zhvilluar bregdetar.

Në të kundërt, turizmi zë një pjesë relativisht të vogël të PBB-së në ekonomi të mëdha si SHBA-ja dhe Kina, ku teknologjia, prodhimi dhe financat luajnë rol shumë më të madh.

Përfitimet dhe rreziqet e varësisë nga turizmi

Turizmi mund të sjellë përfitime të mëdha: siguron të ardhura në valutë, mbështet bizneset vendase dhe mund të përshpejtojë investimet në infrastrukturë, përfshirë aeroportet dhe sistemet e transportit. Vendet me sektorë të fortë turizmi shpesh përfitojnë edhe nga lidhje më të mëdha globale, ndërsa kërkesa për udhëtime ndërkombëtare vijon të rimëkëmbet pas pandemisë.

Varësia e madhe nga turizmi sjell edhe rreziqe të mëdha. Gjatë pandemisë, disa nga ekonomitë më të varura nga turizmi pësuan goditje të forta, pasi fluturimet u ndalën dhe kufijtë u mbyllën pothuajse menjëherë.

Presionet mjedisore shtojnë një tjetër rrezik. Mbiturizmi mund të rëndojë ekosistemet, çmimet e banesave dhe infrastrukturën publike, sidomos në destinacionet e vogla bregdetare që përballen edhe me kërcënime klimatike.

A mund të diversifikohen ekonomitë e varura nga turizmi?

Shumë vende të varura nga turizmi po përpiqen të ulin ekspozimin ndaj goditjeve të jashtme, pa hequr dorë plotësisht nga sektori. Politikëbërësit po nxisin gjithnjë e më shumë turizmin me vlerë më të lartë dhe industritë digjitale për të zgjeruar burimet e rritjes ekonomike.

Megjithatë, diversifikimi është më i lehtë të thuhet sesa të bëhet. Vendet me burime të kufizuara natyrore ose popullsi të vogël mund të mos kenë kapacitetin për të zhvilluar industri të mëdha prodhuese apo teknologjike.

Në këto raste, turizmi mbetet jo thjesht një strategji e përkohshme, por një avantazh krahasues afatgjatë. Sfida është t’i bëjnë këto ekonomi më të qëndrueshme, duke u zgjeruar në industri të reja, duke tërhequr turizëm me vlerë më të lartë dhe duke ulur ekspozimin ndaj ndërprerjeve të ardhshme të udhëtimeve./Monitor.al

The post Shqipëria, vendi i dytë më i varur nga turizmi në Europë appeared first on Albeu.com.

Turizmi në Shqipëri pa avantazhin e çmimeve të lira: Si do të mbijetojë?
Turizmi në Shqipëri po rritet, por jo më me lehtësinë e disa viteve më parë. Historia e “destinacionit të ri të lirë të Mesdheut” po zbehet, ndërsa vendi po hyn në një fazë më komplekse ku ka më shumë turistë, më shumë para, por edhe më shumë presion mbi çmimet, shërbimin dhe infrastrukturën.

Në pamje të parë, gjithçka duket pozitive. Kërkesa po rritet, tregje të reja po hapen dhe Shqipëria po përfiton nga ndryshimet në hartën globale të turizmit.

Kjo rritje nuk është domosdoshmërisht një vulosje qëndrueshmërie. Në shumë raste, ajo duket më shumë rezultat i zhvendosjeve të përkohshme sesa i një pozicionimi të fortë afatgjatë të vendit. Muajt e parë të vitit e treguan qartë këtë kur rritja ishte thuajse inekzistente.

E trumbetuar si destinacioni më i lirë apo thesari i fundit i fshehur, problemi është që sot Shqipëria nuk është më aq e lirë sa dikur.

Çmimet janë rritur ndjeshëm dhe në disa raste janë afruar me destinacione si Greqia, por pa arritur ende të njëjtin nivel shërbimi dhe cilësie.

Këtu lind edhe çështja kryesore, tani jemi një vend që nuk konkurrojmë dot më vetëm me çmim. Na duhet cilësi. Por për atë ka ende shumë punë.

Kjo shihet qartë në mënyrën si funksionon sektori. Një pjesë e turizmit është e organizuar dhe relativisht e qëndrueshme, me kontrata me garanci dhe struktura akomoduese cilësore.

Por një pjesë tjetër mbetet e çrregullt, me luhatje të mëdha në shërbim dhe pritshmëri. Në epokën e rrjeteve sociale, këto diferenca nuk mbeten të fshehura, ato bëhen imazhi i të gjithë destinacionit kur bëjnë xhiron e rrjetit.

Edhe infrastruktura nuk po ecën me të njëjtin ritëm me pritshmëritë. Projektet e mëdha, si aeroportet apo rrugët bregdetare, shpesh shoqërohen me vonesa ose pasiguri.

Operatorët privatë përshtaten shpejt siç është rasti i fundit kur charter-at që duhet të uleshin në Vlorë do të zhvendosen në Tiranë, do të ndryshojnë itinerare, do të riorganizohen paketat.

Në sfond, për këtë sezon kanë hyrë edhe ndikimet e konfliktit në Lindjen e Mesme ku ka dy pritshmëri. Së pari shihet se ekzistojnë edhe rreziqe që nuk varen nga Shqipëria.

Konfliktet ndërkombëtare dhe luhatjet në energji mund të ndikojnë drejtpërdrejt në fluksin e turistëve, sidomos për një vend që varet kaq shumë nga fluturimet charter. Turizmi është global dhe Shqipëria është e lidhur fort me këtë zinxhir.

Megjithatë, rritja nuk është në diskutim. Shqipëria pritet të vazhdojë të zgjerohet, por me një ritëm më të ngadaltë. Pyetja nuk është më “a vijnë turistët”? Por “çfarë përvoje gjejnë kur vijnë dhe a do të kthehen”?

Dhe këtu qëndron sfida e vërtetë. Shqipëria nuk është më destinacioni i lirë që konkurron vetëm me çmim. Por ama ende nuk është një destinacion i konsoliduar, që fiton me standard dhe përvojë.

Është diku në mes, në një fazë tranzicioni ku çdo dobësi shihet menjëherë, dhe çdo përmirësim ka vlerë të madhe.

Në fund, kjo është ndoshta edhe historia më e sinqertë e turizmit shqiptar sot, jo një bum i thjeshtë, por një industri që po mëson si të rritet.

Çmimi nuk është “arma” kryesore për të konkurruar

Shqipëria vijon të jetë pjesë e mediave ndërkombëtare në artikuj promovues, por sigurisht në një masë më të vogël dhe kryefjala e destinacionit “të lirë” nuk gjendet më aq shpesh. Kjo ndodh jo rastësisht, pasi avantazhi i çmimit për Shqipërinë është zbehur disi.

Sigurisht, çmimet vijojnë të mbeten të ulëta në një sërë segmentesh, por nuk mjafton vetëm të jesh i lirë në çmim, duhet që edhe ajo që merr pas t’i përgjigjet asaj që paguan.

Në mesatare, Shqipëria u është afruar vendeve si Greqia në çmime, duke e bërë konkurrencën edhe më të madhe. Operatorët turistikë gjykojnë se tashmë të konkurrojmë me çmimin e lirë nuk është e mjaftueshme dhe nuk është as më e mira.

Duhet të konkurrojmë me cilësi në mënyrë që përvoja e turistit të mbetet gjatë në mendje dhe të sigurojë qëndrueshmëri të sektorit, ku Shqipëria mund të shndërrohet në një destinacion ku mund të rikthehesh vazhdimisht.

“Shqipëria mund të tërheqë edhe klientë të nivelit me 5 yje, por duhet të jetë konkurruese në raport me vendet e tjera. Duhet të ketë një balancë mes shërbimit dhe çmimit dhe të japë një ofertë më të mirë se konkurrentët.

Nëse ofrojmë më shtrenjtë se Greqia, klienti natyrisht zgjedh atë. Jemi të pozicionuar në hartën e Mesdheut si destinacion dhe na duhet maturi për t’u rritur gradualisht. Duhet të ofrojmë çmime 20–30% më konkurruese, të ndërtojmë identitetin tonë si destinacion që ofron cilësi të caktuar, por me çmime më të favorshme.

Kjo është një rritje që vjen gradualisht me kohën. Një destinacion nuk lind luksoz, por bëhet i tillë”, – pohon Elvis Kotherja, themelues i “Elite Travel Group & Elite Hospitality”.

Ai nënvizon se nga viti 2023, Shqipëria e ka humbur avantazhin me çmimin, diçka që tashmë duhet të na bëjë të reflektojmë dhe sektori të shkojë drejt maturimit.

Sa i takon këtij viti, duket se strukturat akomoduese të paktën për momentin nuk kanë pasur luhatje çmimesh. Këtë vit, shërbimet e transportit duket se do të prekin më shumë buxhetet e turizmit, si për agjencitë që ofrojnë turizëm të organizuar, edhe për individët.

“Çmimet kanë shënuar rritje në disa zëra të tjerë që lidhen me sektorin, siç është transporti, dhe normalisht kjo është e pritshme. Në restorante, të paktën në hotelet ku kemi marrëveshjet e garancisë, nuk kemi pasur ndryshime.

Në akomodim nuk vihet re ndonjë rritje çmimi. Pra, pritshmëria jonë është që të kemi shtrenjtim të shërbimeve të lidhur me transportin”, thotë për “Monitor”, Rrahman Kasa, administrator i “Happy Tours”, njëkohësisht kreu i Unionit Turistik Shqiptar.

Ndikimet e luftës në Lindjen e Mesme, a fiton apo humb Shqipëria

Gjatë marsit, teksa lufta mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës e Izraelit po jepte efektet e para zinxhir, në pesimizmin e krizës të lidhur me naftën, përfaqësues të qeverisë thanë disa herë se lufta mund të jepte ndikim indirekt pozitiv në turizmin vendas.

Kjo u argumentua me faktin se të huajt që zgjidhnin destinacione turistike afër vendit të konfliktit mund të devijonin drejt tregjeve të tjera ku një prej tyre është Shqipëria. A është kjo e vërtetë? Në fakt, po. Shqipërinë po e vizitojnë edhe tani të huaj, që e kanë zgjedhur si alternativë pas situatës në Lindjen e Mesme. Chi Yan Joan Leung, nga Hong Kongu, është një nga këto raste.

“E nisa këtë vit aventurën time të udhëtimit vetëm. Plani fillestar ishte të filloja nga Jordania dhe të vazhdoja më pas në Afrikë, por për shkak të luftës, sigurimi im nuk e mbulonte atë itinerar. Prandaj vendosa që zgjedhja më e mirë ishte të vija në Europë, edhe pse e kisha planifikuar për më vonë.

Ballkani më dukej si rajoni më ekonomik, kështu që vendosa të nis nga Shqipëria si një nga vendet më të lira. Pasi të përfundoj udhëtimin nëpër Europë, shpresoj që lufta të ketë mbaruar, në mënyrë që të vazhdoj me planin tim fillestar”, tha ajo për “Monitor”.

Edhe Samantha Quine nga Virginia e ShBA-së ka ndryshuar planet pikërisht prej luftës.

“Jam një nomade digjitale dhe shumicën e kohës udhëtoj në vende ekonomikisht më të përballueshme. Plani im ishte të shkoja në Bahrejn, në Azinë Perëndimore, por për shkak se u lëshuan shumë raketa në atë zonë, ndryshova drejtim.

Zgjodha Shqipërinë dhe tani planifikoj të qëndroj këtu për dy–tre muaj, në varësi të situatës. Po pres me padurim të vizitoj Jugun, por fatkeqësisht jo të gjitha vendet janë të hapura tani jashtë sezoni”, – tha ajo.

Edhe operatorët turistikë vendas e shohin konfliktin në Lindjen e Mesme si një mundësi nga e cila Shqipëria mund të përfitojë. Për z. Kasa, i vetmi problem është zgjatja e konfliktit që mund të ndikojë te karburantet e avionëve, pasi është ngritur shqetësimi për kufizimin e fluturimeve.

“Lufta ka dy ndikime të pritshme dhe duhet parë sesi do të vijojë situata. Është e vërtetë që disa tregje mund t’i drejtohen Shqipërisë si destinacion turistik për shkak të mbylljes së disa të tjerave, si efekt i konfliktit. Por ka edhe një problem që, nëse do të vazhdojë kjo situatë, do të krijohet deficit në karburant.

Siç është lajmëruar, mungesa e karburantit mund të penalizojë të gjithë, përfshirë Shqipërinë, pasi charter-at do ta kenë të pamundur nisjen. Pra mund të duan të vijnë, por s’ka linja. Që tani janë ndier disa efekte negative nga kjo mungesë, pasi disa destinacione turistike kanë tkurrje të rezervimeve, sepse është dhënë alarmi për mungesën e karburanteve”, – u shpreh ai.

Operatorë të tjerë nënvizojnë se ne duhet të përqendrohemi te përmirësimi i vetes dhe të bëhemi konkurrues, duke mos u ndikuar nga euforia e momentit.

“Po, patjetër që do të ketë ndikim nëse situata mbetet kjo që është. Megjithatë, nëse vendoset paqja, panorama mund të ndryshojë disi, pasi këto tregje që sot janë të prekura mund të bëhen shumë agresive në oferta.

Praktikisht, do të kemi një konkurrencë të fortë që do të përpiqet të rikuperojë kohën e humbur. Nga ajo që shohim sot, nuk duhet të biem në eufori me idenë se turistët nuk kanë ku të shkojnë, por duhet të jemi të mprehtë dhe të kemi nuhatje për të reaguar në kohë reale sipas situatës, në mënyrë që të përfitojmë”, – tha z. Kotherja.

Nga infrastruktura te plazhet dhe Aeroporti i Vlorës që mbetet i mbyllur

Një vit më parë, operatorët turistikë u detyruan që të gjenin zgjidhje për charter-at e rezervuar për t’u ulur në Aeroportin e Vlorës në kushtet kur ky i fundit nuk ishte ende gati.

Në atë kohë, ata u detyruan që të gjenin slote (hapësira) të lira në Aeroportin e Tiranës dhe transfertat drejt Vlorës t’i bënin me autobus.

Pritshmëria ishte që këtë vit, aeroporti të hapej, por në fakt deri në momentin e fundit, operatorët turistikë u lanë mes premtimeve, diçka që tashmë i ka vënë para vështirësive me bashkëpunëtorët e tyre. Një pjesë u detyruan që të pranojnë anulimin e charter-ave që kryesisht ishin nordikë.

“Na është konfirmuar që Aeroporti i Vlorës nuk mund të hapet, pasi ende nuk kanë përfunduar të gjitha procedurat e nevojshme për të hyrë në operim. Infrastruktura është gati, por ka nevojë për hapa të tjerë që të nisin fluturimet. Lajmi i keq është që nordikët që do të vendoseshin në Vlorë me fluturime nga ky aeroport kanë anuluar për këtë vit, rreth tre charter-a në javë.

Por lajmi i mirë është që autoritetet dhe ne kemi negociuar që Shqipëria të mbetet në listën e destinacioneve për vitin e ardhshëm dhe kemi marrë garancinë që do të jenë pesë charter-a në javë, përkatësisht dy nga Norvegjia, një nga Finlanda, një nga Suedia dhe një nga Danimarka”, – tha z. Kotherja.

Të tjerë operatorë turistikë kanë rënë dakord që të mbajnë kontratat me garanci me hotelet, të cilat kanë marrë një pjesë të pagesave dhe transfertat të paktën deri në korrik t’i bëjnë nga Tirana.

“Ne si agjenci kemi charter-a me parapagim dhe kemi të planifikuar shtatë charter-a në javë për ulje nga Aeroporti i Vlorës. Hotelet kanë marrë këstet e para të gjithë, janë gjashtë hotelet më të mëdha në Radhimë. Në fund të prillit marrin këstin e dytë.

Aktualisht, edhe pse situata e Aeroportit të Vlorës është kjo që është, ne nuk kemi anuluar hotelet, pra vazhdojmë të kemi aktive marrëveshjet. Përfaqësues të aeroportit na kanë premtuar që aeroporti do të hapet më 11 korrik.

Deri atëherë, fluturimet e planifikuara, që nisin nga fundi i majit i kemi zhvendosur në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe më pas transfertat do të bëhen me autobus drejt hoteleve në Vlorë”, – tha z. Kasa, i cili nënvizon se mbetet për t’u parë sesi do të shkojnë rezervimet dhe ecuria e sezonit.

Lidhur me çështje të tjera të sezonit që vitin e shkuar u shfaqën problematike, si mungesa e ujit në Golem, për shkak të riparimit në digën e Manskurisë apo menaxhimit të mbetjeve dhe trafikut, duket se operatorët turistikë kanë marrë garanci se kjo do të zgjidhet.

Nëse premtimet do të reflektohen edhe në vepra, kjo mbetet për t’u parë.

Sezoni veror e çel siparin më 15 maj me turistët e parë të organizuar

Turistët e parë të organizuar për sezonin veror pritet të vijnë në mes të majit dhe do të vendosen në zonën e Golemit. Durrësi dhe Kavaja, sipas operatorëve të sektorit, janë “hambari” turistik i vendit dhe ashtu si çdo vit, pritet të jenë edhe pjesa më e qëndrueshme e turizmit në tërësi gjatë kësaj vere.

“Bregdeti Durrës-Kavajë është hambari i turizmit dhe sjell fluks të lartë. Saranda me Ksamilin duhet të shihen këtë sezon se çfarë do të ndodhë pas ndryshimeve të deklaruara në menaxhimin e plazheve apo edhe në infrastrukturë. Problemet nuk mund të zhduken menjëherë, por e rëndësishme është të bëhet një hap para nga ajo ku kemi qenë”, – tha z. Kasa.

Por cilët janë në fakt turistët që po tregojnë gjithmonë e më shumë interes për Shqipërinë. Polakët dhe çekët, që tradicionalisht prej më shumë se një dekade kanë treguar interes, vijojnë të jenë të pranishëm, por grupe të tjera po rrisin gjithmonë e më shumë numrat.

“Ajo që bie në sy është një rritje e dukshme e turistëve francezë në Shqipëri, pra ka një interes të shtuar nga ky treg. Grupe të tjera janë polakët, çekët, gjermanët, anglezët, spanjollët dhe nordikët”, shprehet z. Kotherja.

Kriza e karburantit nuk pritet të prekë fluturimet nga Rinasi

Tregjet globale po përballen me një tjetër valë pasigurie, ndërsa çmimet e karburanteve të aviacionit mbeten të paqëndrueshme për shkak të tensioneve gjeopolitike, kufizimeve në përpunim dhe kërkesës së lartë sezonale.

Por në këtë sfond Shqipëria duket se mbetet jashtë goditjeve të drejtpërdrejta, të paktën për momentin. Operatorët kryesorë në treg raportojnë furnizime të qëndrueshme dhe vijim të normalitetit në operacionet e përditshme, duke reflektuar një kontrast me shqetësimet që po shfaqen në disa rajone të tjera evropiane.

“Monitor” ju drejtua me një kërkesë zyrtare dy prej kompanive ajrore kryesore me kosto të ulët në vend si Wizz Air dhe Ryanair si dhe Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës lidhur me planet e tyre në vijim në kushtet e krizës së karburantit.

“Wizz Air është e pozicionuar mirë për të menaxhuar situatën aktuale të tregut të karburantit.

Kompania ajrore ka siguruar (hedging- marrëveshje paraprake për të blerë karburant me një çmim të caktuar sot, për përdorim në muajt e ardhshëm) rreth 70% të nevojave të saj për karburant për gjashtë muajt e ardhshëm dhe rreth 60% deri në mars 2027, çka ofron një parashikueshmëri të fortë të kostove dhe kufizon ekspozimin ndaj luhatjeve afatshkurtra të çmimeve.

Gjithashtu, flota jonë moderne dhe efikase në konsum karburanti, ku 75% e avionëve i përkasin familjes A320neo, redukton konsumin e karburantit me rreth 20%, duke mbështetur më tej kontrollin e kostove.

Në këtë fazë, nuk po përballemi me probleme strukturore të furnizimit me karburant në rrjetin tonë evropian. Çdo ndërprerje e raportuar së fundmi në disa aeroporte ka qenë e izoluar dhe afatshkurtër, pa ndikim në operacionet e Wizz Air, frekuencat e fluturimeve apo oraret.

Duke parë drejt sezonit veror, Wizz Air vazhdon të operojë sipas planifikimit dhe të zgjerojë rrjetin e saj. Ndërkohë që industria e aviacionit në tërësi vijon të monitorojë zhvillimet e çmimeve të karburantit, pozicioni ynë aktual na lejon të ruajmë stabilitet operacional dhe të vazhdojmë të ofrojmë tarifa konkurruese për pasagjerët.

Për tregje si Shqipëria, ku udhëtimi me kosto të ulët luan një rol kyç për ndërlidhjen dhe turizmin, ruajtja e udhëtimeve ajrore të përballueshme dhe të besueshme mbetet prioritet.

Wizz Air vijon të shohë kërkesë të fortë në Shqipëri dhe mbetet e angazhuar për të mbështetur tregun përmes zgjerimit të vazhdueshëm dhe çmimeve të aksesueshme”, tha Wizz Air.

Ndërkohë kompania tjetër Ryanair nuk kishte kthyer ende një përgjigje deri në momentin e publikimit të këtij artikulli.

Edhe Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës konfirmon se operacionet vijojnë pa ndërprerje, duke theksuar se zinxhiri i furnizimit mbetet funksional pavarësisht zhvillimeve globale.

“TIA nuk ndikohet nga kriza e karburantit për avionë, fluturimet vazhdojnë normalisht Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vazhdon operimin e linjave ajrore duke mos u ndikuar nga kriza globale e mungesës së karburantit për avionë. Nisjet nga TIA do të vazhdojnë normalisht drejt destinacioneve të parashikuara.

Partneri zyrtar i furnizimit me karburant për avionë, Air BP, ka garantuar rezerva të mjaftueshme për TIA-n, mbështetur në rritjen e shpejtë të fluksit të pasagjerëve vitet e fundit.

Furnizimet janë të garantuara dhe situata paraqitet e qëndrueshme, çka na lejon të operojmë pa shqetësime”.

Ndërkohë, në tregjet ndërkombëtare, analistët paralajmërojnë se çdo përshkallëzim i mëtejshëm i tensioneve në zinxhirin e furnizimit ose rritje e papritur e kërkesës gjatë verës mund të rikthejë presionin mbi çmimet e biletave dhe fitimet e operatorëve ajrorë. /Monitor

The post Turizmi në Shqipëri pa avantazhin e çmimeve të lira: Si do të mbijetojë? appeared first on Albeu.com.

“Travel and Tour World”: Transformimi ekonomik i Shqipërisë Jugore, ndikimi i turizmit të trashëgimisë
Shqipëria Jugore ka përjetuar një kthesë të jashtëzakonshme ekonomike në vitet e fundit, falë investimeve të konsiderueshme si nga Banka Botërore ashtu edhe nga bashkitë lokale, sipas “Travel and Tour World”.

Qytete kyçe si Berati, Gjirokastra, Përmeti dhe Saranda kanë përjetuar një zhvillim, të nxitura nga transformimi i sektorëve të tyre të turizmit.

Trashëgimia e pasur kulturore e zonës, e kombinuar me përmirësimet strategjike të infrastrukturës, ka rezultuar në një ndryshim dinamik, duke i shndërruar qytetet dikur të qeta në qendra të gjalla të aktivitetit ekonomik.

Restaurimi i trashëgimisë nxit rritjen e turizmit

Për vite me radhë, Shqipëria Jugore ka përjetuar një zhvillim të ngadaltë ekonomik dhe rënie të ndjeshme të popullsisë, veçanërisht në mesin e brezit të ri që kërkon mundësi pune jashtë vendit.

Megjithatë, investimet e fundit e kanë përmbysur këtë trend. Një nxitës kryesor i këtij ndryshimi ka qenë Projekti i Zhvillimit të Integruar Urban dhe Turistik (PIUTD), një iniciativë e nisur në partneritet me Qeverinë Shqiptare dhe Bankën Botërore.

Fokusi i projektit ka qenë restaurimi i monumenteve historike, përmirësimi i infrastrukturës përreth dhe rritja e shërbimeve që lidhen me turizmin.

Vendet ikonike të trashëgimisë si Kalaja e Beratit, Kalaja e Gjirokastrës dhe shëtitorja e Qafës së Pazarit në Sarandë kanë përfituar të gjitha nga këto përpjekje, duke i bërë ato më të arritshme për turistët.

Restaurimi i gati 200,000 metrave katrorë hapësirë publike ka përfshirë përmirësimin e rrugëve me kalldrëm, ndërtimin e trotuareve të reja, instalimin e ndriçimit dhe shtimin e ambienteve për vizitorët si pikat e informacionit.

Këto ndryshime kanë ndihmuar në transformimin e rajonit në një destinacion turistik të nivelit të lartë, duke tërhequr një numër gjithnjë e në rritje vizitorësh çdo vit.

Një bum turizmi në jug të Shqipërisë

Shifrat flasin vetë. Sipas Institutit të Statistikave të Shqipërisë (INSTAT), vendi përjetoi një rritje marramendëse prej 82% të mbërritjeve turistike në vitin 2024 krahasuar me vitin 2019.

Në pjesën jugore të vendit, rritja ka qenë edhe më e rëndësishme. Qytete si Berati kanë përjetuar një rritje të numrit të turistëve pothuajse katërfish, ndërsa numri i vizitorëve në Gjirokastër është gjashtëfishuar.

Kjo rritje e vizitorëve jo vetëm që i ka sjellë dobi sektorit të turizmit, por ka pasur edhe një efekt në bizneset lokale, duke krijuar mundësi të reja në të gjitha industritë.

Investimet e sektorit publik kanë luajtur një rol vendimtar në tërheqjen e sipërmarrësve të sektorit privat, veçanërisht në industritë e turizmit dhe mikpritjes.

Shumë vendas kanë shfrytëzuar mundësinë për të shndërruar shtëpitë e tyre historike në hotele  ose për të nisur përvoja kulinare dhe kulturore.

Për më tepër, rajoni po përjeton një bum në turizmin e aventurës, me shtigje të reja për ecje dhe çiklizëm, autobusë elektrikë dhe madje edhe “zip line-t” që po futen për të tërhequr adhuruesit e aktiviteteve në natyrë.

Krijimi i vendeve të punës dhe përfshirja ekonomike

Një nga rezultatet më të rëndësishme të përpjekjeve të rimëkëmbjes është rritja e konsiderueshme e mundësive të punësimit, veçanërisht në sektorët e mikpritjes, turizmit dhe transportit.

Janë krijuar mijëra vende të reja pune dhe një shifër e jashtëzakonshme prej 50% e këtyre pozicioneve janë plotësuar nga individë që më parë ishin të përjashtuar nga tregu i punës, duke përfshirë gratë, të rinjtë dhe personat me aftësi të kufizuara.

Kjo qasje gjithëpërfshirëse jo vetëm që ndihmon në diversifikimin e ekonomisë lokale, por gjithashtu kontribuon në zhvillimin social të rajonit.

Ndërsa bizneset e reja lindin për të përmbushur nevojat e popullsisë turistike në rritje, mundësitë e punësimit po zhvillohen.

Përveç kësaj, shumë ish-banorë të rajonit, të cilët më parë kishin kërkuar punë jashtë vendit, po kthehen në qytetet e tyre të lindjes, të nxitur nga mundësitë e krijuara rishtazi.

Këta të kthyer, shpesh duke sjellë me vete ekspertizë të vlefshme, kanë qenë të dobishëm në nxitjen e investimeve dhe inovacionit të mëtejshëm.

Rijetësimi i këtyre qyteteve është një produkt si i investimeve të jashtme ashtu edhe i një kthimi të talenteve lokale, duke krijuar një cikël të qëndrueshëm rritjeje dhe zhvillimi.

Një model për zhvillim të qëndrueshëm

Projekti PIUTD nuk ka të bëjë vetëm me turizmin dhe infrastrukturën – por ka të bëjë edhe me qëndrueshmërinë.

Restaurimi i vendeve historike, së bashku me zhvillimin e iniciativave të ekoturizmit, pasqyron një angazhim të fortë për ruajtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të rajonit.

Kjo qasje siguron që përfitimet e turizmit do të vazhdojnë të rrjedhin në zonë për vitet që vijnë, duke minimizuar ndikimin mjedisor të zhvillimit të shpejtë.

Projekti u ka mundësuar bashkive të krijojnë njësi turistike përgjegjëse për zhvillimin afatgjatë të sektorit.

Këto njësi do të sigurojnë që sektori i turizmit i Shqipërisë Jugore të vazhdojë të evoluojë në një mënyrë të qëndrueshme, duke balancuar rritjen ekonomike me ruajtjen e aseteve të pasura kulturore të zonës.

Duke investuar si në të kaluarën ashtu edhe në të ardhmen, Shqipëria po hedh themelet për një sektor turizmi të begatë dhe të përgjegjshëm ndaj mjedisit.

Shqipëria Jugore, një histori suksesi në turizëm

Transformimi i Shqipërisë Jugore, veçanërisht në rajonet e Beratit, Gjirokastrës, Përmetit dhe Sarandës, qëndron si një dëshmi e fuqisë së turizmit të trashëgimisë.

Suksesi i projektit PIUTD thekson rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore, duke nxitur njëkohësisht rritjen ekonomike.

Duke tërhequr investime ndërkombëtare, duke promovuar sipërmarrjen lokale dhe duke krijuar mundësi punësimi gjithëpërfshirëse, Shqipëria ka vendosur një standard të ri për zhvillimin e qëndrueshëm në sektorin e turizmit.

The post “Travel and Tour World”: Transformimi ekonomik i Shqipërisë Jugore, ndikimi i turizmit të trashëgimisë appeared first on Albeu.com.

Grekët “vajtojnë” për emigrantët shqiptarë, industria e turizmit po vuan nga mungesa e stafit
Industria e turizmit në Greqi, po vuan nga një mungesë akute e stafit. Ajo mbështetet te punëtorët e huaj, por Athina po i pengon emigrantët me masa të ashpra duke kufizuar migrimin.

“Do të shkoja në gjunjë sot në kishën e Megalokarit për të gjetur një anëtar stafi në kohë për vitin e ardhshëm”, thotë Matina, pronarja e butikut elegant “Armonia” në Tinos.

Ajo i referohet me këtë pelegrinazhit më të famshëm të grekëve, i cili zhvillohet çdo vit më 15 gusht në ishullin Cikladik.

Pelegrinët bëjnë udhëtimin e gjatë deri në kishë në gjunjë, duke u lutur që Virgjëresha Mari t’u plotësojë dëshirat për shëndet, ndihmë dhe mbështetje.

Edhe Matina shpreson për ndihmë: Ajo kërkon me dëshpërim staf, po me pak sukses, edhe pse pagat në Tinos janë pak më të larta se në Athinë dhe ajo mund të ofrojë edhe akomodim. Por po bëhet gjithnjë e më e vështirë të gjesh punëtorë për sezonin e verës në turizëm. Pothuajse kudo në ishullin popullor të pushimeve, mund të shihni tabela që shkruajnë: “Kërkohet Staf”.

Në dyqanin e bizhuterive pranë butikut, një shitëse mjaft e sjellshme Tamar mezi kupton greqisht. Ajo mund të flasë vetëm përshëndetjet e zakonshme dhe pastaj kalon menjëherë në anglisht. Për të kuptuar se çfarë duan klientët më të vjetër grekë, ajo duhet të telefonojë shefin e saj. Megjithatë, argjendari është i kënaqur që ka gjetur një punonjëse për të gjithë verën. Tamar është nga Gjeorgjia, ka ardhur në Greqi ligjërisht si punëtore sezonale dhe punon në Tinos prej një muaji.

Hotelierët grekë kërkojnë me urgjencë punëtorë

Në Greqi mund të vinin për të punuar me dokumente të rregullta më shumë njerëz si Tamar. Pranverën e kaluar, Greqia nënshkroi marrëveshje përkatëse me Armeninë, Gjeorgjinë, Republikën e Moldavisë, si dhe me Indinë, Filipinet dhe Vietnamin, duke u zotuar të rekrutonte 40,000 punëtorë të huaj. Në realitet, megjithatë, këto marrëveshje po zbatohen shumë ngadalë ose me pak ose aspak sukses.

Burokracia është e ndërlikuar, konsullatat greke jashtë vendit kanë mungesë stafi dhe ofertat nuk janë veçanërisht tërheqëse. Prandaj, hotelierët në të gjithë vendin janë ende në kërkim të dëshpëruar për recepsionistë, pastrues, punonjës pishine, portierë, kamerierë dhe kuzhinierë. Sipas Shoqatës Greke të Hoteleve, ka një mungesë prej të paktën 60,000 punëtorësh në industrinë e tyre.

Mungesa e fuqisë punëtore me përmasa të mëdha

Pjesërisht kjo është trashëgimi e pandemisë së koronavirusit 2020-2023, e cila ende ndihet në të gjithë Evropën, thotë Jorgos Hosoglu, President i Federatës Panhelenike të Punëtorëve të Ushqimit dhe Turizmit. Problemi është veçanërisht i mprehtë në Greqi: “Po përjetojmë një mungesë të paparë të punëtorëve të kualifikuar dhe me përvojë, veçanërisht në sektorin e hoteleve dhe restoranteve, pasi punëtorët u larguan gjatë izolimit. Shumë prej tyre nuk janë kthyer kurrë në këtë industri”.

Sipas Hosoglu, një faktor është sezonaliteti në turizëm. Kur turistët largohen dhe hotelet dhe baret në plazh mbyllen, punëtorët kanë të drejtë për përfitime papunësie vetëm për tre muaj.

“Si supozohet të mbijetojnë ata pjesën tjetër të vitit, veçanërisht tani, kur kostoja e jetesës është rritur për një kohë të gjatë”?

Përveç kësaj, një numër gjithnjë e në rritje i grekëve të rinj po kërkojnë punë sezonale në Evropën Veriore, madje edhe në Islandë. Edhe shumë shqiptarë që kanë punuar si fuqi punëtore e lirë në Greqi, për dekada ose po i afrohen daljes në pension ose po largohen nga Greqia.

Shqiptarët e harruar

Fakt është që ekonomia greke është mbështetur tek puna e emigrantëve nga vitet 1990, si në sektorin e turizmit ashtu edhe në bujqësi dhe ndërtim. Deri në kohën e krizës ekonomike, Greqia ishte shumë e varur nga fuqia punëtore nga Shqipëria. Gjatë programeve të “rimëkëmbjes financiare” (2010-2018), kërkesa ra ndjeshëm. Megjithatë, pas pandemisë, kur ekonomia u rimëkëmb dhe turizmi u rrit kjo kërkesë u shumëfishua

Por të njëjtin zhvillim patën edhe vende të tjera që ofrojnë paga më konkurruese dhe procedura më të thjeshta legalizimi për emigrantët.

Si rezultat, shumë punëtorë të bujqësisë të emigruar nuk u kthyen kurrë në Greqi. Prandaj, duket e qartë se Greqia ka nevojë për një politikë tërheqëse imigracioni. Përveç 60,000 punëtorëve shtesë të nevojshëm në turizëm, nevojiten edhe 50-60,000 të tjerë në sektorin e ndërtimit dhe 60,000 në sektorin e bujqësisë.

Athina ndjek politikë ultra të djathtë në vend të politikës së mençur të migracionit

Por qeveria konservatore e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis ka vendosur të ndjekë politikën kundër imigracionit.

Sipas saj, mënyra më e mirë për të kapërcyer krizat, skandalet dhe vlerësimet e ulëta në sondazhe është të marrë masa të ashpra ndaj emigrantëve. Qëllimi është të fitohen votuesit e krahut të djathtë.

Ish-Ministri i Migracionit, Makis Voridis, i cili dha dorëheqjen në fund të qershorit për shkak të një skandali që përfshinte subvencione të paligjshme bujqësore të BE-së, tashmë ua ka vështirësuar jetën shumë emigrantëve të ligjshëm. Hapi i tij i parë ishte “ngrirja” e mundësisë së zgjatjejeve të lejeve të qëndrimit. Kjo përbën një problem të madh për emigrantët që kanë jetuar dhe punuar në Greqi – disa prej tyre prej vitesh.

Ministri i ri, Thanos Plevris i ekstremit të djathtë, nuk është marrë aspak me nevojën urgjente për emigracion të ligjshëm që kur mori detyrën. Në vend të kësaj, ai menjëherë ashpërsoi edhe më tej ligjin për azilin. Riatdhesimi i emigrantëve të paligjshëm është përparësia kryesore, sipas tij. Migrantët që hyjnë në Evropë ilegalisht ose kërkesat e të cilëve për azil refuzohen nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Evropë dhe duhet të kthehen menjëherë në vendet e tyre, shprehet ai.

“Burg ose kthim”

Në takimin joformal të Ministrave të Brendshëm dhe të Imigracionit të BE-së në Kopenhagen (22 korrik 2025), Plevris e bëri të qartë se Greqia nuk mund të përballojë më fluksin në rritje të migrantëve nga Libia. Sipas Ministrisë së Jashtme greke, 9,000 njerëz kanë mbërritur që nga fillimi i vitit, kryesisht nëpërmjet ishullit të Kretës. Plevris prezantoi me krenari ligjin e tij të ri. Ai parashikon një dënim me burg nga dy deri në pesë vjet për azilkërkuesit e refuzuar që nuk kthehen në atdheun e tyre. “Kushdo që qëndron ilegalisht në vendin tonë ka dy mundësi: burg ose kthim”, tha ministri dhe bëri të mundur që një poster me këtë deklaratë të prodhohej dhe shpërndahej në mediat sociale./DW

The post Grekët “vajtojnë” për emigrantët shqiptarë, industria e turizmit po vuan nga mungesa e stafit appeared first on Albeu.com.

Projekti i Bankës Botërore për turizmin, qeveria kërkon shtyrje të afatit për shtesën 30 mln USD
Qeveria ka kërkuar shtyje me 11 muaj të afatit të mbylljes së shtesës së projektit |”Zhvillmi i Integruar Urban dhe Turizmi në Shqipëri” mbështetur nga Banka Botërore.

Në një dokument të bërë publik nënvizohet se mbyllja e planifikuar në 31 korrik 2025 parashikohet të bëhet në qershor 2026. Kjo do të vlejë vetëm për financimin shtesë ë miratuar në janar 2022 ku kredisë ekzistuese prej rreth 64 milionë dollarësh iu shtua edhe një shumë prej 30 milionë USD të tjera.

“Në përgjigje të kërkesës së Huamarrësit të datës 8 maj 2025, ky Dokument Ristrukturimi synon: (a) një zgjatje prej 11 muajsh të datës së mbylljes së huasë për Financimin Shtesë për Projektin për Zhvillimin e Integruar Urban dhe të Turizmit në Shqipëri, nga 31 korriku 2025 deri më 30 qershor 2026, me rishikimin përkatës të vlerësimeve të disbursimit, dhe (b) rishikime në Kornizën e Rezultateve për të pasqyruar ndryshimet në afatin e zbatimit dhe zgjatjen e datës së mbylljes së AF-së.

Zgjatja e propozuar është e nevojshme për të siguruar kohë të mjaftueshme për përfundimin me sukses të të gjitha aktiviteteve të Projektit, siç është planifikuar, dhe arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Projektit (PDO)”, thuhet në shpjegimin e dokumentit.

Huaja origjinale për zhvillimin urban dhe turizmin u miratua në 15 nëntor 2016 teksa një shtesë tjetër erdhi thuajse 6 vite më pas.

Qëllimi i Projektit është të përmirësojë infrastrukturën urbane, të forcojë asetet turistike dhe të rrisë kapacitetin institucional për të mbështetur zhvillimin ekonomik lokal të lidhur me turizmin në zona të përzgjedhura në Jug të Shqipërisë.

Raporti vlerëson se ecuria e projektit në tërësi vlerësohet si e kënaqshme dhe ka arritur të japë ndikim në zonat ku janë kryer ndërhyrje duke sjellë për rrjedhojë krimin e 2 mijë vendeve të reja të punës të lidhura me turizmin.

Ndërhyrjet kanë përfshirë disa bashki ku fillimisht Berat, Gjirokastër, Përmet Sarandë por disa të tjera u zhvendosën edhe në bashki të reja në një përpjekje për të përmirësuar itinerarin turistik jugor të vendit./ Monitor

The post Projekti i Bankës Botërore për turizmin, qeveria kërkon shtyrje të afatit për shtesën 30 mln USD appeared first on Albeu.com.

Turizmi në rritje, por pa orientim
Agjencitë e huaja nuk kanë ngurruar të vijnë që në muajt e parë të vitit, për të garantuar kapacitet të parapaguar akomodues për verën 2026, teksa ende nuk ka nisur sezoni i këtij viti.

Një sinjal i tillë tregon qartë se Shqipëria po qëndron fort si një destinacion i preferuar në turizmin e organizuar, që është tregues i tërthortë edhe për tendencën e turizmit individual.

Një situatë si kjo, duhet që në njërën anë të na gëzojë e në tjetrën të na nxitë drejt masave që duhet të merren për të maksimizuar përfitimin që mund të vijë nga ky sektor, por edhe të garantojë qëndrueshmëri në afatgjatë.

Operatorët e tregut pohojnë se janë disa aspekte që duhet të mbahen parasysh për të orientuar këtë rritje të turizmit, ku luajnë rol të gjithë palët nga qeveria te pushteti vendor dhe grupet e interesit.

Këto kanë të bëjnë me një orientim të qartë të asaj që mund tëofrojë Shqipëria si destinacion, duke kombinuar turizmin masiv dhe atë luksoz, investime në infrastrukturë në shërbim të sektorit, si dhe politika subvencionuese për sektorët mbështetës që i japin avantazh siç mund të jetë bujqësia.

Shqipëria, destinacion i lirë apo destinacion luksi?

Promovimi i Shqipërisë si një destinacion i lirë, në disa raste ka sjellë turistë të kënaqur me shërbimin dhe pritshmërinë që kishin, e në të tjera, turistë që e kanë cilësuar këtë si një “mashtrim”.

Në fakt, Shqipëria sot mbetet një nga destinacionet më ekonomike në raportin e çmimit dhe asaj që ofron, por kjo nëse e marrim të mesatarizuar.

Nëse e shohim me rajone, sigurisht që ky raport ndryshon. Përfaqësues të qeverisë e kanë përmendur jo pak se Shqipëria do të kthehet në një destinacion për turizmin e luksit, por deri më tani ky segment është i papërfillshëm dhe rruga, ende e pashtruar.

Operatorët e tregut në hoteleri por edhe agjenci që sjellin turistë të huaj shprehen se ka vend për zhvillimin paralel të dy këtyre segmenteve, por në secilin rast ka nevojë për vizion.

Lidhur me çmimet konkurruese në turizmin masiv, Zak Topuzi nga Shoqata Shqiptare e Hotelierëve, pohon se struktura akomoduese duhet të zhvillojnë më shumë paketat që ofrojnë për turistët.

“Mungesa e shërbimeve ‘Full Board’ (FB) ose ‘Half Board’ (HB) në shumë hotele shqiptare rrit artificialisht kostot për turistët. Nëse një hotel ofron vetëm mëngjes (Bed & Breakfast – BB) ose asnjë vakt, atëherë turistët janë të detyruar të konsumojnë ushqime ‘à la carte’ në restorante, ku çmimet mund të jenë më të larta se ato të një pakete të përfshirë në çmimin e hotelit”, shprehet z. Topuzi.

Sipas tij, në vendet fqinje si Greqia, Turqia apo Mali i Zi, shumica e resorteve dhe hoteleve ofrojnë “All-Inclusive”, “Full Board” ose “Half Board”, duke lejuar turistët të planifikojnë më mirë shpenzimet dhe të kenë një përvojë më të rehatshme.

“Në Shqipëri, shumë hotele (veçanërisht ato të vogla dhe të mesme) nuk e kanë këtë mundësi, duke i lënë turistët të detyruar të konsumojnë jashtë çdo vakt, shpesh me çmime jo të qarta ose me luhatje sezonale”, pohon ai.

Por zhvillimi i mëtejshëm i turizmit masiv nëpërmjet përmirësimeve nuk e përjashton zhvillimin e turizmit të luksit, por ai nënvizon se duhet të mësojmë nga gabimet e fqinjëve dhe të kemi vizion për zhvillimin e modeleve të përshtatshme sipas tendencave që po vihen re në tregje.

Turizmi në rritje, por ka nevojë për investime në infrastrukturë dhe nga sektori privat

Rritja e interesit turistik për Shqipërinë duket se nuk kufizohet më vetëm me atë të rërës dhe detit. Turizmi kulturor dhe së fundmi ai i konferencave po tregojnë se mikpritja gjithëvjetore është e mundur, por ka nevojë për investime të mirëmenduara, si nga sektori privat, ashtu edhe ai publik.

Rrahman Kasa, nga Unioni Turistik Shqiptar, shprehet se turizmi i konferencave ka marrë një nxitje të dukshme nga promovimi që i është bërë vendit, por ne ende nuk ofrojmë kapacitete të mëdha siç e kërkon ky treg.

Jemi në kushtet kur kërkesa është më e lartë se oferta. Nga ana tjetër, lidhur me rolin e qeverisë, ai vlerëson se duhet të gjendet zgjidhje për infrastrukturën në ato zona ku piku i sezonit sjell ngërçe të mëdha.

“Një rritje e fluksit të turistëve do të thotë ngarkesë më e madhe në rrugë, më shume mjete dhe institucionet duhet të investojnë në drejtim të lehtësimit të këtij fluksi. Janë disa rrugë që kanë një ngarkesë shumë të madhe, ku turistët si individualë dhe të organizuar humbasin me orë të tëra.

Dikur ishte aksi Thumanë-Kashar, një ndër ta, që tani është e zgjidhur, por më problematikja mbetet autostrada Tiranë-Durrës.

Kësaj rruge në verë, përveç fluksit normal që është jo i vogël, i shtohen edhe të gjithë mjetet që i drejtohen Jugut. Për ne që kemi turistë të organizuar, të kalosh 2-3 orë në trafik për t’i çuar në Golem nuk është pozitive.

Rrugët dytësore në Golem gjithashtu mbeten problematike”, – shprehet z. Kasa.

Kontributi që turizmi ka në ekonomi, sipas tij, e justifikon investimin në ato akse që janë problematikë.

A bëhet kulinari dhe agroturizëm me produkte importi? Subvencionet si nxitje

Një nga aspektet që turistët kanë vlerësuar më shumë gjatë qëndrimit në Shqipëri, ka qenë përvoja autentike dhe kulinaria. Duket se në vijim të kësaj, edhe agjencitë e huaja kanë rritur interesin për këto ture.

“Operatorët turistikë, si pjesë e vlerësimeve që kanë nga turistët, kanë shtuar kërkesën për ture kulinarie, për agroturizëm, turizmin e aventurës dhe për fatin tonë të mirë, ne i kemi të gjitha këto. Sa i takon destinacionit, ka një rritje të jashtëzakonshme për Alpet, por edhe për turizmin e eksperiencës, që lidhet kryesisht me qytetet dhe jetën që ofrojnë ato.

Flas këtu për Tiranën, që është një nga më të preferuarat ku nënvizohet jeta e gjallë që ofron dhe kulinaria në qytet, por edhe në zonat periferike të saj”, – shprehet z. Kasa.

Por teksa kulinaria dhe autenticiteti po kthehen në pikat tona të forta, zhvillimet e brendshme po rrezikojnë që të humbasim këto avantazhe.

Largimi i njerëzve nga fshati po “kërcënon” potencialin e Shqipërisë rurale turistike, ndërsa vetë bujqësia ka qenë në tkurrje. Pikërisht në një situatë si kjo, shihet si zgjidhje për të rritur përfitimin nga zinxhiri i vlerës mbështetja nëpërmjet subvencioneve nga qeveria.

“Bujqësia ka nevojë për politika subvencionuese për të përballuar konkurrencën rajonale, por dhe largimin e banorëve nga zonat rurale. Duhet hequr dorë nga modeli i deritanishëm ku faktikisht subvencioni nuk kalon direkt te konsumatori.

Duhet nxitur përdorimi i produkteve bujqësore apo pijeve lokale. E ka legjislacioni për klasifikimin e hoteleve me yje, por ka mbetur pa u zbatuar.

Nuk mund të flasim për agroturizëm me produkte importi. Duhen ndërhyrje ligjore, pa qenë vonë. Qeveria ka në dorë gjithë instrumentet për ta bërë këtë”, shprehet z. Topuzi./ Monitor.al

The post Turizmi në rritje, por pa orientim appeared first on Albeu.com.

Biznesi i turizmit dentar dhe estetikës po ngadalësohet
Në lokalet e Tiranës apo në aeroporte është bërë e zakonshme të shohësh të huaj me hundë e kokë të fashuar, apo me maskë për të mbuluar punimet që po bëjnë me dhëmbët.

Shqipëria është kthyer në një destinacion turistik jo vetëm për t’u argëtuar e për të kaluar pushimet, por edhe për të kryer turizëm shëndetësor.

Çmimet ende të lira të trajtimeve e ndërhyrjeve estetike, si dhe shërbimeve dentare, po tërheqin gjithnjë e më shumë të huaj.

Kërkesa e lartë po nxit bizneset e këtij segmenti, duke bërë që

për të dytin vit radhazi të jenë në listën e “Monitor 200”, sipas fitimeve. Megjithatë, ritmet e rritjes janë ngadalësuar në krahasim me 2022, duke sinjalizuar për një ngadalësim të këtij tregu.

Rritja e çmimeve për disa ndërhyrje dhe konkurrenca nga Turqia po ndikojnë në këtë tendencë. Rënia e Euros ka qenë një tjetër faktor që ka ndikuar në të ardhurat, teksa ofruesit e shërbimeve janë munduar ta kompensojnë këtë me rritjen e çmimeve, e cila, nga ana tjetër, ka ndikuar te frenimi i kërkesës.

“Sombrero” (Klinika Keit) është më e madhja në vend për mjekësinë e specializuar estetike. Në vitin 2023, të ardhurat e kompanisë u rritën me 8.2%, në 974 milionë lekë, pas dyfishimit të vitit të mëparshëm.

Fitimet ranë me 17%, në 360 milionë lekë, pasi ishin trefishuar vitin e mëparshëm. Norma e fitimit ishte 37%, nga 48% vitin e mëparshëm.

Skerdilajd Faria, themeluesi dhe CEO i “KEIT Day Hospital”, një ndër më të mëdhatë për ndërhyrjet kirurgjikale në vend, pohoi se deri në 60% e kërkesës aktuale për operacione plastike kryesohet nga shtetas të huaj dhe emigrantë.

Pjesën më të madhe të kërkesës nga shtetasit e huaj, sipas tij, e zënë italianët. Disa nga procedurat kirurgjikale që zakonisht kanë një kërkesë të lartë dhe preferohen nga pacientët janë:

– Lipoaspiracioni (liposuksioni), një procedurë e zakonshme për heqjen e yndyrës së tepërt nga zona e trupit si abdomeni, beli, gjinjtë dhe kofshët.

– Rinoplastika, një ndërhyrje për ndryshimin e formës së hundës për të përmirësuar pamjen e fytyrës.

– Face Lift: Kjo është një ndërhyrje për të zbutur rrudhat dhe për të kthyer një pamje më të re të fytyrës.

– Rritja e gjoksit: Në këtë kategori përfshihen ndryshimet e madhësisë së gjoksit përmes implanteve ose transferimit të yndyrës së trupit.

– Abdominoplastika: Një procedurë për të hequr qelizat e tepërta të lëkurës dhe yndyrën nga zona e barkut.

– Transplantimi i flokëve: Për persona me humbje të dukshme të flokëve, transplantimi i flokëve është një opsion, ku kërkesat janë kryesisht nga të huaj.

Edhe klinikat dentare kanë ngadalësuar disi rritjen në 2023. “Brianza Dent” është më e madhja, me të ardhura 1.4 miliardë lekë (+7%), pas dyfishimit që shënoi vitin e kaluar.

Fitimet ranë me 16.4%, në 410 milionë lekë. Norma e fitimit u reduktua në 29.6%, nga 37% vitin e mëparshëm.

Klinika, sipas faqes së internetit, ofron një sërë shërbimesh dentare si implantet, fasetat, e-max, aparatet dentare, ortondoncia. Klinika thekson se u shërben si klientëve vendas, ashtu edhe të huaj.

“Elite” është një tjetër sipërmarrje në listën e më të mëdhenjve sipas fitimeve. Të ardhurat u rritën me 18.2%, në 564 milionë lekë, pas dyfishimit vitin e mëparshëm. Fitimet arritën në 300 milionë lekë, ose 6% më shumë, me një normë prej rreth 53%, nga 60% vitin e kaluar.

Sipas burimeve nga tregu, diferenca e lartë e çmimeve të shërbimeve dentare mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera, me rreth 35-40% më lirë, është ndër arsyet kryesore që po tërheq të huaj.

Konkurrenti kryesor është Turqia, që ka çmime të krahasueshme me Shqipërinë. Kroacia është një tjetër vend i preferuar, por ka çmime rreth 20% më të shtrenjta.

Operatorët pohojnë se mbi 80% e të huajve që vijnë në Shqipëri janë nga Italia. Një sërë aktorësh janë të angazhuar në këtë proces, si agjencitë në Itali e Shqipëri, të cilat reklamojnë nëpërmjet rrjeteve sociale, apo dhe vetë klinikat janë të lidhura me agjentë të ndryshëm.

Një person që ka probleme me të gjithë dhëmbët mund të marrë shërbimin e vendosjes së tyre në Shqipëri për 10 mijë euro, ndërsa në Itali kushton mesatarisht 20-25 mijë euro. Kostot e akomodimit dhe të fluturimeve janë të ulëta.

Klientët italianë janë në pjesën më të madhe nga Italia e Jugut dhe të moshës mbi 50 vjeç.

Krahas italianëve, po tentohet të tërhiqen klientë nga shtete të tjera të Europës si Anglia, Franca, Belgjika, Holanda, ndonëse Turqia mbetet një konkurrent me markë të fortë. Më të vështirët janë nordikët, që janë skeptikë, për shkak se Shqipëria nuk ka emër në këtë treg.

Rreziqet ngadalësojnë tregun dentar?!

Vitet e fundit, të ardhurat e shoqërive që ofrojnë shërbime dentare po rriteshin me shpejtësi. Në treg hynë shumë klinika të reja, të nxitura nga kërkesa e lartë që ka për këto shërbime, teksa informaliteti vijon të jetë i lartë, për shkak se pagesat bëhen kryesisht me cash.

Interesi i të huajve për të marrë shërbime mjekësore në Shqipëri është aq i lartë, sa disa prej tyre, kryesisht në fushën dentare, po investojnë dhe në hapësirat akomoduese (minihotele), duke ofruar një shërbim të plotë për klientët e huaj.

Këshilli i Rregullimit të Territorit ka dhënë së fundmi disa leje për njësi akomodimi që synonin pritjen e pacientëve që vijnë në Shqipëri për shërbime dentare e estetike.

Shtimi i konkurrencës rriti shqetësimin tek operatorët, se mund të bëhet në kurriz të cilësisë dhe kohës së shërbimit. Implantet janë shërbimet që kanë 10 vjet garanci dhe nëse shfaqin probleme më pas te klientët, pjesa më e madhe e të cilëve janë në moshë të madhe, mund të dëmtojnë imazhin e vendit.

Edhe mediat italiane kanë shkruar me skepticizëm për cilësinë e këtij shërbimi. Gjithsesi, operatorët sugjerojnë se potenciali i këtij tregu është i madh, por gjithmonë nëse do të kishte kontrollin e duhur nga institucionet shtetërore.

Gjithsesi, të dhënat e 2023 tregojnë se ky segment po ngadalësohet, si nga rënia e Euros, ashtu dhe nga frenimi i kërkesës i ndikuar nga çmimet apo “frika” e cilësisë./Monitor

The post Biznesi i turizmit dentar dhe estetikës po ngadalësohet appeared first on Albeu.com.

Dizdari: Shqipëria nuk thith dot as 1% të turistëve që vijnë në Mesdhe, ende nuk është ngritur Sistemi i Statistikave të dedikuar për turizmin SAT
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Fjoralba Dizdari në një deklaratë për mediat u shpreh se Shqipëria nuk thith dot as 1% të turistëve që vijnë në Mesdhe, ende nuk është ngritur Sistemi i Statistikave të dedikuar për turizmin SAT.

Deklarata e anëtares së Këshillit Kombëtar të PD, Fjoralba Dizdari:

Në një dalje publike Ministria e Turizmit, Znj. Kumbaro deklaroi se këtë vit Shqipëria deri në muajin Gusht është vizituar nga 8.5 milion vizitorë të huaj, ndërkohë që sipas të dhënave të INSTAT, Shqipëria për periudhën Janar – Korrik të këtij viti, është vizituar nga 6,4 milion të huaj, dhe vetëm 1,6 milion nga këta të huaj, kanë fjetur në struktura akomoduese, që do të thotë se shumë pak është harxhuar në strukturat akomoduese, hoteleri.

Pse kjo qeveri, që e ka aq për zemër turizmin, ende nuk e ka ngritur Sistemin e Statistikave të dedikuar për turizmin SAT (Satellite Açount of Tourism), të premtuar për këtë vit.

Statistikat që nxirren sot janë një kryqëzim i burimeve të ndryshme nga Instat, Tatimet, Ministria e Financave apo Bashkitë duke çoroditur opinionin publik me shifra laramane.

Ajo çka u reflektua sivjet në plazhet e vendit, është pikërisht dështimi i Qeverisë Shqiptare në manaxhimin e turizmit bregdetar. Sivjet, po ashtu qeveria dështoi me sukses, në menaxhimin e turizmit natyror, malor e ndërqytetas, si rezultat i mungesës së kapaciteteve akomoduese dhe linjave të transportit nga qyteti në qytet.

Kryeministri pretendoi në nisje të vitit “se për 2024 kishte rritje të prenotimeve në krahasim me 2023 në vend”, dhe madje ishin mbyllur rezervime edhe për vitin 2025, ndërkohë që vetëm pak javë më parë udhëzonte operatorët turistik vlonjatë që të ulnin çmimet pasi plazhet ishin bosh.

Shqipëria deri para pak ditësh nuk kishte një Strategji për zhvillimin e sektorit të turizmit të qëndrueshëm 2024-2030, por një strategji deri në vitin 2023. Ndonëse Ministria e Turizmit e kishte premtuar atë muaj më parë.

Mesdheu këtë vit do të vizitohet nga mbi 500 milion turistë dhe vetëm dy vendet fqinje, Greqia dhe Kroacia tërheqin rreth 10 % të këtyre vizitorëve, ndërkohë që Shqipëria nuk tërheq dot as 1 % të tyre.

Sipas Ministres së Turizmit, qeveria shqiptare ishte e kënaqur që bashkëkombësve tanë, shqiptarëve të Kosovës u ishin liberalizuar vizat, duke shpresuar gjithsesi të vizitonin bregdetin tonë, ndërkohë nga ana tjetër kjo qeveri ka gjobitur me dy taksa shqiptarët e veriut, që kërkojnë të aksesojnë plazhet e vendit!

Ministria e 800 tonëve mbetje të rrezikshme, deklaroi se impiantet e filtrimit të ujërave të ndotura që janë në Shqipëri, nuk i përballojnë kapacitetet e shtuara të qyteteve.

Pse nuk investohet në këtë drejtim, por rrezikojnë shëndetin e fëmijëve dhe pushuesve që lahen nëpër plazhe, duke e bërë Shqipërinë të fundit në rajon dhe Europë, për cilësinë e ujerave detare.

Këtë na e vërteton edhe raporti i Agjencisë Europiane të Mjedisit për cilësinë e ujerave detare, ku nga 29 vende të rajonit dhe Europës, Shqipëria është e pozicionuar e fundit.

Që Shqipëria të shndërrohet në një atraksion turistik, kërkohen më shumë se ‘letra strategjike’ dhe zotime televizive.

The post Dizdari: Shqipëria nuk thith dot as 1% të turistëve që vijnë në Mesdhe, ende nuk është ngritur Sistemi i Statistikave të dedikuar për turizmin SAT appeared first on Albeu.com.

Gjendja alarmante e turizmit në Shqipëri/ Alma Çupi: Në Ksamil i vunë porta plazhit
Mbrëmjen e djeshme, në emisionin “Opinion” në Tv Klan, u fol në lidhje me turizmin në Shqipëri gjatë këtij sezoni turistik.

E ftuar në studio ishte edhe gazetarja Alma Çupi, sipas të cilës gjendja është alarmante.

“Unë jam një njeri që e dua vendin tim dhe prej shumë vitesh kam pushuar në vendin tim. Ka arritur gjendja alarmante, për shkak jo nga privati. Privati ka bërë investime aq sa ka mundu, por tani nuk shikoj një bashkëpunim mes privatit dhe pushtetit lokal”, tha ajo.

Më e pakënaqur, duket se ajo është me Ksamilin ku tregoi se çfarë i ka ndodhur.

Blendi Fevziu: Pse u mërzite në Ksamil? Çfarë ndodhi?

Alma Çupi: “E para, u mërzita në Ksamil se nuk bën dot plazh pa paguar një çadër. E gjithë vija bregdetare e Ksamilit, vija e qytetit… Por ti nuk mund të më detyrosh mua, që të më mbyllësh portën e plazhit. I kanë vënë porta plazhit”.

Alma Çupi: “Po! Natën ti nuk bën dot shëtitje buzë detit në një pjesë vije bregdetare të Ksamilit. Jo nuk shkon dot të lahesh në darkë në det. Jo mua, ata do ma hapnin mua portën, por kur më thanë ti do futesh…nuk është normale kjo. Dhe nga kjo u mërzita”.

Blendi Fevziu: Si moj i kanë bërë plazhet me derë?

Alma Çupi: “Po me derë, me portë. Pasdite mbyllet porta dhe nuk lejohen. Mua më ndodhi vetë dhe pastaj u futa në pishinë. Ai thjesht kishte mbyllur plazhin se e quante të veten, pjesën e territorit të plazhit”.

The post Gjendja alarmante e turizmit në Shqipëri/ Alma Çupi: Në Ksamil i vunë porta plazhit appeared first on Albeu.com.

Hoxha: Siguria dhe mbarëvajtja e sezonit turistik, prioritet i policisë
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha u shpreh sot se prioritet në muajin gusht ishte angazhimi për sigurinë dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Ministri i Brendshëm renditi në një postim në rrjetet sociale momentet kryesore të punës së ministrisë që drejton përgjatë muajit gusht.

Ai vuri në dukje se që në nisje të detyrës si Ministër i Brendshëm vendosi prioritet angazhimin për sigurinë dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Ndërkohë, po ashtu, gjatë gushtit u zbatuan masat për rritjen e parametrave të sigurisë detare.

Gjithashtu, Hoxha renditi si punë të kryer edhe përurimin e stacionit të ri zjarrfikës në bashkinë Fier, një strukturë moderne që rrit cilësinë e shërbimit për këtë komunitet.

Hoxha risolli në vëmendje miratimin e pagesave për orët shtesë për punonjësit e Policisë që shërbejnë përgjatë sezonit turistik, si dhe kompensimin financiar ushqimor.

Ai theksoi se, pati ndërkohë takime të rëndësishme me përfaqësues të vendeve partnere, për të rritur e thelluar bashkëpunimin si dhe çuar para projektet në interes të përbashkët.

The post Hoxha: Siguria dhe mbarëvajtja e sezonit turistik, prioritet i policisë appeared first on Albeu.com.