turizmi ne shqiperi Archives - Albeu.com

CNN rendit Shqipërinë në 10 vendet kryesore që duhen vizituar
CNN rendit Shqipërinë në 10 vendet kryesore që duhen vizituar mes 24 destinacioneve të vitit 2024 si një model i zhvillimit të qëndrueshëm.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale artikullin e publikuar nga CNN, ku vlerësohen bukuritë e bregdetit, qendrat historike në Berat e Gjirokastër, ato të kulturës dhe Parku Kombëtar i Vjosës.

“2024 hyn me këmbë të mbarë për promovimin ndërkombëtar të turizmit tonë”, u shpreh Rama.

“CNN Travel” ka zgjedhur 24 vende mes tyre edhe Shqipërinë për t’u vizituar në vitin 2024. “CNN Travel” nënvizon se në vitin 2023, një numër rekord italianësh u dyndën në të gjithë Adriatikun për pushimet e tyre.

“E vendosur në bregdetin e Adriatikut midis Greqisë dhe Malit të Zi, është për t’u habitur që Shqipëria nuk ishte popullore si destinacion plazhi më parë. Por çmimet ‘miqësore’ me portofolin, kanë sjellë një lulëzim të turizmit në Shqipëri gjatë viteve të fundit, aq shumë sa në vitin 2023, një numër rekord italianësh u dyndën në të gjithë Adriatikun për pushimet e tyre të verore.’- thuhet në artikull.

Ndër të tjera në artikull nënvizohet edhe fakti se në Shqipëri, veç bregdetit, vendi ka një kulturë të pasur, me qendra historike si Berati dhe Gjirokastra.

‘2024 sheh hapjen e një aeroporti të ri në Vlorë, në bregdet, i cili do t’i lehtësojë udhëtimet në plazh. Por Shqipëria ka shumë më tepër sesa bregdeti i saj. Vendi ka një kulturë të pasur, duke përfshirë historinë e krishterë dhe myslimane, me qendra historike në qytete si Berati dhe Gjirokastër, si dhe peizazhe malore mahnitëse si Thethi.

Në vitin 2023, Vjosa e Shqipërisë prej 168 miljesh (270 kilometrash) u shpall zyrtarisht parku i parë kombëtar i lumit të egër në Evropë. Shqipëria mori parkun e parë kombëtar të lumit të egër në Evropë, rreth lumit Vjosa prej 168 miljesh (270 kilometrash)’, shkruan “CNN travel”.

The post CNN rendit Shqipërinë në 10 vendet kryesore që duhen vizituar appeared first on Albeu.com.

Kumbaro për turizmin në 2024: S’do të tolerohet mosdeklarimi i strukturave akomoduese! Krijuam lehtësira, s’mund të mos vjelim taksa
Viti 2023 kishte si kryefjalë turizmin në Shqipëri, duke hapur një faqe të re jo vetëm sa i përket fluksit të turistëve, por edhe të gjithë industrisë që lidhet me këtë sektor, duke filluar nga ai i bareve dhe restoranteve, shtëpive me qira, shitjeve dhe blerjeve të pasurive të patundshme, agroturizmit, bujqësisë, infrastrukturës, botës së spektaklit, por edhe një sërë sektorësh të tjerë.

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro vlerëson se suksesi i turizmit në vitin 2023 me 10 milionë turistë të huaj, është rezultat i punësdhe koordinimit të mirë të të gjitha institucioneve publike, por edhe subjekteve private që operojnë në turizëm ndërsa viti 2024 do të jetë prova e zjarrit.

“Viti 2024 do të jetë ‘prova e zjarrit’, sepse ashtu si për publikun, edhe për qeverinë kjo është diçka e re, e paprovuar më parë. Kjo s’do të thotë që duhet të rrimë edhe të presim ç’do të ndodhë. Sigurisht që kemi nisur të përgatitemi që nga masat për pastrimin e vendit, përmes asistencës në 8 bashki bregdetare për pastrimin e territorit të tyre, tek inspektimet në terren gjatë sezonit veror për respektimin e rregullave si stacion plazhi dhe ndotjen akustike” deklaroi ministrja në një intervistë.

Tashmë sektori privat ka konfirmuar 35% më shumë kontrata për vitin e ardhshëm ndërsa objekviti është i qartë.

“Sektori privat konfirmon që ka 35% më shumë kontrata për vitin tjetër. Por synojmë turistë që qëndrojnë më gjatë dhe të shpenzojnë më shumë.

Me ndryshimet në ligjin për turizmin do të tatohen edhe shtëpitë që jepen nëpërmjet disa platformave që ofrojnë shërbimin me qira të shtëpive apo vilave. Të gjitha platformat dhe bizneset që ofrojnë shërbim akomodimi duhet të kategorizohen, sepse jemi në një moment që turizmi po kthehet në industri të mirëfilltë dhe duhen rregulla të barabarta për të gjithë, për të respektuar konkurrencën e ndershme. Mosdeklarimet nuk do të tolerohen më. Ne kemi krijuar shumë lehtësi për investimet në turizëm, siç edhe i përmenda më parë, por ama shteti nuk mund të mos vjelë taksa nga një numër i konsiderueshëm i strukturave akomoduese, sepse sa më shumë rriten flukset, aq më shumë rriten kostot e qeverisë për sa i përket pastrimit, shërbimeve, promovimit etj’ tha Kumbaro.

The post Kumbaro për turizmin në 2024: S’do të tolerohet mosdeklarimi i strukturave akomoduese! Krijuam lehtësira, s’mund të mos vjelim taksa appeared first on Albeu.com.

Kumbaro i përgjigjet deputetes së PD: Shqipëria, e dyta në botë për rikuperimin e turistëve
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro nga foltorja e Kuvendit i është përgjigjur deputetes demokrate Ina Zhupa. Kjo e fundit ka thirrur për interpelancë ministren lidhur me sezonin e turizmit dhe problematikat që e shoqëronin.

Zhupa tha se Kumbaro duhet të ishte larguar pas ngjarjeve të rënda që shoqëruan sezonin turistik, ku kulmi arriti me ngjarjen e rëndë në Potam.

Ndërsa Kumbaro, e cilësoi sezonin turistik si më të suksesshmin.

“Saranda është rasti tipik, por jo i vetmi ku sezoni turistik nuk mbyllet në gusht por vijon edhe në vjeshtë. Në muajin shtator kishte turistë gjermanë, italianë, polakë dhe shumë nga vendet nordike. Ky shtator është më i miri për sa i përket numrit të turistëve. Edhe muaji tetor konfirmohet më i mirë se sa tetori i një muaji më parë, pasi vijojnë rezervimet.

Në Sarandë dhe në Ksamil ka rreth 900 njësi akomoduese, çka përkthehet në mbi 25 mijë shtretër. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë kemi një rritje të prurjes me mbi 25%. Po flas vetëm për Sarandën.

Pas një pause 3-vjeçare kemi një rikthim të turistëve nordikë. Risi ishte ardhja e turistëve spanjollë, që kaloi mbi 4.5 herë më shumë se vitin e kaluar. Edhe ata italianë erdhën 85% më shumë se vitin e kaluar. Suksesi i kësaj vere ishte dhe hapja e rrugës Kardhiq-Delvinë.

Këto flukse kanë ndikuar dhe në shitjen e pasurive të patundshme në Gjirokastër duke synuar jo vetëm turizmin në Gjirokastër por edhe në bregdetin e Sarandës.

Kjo verë nga qershori deri në shtator ka pasur çdo javë nga një artikull në mediet ndërkombëtare duke i bërë jehonë turizmit. Një aspekt shumë i rëndësishëm ka qenë përpjekja e bashkisë për të mbajtur pastër një territor që për 3 muaj u popullua 10 herë më shumë se numri i banorëve që jetojnë aty për 9 muaj të tjerë. Padyshim që Saranda ishte më e pastra këtë verë, ashtu siç ishin dhe bashkitë e tjera.

Ministria e Turizmit ka filluar punën për vitin 2023. Në datën 1 nëntor deri në 30 nëntor do të jetë faza e aplikimit të subjekteve që punojnë dhe ndërtojnë ekonomi në këtë sektor. Turizmi këtë vit ka qenë jo vetëm më i mirë se çdo vit, por flet dhe për një shtirje në kohë.

Nëse frekuencat e para fillojnë në mars dhe vijojnë deri në nëntor, kjo tregon që zhvillimi i atraksioneve të reja turistike, e bëjnë Shqipërinë vërtetë ashtu sikurse në fakt e ka nxjerrë dhe Organizata Botërore e Turizmit, që e radhit Shqipërinë të parin vend në Evropë për rikuperimin e numrit të turistëve pas pandemisë me 19% më shumë vizitorë dhe të dytin në botë”, tha Kumbaro.

The post Kumbaro i përgjigjet deputetes së PD: Shqipëria, e dyta në botë për rikuperimin e turistëve appeared first on Albeu.com.

“Ia kemi rrëmbyer Greqisë turistët”, ministrja e Ekonomisë: Xhiroja e bizneseve u rrit 23%
Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj ka deklaruar se qarkullimi ekonomik i bizneseve të Hoteleri-Turizmit është rritur më 23% gjatë periudhës maj-qershor referuar deklaratave të TVSH-së, krahasuar me një vit më parë.

Sipas saj është rritur edhe punësimi në këtë sektor.

Por, shkak për këtë rritje është bërë heqja e kufizimeve nga pandemia Covid-19. Rikujtojmë se një vit më parë ka pasur kufizime në hyrje të pikave doganore shqiptare për shkak të Covid-19 dhe numri i pushuesve që zgjodhën Shqipërinë ishte më i pakët. Gjithashtu kishte kufizime për sa i përket orareve dhe lejimit të muzikës në klube. Kujtojmë se as grumbullimet masive nuk lejoheshin.

“Turizmi kontribut pozitiv për ekonominë shqiptare. 23% më shumë u rrit qarkullimi i biznesit në sektorin e Hoteleri-Turizmit, referuar deklaratave të TVSH-së për periudhën Maj -Qershor 2022 krahasuar me Maj -Qershor 2021”, shkruan Ibrahimaj.

“Pothuajse të gjithë aktivitetet e këtij sektori rezultuan me rritje, përkatësisht “Akomodime të tjera” me 80% dhe “Hotele dhe struktura të ngjashme” me 57%,” shton ministrja.

Po sipas ministres, punësimi ka shënuar rritje me 16% krahasur me një vit më parë.

“Punësimi gjithashtu shënoi rritje me 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 ose me rreth 23% krahasuar me periudhën para pandemisë (2019).

Këto shifra dhe jo perceptimet që përshfaqen lart e poshtë këto ditë, tregojnë qartë për ecurinë e këtij sektori të rëndësishëm, rritjen e konsumit dhe vlerën që turizmi ka në rimëkëmbjen e ekonomisë”, shkruan Ibrahimaj.

Por sipas Rrahman Kasës, kryetar i Unionit Turistik Shqiptar, nga vlerësimet e tyre për fundin e korrikut dhe fillimin e gushtit, bregdeti i Durrësi-Golemit është i vetmi që ka më shumë pushues në njësitë akomoduese në krahasim me vitin e kaluar.

“Si kapacitet i shfrytëzimit të hoteleve dhe plazheve, përveç Durrësit, të tjerët janë më keq se vitin e kaluar”.

Ai thotë se Bregdeti Durrës- Kavajë ka një zënie të kapaciteteve mbi 90%.

Pas Durrësit, më mirë është Velipoja, me 90%.

Bregdeti i Sarandes është mbi 70%; Bregdeti i Vlores 75-80%

Më dobët, sipas tij, këtë vit paraqitet bregdeti i Himarës, që ka një zënie të kapaciteteve prej 55-60%.

Dobët rezulton dhe Shëngjini këtë vit, ku Kasa thotë se zënia e kapaciteteve është 70-75%.

Nga ana tjetër, ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ka deklaruar se i kemi marrë Greqisë dhjetëra mijëra turistë gjatë këtij sezoni.

Por pavarësisht kësaj, Greqia ka shënuar rekorde në turizëm gjatë këtij sezoni duke i patur 80% të njësive akomoduese me rezervime 100%. Mësohet se vendi do të përfitojë rreth 15 miliard euro deri në fund të sezonit turistik duke kapur një rekord historik.

Ndërkohë, ka ishuj si Santorini apo Naxos, të cilat janë full me rezervime që shkojnë deri në 100%.

Turistët kanë rezervuar të tre muajt e verës në Greqi dhe ishujt e saj, teksa kanë vazhduar edhe në shtator. Pushuesit në numër më madh janë nga Franca, Italia, Britania e madhe, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Abcnews.al/

The post “Ia kemi rrëmbyer Greqisë turistët”, ministrja e Ekonomisë: Xhiroja e bizneseve u rrit 23% appeared first on Albeu.com.

Ndodh në jug të Shqipërisë, pronari i restorantit ndjek me thi*ë në dorë klientin në rrugë (VIDEO)
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në jug të Shqipërisë, ku një pronar restoranti është filmuar teksa ndjek me thikë në dorë klientin e tij.

Video e siguruar nga JOQ është xhiruar në një restorant në Sarandë, ku klienti fillimisht ka patur një përplasje me pronarin.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e para që shohim ngjarje kaq të shëmtuara, ku pak vite më parë Mihal Kokëdhima bëri të njëjtin gjest duke terrorizuar kielntët në lokalin e tij vetëm pse këta të fundit nuk iu pëlqeu as ushqimi por as çmimi abuzues në faturë.

Ndërkohë këtë vit, për shkak edhe të këtyre veprimeve, numri i pushuesve në plazhet e jugut ka qenë në shifra mjaft të ulëta./albeu.com/

View this post on Instagram

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

The post Ndodh në jug të Shqipërisë, pronari i restorantit ndjek me thi*ë në dorë klientin në rrugë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Turizmi 2022: Rritet kërkesa, por edhe çmimet
Besoj edhe ju, në rrethin familjar apo shoqëror, keni dëgjuar tek-tuk t’ju pohojnë këtë verë fjalinë: Do të ik jashtë për pushime, kam gjetur një paketë shumë të mirë. Është e vërtetë që pas dy vitesh kufizime prej pandemisë, një pjesë e shqiptarëve kanë zgjedhur të pushojnë jashtë. Më tepër prej lirisë së fituar rishtazi pas kufizimeve, marketingut agresiv dhe paketave me të gjitha të përfshira të ofruara nga disa vende.

Në anën tjetër, vihet re rritje interesi nga turistët e huaj për Shqipërinë këtë sezon.

Rritja e flukseve turistike është një tendencë që po përjeton çdo destinacion, mjaft të hedhësh sytë nga fqinjët si Greqia, Mali i Zi, Kroacia. Të gjithë parashikojnë të kenë vitin më të mirë turistik, madje edhe më të mirë se viti 2019, që mbështetet në statistikat e fundit.

Për vendin tonë, tur-operatorët, njohësit e sektorit dhe përshtypjet nga terreni nuk tregojnë një panoramë vetëm të bardhë apo vetëm të zezë në këtë sezon. Është shumë më komplekse se kaq dhe tendencat që po shfaqen variojnë nga rajoni në rajon.

Pavarësisht problematikave dhe rezervave, shumica presin që ky të jetë një vit i mirë për turizmin. Kahu më pesimist e pret që të jetë disi më poshtë se shifra e 2019-ës, viti më i miri në historinë e turizmit në vend, kurse optimistët mendojnë se mund të jetë po aq i mirë sa ky vit, madje edhe me një rritje të lehtë.

Teksa pjesa e parë e sezonit ka kaluar, pjesa nga 15 korriku deri më 31 gusht parashikohet të jetë kulmi i sezonit për gjithë vendin. Ai që këtë vit ka shërbyer si faktor frenues është rritja e kostove e për rrjedhojë, çmimeve.

Durrësi, “kampion” i turizmit të organizuar, kërkesa mbi kapacitetet

Durrësi është rikthyer këtë sezon turistik me një rritje të kërkesës nga agjencitë e huaja për turizmin e organizuar. Teksa në pandemi, këto grupe ishin të kufizuara apo disa tregje munguan edhe plotësisht, këtë verë kërkesa është mbi kapacitetet.

Këtu bëhet fjalë gjithmonë për struktura me një numër të madh dhomash, të përshtatshme për këtë lloj turizmi. Rrahman Kasa, nga Unioni Turistik Shqiptar, shprehet se edhe kjo verë është e Durrësit dhe se ashtu si pjesa e parë e verës, edhe pesa e mbetur parashikohet të jetë e mirë.

“Durrësi është edhe në këtë sezon shumë mirë, flasim për qershorin e korrikun. Por pritshmëritë janë njëlloj dhe për në vazhdim. Të paktën, turizmi i organizuar është shumë më mirë sesa dy sezonet e kaluara, pasi heqja e kufizimeve dhe rikthimi i disa tregjeve që munguan gjatë pandemisë ka rritur numrat. Mund të themi që për strukturat akomoduese, të cilat përmbushin kushtet që kërkon ky lloj turizmi, kërkesa është gati 30% më e lartë mbi kapacitetin që kemi mundësi të ofrojmë”, – shprehet Kasa.

Por teksa për turizmin e organizuar ka një rritje të interesit ku këtë verë janë rikthyer edhe nordikët që munguan gjatë pandemisë, për turizmin individual, perceptimi është i ndryshëm. Blerim Norja, nga Royal G, shprehet se ky lloj turizmi në tërësi për Durrësin duket sikur ka pasur ecuri më të dobët në pjesën e parë të verës.

“Durrësi, në përgjithësi, ka një rënie në raport me vjet, diku tek 15% të turistëve. Është mungesa e turistit ukrainas që kishte nisur të vizitonte këtë destinacion. Pjesa e organizuar me tregjet tradicionale Poloni, Çeki ka qenë shumë mirë, madje ka pasur edhe rritje të numrit të rezervimeve më shumë sesa ishte rezervimi fillestar. Për t’u kthyer edhe një herë te tregjet individuale, ata që shoh të pranishëm janë italianët, serbët, shqiptarët e Kosovës. Këta të fundit, duket sikur janë disi më pak se vjet”, pohon Norja.

Lidhur me çmimet, ai shprehet se ka një rritje të përgjithshme vetëm për Durrësin, me 15%, ndërsa për ushqimin, më pak se 10%. Pritshëmritë e tij janë që këtë vit, edhe shtatori të jetë shumë mirë, ndërkohë që gushti ka qenë historikisht muaji më i mirë. Z.Norja vlerëson se ka interes për rezervime që shkojnë deri në shtator dhe kjo është baza për të menduar se do të kemi një sezon që do të zgjasë.

Shëngjini “mbështetet” te Kosova dhe diaspora, kostot rrisin çmimet

Shëngjini, me disa struktura të mëdha dhe me “traditë” në ofrimin e turizmit të organizuar, këtë vit mbështetet kryesisht në turizmin patriotik dhe individual. Bledar Shima, menaxher i “Maritim Rafaelo Resort”, thotë se pjesën kryesore të turistëve e përbëjnë shqiptarët e Kosovës, si dhe diaspora e këtij vendi dhe Shqipërisë.

Ai shprehet se pandemia solli një lloj ngërçi me kontratat me garanci, por interesi për to nuk ka munguar nga agjencitë e huaja dhe me shumë mundësi në vitin 2023 do të ketë kontrata aktive.

“Këtë vit kemi turistët e diasporës të Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe shqiptarë të Kosovës, që janë tradicionalisht një grup i rëndësishëm për Shëngjinin. Nuk kemi kontrata me garanci, për shkak të kufizimeve në fuqi dy vitet e shkuara të pandemisë. Për vitin 2023, do të shohim sërish mundësitë që kemi, për të mbyllur kontrata me garanci, pasi kemi pasur interes nga zviceranët.

Kosova ka interes të madh për Shëngjinin këtë vit dhe kjo është reflektuar në numra mjaft të mirë. Kjo ka nxitur edhe investimet në sektorin e hotelerisë, ku janë hapur struktura të reja, ndërkohë që ka edhe një angazhim më të madh për përshtatjen e apartamenteve apo banesave për atë grup turistësh që i preferojnë. Fundjavave, Shëngjini është plot” pohon Shima.

Ai vlerëson gjithashtu se ka pasur rritje të dukshme të kostove në disa segmente si energjia, pagat, nafta apo ushqimet, e cila ka sjellë rritje me 20-30% të çmimeve nga strukturat akomoduese në zonën e Shëngjinit. Nëse ky vit do të jetë më i mirë se ai 2019 për turizmin, z. Shima shprehet se do të jetë një vit i mbarë por nuk mendon se do arrijë nivelin e vitit më të mirë historik të turizmit në Shqipëri.

Vlora pritet të “pushtohet” nga italianët, turistët më të matur me shpenzimet

Vlora në qershor dhe pjesën e parë të korrikut nuk ka shënuar ndonjë rritje të jashtëzakonshme të turistëve. Sigurisht ata nuk mungojnë, por piku i sezonit pritet të jetë në pjesën e mbetur të verës. Enrik Mehmeti, gazetar dhe njohës i sektorit, shprehet se pritshmëria ka qenë për një fluks të madh turistësh që në qershor, por duket se kjo u ndikua nga pasiguria e përgjithshme e luftës Rusi-Ukrainë dhe kriza e çmimeve.

“Qershori dhe fillimi i korrikut paraqiten disi më të dobët se vitet e kaluar dhe kjo mendoj që vjen nga ndikimi i luftës Rusi-Ukrainë, e cila po ndihet edhe në vendin tonë. Është normale të shohësh shumicën e çadrave bosh, jo vetëm në Vlorë por edhe në ato vende që njihen si destinacione shumë të preferuara për pushime, siç janë Dhërmiu, Jali, Himara, Saranda e me radhë.

Nga ana tjetër, pritet një bum turistësh kryesisht italianë, nga mesi i korrikut dhe deri në shtator. Sipas informacionit që kam nga operatorë turistikë, turizmi këtë vit do të vijojë deri në mes të shtatorit, diçka që mbështetet nga ardhja e italianëve. Ndërkohë që periudha nga mesi i korrikut e deri në fund të gushtit do të ketë pikun e ardhjes së turistëve, duke ndryshuar tërësisht panoramën turistike të sezonit dhe duke bërë diferencë”, – pohon Mehmeti.

Sipas tij, rritja e çmimeve ka ndodhur edhe në zonën e Jugut në shumicën e strukturave, por edhe në restorante, e për pasojë turistët po tregohen më të kujdesshëm me shpenzimet.

“Ajo që vihet re është se turistët po marrin dhoma, pavarësisht çmimit më të shtrenjtë të tyre. Janë të gatshëm të paguajnë për një dhomë komode dhe me kushte, por nuk është e njëjta sjellje kur bëhet fjalë për bar-restorantet. Janë më të kujdesshëm me zgjedhjen e tyre, kërkojnë më gjatë për vende më të lira. Kanë tendencën të kërkojnë menunë dhe të shohin me detaj çmimet, jo si më parë kur jepej menjëherë porosia. Jeta e natës këtë vit është e vakët, nuk është ajo e viteve të kaluara, por pritet që të “shpërthejë në gusht” shprehet z.Mehmeti.

Himara tërheq pushuesit besnikë vendas, por edhe të huajt individualë

Himara ka pasur ecuri mesatare të turizmit në pjesën e parë të verës, mbështetur kryesisht nga të huajt dhe në fundjavë edhe me vendas. Shtimi i disa strukturave të reja akomoduese në këtë zonë, me kapacitet mesatar, ka rritur interesin edhe nga turizmi i organizuar, por ai mbetet në nivele të ulëta.

Operatorët pohojnë se piku i sezonit do të jetë gushti edhe për këtë qytet. Në këtë periudhë pritet rritje e turistëve të huaj, por edhe “besnikëve” brenda vendit, që kryesisht janë familje që kanë zgjedhur të mos largohen jashtë.

Në gusht, një pjesë e madhe e strukturave janë tashmë të rezervuara me një okupancë (zënie) të kënaqshme, ndërkohë që është rritur preferenca për apartamente, duke nxitur shumë himarjotë të bëjnë rikonstruktime dhe investime për t’i përshtatur si struktura për turistët.

Numri i apartamenteve dhe banesave të kësaj natyre është rritur ndjeshëm. Operatorët turistikë konfirmojnë gjithashtu se familjarët kanë zgjedhur pikërisht apartamentet dhe hotelet mesatarë, ndërkohë që hotelet luksozë vijojnë të mbeten të disponueshëm në një pakicë dhomash dhe rezervimet në to janë kryesisht nga të huajt dhe diaspora shqiptare. Çmimet në Himarë janë rritur në intervalin mes 15-30% për një pjesë të mirë të hoteleve.

Sarandën po e vizitojnë të rinjtë europianë, më pak turizëm i organizuar

Saranda, për disa vite, përjetoi rritje graduale të turizmit të organizuar ku agjencitë e huaja, nëpërmjet charterave që uleshin në Korfuz sillnin vizitorë në bashkëpunim me tur-operatorët vendas. Por duket se ky lloj turizmi i zbehur tërësisht gjatë pandemisë, për shkak të kufizimeve, do të mbetet i tillë edhe këtë vit. Përkundër kësaj vihet re se interesi i të huajve që vijnë individualisht është në rritje, duke kompensuar mungesën e grupit të parë.

Arben Çipa, nga Shoqata e Hotelierëve në Sarandë, shprehet se po bie në sy tendenca e vizitorëve të rinj nga vendet europiane që u pëlqen të eksplorojnë në tërësi Shqipërinë dhe që përdorin Aeroportin e Korfuzit për të ardhur drejt Sarandës.

“Si sezon është me popullsi turistike të konsiderueshme, veçse ka ndryshuar formati i turistit. Nëse deri vitin e kaluar, kemi pasur familjarë si turistë, këtë vit vihet re fenomeni i çifteve me moshë të re dhe pjesa më e madhe, rreth 90% e tyre janë turistë perëndimorë.

Janë spanjollë, francezë, anglezë që vijnë në mënyrë individuale, përmes rezervimeve në platformat online si Booking. Vijnë nga Korfuzi, që është rruga më e lehtë për fluturimet dhe që europianët e kanë shumë më të lehtë për të aksesuar Sarandën”, pohon ai.

Sipas z.Çipa, edhe në zonën e Sarandës dhe Ksamilit, strukturat kanë qenë të detyruara të rrisin me 10% çmimet për shkak të rritjes së kostove./Monitor

The post Turizmi 2022: Rritet kërkesa, por edhe çmimet appeared first on Albeu.com.

Turizmi, ku (nuk) jemi?
Nga llir Metaj

Sezoni turistik shqiptar e mbërriti pikun e tij kalendarik.

Qindra struktura hoteliere mezi e kanë pritur këtë periudhë të vitit. Ekonomia shqiptare, që gjithnjë e më shumë vitet e fundit është zgjeruar nën kontributin e këtij sektori, gjithashtu mezi e kishte pritur.

Disa sezone të viteve të shkuara kishin krijuar mjaft pritshmëri e, herë-herë edhe mbisiguri, se ky sezon do të ishte edhe më I mbarë.

Por duket se shumë shpejt pasiguritë dhe zhgënjimet filluan të mbijnë nën cadrat bosh e në plazhet pa harenë e pritur.

Ndaj, sic duhet të ndodhte, një përpjekje për analize të shpejtë e arsyetim mbi shkaqet duket gjithandej.

Eshtë mirë që të vetëanalizohemi. Sa më shpejt e sa më sinqerisht. Sepse kjo do ta bëjë dhimbjen e këtij sezoni të dobishme për sezonet e ardhshëm.

E kam thënë edhe më parë: industria turistike në Shqipëri është një industri guximi të pashoq. Një guxim të tillë e lind vetëm pasioni.

Flas për ata që kanë investuar mirëfilli në struktura të rëndësishme hoteliere. Ata kanë vendosur kartat e tyre në një lojë tepër të vështirë, tepër delikate për shkak të finesës.

Turizmi është industri argëtimi, jo halli. Dhe si e tillë ajo nuk toleron gabime.

Një turist ka kohë të analizojë dhe të vendosi në balancë cdo element. Dhe të bëjë pastaj vendimin më eficent. Ndaj, kjo industri, kërkon njëherazi shumë dije, shumë talente: të komunikosh, të çmosh, të gatuash, të shërbesh, të pastrosh, të argetosh, të mobilosh, të njohësh historinë, gjeografinë, gjuhën e huaj, etj, etj. Shumë mund.

Por falë kurajos dhe pasionit, shumë shqiptarë e kanë shkelur këtë rrugë, duke e lënë të hapur për të tjerët që vijnë pas.

Sezoni i këtij viti po tregon, se kjo industri, nuk të lë të gabosh pa të ndëshkuar. Nuk të lë as të vetkënaqesh dhe, pikërisht ku mendon se e ke fituar betejën, të tregon se këtu nuk ka asnjëherë “zare të hedhur” përfundimisht.

Këtu “zaret hidhen” cdo herë, cdo vit. Ndaj cdo herë duhet të kuptosh ku je i pozicionuar me konkurencën dhe cila është diferenca që të sjell tek ti.

Nëse harron që celësi është tek diferenca, atëherë gabon.

Shqiptarët nuk kanë trashëguar ndonjë kulturë të shërbimeve të kualifikuara hoteliere, as të resorteve, madje as të strukturave pritëse në përgjithësi. Shqiptari traditë të trashëguar ka patur mikpritjen në shtëpinë e tij.

Atë po, e ka patur falas, të pasforcuar, unike.

Dhe kjo ka përbërë këto kohë vetiu një produkt të shitshëm turistik.

Por kaq natyrisht, nuk mjafton të krijosh një industri. Një industri kerkon kapacitete të mëdha, shërbim të krahasueshëm me nivelet qindravjecare ndërkombëtare, pastërti shembullore, infrastrukturë të mirë dhe natyrën që na ka falur Zoti.

Të gjitha këto sëbashku të bëjnë thjesht të barabartë me botën.

Paskëtaj, industrisë shqiptare i duhet të krijoj diferencën, Sepse kjo diferencë do ta bëjë të përzgjidhet midis të barabartëve qindra vjecarë.

Cdo i vogël, që të hapi vendin e tij në treg i duhet një vecanti që terheq vëmendjen.

Këtu me së pari vjen natyrshëm cmimi. Cdo aktor i ri nuk mund të cajë tregun pa diferencën e cmimit. Ajo është e para që apelon vëmendjen.

Po cili është lajmi sot?

Lajmi mediatik sot, është se plazhet dhe hotelet, në jug sidomos, janë pjesërisht të zbrazëta për shkak të cmimeve të ekzagjeruara.

Lajmi dhe opinioni në fakt  bazohet thjesht mbi perceptim (mund të jetë i saktë, por edhe i gabuar) sepse askush nuk ka folur me statistika të tipit  sa % e kapaciteteve akomoduese janë bosh, apo sa më pak se vjet.

Nga ana tjetër edhe administratorët e njësive hoteliere, që kundërshtojnë lajmet mbi cmimet e larta në ato nivele,  as nuk konfirmojnë dhe as nuk kundërshtojnë pjesën tjetër të lajmit:

atë, që hotelet dhe plazhet duken pjesërisht të zbrazëta.

Në këtë mënyrë, të dy palët i shmangen përgjegjësisë së analizës së sinqertë mbi pyetjen se ku gabuam.

Ama, nuk i shmangen dot të vërtetës se këtë vit, sezoni yne i turizmit blu, që gjithsesi ishte mjaft i shkurtër, po tkurret edhe më shumë. Ky po që është lajm, lajm I keq.

Kjo nuk duhet të lejohet!

Kjo duhet të parandalohet me cdo kusht. Shqipëria jonë ofron shumë  më shumë sesa thjesht “turizmi i mallit”  për emigrantët dhe “turizmi patriotik” për shqiptarët etnikë. Ne duhet të jemi shumë më shumë se kaq.

Nëse u referohemi  të dhenave per  hyrje-dalje të shtetasve shqiptarë dhe të huaj për periudhën maj-qershor 2022, duket se numri i turistëve të huaj është në rritje, por më në rritje të ndjeshme është numri i shqiptarëve që ikin për pushime verore jashtë kufijve.

Madje,sipas disave të dhënave  nga agjencite kryesore turistike, kërkesa për pushime jashtë kufijve është rreth 32% më e lartë se e njëjta periudhë, maj-qershor 2019 (2020-21 ishte kufizimi i pandemisë).

Kjo tregon se :

–          gjendja ekonomike e shqiptarëve është rritur (këtë e përforcon edhe fakti që depozitat bankare individuale janë në rritje sistematike).

–          raporti çmim/cilësi i turizmit shqiptar, që ka qenë edhe “diferenca” jonë në treg,  nuk rezulton të jetë më e tillë në raport me cfarë ofrojnë konkurrentët përtej kufijve. Dhe turisti shqiptar është si cdo turist: vë në balancë cdo element per të marrë maksimumin prej buxhetit të pushimeve.

–          nga të huajt që zgjedhin të kalojnë pushime verore në Shqipëri, pjesa më e madhe nuk rikthehen. Ky është problem serioz. Kjo tregon se vendimet tona nuk konsiderojnë afatin e gjatë. Ne kemi rënë pre e padurimit infantil për t’u pasuruar brenda natës. Harrojmë se kjo ndodh vetëm në përralla. Harrojmë se si e për sa koh u pasurua Perëndimi.

Pandemia, lufta në Ukrainë dhe turizmi shqiptar.

Periudha e pandemisë e goditi  industrinë e turizmit shqiptar sic kudo në botë. Dëmet e shkaktuara në këtë industri nuk kursyen asnjë hallkë të tij: transportin, eventet, njësitë akomoduese, bujqësinë, blegtorinë, peshkimin, tekstilet, konsumin e pijeve alkoolike, punësimin.

Kur u shpresua që pandemia është drejt fundit dhe industria e turizmit do fillonte periudhën e ringritjes, lufta në Ukrainë dha goditjen e dytë rradhazi. Por këtë here

ë në mënyrë specifikisht negative për turizmin shqiptar.

Përveç problematikës ekonomike të ngritjes çmendurisht të çmimeve globale të hidrokarbureve, drithërave, energjisë elektrike etj, turizmit shqiptar, pothuajse ju zhduk befas një nga tregjet e rëndësishëm dhe mjaft premtues te viteve te fundit, sic ishte ai i Europës Lindore, vecane

ërisht Ukraina, Bjellorusia, Polonia.

Kjo zhvendosje i tronditi ekuilibrat e brishtë të porsakrijuar ne data-bazat e reja të turizmit tonë. duke sjellë papritur nje raport të ri kërkesë-ofertë. Ky raport i ri nuk u lexua dot shpejt, edhe pse sinjalet ishin aty. Njëkohësisht, goditjet e reja në cmimet e energjise e hidrokarbureve, prishen edhe disa ekuilibra të ndërtuar me tregun italian dhe grek.

Udhëtimi me mjete transporti tokësore dhe detare nuk është më  njësoj ekonomikisht.

I gjithë ky dinamizëm i tregjeve dhe ndikimi i tyre ne

ë kërkesën për produkt turistik shqiptar nuk është i lehtë për t’u kuptuar e pastaj adaptuar. Kjo kërkon eksperiencë dhe njohuri mbi këto tregjëe.

Këtu duhet të kishte qenë më i i qartë dhe efektiv roli i institucioneve që e kanë këtë nivel ekspertize. Ato ndoshta duhet të kishin konsultuar dhe orientuar në kohën e duhur industrinë, në menyrë që oferta e saj të ishte e duhur në përmbajtje dhe e mirë-marketuar në kohën dhe tregjet e duhura.

E vështirë ta bësh një turist të vijë tek ty, akoma më e vështirë t’a bësh të rikthehet.

Vitet e fundit qeveria shqiptare u angazhua në një fushatë të strukturuar marketingu ndërkombëtar. Elementet e kësaj fushate ishin intensiv  në sasi dhe cilësi. duke bërë që në një kohe të shkurtër turizmi shqiptar të tërheqë vëmendjen e disa segmenteve në kërkesën turistike të huaj.

Shqipëria dhe vecoritë e saj zunë vende nderi në klasifikimet më prestigjoze të rekomandimeve në ketë aspekt.

Këtu u perfshinë energjikisht jo vetëm Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, institucione të fushes, agjensitë turistike, por pati “dalje në fushë” të vetë Kryeministrit, që tërhoqi vëmendjen me të ftuar të nivelit të yjeve ndërkombëtare me shumë ndjekësa si Dua Lipa, çiftit Sarkozi dhe Karla Bruni, Ivanka Trump, etj. Madje, këtij marketingu i shërbeu mirë edhe Leonardo di Kaprio me fushatën per Vjosën.

Sigurisht,  e gjithë kjo perpjekje u mbështet mbi investimet e rëndësishme infrastrukturore duke përfshirë aeroportet, rrugët dhe Rilindjen Urbane.

Marketingu e dha rezultatin.

Por ndërkohë, a ishim në lartësinë e duhur që turistët e siguruar nga marketingu intensiv dhe zhvillimi i rëndësishëm infrastrukturor, t’i bënim të riktheheshin  përsëri, madje më të shumtë në numër?

Unë mendoj jo.

Raporti çmim/cilësi dhe fluksi.

Deri së fundmi raporti çmim/cilësi,ka qenë mbase një nga arsyet kryesore të suksesit të turizmit shqiptar.

Një nivel tërheqës i këtij raporti dhe natyra e mrekullueshme që na fali Zoti, ka bërë që turizmi shqiptar “të ëndërrojë” për më shumë dhe më shpejt.

Për fat të keq, ëndrrat nuk mjaftojnë për suksesin. Madje mund të të bëjnë “të fluturosh” duke u rrëzuar, nëse nuk qëndron me këmbë në tokë.

Fakti,që shqiptarët  që zgjedhin ta konsumojnë buxhetin e pushimeve jashtë kufijve, qoftë te fqinjët tanë apo diku më larg, sa vijnë e shtohen në numër, duke arritur rritjen impresionuese me 32% më shumë maj-qershor 2022, tregon se raporti çmim/cilësi që ne kemi, ka dështuar të jetë i arsyeshëm për paketën që ofrojmë.

Nëse një njësi akomoduese turistike, ka çmime të larta dhe kapacitetet pritëse të saj janë pothuajse “sold out” ose plot, kjo tregon se çmimet justifikojnë cilësinë e shërbimit. Madje administruesit e kësaj njësie kanë të drejtë edhe të ngrenë çmimet duke i qëndruar besnik rregullave te ekonomisë së tregut.

Ama nëse një njësi e tillë, do kishte çmime të larta dhe do ishte pothuajse e zbrazët, kjo tregon që kur vizioni është i gabuar, të çon në falimentim.

Nga ana tjetër, jo domosdoshmërisht çmimet e ulëta japin rezultat kur struktura është e mirë, por shërbimet janë “ngelëse”.

Industria e turizmit është e komplikuar por tepër e rëndësishme për ekonominë dhe të ardhmen tonë, për t’a lënë në dorë të zhvillimit spontan apo amatoresk.

Nëse ritmi i ngritjes se sasisë dhe cilësisë së shërbimeve tona të kësaj industrie, nuk ecën me ritmin e zhvillimit infrastrukturor dhe marketues të imponuar nga qeveria, mund të ndodhë që fluksi të kthehet në dështim në rastin më të keq, ose në rezultat të vakët, në rastin më të mirë.

Nuk e kemi luksin ta shndërrojmë industrinë e turizmit në bumerang për ekonominë.

Detajet bëjnë diferencën.

Pse së fundmi shqiptarët po zgjedhin të kalojnë pushimet verore te fqinjët tanë,kur edhe aty, shkojnë më së shumti për turizmin e diellit dhe të detit?!

Të njëjtin lloj turizmi e ofron edhe bregdeti shqiptar.

Sepse janë detajet që bëjnë diferencë dhe ndikojnë në vlerësimin e raportit çmim/cilësi.

Në plazhet e qyteteve jashtë kufirit, shqiptaret gjejnë (fatkeqesisht) çka përgjithësisht nuk e ofrojmë në bregdetin tone :

–          Shërbim-all inclusive ,në çmim favorizues. Ku përfshihet transporti,akomodimi, ushqimi dhe pijet 24/24 orë, pastërti, qetësi, respekt, përulje.

–          Restoracion, plazhe dhe ambiente akomoduese, ku nuk je i detyruar të dhunohesh nga ndotje akustike. Në restorante mund të shijosh ushqimin në qetësi (përveç asnjë lloj muzike, nuk dëgjohen as ulërimat e stafit dhe madje as zhurma e tavolinës ngjitur) Mund ta shijosh kafen e mëngjesit duke dëgjuar muzikën e valëve të detit, jo tallavanë apo techno/house/ latine që në pikë të sabahut. Cilido që do të dëgjojë muzikë me orar dhe pa orar, që nga simfonike deri te metali, mund ta bëjë me kufje, pa i rënë  në qafë gjithë plazhisteve.

Diskotekat jane të gjitha të mbyllura dhe askujt nuk I kthehen pushimet në makth per shkak të pagjumesisë nga zhurma e ndotjes akustike.

–          Plazhi privat apo publik, është po njësoj i pastër.

–          Sipërfaqet e plazheve publike janë në raport më të drejtë me ato private, dhe jo në situatën që plazhet private marrin gjithë cilesinë, dhe çfarë ngelet që nuk e duan privatet, ngelet plazh publik.

–          Lokacionet janë me higjenë shembullore dhe bashkitë janë në lartesinë e duhur për të ofruar higjenë, kontroll territori, rregull, imazh.

–          Plazhet private nuk i kanë çadrat aq ngjitur sa po të duash të shtriqesh, ndodh të prekësh padashje kurrizin e gjitonit. Nuk gjen bishta cigaresh e mbeturina frutash poshtë shezlongut që ke paguar për ta patur të pastër.

–          Plazhet private nuk u jepen në administrim personave që nuk kanë asnjë lidhje me industrinë e turizmit, asnjë standard qytetar, kulturor apo dijesh sesi administrohet,çfarë duhet ofruar dhe nuk duhet ofruar në një plazh privat. Askush në plazhet private nuk i ndjek familjarët sepse nuk do fëmijë në plazh, siç ndodh rëndom tek agallaret tanë të plazheve private.

–          Mëngjesi i paguar në çmimin e dhomës,është i bollshëm dhe askush nuk të numëron vezët e ngrëna dhe të mundohet “të nxjerrë dhjamë nga pleshti”

–          Çmimi që duhet të paguash në një resort me 5 yje- all inclusive jashtë kufijve (Turqi ose Mal i Zi psh), është gati sa gjysma e asaj që të duhet për të paguar vetëm akomodimin në një hotel me 3 yje( 5 të supozuar) në shumicën e hoteleve në Shqipëri(kryesisht Dhërmi),

–          Paketa “all inclusive”, nuk përfshin vetëm akomodim/ushqim/pije/plazh, po edhe një sërë eventesh artistiko-kulturore-sportive, ku gjithë familja e kalon kohën në mënyrë aktive.

–          Sjellja e stafit dhe vizioni i administratorëve të njësive akomoduese jashtë kufijve, është ajo e të bërit cmos që klienti të kënaqet aq shumë, sa të dojë të rikthehet. Jo të “mprehë spatën e përfitimit” dhe kë të zëri të zëri.

–          Gjen menu turistike me cmime të përshtatshme, ku në masë të madhe ofrohen gatime tradicionale gjithashtu, Që shoqërohen me pije prodhimi lokal (birra, verë apo pije tradicionale). Sepse janë pikërisht këto që kërkojnë të provojnë turistët! Si mundet që në pjesën më të madhe të lokaleve, të mos ofrohet birrë ose verë vendase (krahas atyre te importit)?! Si mundet ti thuash turistit të huaj kur pyet, se ka vetëm birra të huaja dhe aq më keq, të gjitoneve tanë, që nuk është se në industrinë e prodhimit të birrës qëndrojnë më lart se ne?! Sigurisht ti mund të mbash edhe birrë greke, malazeze etj nëse do, por nuk ka sens që të mos kesh në menu asnjë birrë shqiptare!

Jugu i Shqipërise e vuan shumë këtë mangësi. Veriu eshte më mirë.

–          Etj,etj,etj…

Te veprojmë sa nuk jemi tepër vonë.

Administratorëve të njësive hoteliere shqiptare, në mase të madhe, u ka dalë situata jashtë  kapacitetit të aftësive menaxhuese.

Bashkitë, bregdetare sidomos, me pak përjashtim, nuk janë në lartësinë e misionit të lubrifikimit drejt suksesit të industrise së turizmit, të detyrave dhe rolit që atyre u takon të luajnë.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka mbi të gjitha përgjegjësine të udhëheqë drejt futjes së turizmit shqiptar në shinat “pa kthim pas” drejt të qënit destinacion turistik afatgjatë.

Duhet hapur nje debat i gjerë.

Duhet nje studim dhe analizë e detajuar e sezoneve turistike, bazuar në statistika të sakta.

Duhet patjetër të kalojë në skaner cdo hap, duke u krahasuar njkohesisht me fqinjët tanë edhe më gjerë.

Duhet një plan pune me afate dhe përgjegjësi rezultatesh ndaj të gjithë aktorëve: agjenci turistike, njësi administrative, institucione shtetërore, dhoma tregtie, shoqata turistike, bashkitë, ministritë e interesit.

Një nga sfidat më emergjente që ka të bejë direkt me cilësinë e sherbimeve, është mungesa në sasi por mbi të gjitha në cilesi, e krahut të punës që ka nevojë industria e turizmit dhe jo vetëm. Shkolla profesionale duhet të gjejë rrugën për t’u bërë opsion primar për të rinjtë tanë.

Turizmi Kreativ- mundësi e re për sukses gjithëvjetor.

Turizmi Kreativ, në fakt nuk është “gjetje” e re, sepse prej kohësh turistët janë të tërhequr nga idea e të mësuarit të një eksperience të re gjatë pushimeve. Ky po kthehet në nj ëtrend të ri në zhvillimin e industrisë së turizmit.

Sondazhet kanë treguar se është në rritje numri I turistëve që nuk duan thjesht një vizitë në muze, apo turizëm diellli dhe plazhi, por të mësojne më shumë nga kultura e përditshme, që konsiderohet “reale dhe e vërtetë”.

Koncepti për të tërhequr këta lloj turistësh që nuk “mbyllen” nëpër resorte gjigande, por e vendosin vetë lidhjen me kulturën vendase dhe i kthejnë pushimet në ditë ineraktive ku ndihen më të përfshirë dhe pjesëmarrës.

Pra Turizmi Kreativ, nëprmjet ofertës së organizuar, i jep mundësine kujtdo turisti që shkon në Itali për të mësuar si bëhen makaronat artizanale apo pica, shkon në Ibiza dhe mëson si të jetë DJ, në Kuba për të mësuar kërcimin, në Portugali apo Francë sesi të mësojë të degustojë verën dhe të mësojë më shumë për vreshtat…dhe pse jo në Shqipëri ku të mësoje artin apo zejet tona, gatimet  tradicionale, te luaje cifteline, lahuten,etj.

Ky lloj turizmi, përvecse në një trend rritës në industrinë e turizmit, quhet Turizëm Kreativ pikërisht se nuk ka nevojë për investime të mëdha financiare, por vetëm për kreativitet dhe organizim,

Dhe mbi të gjitha, është lloj turizmi që mund të shtrihet gjatë gjithë vitit, pa pritur një sezon të vecantë klimaterik.

E gjithë cfarë na duhet pra, është të ruajmë pasionin, të përdorim kreativitetin, të mësojmë nga konkurenca, të përpiqemi parreshtur të ofrojmë diferencën në këtë industri, të jemi rigorozë në respektin ndaj mjedisit dhe higjenës, të kryejmë “detyrat e përditshme” të gjithë ne; si qytetarë, si biznese, si institucione.

Suksesi varet vetëm nga ne!

Zoti e ka bërë të tijën me bujari.

The post Turizmi, ku (nuk) jemi? appeared first on Albeu.com.

Turizmi, nis ardhja e charterave të parë me polakë dhe nordikë
Javën e shkuar nisi ardhja e parë e grupeve të turizmit të organizuar në mënyrë më masive në bregdetin e Durrësit.

Të enjten ishin charterat e parë me polakë teksa të shtunën ishin ata me nordikët që mbërritën pas dy vitesh mungesë për shkak të pandemisë.

Në Aeroportin e Tiranës u ulën chartera nga Oslo, Norvegjia dhe Kopenhagen në total katër të tillë. Në vazhdim pritet që numri i charterave të vijë në rritje me turistë nga destinacione të ndryshme që vijnë të organizuar nga marrëveshjet e turoperatorëve shqiptarë me agjencitë e huaja.

Turizmi i organizuar edhe këtë vit pritet të ketë epiqendrën e tij në Durrës teksa heqja e kufizimeve të pandemisë do të ketë efekt edhe në Sarandë ku turistët e organizuar vijnë nga aeroporti i Korfuzit.

Strukturat hoteliere shprehen se janë të gatshme të presin turistët e huaj ku pjesa më e madhe e tyre janë në marrëdhënie kontratash me garanci për të cilat më herët është shprehur shqetësim se janë me kosto më të ulët sesa kostoja aktuale që ka pësuar rritje të dukshme.

Turizmi i organizuar ende nuk është dominues në vendin tonë por rritja e tij nga viti në vit ka qenë e dukshme qoftë në numrin e turistëve qoftë në destinacionet nga vjen ky turizëm.

Gjatë dy viteve të pandemisë ky turizëm u zbeh dhe vëmendjen e mori turizmi patriotik ku kontributi kryesor vinte nga shqiptarët e Kosovës. Tashmë me kthimin e normalitetit duket se kemi sërish një përmbysje të tendencave.

Të dhënat zyrtare nga lëvizja e shtetasve të publikuar nga Instituti i Statistikave tregojnë se në 4 muajt e parë të vitit në vendin tonë hynë 1.07 milionë shtetas dhe në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2021 kjo shifër e të huajve në Shqipëri ishte 42 për qind më e lartë.

Rritja është ndikuar nga shtimi i ndjeshëm i hyrjeve nga të gjitha shtetet, me përjashtim të Kosovës, që ra me gati 14%. Hyrjet nga Greqia u gjashtëfishuan, teksa në të njëjtën periudhë të një viti më parë ishin pothuajse të paralizuara. Shtetasit nga Italia pothuajse u trefishuan, nga Spanja u pesëfishuan, nga Anglia u gjashtëfishuan./Monitor/

The post Turizmi, nis ardhja e charterave të parë me polakë dhe nordikë appeared first on Albeu.com.

Turizmi, në pritje mes pasigurish
Në prag të sezonit turistik veror 2022, tur-operatorët janë të pasigurt për ecurinë e përgjithshme të tij. Sigurisht në numër turistësh presin të ketë më shumë prurje edhe si rezultat i heqjes së kufizimeve të plota të vendosura nga COVID-19, por lufta në Ukrainë dhe rritja e çmimeve mund ta zbehin këtë rezultat. Mungesa e turistëve bjellorusë, rusë dhe ukrainas po zëvendësohet nga europianët. Nordikët içelin sezonin në fund të. Turizmi patriotik, edhe pse pritet të jetë sërish baza kryesore, mund të përjetojë një ulje të shifrave, për shkak të çmimeve, sinjale që i ka dhënë në muajt e parë të vitit, por tur-operatorët shpresojnë të rikuperohen në vazhdim. Edhe këtë vit, ashtu si dy vite më parë, edhe pse për arsye të ndryshme, sektori po hyn në sezon mes pasigurish.

Nertila Maho

Bjellorusët dhe ukrainasit ishin dy grupet që vizituan vendin tonë gjatë dy viteve të pandemisë, duke u kthyer në një pjesë të rëndësishme të turizmit të organizuar.

Në mungesë të nordikëve, numrave të pakësuar të turistëve çekë, polakë e gjermanë, këto grupe, edhe për shkak të faktit se Shqipëria ishte një vend COVID-free, patën një peshë jo të vogël. Këtë vit, për shkak të sulmit të Rusisë në Ukrainë, panorama e turistëve që do të vizitojnë Shqipërinë ka ndryshuar. Lidhur direkt me këtë shkak do të mungojnë turistët ukrainas, bjellorusë, si dhe ata rusë.

Polakët, edhe pse kanë kontrata me garanci dhe rezervime aktive, mbeten një treg i paqartë për ecurinë e përgjithshme. Gjithsesi në aeroportin e Tiranës këto ditë ka pasur tek-tuk fluturime nga Varshava. Tur-operatorët raportojnë se prej disa javësh, ritmi i rezervimeve ka rënë dhe ndjeshmëria e polakëve lidhet drejtpërdrejt me luftën që po zhvillohet në fqinjin e tyre.

Pas dy vitesh mungesë, këtë vit do të kthehen turistët nordikë ndërkohë që tur-operatorët raportojnë për një rritje të përgjithshme të rezervimeve nga vendet e Europës Perëndimore dhe Qendrore.

Nordikët do te vinin më 11 maj, por kjo u shty për në fund të muajit

Marrëveshjet paraprake të tur-operatorëve shqiptarë me agjencitë e huaja që sjellin turistët nordikë parashikonin që më 11 maj të mbërrinte grupi i parë i tyre.

Rrahman Kasa, kryetar i Unionit Turistik Shqiptar, shprehet se kjo ishte ajo që kishim në dokumente, por sipas tij, pala shqiptare nxiti palën tjetër të bëhej një shtyrje për dy arsye.

“Së pari, që të rigjallërohen disi shitjet, pasi në këtë kohë, edhe ata kanë pak shitje. Në marrëveshje është që të vijnë 4 chartera në javë dhe gjysma e tyre janë të plotësuar, për shkak të atij frenimi që fola.

Së dyti, i nxitëm ta shtyjnë pak ardhjen, pasi shohim që në Golem, të paktën aty ku do të qëndrojnë turistët, po bëhen punime në rrugën dytësore. Gjendja e kësaj rruge është e keqe dhe mendoj se punimet do të përfundojnë nga gjysma e qershorit.

Ndërkohë, turistët vijnë një muaj më parë sipas marrëveshjeve. Autobusët e turistëve do të detyrohen të kalojnë në këtë rrugë, ku po bëhen punime, me gropa dhe pluhur, në të cilën do të krijohet trafik dhe mjetet do të presin në radhë për të hyrë, pasi njëra anë është e mbyllur”, – tha Kasa.

Sipas tij, ardhja e turistëve të parë në një kohë kur po kryhen punime në rrugë dhe kushtet jo të përshtatshme mund ta ekspozojnë vendin ndaj një imazhi jo të mirë të përcjellë nga turistët në rrjetet sociale.

Kujtojmë se diçka e ngjashme ndodhi verën e kaluar me fotot e mbetjeve në qytetin e Durrësit që, për shkak të një problemi me menaxhimin, koshat u lanë për ditë me radhë të pazbrazur, duke krijuar “male” të tëra me plehra që bënë xhiron e botës.

Polakët, lufta në Ukrainë ka frenuar rezervimet

Polakët e nisën me këmbë të mbarë edhe këtë vit, me vizitat e tyre drejt Shqipërisë, ku shifrat e tyre, edhe pse modeste, janë në rritje në raport si me vitin 2021, edhe me vitin 2019, kur ende nuk kishim ndikimet e COVID-19.

Lëvizja e shtetasve, e raportuar nga Instituti i Statistikave, tregoi se gjatë janar-mars 2022, numri i vizitorëve polakë u dyfishua në raport me të njëjtën periudhë të 2019-s.

Këto shifra duhet të ishin një “ogur” i mirë për atë që do të sillte në fakt sezoni veror 2022, por situata konkrete nuk është aq e thjeshtë. Duke qenë një vend kufitar me Ukrainën, ku prej shkurtit, Rusia ka nisur sulmet ushtarake, Polonia është edhe më e ndjeshme dhe me pasiguri. Tur-operatorët shprehen se rezervimet janë frenuar.

“Polakët kanë ndalur rezervimet dhe kjo lidhet direkt me faktin që janë vend kufitar i afërt. Është një efekt i pritshëm dhe mbetet për t’u parë sesi do të vijojë situata”,- tha z. Kasa.

Të njëjtin perceptim përcjell edhe Arben Çipa nga “Sipa Tours”.

“Mund të themi se ka rënë ritmi i rezervimeve dhe kjo vjen për shkak të pasigurisë. Ndikimi është më i dukshëm në tregun polak për shkak të afërsisë gjeografike me Ukrainën”, – nënvizon ai.

Zbehet turizmi patriotik? Faktorët që po e ndikojnë

Turizmi patriotik luajti rolin kyç për sektorin e turizmit gjatë periudhës së pandemisë. Shqiptarët e Kosovës rritën në mënyrë të ndjeshme vizitat drejt Shqipërisë, duke tejkaluar edhe shifrat para pandemisë, por duket se viti 2022 ka shfaqur një tendencë të kundërt, të paktën në 3-mujorin e parë të vitit.

Numri i vizitorëve nga Kosova, sipas shifrave të INSTAT, ka pësuar rënie me 9.5% në janar-mars 2022, krahasuar me një vit më parë. Nga tur-operatorët kjo ulje mund të jetë rezultat i disa arsyeve.

Së pari, ndikimi i motit, ku koha nuk ka qenë e mirë; së dyti tradicionalisht siç ndodh gjatë muajit të Ramazanit, ulet numri i vizitorëve nga Kosova; së treti ishin kushtet e vaksinimit që kërkoheshin në kufi. Por, një tjetër arsye që mund të ndikojë ecurinë në vazhdim janë çmimet.

Turistët nga Kosova rezervojnë individualisht, ose me agjenci, por nuk kanë kontrata të parablera dhe paguajnë në bazë të kërkesës në momentin e fundit. Kjo i ekspozon ata ndaj çmimeve të reja që hotelet i kanë rritur, pasi iu është thuajse dyfishuar çmimi i energjisë, si dhe është rritur kostoja e detergjentëve, pagat e punonjësve, ushqimet.

“Mendoj, së pari, se ka ndikuar rritja e çmimeve. Është shtrenjtuar kostoja e jetesës, por janë rritur edhe çmimet për rezervimet. Pastaj ka dhe faktorë të tjerë që mund të kenë ndikuar në këtë rënie siç ka qenë moti i keq, muaji i Ramazanit, kufizimet për shkak të pandemisë që ishin në fuqi”, – shprehet z. Kasa.

Sipas tij, është ende herët për të folur për një zbehje të interesit pasi tendenca e vërejtur në fillim të vitit mund të ndryshojë në vazhdim.

Europianët “zëvendësojnë” bjellorusët, rusët e ukrainasit

Kur konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës “shpërtheu”, në lidhje me efektin që do të kishte kjo në turizëm, tur-operatorët thanë se zëvendësimi i grupit të turistëve të lidhur me këto vende mund të bëhej nga të tjera grupe.

Sot tur-operatorët raportojnë se vihet re një rritje e rezervimeve nga vendet e Europës Perëndimore dhe Qendrore dhe duket se ky do të jetë grupi që do të bëjë këtë “zëvendësim” për turistët e munguar bjellorusë, rusë dhe ukrainas. “Ata nuk po i zëvendëson dikush për momentin.

Në territorin tonë, ata mbulonin nga 10-15% të turizmit të organizuar dhe nuk është aq e thjeshtë të bësh zëvendësim menjëherë. Por tendenca nga europianët perëndimorë që folëm pak më sipër mund ta zbusë efektin e mungesës.

Janë besoj, më pak, diku tek 10%, por ka diçka tjetër që mund ta kompensojë këtë mungesë edhe me shifra më të ulëta. Turistët europianë paguajnë më shumë sesa ukrainasit dhe bjellorusët dhe në vlerë, bëhet më e zëvendësueshme”, – nënvizon z. Çipa./Monitor/

The post Turizmi, në pritje mes pasigurish appeared first on Albeu.com.

Pa pushuesit nga Kosova, turizmi në Shqipëri në ngërç të pakthyeshëm
Saranda tashmë është një nga destinacionet më të pëlqyera të qytetarëve të Kosovës, në rivierën shqiptare. E pikërisht Saranda me drejtuesit e saj lokalë e me përfaqësues biznesesh kanë prezantuar ofertën turistike për këtë sezon në Prishtinë.

Ditë me parë është mbajtur takimi në mes të përfaqësuesve të hoteleve dhe kompanive turistike nga Saranda dhe atyre nga Kosova, me sloganin “Saranda në Prishtinë”.

Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma ka thënë se pa turistët e Kosovës, turizmi i Shqipërisë do të ishte futur në ngërç të pakthyeshëm.

Ai për të joshur qytetarët nga Kosova, tha se Saranda mbetet “mbretëreshë” e turizmit në Shqipëri.

“Pa pushuesit nga Kosova, jam i bindur se turizmi do të ishte kthyer në një ngërç të pakthyeshëm…Shqipëria është e bukur, secila pjesë e bregdetit ka veçoritë e veta, por unë sot në cilësinë e e kryetarit të Sarandës, ftoj qytetarët e Kosovës që të zgjedhin Sarandën për pushime, sepse Saranda është mbretëresha e turizmit”, theksoi Gurma.

Nikoqiri i këtij takimi, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka kërkuar bashkëpunim jo vetëm në fushën e turizmit me Shqipërinë, por edhe në sektorë të tjerë ekonomikë.

“Ne dëshirojmë që jo vetëm gjatë sezonit, por edhe në stinët tjera me pasur më shumë produkte të Kosovës në Shqipëri, por edhe anasjelltas. Kjo do ta forconte më tepër bashkëpunimin, njëkohësisht edhe prezencën tonë atje, por edhe prezencën e juaj në Kosovë. Gjithashtu, ne dëshirojmë të shohim më shumë flukse në të dyja anët e kufirit, por sa më pak pritje në pikat kufitare”, tha Rukqi.

Ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi potencoi se është rritur numri i qytetarëve të Kosovës që kanë blerë banesa në Sarandë.

Derisa ka ftuar edhe autoritetet në Shqipëri që të bëjnë më tepër sa i përket shfrytëzimit të resurseve turistike në Kosovë.

“Risi është se nga viti në vit, numri i qytetarëve të Kosovës që blejnë banesa në Sarandë është rritet në 30 për qind. Është një e dhënë shumë interesante. Edhe Shqipëria duhet të bëjë më tepër për sa i përket Kosovës për t’i shfrytëzuar resurset turistike të Kosovës… Saranda, ofron mundësi të jashtëzakonshme, por gjithashtu edhe Kosova krijon mundësi për resurset turistike”, tha ai.

Me këtë rast, Ruzhdi Kurtishaj, kryetar i Transportit Rrugor, ka thënë se ky takim është rast i veçantë sa i përket dialogut privat dhe promovimit të turizmit.

“Është takim i përbashkët mes hoteleve dhe agjencive turistike. Është rast i veçantë për të quar dialogun privat dhe për të promovuar ofertën turistike të Sarandës. U dëshiroj mirëseardhje vëllezërve nga Saranda në Prishtinë”.

Kurse, Arben Qipa nga “Turizmi i Shqipërisë”, tha se Kosova dhe Shqipëria janë së bashku në industrinë e turizmit.

“Për t’i dhënë pak ton humori Kosova ka shumë të dashura, Shëngjini, Durrësin, por bashkëshortin ka Saranda. Ne pasurojmë produktin tonë. Ne bartim një eksperiencë turistike. Turistët që operojnë në Durrës është planifikuar ture ditore përfshirë edhe Kosovën”./monitor

The post Pa pushuesit nga Kosova, turizmi në Shqipëri në ngërç të pakthyeshëm appeared first on Albeu.com.